| E enjte, 18.04.2013, 09:05 PM |
RRETH IDENTIFIKIMIT TË FORMANTIT –AV
SI PRAPASHTESË E SPECIFIKUAR
FOLJEFORMUESE NE SHQIPE
Nga Dr. Nuhi Veselaj
Në burimet e sotme normëzuese teorike të shqipes
standarde formanti –AV, edhe pse nuk ceket fare,
E para, si trajtohet
ky formant nga D. Nikollë Gazulli dhe Xhuvani-Çabej?
E dyta, si qëndron
raporti ndërndikues shqip-serbisht i shembujve me këtë formant (ngjasime dhe
dallime)?
E treta, ky formant
del i identifikueshëm, në fjalorët
normative të shqipes së sotme letrare, apo jo?
E katërta, në cilat burime leksikografike ndeshim
shembuj, ku formanti -AV në zëra të veçantë, figuron si prapashtesë e
mirëfilltë foljeformuese?
E pesta, pse
ka mbetur e patrajtuar nga
standardologët tanë deri tashti një dukuri e tillë foljeformuese?
E gjashta çfarë i imponohet shqipes së sotme dhe standardit të saj lidhur me këtë dukuri?
Natyrisht, meqë kemi të bëjmë, si me thënë, me një temë të parrahur më parë nga studiuesit tanë, përpjekjen tonë e quajmë skicë trajtimi ose sprovë të parë ballafaqimi, teorikisht e praktikisht, lidhur me këtë dukuri, andaj nga lexuesi i nderuar dhe sigurisht edhe nga studiuesit kërkojmë konsideratë për këtë punë tonë filltare, por njëherazi ngulmojmë që ata (studiuesit) varësisht nga specializimi që kanë, t’i shtojnë vetes obligim që këtë çështje ta zbardhin sa më mire dhe zgjidhjen e saj ta bëjnë sa më të lehtë.
1. Nga konstatimet e D.
N.Ikollë Gazullit dhe
Xhuvani–Çabejt rreth formantiT -AV
Formanti –AV si
prapashtesë fjalëformuese e mëvetësishme, me sa dimë, së pari është cekur nga
D. Nikollë Gazulli në Fjalorthin e tij (1941) dhe pastaj edhe nga
Xhuvani-Çabej, në monografinë, Prapashtesat e gjuhës shqipe (1962, por
këtu ky formant trajtohet, jo si prapashtesë e mëvetësishme, por si konglutinat
në 8-9 variante.
Sidoqoftë e pamë të arsyeshme që konstatimet e tyre dhe tonat lidhur me ato vepra, paksa të parafrazuara prej nesh, t’i sjellim në vijim.
a) Konstatime nga Fjalorthi i D. Nikollë Gazullit
(1941)
D. Nikollë Gazulli, në
veprën Fjalorth i ri (fjalë të
rralla të përdoruna në Veri të Shqipnisë), Tiranë,1941, formantin –AV dhe
atë –AVRË (këtë me pike pyetje) i shënon si prapashtesa të mirëfillta të gjuhës
shqipe dhe për ilustrim jep këta shembuj:
a) -AV: arrgj-av-istë
(i rrgjavët, pal-av-itë (palue), mbuh-av-itë (mbuhatë), guj-avë
(guall-i, zhgyrrëç-i), çgallavitë (sgallë), bardh-av-el
(bardhë).
b) –AVRË (?): pet-avër-a (petavër).
Meqë, nga studiuesit e deritashëm paraqitja e të
nderuarit D. N. Gazulli rreth identifikimit të formantit –AV si prapaashtesë e
mëvetësishme e shqipes, madje e specifikuar si foljeformuese nuk dime se është
shoshitur, ne, veprën në fjalë, e
konsultuam me vemendje të shtuar dhe konstatimet përkatëse po i shprehim në
vijim:
Së pari, edhe pse
autori në shembujt përkatës formantin
–AV nuk e shënon veçan, por si konglutinat me prapashtesën përkatëse,
megjithatë nga zbërthimi i shembujve perceptimi i mëvetësisë bëhet i mundshëm..
Kështu, me këtë punë ky dijetar mund të cilësohet si pararendës i dijes së
sotme lidhur me ndërtimin e foljeve me prapashtesën e mirëfilltë -AV. Kjo që u
tha vërehet te mbiemrat: i rrgjavët,
bardhavel dhe tek emri petavër, sepse
kuptimisht mbiemrat e tillë nuk tregojnë aq cilësi sa koncept veprimi, madje edhe
ndërtimisht kuptohet se janë formuar mbi bazë të pjesores: rrgjavë (me
rrgjavë), ashtu si edhe bardhav(ë)
(bardhavë, me (u) bardhavë) + -el, ashtu si edhe shumbulli petavër si prejpjesor petav/ë+ËR
(me petavë), prej nga del edhe mbiemri i petavtë,
peta(v)ç
Së dyti, është
me interes të dihet se edhe brenda tekstit në nja dy raste autori mbron
formantin –AV si prapashtesë të mëvetësishme të shqipes.
E para, këtë e shpreh
mjaft qartë kur foljen palav/itë, d.m.th. pal/av,
pa –itë fundore, e krahason me pjesoren e shqipes palue
(me palue) “e palavi-ti me fjalë” d.m.th., siç e shpjegon ai, “E paloi, s’e la me folë,
me ç’rast formantin –AV e krahason me prapashtesën – Oj (ue) të shqipes, folje kjo që del e
formuar nga emër-tema pal/ë-a. Së këtejmi, na imponohet krahasimi
i këtyre katër trajtave foljore mbi
emrin temëfoljeformues palë-a:
Pal/OJ me pal/UE
Pal/AV me pal/AVË
Pal/IT me pal/ITË (!)
Pal/OS me pal/OSË
Dy trajtat e para edhe
trajtën palit(i) me mbaresë
sllave i ka shënuar vetë autori, ndërsa atë palos me palosë (të
letrarishtes së sotme) e shtuam ne.
Të jemi më të qartë, vihet re, se autori te folja: palav/itë, duke e krahasuar formën e foljes pa fundoren –itë, vetvetiu na jep për të kuptuar se formantin –AV njësohet me prapashtesën –O (UE), paloj, palue. Në këtë mënyrë me vetëdije formantin –AV e konsideron me origjinë anase, sinonim me prapashtesën -Oj (UE), duke sfiduar kështu historianët e gjuhës sonë që ta vrasin mendjen se ky element mos ka të bëjë, apo jo, me ndonjë farë ngjasimi me zhvillimin e prapashtesës –Oj nga *On *UO, UA, UE / -Oj dhe së këndejmi edhe diftongu i vjetër *AU mund të ketë ndjekur të njëjtën rrugë zhvillimi, duke u shndërruar në AV, process ky i zhvilluar ndoshta që nga protoshqipja, apo jo? Sido që të jetë, autori si përforcim të mendimit të tij se formanti –AV është prapashtesë shqipe, ai pas foljes arrgj/av, të cilën e cilëson si formim të rregullt të shqipes, në kllapa qartëson: mbaresa –AV, duke shtuar argumentimin: “mandej shihet ndikimi i gjuhës sllave me verbat që sosin në -iti dhe –ati”. Pra, siç po shihet, autori e shpjegon mbaresën –TI të infinitivit të serbishtes veçmas jo në konglutinim me formantin –AV, siç del te shembujt e tij dhe në variantet e Xhuvani-Çabejt(!). (Shih aty, f. 297.)
E dyta, gjithashtu këtë mendim e përforcon edhe te
shembulli çerav/de (i
çgallavitun), ku fundoren –de e shpjegon si mbaresë sllave të tipit çela/de,
ku shton sqarimin: me ide të përbashkët (kolektive), ndërsa tërë
fjalën çerav e konsideron trajtë të rregullt në shqipe. (Po aty, f.
229.)
Pra, në të dyja këto raste autori nuk e vë në dyshim prejardhjen autoktone të formantit –AV- te foljet e tipit palav(-itë), ndërsa te fjalët përkatëse të këtij tipi, vetëm fundoret ose soset, siç i quan ai: –i/ti dhe –de, i konsiderom me prejardhje sllave.
Sido që të jetë, nga
paraqitjet e tilla kuptohet se formanti –AV(Ë), duke u ndarë veçmas nga
shembujt me mbaresat –I/TI ose –A/TI, infinitive të serbishtes, në fjalët e
shqipes del në funksion të qartë të paraprashtesës foljeformuese, apo jo?!
Ne, këtë veprim të autorit e vlerësojmë si ide të mire ose kriter të mjaftueshëm që formanti foljeformues –AV(Ë), pa marrë parasysh a do të argumentohet në analizat e ardhshme, si anas, mjet i përbashkët, apo si huazim transfer nga serbishtja, në shqipe gjithsesi duhet të cilësohet si prapashtesë e mirëfilltë për formimin e foljeve të një tipi të veçantë.
b) Nga konstatimet e Xhuvani-Çabejt
Në monografinë Prapashtesat e gjuhës shqipe (Tiranë 1962), profesorët tanë të nderuar e përfshijnë edhe formantin –AV, por, si të themi, jo veçan, po në funksion infiksi a si ndërlidhës të temës fjalëformuese me prapashtesën përkatëse kryesisht të mbiemrit me të cilën, siç e shohin ata, ky formant del i konglutinuar në disa variante. Së këtejmi, për të parë se si del formanti i tillë në atë punim, bashkë me konglutinatet prapashtesore përkastëse, po japim edhe shembujt ilustrues që i shoqërojnë:
1) –AV/EC: burrav/ec,
grindav/ec, ligav/ec, llapav/ec, qullavec, qyrravec;
2) –AV/EL:
bardhav/el, bashtav/el, kaçav/el, paçav/el, qyrrav/el; shurdhav/el
shushav/el, xarnav/el;
3) a) –AV/Ë: arrav/ë (arrë), gujav/ë (guall
gujatë), myzav/ë (myzë a mizë) dhe
shushav/ë (nga folja shushas);
b) –AV/ËT: i gurav/ët (gur), i hekurav/ët (hekur), i
killavët (killë) i lizavët
(li-a, lizë-a) i
rrëgjavët (rrëgjuar) dhe i tërpiavët (terpi);
4) –AV/IK:
grindavik, ndyravik dhe
5) –AV/IQ:
lagaviq, lucaviq, ndyraviq, shurraviq.
Gjithashtu autorët e nderuar kanë në konsideratë
edhe shembuj me prapashtesat:
-AV/I, -AV/ICË dhe
AV/INË,
të cilat referohen në kuadër të prapashtesave
përkatëse –I, -ICË, -INË, por, në tekst vetëm për variantin e parë jepen këta dy shembuj: larav/i,
palav/i.
Dhe, siç konstatohet aty, të gjithë shembujt përkatës të gjininisë mashkullore e formojnë gjininë femërore me -E, si p.sh.: ligavece, bardhavele, shurdhavele, e guravët, ndyravike, lucaviqe.
Sidoqoftë, edhe pse këtu, siç e pamë, kemi të bëjmë
me
a) emra prejfoljorë:
grmljava nga grmljeti (bubullimë), država nga
držati (shtet), mrkava nga mrknuti
(kaçubë);
b) mbiemra denominativë:
bodlikav nga bodlika (me gjemba), gizdav nga gizda
(i stolisur), grbav nga
grba (kurrizdalë),
dhe në fund sjellin konstatimin jo aq kategorik: “Prandaj mund të thuhet se prapashtesat tona: -AVË dhe -AVËT, janë prej burimit sllav”.
Pra, siç vihet re, prapashtesat –AVË dhe –AVËT
(që shënohen në një pike (pika 3)), quhen prapashtesa tona, por
supozohen me prejardhje sllave, vetëm pse këtë formant e ndeshim në
gjuhët sllave tek emrat me –AV/A dhe mbiemrat –AV, por nuk
futen më thellë.
Sidoqoftë, nga sa më
sipër, për ne, dalin disa çështje që kërkojnë sqarim e njëherazi edhe trajtim
më profesional, p.sh.:
E para, pse autorët,
nuk e paten në konsideratë dallimin e fjalëve me –AV të konglutinuara me këto
prapashtesa -el,-ë, -(i,e)-ët dhe –i që kanë më tepër frymë vendese, nga ato -ec,
-ik, -iq nënkupto edhe –icë dhe –inë të implikuara edhe në
fjalët serbishte (madje për këto dy të
fundit nuk e sjellin asnjë shembull me prapashtesë që ka edhe elementin –AV?
E dyta, del, apo jo, i identifikueshëm formanti
–AV(Ë), qoftë si infiks, qoftë si prapashtesë e mirëfilltë e specifikuar edhe
në sistemin foljor të shqipes apo vetëm në sistemin emëror, pasi ky fakt nuk
ceket në studimin e tyre?
E treta, shikuar sipas
dijes së sotme, përveç prejardhjes sllave për çka shprehim rezervë, kur është
fjala te tema foljore, autorët kishin
konceptet jo të qarta, apo jo, kur nuk e
pohojnë temën foljore në formimin
e fjalëve të tilla, edhe pse ajo vetvetiu imponohej edhe në
shembujt sinonimikë të tyre?
