| E shtune, 06.04.2013, 11:21 AM |
TË BËMAT
E SHIK- ut
I DËNUARI ME VDEKJE, MBRON PERSEKUTORIN
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Thonë se
çdo e keqe ka edhe një të mirë dhe anasjelltas. Kjo u provua në rastin e
arrestimit të Blerim Kuqit. Në vendimin e tij për ta varrosur të vërtetën, që,
padyshim, është rast ekstrem i të keqes, duke u nisur nga profili i tij, si i
parë i një komune, ngushëllon një e mirë: Shpërfaqet qartë "lufta"
dhe "parimet" e asaj "UÇK-je" që identifikohet me bandën e
LPK-së dhe SHIK-un e saj famëkeq.
Blerim
Kuqi ishte oficer institucional, pra, ushtar i Ibrahim Rugovës dhe drejtonte
formacionin e koduar "Kitrat". I ndjekur këmba-këmbës nga banda
"ushtarake" e komunistëve stalinistë-enveristë të LPK-së, kapet rob,
arrestohet dhe përplaset në burgun rural në Kleçkë të Lypjanit. Akuza e
gatshme, ashtu si për të gjithë ushtarët, oficerët apo edhe simpatizantët
civilë të institucioneve paralele të Presidentit Rugova: "dezërtor, armik,
spiun në shërbim të pushtuesit serb!" Edhe dënimi ishte i gatshëm:
"Dënim me vdekje - ekzekutim, pra, metoda ekzekutive - pushkatim!"
Dhe, nga
ky rit i përgjakshëm e fatal për oficerin Kuqi e shpëtoi vetëm sulmi blic e
brutal i policisë pushtuese. Dhe, nga e keqja e madhe sulmuese pushtuese,
befason e mira: lirohen e mbijetojnë ata që prisnin radhën e poshtërimit,
torturimit, kurbanizimit, ekzekutimit, pushkatimit, pra, Blerim Kuqi me shokë,
të rënë në fatkeqësi, të rënë në kthetrat e bandës komuniste lëpëkeiste, e cila
zbatonte projektin e hartuar në Tiranë nga banda amë, kallëse e Shqipërisë më
1997, e kryesuar nga Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Fatos
Klosi me shokë.
Projektin sabotues të luftës të
Kosovës, të bërë nga Tirana zyrtare, e aprovoi edhe LPK-ja
Zbatimin
në praktikë në Kosovë të këtij projekti monstruoz e sabotues të luftës,
thellësisht armiqësor, një shërbim i madh për pushtuesin, Serbinë, e kishin
marrë përsipër krerët aktual të pushtetit në Kosovë, me ideolog akademik Rexhep
Qosjen dhe Jakup Krasniqin, i emëruar si "zëdhënës" nga banda e
Tiranës zyrtare dhe i shfrytëzuar nga kjo bandë, për të legalizuar e ligjësuar
vrasjet e luftëtarëve institucionalë, nga banda e LPK-së, në emër të
"UÇK-së" në Kosovë, nëpërmjet Radiotelevizionit komunist shqiptar, me
bandën e kryesuar nga Hajrije spikerica, alias Besa Çeku - Buçinca dhe kolegët
e saj kodoshë, si përçues të përçarjes të madhe politike e ushtarake, të
projektuar nga kryebanda komuniste shqiptare, impulsonte krimin brenda
shqiptar, jo vetëm duke harruar pushtuesin, por, indirekt, duke e ndihmuar atë.
Burgjet
adaptuese rurale të lëpëkeistëve kuqaloshë në Kosovë, ishin një fotokopje e
atyre të kohës të Luftës Dytë Botërore në Shqipëri, kur banda e Ushtrisë
"Nacional-Çlirimtare", siç u proklamua rrejshëm në historinë e
falsifikua dhe të sakatosur për këtë "luftë", për gjysmë shekulli me
radhë. Komunistët antishqiptarë të Enver Hoxhës i vrisnin në pusira e prapa
shpine jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe brenda radhëve të tyre, duke
ua faturuar këto vrasje pushtuesëve italianë dhe gjermanë. Rasti i vrasjes prapa
shpine të Ethem Gjinishit, njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes të Mukjes, marrëveshje kjo
pajtuese për luftë të përbashkët, me synimin e bërjes të Shqipërisë Etnike, të
cilën e prishi Enver Hoxha me urdhër të Milladin Popoviçit. Gjinishi rinor
ishte shoqërues i babait të tij në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 1912.
Ishte luftëtar në luftën e 1920-ës në Vlorë; delegat në Kongresin e Lushnjes më
1920; kuadër në LDB. Dhe, Marrëveshja e Mukjes, për bashkimin e shqiptarëve të
kudondodhur, ia hëngri kokën, sepse filosllavi Enver Hoxha nuk donte ta cënonte
miqësinë me "vëllezërit jugosllavë"!
Edhe
prishja e Marrëveshjes të Osllos është kopje e asaj të Mukjes, si në
përmbajtje, ashtu edhe në rrjedhojat fatale, jo vetëm për popullin, por, për të
gjithë Kombin. Kjo metodë është huazuar nga OZNA jugosllave, të cilët e kishin
kopjuar nga sigurimi rus i Stalinit. E para, tradhtoi idealet e luftës për liri
dhe inicoi luftën civile në Shqipëri; e dyta, harroi pushtuesin serbosllav dhe
u sul, si egërsirë, në derdhjen e gjakut shqiptar në Kosovë, madje jo vetëm
gjatë luftës, por edhe pas saj, duke synuar pushtetin dhunshëm. Këto dy
marrëveshje, të shkelura me këmbë nga komunistët e djeshëm dhe të sotëm, edhe
sot e gjithë ditën kullojnë gjak.
Nëse
komandantët institucionalë të luftës do t`u përgjigjeshin provokimeve deri në
vrasje të lëpëkeistëve, vegla qorre të bandës pushtetare në Shqipëri, edhe në
Kosovë do të degjeneronte lufta për liri, në luftë civile, siç ndodhi më 1943 -
1944 në Shqipëri. E ilustrojmë me provokimin e rëndë që halabakët e LPK-së i
bënë kolonel Tahir Zemajt, Hero i Kosovës, në Prapaçan. Kolonel Zemaj i kishte
forcat dhe mundësitë për t`i goditur dhe asgjësuar horrat provokatorë. Por,
duke u gjegjur me logjikën e kombëtarit, shmangu vëllavrasjen: "Nuk dua të
derdhë gjak shqiptarësh". Dhe, u tërhoq.
