| E hene, 22.04.2013, 07:17 PM |
Ndarja e
LDK-së, një plagë e vjetër që kërkonë shërim
Mendoj se LDK-ë duhet të jetë shumë më aktive në kontakte të përhershme me njerëzit e saj, si në qytete, fshatra e lagje ku jetojnë e veprojnë ata.
Nga Xhafer LECI
Përkundrazi
ekziston rreziku për një ndarje të sërishme të saj, e cila do t` i kushtonte
shumë LDK-së, për të mbetur edhe për disa vite në opozitë. Dhe, si duket ka të atillë që më para
dëshirojnë të mbesin në opozitë dhe të
kënqën me nga një rrogë të majme
deputeti, për vete dhe familjet e tyre, se sa të bëjnë bashkimin për të
qeverisur. Deklarimet publike të pamatura të disa drejtuesëve dhe analistëve të
saj, po e qojnë ate drejt përplasjeve të reja. Njerëzit e terrenit që janë në
kontakte të vazhdueshme me anëtarësinë dhe simpatizantët e LDK-së, e dinë mirë
se LDK-ja ende është partia më e madhe
në Kosovë, por që zhgënjimi i madh tek
kryesia në qendër dhe rrethe, ka bërë që ata të mos votojnë. Krejt kjo është bërë për shkak të deklarimeve
publike të pa matura dhe irrituese të
disa funksionarëve, politikisht të pa pjekur e inatçi, të cilët kanë dëmtuar
rëndë imazhin e mirë të dikurshëm të LDK-së.
Kur them
LDK është partia më e madhe, këtë e
mbështes në fakte, se njerëzit e LDK-së janë po ata që ishin dje, janë edhe
sot. Ata që kanë pasur emër e autoritet dhe kanë kaluar në parti tjera
numërikisht janë shumë pak, por që LDK-ën e kanë dëmtuar shumë. Ata, për
interesa të tyre përfituese, kanë ikur pa anëtarësi. Por rrethi i tyre ka qenë i madh, dhe ata miq, shokë e
simpatizantë të tyre, kanë zgjedhur heshtjen, për mos t`u dukur më në asnjë
parti, pra as në LDK-e.
Mendoj se
LDK-ë duhet të jetë shumë më aktive në kontakte të përhershme me njerëzit e
saj, si në qytete, fshatra e lagje ku jetojnë e veprojnë ata, për të biseduar
me ta për situatën dhe qeverisjen e keqe të pushtetarëve aktual, të cilët janë
për ditë e më shumë duke e vjedhur e plaçkitur vendin tonë edhe ashtu të
varfër.
Tanimë
dihet se pas luftës së fundit 1998 - 1999, ka mbi 150 milionera, dhe se pasuria
e shumicës së tyre është krijuar nga abuzimet dhe korrupsioni i pa kontrolluar,
e që disa prej tyre e quajnë veten edhe çlirimtarë të vendit.
Me të
drejtë në shkrimet e tij e ka thënë miku im Idriz Zeqiraj, se pas LDB-re, në
kohën e Jugosllavisë titoiste nuk ka pasur as një milioner nga radhët e
funksionarëve shqiptarë. Ndërsa pas largimit të pushtuesit serb nga focat tona
dhe ato ndërkombëtare, u bënë shumë milionera në mënyrë të pa ndershme...
Me
lëshimin e ndonjë deklarate publike për mjetet e informimit, kanale televizive
apo ato të shtypit, nuk mund të informohet mjaftueshëm qytetari, fshatari,
studenti e nganjëherë as intelektuali, sepse shtypin dhe mediet nuk i
përcjellin të gjithë.
Sikur të
dilnin në zgjedhje për votime të gjithë simpatizantët e LDK-së, përsëri do i
ftonim zgjedhjet. Rrreziku për ndarjen e LDK-së në “tresh” i pa dëshirueshëm
për anëtarësinë dhe simpatizantët e saj, por i mundshëm. As pas konfliktit të
ndarjes së LDK-së nga Fatmir Sejdiu, Eqrem Kryeziu, Sabri Hamiti e tjerë, me
mos marrëvjeshjet që u krijuan në mes tyre dhe Nexhat Dacit e tjerë, nuk ka të
ndalur! Tash është hapur konflikti i ri simpatizantët e F. Sejdiut me një anë e
të I. Mustafës në anën tjetër. Kësaj radhe nuk mund ta fajsojmë N.Dacin, edhe
pse nuk mendoj se ai ishte i pafajshëm. Për pos këtyre që përmendëm, rrënimin
më të madh që i kanë bërë LDK-së mbi një dekadë është Bujar Bukoshi dhe së
fundi Ukë Rugova, për të cilin po të ishte gjallë presidenti i ndjerë
dr.I.Rugova, kjo nuk mund të ndhodhte. Për të gjallë të presidentit Rugova pak
kush e dinte sa fëmijë kishte Ai, e lëre më të merreshin ata me politikë...
