| E premte, 05.04.2013, 08:07 PM |
R Ë NJ A
Tregim nga Dibran Demaku
-„Ju po i
gëzoheni rënjës sime!E shoh në bebzat e syve tuaj!Por,mos u gëzoni shumë, o të
uruar!Kështu do të bini një ditë edhe ju!Sepse kështu është ndërtuar kjo
botë!Ai që është lartë një ditë më herët apo më vonë do të bjerë! Do të bjerë
se s`bënë!
„Edhe unë
kur u ngrita në atë post udhëheqës pata menduar se s`do të ketë rënje në jetën
time!Pata menduar e ëndërruar se në jetën time do të ketë vetëm ngritje lartë e
më lartë!Pa menduar asnjëherë se dikund
mund edhe të rrëshqisja dhe të thyeja qafën!Të gjithë ata që më rrinin afër më
nxisnin që unë të hapëroja vetëm nga majat! I përfshirë i tëri nga një eufori
çmendurake mendoja se ata që më rrinin
përkrah më donin dhe u gëzoheshin sukseseve të mija!Asnjëherë nuk më kishte vajtur
npër mend se ndonjëri nga ata i etur për pushtet dhe lavdi mund të më
përgadiste ndonjë ndërskëmët që unë të rrëzohesha!”…
…si në
pamje filmike i ishte shfaqur në sytë e mendjes ajo ditë e madhe për të.Dikush
e kishte propozuar për atë post pa pritur e pa kujtuar e kishe fituar atë!
Ishte bërë i madh! Tash e tutje emir i tij do të përmendej me nderim të
madh!Kur ait ë kalonte rrugës njerëzit do të bënin me gisht nga ai! Do ta
shihnin me lakmi dhe me adhurim!Emrin e tij do ta shkruanin gazetat,do ta
përmendnin radiot,televizionet!Ai i tëri dhe i bëri do të fliste nëpër
televizione tash e tutje si njeri me kompetenca të larta!Miqtë dhe shokët po e
uronin!Ndonjëri duke e uruar ia shtrëngonte edhe dorën.Ndonjëri që ndodhej më
larg po e uronte me zë nga larg!Ndërkaq ai i përfshirë nga ethet e së papriturës
nuk ishte në gjendje të kuptonte se ata që e uronin ishin vërtetë të gëzuar për
këtë ngritje të tij apo e oronin vetëm sa për mirësjellje apo sa për sy e
faqe!Ai mundohej që me mendjen dhe shikimine tij të depërtonte deri tek zemrat
e tyre dh eta shihte të vërtetën, por deri aty nuk arrinte dot!
Në ato
momente të gëzuara i kishte ardhur në mendje nëna e tij! Pastaj të gjithë me
radhë: Babai, gruaja, fëmijët!Ishte i bundur se ata do t`i gëzoheshin vërtetë
ngritjes së tij!Nëna do ta përqafonte dhe uronte.Po ashtu edhe babai.Gruaja, ah
gruaja!Ajo përveç që do ta uronte dhe përqafonte do të ishte shumë e lumtur dhe
krenari karshi shoqeve të veta!Ajo do t`u fliste aytre me mburje për të
shoqin!E ato do ta dëgjonin me adhurim dhe me zili.Me adhurim sepse ajo tashmë
ishte e shoqja e një njeriu të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë dhe me
zili ndaj burrave të tyre që nuk ishin të tillë!...
Kur ishte
kthyer në shtëpi nëna duke e uruar i kishte thënë:Biri im, që sot e tutje duhet
të punosh me nder dhe drejtësi!Nderi dhe drejtësia të ngrisin edhe më lartë e
të rrisin naming e nëna ta bënë hallall gjirin!Ndërkaq i ati duke e uruar për
postin e fituar kishte vazhduar:Biro lisi sa më i lartë të jetë i duhen rrënjët
thellë e më thellë në tokë!Se po nuk i pati rrënjët thellë në tokë e lëvizin
erërat!Erërat e forta edhe mund ta rrëzojnë lisin!Ai kishte qeshur.Ai kishte
qeshur.Të atit nuk i kishte pëlqyer e qeshura e tij, por?!...