Këtë që e thamë se
disi atbotë studiusit tanë nuk kishin koncepte të qarta për këtë çështje e
hetojmë te shembujt e shënuar prej tyre, si::
a) Jo vetëm tek të gjitha rastet e shembujve nën
1) dhe 2) por edhe nën 3), pika b),
po edher te mbiemri i rrëgjavët, si sqarim shënohet trajta
sinonimike i rrëgjuar, ku shihet qartë pjesorja e shqipes së
sotme rrëgjuar te mbiemri i(e)
+ rrëgjuar , dhe nga kjo del e kuptueshme se edhe tema prodhuese e
të gjithë mbiemrave me –AV fundore të paranyjëzuar me i(e) –TË është pjesore e mirëfilltë: rrëgj+avë
- i(e) rrëgjav+ët ose i(e) rrëgjav+TË.
b) Së këtejmi, lypset
një sqarim i domosdoshëm edhe lidhur me emrat e shënuar në kllapa te shembujt:
i nguravtë (gur), i hekuravtë (hekur) i killavët (killë), i lizavët (lizë),
ngase ata nuk kanë të bëjnë me temën
prodhuese të mbiemrave përkatës të shënuar aty, sepse, siç dihet, mbi bazë të
emrave të tillë dalin këto trajta mbiemërore: i gurtë, i hekurt, i killtë,
i liztë, ndërsa si tema prodhuese
për shembujt me –AV shërbejnë, apo jo, pjesoret e foljeve përkatëse: (me) nguravë – i(e) nguravtë, (me) hekuravë –
i(e) hekuravtë, (me) killavë - i killavtë,
(me) lizavë - i(e) lizavtë, e kështu me radhë.
c) Madje duke e
pranuar të vërtretën se me prapashtesën
–AVË janë formuar pak emra
konkretë si arravë, nga arrë, gujavë nga guall gujatë si dhe shushavë nga folja
shushas (variant foljor), aty bëhet i njëjti lëshim rreth sqarimit, mbase, siç e thamë, emri përkatës nuk shërben
si temë fjalëformuese e emrave përkatës
me -AVË: arravë,
gujavë (gujatë) dhe shushavë (shushas), ngase sipas dijes së sotme
emrat e tillë, janë formuar nga emërzimi me mbare zero (konversion) i pjesores
e jo nga rrënjori, andaj formimet e tilla quhen prejpjesorë pandajshtesorë.
ç) Edhe sinonimet sqaruese gujatë për gujavë, dhe shushas (me) shushatë për shushav shushavë – përforcojnë sqarimin që u dha në pikën e mësipërme.
Sidoqoftë, këto dhe çështje të tjera, siç është edhe raporti ndërndikues i prejardhjes (sllave) të formantit, për çka ne shprehëm rezervë, do të përpiqemi t’i zbardhim gjatë analizës në vijim, me synim që edhe përgjigjja në fund të trajtesës të jetë më e tejdukshme dhe më e pranueshme, sidomos për standardologët e gramatikanët tanë.
2. Raporti ndërndikues shqip - serbisht i shembujve me
formantin -AV
Nga sa u parashtrua deri këtu del e nevojshme që
shembujt me –AV të trajtohen në raport ndërndikues serbisht-shqip. Dihet
mirëfilli se që nga shek IX – XIV shqipja ishte në konstakt me gjuhë sllave
(bullgarisht serbisht), andaj ndërndikimi i tillë, në intervale edhe me
presione administrative e ceremoni kishtare etj. ka vazhduar me shekuj, madje
vise-vise po vazhdon edhe në ditët e sotme. Kjo nuk mund të mohohet, megjithatë
siç mund të konstatohet lehtë, secila gjuhë deri në ditët e sotme ka ruajtur në
sistem thelbësoren e identitetit të vet
Që në fillim të kësaj
trajtese u cek mendimi i Xhuvani-Çabejt, të cilët edhe pse jo aq në mënyrë
kategorike, u shprehen se formanti -AV(Ë), mund të thuhet se ka prejardhje
sllave, ndërkaq D. Nikollë Gazulli, pak përpara tyre, u përpoq ta
argumentonte se formanti –AV është prapashtesë shqipe, andaj e trajton
ndaras nga mbaresat e infinitivit të serbishtes -i/ti, -a/ti, mirëpo edhe ky në finesa, te
shemujt përkatës, nuk e mohon elementet e sllavishtes.
Për mendimin tone kjo
dukuri ndërgjuhësore serbisht – shqip, me aq sa dimë, nuk del e trajtuar në
thellësinë e gjerësinë e duhur, andaj
edhe rreth konstatimit të burimit
a prejardhjes sllave të formantit –AV,
siç paralajmëruam pak përpara, duke u lënë vend studiuesve më kompetentë, për
mendimin tone, mund të shprehet rezerve
e ligjshme, kur kemi parasysh këto fakte:
Së pari, edhe para dyndjes së sllavëve në këto anë
formantin -AV e kishte gjuha e folësve të këtyre trevave, së paku kjo
vërtetohet me dy emra fisesh ilire: kandav/ët dhe parauej/të ose
paravej/të, po ashtu edhe me dy emra qytetesh që kishin fundoren –AVA:
Setidava e Baridava. si dhe emrat e lumejve. Drava, Sava etj.
Së dyti, është i njohur shkencërisht fenomeni i
shndërrimit të diftongut *AU indoeuropina në –AV, pra edhe në shqipe dhe si
shembull ceket fjala lauden
e latinishtes që në shqipe reflektohet
lavd (me lavdue), fenomen ky që ka ndodhur gjithsesi para
ardhjes së sllavëve në këto vise.
Së treti, dihet se
–v- ja në shqipe është konsonant epentetik që dokumentohet edhe në sistemin
foljor si b.f. te folja:
laj (me la) lava lave lau
lafsh, pastaj pava
(pashë) me pa etj dhe në atë emërore, si: kuajt kvaltë, evropë /europë,
softuer / softver, harduer/hardver etj.
Së katërti, kjo dukuri
e shndërrimit të diftogut -au në -av shfaqet në mjaft shembujt në
gjuhën tone të sotme, po i prmend vetëm nja dy raste nga shprehjet e gjalla
(popullore) lidhur me emrat shka shkau/ shka shkav(i) dhe ka kau / ka kav etj. dhe kjo argumetohet edhe sot e kësaj dite në
shprehjet::
Besa e shkavt si
bishti i kavt (nuk rri pa lëvizur) ose
Lëkura e kavtë – opanga
e qullavtë.
Së pesti,
edhe pasthirrma habitore e dy gjuhëve AU-AU, zakonisht, sidomos te ne,
shqiptohet AV-AV!
Së gjashti,
kemi vërejtur se prof. Çabej kur përmend huazimet sllave në shqipe nuk e cek
asnjë rast huazimi nga serbishtja me –AV fundore.
Së shtati, madje edhe shembujt ilustrues që japin
Xhuvani- Çabej dalin shumë të diskutueshëm, madje edhe të pambështetur,
kështu të tre emrat grmljava, država dhe
mrkava nuk janë formuar me prapashtesën –AV, po me –VA. Ja si shpjegohet
formimi i emrit država (shtet), ashtu si edhe ai dava? (dhënës) në serbishte: Nga tema e unfinitivit bie -TI, drža-ti ose da-ti,
temës drža- ose da - i shtohet prapashtesa –VA drža+VA, da-VA+ ?, pra A-ja para –V-së i takon temës së foljes, jo formamtit –AV,
ashtu disi shpjegohet edhe ndërtimi i emrit grmljava, ndërsa shembulli i
tret? mrkava është inekzistent
për serbishten letrare. Në serbishte për fjalën kaçubë të shqipes nuk
del barasvlerësi mrkava, por të tjerë si
žbun, šikara e ndonjë tjetër. Edhe lidhur me mbiemrat mund të
bëhet ndonjë vërejtje, po sidoqoftë ata dalin, si me thënë, të qëndrueshëm. Me fjalë të tjera, konstatimi rreth prejardhjes nuk ka mbështetje nga
shembujt e tillë ilustrues, por mbase në parim autorët kishin të drejtë, apo
jo, le të vlerësohet.
Besojmë se këto fakte
janë të mjaftueshme sa për të sjellë në rishikim konstatimin e tillë rreth
prejardhjes serbe të formantit –AV në fjalët shqipe en bloc, por më e
rëndësishmja lidhur me këtë konstatim do të dale nga analiza e mëposhtme, ku jo
vetëm trajtat barasvlerëse nga fjalori,
por edhe ato eptimore e të tjera do të preken, do të krahasohen, duke theksuar
edhe fushat e nënfushat semantike që mbulojnë
fjalët me –AV në të dyja gjuhët.
Sido që të jetë, pra, meqë këtë formant e ndeshim, aktualisht në të dyja gjuhët serbisht e shqip, ne, për të pasur një ide më të qartë rreth këtij ndërndikimi shikuar kryesisht në rrafshin sinkronik, duke pasur në spikamë përkimet dhe dallimet, konsultuam shembujt përkatës nga fjalorët dygjuhësh serbish-shqip dhe anasjelltas të botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës (Fjalori serbokroatisht-shqip (1974) dhe Fjalori shqip-serbokroaitisht (1981)) dhe nga ky konsultim, dhe jo vetëm nga ky, na u imponuan disa konstatime mjaft interesante dhe të rëndësishme që sjellin dritë rreth temës sonë, ndër të cilat, po spikasim këto:
E para, ç’është e vërteta, ndërsa në gjuhën serbokroate më
drejtë në gjuhën serbe, formanti –AV, del i identifikuar si prapashtesë,
kryesisht tek një tip mbiemrash dhe së andejmi si sufiks konglutinues
del prodhues në formimin e foljeve, emrave dhe mbiemrave në atë gjuhë, në
gjuhën shqipe formanti –AV del parësorisht si prapashtesë e mirëfilltë
foljeformuese e një tipi të veçantë kuptimor e ndërtimor dhe së
andejmi ndeshet si infiks edhe në kategori të tjera si derivate si te mbiemrat prejfoljorë e
prejpjesorë të tjerë.
Pra, ky është dallimi i parë që bie në sy aktualisht në mes të këtyre dy gjuhëve lidhur me përftimet me formantin –AV. në serbisht mbiemri me –AV, është prodhues, por ndeshet në konkurrencë me trajta të tjera mbiemërore sinonimike, ndërkaq në shqipe folja me –AVË është vepruese dhe prodhimtare dhe, për konceptin përkatës, nuk ndeshet në konkurrencë me forma të tjera sinonimike .
E dyta, nga sa pamë, numri i mbiemrave të regjistruar në burimet përkatëse më –AV fundore në gjuhë serbishte kalon 100-shin, të cilët mbulojnë kryesisht kuptim neutral por mbizotërojnë ata të fushës përkatëse pejorative, por jo të gjithë shembuj janë aktivë, ndërkaq në gjuhën shqipe edhe pse numri i regjistruar i mbiemrave me –AV nuk del aq i madh (hë për hë edhe nuk dihet), pjesërisht ka përputhje konceptesh me një pjesë të mbiemrave të serbishtes pikërisht për fushën pejorative, por i dallon konglutinimi dhe përshkallëzimi përkatës kuptimore, mirëpo nëse shikohet folja shqipe si bosht fjalëformues, atëherë numri i plërftimeve me –AV(ë), siç do të shohim, mund të kalojë shumëherë 100-shin dhe kuptimisht del e specifikuar pothuajse plotësisht për një koncept të përshkallëzuar në kuadër të fushës pejorative.
E treta, pikërisht sa i përket fushës kuptimore që mbulojnë, mbiemrat me –AV serbisht e shqip, që vetëm në fushën pejorative kanë njëfarë përkimi por jo plotësisht, siç u tha, kur kemi të bëjmë me hijesa përshkallëzuese semantike brenda asaj fushe. Për ndryshim nga shqipja, pothuajse të gjithë mbiemrat e tipit me –AV në serbishte shprehin kuptimësi pak a shumë neutrale edhe brenda fushës pejorative, ashtu si edhe mbiemrat e gjuhës shqipe me prapashtesat konglutinate: -AVTË, -AVEC, -AVEL, -AVIQ etj. por dallim kuptimor ndryshon, siç u tha, tek përshkallëzimi.
E katërta, për të
pare më mire përkimet e dallimet strukturore fjalëndërtuese në këtë raport
ndërgjuhësor brenda fushës pejorative po i paraqitim disa shembuj mbiemrash
barasvleres sinonimikë në dy versionet::shqip-serbisht e anasjelltas.
a)Versioni shqip – serbisht:
1) i(e)
belbër, - i(e) belbavtë(!) - prljav, kaljav, blatnjav, glibav,
mrljav, škrbav, musav,
škrnjav, smoljav.
2) çalaman, topall, - i (e) topallavtë(!)
- bagav, ?opav, šepav (topallast),
3) marrash, budalla, - (e) budallavtë(!) - blesav, šašav,
tupav, manjkav, manji?av,
glupav, benav,
tvdoglav, budalav (budala, budalast).