Sokol Dobruna - gjykatës i SHIK-ut
dje, provokator sot
Provokimi,
deri në rrugaçëri, i servilit shikist Sokol Dobruna ndaj Heroit të Kosovës,
kolonel Tahir Zemaj, fituesit madhor të Betejës të Loxhës, se gjoja dezërtoi
nga lufta, dëshmon për hiçsinë e sojit komunist. Horrit Dobruna i ka ngelur
merak pse nuk arriti ta dënonte me vdekje Atë, siç bëri me kuadrotë tjerë
institucionalë. Kolonel Zemaj kishte një Komandë eprore dhe ai vepronte nën
urdhërat e saj. "Ne mund ta marrim edhe Pejën, por nuk kemi mundësi ta
mbajmë", - thoshte strategu Zemaj. Ai nuk ishte aventurier si ata që i
premtonin pashaporta të Kosovës Malishevës të "çliruar" dhe në vend
të pashaportave, u sakatosen nga plumbat vrasës të pushtuesit, ndërkohë që
premtuesit intrigonin në Tiranë. Ata që nuk përfillin Komandën, janë
bashibuzukë e banditë, të cilët nuk njohin as rregullat dhe as ligjet e luftës.
Prandaj edhe përbaltën dhe përballën me rrjedhojat pas luftës. Kolonel Zemaj,
në bashkëpunim me Komandantin e UÇK-së për Rugovën, Smajl Hajdaraj, shquhen për
mbrojtjen e popullatës të Dukagjinit. Të luftosh, duke pasur popullatën e
pambrojtur në mes, do të thotë të aprovosh vrasjen e kësaj popullate. Kolonel
Tahir Zemaj ishte i rrallë në strategji, zgjuarësi dhe trimëri, por edhe në
përgjegjësi. Prandaj është edhe Hero i Kosovës.
Burgjet e LPK-së - kopje e
burgjeve të Enver Hoxhës gjatë LDB
Burgjet
rurale në Llapashticë (Llap), Kleçkë (Lypjan), Llapushnik (Drenicë), Jabllanicë
(Gjakovë), Cahan (Kukës) dhe dhjetra të tjera më pak të njohura ose të
panjohura, janë dëshmi se njëshi i qëllimit të LPK-së ishte neutralizimi,
frikësimi e, pse jo, edhe eliminimi fizik i luftëtarëve institucionalë. Përkundër
Tiranës zyrtare të kohës, e cila mjaftohej vetëm me autonominë e 1974-ës,
rrjedhimisht, për këtë duhej të ishin pajtuar edhe krerët e LPK-së, përndryshe,
prishja e Marrëveshjes të Osllos, kundërshtimi i unifikimit të faktorit politik
dhe ushtarak të Kosovës nga ata, ishte edhe interesi dhe kërkesa direkte e
Serbisë. Ndërkohë që krahu institucional pavarësinë e quante kompromis, në të
kundërtën bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ishte në agjendë. Kjo prerje ishte e
qartë dhe çdo përçapje për montime dhe arnime të tjera, është manipulative e
dështake.
Nuk është
rastësi që prokurorët ndërkombëtarë pikëtojnë, përveç Kosovës, edhe Shqipërinë,
si mjedise të krimeve të luftës. Sepse, realisht, krimi për luftën e Kosovës ka
pikënisjen në Tiranë, ndonëse qëllimi i Tiranës zyrtare ishte ndërrimi i kahjes
të luftës: nga luftë çlirimtare, në luftë ideologjike e pushtetare. Pra, në të
gjitha kalkulimet e pasluftës, Kosova duhej të ishte e kuqe, e lidhur me
njëmijë e një fije me Serbinë, ashtu siç mbeti pas Luftës të Dytë Botërore,
sepse kjo forconte boshtin komunist në Ballkan, njëkohësisht, pushtetin
komunist në Shqipëri. "Verba volant, skripta manent" (Fjalët
fluturojnë, e shkruara mbetet) - thonin latinët e vjetër. Dhe, kjo e vërtetë ka
mbetur e shkruar nga kasta - bandë e Tiranës, gjë që kursen komentet e mëtejme.
Zhurma e pushtetarëve në mbrojtje
të krimit
"Zallamahia"
e bandave komuniste në pushtet apo opozitë, në rastin e arrestimit të
kryekomunarit Blerim Kuqi, sheshoi injorancën dhe hipokrizinë e kësaj race
karpatesh. Jakup doktori la nam për mosnjohjen elementare të Kushtetutës të
vendit, kur votoi presidentin pa kuorum. Tani ai thirret në këtë Kushtetutë për
paprekshmërinë e atyre që kanë mandate deputeti. Në një normalitet kushtetutor,
kjo referencë do të ishte normale. Por, kur është fjala për një abnormalitet
kushtetutor, kur Jakupi me shokë e ka shkelur, e ka bërë leckë, madje letër higjenike, e ka
përmjerë Kushtetutën e Kosovës, duke i veshur me mandat deputeti të dënuarit
për krimin e vrasjeve seriale dhe të tjerë nën hetime, me të njëjtën akuzë, me
të vetmin qëllim për t`i mbrojtur nga drejtësia, rast unikal për demokracinë
botërore, në çfarë logjike e mbështetë palogjikshmërinë e tij marroçe në
mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve?!?
Çlirimtarët
faktikë të Kosovës, ndërkombëtarët, të cilët aq shumë kanë investuar për lirinë
dhe demokracinë në Kosovë, në prononcimet e tyre të përsëritura, kanë porositur
për të pasur kujdes në përzgjedhjet, emërtimet, krjimin e institucioneve me
njerëz të pa implikuar në krime, madje të çfarëdo lloji. Megjithatë,
pushtetarët komunistë sfiduan ndërkombëtarët dhe popullin e Kosovës, i futën
nën sqetull njerëzit e krimit, sepse duke i mbrojtur ata, mbrojnë vetën, si
shefa të tyre dje dhe sot.
Hipokrizia dhe zëri i mëkur i
AAK-së - rrjedhojë e krimeve analoge
Partia
aktuale e Blerim Kuqit nuk e vënë pikën mbi "i", nuk kërkon llogari
nga partia, e cila, tej një dekade më parë e arrestoi, burgosi dhe dënoi me
vdekje Kuqin dhe ekzekutimi u pengua nga sulmi i befasishëm i forcave
pushtuese. Por, i bie teneqes të shpuar, duke u bë pjesë e korit në
kolektivizimin e marrëzisë, duke thënë
se "Kuqi është burgosur për
shkak se ka refuzuar ta njolloste luftën çlirimtare të UÇK-së!?"
