| E diele, 14.04.2013, 11:55 AM |
VAJZA QË
DASHUROI NJË GREK
Skicë nga
Albert Zholi
Ajo
rrinte te shkallët e spitalit të fëmijëve, me djalin e vogël, gjashtëvjeçar në
prehër. Fëmija, me këmbën e djathtë në allçi, kish rënë në përhumbje.
-Mama, më
dhemb shumë këmba-u ankua ai, si i dalë nga një ëndërr.
-E di mor
bir, po do të kalojë. Pas disa ditësh do të bëhesh mirë, do ecësh e do të
lozësh.
Kisha
shkuar në atë spitalë-fëmijësh për të vizituar fëmijën e një miku. I afrohem
nënës me fëmijë dhe i them:
-Mos kini
nevojë për ndihmë?
Nënë e
bir ngritën kokat e më pane me vëmëndje.
-E,
ç’ndihmë do të na japësh ti ne?-foli gruaja me një lloj mosbesimi.
-Atë e
dini ju, por unë e ndjej si detyrë morale që të ndihmoj njerëz fatkeqë, aq më
tepër patriotët e mi.
-Ikë or
vëlla dhe faleminderit. Ndihma që duam ne nuk mund të na e jape asnjë-dhe lotët
i rrodhën si çezmë.
-Nuk mund
të iki pa ju ndihmuar-këmbëngula.
Fshiu
lotët e më pa me vëmëndje.
-Dukesh
njeri i mirë, por ç’të të them. Nuk kam njeri për të lajmëruar e as shtëpi ku
të shkoj.
-Të
lajmëroj burrin-thashë me nxitim.
-Cilin
burrë?
-Të lutem
mos u tall.
-Nuk
tallem o njeri i mirë, po vuaj zararet e rinisë. Erdha tetëmbëdhjetë vjeç në
Athinë. Sot jam njëzetë e gjashtë. Erdha me tezen se ajo ishte familjarisht
këtu. Prindërit më dërguan me mëdyshje, por ishim keq ekonomikisht. Nisa punë
në një pastiçeri. Pronari ishte një 30-vjeçar i pamartuar. Pas gjashtë muajsh
nisi të më ngacmojë. Nuk rezistova dot më. I pasur, me shtëpi, simpatik… të
gjitha këto i mendoja çdo çast. Pas pesë muajsh lidhjesh me të mbeta shtatzënë.
Kur ia thashë nuk donte ta besonte. Më tha që ta hiqja me ç’do kusht fëmijën.
Nuk pranova. Atëherë ai më pushoi nga puna. Tezja më tha: vendi yt është te
burri dhe ma mbylli derën. Nisa të punoj nëpër shtëpira.. kur Linda nuk më
erdhi askush përveç një shoqeje-shkolle, që ishte këtu me familjen. Edhe sot e
kësaj dite greku nuk i bëhet për baba fëmijës. Para njëzetë ditësh djali ra nga
biçikleta. Pagova qimet e kokës, por humba edhe punët. Shtëpinë s’kisha me se
ta paguaja dhe e zonja më zboi. Tani jam vetëm pa asgjë. Prindërit më kanë bërë
hasha. Të kisha mundësi që të më dëgjonin të gjitha vajzat do t’ju thoshja:
“Mos u
gënjeni nga fjalët e bukura! Ato s’ju kanë hije burrave të vërtetë!”