Siç po shihet të gjithë shembujt në serbishte dalin me prapashtesë të njëjtë -AV, në shqipe nuk ndodh ashtu. Mirëpo edhe në shqipe, ashtu siç po e shohim te shembujt e mësipërm të serbishtes, për mbiemrin e caktuar të asaj gjuhe dalin disa barasvlerës sinonimikë, por për dallim, siç do ta shohim, në shqipe mbiemrat dalin me prapashtesa të ndryshme,..
b) Versioni serbisht – shqip
1) slinav –
qyrrash, qyrravec, qyrranjos, përqyrran, qurrac, qurramadh, qurran, i qurrosur
- i (e)qyrravtë, i(e)përqyrravtë;
2) mlitav –
i (e) qullët, qullac,, qullan, qullamc, qullamaç, qullash, i(e) mveshtë,
i(e) ngathët
ndiferent, përtac, i plogët, indolent, i (e) qulltuar, i(e) qullosur
– i (e)
qullavtë; .
3) gušav –
gushan, gushëdalë, gusharak, gushosh, gushacak, gushëfryrë, gushiq,
gushëmadh,
gushacak, gushak, gushar, gushok, – i (e) gushavtë;
4) žuti?av
(bledunjav)
–
i(e) verdhë, verdhac, verdhcak, verdhcuk, verdhëzak,
verdhacuk, verdhak,
verdhuk, verdhash, i(e) vërdhemët, i(e)verdhët
verdhush,verdhosh,
verdhuk, verdhul, i(e) verdhëm, i(e) verdhullëm,
verdhacak, verdhok, verdhan, i(e) verdhuar, i(e) vërdhemë – i(e) verdhavtë.
Siç po shihet në të dyja versionet, ne, grupit të shembujve të regjistruar në burimet përkatëse i kemi shtuar të nënvizuar (bolduar) mbiemrin e paranyjëzuar në diskutim të shqipes, prapashtesa e të cilit ka në përbërje elementin -AV:
i (e) belbavtë, i (e) topallavtë, i (e) budallavtë, i (e) përqyrravtë,
i (e) qyllavtë, i (e) gushavtë, i(e) verdhavtë
t? cil?t nuk
ndeshen, hë për hë, në burimet e konsultuara, por siç do të shohim bashkë me
foljet përkatëse mbi bazë të pjesores të së cilës shpjegohen të formuar dhe në
realitetin tonë gjuhësor kanë përdorim të rregullt, andaj edhe sfidojnë jo
vetëm të njihen më mirë, por në ndonjë farë mënyre ose gjithsesi, gëzojnë të
drejtën universale edhe të futen edhe në shqipen letrare për nënfusha të caktuara kuptimore.
Të jemi më të
qartë, të gjithë mbiemrat barasvlerës të shqipes ndaj mbiemrit të serbishtes,
si p.sh: slinav – të dhjetit,. mlitav – të 15-it, gušav
të 12-it dhe žuti?av, të 22-tit, si më sipër, asnjërin nuk e
quajmë të tepërt, ngase janë formuar sipas gjedheve përkatëse të fjalëformimit
shqip dhe shprehin ose mund të shprehin një ngjyresë dallimore shkallëzuese
brenda konceptit të gjerë përkatës të nënfushës semantike, qoftë të natyrës
neutrale ose edhe të përshkallëzuar, ndërkaq shembulli i fundit me –AV/TË
fundore në shqipe, si (i(e)
belbavtë, i(e) topollavtë, i(e) budallavtë, i(e) përqyrravtë, i(e) gushavtë,,
i(e) verdhavtë, sigurisht i ngarkuar edhe me kuptim figurativ, e themi me
plot gojën, mbulon, pa konkurrencë,
shkallën më të lartë, atë të fundit të konceptit përkatës pejorativ, zakonish,
përçmues, keqësues, gjithsesi mospëfillës. Pse ndodh kështu, si është formëzuar
ky specifikim si rregull, nuk mund ta
dijmë për cok, ngase kjo dukuri lypset studiuar. Mirëpo, neve na shkon mendja
se kjo ka të bëjë me kushtëzime emocionale të karakterit sociolingustik të
ravijëzuar në periudha të caktuara historike. Sido të ketë qenë, tani kjo
dukuri del e formëzuar më tepër në shqipe se në serbishte, siç e thamë, dhe ky
fakt vërtetohet nga vetë stili i të shprehurit, nga i cili vetëdijshëm ose edhe
nënvetëdishëm aksiomativisht arsyetohet
në parim kjo e vërtetë e padiskutueshme.
E thamë edhe në serbishte, e vërtetë kjo që pranohet edhe nga tericienët e asaj gjuhë, edhe pse si duket edhe në atë gjuhë si edhe në shqip një specifikim i tillë i mbiemrave me –AV për fushën pejorative do të ketë lindur më vonë, sepse në perudhat e hershme nuk do të ketë ekzistuar kuptimi mbizotërues pejorativ i këtij formanti në asnjërën nga këto dy gjuhë.
E pesta, për ta kuptuar edhe më mirë diferencimin që bëmë rreth përshkallëzimit kuptimor, në pikën e mësipërme, brenda fushës pejorative, sipas raportit: shkallë e gjerë neutrale/ shkallë më e lartë e veçantë përçmuese mospërfillëse, po i japim nja tre shembuj mbiemrash serbisht me barasvlerësit përkatës të fushës neutrale (pejorative) në disa gjuhë të huaja dhe shqip:
serb angl. gjerm fr. It. shq.
-------------------------------------------------------------------------------------------------
1) brblav chatty geschwatzig causeuur
ciarliero fjalaman
2) qelav bald kahl chauve calvo qelan (qeros)
3) shugav mangy raudig galex rognoso zhugan (i zgjebosur),
Siç po shihet në
rubrikën e fundit, shqip, për kuptimin neutral pejorativ vlejnë a mund të
vlejnë si barasvlerës mbiemrat në shqipe
jo në trajtat me –AV, por të tjerë sinonimikë, si p.sh për fjalën fjalaman, mund të vlejnë
shembujt sinonimikë që i ndeshëm të regjistruara në burime
përkatëse:
llafazan, fjalacak, fjalatar, fjalaç, gojc, gojec, gojqen, përgpjaç,
përgojc, përgojues, përgojç, përgojac, e ndonjë tjetër,
të cilët, mund të
kenë (secili për vete) ndonjë shenjë a hijesë përshkallëzuese në fushën
neutrale natyrisht me ngjyrime përkatëse stilistike, por për shkallën më të
lartë të ngjyrimit përkatës mospërfillës, pra, po në fushën e kuptimësisë
pejorative, që zakonisht bartin edhe kuptimësi të fytyruar, vjen në konsiderim
vetëm trajta me –AV i flamanavtë ose fjalamanavç. Kështu për
rastet e mësipërme, nëse nuk ndeshen të gatshme trajtat e tilla atëherë
automatikisht, në realitetin tonë gjuhësor, improvizohen lehtë gjegjëset sipas
modelit, si:
i(e) fjalamanavtë (fjalamanavç), i (e) përgojavtë (përgojavç),
i (e) qelavtë (qelavç), i(e) zhugavtë (zhugavç),
dhe kështu kjo
zgjidhje vlen për të gjitha rastet.
Si
shprehen përshkallëzimet e tilla në gjuhë të tjera ne nuk mund ta dimë, por për
gjuhën tonë, kjo që e thamë del shumë e praktikueshme, ngase ravijëzimin e
tillë e kemi të trashëguar dha gjallon, pa mëdyshje, në realitetin tonë
ligjërimor.
Me sa kemi vërejtur, në ndonjë rast në toskërisht (letrarishte e sotme) koncepti i tillë , i shkallës më të lartë, qoftë te folja, qoftë te mbiemri a emri priret të shprehet me prapashtesën –OS (me prejardhje greke), si: zhubravit – zhubros, sklepav – sklepos, qelav/em – qeros/em etj., por dallimi i tillë përshkallëzues assesi nuk del i plotfkuptimshëm në profilim sikurse shprehet me trajtat me –AV.
E gjashta, nga sa pamë te shembujt në serbisht, vërehet se nga seria e mbiemrave
me kuptim kryesisht pejorativ të asaj gjuhe, ndahet një grup jo aq i madh i shembujve,
me të cilët nuk shprehet kuptimësi pejorative, si:
hubav ose ubav - i kënaqshëm ose i bukur, zdrav - i shëndoshë a i shëndetshëm, , prav - i drejtë,
žilav -muskuloz, pepeljav - i perhitur. gizdav - i stolisur,. mirisav – aromatik ose erëmues, blistav - i shkëlqyeshëm etj.,
ashtu siç ngjan
edhe te disa emra me formantin –AV, në atë gjuhë, tipi ljubav (dashuri),
pozdrav (përshëndetje), žerav (kalë),
pojav (dukuri), rukav (mëng), narav (natyrë) etj.
Këtë fakt po e spikasim, sepse me sa kemi vënë re në shqipe assesi nuk del i përshtatshëm mbiemri ose e emri me më -AV, si barasvlerës ndaj shembujve të tillë të serbishtes, d.m.th., për ata që nuk shprehin kuptimësi pejorative, kështu b.f. për hubav ose ljubav (ljubak) thuhet i kënaqshëm, dashuri (i dashuruar) dhe kurrsesi i kënaqavtë!, dashuravë, i dashuravtë(!), e kështu me radhë. Është krejt tjetër gjë, kur kemi të bëjmë me ngjyresa stilistike brenda shqipes.
E shtata, në kuadër të kësaj vistre mbiemrash të serbishtes vumë re se në afro 20 raste rekomandohet një shembull me konstrukt tjetër si më i parapëlqyer po me të njëjtën prapashtesë, tipi blatav në vend blatinjav, manjiçav ndaj manjkav etj., me fjalë të tjera numri i tyre (mbiemrave me –AV) mbi këtë bazë, sipas këtij rekomandimi, priret të reduktohet, gjë që nuk mund të ndodhë në shqipe, për shembujt që dalin me elementin, -av, ngase koncepti i shprehur me –AV, i përket asaj natyre që zakonisht nuk mund të zëvendësohet me ndonjë konstrukt tjetër, sepse këtë punë e ka në dorë pjesorja përkatëse si bazë mbështetëse dirigjuese.
E teta, janë disa ose, me
sa pamë, mbi 10 shembuj me prapashtesën
–AV, për të cilët rekomandohet sinonimi
barasvlerës me prapashtesë tjetër, si p.sh.
bodlikav – bodlikast, budalav – budalast, gizdav – ljubak, skrbav – skrbast, rundav – rundov, pljesnav – pljesniv, ljukav – boleshljiv, herav –razrok, gnjidav – prezir, burbljav – bucmast, tupav – tupan, tvrdoglavac, sklizav – sklizak halav –halapljiv, e ndonjë tjetër.
Gjithsesi
mund të thuhet se formanti –AV në raste
të tilla konkurrohet për të njëjtin koncept nga prapashtesa e forma të
tjera më të favorizuara në letrarishten e sotme të serbishtes, siç janë:
prapashtesat e mësipërme -ast, -ov, -iv,
-ir, -an, -ak dhe të tjera, që në atë gjuhë madje dalin
edhe më të specializuara, për ngjyresa ose nënfusha të caktuara kuptimore
si: -i?, -kast, -ar, -ac,
-ski, –ast, -ok, dhe ky zëvendësim bëhet në mënyrë normale varësisht
nga specializimi i nënfushës semantike që mbulojnë fjalët me prapashtesat
përkatëse, nënfusha këto që për
prapashtesat e gjuhës shqipe e specializimin e tyre ende dalin çështje jo të
trajtuara sa e si duhet, por sidoqoftë, sipas asaj që u konstatua më sipër mund
të thuhet se numri i mbiemrave me –AV në serbishten letrare priret të
reduktohet, gjë që në shqipe, kur kemi parasysh nënfushën e qartë të
specifikuar që mbulojnë mbiemrat e tillë ose foljet me -AVË, një reduktim i
tillë, hë për hë, nuk vjen në konsideratë, ngase në shqipe kuptimësia e
mbiemrit ndërlidhet, siç u tha, jo vetëm me emrin, por gjithsesi me atë të
foljes përkatëse prodhuese, gjë që në gjuhën serbe ka natyrë tjetër
ndërndikuese.
Madje, po theksojmë e ritheksojmë në mënyrë të veçantë se në shqipe shembulli me formantin –AV nuk mund të zëvendësohet me kontrukt tjetër prapashtesor, pa prekur në nënfushën ose ngjyrimin përkatës semantik.
E nënta, pra në gjuhën serbe raporti mbiemër më -AV ndaj foljes infinitivore me –a/VA-ti del me dallime sa i përket trajtëformimit dhe fjalëformimit, por ekziston edhe një ndarje tjetër, janë vërtet disa folje që nuk duket se formohen mbi këtë bazë, por disa të tjera po, sepse edhe formalisht disa duken e disa jo të formuara mbi bazë të mbiemrit më –AV.
a) Krahaso mbiemër / folje në serbisht:
Së pari, disa shembuj nga foljet “svršenog vida”
(perfektive) që sipas formës, s’ka përkim mbiemër/infinitiv:
budav / budati, backav
/ backati, buktav / buktati, ?upav / ?upati, klizav / klizati,
lajav / lajati, gubav
/ gubati, gušav / gušiti, govnav / govniti etj
Së dyti, nga foljet “nesvršenog vida”
(imperfektive) sipas formës ka përkime:
brašnjav /
brašnjaviti, baljav / baljaviti, ?elav / ?elaviti, grbav / grbaviti,
kilav/ kilaviti,
mršav/ mršaviti, ?orav/?oraviti
etj
Sipas regjistrimit në burimet përkatëse që
konsultuam numër më i madh i shembujve del sipas mënyrës së parë sesa të dytës.
