| E diele, 28.04.2013, 05:00 PM |
Augustin
Përgega shkruan, folë, përkrahë mjekun dhe pacientët përmes Pikturës
Rasti është mbret i botës, nisë prezantimin e
Ekspozitës së tij, Augustini me datën 16 Prill.
"
Një ditë të kësaj Pranvere të vonuar, zhvillova një bisedë spontane me zonjën
Zinsmeier e cila punon në spitalin e qytetit Singen në Gjermani. Rastësisht,
siç thuhet: " aty ku dhëmb dhëmbi shkon gjuha", biseduam për Pikturat
e mija, temat e shtjelluara, teknikën time të pikturimit etj. Njëkohësisht
sikur t'ishin të porositur më informuan edhe drejtuesit e gazetës lokale
"Wochenbllatt", për synimin që në muajin Prillë të organizohej një
Ekspozitë në Ambulancën e Onkologjisë të cilës ju përgjegja pa hezituar.
Aty ku më
flen shpirti, më drejtojnë ndjenjat,
barku, disponimi, ngjyrat me efektin e gjurmëve, porosia dhe ngrohtësia
miqësore e tyre, posaqërisht e kuqja kuptimplote e Gjakovës dhe Shqipërisë
time, e arta dhe e gjelbërta e fushës pjellore natyrale në kuptimin abstrakt,
kaltërsia e fotografive me natyrë nga Toskana dhe liqeni i Bodanit etj.
Ëndrra që
nuk më la të qetë që nga fëminia ime pra Piktura më përcjelli edhe pas ardhjes
time në Gjermani. Kjo ekspozitë e parë në ambientet e ambulancës së
Onkologjisë, ka rëndësi të veçantë për mua si krijues, e përjetoi si një fllad
e shlirim të shpirtit tim.
Është kjo
një linjë e kuqe për pacientët të cilët
Orhideja-
një lule që nuk ka nevojë për shumë ujë
" Rrugëtimi drejt pavarësisë, shëtitje
buzë bregut të detit, shëtitje në mbrëmje, të bashkuar, disponim në
mbrëmje, perëndimi i diellit, ditë me
fat, lojë me Violinë, njeriu i rraskapitur, jan disa prej temave kyqe të
Ekspozitës së Gustin Përgega në Klinikat HBH në Spitalin e qytetit Singen.
Ishte kërkesë e përsonelit mjekësor në
Repartin e Onkologjisë dhe drejtorit të saj, Prof. Dr. Harder që Ekspozitë e
artit pamorë të mbështes punën e madhe në diagnostifikimin, përcjelljen,
studimet dhe shërimin e Kancerit dhe sado pak lëkundjen e Pacientëve nga
përballja me këtë sëmundje të rëndë në ambientin e ambulancës së tyre.
Në vazhdim, protestat 1 dhe 2 pasqyrojnë
frymëzimin- përjetimet dhe fantazinë time të lidhur fuqishëm me ëndrren reale
për një jetë më të mirë në çdo kënd të trollit tim, veçanërisht në vitet e
pasluftës gjegjësisht besimit për jetë të lumturë dhe pa brenga në vendlindjen
time, me ngjyra të shpresës diellore.
Deri më
tani bagazhi im artistik përmban në vehte disa Ekspozita përsonale dhe grupore
me miqët e mij, Artist të cilët jetojnë, punojnë dhe veprojnë në Gjermani"
Aktualisht
përsoneli i angazhuar në diagnostifikimin dhe shërimin e sëmundjeve të
shkaktuara nga kanceri dhe pacientët që vijnë në këtë ambulancë vrojtojnë,
frymojnë, përjetojnë ngrohtë dhe këndëshëm temat në veprat e zgjedhura të
Augustin Përgega.
" Krijimet e ekspozuara në ambulancën e
Onkologjisë, jan punuar në teknikën Akryl dhe Pastell me të cilat identifikohet
puna ime e të cilën e kam mësuar dhe zhvilluar i përcjellur nga mjeshtri i
artit- Martin Tomas në qytetin Konstanc.
Do të
takoheni me rrugëtimin 100 vjeqar të trimave kapel bardhë nëpër motet dhe
trojet e tyre drejt pavarësisë së Shqipërisë, qëndrimin së bashku- bashkimin,
perëndimin e diellit dhe natyrën me ngjyra të llojllojshme.
Më ka
dhuruar perëndia dhuntinë me pikturu, jo me fol e me shkru. Ah sa më mungon
"Gjiri i Ndue Jakut" dhe Drini
i bardhë, vazhdon rrëfimin Augustin Përgega për derisa largohemi nga ambulanca
e Onkologjisë.
" Në
mbrëmje derisa shëtis me vajzën time e cila pos hapave të saj, vërej se pason
edhe hapin dhe pasionin tim, ndalojmë para Artistit të rrugës dhe tingujve të
ëmbël të violinës në qendrën e qytetit Singen buzë kupolës vullkanike
Hohentwiel. Pa dashje fluturojnë bashk lëvizjet e harkut dhe melodia me
nostalgjinë time drejt lagunës- "Gjirit të Ndue Jakut", më të bukurë
që mendje e njeriut mund vetëm të ëndërroi.
Fatkeqësisht
këtë mrekulli të natyrës të pasurë me peshk të artë, ku nën rrezet e hënës
vallëzonin Zanat, që nga lindja e deri në perëndimin e diellit freskoheshin
kohë pas kohe kreshnikët e vyeshëm në hijet e gjelbërta , me tokë e bereqet të
ushqyer me ujë kristali, gjeneratat më të reja mund që të imagjinojnë vetëm
përmes rrëfimeve të gjeneratës time dhe nga më të moshuarit ngase kjo sot nuk
ekziston fare.
Në
punimet e mija zënë vend të merituar nostalgjia për natyrën e vendlindjes, për
gjirin e Ndue Jakut, për bregun e lumit Drin, ku unë kam kaluar çastet më të
mira të rinisë time pa u larguar nga natyra madhështore e rrethit Bodensee që
më fascionon dhe më merr por edhe më bartë me vehte në krijimet dhe jetën-
përditëshmërinë time.
Mërgimtari
si temë për mikun tim- miqtë e mij, e firmosur dhe e fotografuar sot me degët e
pemës si hije në dorën time, me vlerësimet kohë pas kohe të miqëve të artit
pamorë dhe atyre të fjalës së shkruar, në veçanti notimet e vëtëtimës dhe
bubullimës sonë në Bukuresht më japin kurajë për punë krijuese.
Falënderoj
nga zemra për njoftimin dhe përkrahjen e ekspozitës time të parë në Spitalin e
qytetit të Singenit, zonjat Zinsmeier dhe Jagode, Prof. Dr. Harder, përsonelin
mjekësor të repartit të Onkologjisë si dhe mjetet lokale të informimit",
theksoi në ndarje Augustini.
Informacion
më të thukët për Reparatin e Onkologjisë, HBH Klinikat në Singen dhe Ekspozitën
e lartpërmendur do të gjeni në linkun në vijim;
http://www.hbh-kliniken.de/hbh/aktuelles/meldungen/2013/HBK-Si-Kunst-Pergega.php[https