| E diele, 07.04.2013, 12:51 PM |
"Telashe" prilli
(poezi)
Nga Përparim Hysi
1. Plaç, o mëndjeshkarë !
Nën tylin
e zi që të rri pas trupit
Vajtën
sytë e mi dhe nuk pyes prej turpit.
Shtati yt
i derdhur, buzët pak të hapura
Më bëjnë
si të "rrjedhur", për çaste të "shkuara"
Flokët
lidhur tumb, zbardhon qafë e gjatë
Si të mos
e humb, nga i tillë "adhap?!!!"
Duke si
një gonxhe; gonxhe e sapoçelur
Ndaj edhe
më joshe, si një mëndjerrjedhur.
Kam një
lëmsh në zëmër (sa nuk jam në vete ?!!!)
Më je aq
e ëmbël, sa po më zënë "ethe"
Është si
një goditje, me shkim të parë
Mos është
si "lajthitje?! ( plaç, o mëndjeshkarë!)
2. Një erë parfumi
Një erë e mirë parfumi
Si nga
lule gjysëm të hapura
Me fllad m'i mbushi
Mushkëritë
e "zbrazura"
Në
ninëzat e syve
Diçka
unë "lexova"
U besoj
"magjive"
Nga
"vise të njohura"
Lëshon
një buzëqeshje
Që është
aq ndjellëse
S'më
duket si "përqeshje"
Moj zonjë
magjepse.
Buzëqeshje
shprese
A është
si premtim
Për dhënie "licence"
Made
in ngazëllim.
Më deh
parfumi
Kur është
i "rëndë
Miku
krejt e humbi
Zonjë, a
e bën "pëndë?!!!"
3. Po cilin pret ?
Po cilin
pret, moj zonjë atje
Në këtë
mëngjes të bukur ?
Mos
kujton se askush nuk të sheh
Tek vej e
vjen si diçka të ketë humbur?
Ta shoh
fytyrën ndezur flakë
Si ndjesi
e një fajtori pa faj
Di ta
lexoj këtë "horoskop" pak
Dhe e
kuptoj se nuk e ke kollaj.
Oh, i
njoh ethet e pritjjes
Vegime
vitesh e vitesh më parë
Dhe heq
dorë prej habitjes:
E di që pret një mik me mall.
Më deh
era e prillit
Ka rënë një shi i butë, pranvere
Toka mban era lëng bimësh
Mbuluar pemët me lule e gjethe
Veç
në fshat tash të gjindesh.
Flladi i ngrohtë lëkund gjethet
Bletët mbi lule marrin nektar
Mua tash sa nuk më zënë "ethet"
Për
peizazhin e fshatit kam mall.
Mbushem me mall të parrëfyer
Më pushton një ëmbëlsi ndjellëse
Ky peizazh aq më ka mbërthyer
Sa
ndjesia zë e bëhet prekëse.
Më zë një grishje ledhatare
Që të shkoj e të shtrihem mbi tokë
Def o sun ju brenga e halle
Ika,se nuk duroj më dot.
Zë e rrokullisem si i vogël
Sa në një krah, në krahun tjetër.
Mëndja, pothuaj, më vjen rrotull
Sado që jam në moshë të vjetër.
Zgjohet instikti i fshatit
Nga thellësia ku rri fsehur
Turrem fushave e mbushem flladit
Pastaj
rri shtrirë si i mekur.
Mëndja zë e kullot hergjele
Se ia kam hequr fare kapistallin
Si një kalë azat që nuk ka fre
Dhe në
fshat zë shuaj mallin.
3 prill 2013