Për të qenë edhe më e qartë çështja në raportin e dallim/përkimit serbisht-shqip, po i krahasojmë disa shembuj me barasvlersit përkastës në të dyja gjuhët:
b) Krahaso: mbiemër /folje në trajtën përfaqësuese serbisht e shqip
serbisht / shqip
‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
?orav ?oraviti qorav-im / i qorravtë me u qorravë (qorrav/em)
kilav kilaviti kilav/im / i killavtë me u killavë (killav/em)
gušav gušiti guš/im / i gushavtë me u gushavë (gushav/em)
Pra, siç po shihet
mbiemri i serbishtes më –AV në rastet e mësipërme është formuar mbi një
temë emërore, por ai mund të dalë edhe mbi një temë foljore e mbiemërore dhe
anasjelltas, nga mbiemra të tillë mbi bazë të një mbiemri me –AV mund të
formohen emra mbiemra e folje, ndërkaq
këtu, te shembujt tanë më sipër, në shqipe, del e mjaftueshme pjesorja e
foljes përkatëse, ajo qëndron si bazë dirigjuese kuptimore e ndërtimore.
Sidoqoftë, siç po shihet konkretisht, siç u tha, si temë prodhuese të mbiemrit me –AV në serbishte ka shërbyer një emër: ?or, kilo, guša dhe kështu e ndeshim të përftuar mbiemrin përkatës: ?orav, kilav, gušav, madje po kjo trajtë mund të trajtohet formalisht edhe si morfemë foljeformuese e infinitivit të foljeve imperfektive: ?oraviti, kilaviti, gušiti a gušaviti ose e prezentit të dëftores të diatezës pësore: ?orav/im (se), kilav/im (se), gušav/im (se). Ndërkaq, në shqipe, po përsërisim, mbiemri shpjegohet ose nënkuptohet si i tillë gjithsesi si prejpjesor, edhe në qoftë se përftohet spontanisht pa pasur folje të përftuar më parë.
c) Krahaso
barasvlersit (mbiemër e folje) të serbishtes
me ata të gjuhës shqipe
Nga krahasimi ose zhvillimi i barasvlerësve të serbishtes me ata në gjuhën shqipe vërejmë:
Së pari, mbiemri i serbishtes ?orav nuk është identik me atë të shqipes, ngase në shqipe mbiemri i qorravtë del si mbiemër i paranyjëzuar dhe me prapashtesën –TË, i formuar, siç u tha, mbi bazë të temë-pjesores së foljes qorrav(ë) (me (u) qorravë) - i qorravtë.
Së dyti, vërejmë ndryshime te infinitivi, ndërsa në serbishte infinitivi formohet me mbaresën speciale –TI, siç janë edhe shembujt e mësipërm: ?oraviti, kilaviti, gušiti, por në disa raste edhe me mbaresën –?i, si: pe?i (nga pek-ti) - me pjekë, stri?i (nga strig-ti) - me qethë, në shqipe, paskajorja e mirëfilltë formohet me pjesëzën me + pjesore e shkurtër, siç janë shembujt e mësipërm: me (u) qorravë, me (u) killavë, me (u) gushavë, përkatësisht: me pjekë, me qethë etj.
Në rastin konkret
gjuha jonë popullore atavikisht ka shfrytëzuar formantin –AV(ë) si fundore
foljore ose, më mire me thënë, pjesorja
me -AV(ë), shërben si prapashtesë
e mirëfilltë konsonantike dhe mbi bazë të saj, (pjesores së paskajores) dalin
rrjedhojat përftuese.. Kështu mbi këtë bazë shpjegohet se është formuar mbiemri
i paranyjzuar (i,e) -të, tipi i gushavtë,
pra nga gushav(ë)- me (u) gushavë), sikurse: i pjektë
, i
pjekur, nga: pjek(ë) me pjekë ose i vendostë, i vendosur, nga vendos(ë) me vendosë, vendosur.
Gjithsesi mbi këtë bazë pjesoreje me –AVË
shpjegohen edhe formimet e kategorive të tjera përkatëse si: emra (gushavë-a,
të gushavët etj.), mbiemra (gushavç, gushavel, gushavec l
etj), ndajfolje (gushavët, gushavur).
Në të vërtetë, në këtë
dukuri vërejmë edhe dallime të tjera në raportin serbisht /shqip, si dhe
njëfarë përkimi të prezentit të ndikativit të serbishtes me të tashmen e dëftores
së shqipes, andaj krahaso edhe një here këto dallime e përkime që po i
paraqitim në pikën vijuese.
ç) Krahaso mbaresat eptimore
serbisht
shqip
‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
1) Mbiemri gušav - i gushavtë ,
2) Inf. gušaviti (gušiti) - me u gushavë
3) Prezenti i dëftores njëjës / shumës:
I. Ja gušavim, mi gušavimo - (unë) gushav, (ne) gushavim
II. Ti
gušaviš, vi gušavite - (ti) gushav,
(ju) gushavni
III On
gušavi , oni gušave - (ai) gushav,
(ata) gushavin.
Vihet re se tema e
formave të foljes në serbishte del me formantin –AV+I (gušAVI-), në të
gjitha vetat, njëjës e shumës, formë e ngjashme me infinitivin pa -TI fundore
të asaj gjuhe, veç shumësit veta e tretë, ndërsa në shqipe formanti –AV është
konstant, megjithatë përkimet sipas parimit teknologjik nuk janë të
përjashtueshme.
Sidoqoftë, dihet
mirëfilli, se këto dy gjuhë, shqipja e serbishtja, me shekuj ishin në kontakt,
në raporte ndërndikimi, siç janë edhe sot, andaj nuk përjashtohet e vërteta se
ka pasur edhe ndërndikime gjuhësore, kjo ka ndodhur edhe në gjuhë të tjera, por
siç po shihet rreth temës në shqyrtim, secila gjuhë (serbishtja e shqipja) ka
shfrytëzuar natyrën e eptimit të vet. Edhe ky fakt vërteton se gjuha shqipe që
para shekullit IX, si duket e kishte të formëzuar sistemin e vet foljor, ku
bënte pjesë edhe paskajorja me + pjesore
e shkurtër, apo jo?
Natyrisht, rreth raportit ndërndikues serbisht-shqip lidhur me formantin –AV e të tjera mbesin çështje të paprekura, por ne po mjaftohermi me kaq, për të vazhduar trajtimin e kësaj teme për çështje brendapërbrenda shqipes.
3. Del, apo jo, i
identifikuar formantI –AV në shembuj përkatës
në kuadër të fjalorëve tanë normativË?
Edhe pse është e
vërtetë se prej se mbahet mend, ne, kemi të trashëguara fjalë me formantin –AV
jo vetëm si infiks te emrat e mbiemrat e foljet, por edhe në funksion të
prapashtesës së mirëfilltë foljeformuese, mirëpo që nga Gazulli e këndej foljet e tilla i ndeshim edhe paksa të studiuara
ose edhe të regjistruara, megjithatë në Gramatikën e Akademisë dhe në burime të tjera relevante teorike
normëzuese të gjuhës shqipe, me sa pamë nga konsultimi, nuk dilte asnjë
shembull i favorizuar as në kategorinë e emrave as në atë të mbiemrave me formantin
-AV, por në fjalorët tanë normative; që
konsultuam, duke filluar nga FGJSH 1954, FGJSSH 1980, FGJSH 2006 deri te
Fjalori drejtshkrimot 2011, ndeshim mbiemra e emra, madje aq më tepër ndeshim
edhe folje, edhe pse në numër jo aq të konsiderueshëm, ku duket se del i implikuar ky formant konglutinues prapashtesor si
infiks, shembuj këta, që jo të gjithë
ceken edhe nga Xhuvani –Çabej, por del
edhe ndonjë rast i ri, të cilët po
përsëriten nga burimi në burim.
Sa për ilusrtrim ne do të mjaftohemi me paraqitjen e disa shembujve nga të dyja sistemet (emëror e foljor), që i volëm nga burimet përkatëse normëzuese:
a) Disa shembuj nga sistemi emëror (emra, mbiemra e ndajfolje):
1) më–ec: burravec e
mburravec, grindavec, jargavec, ligavec, qyrravec, rroskavec, zhargavec. - 8
shembuj<
2) më –el: baltavel, bardhavel, jargavel,
shurdhavel, karavel(e), shushavel, xarnavel,
zgarravel; garravel - 9 raste;
3) më -ë : shushavë, përkavë, gujavë,
mëzhdravë - 4 shembuj
4) më –i:
kacavi, çarravi, palavi, garravi
- 4 shembuj;
5) më –inë: shkarravinë, gllavinë, zhargavinë - 3
shembuj;
6) më -iq: shurraviq,
shalavriq, kaçaviç; kakaviq, shkalqaviq, ndyraviq - 6
shembuj;
7) nguraf?t (v/f) (ndajfolje) - 1 rast.
b) Disa shembuj nga sistemi foljor që asociacionojnë:
1)) më –it: buhavit,
çuknavit, davarit, gackavit, gojavit, hallavit, jargavit, seravit, stavit, valavit, llagavit, ravit, shkumbavit,
shkarravit, zhargavit, koklavit, zbavit,
shkoklavit, zhdavarit, zharavit,
zhubravit - 21 shembuj
2) më –AT e ndonjë tjeter: karav/at, kavatoj, palavoj, shkalav/iq, ballavesh, çaravesh, shkalav/esh, shkarrav/esh, kalav/ar/em, kacav/ar/em, kacav/irr/em, (!). - 11 shembuj
Me thënë të drejtën,
për foljet e thamë se infiksi –AV- asociacionon, ngase siç e kemi vënë
re në serbishte në disa folje nuk pranohet –AV si infiks, por trajta –VA (tipi dati – davati
da-VA-ti, por edhe në shqipe të diskutueshme dalin disa shembuj të
pikës b) , sidomos rastet e
nënpikës 2), si palAVOJ (me palavue)
e ballAVESH (me ballaveshë) me fundoret -avatoj, -avoj, a-vesh, -avar, por
edhe disa nga grupi i foljeve -AVIT fundore përveç rasteve: gojAVIT (me
gojavitë), jargAVIT (me jargavitë) dhe shkumbAVIT (me
shkumbavitë), dalin të diskutueshme, ngase
ndërtimisht mund të zbërthehen ndryshe, sepse nuk kanë temë të qartë
fjalëformuese motivuese.
Sidoqoftë, edhe me aq
shembuj që janë të padiskutueshëm që njëherazi janë edhe obligues për përdorim
pasi i ndeshim në burimet e standardizuara, dëshmohet se jo vetëm në sistemin
emëror, siç trajtohen nga Xhuvani-Çabej, po edhe në sistemin foljor, formanti
–AV del i identifikueshëm, edhe pse vetëm si konglutinat foljeformues.
Lexuesi i vëmensshëm
ka mundur me vërejtë se nga prapashtesat
që ceken në punimin e Xhuvani –Çabejt, sipas shembujve në sistemin emëror,
gjashtë të tilla dalin të pranishme në fjalorët tanë normative:.-AVEC, -AVEL,
-AVË, -AVIQ, -AVI dhe –AVINË sepse me to janë shënuar disa shembuj (sipas tipit
përkatës; burravec, baltavel, shushavë, shurraviq, kacavi, shkarravinë),
por nuk dalin fare shembuj të tri
prapashtesave të tjera: -AVËT, -AVIK dhe –AVICË.
Me thënë të
drejtën nuk brengosemi fare për shembujt
me –AVIK dhe -AVICË, sepse nuk i rrinë
fort natyrës së gjuhës shqipe, por për shembujt me –AVËT po, duhet të brengosemi fort, ngase kemi
të bëjmë me mbiemrat e nyjshëm të gjuhës shqipe me prapashtesën –TË, të
tipit prejpjesor i ngurravtë nga nguravë
me u nguravë, i hekuravtë nga hekuravë,
me u hekuravë etj, të cilët assesi nuk mund të krahasohen kuptimisht me
mbiemrat e tipit i (n)gurtë, i hekurt që formohen mbi tema emërore (gur, hekur).
Së këtejmi, pse nuk
janë shënuar shembuj me prapashtesën
–AVËT e në përgjithësi me formantin
–AV dhe sa ka ndikuar ose është
keqkuptuar mendimi i Xhuvani- Çabejt me konstatimin se “mund të thuhet se
prapashtesat tona –AVË dhe -AVËT janë me
prejardhje sllave te hartuesit e fjalorëve normative, është çështje që
kërkon përgjigje dhe meriton trajtim të veçantë, sepse e quajmë të
pamjaftueshme vërejtjen që bëmë ne më sipër lidhur me këtë.
