| E merkure, 10.04.2013, 07:07 PM |
ZEMRA
JOTE:
MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE
Nga Xhemail Peci
Magjepsur
nga Pamja që kanë përpara, Engjëjt sodisin Harkun e Hijes që Qepallat lëshuar
kanë mbi Mollëzat e Njoma të Faqeve. Duart e Bardha, Duart më të Buta –
Pëllëmbët ua kanë Falur pushtetit të gjumit. Gishtërinjtë e Hollë me Thonjtë si
Thelpinjtë e Lajthive, ngjajnë me Butësinë e Agimeve të Trëndafilta. E Harku i
Vetullave si Shtigje të Pafundme rrijnë Sogjetarë Amshimi mbi Sytë që aq shumë
u ngjajnë Kopshteve të Planeteve. Prekur nga një Pamje e Tillë, Engjëjt Ulin
Fletët Përunjësisht. Pastaj si Hije të Shenjta Drite, qetë – qetë e sikur
druajnë se mos Ju zgjojnë nga Gjumi, fare ngadalë dhe duke e shtruar rrugën me
Lutje dhe me Lule, ashtu siç bëjnë kur hapin Portat e Parajsës: Hyjnë në
Stendat e Muzeut Krahanor, Aty ku Zemra Jote është: MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE!
ATY – ku
bota ngjanë me një llampë magjike! Pamja përrallore i ka magjepsur edhe
Engjëjt: Një Botë e Bardhë ku lumenjtë rrjedhin si ar, ku lulet janë më të buta
se në të gjitha pranverat, ku trëndafilat e marrin ngjyrën e tyre, ku ylberi e
shuanë etjen, ku lotët e fluturave e gjejnë prehjen, ku jeta e gjenë paqen, ku
gjumi e puthë ëndrrën, ku zogjtë falin gjithë cicërrimat e tyre, ku kanarinat
këndojnë më ëmbël se kudo tjetër, ku pranverat vijnë më herët, ku krojet e
fjalës rrjedhin si hojet e mjaltës, ku takohen horizontet e hapësirave dhe
horizontet e detërave, ku shiu u falet lutjeve, ku tik – taku i jetës ngjanë aq
shumë me tik – takun e Zemrës, ku bien të gjitha Lulet, të gjitha Lutjet, të
gjitha Përgjërimet, të gjitha Pafajësitë, të gjitha Përjetësitë!...
ATY – ku
zë fill Amshimi e ku Shiu i Lutet Qiellit, sepse vetëm prej ATY, Mëshira
Hyjnore ia Ndien Lutjet!
ATY –
Engjëjt e Bardhë shtrijnë krahët e Hija e Krahëve të Tyre, Mbulon gjithë
Parajsën e Zemrës: Pafundësisht! Engjëjt Flejnë në Parajsën e Zemrës! ATY – ku
kanë Çerdhen e Tyre. ATY – prej ku Zemra ia ka Falur Zërit: Tingujt e Vet më
Hyjnor! E Gëzimi i Engjëjve u ngjanë Gëzimit të Luleve, e Butësia e Fletëve si
fletët e trëndafilave. Ditën i Falen Parajsës, e natën: I Falen Zemrës. Rrugën
e kanë të Shtruar me Lutje e Hija e Butë e Tyre zgjatet – siç zgjatet dhe Hija
e Qepallave: si Kurora Dafinash përmbi Sytë. Mesnatë e thellë. Qetësi që
përpinë çdo gjë. Mbretëri e Qiellit Hënën e ka për Emblemë. E Thellësi e Zemrës
Parajsën e Mbështjellë!
Si në Një
Paqe të Përjetshme, si në Një Marëveshje mes Zemrës dhe Parajsës: Gjumi mbi
Qepallat dhe Gjumi i Engjëjve!
Çdo natë,
Engjëjt zbresin në Zemrën Tënde! E kur aurora afrohet ngadalë me Hapin Tënd të
Butë, kur agimi zë ta mund vetminë e natës, e kur rrezja e dritës sytë i hapë
përmbi universin, Drita e Shenjtë si Drita e Syve Tu, i Thërret të ngjiten
sërish Lartësive…
Magjepsur
nga Magjia e Zemrës, Engjëjt e dinë se duhet të ngjiten po të njëjtës rrugë, po
të njëjtit shteg prej ku kanë zbritur: Pikat e Shiut si Sumbullat e Qiellit që
rrëshqasin reve, s’janë gjë tjetër veçse Litarët e Lotëve që u shërbejnë
Engjëjve!
Magjepsur
nga Pamja Magjike, e Gjumit dhe e Zemrës që aq shumë shëmbëllen me Parajsën; me
Zërin e Zemrës Sate, në Thellësinë e Kësaj Nate, Engjëjt i Luten Mëshirës
Hyjnore:
Na Lerë
të Flejmë veç edhe pak!
E Lutjen
e Tyre e Ndien Zemra Jote: MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE!
Na Lerë
të Flasim: Qoftë Vetëm edhe Një Herë!...
E Lutjet
e Engjëjve si Lotët e Qiellit në Shi Shpirti, si Butësia e Luleve – Butësia e
Engjëjve:
Na Lerë
të Flejmë veç edhe pak! O Zot!
O ZOT I
MADH!
BEKOJE
ZEMRËN E SAJ SIÇ E BEKON QIELLIN NGA MËSHIRA, QIELLIN QË LUTET ME LOTËT PËR
SHIRA!
LUTJET E
ENGJËJVE:
ZEMRA E
JOTE MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE,
L…U…M…I…R…A…