| E merkure, 10.04.2013, 06:25 PM |
Botimpex në Panairin e Librit dhe te Shtypit të Gjenevës
Nga 1- 5 maj 2013 në sallonin e ekspozitave PALEXPO te Gjenevës mbahet Panairi i Librit dhe i Shtypit . Në këtë panair do të marrë pjesë me stendë edhe Botimpex nga Shqiperia, agjenci e njohur e eksport-importit të botimeve .
Botimpex do të ekspozojë libra të ndryshëm letrarë, historikë,
kulturorë, fjalorë e metoda të mësimit të gjuhëve, libra për fëmijë, libra
njohës per Shqipërinë, libra shkollorë, etj. Ata janë pergjithësisht libra të
rinj e të pelqyer të autorëve shqiptarë e të huaj si : Ismail Kadare, Kristo Frashëri,
Martin Camaj, Kostë Cekrezi, Diana Çuli, Elvira Dones, Mehmet Elezi, Bashkim
Shehu, Alfred Papuçiu, Moikom Zeqo, Ilir Ikonomi, Ardian Vehbiu, Blendi Fevziu,
Adelina Mamaqi, Gaqo Bushaka, Erida Bega, Elida Buçpapaj, Oliver Schmit, Franc
Nopca, etj. Në mesin e tyre një vend të rëndësishëm zënë librat e botuar në
kuader të 100 Vjetorit të Shpalljes së
Pavarësisë.
Gjatë ditëve të panairit në stendën e Botimpex do të jenë të pranishëm
edhe shkrimtarja e njohur Besa Myftiu
dhe poeti i ri nga Kosova Ndriçim Ademaj. Ata do të prezantojnë librat e tyre të
enjten me dt.2 maj dhe të shtunën me 4 maj nga ora 17h - 19h,
do të zhvillojnë takime e biseda me lexues dhe do të rezervojnë për ta libra me
dedikim.
Ka mjaft arsye për ta vizituar stendën e Botimpex : atje do të gjeni
libra për vete, fëmijët dhe miqtë tuaj, do të keni mundësi të vendosni kontakte
për të pasuruar bibliotekat tuaja me libra në vijimësi, do të mund të merrni
informacione për gjëra që ju interesojnë nga fusha e botimeve. Në tërësi,
botimet në gjuhën shqipe kanë shënuar rritje cilësore të ndjeshme. Realizimi i
tyre është pothuajse në nivel europian nga pikpamja e tematikës, vlerave,
përmbajtjes, nivelit, sasisë, paraqitjes etj. Ndaj dhe jemi të sigurtë se
librat që do të ekspozohen do të justifikojnë interesimin tuaj, do t’iu
pergjigjen nevojave tuaja dhe do t’iu vijnë për shtat shijeve tuaja si dhe të
qytetarëve jo shqipfolës. Pra ju ftojmë ta vizitoni panairin dhe ta shijoni sa
më tepër atmosferën festive që krijon libri.
Stenda e Botimpex do të jetë në rreshtin F 639.
Ju urojmë vizitë të këndshme !
P/ Botimpex
Edvin Bega