| E premte, 12.04.2013, 06:41 PM |
ODE PËR
PËRDITSHMËRINË
Nga QAZIM
SHEHU
POEZI
BETEJË
I afrohem
dashurisë me njëmijë fjalë mëkatare,
Njëmijë
mënyra për të gjetur detonimin,
Dashuria
,siç po duket, s`më do fare,
Dashuria
do verbimin.
Keqkuptimi
këmbëngulës për ta arritur,
Në piketa
fillestare ku ajo
Më thotë
se dashuria është arratisur,
As në
tokë, as në qiell, diku midis.
Tani çdo
bëj me këto njëmijë fjalë,
Që erdhën
të bindur si ushtarë pas meje,
Sërish do
i gënjej, të dalë ku të dalë,
Për një
fitore të mundshme beteje….
ODE
Ode për
fjalën, ode për bukën,
Fjalën,
që bëhet bukë e shndritshme,
Ode për
shiun që ndjell gjumin,
Ode për
ëndrrat e paarritshme.
Lavdi
thur për përditshmërinë,
Falur tek
zoti për jetë,
Askush më
tepër se mbart lavdinë,
E një
puthje të nxehtë.
Lavditë e
tjera janë errësuar,
Ka humbur
kuptimi i tyre kaherë,
Veç jeta
e thjeshtë nuk është harruar,
Ode për
jetën me vlerë…
GATIM
Kaq shumë
u gatua ky qiell me ëndrra,
Kur ia
vodhën hapësirat dhe caqet,
Në
shtëpinë e tij jetuan brenda,
Mëritë,
dashuritë, inatet.
Bukë
ëndrrash u dha të gjithëve,
Me miell
bore , ujë shiu,
Pastaj si
një lot i stërmadh,
Mbi
fytyrë njeriu ngriu….
GRUAJA E
KEQE
Të duash
ty është e pafalshme
Si të
duash një ulkonjë,
Një mace
gërvishtëse, një mace,
Që di
vetëm të mjaullinjë.
Gjithë
ndihma që të jep,
E thëna
:barazi gjinore,
Për ty
seç
Moj mace
mizore.
Që
gërvisht çdo ditë,
Ndjesitë
e ngrira të burrit,
Të duash
ty është si të duash,
Akullin e
Polit.
Të duash
ty, moj ulkonjë,
Ç`fat na
jep kjo jetë,
As iku
prej teje dhe Tolstoi,
Më 1910…
KUR TY TË
SHOH
Kur ty të
shoh, kjo zemër ia bën : tak,
Shpejton
një ritëm nga pak,
Pastaj
ritmin e zakonshëm merr,
Si çdo
ngjyrë e vjedhur në terr.
Ai
shpejtim ritmi më vonë,
Për çfarë
prishi do pendohet,
Se ti në
zemra të tjera shkon,
E zemra
me veten vështirë të pajtohet….