Madje,
shokët partiakë të Blerim Kuqit shkojnë edhe më larg, duke bërë moralizime e
këshilla, bile edhe porosi se çfarë duhet të bëjë EULEX-i në Kosovë! "Të
mos njollosë vlerat e luftës"; "të mos prekë në luftën e drejtë të
shqiptarëve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi!" Por, burgosja
dhe linçimi i luftëtarëve institucionalë gjatë luftës dhe vrasja e tyre në
pusira pas luftës, demanton bollshëm se disa "shqiptarë" nuk luftuan
për "liri, pavarësi dhe demokraci, por për pushtet dhe pasuri. Pikërisht,
me këta "shqiptarë" po merret sot EULEX-i dhe jo me UÇK-në e
mirëfilltë, e cila, vërtet, mendoi, punoi, veproi dhe luftoi për vlerat e
lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë.
Partia e
Blerim Kuqit fsheh turpshëm arrestimin dhe dënimin e tij në vitin 1999, sepse
të njëjtën gjë ka bërë edhe ajo gjatë dhe pas luftës me luftëtarët
institucionalë dhe kundështarët politikë në Kosovë. Prandaj, flet "kodra
pas bregut", bën tymnajë e mjegullnajë, për ta fshehur një të vërtetë të
hidhur, një praktikë kriminale të bashkëmendimtarëve të tyre ideologjikë.
Komunarët e Suharekës flasin
përçartë
Qeveria
lokale e Suharekës thotë se "EULEX-i po njollosë personalitetin e
Kuqit"; se "mbështetë fuqishëm aktin moral të kryetarit Blerim Kuqi,
i cili ka dalë në mbrojtje të luftëtarëve të UÇK-së, duke mos pranuar assesi
njollosjen e luftëtarëve të lirisë"! Nuk thuhet kot se "qysh është
mileti, është edhe shteti", shtet ky rakitik, defektiv dhe hiç i Kosovës.
Mbrojtja e krimit është tërësisht amorale dhe e vetëpërdhosë personalitetin e
mbrojtësit. Kjo vlen edhe për të gjithë ata që mbështesin kryekomunarin Blerim
Kuqin, në marrëzinë e tij të fshehjes të së vërtetës; të mbrojtjes skandaloze
të krimeve seriale; të mos denoncimit të bandave vrastare, të cilat operonin
dhe vepronin falsifikueshëm nën siglën e"UÇK-së".
LPK-ja ka qenë minore dhe pa formacione
numerike ushtarake
Tashmë,
dihet mirëfilli se LPK-ja nuk ka arritur asnjëherë të krijojë formacione
ushtarake, të cilat do të mund të emërtoheshin Ushtria Çlirimtare e Kosovës
(UÇK). E gjithë pjesa jashtë institucionale kap shifrën nga 2 deri në 5 % të
angazhimit për luftën. Pa mohuar sinqeritetin dhe gadishmërinë e disa grupeve
jashtë institucionale për të lufttuar pushtuesin, pjesa tjetër, përfshi këtu
edhe të gjithë krijuesit e dhjetrave burgjeve rurale anekënd Kosovës, madje
edhe në Shqipëri, me instruktazhin e Tiranës zyrtare, janë prçarësë, sabotatorë
të luftës, duke i shërbyer pashmangshmërisht dhe devotshmërisht pushtuesit.
Serbia ka
qenë në dijeni të të gjitha këtyre punkteve toturuese e vrastare dhe qëllimshëm
i ka toleruar, pikërisht për t`i lansuar akuzat e sotme si "krime lufte të
UÇK-së"! Eshtë vetëmashtrim i qëllimshëm, është jashtë çdo logjike të
shëndoshë të mendohet dhe të pohohet se burgjet u krijuan "në zona të
lira", "në zona të çliruara nga UÇK-ja"!! Dhe, edhe nëse t´i
çlironte, me çka mund t`i mbronte UÇK-ja këto zona?! A kishte aviacion, a
kishte kundërajror? Jo. Atëherë, si të mbrohen? Krejt tjetër hapësirë ka lufta
lëvizëse, guerile, e cila paraqet vështirësi kontrolli për armikun.
Mbrojtja e të keqes i ka devalvuar
shqiptarët
Shtrohet
pyetja: Ta heshtësh të vërtetën a është akt moral apo imoral?! A është mbrojtje
e UÇK-së apo e bandave të LPK-së?! A janë luftëtarë të lirisë apo të robërisë?!
Pa hamendje fare, përgjigjet e sakta do të ishin pjesa e dytë e këtyre
pyetjeve.
Në
mbështetje të Blerim Kuqit u bënë një varg demonstrimesh! Sejcili folës lëshoi
në etër vetëm marrëzira, jo si kuadro e njerëz publikë, por si njerëz rrugash.
Komandanti
i KFOR-it, Erhard Byhler, i mësuar, tashmë, me injorancën klasike të
shqiptarëve të Kosovës, tha: "I përgëzoj për organizim të qetë, por, nuk
mund të ndaj me ata mendime të njëjta". E turpshme. Madje, skajmërisht e
turpshme për organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë maskaradë të mbrojtjes të
krimit.
Në këtë
llumhane notuan edhe njerëz të letrave, të cilët na moralizojnë çdo ditë për
moralin, për drejtësinë, për të vërtetën!!! Ndërkohë që, varrosësin e të vërtetës
e ngritën në kuotën e heroit!! Në Kosovë gjithçka është përdhosur e sakatosur
e, më se shumti morali dhe ndergjegja.
Keqpërdorimi i marrëzishëm i
rinisë studentore
Rasti
Kuqi shpërfaqi para shqiptarëve dhe botës mbarë tendencën poshtërsisht të
poshtër për t`i futur studentët në vallën kriminale të mbrojtjes të krimit në
Kosovë, për të mohuar dhe devalvuar në praktikë atë që e mësojnë në teori, siç
janë parimet e lirisë, të drejtësisë, të demokracisë.
Nëse në
vitet `70-a dhe `80-a rinia studentore e Kosovës ishte avangardë e veprimeve
për barazi, liri dhe drejtësi, në vitet `90-a mbeti në bisht. Arsyeja dihet: në
organizimin e rinisë studentore i futi hundët LPK-ja staliniste. Pyetja që u
bëhej masës të studentëve: "Pse demonstrimet kundër pushtuesit janë kaq të
zbehta"? Përgjigja ishte e prerë: "Drejtuesit e organizatës studentore nuk janë të
zgjedhurit tanë, andaj as nuk përfaqësojnë shumësinë studentore". Koha
dëshmoi se krerët e studentëve, të zgjedhur asaj kohe nga LPK-ja, edhe sot e
kësaj dite janë të kuq dhe frymojnë majtas.