Sidoqoftë, ne
reduktimin e shembujve me formantin –AV,
në fjalorët tanë normativë nuk mund ta quajmë punë të mbarë, andaj edhe po e
konsiderojmë silajthitje a si çështje të hapur, gjithsesi të diskutueshme.
Nga materiali i vjelë si më sipër nga fjalorët
tanë normative, për ne zgjuan interes
këto dy çështje, t’i quajmë pozitive.
E para, trajta ndyraviq (e bartur
nga punimi i Xhuvani –Çabej), zgjon interes, ngase për të parën here
hasim një mbiemër me –AV që del i
formuar mbi pjesoren e rotacizuar
Pra, nga pjesorja ndyrë
del mbiemri i ndyrë, përkatësisht nga pjesorja ndyravë(!), munden me dalë
mbiemrat si i ndyravtë, ndyravec, ndyravel, pra edhe ndyraviq,
siç është dhe shpjegohet i përftuar nga
ndyrav+iq.
E dyta, zgjon interes gjithashtu edhe trajta ngurafët, si ndafolje, ngase është
trajtë e mbiemrit i nguravtë,
përkatësisht e pjesores ngurav/ë+të (me
nguravë), ku V-ja e formantit
–AV del e zbutur në F.
Pra, nga shembulli i
parë doli i identifikuar mbiemri me
–AVËT, i përjashtuar në burimet e tjera mbi temë të pjesores së ish gegërishtes
letrare, por mbi temë të pjesores së letrarishtes së sotme mbi bazë toskërishte
dalka i legalizuar ky rast i rotacizuar (!), apo jo!?
Ndërkaq, nga shembulli
i dytë nguravë/t identifikohet, dritë me diell, pjesorja e foljes me prapashtesën –AVË me nguravë, formë kjo ekzistuese, por
që nuk del e shënuar në asnjë rast tjetër në ato burime.
Së këndejmi, siç është paralajmëruar në titullin e kësaj trajtese, dhe paksa siç vepruam nga pjesa e parë e punimit dhe në raport me disa barasvlerës foljorë të serbishtes dhe madje kalimthi e cekëm edhe në sqarimin tone më sipër për rastet ndyrav/iq dhe nguravë/t, ne në pjesën vijuese do të sjellim edhe argumente në bazë të fakteve shkrimore se formanti –AVë në realitetin tone gjuhësor, pa mëdyshje, del si prapashtesë e mirëfilltë foljeformuese, madje e shënuar edhe në burime përkatëse leksikografike.
4. Po në cilat burime leksikografike
vërtetohet formanti
-AV(Ë) si prapashtesë E mirëfilltë foljeformuese?
Për të vërtetuar se formanti –AV-, siç u pa më sipër, nuk del vetëm si rast i konglutinuar në formimin e emrave, të mbiemrave, si dhe të foljeve me –av/IT, -av-AT etj, por, del, jo rastësisht, edhe si prapashtesë e mirëfilltë foljeformuese, ne konsultuam tri burime leksikografike, ku me shembuj konkretë (dëshmi shkrimore), argumentohet ekzistimi i një dukurie të tillë në ligjërimet tona me cilësi e prirje mjaft të lartë të pakufizuar vepruese e prodhimtare.
a) Konstatime nga Fjalorthi i Abdullah Zymberit (1979)
Prof. Abdullah Zymberi
në veprën Fjalorth i fjalëve të rralla, Rilindja, Prishtinë 1979, edhe
më qartë se D. N.. Gazulli, madje
gjithsesi edhe se Xhuvani-Çabej e vë në spikamë përdorimin e formantit –AV në
formimin e fjalëve të shqipes, qoftë si emra ose mbiemra, qoftë edhe si folje.
Në këtë Fjalorth, të vlerësuar lart edhe nga prof. A. Kostallari, jo vetëm
vërtetohen shembuj me -AV të cekur edhe në burime të tjera si:
bardhavel, pandravel,
copavel, pacavel, shkarravel, pastaj i cuklavt, i kaçarrelavt etj,
por dalin edhe shembuj të rij me prapashtesën –Ç:
marravç, pinlavç,
pandlafç, shkalakavç, trenafç (f/v),
madje asociocionojnë edhe ndajfoljet: çaravesht
dallavesht dhe mbiemrat si:
i çaraveshun, i kaçarravun,
por për trajtesën tonë aq më tepër zgjoi interes
fakti, se aty dalin të regjistruara nja dy folje karakteristike me prapashtesën
e mirëfilltë –AVË:
me u kaçarravë, me u lulsavë.
Këtë fakt po e theksojmë në mënyrë të
veçantë, ngase është hera e pare, me sa dimë, që studiuesi i caktuar t’i identifikojë nga gjuha popullore foljet e
tilla me prapashtesën –AVË dhe t’i shënojë në zëra të veçantë në fjalor,
me të cilin pretendohet që fjalët e tilla të rralla të shtrihen edhe edhe në
gjuhën letrare (standarde). Një veprim të tillë e quajmë të rëndësishëm sepse,
si me thënë, në këtë mënyrë i është hequr velloja nga fytyra një dukurie të
fshehur nën duvakun e arkaikëzuar të
ligjërimit popullor, realisht dukuri ekzistuese, por e pa vënë (!) ose e privuar arbitrarisht, duke mos i dhënë
prestigjin e duhur në kuaxdër të shqipen letrare kombëtare, apo jo?
Si duket edhe ky qëndrim guximtar për atë kohë i autorit mbase do të ketë ndikuar që të legalizohet, si me thënë, tëvënët re ose të regjistruarët e foljeve të tilla atëherë, të cilat ishin lënë pas dore ose hezitohej rreth mbledhjes e vlerësimit të tyre nga disa vjelës të visarit popullor. Konkretisht, nuk dime sa ka ndikuar pozitivisht ky veprim i prof. A. Zymberit te disa punonjës të Institutit Albanologjik të Prishtinës, të cilët në fjalorin përkatës të tyre, siç do ta shohim fill, kanë prezentuar një material të tillë, që ka të bëjë me temën tone, në numër më të konsiderueshëm.
b) Konstatime nga “Fjalor fjalësh e shprehjes
popullore”
të IAP 1982
Nga Instituti Albanologjik
i Prishtinës në vitin 1982, u botua vepra me titull Fjalor fjalësh e termash
popullore, kryesisht i vjelë nga trevat shqipfolëse në ish-Jugosllavi.
Gëzon fakti se lidhur me temën tone aty del i regjistruar një material
relativsht më i bollshëm në krahasim me burimet e mëparshme. Botuesi nuk e fsheh synimin, ngase sipas
titullarit, këto fjalë të burimit atokton, pra edhe fjalët e me –AV, do të jenë “sadopak një ndihmesë e
mire, jo vetëm në fushën e kërkimeve dialektologjike, por edhe në atë të pasurimit
e të freskimit të gjuhës sonë në përgjithësi”.
Sidoqoftë, siç do të
shohim tani, disa shembuj me formantin –AV, që i ndeshim aty, edhe pse jo të
gjithë, nuk i sjellin vetëm “pasurim e freskim gjuhës sonë në përgjithësi”, por, kanë ose duhet ta lozin po atë efekt
edhe për shqipen standarde në vaçanti, madje për temën tone bashkë me freski
e kënaqësi ajo lëndë solli edhe mbështetje edhe ndihmesë trasimi
për të arritur drejt cakut, sepse:
Së pari, aty, mbi bazë të temës prodhuese më –AV, ndeshim këta emra e mbiemra (prejpjesorë), të formuar konglutivisht me prapashtesat përkatëse si:
–EL:
bardhavel e bardhavele, bishtavel e bishtavele, garravel, panravel;
zgatavell , zhavell;
-TË: (i,e) buhavtë, i(e) gemavtë,i(e) gutavtë,
i(e) gobavtë, i(e) hullavtë, i(e) krrubavtë,
i(e) ujcavtë, i(e) leshavtë, i(e) nguravtë, i(e) panlavtë, i(e) spihavtë, i(e) roshavtë,
i(e) zgjyravtë, i (e)
zllagavtë, i(e) rrebaftë (v/f)
- 15 shembuj;
–C:
shushkavc, kalavanc, kakavac, pungavc;
-Ç:
grrivaç, garravaç, çakavç, moravç;
-INË:
shijavinë;
-IMË:
gjaravimë;
-AMË: daravamë, valavamë;
-I :
gjidavi, zhavi;
-ICË: dunjavicë,
gravanicë, vajavicë, piskavicë;
-Ë:
agllavë, ngucavë, valavitë;
-INKË, -K(Ë): stavinkë, gavkë, garrabaçkë, calavak, pavrak e ndonjë tjetër.
Së dyti: ndeshim këto folje, të cilat i ndamë në dy grupe: së pari, mbi bazë, konglutinuese dhe së dyti, me prapashtesë të parme të mirëfilltë: AV(Ë):
1.
me fundore-prapashtesat përkatë si konglutinate:
-IT: buav-it/, baravit, rraxhav-it, shkarrav-it,
palav/it, zavit/em;
-AT: llackavat, xhakavat, gravalat/em;
-ESH dallavesh, çaravesh, çallavesh;
-IS
kalaveshtis; zllavis, palavis;
-O/j: kavatoj,
2. me
prapashtesën e mirëfilltë –AV(ë):
:brymav/et (me
brymavë), buhav/em, (me u buhavë), bumav/et
(me u bumavë),
tumhav/et (me tumkavë), mushav/em
(me u mbushavë), lulësav/em (me u lulësavë) – 6 shembuj..
Disa nga foljet e pikes 1. mund të shpjegohen alternativisht edhe mbi bazë tjetër, jo si folje me temë në –AV(ë), por ne i përfshimë më tepër si asociacion për hir të fushës semantike që mbulojnë, ashtu si edhe foljet e mirëfillta me –AVË nga pika 2.
Sidoqoft, ne, për karakteristikat e veçanta që kanë dhe interesin që zgjojnë për temën toneë bollduam (nënvizuam) mbiemrat e paranyjëzuar, të tipit i leshavtë ( i(e) – të), 15 shembuj dhe foljet me –AV(ë), tipi me u lulësavë 6 shembuj, sepse nga mbiemrat e tipit të tillë, dëshmohet pjesorja e foljes me –AV/ë ndërsa nga grupi foljeve nënvizuam foljet e pikes 2, ku formanti –AVË, del në funksion të qartë foljeformues.
Natyrisht nevojiten edhe sqarime e plotësime të tjera, por ne, paralajmërojmë se konceptet lidhur me nënfushën semantike që mbulojnë foljet me –AVË, me siguri, do t’i kemi edhe më të qarta, pasi ta konsultojmë materialin përkatës nga fjalori i M. Elezit dhe nga ai i sjellë prej nesh nga realiteti ynë gjuhësor, si dëshmi individuale jona mbështetur në visarin konkret të përditshëm nga ligjërimet tona.
c) Kontatime nga Fjalori i M. Elezit (2006)
Në veprën e Mehmet
Elezit, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë 2006, edhe pse materiali i tillë
as për së afërmi nuk është shterrues, formimet me formantin –AV, aty,
megjithatë shikuar nga të gjitha
segmentet, pasqyrohen në mënyrë më reale se në çdo burim tjetër, edhe sa i përket
shtrirjes së fjalëve me –AV si në sistemin emror, ashtu edhe në atë
foljor, por ne, për mos me zgjatë punë do të përqëndrohemi vetëm në të
shënuarit foljeve me prapashtesën e mirëfilltë –AV(Ë).
Së këtejmi, për të
fituar idenë se si autori ka vepruar rreth regjistrimit të përftimeve të tilla,
të trajtave përkatëse me formantin –AV(Ë), fillimisht po japim një shembull
konkret tipik,. pikërisht shembullin e
pare të këtij tipi balushë-a që e ndeshëm në Fjalorin e tij bashkë me
rjedhojat ose me tërë çerdhën
fjalëformuese, si me thënë, paradigmore që dalin mbi bazë të këtij emri t;
foljezuar.
Ç’është e vërteta,
kuptimi i fjalës balushë-a në FGJSH 2006 i referohet fjalës balë-a, për
kuptimin e së cilës është dhënë ky përkufizim:
pullë e bardhë në kokë
të a në trup të kafshëve, balishë, baliskë, kafshë me pulla të tilla. (Aty f. 67.)
Po autori për fjalën balushë, përveç
përkufizimit të mësipërm, jep edhe 8 kuptime të tjera polisemantike, por për
ne, për temën tone, zgjojnë interes, siç u tha, vetëm fjalë-trajtat e përftuara
mbi bazë foljore (prejpjesore) që jepen aty me formantin –AV.
Në të vërtetë, aty mbi bazë të fjalës balushë me formant –AV(Ë) kategoritë përkatëse kanë këtë zhvillim.
1) Folje: 1. kal. a) balushav (trajtë
përfaqësuese, e tashme, veta e pare njëjës e dëftores)
b) balushava,
(e kryer e thjeshtë, veta e pare njëjës e dëftores)
c) me balushavë
(paskajore e mirëfilltë)
ç) shembull fig.: e
balushavi keq.