Këto ditë u folë dhe u shkrua shumë për koalicionin në mes LDD-së dhe AAK-së,
nga akademik Nexhat Daci e Ramush Haradinaj. Jo rrallëherë opinioni informohet
njëanëshëm pa e mësuar mirë të vërtetën, sepse flitet e shkruhet nga pozita e
inateve. Nuk ka nevojë t`i numrojmë ata që u larguan nga radhët e LDK-së kur
ajo ende ishte më shumë si një Lëvizje gjithë popullore se sa një parti. Të
flasim pak për ngjarjet e pas luftës e sidomos pas vdekjes të Presidentit
Rugova, të cilin me të drejtë konsiderohet
President Historik dhe arkitekt i pavarësisë të Kosovës.
Pas
ndarjes të LDK-së, në zgjedhjet e para
pas PDK-së dhe LDK-së, LDD doli partia
"Ne,
Vëllezërit Geci gjithëherë kemi punuar për të mirën e popullit tonë, kurrë kujt
nuk i kemi ra në qafë. Por, në rast se jemi sulmuar nga kushdo qoftë, ne jemi
mbroijtur dhe do të mbrohemi gjithëherë..."
e 3-të në
vend, duke fituar 11,5% , kurse në zgjedhjet e dyta 6,5 % dhe në këto të fundit 3,5%, që nuk arriti të
hynë në Parlament, zhgënjim i madh... Pyetja shtrohet ku u avullaun 8 % e këtyre njerëzve, kur dihet se numri i
votuesëve të LDK-së nuk u shtua, por mbeti po ai që ishte përafërsisht 25 %?
Këta
njerëz të LDD-së nuk iu bashkangjitën as një partie tjetër, por thjesht u
ngopën edhe me N.Dacin dhe tash po bëjnë punët e veta të jetës së përditëshme.
A duhët të ndihet LDK-ja e kënaqur, duke u thirrur në atë se u këthyen në LDK-e
kjo degë, nëndegë, grup, apo individ në gjirin shtëpisë të vjetër, e që kjo
shifër e të këthtyerëve nuk kalon shifrën e më shumë se disa qindra sish. Nuk
mendoj se Nexhat Daci është i pafajshëm, por faji nuk është vetëm i tij.
Ja pse
mendoj kështu, në maj 2007 Akademik Daci me bashkëpuntorë të tij ishte për një
viztë 5 ditëshe në Gjermani, kur kryetri i Degës së LDD-së për Gjermani z.
Hafiz Gagica organizoi një takim me
bashkatdhetarë, antarë e simpatizantë të LDD-së, dhe disa takime tjera me zyrtarë
të lartë të qeverisë dhe pushtetit gjermanë. Në Bernhausen afër Stuttgart-i qe
organizuar takimi ku u tubuan nja 500 veprimtarë mërgimtarë të LDD-së e tjerë.
Pyetjen
që ia shtrova z.N.Dacit, ka qenë kështu: I nderuari Akademik, N.Daci,
nuk jam provokator, por kam dëshirë të dëgjoj fjalën e Juaj para kësaj mase,
për akuzën që po u bëhët Juve për blerjen e veturës Mercedes mbi
Më 26 maj
2007 me bashkëveprimtarin tim Shefki Jakupi nga aeroporti i Stuttgart-it po
përcillnim për Prishtinë ish kryetarin e Komunës së Gjilanit Xhemail Hysenin,
tash i ndjerë dhe Fadil Gecin. Derisa po
prisnim kohën e fluturimit të avionit po bisedonim me Fadilin, të cilit po i
tregoja se vëllain e tij Gani Gecin e kam mik të vjetër. "
Lutje për
bashkim
Ndërsa më
27.10.2012, me iniciativën time, zonja Zize Pepshi, kryetatre e Degës së LDD-së
për Zvicër, organizoi një takim, për promovimin e librit “ Filozofia politike
dhe nacionale e Ibrahim Rugovës” të autorit Dr.Enver Bytyçi, në praninë e disa
dhjetra bashkatdhetarëve. Pas përfundimit të promovimit të librit në fjalë, i
bëra një pyetje akademik N.Dacit.