Nëse kjo
histori përsëritet në nismë të dekadës të dytë të këtij shekulli, ata do të
jenë shkollarë të dështuar dhe të turpëruar përjetësisht. Një emërtesë e
riorganizimit aktual të rinisë, përkatësisht, "Këshilli Qëndror i Veprimit
Rinor", me paralajmërimin e pjesëmarrjes edhe të vet ministrit gjegjës, shton dozën e këtij dyshimi. Kalimet
grupore, kolektive në partitë e majta të rinisë studentore, janë një dëshmi
tjetër të përpjekjes për ta ideologjizuar rininë. Dhe, kjo është njëra nga të
bëmat e shumëta të SHIK-ut. Sepse, fundja, të majtës nuk i intereson e ardhmja
e shtetit, por e tashmja e pushtetit. Lokalizmi, si mendësi provinciale, u
shpërfaq në përmasat e turpit, kur studentët e Gjakovës nuk denjuan të mbeten
prapa atyre të Prishtinës, në mbrojtje të "heronjve" lokalë, të
akuzuar dhe të arrestuar për krime seriale.
Marrosjes nuk i kanë shpëtuar as profesorët e tyre.
Krimi brendashqiptar identifikohet
me SHIK-un
Aktivizimi
i temës të SHIK-ut në Parlament dhe media, veçsa përforcon deklarimet e një
SHIK-asi të penduar, Nazim Bllacës; i një guerili të suksesshëm, Hasan Zeneli;
i një përjetuesit faktik të skenave makabre të SHIK-ut, Deshmitari
"X", Agim Zogaj; të Imer Imerit, ish i burgosur në Cahan të Kukësit;
i kuadrit investigues të G2-it Naim Miftarit.... Fatmir Limaj, në përgjigjen
për rastin Kuqi, sugjeron se duhet të pyetet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së për
Kuqin dhe të tjerët, gjë që dëshmon bindshëm se
platforma e SHIK-ut ishte ajo e partisë të tij. Deklarimi publik i zotit
Limaj, demanton retorikën boshe e kamufluese të kryeparlamentarit Jakup
Krasniqi, i cili thotë se Shtabi nuk ka pasur strukturë të turturës, të
vrasjeve. Dhe, synimi fillestar dhe final ishte marrja e pushtetit me çdo
kusht, qoftë edhe duke derdhur gjakun e kundërshtarit politik, mëqe nuk besonin
në votën elektorale, ashtu siç nuk beson asnjëherë as përfaqësuesi i
ideologjisë të tyre të përbashkët, Edvin Kristaq Rama.
"Komandanti"
Xhabir Zharku, urdhëronte nga Tirana, vartësitë e tij në Kosovë: "Të
burgosurit t`i afroni afër pozicioneve serbe dhe t`i vrani"! Kjo praktikë
është aplikuar edhe në mjedise tjera të Kosovës, gjë që dëshmon se vendimet për
likuidime kanë pasur një Shtab, një qendër.
Mistifikimi
i Shërbimit Informativ me "specifikën e veprimeve", të thënë nga një
SHIK-as, ish i dënuar - vrastar, tani deputet (!), sikur pranon shumëçka nga
veprimet kriminale të SHIK-ut, por pa cituar asgjë konkrete!
Bashkëpunimi
i SHIK-ut me shërbimet ndërkombëtare është një broçkullë e madhe. Një shërbim i
refuzuar nga Presidenti i vendit, dr. Rugova dhe nga UNMIK-u, si ka mundësi të
pranohet nga ndërkombëtarët?!! Fakt është se SHIK-u ka bashkëpunuar me Shërbimin
komunist shqiptar dhe atë serb. Dhe, kjo shpjegohet edhe me vrasjet e kuadrit
të luftës dhe të politikës, që nga ministri i mbrojtjes, kolonel Ahmet
Krasniqi, i cili përcaktoi taktikën dhe strategjinë e luftës; kolonel Tahir
Zemaj, fitues i Betejës të Loxhës; Smajl Hajdaraj, komandant i UÇK-së për
Rugovën; komandantin e Pashtrikut, Ekrem Rexha; Ukë Bytyçit, Ismet Rracit,
Shaban Manaj, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku dhe të qindra të tjerëve.
E themi
të qindrave, sepse sipas Nazim Bllacës, që rezulton të jetë mjaft i besueshëm,
vetëm në 6-mujorin e parë të Qeverisë të Përkohëshme të Hashim Thaçit, SHIK-u
ka ekzekutuar 456 (katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) persona, për të vazhduar
ndër vite me vrasje seriale!
Bëmirësitë
e SHIK-ut në rastin e akademik Nexhat Dacit dhe të dr. Bujar Bukoshit, janë të
besueshme, ashtu siç besohet se planifikimi i atentatimit ka qenë nga vet
SHIK-u. Kryeparlamentari Daci ia shpërbleu SHIK-ut, duke e heshtur vrasjen e
Smajl Hajdaraj, deputet i legjislaturës të parë parlamentare të Kosovës të pas
çlirimit, duke mos e organizuar asnjë ceremoni përkujtimore për Atë nga
Kuvendi! Ai shkoi edhe më larg, duke i lavdëruar të dyshuarit e bazuar për këtë
vrasje!!
Edhe dr.
Bukoshi ka qenë mirënjohës që SHIK-u ia ka shpëtuar jetën nga SHIK-u. "E
shpëtova Bukoshin nga një atentat i sigurtë", - ka shkruar njeriu i dytë i
Parlamentit dhe kuadër i lartë i PDK-së. Dhe, dr. Bukoshi, qoftë edhe me një
deputet, i erdhi në ndihmë kryeministrit Hashim Thaçi, madje në një kohë zezonë
për atë.
Një
kuadër tjetër i SHIK-ut, tani deputet i partisë në pushtet (!), sëbashku me 21
shokët e tij deputetë, pjesëtarë të kësaj organizate ilegale e kriminale, në
një debat televiziv, pranoi një të vërtetë të madhe, atë që ne vazhdojmë ta
përsërisim për më shumë se një dekadë radhazi, - se me krime nëpër këmbë Kosova
nuk mund të bëjë asnjë hap para. Por, ai, duke iu referuar SHIK-ut, përmendi,
madje, më shumë se një herë, "interesin kombëtar"! Ai nuk e elaboroi
më tej se nëse përbënin "interes
kombëtar" vrasjet e komandantëve të luftës, përfshi këtu edhe Ministrin e
Mbrojtjes dhe të kuadrove kundërshtarë politikë!!??
Përdorimi i metodave tipike, sipas
tipizimit që i bën Engelsi ke "Anti Dyring"
Paralelizmat
e UDB-ës me SHIK-un, të bëra nga kryetari i LDK-së dhe i Prishtinës -
njëherësh, dr. Isa Mustafa, janë nga më të butat e mundshme që mund të bëhën.
SHIK-u me vrasjet numerike të shqiptarëve, e ka tejkaluar UDB-në shumëfish, të
paktën nga vitet e `50-a e këtej. Me vrasjet politike është konsumuar edhe
elementi i terrorizmit, duke bërë ekzekutime linçuese në oborre dhe shtëpira,
në prezencë të familjes. Vrasjet pa gjyq, madje, edhe pas arrestimit, janë
metoda të huazuara nga OZNA jugosllave.
