| E hene, 22.04.2013, 09:09 PM |
Miradije
Gashi
Ne kujtim
te pesevjetorit te vdekjes se motres Leonora Gashi, e cila me 23.04.2008, iku
ne amshim…!
MOTRËS
Vesa si
borë nga yjet biente
Tërë
natën e gjatë
Dhe ende
vazdon të bie,
Derisa
floku të më zbardhet.
VDES NË
KËMBË
Në
ndodhtë të të takoj
Një
ditë...
Nuk do të
të njoh
Më beso
E as s'do
të të buzëqesh
Dhe me sy
s'do të të shikoj
As të të
flas nuk mundem
E as të
të dëgjoj.
Nuk do të
të buzëqesh
Sepse
zemra nuk më bën
As s'do
të të shikoj
Se drita
më iku nga sytë.
Nuk do të
të flas
Se fjalët
më ngrinë n'gojë
E as s'do
të të dëgjoj
Se zëri
më shterroi.
Ndaj mos
më kujto të lutem!
Sepse për
ty kam vdekur
Përgjithmonë!
Përgjithmonë!
DHEMBJE
Sytha të
brishtë kudo gjelbërojnë
Dhembja
me mbyt
Se vdekja
vuri kurorë mbi kokë.
E unë me
lotin shetis
Se
shpirtit tim
Gjerdan
trishtimin ia vura.
Vallë a
thua kush do t'më pres
Kë do ta
takoj...
Portretin
tënd në kornizë
A
pranverën e ardhur pa ty?!
Nuk e di...!
Leonora e
para majtas
Leonora djathtas
e treta !
Leonora
djathtas ..!
Agim
Gashi: E qan nëna bijën e saj
Na ishte
njëherë një vashë
E bukur
si hëna e plotë,
Sa e
hjeshoi mëmëdheun
O i Madhi
Zot.
Syri i
saj si lulë qershie
Lindë e
rritë ndër ato vrrija,
Qepallat
e zeza sa i kishin hije
Moj e
bukura nga Shqipëria.
Lule
bukur si pranvera
Mund të
thurrësh dhe kurora,
E kishte
pagëzuar nëna
Me emrin
Leonora.
Kur ishte
e vogël si loti n´grusht
Sa e
menqur që sbëhej më,
Pëllumbesha
e bardhë si bora
I qeshte
fytyra e i punonte dora.
Ditën e
parë kur shkoi në shkollë
Plot elan
e me kujdes,
Piqej përherë so mollë në degë
E
stolisej gjithmonë me pesë.
Kur e
kreu shkollën e mesme
Me zell
nisi falkultetin,
E kreu
shpejt e pa mundime
Si
valërojnë valet e detit.
Indexi
isaj shkëlqente fare
S’kishte
note as nëntë as tetë,
Nota e
saj mesatare
Shembëllente
vetëm dhjetë.
Shëndeti
i saj si lule bore
Nuk
ankohej asnjëherë,
Bukuroshja
me syrin shegë
Regjistron
edhe master.
U punësue
vasha në qeveri t´Kosovës
I
shëndriste nuri, i shëndriste gusha,
E kishte
rritë Lokja Drenicë
Lulen e
bukur nga Llapusha.
II
Gjashtë
vite punoi Kurrë nuk u ankua,
Por në
një mëngjes trupi ju ligështua.
-Ah moj
nëna ime, diçka nuk jamë mirë,
Zemra po
ma ndien do ta kem vështirë.
Shpejt
shkuan te mjeku për një kontrollim,
Mjekët të
habitur, kanceri trup po hyn,
Ja prishë
bukurinë, eshtrat po ja grryn.
III
Të gjithë
familjarët
Me
trishtim n´shtëpi,
Që
Leonora e bukur
Ka kancer
të zi.
Edhe
mbarë shoqëria
Me brenga
jetojnë,
Leonorës
së bukur
Shërim i
urojnë.
Miq e
kolegë t´punës
Lutje dhe
te Zoti,
Kurrë për
Leonorën
Mos
t´vinë lajme morti.
Shpejt u
tubuan
Dhe morën
vendim,
Ta nisin
jashtë atdheut
Ndoshta
sjell shërim.
IV
E morën
t´bukurën vashë
Me kancer
të zi,
E
dërgojnë t’shërohet
Atje
n´Gjermani.
Ndërsa
nëna e shkretë
Priste në
uzdajë,
Dikush
për Leonorën
T’i
sjellë t´mira fjalë.
Porse
mbas dy muajve
N´Manhajm
t´Gjermanisë,
Iu shua
jeta
Yllit
t´bukurisë.
U shtri
Blinushja e re
Përshëndet
për t´fundit herë,
I mbylli
sytë e bukur
Kurr më
mos me i çelë.
Shpejt ky
lajm i zi
E vërshoi
Kosovën,
E nënës
së shkretë
Ia thau
dorën.
Askush
s’e ndalte vajin
Për
vashën beqare,
Iku pa u
dashurue kurr
Në moshën
njëzetenëntë vjeçare.
E nga
vaji i nënës
Toka do
me u ça,
Ah, loke
e shkreta
Leonorë
më s’ka.
Qante
baba plak
Motra e
vëllazëri,
Zgjohu,
Leo e jonë
S’kemi
jetë pa Ty.
Por
Leonora e bukur
Nuk u
zgjue dot,
Kanceri e
vrau
Për jetë
e mot!
V
Atë trup
të gjatë si lisi
Të vdekur
e sollën n´shtëpi,
Të gjithë
në vaj të dhimbjes
Lotët u
bënë shi.
Ajo nënë
e shkreta
Mbi trup
t´bijës ra,
E puthi,
e përqafi,
Me lot
tuj e la.
E dërguan
ndër varre
Atje nën
një bli,
Varri i
saj i njomë
Atdheut
hijeshi.
Sot ajo
nënëshkreta
Çdo ditë
i shkon n´vizitë,
Bashkimi
me të bijën
Do të
ndodhë një ditë.
Diplomat
dhe Indexin
I ruan me
xhelozi,
-S’ke
vdekë moj bija ime,
Ja ku të
kam në gji.
Jeta
kalon shpejt
Ditë e
natë në vaj,
Qan nëna
e shkretë, qan,
Për bijën e saj!