| E hene, 15.04.2013, 07:43 PM |
Më fal
Çamëri....
Nga Veneta Çallpani
U bë kohë
që e ndiej lëngatën dhe dhimbjen tënde,toka ime e shenjtë. U bë kohë që shoh simptomat e sëmundjes tënde e cila më
bën të ndihem keq. Dhe ndonjëherë ndihem kaq e pafuqishme ,madje edhe kundrejt
fjalës e cila fatmirësisht apo fatkeqsisht është arma ime më e fortë. Ndihem e
pafuqishme edhe ndaj mendimeve të cilat aq sa më japin forcë,aq edhe më
bllokojnë,madje ndonjëherë më marrin frymën. Çfarë mund të bëj unë për të të
shpëtuar nga kjo gjëndje Çamëria ime?..Ah ,sa do të doja të ishe vetëm e imja,
e kështu nuk do të lejoja askënd të të lëndojë,nuk do të lejoja kurrë që
ambicjet dhe etja për pushtet të coptojë dhe të luajë me ty,njerëzit e tu, me
dhimbjen dhe historinë tënde.
Çfarë
mund të bëj unë?! Do të doja shumë që të isha politikane,të kisha pushtet vetëm
një minutë,sa për të pranuar atë rezolutë të krijuar nga ata që realisht të
duan,..Por nuk mundem,prandaj të kërkoj falje. Nuk mund të bëhem si ata. Unë
jam thjesht një vajzë e cila nga dashuria jote merr guximin të qajë, të
shajë,të vuajë,të flas,të bërtasë dhe ....Të shkruaj për ty. Më fal që mosha
ime nuk më jep të drejtën të jem në parlament,por atyre kush ua jep të drejtën
të luajnë me ty?! Vërtet mund të mos e pranojnë atë rezolutë,ama kjo gjë kurrë
nuk mund të mohojë ekzistencën dhe historinë tënde...Ndoshta një ditë,ata të
cilët sot,me indiferencën e tyre hedhin poshtë një të vërtet dhe një hap të
guximshëm drejt saj, ata që sot heshtin kundrejt një padrejtësie, një ditë do
të ankohen sërish, do të kërkojnë drejtësi,por atëherë mund të jetë shumë
vonë...Më fal Çamëri...Të lutem më fal që jam vetëm Një...Na ndihmo të bëhemi
Të Gjithë!....