| E marte, 23.04.2013, 06:19 PM |
Edmond
Vetminë
mos ma merrni!
Pash
njëmijë zotat e kësaj Bote
dhe të
Botës tjetër!
Pashë një
mijë dreqnit e kësaj Bote
dhe të
Botës tjetër!
Pashë
gjithë zotat e të gjitha botëve!
Pashë
gjithë dreqnit e të gjitha botëve!
Ju lutem
Ju
përgjërohem:
(Me
shpirt ndër dhëmbë)
Mos ma
merrni Vetminë!
Mos ma
përdhunoni Vetminë!
Mos ma
vrisni Vetminë!
Pashë
Zotin që dua ti besoj
Pashë
Dreqin që dua ti besoj
Ma
lëshoni vetminë!
Mos ma
mbani peng vetminë
Se më
duhet
më duhet kur mendoj!
Albaretto
Torre, It, prill 2103
Mendime të çmendura
Mendoj: Asgjë.
Bëj: Asgjë.
Them: Asgjë.
Kështu
jeta vazhdon të ecë përpara me të njëjtin ritëm që ecë përmbrapa!