| E marte, 23.04.2013, 09:48 PM |
ANTI-SEMITIZMI
DHE ISLAMI RADIKAL NË KOSOVË
Nga Dimal
Basha –
Propaganda
anti-semitike e Hitlerit ishte njëra ndër veglat kryesore për “justifikimin” e
diskriminimit, segregimit dhe persekutimit të hebrejëve gjatë luftës së dytë
botërore. Edhe pse kemi komentime të ndryshme në lidhje me origjinën e
urrejtjes dhe fanatizmit të tij për të asgjësuar një popull të tërë, nuk ka
asnjë dyshim për deluzionin e tij se hebrejët ishin arsyeja për të gjitha
parregullsit dhe ku si pasojë pësuan jetërat e milionave njerëzve, në mesin e
të cilëve shumica ishin hebrejë.
Hitleri
përdori hebrejët si vegël para se të fitoj zgjedhjet në Gjermani dhe urrejtjen
ndaj tyre e bëri platformë politike dhe shëndrroi në ‘kryqëzatë’ pas ardhjes në
pushtet! Dallimi i tij prej një individi të rëndomtë ishte se Hitleri fitoi
pushtetin që i dha fuqinë për të kryer krime në një masë të tmerrshme.
Tani që
shqiptarët gëzojnë një rrespekt për shpëtimin e hebrejëve që ndiqeshin nga
persekutimet gjatë asaj kohe dhe që njifeshin botërisht për tolerancën dhe
rrespektin ndërfetarë, ky kurs ka marr një kahje të çuditshme me ardhjen e një
Islami i importuar nga vendet arabe menjëherë pas luftës. Janë këto rryma të
një Islami fundamentalist që përdorin të njejtën propagandë naciste që përçon
urrejtje dhe legjitimizon dhunë!
Shumica e
këtyre aktorëve fundamentalistë janë intolerant dhe sipas Yahya Sadowsky
karakterizohen me tri kritere. E para, besimi i tyre se çdo individ që nuk ndan besimet e tyre
strikte konsiderohen si të devijuar dhe denoncohen si jo-besimtarë. E dyta, shpesh-herë
zhyten në teori kosnpirative duke arsyetuar se hebrejët janë arsyeja kryesore
për të gjitha të këqijat dhe shpesh i akuzojnë ata për luftën kundër botës
Islame. E treta, muslimanët shiia i konsiderojnë si armiqt më të përbetuar dhe
predikimet ndaj tyre , hebrejëve, dhe të gjithë që nuk ndajnë besimet e tyre
përmbajnë një gjuhë urrejtje, përcarëse por edhe raciste. Janë një numër
individësh që për agjendë e kanë ngulfatjen e cfardo mendimi ndryshe dhe
përdorimi i gjuhës së urrejtjes janë mënyra që ata shpeshherë rezonojnë.
Në këtë
grup kemi edhe racistin Enis Rama, hoxhë që është pjese e ketij mullini që prodhon urrejtje
anti-semitike. Shpesh thirret në paqë por nuk heziton të shfaq ndjenjat raciste
dhe urrejtjen për grupe të caktuara duke e shoqëruar me teori konspirative.
Në njërën nga ligjërat e tija që është e publikuar në YouTube, ai shpreh racizmin e tij ku thotë se “në rrafshin njerëzor, nuk ka lloj njerëzor, kabile fis apo ngjyrë më shkatrrues, ma t’prisht edhe ma fesaxhi se çifutët.” Me tej, hoxhë Enis Rama konludon ngjashëm sikur Hitleri dikur se “burimi i secilit sherr shpie te çifutët” dhe akuzon hebrejët për të gjitha problemet ne lindjen e mesme duke thënë se “lufta në Siri… është luftë e drejtpërdrejt mes një besimit të pastër dhe asaj të ndytë të jahudive.”