2. vetv. a). u balushava, me u balushavë
pës. b) balushav/em
2) emra a) balushavje (prejpjesor, emër
veprimi, gjinia femërore),
b) të balushavët(!), të balushavtit ose të
balushavurit(?) (prepjesor, gjinia
asnjanëse),
c) e baloshavta (emër abstrakt, gjinia femërore);
ç) i balushavti, (e balushavta) të balushavtit (të
balushavtat) (emërzim
mbiemri);
d) balushavë-a (prepjesor pandajshtesor).
3) mbiemra a) i
(e) balushavtë
b) i (e)
balushavur
4) ndajfolje: balushavë/t(?), balushavur(!)
Meqë në shembuj të
tjerë të foljeve me prapashtesën –AV(Ë) ndeshim të përfshirë edhe emërzimet e
mbiemrave të nyjëzuar me prapashtesën –T/i (tipi i balushavti, e balushavta),
emri abstrakt, tipi e balushavta, përftimet në trajtën e asnjanësit të
paranyjëzuar me TË (tipi të balushavët), trajtën e prejpjesorit
pandajshtesor, tipi balushavë-a
si dhe atë të ndafoljes mbi këtë bazë (tipi balushavët), ne shënuam edhe
këto pesë forma, pasi modeli lejon dhe mbase vetëm rastësisht mungonin pa u
shënuar nga autori.
Sidoqoftë, ne, pa
cekur shembujt me foljet më –avit, tipi gjall/av-it, me -avis,
tipi arrgj/avis-em, dhe me –atë, tipi mbar/av-atë,
si dhe emrat e mbiemrat e mundshëm, si: balushavel, balushavec, balushaviq, balushavç e të tjerë,
tipa këta me prapashtesat -el,-av/ec, av/iq, -ç etj. që më sa pamë nuk
mungojnë në këtë burim ashtu si edhe ndajfoljet me formantin –AV, që i hasëm në
veprën në fjalë, jo pse nuk paraqesin interes, por për hirë të përmasës së një
trajtese si kjo, më poshtë po i shënojmë, siç e cekëm më
sipër, vetëm foljet me prapashtesën e mirëfilltë –AV(Ë), që i ndeshëm në
këtë burim.
Në të vërtetë, edhe
pse aty ka raste të regjistruara vetëm në trajtën vetvetore ose vetëm pësore, ne po i shënojmë më poshtë në trajtën
e pjesores së paskajores së mirëfilltë, d.m.th. mund të lexohen
shembujt në trajtën përfaqësuese, tipi balushav ose si paskajore, tipi me
balushavë:.
balushav/ë, bërrylavë, bjeshkavë, breshkavë, brymavë, cangalavë, cikatavë, ckurravë, coftavë, cokatavë, cuklavë, curravë, çafaretavë, çaraveshavë, çekeravë, roçkavë, duglavë, andavë, gemavë, gërbavë, gungavë, gushavë, haparavë, hurpavë, kabloshavë, kaçarotavë, kalaboshavë, kalaveshavë, kataroshavë, kërthijavë, killavë, klluçavë, kokrrizavë, korubavë, krrutavë, kukavë, leshavë, lëkuravë, ligavë, lishavë, lulsavë, lyrthavë, lluçkavë, mbushavë metiavë, myjavë, ndelavë, ngridhavë, pandlavë, përvjeçavë, përlloçavë, përqyrravë, pështymavë, piklavë, prishavë, pshurravë, puçrravë, pusavë, qelavë, qullavë, rogavë, rudavë, rrejkavë, rrjepavë, rrudhavë, rrugavë, rrypavë, spirravë, sturavë, sutavë, sykavë, shejavë, shulavë, shpiravë, shytavë, tenjavë, terpiavë, trenavë, tulavë, tumhavë, ushlavë, xekrravë, zgueravë zgoravë , zhangavë, zhelavë, zhugavë, zhutavë.
Kështu në këtë burim
ndeshim të regjistruar gjithsej 88 shembuj, folje këto me prapashtesën e mirëfilltë
–AVË, por nëse i shtojmë këtij numri me
dhjeta shembuj mbiemrash të
paranyjëzuar, tipi: i ndyllavtë, pastaj edhe të atyre jo të paranyjëzuar
më –EL, tipin gucavel , dhe prapashtesa të tjera, ku si temë prodhuese e të cilëve nënkuptohet
se shërben pa ndërdyzje pjesorja e
foljes përkatëse me –AV(Ë), ose po t’i shtojmë këtij numri së paku
një ose dy trajta nga tetë sosh,
emra mbiemra ndajfolje si rrjedhoja prejpjesorësh, sipas modelit a zhvillimit
fjalëformues që pamë te shembulli balushavë, atëherë numri i fjalëve
me prapashtesën –AVË, rritet me dhjeta
herë, madje edhe më shumë që mund të kalojë disa herë 100-shin.
Në të vërtetë, për të dëshmuar faktin, siç e thamë më sipër se numri i fjalëve, madje edhe i foljeve me formantin –AV në këtë fjalor, as për së afërmi nuk del shterrues, ne i volëm e po i sjellim poashtu disa shembuj nga realiteti ynë gjuhësor, që pa dyshim është një pjesë e vogël nga thesari madhor ligjërimor i trevave tona që dëshmon se vërtet numri fjalëve të tilla potencialisht, varësisht nga konteksti, del me mundësi të pakufizuar shumimi.
ç) Disa shembuj foljesh nga realiteti ynë gjuhësor si dëshmi personale
Ja, pra, edhe disa
shembuj aksiomativisht dëshmues që
padyshim ndeshen në
përdorim e sipër në realitetin tonë gjuhësor:
baglav/ë, besheretavë, belbavë, beteravë, biravë, bubrravë, budallavë, trullakavë, çallavesshavë, çakllazavë, çatallavë, dredhavë, dreqavë, dushkavë, fëlliqavë, futavë, gabelavë, galavë, gropavë, hekuravë, hingirizavë, ibretavë, hirravë, hullavë, kaladredhavë, lopavë, kokrravë, kopilavë, kryqavë, krupavë, krrylavë, kurthavë, përçudavë, përdreqavë, pështjellavë, plancavë, pluhnavë, pykavë, qenavë, rreshkavë, rriqnavë, shalakavë, shkretavë, shkrolavë, terravë, truçavë, thadravë, vyshkavë, zgurdullavë, zhyllavë, etj.
Nga krejt këto që u
parashtruam, dëshmohet katërçipërisht, se përkundër faktit se në gramatikat
tona nuk pohohen folje me formantin –AV(Ë), si prapashtesë e mirëfilltë
foljeformuese, ne realitetin tone gjuhësor një dukuri e tillë nuk mund të
mohohet dot, ajo ekziston që nga thellësitë e kohës, por ne e argumemtuam të
trashëguar edhe shkrimisht që nga fjalorthi i D. Nikollë Gazullit (1941),
pastaj nga dy shembujt karakteristikë që dalin në Fjalorthin e A, Zymberit (1979):
me u kaçarravë, me u lulësavë,, si dhe
nga gjashtë shembujt që i ndeshëm
në Fjaloriin e IAP-së,si:
(me) buhavë, (me)
brumavë, (me) tumhavë,
(me) bumavë, (me)
mushavë, (me) lulësavë
që me temat
e nënkuptueshme foljore të 15 mbiemrave prejfoljorë të nyjshëm me prapashtesën
–TË, tipi, i(e) gemavtë, atëherë,
padyshim numri rasteve mbi bazë të foljes me --AVË fundore, kap shifren mbi 20
raste.
Ndërkaq edhe më qartë dhe më bindshëm formimet e
tilla u dëshmuan nga Fjalori i gjuhës shqipe i Mehmet Elezit (Tiranë
2006), jo me pak shembuj, të cilët bashkë me rastet që u sollën prej nesh nga
realiteti ynë gjuhësor si dëshmi
aksiomativisht të padiskutueshme japin
për të kuptuar se numri tyre, varësisht nga konteksi, nuk mund të
kufizohet në qinda raste, por vërtet, numri mund të jetë i pakufizuar.
Së këtejmi, mund të thuhet se pasi çështja e kësaj dukurie del për të parën herë para opinionit shqipfolës dhe në veçanti para studiuesve e standardologëve tanë si një pyll a një sinxhungël e pashkelur, por sigurisht si një pasuri e patundshme gjuhësore me vlerë të papakrahasueshme i takon gjuhës së natyrshme shqipe, të cilët, jo vetëm duhet të ballafaqohen me një dukuri të tillë brendagjuhësore të shqipes, ta vlerësojnë dhe ta zgjidhin si duhet, mbase me implementim të pjesshëm ose të plotë në letrarishten e sotme, apo jo?!
5. Pse ka mbetur e patrajtuar nga standardologët tanë
deri tashti një dukuri e tillë foljeformuese?
Natyrisht, jo
vetëm nga ndonjë studiues i huaj, por
edhe nga njerëzit tanë, me habi, mund të
shtrohen pyetje: Pse ka mbetur e partrajtuar kjo temë nga
standardologët e gjuhës tsnë? Pse ka ndodhur një zvarritje e trajtimit të
kësaj dukurie nga shkenca jonë gjuhësore për një kohë kaq të gjatë, sidomos që
prej vitetev të ’60-a të shekullit të
kaluar e deri sot, kur shqipja letrare kombëtare del mjaft e stabilizuar!? Madje, aty nuk qenka fjala për një numër të
vogël, por për me mija fjalë aktive shqipe që ende dalkan të patrajtuara ose aq
më keq të pakonstatuara gramatikisht!? Në të vërtetë, Në Gramatikën e Akademisë dalin të
identifikuara mirë 9 prapshtesa foljore,
ndërsa e patrajtuar gramatikisht nuk është vetëm kjo prapashtesë foljeformuese
por janë edhe 18 të tjera. Së këtejmi del se gjuha shqipe ka në përdorim 28
prapashtesë të identifikuara foljeformuese. (Shih N.V. Foljet me –O në gjuhën shqipe,
Prishtinë 2002.)
Lidhur me këtë, rreth zvarritjes së trajtimit të kësaj lënde, mendojmë se është e drejtë dhe e nevojshme, apo jo, të kërkohet përgjigje dhe përgjigjjen duhet ta japin pikërisht studiuesit e standardologët kompetentë, megjithatë ne supozojmë se përveç mungesës së konceptit, janë edhe nja tre faktorë që e kanë ndikuar në zvarritjen studimit të kësaj teme:
E para, mbase si shkak i një zvarritje të tillë ose mosnjohje të fakteve ka ndikuar një qëndrimi nga politika gjuhësore e marrë në vitet para e pas mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit (1972) të miratuar vullnetshëm nga studiuesit, kur me rastin e formëzimit të shqipes letrare mbi bazë të toskërishtes, qe përjashtuar komplet struktura foljore e ish-shqipes letrare mbi bazë të gegërishtes, andaj sipas asaj logjike ligjërisht standardologët e studiuesit e kohës kishin për detyrë, jo të studionin prurjet nga gegërishtja, por vetëm ta propagandonin, por edhe ta arsyetonin (shkencërisht!) me tërë forcën e dijes, mjaftueshmërinë e sistemit foljor të toskërishtes, tani të konvertuar si sistem foljor i shqipes letrare kombëtare, i cili, sipas tyre ishte ose duhet të ishte i aftë plotësisht për të përfaqësuar denjësisht tërë sistemin foljor të gjuhës së natyrshme kombëtare shqipe pa lënë keq asgjë dhe së këtejmi u lanë nën hije ose u lanë jashtë standardit pa rrezatim e përkujdesje shkencore edhe disa vlera nga gegërishtja si paskajorja e disa të tjera e bashkë me to edhe kjo temë normalisht mbeti pa interes trajtimi deri tash, apo jo?!
E dyta, përveç atij qëndrimi, për mostrajtimin e kësaj teme do të ketë ndikuar edhe supozimi tjetër si ai i Xhuvani –Çabejt, mbase edhe i keqkuptuar e i stërfryrë subjektivisht nga të tjerët, se formanti i tillë -AV, në fjalët shqipe ishte i huaj, kishte prejardhje sllave, andaj rastet e tilla konsideroheshin, në mos pjellë e serbishtes, patjetër ishin përftime të shpifura nën ndikimin e asaj gjuhe, andaj si të tilla ishte punë përçmuese ose as që ia vlente të humbej kohë rreth vlerësimit të rasteve të tilla, apo jo?!
E treta, mbase edhe nuk dihej nga studiuesit kompetentë të asaj kohe për përmasat e shtrirjes së rasteve në fjalë në realitetin tonë gjuhësor, madje nuk dihej as për nënfushën e veçantë semantike që mbulohet me to, sepse para eksploruesve të visarit popullor ose para studiueve, edhe pse nuk janë fjalë të pista, edhe vetë dhënësit e marrësit e informacionit ashtu të edukuar me mësimet e kohës, kur seleksionoheshin gjërat sipas udhëzimeve nga lart, do të kenë hezituar me pyetë e me marrë nëpër gojë fjalë të tilla të fushës pejorative, keqësuese, përçmuese, të cilat shprehen vetëm në çaste prekëse emocionuese që ndërlidhen me përshkallëzimin më të lartë të fushës kuptimore mospërfillëse. apo jo?!
