| E diele, 21.04.2013, 03:12 PM |
MARRËVESHJA
LUFTËNXITËSE AHTON - THAQI – DAQIQ
DUHET TË HEDHET POSHT NGA PARLAMENTI
Nga Abdullah Prapashtica
Marrëveshja
Ashton - Thaqi – Daqiqi nuk po e zgjedhë
çështjen e veriut por po e BOSNIZON Republikën e Kosovës, për çka përgjegjësi
të plotë për tëra pasojat që do të
përcjellin këtë akte, do të merr së pari
Brukseli dhe pastaj vasalet vendor. Dihet mirë se shqiptarët munden të
keqtrajtohen kështu si po keqtrajtohen
edhe për një kohe nga ata që janë me shumë numerikisht dhe më të fortë ushtarakisht, por jo
përgjithmonë. Sepse dihet mirë se ata që provuan të përbijnë Shqipërinë, herët
a vonë ajo ju mbetet në fyt!
Kjo nuk
është marrëveshje Kosovë - Serbi, por diktat i diktaturës neostaliniste të
Bashkimit Evropian në dëmin e Republikës së Kosovës dhe në favorin e Serbisë.
Kjo është një tradhti e kurdisur që në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999
për ndarjen e brendshme të Kosovës dhe për
shtyrjen e kufirit të Serbisë në lumin Ibër.
Kjo de
fakto praktikisht u realizua me ndarjen
e Mitrovicës nga ana e KFOR-it francez me hyrjen e NATO-s në Kosovë në qershor
të 1999 kur edhe u nda Mitrovica në jug e veri. Kjo po dëshmon se Brukseli
qëllimisht po i mban të ndarë kombin shqiptar në 6 shtete për të mbajtur hapur luftën mes Shqiptarëve dhe fqinjëve të
tyre dhe për të shfrytëzuar ketë luftë për
dominimin e diktatin e vet mbi Ballkanin.
Ndërsa
tani me ketë akt, kjo ndarje e brendshme e
Kosovës qendrore nga ana e
Brukselit po behet edhe de jure me marrëveshjen e diktuar prej tyre dhe të
nënshkruar nga vasalet Thaqi e Daqiqi. Republika e Kosovës dhe populli Shqiptar
nuk pranon kur far diktati kolonialist dhe kur far TREGTIE ME TROJET E
VETA ETNIKE NGA DIKTATURAT E HUAJA dhe
AS NGA VASALET VENDOR! Kjo është një
politikë luftënxitëse mes popujve të Ballkanit, nga ana e Brukselit.
Të
përkujtojmë se në Konferencën e
Rambujesë në 1999 është nënshkrua një
Marrëveshje mes Grupit për Negociata me Serbinë, nga Republika e Kosovës dhe
nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha ku mes tjerash është paraparë edhe mbajtja
e referendumit mbi shprehjen e vullnetit të popullit për statusin e ardhshëm të
Kosovës tri vite pas miratimit te saj.
Mos
mbajta e këtij referendumi edhe pas 13 viteve është tradhti e tyre e cila u
përcjell edhe me veprime tjera me karakter gjenocidi ndaj kombit shqiptar e që
u kurorëzua me falsifikimin e identitetit nacional me klonimin e Popullit
Shqiptar të Republikës së Kosovës në
“kombin kosovar” që nuk ka ekzistuar dhe që nuk ka me ekzistuar kurrë!
Përpjekja e Brukselit për zhdukjen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve për mes
klonimit të 5 kombeve gjeografike nga pjesët e saj jashtë Shqipërisë është
provuar edhe nga perandoritë tjera, por ka dështuar gjithmonë.
Grupi për
Negociata me Serbinë (GNS) nga Republika e Kosovës, i prirë nga kryeministri
aktual, kur është nisur për në Rambuje në vitin 1999 kanë pas autorizim të
flasin vetëm në bazë të Betimit të UÇK-ës dhe në bazë të tri
opsioneve të proklamuara në Referendumin e
shtatorit të vitit 1991 kur
thuhej se:
1) Nëse
vjen deri te shpërbërja e ish RSFJ, Republika Shqiptare e Kosovës së tërësishme në ish RSFJ do ti bashkohet shtetit Ëmë
Republikës së Shqipërisë;
///
2) Nëse
vjen deri te ndryshimi i kufijve të
njësive federale të ish RSFJ, Populli i Shqiptar dhe trojet e ti etnike
të ndara mes Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi do të bashkohen në
Republikë Shqiptare të Kosovës së
tërësishme, me të drejtë ne vetëvendosje
deri në shkëputje dhe
3)
Nëse nuk ndryshojnë kufijtë e njësive federale të ish RSFJ, Republika Shqiptare e Kosovës do të shtrihet në kufijtë
i sh KSA të Kosovës me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje.
