| E shtune, 13.04.2013, 02:34 PM |
Portret i plakut 94 vjeçar Shaban
Ramës nga Tuxhevci i Gallapit!
Nga Asllan Dibrani - art@asllandibrani.com
Shaban Ramadani Rama rrjedh nga një familje bujare dhe me virtyte të larta njerëzore dhe shumë e veçantë. Ka lindur ne fshatin Tuxhec në bukuritë natyrore të Gallapit, që e mahnitë turistin e huaj, po mos të flasim për ata qe kane lind apo kanë prejardhjen nga ky fshat piktoresk. Ka lindur me datën 13 maj. 1919. Plaku 94 vjeçar ka një memorie shumë të zhvilluar, pa i shkruar e mbanë shumë mirë mend të kaluarën e shkuar mbi 70 vitet e fundit. Babai ishte Mahmuti i familjes Rama dhe nga nëna Shahë e Dabishevcit, (pra e familjes time)dhe ishte fëmiu ma i madh. Nga vëllezërit e tij tani të gjallë janë vetëm Shabani dhe Azemi,ndërsa Isaku dhe Tahiri kanë vdekur. Motrat Hafizja dhe Hamidja i kanë vdekur në moshën të re atëherë në mungesën e kushteve dhe te ndihmës mjekësore qe s'ka pasur fare ndihmë mjekësore na rrëfen xha Shabani.
Xha
Shabani i ka 7 fëmijë 4 djem dhe tri vajza. Kjo familje është vendase dhe
rrit në Tugjec, nuk mundet me u
dhëne ndonjë datë se kur janë vendosur, por thuhet se janë në moshën e re ai ishte
protagonist i luftës me gjithë
sfidat e sajë. Babai i Shabanit pasi
u lodh nga mosha,
e pa që Xha Shabani ishte shumë
i shkathet dhe i la zotshpillakun
në moshën 12 vjeçare, pasi qe ishte i shtyrë në moshë. Mosha 16 vjeçare
sikur i diktoj të bëhet burë para
kohe. U mor me puente ndryshme, por me furnizimin
e popullatës me krip. Ma tutje thekson xha Shabani, ishte një sojë si me u marr sot me drogë. Kështu që një kohë,
ka punuar edhe si tregtar i
kripës duke e ndërruar me
drithë. Një kg i kripës shkonte me
Xha Shabani me një pamje vitale edhe se i shtyrë në moshën mbi 94 vjeçar!
Tani është në një moshë të shlyer mbi 94 vjeçar, por vitaliteti i tije është në rrjedha normale,me një imagjinatë shumë te shkëlqyeshme. Xha Shabani shumë gjëra i kupton dhe si harron mbi ngjarjet e së kaluarës me që në moshën shumë të re mbeti kujdestar i familjes. Xha Shabani tregon për gjenezën dhe vjetërsinë e tyre pa gjurmë, pa e ditur kur janë vendos nuk ka histori thotë për këtë popull,me buzë në gaz u shpreh sa është kjo tokë e vjetër, po aq jemi në këtë fshat dhe në këtë Kosovë.
Xha
Shabani ka jetuar deri në moshën 20
vjeçare në Tuxhevc. Pas kësaj kohe nga
pamundësia e jetesës në këtë fshat malor ju imponua që ta lëshojnë vendin dhe të shpërngulen në Gjilan. Pastaj u ballafaqua me pushtetin dhe u
Xha Shabani
në Prishtinë me rastin e një vizite
të xhaxhi im Jakup Dibrani, prezent ishim edhe unë , Ramadan Dibrani
vëllau dhe shoqja e xhaxhit tim
z. Arifja.
Në atë
kohë nuk ka pasur shkolla fare,
pos mejtepe ka pas
për fe?
Ishte
shumë i zhdërvjell qe ai edhe se ishte
i ri
e gjeti veten të shoqërohet me
burra të moshuar dhe të fjalës që i ndanin
problemet e pleqërisë të fshatit
apo edhe të rrethit. Në pyetjen tonë
se a keni pas ndonjë shkollë të hapur në
Tuxhec atëherë?. Xha Shabani u
përgjigj jo. Në atë kohë nuk ka pasur shkolla fare, pos mejtepe
ka pas për fe. Ato mejtepe na u kanë imponuar ta ndiqnim. Atë mejtep
kishim asgjë ma tepe se sa me na i
mbyll sytë vetëm për fe me
mësuar !