E shoqja
duke e uruar dhe përqafuar kishte shtuar: Tash e tutje më janë shtuar obligimet
ndaj teje!Më duhet të kujdesem për garderoben tënde, për këpucët! Duhet të
kujdesem që most ë gjindet asnjë grime pluhuri mbi to!
-Ç`thua
moj!-ia kishte kthyer i shoqi.Unë tash e tutje nuk do të eci më në këmbë!Do të
kem makinën time zyrtarenë dispozicion së bashku me drejtuesin!Do të hyj në
makinë në ptag të shtëpisë dhe do të zbres nga ajo në prag të zyres
sime!Pluhuri dhe balta do të jenë larg nga unë!
-E lumja
unë për ty!-i ishte përgjigjur e shoqja duke i dhuruar një puthje të ngrohtë
flake për flakë…
-“Flisni
ju flisni, çfarë të doni!Unë e di shkakun e rënjës sime!Ju tash mund të
trilloni gjithçka!Ju jeni shumë e unë jam fill i vetëm!”…
…dhe i
ishte kujtuar momenti kur i ishte prishur idili i kënaqësisë që jetonte pas
fitores së tij të madhe.Në një mbrëmje në dhomën e gjumit pak para se ta fiknin
dritën e shoqja si pa të keq i ishte drejtuar: Kohëve të fundit po dëgjohen ca
fjalë andej këtej që mua po më shqetësojnë, i dashur!
-Përse,
çfarë po flitet poshtë e lartë!-kishte pyetur ai të shoqen duke e shikuar
drejtë në sy.
-Shumë
nga grate po thonë se sot njeriu fiton pozitë të lartë në shoqëri në dy
mënyra:Nëse ai që fiton e ka shpinën e forte ose nëse e ka gruan e bukur!
-Ha, ha,
ha!-kishte qeshur aid he kishte vazhduar:-Po unë cëlën nga këto të dyja i kam?!
E shoqja nuk kishte thënë asgjë vetëm e kishte vështruar të shoqin me një
shikim në të cilin vërehej sikur ajo e ndjente vetën fajtore për pyetjen e
bërë!
-Mos u
shqetëso shumë për thashethëme të tilla, e dashura ime!-kishte vazhduar ai.Ato
i bëjnë grate ziliqare! Unë nuk e kam shpinën e forte! Dhe prapë e kishte zënë
e qeshura.-Ndërkaq gruan, po e kam të bukur!Ti je e bukur e dashura ime dhe të
marrshin të keqen të gjithë ata qëmendojnë keq për ty!-dhe duke e shtrenguar
për trup të vetin e kishte puthur e përqafuar si i çmendur!
-Thashetrheme
ose jo mua po më shqetësojnë ato fjalë!- ishte përgjigjur e shaqja,pasi ishte
liruar nga ato puthje të zjarrta të të shoqit.
-E kanë
nga zilia dhe inati e dashura ime!Ato trillojnë fjalë të ndryshme që të ta
prishin ty gëzimin dhe lumturinë!...
-„Vetëm
unë e di qëllimin tënd të vërtetë!Ti mund të thuash çfarë të duash për mua!Por,
atë ëndrrën tënde nuk do të mund ta realizosh kurrë!Ti mund të më shkarkosh nga
vendi udhëheqës, mund edhe tëmë largosh edhe nga puna fare me ata larot tuaj,
por nderin nuk ma nëpërkëmbë dot!“…
… kemi
një vend të lirë puneI- i ishte drejtuar eprori i tij.Ai po e shihte atë pa i
thënë asgjë.
-Gruaja
jote është e papunë, andaj kemi menduar që atë vendin e lirë të punës ta zëjë
ajo!-kishte vazhduar eprori.
Për një
moment ai kishte mbetur pa fjalë.Nuk dinte se çfarë të thonte.Në mendje i
kishte ardhur biseda e asj mbrëmjeje me të shoqen.Atë mbrëmje ai nuk ishte
shqetësuar fare, sepse ato fjalë i kishte marrë si thashetheme të grave të papuna që tërë kohën e kalojnë
duke pirë kafe dhe duke i shikuar filxhanat e njëra-tjetrës…
-Ju
falemnderit për kujdesin e treguar,por ime shoqe ka mjaft punë në shtëpi dhe
rreth saj!-dhe kishte filluar të dridhej.
