| E hene, 08.04.2013, 07:04 PM |
PROPAGANDË
SERBE NË OKB
Nga Frank Shkreli
Vuk
Jeremiq, në kapacitetin e tij si President i Asamblesë së Përgjithshme të
Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka caktuar mbajtjen e një debati mbi
punën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës mbi Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi
këtë të mërkurë, më 10 Prill. Debatin do ta hapë presidenti serb Nikoliq dhe në
debat do të marrë pjesë edhe zevendës-kryeministri i parë i Serbisë, Vuçiq.
Më së
pari një shpjegim se cili është roli dhe pse u krijua Gjykata Ndërkombëtare të Hagës për Krimet e Luftës në
ish-Jugosllavi, 20-vjetë më parë. Gjatë
dy dekadave të fundit, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka mbrojtur viktimat e
luftës, ndërkohë që ka dënuar ata që kanë
kryer krime lufte mbi popullësinë e pafajshme civile, si edhe ata që
kanë bërë abuzime të rënda të të drejtave të njeriut gjatë dekadës së 90-ave të luftërave në
ish-Jugosllavi. Gjykata Ndërkombëtare e
Krimeve, themeluar 10- vjetë më parë,
gjithashtu ka luajtur një rol me rëndësi për dënimin e atyre që kanë bërë krime lufte, si dhe krime
kundër njerëzimit dhe gjenocid. Qëllimi
i gjykatave ndërkombëtare, pra është, për të dënuar keqbërsit dhe për të
promovuar dhe mbrojtur të drejtat e
viktimave të pafajshme dhe konsolidimin
e të drejtave të njeriut, anë e mbanë
botës.
Vendimi i
Jeremiqit, që në emër të Serbisë të organizojë një debat, për atë që në humë
qarqe ndërkombëtare po shikohet si një përpjekje propagandistike e Serbisë për
të diskredituar punën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës – nuk është hera e parë
që Beogradi është munduar të bindë botën
me versionet e tij, tani të diskredituara, për ato që kanë ndodhur në
ish-Jugosllavi gjatë 20 vjetëve të fundit.
Por ndryshimi me përpjekjet e përparshme të Serbisë, është se tani Beogradi ka njeriun e vet në Kombet e Bashkuara,
i cili po përpiqet që pretendimeve të Serbisë t’u japë vulën zyrtare të
ligjëshmërisë së OKB-së, pasi ai në kapacitetin e tij si president i Asamblesë
së Përgjithshme, është i autorizuar të shkruaj raportin përfundimtar të
debatit, natyrisht nga pikpamja e zyrtarëve të Beogradit dhe aleatëve të tij,
Rusisë dhe Kinës. Këjo është një
situatë e hapët e asaj që quhet si “konflikt interesi”, gjë që asnjë person ose
organizatë me reputacion nuk ia lejon vetvetes.
Ky është një rast, ku një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, ndryshe nga obligimet e detyrës së tijë, për t’i shërbyer organizatës për të
cilën punon, po shfrytëzon detyrën e tij
për përfitime personale dhe të vendit të tij –dhe në dëm të së vërtetës dhe në
përpjekje për të ndryshuar ose falsifikuar historinë e dy dekadave të fundit.
Serbia
është tepër e dëshpëruar se Gjyqi i Hagës liroi kohët e fundit ish-komandantin
e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ramush Haradinajn dhe dy anëtarë të
tjerë të UÇK-së, gjë që sipas nën-kryeministrit serb Vuçiq, “ka tronditur të
gjithë serbët”. Zyrtari i lartë serb tha gjithashtu se qeveritë që në të kaluarën kanë mbështetur
punën e Gjykatës Ndërkombëtare, sipas tij, na qenkan “shokuar nga vendimet
përfundimtare të kësaj gjykate në lidhje me gjenralët kroatë Ante Gotovina dhe
Mladen Markaç, por edhe Haradinaj”, shtoi zyrtari serb Vuçiq për agjencinë
serbe të lajmeve Tanjug.
Individë,
shtete dhe organizata të ndryshme kanë shfaqur moskënaqinë e tyre në lidhje me
debatin e OKB-së të sponsorizuar nga
Siç
duket, Kroacia dhe Bosnja, ndër të tjera, kanë shprehur moskënaqsinë për
këtë debat të organizuar nga Vuk
Jeremiqi dhe janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në të. Radioja b-92 në Beograd citon agjencinë Tanjug se as Uashingtoni zyrtar
nuk ka mirëpritur këtë debat, ndërsa citon një zyrtar të lartë të Departamentit
amerikan të Shtetit se ka thënë që ai beson se debati i ardhëshëm në OKB do të përdoret për qëllime
propagandistike të Serbisë.
Por, vendet që kanë shprehur gatishmërinë e tyre
për të marrë pjesë, janë Rusia dhe Kina
të cilat vazhdimsiht kanë përkrahur
agjendën serbe në OKB, sidomos kundër mos njohjes dhe mosantarësimit të Kosovës
në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sipas gazetës serbe Veçernje Novosti, Moska dhe Pekini kanë shprehur
gatishmërnë e tyre për të marrë pjesë në debatin e OKB-së të organizuar nga Vuk
Jeremiqi.