Në
ekzekutimet e kundërshtarëve politikë në Kosovë janë përdorur edhe medodat
mafioze të kartelëve të drogës italiane dhe kolumbiane. Ekzekutimi dhe djegia
makabër e kufomës të kuadrit të lartë të LDK-së, Shaban Manaj, është unikale në
hapësirat ballkanike e më gjerë. Por, dr. Isa Mustafa ka habitur partinë e tij,
LDK-në dhe të djathtën e Kosovës, me kërkesën e bërë për dhënie fund të
mandatit të EULEX-it në Kosovë. Një deklarim i tillë i pa matur dhe paushall,
madje pa e konsultuar anëtarësinë e partisë, është një shpërdorim i pozitës të
kryetarit, kur dihet se bandat e kuqe vrastare vazhdojnë të gelojnë të pa
prekura dhe të pa shqetësuara anekënd Kosovës. Të kërkojë zëvendësimin e
EULEX-it me protektoratin e një shteti të fuqishëm e ligjor, i cili njeh
statusin e Kosovës, është logjike, madje duhet inicuar kjo kërkesë, nëse doni
që Kosova të funksionojë si shtet. Por, lënia e Kosovës në duar të bandave
aktuale, do të ishte një ogur i keq për popullin dhe shtetin mjeran të Kosovës.
Ministri
i brendshëm Bajram Rexhepi, në kundërshtinë e deklaratës të bazuar, të bërë nga
dr. Isa Mustafa, për huazimin e metodave udbeske nga SHIK-u, dëshmon se ai
"e ka mizën pas veshit". Pranë Komitetit Qendror të Partisë të Punës
të Shqipërisë, ka qenë Zyra e Sigurimit Shtetëror. Asnjë emërim i kuadrit të
lartë nuk mund të bëhej pa aprovimin e kësaj Zyreje, në qendër dhe bazë. Nga
zyra e SHIK-ut Bajram Rexhepi është bërë kryeministër dikur dhe ministër sot.
Kujtojeni sjelljen mëllefore karshi Presidentit Rugova, kur ndodhej pranë. Më parë
se intelektual, ngjasonte me një vagabond, njeri rrugash, sepse ai rol i ishte
caktuar nga SHIK-u i tij.
Motoja e makiavelistëve komunistë:
"Qëllimi i justifikon mjetet"!
Për
komunistët "nuk ka kala të papushtueshme"! Edhe ata që i kishin vrarë
vetë, i përdoren emrat e tyre si bashkëluftëtarë dhe Prizreni u dorëzua para
komunistëve në zgjedhjet lokale. "Bastiani Prishtinë duhet të bjerë",
- ka dhënë kushtrimin partia në pushtet. Policia aktive SHIK-ase ka filluar
sulmin ballor në komunën e Prishtinës. Fillimisht, diskreditimi, pastaj
arrestimi, qoftë edhe me akuza të sajuara. Nuk paragjykoj për fajësinë apo jo
të ndonjë kuadri batakçi e shpërdorues të pozitës, por, mënyra e veprimit flet
për një taktikë dhe strategji të studjuar nga partia e gjithëpushtetshme dhe
SHIK-u i saj ogurzi. Edhe vet kryeministri, i cili kishte mbrojtur dhe mbron të
akuzuarit për krim të organizuar politik dhe ekonomik, që, zakonisht, janë nga
torishta e partisë të tij, këtë herë aprovoi goditjen dhe impulsoi veprimet e
mëtejme. "Komuna e Prishtinës duhet të bëhet çiflik i PDK-së",
prandaj "qëllimi i justifikon mjetet". Këtë fushatë të egër e marroçe
e ka denoncuar bindshëm kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa.
Bajram
Rexhepi përligj praninë e SHIK-ut në policinë e Kosovës dhe strukturat tjera
shtetërore. Dhe, vërtet, nëse SHIK-u të kishte qenë një organizim legal, i
pastër, në shërbim të Kosovës, nuk do të kishte asgjë të keqe. Por, kur ai,
sot, identifikohet me krimin e organizuar politik dhe ekonomik në Kosovë,
prania e SHIK-asve në organet vitale të shtetit përbën një krim të rëndë. Kush
organizon arratisjen e kriminelëve vrasës nga burgu i sigurisë të lartë? Kush
vodhi drogë e dosje nga dhoma e dëshmive, në mjediset institucionale të
sigurisë? Ekskluzivisht - policia e SHIK-ut. Këtu e gjen përgjigjen edhe pyetja
pse Hashim Thaçi me shokë ishte ngulmues që të mos rikthehen në punë policët e
shkolluar të karrierës, të cilët, në solidarizim me popullin e Kosovës dhe
kundër pushtuesit dhunues, masivisht braktisën uniformat. Hashimi me dajë e
"akraballëk" pushtoi policinë dhe TMK-në me SHIK-asit e tij
"beterë", duke i inkriminuar fort këto dy institucione të sigurisë
shtetërore.
Kolonel Zemaj: "Nuk ka krim
politik, ekonomik apo ordinier ku të mos jenë pjesëmarrës policia dhe
TMK-ja"
Ministri
i brendshëm ndjehet i befasuar se për arrestimet e kriminelëve nuk është vënë
në dijeni ai, si ministër. Por, EULEX-i shpalos provat se është dekonspirua dhe
kanë dështuar aksionet e ndërmarra sëbashku me policinë e Kosovës. Dhe, krejt
logjike, sepse krimet në Kosovë janë numerike dhe lidhjet e policisë me krimin,
tashmë, janë të dëshmuara dhe faktike. Ndërrimi i ministrave të brendshëm dhe e
stafit të tyre, nuk ka prekur dhe nuk ka lëvizur nga pozicioni kuadrin kyç të
SHIK-ut pranë kësaj ministrie. Mjafton ta përmendim emrin e kuadrit të lartë të
SHIK-ut, Fatmir Xhelilit, i cili edhe pas ndërrimit të katër ministrave të
brendshëm, ai ka mbetur në zyrën e tij, si i pazëvendësueshëm! Sepse ata janë
të ngarkuar nga qendra për ta mbikëqyrur edhe vet ministrin.
Kuadrotë
e SHIK-ut kanë dalë nga shkollëza e Sigurimit fashist stalinist-enverist.