Sidoqoftë, ndërkaq pasi raporti i shembujve të shqipes me ata të serbishten u sqarua sadokudo, me ngjasimet dhe dallimet që nuk ishin të pakta, sigurisht u vërtetua se nuk kemi të bëjmë me kopjime ose kalkëzime të vrazhda nga serbishtja, dhe pasi e pamë se edhe në burimet e deritashme normëzuese, edhe pse lënda e tillë dilte e reduktuar, megjithatë shembuj me këtë formant nuk mungonin, dhe sidomos veç gjuhës popullore folje me formantin e mirëfilltë –AV(ë), tash së voni gjithnjë e më tepër po dalin edhe në gjuhën e shkrimit ose në vepra leksikografike, atëherë mbase edhe pa pritur përgjigje, pse ka ndodhur një zvarritje e tillë lidhur me studimin e kësaj dukurie nga standardologët kompetentë të gjuhës sonë, ne duke dashur të ndihmojmë që ky problem të gjejë zgjidhje të përkapshme, marrim guxim që në vijim (në pjesën e fundit të këtij punimi) të shprehim opinionin tonë.
6. Çfarë i
imponohet shqipes së sotme dhe standardit
të saj lidhur me krijimet me formantin –AV(Ë)
Nga sa u trajtua deri
këtu, gjithnjë duke pranuar të vërtetën se gjithçka nuk është thënë lidhur me
këtë temë, madje as për shkaqet e zvarritjes së shqyrtimit të saj e të tjera,
megjithatë ne po e shfrytëzojmë rastin
që ndonjë mendim a ide konkrete tonën ta
shprehim në vijim, me qëllim që sadokudo
t’u lehtësohet puna standardologëve tanë, të cilëve u takon që në kuadër të
sistemit përkatës të shqipes sonë standarde ta sqarojnë e
ta zgjidhin edhe
çështjen e foljeve me formantit
–AV sot, menjëherë, pa e lënë punën për nesër:
E para, për mendimin
tone, në këtë kontekst nga standardologët e sotëm, kërkohet të pranohet e vërteta, se përjashtimi ose
anashkalimi i sistemit foljor të gegërishtes me rastin e formëzimit të
standardit në periudhën para e pas Kongresit të Drejtshkrimit 1972, gjithsesi
ishte një veprim joshkencor dhe shumë me pasoja negative, ngase u zhvesh
standardi nga prurjet nga dialekti me shtrirje më të gjerë relievore, i cili
edhe e kishte njëfarë përvoje jo vetëm formale edhe si standard, kështu me një veprim të tillë mbeten jashtë standardi vlera të
pakompensueshme të shqipes natyrore, siç ishte rasti i paskajores me + pjesore
e vlera të tjera dhe si viktimë e një veprimi të tillë si duket mund të
radhitet edhe mostrajtimi i deritashëm i foljeve më –AVË, pasi që edhe kjo dukuri bën pjesë në
karakteristikat themelore të dialektit gegë, prandaj si pike e pare shqipja e
sotme zyrtare e standardi i saj patjetër duhet të pajisen me paskajoren e
mirëfilltë, ngase e ka vendin e zbrazët dhe nga mungesa e saj kanë mbetur
nënfusha të caktuara semantike pa u mbuluar kënaqshëm, madje edhe kjo analizë
jona, po të përjashtohej paskajorja, do të dilte si një punë e gjymtë, apo jo?.
Së dyti, edhe pse
çështja rreth foljeve me –AVË, ndoshta, mund të konsiderohet si një çështje
minore, në krahasim me problemin e paskajores etj, megjithatë edhe për këtë
lypset qasje e re e esëllt. Besoj se tashti është e kuptueshme për të gjithë
njerëzit e pjekur që e duan shqipen të sforcuar dhe shqiptarinë më të bashkuar,
se integrimi i paskajores dhe qasja e re
ndaj prurjeve nga dialekti i gegërishtes, pra tashti edhe vlerat e
foljeve me -AV në standard, aspak nuk e lëndojnë letrarishten e sotme mbi bazë
të toskërishtes, përkundrazi atë e shpëtojnë nga zvetnimi, nga drunjëzimi i
mëtejshëm, dhe se atë bazë e bëjnë më të fortë, e bëjnë edhe më shqipe, edhe më
kombëtare dhe aspak nuk e prekin keqas strukturën e saj si gjuhë zyrtare dhe
njëherazi gegërishten me vlerat e saj, e cila është krahu i djathtëi shqipes
natyrore, e shpëtojnë nga arkivimi i mëtejshëm arbitrar.
Së treti, ka ngjarë çfarë ka ngjarë më përpara, keq e
mire, mire e keq rreth formëzimit të shqipes zyrtare, s’kemi nevojë me hapë
gjyqe për të gjykuar apo me shqiptue
qoftë edhe përgjegjësi morale,
kundër askujt për të kaluarën. Me këqyrë hollë e hollë është fatmirësi që
tashmë e kemi një gjuhë të ravijëzuar standarde, e cila fatmirësisht ka mundësi
me u bë edhe më aftë, duke u pajisur me fjalë e forma që nuk i ka, të cilat
s’ka pse mos me i pranue nga e ama e
vet, shqipja e natyrshme, pa e prishur
fare kornizën vetjake. Në këtë kontekst, kurrsesi nuk duhet lejuar vazhdimi i
injorimeve ose i keqinterpretimeve ndaj vlerave të shqipes natyrore të mbetura
jashtë standardit. S’do mend, nga çdo dialekt, e folme, sociolekt a idiolekt
duhet përthithur vlerat dhe ato duhen
integruar për ato nënfusha të veçanta semantike, ku del e nevojshme pa krijuar
pasoja, siç është paskajorja, tashti
edhe foljet me –AV. Paranoja e krijuar me vite nga propaganda jo e
bardhë ose për mungesë konceptesh ne mendjen e ndonjë fanatiku, qoftë edhe me
emër standardologu se gjoja prurjet e reja të domosdoshme në normën e shqipes
standarde e shkatërruakan atë dhe së andejmi norma e re u dashkërka rinisur nga
gërmadhat, duhet shëruar. Mendjeve të tilla, u duhen doza jatrokimie, apo jo,
le të vlerësohet. Fundja, nga përdorimi i paskajores në këtë punim, me çfarë e
ku është damkavë standardi, përveç damkosjes së paranojës së ndonjë
fanatiku, apo jo?!
Gjithkujt duhet t’i
flejë në mendje e zemër se asnjë vlerë nga gjuha amë nuk e shkatërron
standardin, por përkundrazi, atë e përplotëson, e bën më të aftë në aspektin e
brendshëm dhe njëherazi e bën më të forte në luftën e konkurrencës ndaj sfidave
që paraqiten e do të paraqiten nga globalizmi i sotëm dhe i nesërm botëror.
Së katërti, kur është
fjala të foljet më –AVË, duhet pasur qëndrim serioz e qasje të qartë. Tashmë,
pas kësaj paraqitjeje prej nesh e kemi mjaft të qartë, apo jo, se prejardhja sllave e saj del me rezerve të ligjshme, ndonëse raporti
ndërndikues i këtyre dy gjuhëve nuk mohohet dot, por shikuar në aspektin sinkronik, siç është
cekur edhe më përpara, çështja e prejardhjes nuk paraqet kurrfarë pengese, kur
është çështja e vlerave reale të ngulitura në kohë e hapësirë, ngase të gjitha
gjuhët në konstakt edhe ato që sot konsiderohen si më të zhvilluarat në botë
kanë pasur ndërndikime me gjuhë të tjera, madje edhe huazime fjalësh e formash
me përqindje të lartë deri 7O-80% si anglishtja, turqishtja etj., andaj edhe raporti
serbisht-shqip lypset vlerësuar nga pikëpamja e vlerave, jo nga emocionet e
rastit.
Sido që të jetë, duke
e lënë këtë çështje të hapur, theksojmë se nga materiali që e kemi në
dispozicion në ndonjë rast shihet se ishte aktiv edhe ndikimi i shqipes, në
ndonjë të folme të serbishtes. Pikërisht nga fjalë e shprehje të tilla të
shqipes përmendet fakti se në disa të
folme sllavishtfolëse ka shtrirje pikërisht shprehja: ne ke?avi se,
e cila sigurisht është krijuar sipas
shembullit të shqipes mos u keqav, që në letrarishten e sotme të gjuhës
sonë shprehjes së tillë i përgjigjet sadopak barasvlerësi mos u keqos e
në serbisht ne ološavi se(!), shprehje këto që i lejon modeli, por që nuk i
ndeshim të shënuara në burimet përkatëse të asnjërës gjuhë. Fundi i fundit nga materiali i ekspozuar në
këtë punim kuptohet, se në aspektin sinkronik në shumicën e rasteve nuk kemi të
të bëjmë fare me shprehje të një kulture gjuhësore të huaj, pasi shihet qartë
se pothuajse të gjitha rastet (fjalët e
shprehjet) me –AV janë zhvillim i brendshëm i shqipes.
Së pesti, e thamë se
lidhur me temën tone ndërndikime ka pasur, por nga një dukuri e tillë lidhur me
fjalët më –AV në aspektin fjalëformues, shqipja ka epërsi.. Mjafton të
krahasojmë fjalën boshtprodhuese fjalëformuese për shembujt me –AV që
në serbishte është mbiemri i një tipi të veçantë, i cili siç e
kemi vërejtur sadokudo del me kuptimësi e formë ndërtimore heterogjene, në shqip del folja (pjesorja) po ashtu e një tipi të veçantë, por me kuptimësi e formë ndërtimore homogjene.
Dihet gjithashtu se folja është
koka kuptimore e fjalisë dhe pjesorja e saj, është vetë tipari
themelor i strukturës fjalëformuese, ndërsa mbiemri, siç dihet në
fjali (në të dyja gjuhët) nuk del si fjalë e mëvetësishme, apo jo?!. Pra, së
këtejmi, vetë folja në gjuhën shqipe ndërtimisht e kuptimisht motivon
dhe arsyeton dhe njëherazi mundëson, varësisht nga konteksti, si me thënë,
prodhimin serik pa kufizim, të fjalëve të tilla (prejpjesorëve) të cilat
atavikisht dalin të ravijëzuara që në kohë e hapësirë kahmot në kuadër të
sistemit të gjuhës së natyrshme shqipe, madje përkundër anashkalimit a
përjashtimit nga standardi, ato edhe sot, në realitetin tone gjuhësor, dalin
shumë vepruese e prodhimtare, sepse te
fjalët e tilla:
E para, dalin të qarta si prapashtesa –AV, si
formant foljeformues, ashtu si edhe tema prodhuese mbi bazë, emërore, mbiemërore ose foljore, si
p.sh.: qen-i (qen+av – qenav me qenavë), i keq (keq +av
keqav me keqavë), shkokloj me shkoklue (shkokl+av shkoklav me shkoklavë).
E dyta, i motivon nënfusha e qartë semantike me kuptimësi
pejorative të shkallës më të lartë,
konceptet e së cilës mbulohen me
fjalët e tilla.
E treta, i karakterizon modeli i qartë fjalëformues mbi bazë të pjesores, e cla me strukturën e vet paradigmore, automatikisht pa mundim improvizimi, mundëson formimin e fjalëve të reja për fushën e caktuar semantike, pa kufizim shumimi.
Andaj, duke i pasur
parasysh këto tri kritere, formantin e qartë foljeformues, temën e qartë
prodhuese (emër, mbiemër, folje), fushën e qartë semantike si dhe modelin fjalëformues
mbi bazë pjesoreje, që janë fakte të forta të pamohueshme motivuese,
formohet bindja se pikërisht këto të vërteta garantojnë gjallimin e formime të
tilla në të kaluarën , ashtu njëherazi
sigurojnë edhe të ardhmen e fjalëve të tilla, me fomantin -AV në gjuhën shqipe, atëherë
edhe teorikisht nga standardologët tanë duhet vlerësuar drejt kjo dukuri, duke
u dhënë fjalëve të tilla vendin e merituar në sistem, duke i përcaktuar edhe sirregullat
e nevojshme edhe në burimet tona teorike normative.
Së gjashti, sistemi
foljor i gegërishtes dhe përgjithësisht ku bëjnë pjesë edhe përftimet me –AV, siç i mendojmë ne, paraqitet, hë për
hë, si një minierë e pashfrytëzuar
gjuhësore, ku disa margaritarë gjuhe vetëm
po shihen me sy e po kapen me dorë, si paskajorja e ndonjë tjetër, por
ende lënda e tillë përgjithësisht nuk ka filluar së përpunuari në impiantet
gramatikore, andaj nuk kemi as gjysmëfabrikate, madje ende nuk ka kaluar së
studiuari as në në laboratorët e analizave të thella logjike e
sociolinguistike, sipas fushave semantike, për të kaluar pastaj si prodhim
final brenda strukturat përkatëse legale
ligjërimore. Prandaj duhet njohur e shfrytëzuar ky thesar, jo vetëm nga
krjuesit e artit letrar, por edhe nga gazetarët, e mos të flasim për humoristët
e komedishkruesit, por edhe për mësuesit
e për kënd jo, të cilët, sikurse edhe ne personalisht, deri më tash, i
kanë ndrydhur në vetvete vlerat përkatëse të formimeve me –AV, duke kujtuar se vërtet
fjalët e tilla, pasi nuk i
rekomandonte letrarishtje e sotme, duhej zhdukur ose duhej hedhur tej si një
plaçkë e pavlerë a si një pjellë të keqe, të shpifur nga ndikimi i serbishtes
etj.(!!!).
