| E marte, 23.04.2013, 06:43 PM |
Akademi
madhështore kushtuar heroit të popullit dhe komandantit legjendar Sali çekaj !
Ishin të pranishëm fytyra të shumëta politike dhe publike ,ushtarë dhe veteran
të dalluar të çështjës kombëtare , themelues kryesorë të shtetëndërtimit të
Kosovës .
Drejtuar
vëllazërisht, në filozofinë e urtësisë lidershpit te LDK-së,degëve dhe
nëndegëve të saja, veprimtarëve të dalluar dhe të paepur , qytetarëve,
intelektualëve, akdamikëve , gjithë adhuruesëve për bashkim lidhur me idetë dhe
pikëpamjet e Presidentit Legjendar Ibrahim Rugova ,duke thelluar dialogun e
mbrendshëm, dhe bashkrendim të veprimtarisë kërkohet :
Nga te
gjithë ne , angazhim i të gjitha kokave të saja ,të cilat e kishin ndihmuar dhe
themeluar LDK-në në Parti beshkëkohore me program të bazuar në vetë kulturën
shqiptare dhe asaj evropiane .
Thirrje e
njëzëshme nga ky tubim i shenjtë :
Andaj i
bëjmë thirrje Prof.Dr.Fatmir Sejdiu-t, angazhimi i të cilit është i
domosdoshëm, kërkesë kohore, parë adhurimin që kanë Rugovianët në përgjithësi ,
duke njohur parimet dhe nivel-edukatën në kulturën e politikës , diplomacinë
dhe ngritjën profesionale që e karakterizojnë personalitetin dhe mikun e ditëve
të para të President Rugova, që ta thot fjalën e vet në përgjigje të angazhimit
të tijë ,të bashkuar dhe të unifikuar si nje trup me kryetarin e LDK-së Isa
Mustafa, tu prijnë proceseve unifikuese të cilat i kërkon koha e tanishëme si
dhe sfidat nëpër të cilat jemi duke kaluar si parti dhe komb !
Adhurues të nderuar të LDK-së, motra dhe vëllezër, një adhuruese tjetër e vlerave tona kombëtare që i nevoitet edhe më Diplomacisë së Kosovës është e nderaura Donika Gërvalla , bija e Heroit dhe legjendës dardane Jusuf Gërvalla,poashtu kërkohet fushveprim i mjaftuar i veteranëve të luftës dhe një tretman meritor,ushtar dhe formacione të komanduara nga heroi kombëtar Sali Çekaj.
Vlerësojmë
punën dhe parimet e të gjithë atyre që i qendruan Besnik LDK-së, Parti
avan-gardiste e çështjës së Kosovës , merita në këtë rast i vie edhe Degës së
LDK-së në Zvicër , të vyeshmit e së cilës kanë në parim dhe janë pragmatik të
filozofisë Rugoviane për Bashkim të njëshëm në t' ardhmën e Atdheut tonë, zeri
i tyre është zë i urtësisë dhe mirë-besimit .
Nderimet
e mia më të sinqerta
Kryetari
i Shoqatës :
Saim
Tahiraj