Lëshojnë gënjeshtrën në publik me moton "sa ta ha, le ta hajë
"mileti"! Kjo u provua me pohimin rrenacak e bajat se gjoja "na
ndihmonin ndërkombëtarët"! A mund ta ndihmojë bota demokratike një
organizatë ilegale, të dyshuar, të akuzuar dhe të indentifikuar me krimin e
organizuar politik - vrasje seriale?!? Se "kemi bashkëpunuar edhe me
Presidentin Rugova", se "ka nënshkruar edhe Ibrahim Rugova",
edhepse dihet se kjo marrëveshje është prishur ende pa u tharë boja e
nënshkrimit, sepse stalinistët e LPK-së, të udhëzuar nga zyrtarët komunistë të
Tiranës, nuk pranuan Parlamentin dhe strukturat tjera në kuadrin e
institucioneve paralele, vepruese për një dekadë radhazi. Eshtë absurditet të
mendohet pranimi i SHIK-ut nga Presidenti Rugova, kur këtij ia vriste kuadrin ushtarak e politik, madje,
ngulmueshëm, kërkonte edhe vet kokën e Tij! Është faktuar katërcipërisht
deklarimi i bërë nga strategu fitues i Betejës të Loxhës, kolonel Tahir Zemaj,
Hero i Kosovës, se "nuk ka krim politik, ekonomik apo ordinier ku të mos
jenë pjesëmarrës Policia e Kosovës dhe TMK-ja.
Baza financuese e SHIK-ut është tërësisht
kriminale
Financimi
i SHIK-ut është bërë nga biznese të pista; uzurpime të pasurive shoqërore e
private. Edhe kur njerëzit e SHIK-ut detyroheshin ta lëshonin një objekt privat
ose të shitej një pronë shoqërore, duhej paguar disa mijëra marka, më vonë
euro. Reketi, haraçi, gjobvënia, ka qenë dhe mbetet burimi i financimit ilegal
e gjysmëlegal. Kujtojeni "zënien me pelë për dore" të një banditi
SHIK-as, duke i vënë gjobë një lokali nate në Fushë - Kosovë dhe dënimin e tij
për këtë akt kriminal. Banda horrake studentore defilonte në Prishtinë me
fotografinë e këtij banditi, i cili, pas vuajtjes të dënimit për gjobëvënie, së
fundi, u dënua me 15 vjet burg për krime të torturës dhe të vrasjes. Hajde, rini "heroike" e Kosovës!!!
Të njëjtit afarist iu sulën, si qentë e tërbuar, bandat SHIK-ase të Dukagjinit!
Tenderët kanë qenë një burim tjetër i majmë për SHIK-un. Hulumtoni pasuritë e
SHIK-asve dhe do të bindeni edhe për krimin ekonomik. Dhe, ankohen horrat
qeveritarë për mungesë të investitorëve të huaj!?
SHIK-u i kudondodhur po e dështon
shtetin e Kosovës
"Enver Hoxha: "Unë dua
të di se çfarë flasin shqiptarët edhe nën jorgan me gatë e tyre"!
Loja me
shifra e eksponentëve të SHIK-ut, tashmë, është e diskredituar. Shifra 90 mund
të jenë kuadro në qendër dhe bazë. Por, denoncimet nga brenda SHIK-ut citojnë
shifrën 30 mijë. SHIK-un e krijoi Sigurimi Shqiptar dhe huazoi mjaft nga
metodat e tij famëkeqe, por aplikoi edhe metodën mafioze të linçimeve,
ekzekutimet në pusira dhe prapa shpine. Sigurimi Shqiptar kishte 265 mijë
agjentë, rekord në botë, me një popullësi prej 2 milionë banorësh, që rezulton
çdo i treti banor i moshës mbi 18 vjeçare. Sigurimi i futi njerëzit e tij në të
gjitha shtresat e shoqërisë, madje edhe në familje! Njërin nga djemtë e Koçi
Xoxës, pas dënim - ekzekutimit të tij, e bënë informator të Sigurimit, duke e
pajisur edhe me revole! U lëndëzua porosia e Enver Hoxhës, e dhënë në një
mbledhje të Byrosë Politike të PPSH-së: "Unë dua të di se çfarë flasin
shqiptarët edhe nën jorgan me gratë e tyre"!
Për 14
vjet radhazi vazhdojnë gjyqet, pikërisht, kundër kësaj shtrese kriminale. Asnjë
krim politik, ekonomik dhe ordinier nuk është bërë pa qenë pjesëmarrës
policia dhe TMK-ja. SHIK-u ka shtrirë
tentakulat në të gjitha poret e shoqërisë në Kosovë dhe ai po e dështon shtetin
e Kosovës. Ai është i pranishëm në gjyqësi, prokurori,në hetuesi, në të gjitha
ministritë, në Universitet, në arsim, në shërbimin inteligjent, në forcën e
sigurisë të Kosovës, në gardë, në komuna...
Ish
prokurori Hilmi Zhitia, turpshëm i dizinformonte lexuesit me përrallisje e tij,
duke mos guxuar ta thotë realitetin e hidhur të
krimit politik në Kosovë. Po kaq majmunshëm gënjente opinionin sociologu
Shemsedin Krasniqi, kinse "krimet janë rrjedhojë të traumave të
luftës"! Pse, vallë, vetëm komunistët i kanë rrokur këto trauma, për të
vrarë oficerët institucionalë dhe kuadrotë e LDK-së?!!
SHIK-u është aq kombëtar, sa ishte
krimineli Bin Laden luftëtar i shenjtë
"Nxirr
një kashtë se dalin gjashtë", - thotë urtësia. Shefi i të ashtuquajturit
Shtab i Përgjithshëm i "UÇK-së", Azem Syla, me reagimin e shpejt në
dhënien e urdhërit për ekzekutimin e Gani Gecit, pas vrasjes, në vetëmbrojtje,
të Abedin Rexhës, tërthorazi, pranon vrasjen në Tiranë të ministrit të
mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi. Abedin Rexha, në prani të luftëtarëve të
çetës, kërcënon çetanikun Gani Geci: "Ne e kemi vrarë Ahmet Krasniqin dhe
do t`i vrasim të gjithë rugovistët", duke shtuar porosinë për ushtarët se
"mos shoqëroni Gani Gecin, se do t`ju vras!" Dhe, u largua duke zënë
pusi bashkë me disa shokë të tij. Dhe, në këmbim zjarri mbeti i vrarë.
Të
pranosh se ke vrarë ministrin e luftës në kohë lufte dhe të pretendosh se je
kombëtar e lufton për çlirim, është marrëzi ta besosh. Nisma për hakmarrje e
Azem Sylës, për vartësin e tij SHIK-as, Abedin Rexhën si dhe ngulmimi i SHIK-ut
për ta pagëzuar me emrin e tij rrugën kryesore në Klinë, apo Gjimnazin e vetëm
të kësaj komune, janë dëshmi se Azem Syla, me bandën e tij SHIK-ase, me aprovim
edhe të kupolës pushtetare komuniste në Tiranë, ka ekzekutuar ministrin e
mbrojtjes, njëherësh edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kolonel
Ahmet Krasniqin.