Nuk ka dyshim
se kjo gjuhë raciste çon në urrejtje të mëtutjeshme dhe nuk është çudi që
predikimet si kjo gjithashtu shpiejnë tek incidente sikur që kishim
përdhunosjen e varrezave hebraike në Prishtinë. Frika ekziston se çfarë pasoja
do të ketë në të ardhmen kur rritet numri i individëve aktiv që mendojnë sikur
racisti Enis Rama?
Është
gjithashtu vështirë me paramendu se çfarë mendon Enis Rama me bashkëmendimtarët
e tij për miqt tanë hebrejë si ish sekretarja e shtetit Amerikanë Madeleine
Albright, që ishte shtytësja ma e madhe për intervenimin në Kosovë dhe vet
njëra nga të përndjekurit e regjimit nacist, apo edhe kongresmenin Eliot Engel,
ish zëdhënësin James Rubin, senatorin Charles Schumer e sa e sa miq tjerë
hebrej që mbajnë pozita kyqe në administratën amerikane dhe janë mbështetës dhe
shtyllë kryesore e shtetit që e gëzojmë?
Duket e
pakapshme me kuptu se si një popull që historikisht u shquam për tolerancë dhe
rrespekt arritëm që veq pas më shumë se një dekade Kosova të kthehet në një
fole fundamentalistësh ku gjuha raciste si kjo e Enis Ramës është pjesë e një
propagande që kalon pa u vërejtur.
Rrëziku
po rritet kur Islami fundamental në Kosovë po kalon në atë radikal. Ky i fundit
përkufizohet atëherë kur feja legjitimizon dhunën për të arritur një objektiv
dhe ky legjitimizim vie nga Shefqet Krasniqi, njeriu më i paskrupullt që në
emër të Zotit e legjitimizon dhunën. Në emisionin Rruga e Ndriçuar të 4 Prillit, hoxha merr një pyetje nga një
qytetarë ku thuhet, “a kam hi në gjynah se i kam ra shuplakë një personi të
moshuar kur ndjeva që ai përdorte gjuhë ofenduese ndaj Allahut?” Përgjigja e
hoxhës ishte e thjeshtë, “jo s’ke hi n’gjynah, jo inshallah!”
Shkurt,
një person ka sulmuar fizikisht një tjetër në moshë për arsye se ka ndëgjuar
fjalë që nuk përkojnë me besimin e tij dhe krimineli në këtë rast kërkon
legjitimizimin e aktit të tij përmes hoxhës që i tregon se, sipas dogmës së tij
talibaneske, nuk ka kry një gjynah dhe rrjedhimisht feja e tij “paqësore” e
lejon këtë dhunë! Radikalizmi brina nuk ka dhe kombinimi i një gjuhe raciste si
ai i Enis Ramës me legjitimizimin e Shefqet Krasniqit mund të ketë pasoja
radioaktive përbrenda shoqërisë sonë por edhe si shtet në arenën ndërkombtare
duke mos imagjinuar një situatë kur këta të marrin pushtetin në dorë!
Medeomos
mbes i palëkundur në besimin se shumica e popullit shqiptarë mbeten të
arsyeshëm dhe me siguri se shqetësohen nga këto predikime radikale, mirëpo
qetësia dhe pasiviteti kundrejt kësaj gjuhe raciste e shumicës është pasojë e
frikës së cenimit të drejtpërdrejtë të një radikalizmi që është në rritje e
sipër që vie si pasojë e neglizhencës nga vet autoritetet dhe qeverisë që
qëndrojnë indiferent ndaj propagandave naciste dhe legjitimizimit të dhunës.
Unë si një qytetar i Kosovës nuk më mbetet të elaboroj më shumë për urretjen që përçohet nga këta radikalë sepse i mbetet autoriteteve të mirren me ta, mirëpo mund të kërkoj falje për shumicën e një populli që i shef si miq Albright e të gjithë të tjerët të cilët, pa marr parasysh religjioni, etnie apo ngjyre, ishin dhe mbesin pjesë e miqve të shumtë që na përkrahën në ditët kur vet ishim subjekt asgjësimi.