| E hene, 08.04.2013, 07:05 PM |
Motoja E
Jetës Time Ka Qenë Mbi Pasurinë E Familjen , Atdheu
Nga Gëzim Llojdia
Ka një
gen në ADN e fisit Cakrani. Patriotizmi.
I pandalshëm dhe i pashueshëm. Mund të zbehet por nuk njohu shuarje kurrë. Dielli i jetës në ardhje , e solli në Cakran. Kërthiza ju pre me urimin ardhsh për mëmëdheun
i mbarë. Viti ishte sosur 1871. Ndërkaq
dritëza e Përndritjes kombëtare kishte filluar rrezatimin. Në vitet 1900-1908 Bektash Cakrani , shkruan
studiuesi Asqeri Llanaj , sëbashku me atdhetarët e tjerë në Fier, Berat, Tepelenë, Vlorë, Mallakastër ndiqte me vëmendje gazetat që botonin
kolonit shqiptare në Bukuresht, Kajro, Sofje
dhe Manastir ku pasqyroheshin ngjarjet si dhe tablo nga jeta e shqiptarëve në
Kosovë. Camëri, Maqedoni e krahina të
vendit. Atij I vinin gazetat nga Berati
dhe Vlora si “Shqipëria”, Drita, ”Albania, Kombi, Shqyja e Shqypënisë”, ku shkruanin Shahin Kolonja, Grmeno, Asdreni, Mosi, Bagëri. Në tetor të vitit 1908 me këshillën e I. Qemalit
u themelua klubi atdhetar ‘Labëria” ku pjesëmarrës është si dhe Hajredin
Cakrani. Me iniciativën e vëllezërve
Cakrani krijohet në Cakran një degë e klubit Labëria. e cila vihet në dukje nga letërkëmbimet e
Ibrahim Abdulait, Hamza Isait. Kristo Karbunarës. Nga viti 1909 kemi një lëvizje të patriotëve
shqiptarë Bektashi udhëton drejt Stambollit ku takohet me XH. Ypin dhe djalin e
I. Beut. Në letrën, Shqipërisë u sigurua. Shkëlqesia e tij Ismail Qemal Beu me shokët e
e tij të ndershëm janë nisur prej
Budapestit drejt për këtu që të gjenden në që të gjenden në mbledhjen e
përgjithshme kombëtare e cila do të bëhet në Vlorë dhe kanë lajmëruar
telegrafisht se nesër mërijnë në Durrës. Në telegramin që erdhi porosit që të
dërgohen atje karroca ose kuaj për të hipur prej Beratit. . . . Në 21 nëntor
1912 nga Durrësi L. Gurakuqi dërgonte
këtë telegram në Vlorë me këtë përmbajtje:’Ethem Beut e Bektash Cakranit, ose
Qazim Kokoshit në Vlorë:’ Me urdhër të Ismail Qemal Beuit, ju bëhet me dije se pas dy orësh duhet të
ndodheni në zyrën telegrafike. Luigj Gurakuqi. Qëmtojmë nj dokumentacion të pasur për këtë
figurë historike. Kështu përmendet se në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare dhe ngritje
të flamurit kombëtar vëllai i tij Hajredini ishte delegatë dhe anëtar i
Pleqësisë. Bektashi u emërua nga Qeveria e Vlorës në Drejtorin e Thesarit. Ka një ndihmesë në ngritjen e administratës së
kësaj qeverie. E veçantë është se shtypi
i kohës e përmend Bektash Cakrani në kronikat e tij. Reporterët
e këtyre shkrimeve janë atdhetarë të njohur si Thanas Floqi. Ibrahim
Shyti, Leonidha Naci , Dom Mark Vasa, Sali Nivica, Muco Qulli, Josif Bageri. Kordinatat që
tregojnë lëvizjet e këtij atdhetari janë mbështetja e Princ Vidit. Në Kongresin e Lushnjës delegati i Mallakastrës Bektash Cakrani, përshëndeti të gjithë delegatët që morrin
pjesë në këtë me vlera jetike për kombin
shqiptar. Falënderoi organizatorët
lushnjarë për mikpritjen dhe kujdesin e treguar në mbrojtjen e kongresit. E
panjohur deri më sot është vizita e kryeministrit Sulejman Delvinës në Cakran. .
Epopeja e Luftës s ë Vlorës është një
gjurmë e thellë e patriotizmit shqip[tar
që la Bektash Cakrani si anëtar i shtabit drejtues. Në vitin 1921 midis emrave të shquar të
parlamentit është Bektash Cakrani. Lufta e Dytë Botërore nga kujtimet e Avdul
Agalliut thuhet se në fillim të
prillit 1939, Bektash beu i Cakranit
erdhi dhe bisedoi në Fier e Vlorë me
miqtë e tij Beqir Velo, Aristidh Ruci, Toli
Arapi, Beqri Sulo, Ibrahim Abduallai, dotor Simonidhin e Dervish Hekalin për
situatën krijuar dhe robërimin e ri të atdheut duke pritur atë me zemëratë. Pas revoltave në Vlorë, Fier, Berat, ai shkruan një letër Musa Jukës ku i kërkonte sqarime mbi të zezën që po i
binte në kokë vatanit nga Italia. Në
vitin 1942 zgjidhet Kryetar i Këshillit Nacional-çlirimtar të krahinës së
Mallakastrës. Më 7 prill 43
largohet nga Kryetar i Nacl. Në fund të prillit 19432 thirret në Tiranë nga
Bahri Omari, Skënder Muco. Nuredin Vlora
Bej, Ali Klisyra për tu përfshirë
në organizatën Balli Kombëtar. Njihet dhe ky dokument që zbulon se Bektashi
është arrestuar në vitin 1940 dhe ishte internuar në Porto Romano. Fitoren e Frontit ai priti në banesën e tij
duke pritur ngjarjet e kohës. Në vitet 45-46 filluan gjyqet popullit. Burgoset
në Vlorë ndërsa gjyqi i Ballshit e pushkaton. Bektash Cakrani ka deklaruar në gjyq :’Pas
Këshillit Nacional-çlirimtar në krahinën e Mallakastrës u bashkova me
organizatën e BK, e cila sipas dekalogut
kishte një program të mirë për interesat e popullit dhe atdheut. Por ky program mbeti në letër në kushtet që
rrodhi lufta, ai nuk u zbatua. U përpoqa
më mish e me shpirt për atdheun dhe kurrë nuk kam bashkëpunuar me pushtuesit
nazist për të cilët kisha mendimin se do të pësonin një fund tragjik me luftën
e tyre të padrejtë. . . . Kurdoherë kam
punuar për atdheun, sepse motoja e jetës time ka qenë mbi pasurinë e familjen ,
Atdheu.