Një
argument shtesë është se Azem Syla, duke pretenduar të jetë vet komandant, nuk
mund të duronte një komandant tjetër, i cili ishte ushtarak i karrierës,
strateg i luftës; përfaqësonte krahun institucional, me shtrirje në të gjithë
gjeografinë e Kosovës; me një të kaluar të shkëlqyer familjare, atdhetare dhe
luftëtare; nxënës i frymëzuar, i drejtuar dhe i ndihmuar për profesionin e
ushtarakut nga nacionalisti i dëshmuar Metush Krasniqi- Dajkovci. Figura
madhore e tij e eklipsonte, e nxirrte tërësisht jashtë loje një copë azilanti,
si Azem Syla, të cilit i mungonin të gjitha atributet e të parit.
Përrallisjet
e Azem Sylës me shokë se "UÇK-në e themeluam në vitet `80-a, pastaj e
riorganizuam në vitet `90-a,", janë një falsifikin banal e përlavdëraç. Ky
zotëri, tashmë, i dyshuar për shumëçka, ngatërron themelimin e SHIK-ut nga
"diplomatët"- sigurimsa të Enver Hoxhës në mërgatë dhe riorganizimin
e tij nga SHISH-i, i po kësaj race, në Tiranë në prag lufte. Të gjitha dëshmitë
e deritashme flasin për përndjekje të luftëtarëve dhe të veprimtarëve
institucionalë dhe zero luftë kundër pushtuesit.
Emërtesa
e "UÇK-së" është një shpërdorim i skajshëm, në përpjekje për t`i
mbuluar dhe përligjur veprimet kriminale të SHIK-ut dhe krijesat e tij obskure,
përfshi këtu edhe njëfarë biçim Gjykate të "UÇK-së", kur kanë
përbërjen të vetëm të një subjekti, LPK-së, e cila nuk përfaqësonte hiç më
shumë se 2 deri në 5 % të organizuar për luftë?! Derisa Sali Çekaj, Zahir
Pajaziti, Adem Jashari i kishin grupet e gatshme, aktive në aksionet guerile, madje
Hamza dhe Ademi e zgjeruan grupin në çetë, pse duhej krijuar "ushtri
çlirimtare" fantazmë në Zvicër, Gjermani apo Tiranë?!!
Promovimi i SHIK-ut nën siglën e
"UÇK-së"
Këtu
qëndron edhe i gjithë falsiteti i krijesave të mbetura në letra, pa i lëndëzuar
kurrë në veprime konkrete, në luftën për çlirim. Pikërisht këtu qëndron
kamuflimi për ta promovuar SHIK-un si "UÇK-e", me qëllim të
përvehtësimit dhe të privatizimit të luftës, ashtu siç ka ndodhur realisht.
Dhe, nëse nuk reagohet me kohë, do të kemi një histori - përrallë të pistë,
njësoj si historia që e plasoi Enver Hoxha dhe banda e tij vrastare për gjysmë
shekulli me radhë.
Përpjekja
e ethshme për ta legalizuar SHIK-un, madje duke e quajtur kombëtar, është
njësoj sikur ta quash Osama Bin Ladenin luftëtar të shenjtë, ndërkohë që,
tashmë, identifikohet me krimin e organizuar politik, është e marrëzishme deri
në pakufi. Kreu i Gjykatës të SHIK-ut, Sokol Dobruna, i cili, gjithësesi, ka
pjesën e vet në këto krime, duke cituar Blerim Kuqin, flet për spiunët. Ia
kujtojmë zotërisë se vrasja e ministrit të luftës, kolonel Ahmet Krasniqit;
gazetarit Ali Ukaj; zhdukja pa shenjë në Tiranë e oficerit Sadri Ramqaj; vrasja
e eprorit Ilir Konushevcit së bashku me dr. Hazir Mala dhe të gardës tjetër
ushtarake, bërëse të luftës faktike; denoncimi i kryeguerilasit Zahir Pajaziti
me shokë, është kryespiunim dhe shërbim i madh i bërë pushtuesit serbo-sllav.
SHIK-u - pjellë e keqe e Sigurimit
hoxhist
Garda
eprore e SHIK-ut, e instruktuar nga kasta zyrtare komuniste e Tiranës, huazoi
metodat kriminale të partizanëve të Enver Hoxhës, përgjatë Luftës të Dytë
Botërore dhe më pas të regjimit të tij fashizoid gjysmë shekullor, për marrjen
e dhunshme të pushtetit dhe të ruajtjes të këtij pushteti supër-kriminal.
Përrallisjet
e SHIK-asit Sokol Dobruna me shokët e tij xhelatë, synojnë arritjen e dy
qëllimeve bazë:
E para,
legalizimin e organizatës ilegale të SHIK-ut, së bashku me krimet e bëra, në
emër të një patriotizmi fiktiv të "veprimeve specifike" dhe të
"interesit kombëtar",- siç thonë ata!
E dyta,
promovimin e personelit të SHIK-ut si "themelues të UÇK-së" dhe
"sakrificat" e "meritat" e tyre në "luftën heroike për
lirinë e Kosovës"!!!
Blerim Kuqi duhet ta mbrojë veten
nga akuza e dezërtorit të luftës dhe jo UÇK-në
Kryetari
i Gjykatës të SHIK-ut, Sokol Dobruna, në referencën e tij për ekzekutimin e
Blerim Kuqit, shpëtimin e tij e shpjegon me mungesë të plumbave qorr dhe të
skuadrës pushkatare! Kujt ia shet këto përralla ky zotëri stalinist-vrastar?
Komunistët të ekzekutojnë edhe me çekan kokës. Kujtojeni ekzekutimin makabër të
kuadrit të lartë të LDK-së, Shaban Manaj dhe bindeni për këtë të vërtetë.
Shembullojmë
me dëshminë e kryegardianit në burgun e Tiranës, Qemal Birçe: "Si ia morem
frymën Teme Sejkos"? Dhe, bindemi se komunistët janë një racë e ndyrë, që
nga Ballkani deri në Azi. Për ekzekutime nuk kanë nevojë as për "plumba
qorr", as për "skuadër pushkatimi" dhe aq më pak për
"ekspertizën e prokurorit", me plumbin e fundit kokës.
"Teme
Sejkon e kemi qëlluar për orë të tëra me shkopinj në fytyrë, kokë, brinjë,
këmbë, deri sa mbeti pa ndjenja. Pastaj e hodhëm në gazin e Ministrisë dhe, sa
u përmend, e mbytem me litar", - dëshmon Qemal Birçe. "Për t`u
siguruar për vdekjen e Temes, unë me një kazmë që e gjeta aty pranë, i rashë
Temo Sejkos në kokë disa herë derisa iu prish fare koka. Me kazmë e qëlluan
edhe shokët e tjerë. Pasi e hodhëm në gropë, e mbuluam me baltë dhe u
larguam",- dëshmon Birçe.
