| E marte, 09.04.2013, 06:04 PM |
VULLNET
MATO
TI HYRE
BRENDA MEJE
Ti ishe
një trëndafil,
që sapo
të mora erë,
hyre
brenda gjoksit tim
bashkë me
oksigjenin.
Lëshove
rrënjë e degë
nëpër
inde deri thellë,
dhe
filluan në brendësi
boçe
trëndafili të çelin...
Aroma më
shpërtheu
nga të
gjitha poret,
dhe u
mbush shtëpia
me të
trëndafilit erëmim.
Më thanë
të afërmit,
Ç’ke që
parfumohesh,
sikur je
femër që shkon
për çdo
ditë në takim?...
Më pas
nëpër rrugët
dhe
oborret e lagjes,
aroma e
trëndafilit
shkoi
derë më derë.
Më
shihnin përqark
me
habitje ziliqare,
sidomos
lulet e saksive
që nuk
kishin erë.
Provova
rrënjët e tua
të shkul
nga vetja ime,
të
drejtoj vështrimet
që më
shihnin vëngër.
Por
ndjeva dhimbje
të forta
me sëmbime,
gjembat
më shpuan
nga koka
te këmbët...
S’mund të
të shkulja,
kurrsesi
nga trupi im,
se ti e
gjitha përbrenda
më kishe
mbirë!...
Atëherë
shikimet i lashë
të
pëlcisnin me gjëmim,
përderisa
me aromën tënde
ndjehesha
fare mirë!...
NË PRILL
E NË MAJ
Të dua
pranë
gjithë
muajt e vitit,
moj e
mira ime,
që të
kam, laj e thaj,
të lutem,
me gjithë
zjarrin e
shpirtit,
veç në
prill e në maj
prej meje
mos u ndaj!
Mund të
shkosh
kudo të
shëtisësh,
nga
Japonia deri
në ishujt
Havaj,
po leri
vizitat e tua
tek
njerëzit e fisit,
veç në
prill e në maj,
prej meje
mos u ndaj!
S’të
pengoj lirinë
as në
behar e dimër,
madje
flatrat e mia
të jap
për berihaj,
të
fluturosh ku të do
e bardha
zemër,
veç në
prill e në maj
prej meje
mos u ndaj!
Nuk dua
të bëj,
marrëzira
intime,
moj e
mira ime,
që të
kam, laj e thaj,
të fal
gjithë muajt
e tjerë
të stinëve,
veç në
prill e në maj,
prej meje
mos u ndaj!...
SUPA E
NGROHTË
Poçja e
lashtësisë,
zjeu
ndanë zjarrit supën,
për
bujkun e djersitur
dhe
muratorin e lodhur.
Pa supën
ku do e njomte
pleqëria
bukën,
në vitet
kur në gojë
pa dhëmbë
është ndodhur?...
Supa ka
qenë gjella
për
pasanikë e varfanjakë,
se as
mbretërit në sofra
nuk hanin
vetëm mish.
Me
ecejaket e lugës
nga goja
në tasin rrumbullak,
çorba u
ka shuar njerëzve
urinë
ditore plotësisht.
Lypsarët
që na luten
rrugëve,
të rreckosur,
nuk do të
kishin
dridhmën
e urisë vitale,
te dora e
zgjatur
nga
njeriu i ngopur,
po të
merrnin të paktën
pjatën e
supës sociale.
Sikur dy
shpirtgjerë biznesi,
me pak
shpenzim,
të
mbyllnin në çdo qytet,
dy nga
shumë klube,
do të
meritonin
titullin
e nderit “Humanist”
po t’i
kthenin ato falas
në dy
mensa supe!...
Por
ndoshta pritet
bujaria
kuzhinierit diell,
në
kazanët e dy deteve
me ujë e
peshq plot,
të ziej
për mjeranët,
pasi të
shkojnë në qiell,
pjatën me
një garuzhde
supë të
ngrohtë...
LUANI
MBRET
Luani ka
në pamjen
e vet
madhështore,
në krifën
hijerëndë
të bishës
me autoritet,
në fuqinë
e frikshme
të
egërsisë kafshërore,
të gjithë
madhështinë
për t’u
quajtur mbret.
Veçse
mbret i tmerrit
për
kafshët përreth,
që
frymojnë së bashku
nëpër
savana dhe pyje,
ku ai me
egërsinë
e çatajve
të mprehtë,
mbretëron
duke shqyer
prej tyre
mish butësie.
Karakterin
grabitqar
të
autoritetit luanor,
kanë
shfaqur në poste
dhe shumë
kryetarë,
komandantë,
presidentë,
deri te
perandorë,
përfunduar
si luanë
të
ngordhur a të vrarë...
Përuljet
e verbra
para
kolltukut të tij,
bëjnë të
zgjedhurin
me urtësi
shembullore,
nga
mendjemadhësia
të nxitet
për harbutëri,
duke
imituar luanin
me
instinkte shtazore.
Ndryshe
nga kaprolli,
drejtues
tufe i shtruar,
vështirë
të mbrohet
njeriu
nga vetja e vet.
Kur nuk
ka premisa
për të
ndryshuar,
shmanget
vetëm sapo
shndërrohet
luan mbret...
LËSHOJE
ZOGUN FLUTURIM
Ndonëse
me gojë
gjithçka
ke mbuluar,
dhe s’do
ta zbulojë
sekretin
asnjeri,
një zog i
fshehur
të
cicëron papushuar,
në
kafazin e gjoksit,
ku askush
nuk e di.
Po mua
vështrimi yt
më tregon
tinëzisht,
me
pulitjen e syve,
si
luhatja e valëve,
se zogun
e pafajshëm
dënon
rreptësisht,
vetëm për
t’a ruajtur
nga
thëllimi i fjalëve.
Syri im
të vrojton
mbi
vetull si qukapik,
kur
shkërmoq për të,
thërrime
mendimi.
Figura
ime çdo çast
të endet
nën qerpik,
kur buza
të rrudhet
nga
drithërimi.
Ndrojtja
të shtyn
ta mbash
të vluar,
por sado
mundohesh
ta
fshehësh me gjeste,
kafazi i
gjoksit
nuk
mbetet i maskuar,
kur ti
padashur
tradhton
vetveten!
Eh, sa
zogj ndjenjash
në kafaze
janë shuar,
pa
shtrirë krahët
në
hapësirën e kaltër!...
Lëshoje
zogun e gjorë
në
qiellin e penguar,
të
nxjerrë mallin
e
fluturimit krahëhapur!
Të
dëgjojmë sërish
këngën e
tij të nostalgjisë,
të na
ndjejë shpirti prapë
kënaqësi
e ngazëllim.
Lëshoje
pa merak
se
zbulohet zogu i rinisë,
tani
s’jam më skifter,
të kap
zogj në fluturim!...