Pra,
GNS ka pas të drejt të vepron vetëm si
pas Betimit të UÇK dhe si pas opsionit
të pare të lart përmendur !
Çdo
veprim jashtë këtij opsioni dhe jashtë Betimit të UÇK do të ishte dezertim dhe
tradhti!
Pra, të
është e qartë se Republika e Kosovës së tërësishme shtrihet në tëra viset etnike shqiptare në
ish RSFJ dhe ajo nuk i ka pranuar kurrë
dhe nuk do ti pranon kurrë kufijtë e republikave sllave
brenda trojeve etnike shqiptare! As kufijtë
të diktatit të kohës së Kongresit të Berlinit të vitit 1878 dhe as të kohës së diktaturës të
sundimit totalitar të Perandorisë
Globaliste të Feudalizmit Modern të
Brukselit të vitit 2013.
Për
Shqiptarët vlejnë vetëm Vendimet e
dala nga Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit
të 1878 për krijimin e shtetit unik
shqiptar në tera trojet etnike shqiptare. Andaj Republika e Kosovës pranon
vetëm bashkimi e saj me shtetin Ëmë Shqipërinë në Federatë të Shteteve të
Bashkuara Shqiptare (FSHBSH). Dhe nëse populli voton në një referendum të
ardhshëm gjithëkombëtar edhe për bashkimin e saj një Konfederatë me SHBA.
Andaj, të
jetë e qartë si për Brukselin, si për Serbinë, si për vasalet e tyre vendor
se për çështjet e brendshme të Republikës Shqiptare të Kosovës së tërësishme nuk munden të arrihen kur far marrëveshje
tjera as me Serbinë, as me Maqedoninë e
Malin e Zi dhe as me Brukselin, pos së njohjes se pavarësisë të
Republikës Shqiptare të Kosovës së
tërësishme dhe riparimi i dëmeve të luftës
nga ana e tyre. Kjo është e vetmja rrugë për negociata e marrëveshje dhe tjera për arritjen
sigurisë e paqes mes këtyre popujve..
Njohja e
Republikës së Kosovës si “shtet “dhe trajtimi apartheid i saj si koloni
autonome të izoluar të BE, nga ana e Brukselit,
është i papranueshme dhe kjo po e
detyron Kombin Shqiptarë që të vazhdoi rezistencën e vet me tëra mjetet
demokratike të parapara me Kartën e OKB dhe të
cilat i lejon etika e luftës për
çlirim e bashkim kombëtar brenda një shteti. Rajoni nuk mundet të ketë
qetësi derisa shqiptarët po mbahen të
ndarë me dhune në 6 shtete.
Marrëveshja
Ashton - Thaqi – Daqiqi nuk ka karakter
paqësor por ka karakter reaksionar e luftënxitës, sepse në vend se të mbrohet
viktima dhe të dënohet agresori, që është
kusht për arritjen e paqes e stabiliteti te qëndrueshëm mes këtyre
popujve, këtu ndodhi e kundërta! Në emër të gjoja mbrojtjes së pakicës serbe,
po mbrohet racizmi e kolonializmi serb. Në Kosovë nuk ka pakicë serbe por ka
një formacion ushtarak serb i sjellë në Kosovë si koloni serbe nga koha e
okupimit serb nga e Mbretërisë së Serbisë. Ky veprim vetëm sa do të thellon
armiqësitë mes këtyre dy popujve. Si duket
nxitja e urrejtjes mes popujve është
edhe qëllimi kryesor i profiterëve të luftërave në Bruksel. Disa lider
në Bruksel e gjetiu e disa lider rural
në Prishtinë po e rrisin kapitalin e vet në kurriz të fatkeqësisë të fëmijëve tan, gjeneratë pas gjenerate! Kjo sjelljeje, tejet e reaksionare, urgjentisht duhet të ndërpritet, sepse
kjo nuk mundet të durohet përgjithmion.
Diktatura totalitare e Brukselit duhet të merr fund! Brukseli duhet të ndryshoi qëndrimin e vet negativ ndaj Kombit Shqiptar dhe të lejon bashkimin e tije brenda një shteti, nëse dëshiron që Kombi Shqiptar të e ndryshon pozitivisht qëndrimin e vet ndaj Brukselit.