Z. Daci,
a keni bërë ndonjëherë përpjekje për ribashkimin më LDK-ën?
"
Në Kosovë
ka me dhjetra funksionarë të akuzuar për hajni të ndryshme, keqpërdorues të
detyrës, duke vjedhur me miliona euro, ende nuk po nxirrën para drejtësisë. U
nxorr një akademik për gjëra të imta, që as për ato nuk kishte fakte të
mjaftueshme...
Nëse
Nexhat Daci, qenka karrierist dhe inatçi. Atëherë shtrohet pyetja, pse shkuan
në AAK-a Milhate Tërmkolli, Ali Lajçi, Tomë Hajdaraj, Haki Shatri, Blerim Kuçi,
Rexhep Gjergji ... të gjithë këta personalitete me biografi e autoritet të
çmuar me punën e tyre të mirë mbi një dekad në radhët e LDK-së. Shtorhet
pyetja, ishin edhe këta karrierista e përçarës, apo jo? Unë di vetëm për një rast që nga radhët e
partive tjera të ketë aderuar në LDK-e, e kjo është Teuta Sahatçiu!
Edhe këtu
në mërgim refklektohët me të madhe kjo nadsi. Pa dashur të mbroj e akuzoj as
kënd, më ka rënë të lexoj shkrime e komente
në shtypin gazetaresk dhe elektronik, cilat dëmtojnë imazhin e mirë të
anatrësisë dhe simpazizanëtve të partisë më të madhe LDK-së në Perëndim e në
Kosovë. Kur them simpatizantëve kam para syshë ata të cilët nuk janë më antarë
të asnjë partie, sikur edhe unë që nuk jam më. Duke lexuar shkrimet e disave në
këtë rastë po përmendi krytarin aktual të Degës së LDK-së në Gjermani z.Qazim
Bajgoraliu, cili ka vite që ka hapur me z.Hafiz Gagica një debat të pa
nevojshëm dhe shumë të dëmshëm për LDKën e më gjërë.
Unë,
z.Qazim e shumë të tjerë deri dje ia dhamë votën tonë të lirë e demokratike,z.
Gagica, i kemi duratrokitur nepër tubime, demonstrata e protesta të shumta mbi
një dekadë, dhe tash po të njejtin Hafiz e nxjerrim sikur të bëhej fjalë krejtë
pët një person tjetër. Kjo nuk dëmtonë vetëm z.Gagica, por më shumë
demtojmë punën, ndjersën dhe mundin tonë
të përbashkët, që kemi krijuar për vite të tëra, të ndertuar në baza të
shëndosha të demokracisë të modelit
perëndimorë...Nëse neve provojmë të denigrojmë një ish udhëheqës kryetar
shumëvjeçar të Degës më të madhe të LDK-së në Diaspor, siq ishte z. Gagica në
Gjermani, atëherë edhe kryetar i Kolegjiumit të Degëve në Perësndim, Amerikë,
Australi e Canada, me apo pa vetë dije po shkelim punën tonë shumë të ndershme
bërë në baza vullnetare për çështjen tonë kombëtare të organizuar në radhët e
LDK-së.
Dhe, për
fund apeloi dhe lusë të gjithë njerëzit e mirë që të ja vejmë gjishtin kokës
dhe me shumë gjakëftohtësi t`i ia ofrojmë doren e pajtimit njeni tjetrit, dhe
të bashkohemi si dikur që ishim bashkë.
Disa nga
krerët e Kryesisë Qendrore të LDK-së
Nga e
majta: Jeton Hyseni, Jahir Dushica, Zahir Hyseni e Xhafer Leci, demonstrata më
e madhe e diasporës në historinë e mërgatës tonë, organizuar nga LDK-ë, ku
muarën pjesë mbi 100.000 protestues, Gjermani-Bonn, mars 1995
Në këtë demonstratë organizuar nga LDK-e protestuan dhjetëra mijëra. Majtas: Qemajl Morina, tash i ndjer, Xhafer Leci e Hajrullah Matoshi, 20.11. 1995, Bruksel, në sheshin Rond-Point-PLZ