Eprori e
kishte ndjerë shqetësimin e tij.Ai sdhqetësim atij i kishte shkaktuar dridhje
të forta që i ndjente edhe ai vetë.
-Mos ke
të ftohtë që po dridhesh?!-kishte pyetur eprori.
-Nuk kam
të ftohtë dhe as nuk po dridhem!-ishte përgjegjur ai me shpejtësi.
-Atëherë
mua po më bëjnë sytë!-i kishte thënë eprori dhe kishte vazhduar:Nuk e tregove
qëndrimin tënd të prerë për propozimin?!...
-Të thash
segruaja ime ka mjaft punë në shtëpi dhe rreth saj! Çfarë të të them
tjetër?!...
-Sido që
të jetë ti mendoje edhe njëherë propozimin tim!Pastaj bisede edhe me gruan
tënde! Pasi ta marrësh edhe mendimin e saj atëherë bisedojmë bashkë!-kishte
përfunduar eprori dhe kishte ikur.
Ai kishe
mbetur si një statujë! Pas pak çastesh i ishte kujtuar gruaja.Ajo vërtetë ishte
e bukur!
-„Ato
fjalët e time shoqej nuk paskan qenë thahetheme të kota siç kujtoja unë! Po ky
eprori im ku do ta ketë parë time shoqer?! Mbase unë i marri ja kam treguar
ndonjë nga fotot e saj!Apo?!... Apo ndonjë nga koleget e ka parë dhe i ka
treguar në vesh eprorit për bukurinë e saj?!Dhe?!... Dhe ai tash dëshiron që ta
njoh gruan time?! Ta shijojë bukurinë e saj?!...
Domethënë
zgjedhja ime në këtë post nuk qenka krejt e rastësishme!... Domethënë këtë post unë e paskam fituar falë bukurisë
së time shoqeje?!...Dhe për këtë shkak ajo dhe bukurija e saj tash duhet të paguajnë çmimin e zgjedhjes sime në postin
e lartë?!...Kurrë!...Kurrë!-dhe kishte goditur tavolinën me grusht…
Miku ynë
jo vetëm që nuk jo vetëm që nuk u tregua mirënjohës për postin që i dhamë,por
ai nga pozita e lartë filloi të baëhej mendjemadh!Ai filloi të mos e përfillë
askend! Ai filloi të mos më përfillte as mua, eprorin e vet! Dhe jo vetëm
kaq!Ai filloi të ndërhynte edhe në punët e të tjerëve!Filloi që t`i mësonte të
tjerët se sit ë silleshin, se sit ë punonin! Sikur ait ë ishte i
gjithëdijshmi!...E në të vërtetë ne të gjithë i dijmë aftësitë e tij fare
modeste!...Por, ne duke i dhënë pozitë udhëheqëse deshëm që ta ndihmonim që ait
ë gjente vetën!...Dhe kujt t`i ndihmosh?!... Injorantit!... Të
padishmit!...Mosmirënjohësit!...Andaj kam vendosur…kemi vendosur që të gjithë
bashkë që ta shkarkojmë! Pasd rënjës së tij nga posti që i dhamë mbase ai do ta
njohë vetën e tij dhe vlerën e vetë!...
Gjithë të tjerët sa ishin aty po heshtnin.Ai e kishte kthyer shikimin prapa.Miku më i mire i tij po qeshej me një qeshje ironike!Ishte ngritur rrëmbimthi në këmbë:-Përse i gëzoheni rënjës sime?!Që ta zini verndin tim, apo?!...Ah, o të mjerë!...Nuk e kuptoni se edhe ju do të bini një ditë si unë, në mos edfhe më keq!...Dhe atëherë do të përmbyset gjithçka në jetën tuaj!...Edhe dëshirta!... Edhe ëndrrat!... Edhe shpresat!... Sepse kështu ka ndodhur gjithmonë e kështu do të ndodhë në jetë të jetëve!...