Ndër
organizatat jo-qeveritare që kanë reguar ndaj mbajtjes së këtij debati janë
edhe Kongresi i Boshnjako-Amerikanëve të
Amerikës Veriore dhe Këshilli Konsultativ për Bonsje-Hervegovinën, të cilët, në
një letër drejtuar ambasadores së Shteteve të Bashkuara pranë Organizatës së
Kombeve të Bashkuara, Susan Rajs --
shprehin shqetsimin e tyre në lidhje me atë që ata cilësojnë si agjendë e
Jeremiqit në Kombet e Bashkuara dhe në të njëjtën kohë shprehen se, “Vuk Jeremiqi, si president i Asamblesë së
67-të të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së, po vazhdon të përdorë Kombet e
Bashkuara si një platform të tijen për të përhapur agjendën nacionaliste
serbe duke organizuar këtë debat dhe njëkohësisht është duke fyer rishtas
viktimat e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Bosnje Hercegovinë dhe
Kroaci.” Në letrën e tyre këto dy
organizata boshnjake në Amerikë, me të drejtë thonë se, “Dokumenti ‘zyrtar’ në lidhje me debatin që do të mbahet
në Prill, pritet të përmbajë pikpamjet serbe
mbi luftërat në ish-Jugosllavi, në kurriz të fakteve tanimë të mirë
dokumentuara dhe të drejtësisë.” Boshnjako-amerikanët theksojnë, në letrën e
tyre drejtuar ambasadores amerikane pranë OKB-së, se “rishkrimi dhe falsifikimi
i historisë është prioritet i agjendës së nacionalistëve serbë”, dhe njëkohësisht ata i bëjnë thirrje asaj, “Si shtetas amerikanë, por edhe si
viktima të spastrimit etnik dhe të
gjenocidit, që mohuesit e gjenocidit të mos lejohen të përdorin Organizatën e
Kombeve të Bashkuara si paltformë të
tyren për përhapjen e propagandës urrejtëse dhe gënjeshtarve.”
Ky është
objektivi i vetëm i Vuk Jeremiqit për organizimin e këtij debati, por njëherazi
është edhe një përpjekje e koordinuar mirë nga autoritetet zyrtare të
Beogradit për të kundërshtuar vendimet e
Gjykatës Ndërkombëtare në të kaluarën, tani dhe më vonë ndaj serbëve të dëlnuar
për krimet e tyre në luftërat e Ballkanit – por është edhe një përpjekje nga ana e tyrepër të
përmirësuar reputacionin ndërkombëtar të
Serbisë. Nën-Kryeministri serb Vuçiq u
citua nga media serbe se debati në Kombet e Bashkuara, “është një rast i mirë
për të paraqitur një pikpamje tjetër mbi gjëndjen në Ballkan, një pikëpamje
tjetër mbi Serbinë”.
Është
ablsolutisht e pa kuptueshme se si Organizata e Kombeve të Bashkuara lejon
që ajo të përdoret si platformë e
nacionalizmit serb duke mundësuar zhvillimin e këtij debati. Ky është një problem me të cilin këjo organizatë
duhet të merret seriozisht, nëqoftse dëshiron që reputacioni i saj të mos
keqësohet edhe më tepër në rajonin e Ballkanit, ku mos-angazhimi dhe mos
veprimi i sajë përballë krimeve kundër njerëzimit dhe spastrimit etnik nga
forcat serbe gjatë luftërave në Ballkan mbahet, është një përvojë tepër e
hidhur për tu harruar, sidmos nga populli boshnjak. OKB-ëja, duke lejuar mbajtjen e këtij
debati, është duke hedhur krip në varrët trupore dhe shpirtërore të qindëra
mijëra viktimave të terrorit serb në Ballkan.
Këjo masë dëmton, për të mos thënë se minon, besimin në Organizatën e
Kombeve të Bashkuara, si një organizatë që sipas Kartës së OKB-së, “Zhvillon
marrëdhënje miqësore midis kombeve, në bazë të respektit për parimin e të
drejtave të barabarta dhe të vetvendosjes
së popujve.
Udhëheqsit
serbë, siç tha edhe vet nën-kryeministri
serb Vuçiq, shpresojnë që në fund të
këtij debati, Ballkani dhe bota të ketë një “pikpamje tjetër për Serbinë”. Mirëpo, këjo nuk mund të arrihet me
përpjekje të njëanshme për debate në forume ndërkombëtare siç është edhe
OKB-ëja, me qëllim shtrëmbërimi dhe falsifikimi të historisë së hidhur të
20-vjetëve të kaluara në atë rajon.
Popujt e Ballkanit dhe bota do të kenë pikpamje tjetër nga ajo që kanë
sot për Serbinë, vetëm e vetëm kur
Një gjë e
tillë do të ishte më e pranueshme dhe më e vlefshme se sa çdo debat në OKB ose
kudo tjetër, që më në fund do të çonte drejtë pajtimit eventual midis popujve
të Ballkanit dhe në një paqë të qendrueshme në atë pjesë të botës, e cila ka aq
shumë nevojë për një pajtim të tillë.