| E marte, 16.04.2013, 08:23 PM |
BISEDË
ME SADIK SELMANIN
(Bisedë
në formë interviste:
Unë
pyesja e Sadik Selmani i Grisë, pergjigjej)
Nga Gjon Ndue Markokaj
1. PER BURRIN
* - Burri i fortë?
- I shpërndan.
* - Burri i mirë?
- I mban afër.
* - Burr-shteti?
- Mëndje-ndritur.
*- Burrë guximtar?
- S'i dhimbet jeta.
*- Burrë besnik?
-S'të pret mbas veti.
* - Burri i urtë?
- S'ta prish qejfin.
* - Burrë bujarë?
S'i dhimbet gjë.
* - Burri i papërmbajtur?
- S'të rrin në pleqni.
* - Burrë i shetitur
- Ka horizont.
* - Burrë i ditur?
- Ka shkollë e njohuri.
* - Burrë i njohur?
- Shetitë e provohet.
* - Burrë i lodhur?
- Rrin e s'duket.
* - Burrë burracak?
- Se mban fjalën.
* - Burrë i drejtë?
- Flet saktë.
* - Burrë i pa shoq?
- Zëmërbardhë
* - Burrë i pabesë?
- Pret mikun vetit.
(- Ai, mos leftë!
E, nëse lindë
U shoftë pa gjurmë!)
…!
Sadik
Selmani (1904-1986)
2. PER GRUAN
* - Grua e ndershme?
- Ka karakter, t'lartë.
* - Grua trimëreshë?
- I del zot vetes.
* - Grua, e mire?
- Mban familjen.
* - Grua e sjellshme?
- Rrespekton burrin.
* - Grua e urtë?
- Din, ka zgjuarsi.
* - Grua e zgjuar?
- Din të monovrojnë.
* - Grua gjymereshë?
- Din me të rrespektue.
* - Grua, me nivel?
- Lexon, ka shkollë.
* - Grua e keqe?
- S' din me jetue.
*- Grue qyqe?
- T'prish gjumin e natës.
* - Grua shejtân?
- Largona Zot!
- Mos, t'ardhtë, në derë!
------------
3. Ç'ËSHTË GJËJA MË E KEQE?
*- Gjëja, më e keqe, skamja?
- Jo, pasurohesh prap.
* - Pleqëria?
- Jo, plaket ai që ka ymër.
* - Gruaja e keqe?
- Jo, e lën e merr tjetrën.
* - Vatani, i keq?
- Jo, e len e blenë tjetrin.
*- M'e keqja gjë, a është:
"Kur koritesh e, s' ke si nderësh"
Ose saktë, i pret mikun vetit…?
**- Këtu biem, n' dakort sëbashku:
S'ka ma keq!
Ai, s'ka si nderet!
---------
-Nga
libri “SHKËMBI ËSHTË DJEPI QË MË RRITI”,
Tiranë 2012-
(Per ZemraShqiptare, Prill, 2013)