| E hene, 08.04.2013, 06:01 PM |
Lëvizja
Çame shpreh vlerësimin e saj në lidhje me deklaratat e fundit të Partisë
Socialiste për përqasjen e tyre për Çështjen Çame.
Prej
kohësh ka lindur nevoja për një vizion të ri të të parit dhe të trajtuarit të
kësaj Çështjeje nga ana e të gjithë faktorëve politik të rëndësishëm në vend.
Mbështesin
fuqishëm idenë për përdorimin e instrumentave europian të trajtimit dhe
kërkimit të së drejtës për Çështjen Çame. Instrumenta që me aq bujë janë bërë
publikë nga aktorë të ndryshëm politikë, por rezultuan vec flluska sapuni për
përdorim të ngushtë partiak.
Lëvizja
Çame vlerëson se ka ardhur koha që Politika Shqiptare duhet të krijoj së pari
një Konsensus të gjerë për mënyrën e trajtimit të kësaj Çështjeje përtej
përfitimeve politike, duke u fokusuar gjithmonë në Çështjen Kombëtare Shqiptare
dhe vënien në vend të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të mohuara
këtij komuniteti.
Lëvizja
Çame shprehet e gatshme të organizojë takime të komunitetit Çam me Partinë
Socialiste për të diskutuar mënyrën për aprovimin e Rezolutës për Çështjen Çame
dhe gjithashtu të diskutojnë për ndihmën që ky komunitet mund të jap për
zbatimin e programit të PS për Çështjen Çame.