| E merkure, 10.04.2013, 06:40 PM |
Cikël
Poetik: NJË KËNGË E RE
Haxhi
MUHAXHERI
POETI
Fle me të
gjitha të dashurat
dhe
zgjohet bashkë me dritën
Për ta
zën frymëzimin e parë
Merr
Udhën e Qumshtit
gjuhën e
yjve mëson
Për vrimë
të gjilpërës
Përbiron
detin
në kërkim
të fjalës
së pa thënë
një këngë
e re po vjen
PSE VDIÇ
POETI
Çdo fjale
vargu a
poezie
shpirt i
dha nga vetja
Mos pysni
pse vdiç
poeti
KUR MË
THOSHE
(Babait)
Më
kujtohet kur me thoshe:
-
i rënd do
të shkoj moti!
-Më e
mirë është një ditë sokol,
se një
jetë gogol!
-Dielli
huaj verbon,
e shpesh
urrehemi nga dashuria!
Më
kujtohet kur më thoshe:
-
s'kan
ç'të bëjnë epidemitë!
Plaku im
i urtë,
Ç'peshë
të kishte fjala...
LALËS
Rudha e
ballit
vrragë
kohësh
Fjala
mbrumur
motesh
Hapi i
tij
shteg i
ri
Unë
bimë e
farës së tij
"Rilindja",
26.04 1987
GURRË E
ZJARR
Dashur e
kam qëmoti
kengen e
diellit
Ëndërroja
dashuroja
Gurrë
jete e gëzimi
vret
macen e zezë mallkimi
Dashuria
ime
gurrë e
zjarr
"Rilindja",
1991
SHENJTOR
I LETRAVE TONA
(At
Gjeçovit)
Grurisht
Uratë u
këndoje fateve të bardha
Përballë
stuhish
Polemit i
thurje legjendë
Gjeçov
O Ati ynë
Shenjtor
i letrave tona
Venecia
ende frymon
"Shkendija"
Nr 44, fq.12, 1991
KOSOVËS
Emrin
lakuar ta kanë ndër shekuj
pritë të
zinin keqas djalli e i biri
Me lutjen
për të madhin
Për atë
bimë dardane
Këngën e
mortit ktheve në këngë lavdie
Kosova
ime diell (i)lirie
MOS
Mos e
humb buzëqeshjën
Edhe para
dallgëve
Mos i
mallko yjet
Për
brengat që ke
Mos e
lerë të dashurin
Të
çmendet në pritje
Mos e
thurr këngën
Mes gurit
e tokës
"Flaka
e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11
PËR ATË
FJALË
Për atë
fjalë
Që peshon
sa bota
Kurorëzoje
buzëqeshjen
Me një
puthje të ëndërrt
E prishi
krejt nyjet
Udhës
sate
Fat të ri
lidh
Bulëzim
dashurishë
Thëllënze
moj
E bukura
e dheut
"Flaka
e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11
PEMA E
MIQËSISË
Frutat i
ka te embëla
rritet në
të gjitha stinët
nuk ka
sëmundje që e zën
farë e
saj mbinë çdo ditë
Planetin
pushtuar e ka dashuria
Njeriu i Ri i Jetës që vjen