Xha Shabani e drodhi një cigare për ta mbështjellur dhe me një shikim nga larg sikur ju kujtuan shumë gjëra të së kaluarës. Filloj të përgjigjej, në gjuhën tonë jo asnjëherë!. Ne, në atë kohë nuk e njehnim mire shqipen qe pushtuesit nuk na kishin lënë të hapim shkolla nacionale e lere ma atë arabishten, as qe na hynte në punë po ajo ishte një politikë antishqiptare e pushtuesve serbo-sllav. Neve në kufi të Serbisë që ishim kemi përjetuar shumë keq drama të përgjakshme. Pasi jemi shpërngul në Gjilan u hap shkolla e parë në vitin 1947 dhe u ndërtua shkolla e parë. Xha Shabani vazhdoj rrëfimin e vet që ishte edhe pjesëmarrës i luftës së dytë botërore. Ajo periudhë e gjeti ma tepër në Dabishec të daja (Sahit Dibrani babagjyshi im). Ai rrëfente përkëdheljen qe e gjeti të dajtë e sidomos me babain tim Feti Dibranin qe ishte i pandashëm deri sa vdiq me 1999. Xha Shabani i kishte dhënë vetvetes obligim që ta mbajë një ditar se kush po vritet kush po merr pjese në luftë dhe kush po mbetet gjallë.
Pastaj shton duke theksuar se koha ishte rrëmuje qe unë morra pjesë edhe në luftën e Dabishecit, qe pati jehonë në gjithë Evropën, si luftë ma e rezistueshmja në rajon kundër pushtuesve gjerman, po edhe atyre bullgar që erdhën si pushtues të atij rajoni.
Na ishim
në shërbimin e ushtrisë tonë për me
çlirua Kosovën. Forcat tona na
organizuan qe të vazhdojmë deri në
Shkodër. Duke udhëtuar në Ferizaj
qëndruam pothuajse dy javë që shumë veta
vdiqën nga të ftohtit.
Marshimi ishte drejt Shkodrës e pastaj
vazhduam rrugën për
Pastaj prapë i kthehet rrëfimit për përjetimet dhe kujtesën qe kishte për Mulla Idrizin nje luftëtar i pa shembull.Ishte një pasojë fatale në anën e Gallapit dhe të Anamoravës e sidomos Gjilani. Ana jonë ishim në mes dy zjarreve qe na sulmonin serbët, po edhe ato forcat maqedonase me reprezalje primitive ishin shumë barbare dhe ma të theksuara...
Ishte kohë e keqe, që kah u orientoheshin shqiptarët i priste thika në shpinë!
Pastaj Xha Shabani shton se me rastin e rënies së Mulla Idizit dolën krejt Morava, u detyruan me ikur, por ato kohë ishte kohë e keqe, që kah u orientoheshin shqiptarët i priste thika në shpinë. Në atë kohë u bashkuan forcat tona në rajonin e Gjilanit për tu bashkuar me Brigadat ushtarake të Preshevës. Lufta morri përmasa të mëdha në paqartësi se kush me kenë po shkon e po bashkohet. Pretendimet tona ishin dhe vepronim nën komandën ushtrisë së Shqipërisë, po dinakëria serbe e bëri të veten me mashtrimet e termit "bashkim -vëllazërim" nën moton qe të ndërtohet Jugosllavja .Në brigadën e Preshevës u legalizuan disa veprime, po nuk ishim të lire disa qe kishin pas një orientim të një lloj tjetër që nuk u pëlqente komunistëve sidomos ato me orientim nacional shqiptar. Orientimi ynë ishte qe te jetë Shqipëri edhe në Kosovë, po fuqitë e mëdha i dhëne krahun Serbisë dhe ish Jugosllavisë me dinakërinë e dhelparakut Tito, dhe na shpartalluan qe një pjesë të mirë të ushtrave tanë i dërguan drejt territoreve te Malit te Zi e te Serbisë, gjeja në çlirimin e Jugosllavisë. Ata i quan një pesë të ushtarëve ne Tivar dhe i vranë me mijëra burra,duke i gjuajtur edhe në deti!
Pamje e xha Shabanit prapë ne një vizitë në familjen tonë Dibrani.
U ndamë
nga ky plak i moshuar, elegant dhe i
veçantë qe nga la përshtypje të shumta duke e kujtuar një histori për veten e vet,po edhe një
periudhë të bujshme
mbi të kaluarën e këtij
populli në rajonin.
Foto nga viti 2013 ne Prishtinë me një rast takimi me familjen tonë Dibrani,që nuk u nda asnjëherë qe 94 vite, në te gjitha takimet e dasmave të ahengjeve,por edhe në rastin e vdekjeve.
U ndamë nga ai duke i përkujtuar edhe një mijë e një kujtime të bukura dhe mbresëlënëse për te kaluarën, doket,zakonet dhe përvuajtjet e atij populli shumë bujar dhe mikpritës në anë e Gallapit.