SHIK-asi
Dobruna e akuzon Blerim Kuqin për "dezërtim", që, në kushte lufte
është një tradhti e lartë. Kësaj akuze Kuqi i përgjigjet me mjegullë e tymnajë
se kinse "po sulmohet UÇK-ja", se "po ndihmohet Serbia në akuzat
kundër UÇK-së", se "nuk është momenti për kthim në ato kohëra të
mugëta për Kosovën" dhe broçkulla të tjera qesharake.
Madje,
Blerim Kuqi, i cili i ka shtuar fytyrës të tij edhe një shllungë lesh, për të
na kujtuar kohën leshtake të luftës, një kopjim i fytyrave çetnike
serbo-malazeze përgjatë Luftës të Dytë Botërore, krejt e panevojshme për
luftëtarët shqiptarë të lirisë. Ai mburret se ka qenë komandant i Brigadës 123,
në përbërjen e të cilës militonin 2000 ushtarë (!) dhe se lufta e saj ka qenë e
lavdishme, edhepse nuk përmend asnjë betejë apo aksion konkret! Lavdinë dhe
heroizmin e tyre e shpalosin edhe brigadat, çetat dhe grupet tjera të
armatosura. Dhe, për çudë, në pranverën e 1999-ës, kjo "rezistencë heroike"
u shua "si flakë kashte", me përjashtim të Kosharës, Kosova u
boshatis dhe fatin e saj e vendosen forcat e NATO-paktit.
Heshtja e Kuqit është mbrojtje e
krimit, shkelje e ligjit dhe abuzim me pozitën
Heshtja e
Blerim Kuqit nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen e UÇK-së dhe të vlerave të
lufttës. Disa duzina kriminelë, të cilët kanë vepruar jo për çlirimin e
Kosovës, por, për ta gëzuar pushtetin, nuk përfaqësojnë popullin dhe as UÇK-në.
Heshtja e Kuqit është mbrojtje direkte e krimit dhe e kriminelëve. Është sa
cinike aq edhe tragjike, kur i dënuari me vdekje, mbron persekutorin! Ai nuk
është i krahuar dhe i pastruar ideologjikisht. Mburret me bashkëpunimin që ka
pasur me kuadrin eprorë të LDK-së, por militon në një parti të kuqe, me
karrierë të begatë në krime dhe rekete, simotër e partisë në pushtet. Dhe, kjo
është e mjaftueshme për vetëdemantim të angazhimit të tij të sinqertë për liri
dhe demokraci.
Një
kryekomunar i zgjedhur për zbatimin dhe mbrojtjen e ligjshmërisë, rezulton se
është abuzues, shkelës i ligjeve dhe mbrojtës faktik i krimeve, qofshin ato të
bëra tej një dekade më parë. Përndryshe, zoti Kuqi duhej të ishte ngulmues në
bërjen publike të dosjes të tij, të cilën Dobruna me shokët SHIK-as ia paskan
dorëzuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Strukja prej struci e Blerim Kuqit,
me arsyetime kamufluese, ngjall dyshimin e bazuar të kalkulimeve hiç parimore
të tij me krerët e SHIK-ut.
Vetëmburrja
e Kuqit se "nuk ka guxuar dhe nuk guxon kush ta vrasë Blerim Kuqin",
me referencë në familjen e gjerë Kuqi, nuk përkon me realitetin e krijuar në
Kosovë gjatë dhe pas luftës. Organizimi i bandave vrastare, nën kupolën e
SHIK-ut dhe veprimet e tyre kriminale, kanë qenë shfrenuese dhe kanë goditur
familje të mëdha, kryesisht kombëtare, me traditë trimërie e burrërie. Kur
banda e Dukagjinit ia vrau, ngeshëm, në shtrirjen kohore brenda pesë viteve,
një prindi 4 (katër) djem, dikush i tha: "Pse nuk po merr hak, mbasi po
dihet vrasësi"? Prindi i dërrmuar shpirtërisht, iu gjegj personit
këshillues: -"Besa, nuk po mundem me luftuar me ushtri"! Dhe, vërtet,
bandat vrastare të SHIK-ut janë ushtri, madje të legalizuara nën emërtime
partiake.
Pas çdo vrasjeje
janë përkujdesur edhe për humbjen e gjurmëve, duke e vrarë ekzekutorin. Këtë e
shembullojmë me eleminimin e ekzekutorit të Ekrem Rexhës, Shaban Manaj, Xhemajl
Mustafës, të Besim Dajakut, Bekim Kastratit dhe të plagosjes të Gani Gecit, të plagosjes të Fetah Rudit dhe
raste të tjera e, deri ke pazari i bërë për vrasjen e Nazim Bllacës, shpëtimi i
të cilit është rastësi dhe kontributi i tij për drejtësinë është thellësisht
kombëtar. Dhe, si vrasës i penduar, e bën atë një luftëtar këmbëngulës kundër të
keqes të madhe, siç është krimi i organizuar politik, me guximin qytetar, për
të denoncuar krimet seriale dhe makabre të organizatës ilegale e kriminale të
të ashtuquajturit Shërbim Informativ të Kosovës.
Edhe Enver Hoxha kishte ligje e
rregulla demokratike në letër
SHIK-asi Sokol Dobruna, në cilësinë e personit të parë juridik të armatës të SHIK-ut, na shpalos ligjet dhe rregulloret përralltare, për të "drejtat" dhe "trajtimet e të burgosurëve gjatë luftës". Themi armatë e SHIK-ut dhe jo e UÇK-së, sepse njësoj si komunistët e Shqipërisë gjatë Luftës të Dytë Botërore, më shumë u kujdesen për burgosjen dhe vrasjen e nacionalistëve shqiptarë, se sa për luftimin e pushtuesit. Për shembull, qysh në prag të Kongresit të Përmetit, në maj të vitit 1944, arrestuan shumë veprimtarë të organizatës nacionaliste "Balli Kombëtar", në mes tyre edhe përgjegjësin e rinisë balliste të Korçës, mikun tim të burgut të Burrelit, Sami Dangëllia dhe pas 44 vjetësh burg, në prag të ndryshimeve demokratike, e transferuan nga burgu i Burrelit, për të mos u parë kurrë më në jetë!
Përrallat
e hedhura në një letër higjenike nga Sokol Dobruna, dëmantohen bindshëm nga
dëshmitarët e koduar ose mohues të këtij kodi karnavalesk, si Imer Imeri,
vëllai i të cilit ekzekutohet nga SHIK-u në Drenicë, Haki Imeri, me dajakun e
gjithmonshëm të përdorur në ato dhjetra burgje rurale të SHIK-ut në Kosovë.