| E diele, 21.04.2013, 11:27 AM |
Thani
Naqo
MANTELI
MË I BUKUR NË BOTË
S’përgjova
diellin kur u fsheh pas malit,
Muzgu
grizon pyllin e me nxit për rrugë.
Fshatari
i regjur gjen rrugën e fshatit,
Mer
rrjedhën e lumit mbi zhavorre e gurë.
Pllaq-plluq,
pllaq-plluq, mes lumit ndal,
Kur do
t’ta dëgjoj sërish zërin fërfërimës?!
I
mbërthyer u ndjeva brenda guaskës – metal,
Zhgënjimpërzhitur
nga stina e brymës...
Ky çast
hutimi ishte gjumi im më i gjatë,
Një
klithmë mëllenje nga hutimi më shkund!
Shoh
muzgun e mbrëmjes që po zbriste mbi fshat,
Më të
bukur mantel nuk kisha parë kund!
2007