| E hene, 15.04.2013, 07:57 PM |
Historia
në duar të shkenctarëve, jo të politikës
Nga Gjon KEKA
Kombi ynë
në këtë shekull gjendet në një konfuzion dhe udhëkryq dhe normalisht se kur një
komb gjendet në këtë pozicion kjo do të thotë se ai është në provë dhe siç na
tregon historia, vetëm kombet e lindur dhe me rrënjë të thella siç është kombi
shqiptar europian vihen në sprovë, por kombet e tilla gjithmonë dalin me sukses
të aprvuara dhe me një energji të re të ecjes drejt të ardhmes, dhe unë si një nga bijët e këtij kombi besoj
dhe shpresoj se kombi im nuk do të lejoj t'i rrëshqas bota shqiptare nga duart
e tij.Por duhet vënë re edhe një gjë se pikërisht në këto periudha konfuze dhe
sprovash dalin apo shfaqen si armiqët e brendshem e të jashtëm të kombit ashtu
edhe patriotët apo ata që gjithmonë të thirrur nga rrënjët e tyre dhe ndërgjegja
kombëtare dalin për të ndal nëpërkëmbjen, dhe për t'i dhënë dritën e daljes nga
kjo sporvë në mënyrë të sukseshme.
Megithkëtë
ajo që më bëri të shkruaj rreth kësaj çështje dhe problematike është se para ca
ditësh lexova në një të përditshme se ka pas një ndërhyrje edhe më herët në
lidhje më sajimin apo modifikimin e disa pjesëve të periudhës së pushtimit
barbar serb në Kosovë dhe një ndërhyrje e tillë është tradhëti kombëtare sepse
ne sot mësuam për këto ndërhyrje, ashtu siç po mësojm edhe tani për ndërhyrjet
në lidhje me periudhën e pushtimit barbar otoman.Êshtë tepër e dëmshme të
preket anatomia e historisë së kombit shqiptar sipas qejfeve dhe politikave
ditore, qoftë kjo edhe nëse vjen nga
komisioni europian, sepse asnjë vend dhe askush nuk guxon të mësoj të tjerët se
si të shkruhet historia aq më tepër t'i mësoj politika historianët apo
shkenctarët.Komisioni europian mund të kërkoj sipas pragmatizmit të tij dhe
shkallës së demokracisë, por ai nuk ka asnjë të drejtë të mësoj apo të imponoj
askujt dhe asnjë kombi se si ta shkruaj historinë.Sepse kudo dhe në çdo vend
demokratik europian në historinë e secilit mësohet për të vërtetat historike
dhe barbarizmin e püushtueseve të ndryshëm dhe asnjë vend dhe askush nuk i ka
përkthyer fjlaët nga pushtues në administrues dhe as edhe ndonjë shprehje
tjetër që shpreh realitetin dhe ngjarjet reale të barbarisë së pushtuesve.
Mendoj se
ndryshimet që janë bërë në kohët e më parshme për periudhën e pushtimit barbar
serb duhet të rikthehen siç kanë qenë më parë, sepse askush nuk mund të
ndryshoj fytyrën e barbarizmit dhe gjenocidit që ka shkaktuar politika barbare
e Milosheviqit dhe as ajo e Sulltaneve ne kohën e perandorisë barbare
otomane.Nuk mund të fshihet fytyra e barbarisë së asaj politike gjenocidale si
serbe ashtu edhe turke kur dihen botërisht nga të gjithë.
Ndërsa
duhet nënvizuar se hisoria eshte sherbetorja e te vertetes, tendencat per te
sajuar gjera te paqena jane antihistorike.Kombi shqiptar europian i ka rrenjet
e thella dhe po nga keto rrenje ai gjithmone ka marre fuqine per t'i penguar
shigjetat ideologjiko-politike demoniake si ato qe vijn nga brenda ashtu edhe
nga jashte.
Prandaj
me pakë fjalë historinë duhet lënë në duar shkenctarëve, historianëve dhe kurdo
që të shkruhet apo rishkruhet ajo duhet gjithmonë të mbështetet në fakte, dokumente
dhe kronika historike të cilat tregojn gjurmet e shpritit të kombit shqiptarë përgjatë
gjithë proceseve historike të tij.