Së shtati, meqë foljet
me prapashtesën –AVË dhe përgjithsësisht fjalët me këtë formant, dalin të
privuara, jo vetëm nga prestigji, por faktikisht edhe nga e drejta përdorimit,
qoftë për mungesë koncepti, qoftë nga
faktorë të tjerë, tashti, kur kanë ndryshuar raportet
politiko-shoqërore, ngase edhe standardi nuk shihet njëanshëm më me sy
shkurtpamës, atëherë në interes të pasurimit ose kompletimit të gjuhës sonë
standarde edhe me prurje të domosdoshme nga gegërishtja, edhe
foljet, përkatësish fjalët me formantin –AV jo vetëm duhen ofruar
opinionit të gjerë, por edhe duhen ndihmuar e udhëzuar për shtrirjen e
përdorimin e tyre sipas kritereve të
qëndrueshme e jo në mënyrë stikike.
Sigurisht, pas kësaj
paraqitjeje prej nesh edhe ky problem duhet pare esëll dhe fjalët e tilla duhet
shfrytëzuar në përdorim normal si në
gjuhën popullore, ku duhet dhënë prestigji,
por aq më tepër duhet ndihmuar për ta gjetur rrugën më të përshtatshme:
Së pari, në gjuhën e
krijimtarisë poetike, siç ka bërë edhe poeti e intelektuali i mirënjohur Agim
Gjakova, i cili në një poezi shprehet kështu:
haparaven (kokrrizat në rërë)… (Shih: Koha
ditore dt. 19.08.’2002, f. 2.)
pse mos t’i shfrytëzojnë fjalët e tilla edhe të
tjerët, në kontekste të caktruara, apo jo?!.
Së dyti, madje pse mos ta përdorin këtë mënyrë
shprehjesore gazetarët e humoristët,
përkthyesit, politikanët e kush jo,. kur kanë nevojë me shprehë nuanca
të tilla kuptimore pejorative ose të ngjashme, andaj lidhur me këtë marr guximin me i improvizue nja tri raste, që nuk i
quajmë model, por sprovë nismëtare, si b.f.
1) Ja, si e tregon fotografia momentin se si u
mërrolav N.N. me rastin kur u
kritikau, por mjerisht nuk mujta me kapë
çastin me blic, kur u keqav edhe më shumë në surrat, kur mori vesh se për atë punën e flliqaftë
të tijj ishte hapur procedure e thikavtë penale…
2) I thashë, o i shkretë, as mos u shtihav,
as mos u belbav, por ec e thuaje të vërtetën qysh e di, pa u tutë e pa u ngutavë, por
ai, frikavçi i pusavtë në vend se
të vepronte si i thashë, e shkretavi krej: u budallav e u lopav
më zi se lopa që fle mbi bagla të veta, nuk qe i zoti me thënë as gjysmë
të vërtetën. Kështu nga friga, tucavçi
i dreqit, se mos do t’i hamerrrej ai
fare qenavçi që lehav e i turret
gjithkuj, sa here e prekin kah
podina, kah ai kulltuku i butavtë, që e ka zënë bythavçi i dreqnillavtë,
në zyrën e shtetit dhe kështu ky shtihavçi ynë e lloçavi edhe më
shumë veten, por më përlloçavi edhe
mua, shtihavçi i zanavtë…!
3) Me iu sklepavë sytë dërlavecit nuk është dëm i madh, pastrohen me ujë e
sapun, po me iu sklepavë sytë e mendjes kaçarotavçit mendjeqykav që
e mban veten dijetar, atëherë keqavet
e qykavet krejt puna,
sepse të shtrembnavtët e thuprave të mendjes së tj tashmë të thadravta nuk zbuten dot edhe me i shti në ujëvale, ato tashmë veç therravin e
me to, nuk mundet kush me thurë asgjë të mire.…
Sigurisht ai që i ka fjalët e tilla me AV në sistemin e vet ligjërimor, edhe pse në gjuhën e shkrimit ende nuk i janë mësuar sytë me i pa, ka mundësi me improvizue shembuj, madje shumë më të goditur e më natyrshëm se këta që i bëmë ne. Ndërkaq ata që mbase i kanë tretur nga sistemi ndërkohë, duke i dëgjuar dhe duke i pare me sy në të ardhmen, besoj se do të mësohen dhe do t’i përdorin, madje më me vend se ne, sa here që stilistikisht u duhen.
Sidoqoftë, të gjitha këto dhe të tjera, që u përmenden prej nesh pa gjurmuar më thellë është dashur t’i dijnë e duhet t’i dijnë edhe sot e nesër standardologët tanë, në mënyrë që mos të bëhen gafe të tilla siç ka ngjarë në vitet para e pas Kongresit të Drejshkrimit, kur nga gramatika dhe fjalorët normativë u përjashtua en bloc pothuajse tërë sistemi foljor i gegërishtes, madje si rrjedhojë edhe shembujt me infiksin –AV u reduktuan shumë në fjalorët normative, ndërsa foljet me -AV u përjashtuan krejtësisht.(!!!?)
P ë r f u n d i m
Në fund na mbetet të rrumbullakësojmë me pak fjalë këtë vëzhgim tonin të analizuar në gjashtë pjesë, andaj edhe përfundimin nga kjo trajtesë po e përmbledhim po ashtu në gjashtë pika:
1) Me sa dime formanti –AV si prapashtesë foljore edhe pse e trashëguar që nga thellësitë e kohës në gjuhës shqipe, teorikisht identidfikohet si e tillë nga D. Nikollë Gazulli (1941), i cili e mbron mëvetësinë anase të saj. Pas tij edhe studiuesit e mirënjohur Xhuvani –Çabej (1962), e dëshmojnë këtë formant në fjalët e sistemit emëror të shqipes, por vetëm si konglutinat në 8-9 variante, duke e konstatuar si prapashtesë vendëse po me prejardhje sllave, por pa u futur më thellë.
2) Meqë formanti –AV ndeshet edhe në gjuhën serbe raporti ndërndikues i shembujve në këto dy gjuhë u trajtua mjaft në hollësi në pjesën e dytë. Nga lënda e konsultuar nga fjalorët përkatës dygjuhësh, serbisht-shqip e anasjelltas, doli se, vërtet, ka fjalë e shprehje në të dyja gjuhët me formantin –AV, ndërndikim ky që nuk mohohet, por.sa u përket fushave semantike që mbulojnë dhe nga pikëpamja e ndërtimit dhe e përfaqësimit të fjalëve të tilla më shumë ka dallime se ngjasime, ngase në serbishte si fjalë bosht në funksion të tillë del një tip mbiemri, ndërsa në shqipe del folje me prapashtesën e mirëfilltë –AV(Ë), Së këtejmi, nga kjo analizë fitohet përshtypja se në gjendjen aktuale, shumica e përftimet në shqipe janë zhvillime të brendshme të saj, ngase në asnjë kategori eptimi ose në finesa nuk kemi kalkëzime të vrazhda, andaj edhe sa përket prejradhjes sllave të formantit –AV shprehet rezerë e ligjshme.
3) Sidoqoft, në periudhën e formëzimit të shqipes së sotme letrare, para e pas Kongresit të Drejtshkrimit (1972) fjalët më –AV nuk u favorizuan, madje jo vetëm foljet me prapashtesën–AV(ë) nuk përfshihen fare, por as mbiemrat e paranyjëzuar me prapashtesëm -TË. të tipit i ngurravtë, nuk përfshihen në fjalorët normative të shqipes letrare kombëtare të kësaj periudhe, megjithatë si infiks (konglutinat) formanti AV, del i indentifikuat jo vetëm në shembuj të sistemit emëror, por edhe në sitemin foljor, sidomos te foljet me –AVITË fundore etj..
4) Për të parën here foljet me parapashtesën –AVË, të cilat në ligjërimet tona popullore kanë trashëgimi të kahershme përdorimi në kohë e hapësirë, si dëshmi shkrimore ne i kapëm nga Fjalorthi e prof. A. Zymberit (1979), dy raste, pastaj i ndeshëm në Fjalorin e e IAP-së 6 raste, ndërkaq në Fjalorin e M. Elezit (2006) numri tyre arrin afro 90 shembuj dhe po aq e më shumë raste dalin nga gjuha e gjallë popullore, por edhe nga deshifrimi i prejpjesorëve përkatës si emra, mbiemra e ndajfolje, ku formanti –AV del si konglutinat. Kështu në realitetin tone gjuhësor numri fjalëve, mbi bazë pjesoreje ose si folje të mirëfillta me prapashtesën –AV, varësisht nga konteksti, del me mundësi të pakufizuar shumimi dhe nuk vihet në dyshim aktiviteti dhe prodhimtaria e tyre.
5) Në pyetjen pse ka
ndodhur një zvarritje e tillë e studimit të një dukurie të tillë deri në ditët
e sotme si përgjigje, përveç mungesës së koncepteve theksohen këto tri shkaqe
si komponente:
a) Përjashtimi i
sistemit foljor të gegërishtes, me rastin e formëzimit të shqipes letrare
zyrtare mbi bazë të toskërishtes para e pas Kongresit të Drejtshkrimit
(1972), sepse edhe foljet me –AVË janë
karakteristikë e gegërishtes.
b) Keqkuptimi i
konstatimit të Xhuvani- Çebejt mbi gjoja prejardhjen sllave të formantit –AV, e
si rrejedhojë edhe fjalët me –AVË mund të jenë konsideruar si pjellë e
serbishtes.
3. Mosnjohja e fushës semantike që mbulojnë fjalët me –AV,
përmasat e shtrirjes së tyre idhe mosnjohja e vlerave përkatëse të një dukurie
të tillë.
Sidoqoftë, arsyetimet e tilla nuk mund të jenë justifikim i zvarritjes së mëtejshme e studimit të foljeve me –AVË, prandaj edhe kjo pasuri e pashfrytëzuar duhet pare e vlerësuar në kuadër të shqipes standarde.
6) Së këtejmi, kur kemi parasysh shumësinë e fjalëve me këtë formant në përdorim e sipër dhe sidomos çerdhën fjalëformuese mbi bazë pjesoreje, imponohet e vërteta që implementimi i foljeve me -AV në standardin e gjuhës shqipe del i obligueshëm dhe një integrim të tillë e mbështesin dhe e lehtësojnë këto fakte:
E para, dalin
të qarta, si tema prodhuese mbi bazë, emërore, mbiemërore ose foljore, si p.sh.: qen-i
(qen+av – qenav me qenavë), i keq (keq +av keqav me keqavë), shkokloj me
shkoklue (shkokl+av shkoklav me
shkoklavë). ashtu edhe prapashtesa –AV, si parapashtesë e
mëvetësihme foljeformuese,
E dyta, del e qartë
edhe nënfusha semantike me kuptimësi pejorative të shkallës
më të lartë, konceptet e së cilës mbulohen në mënyrë më të plotë
vetëm me fjalët e tilla.
E treta, një dukuri të tillë e motivon modeli i qartë fjalëformues mbi bazë të pjesores, e cila me strukturën e vet paradigmore, automatiksisht pa mundim improvizimi, mundëson formimin e fjalëve të reja për fushën e caktuar semantike, pa kufizim shumimi.
Së këtejmi, meqë
foljet me prapashtesën –AVË, për shkaqe të ndryshme, kanë qenë të
privuara nga përdorimi letrar zyrtar, ne mendojmë se përdorimi i tyre
sot e në perspektive duhet ndihmuar e udhëzuar, duke sugjeruar e yshtur,
poetët. shkrimtarët, por edhe gazetarët, humoristët e komedishkruesit, mësuesit
e kënd jo, për mundësinë e shfrytëtimit
të kësaj pasurie gjuhësore..
Së fundi, duke qenëse
fjalët me formantin –AV, edhe pse kryesisht si konglutinate, dalin të përfshira
në fjalorin normëzues të shqipes, si
emra, mbiemrq, e sidomos folje me prapashtesën –IT , -AT, madje edhe –me O ,
–OS etj, në përdorim e sipër, që si të tilla nuk janë vetëm të rekomandueshme,
por janë
edhe obliguese me u përdorë në shqipen standarde, andaj një obligim i
tillë vetvetiu kuptohet si rregull se duhet shtrirë, pse jo, edhe te foljet me prapashtesën –AVË, të cilat deri tash
ishin të panjohura (!) për standardin.
Gjithsesi kjo pasuri gjuhësore kombëtare duhet futur nën përkujdesje të gjuhës standarde, ngase edhe me këtë element kompletohet e sforcohet në njëfarë mënyre standardi i shqipes në luftën e konkurrencësnë raport me gjuhët e huaja..