| E premte, 05.04.2013, 07:58 PM |
LIBER ME
REPUTACION SHKENCORË
Mr.Muhamet
Rogova: “Lojërat popullore të Gjakovës”, botoi Shoqata
eIntelektualëve,”Jakova”Gjakovë.
Nga Tahir Bezhani
Me
botimin e librit më të rij “Lojëra popullore të Gjakovës” Mr.Muhamet
Rogova,para lexuesve anekënd Kosovës e më gjerë,u prezantua si një entuziast i
mirëfilltë shkencorë,i cili me pendën e
mprehtë prej një studiuesi, mblodhi me përkushtim shumë shkrime,të cilat
i sistemoj në një libër me shumë vlerë,duke pasuruar një boshllëk në këtë lami
të kulturës sonë etnologjik
Libri në
fjalë është i ndërtuar prej katër pjesëve: “Lojërat popullore te
Gjakovës,”Lojërat për të rinj dhe fëmijë”,”Argëtime me kafshë”dhe “Lojërat në
lumë e buzë lumit”.Autori për secilën lojë sqaron edhe numrin e pjesëmarrësve dhe
rrolet në interpretim të lojës dhe vendin .
Libri”Lojëra
popullore të Gjakovës”,prekë thesarin popullorë,një traditë të hershme
etnologjike,ani se mjaft autorë kanë dhënë ca fryte pune,duke mos iu qasur deri
në fund si studim meritorë për kulturën kombëtare.
Pra,i
takon z.Muhamet Rogova merita për një guxim intelektual për nxjerrjen në
dritë,traditën tonë popullore shumë të vjetër, gati të mbuluar nga pluhuri i
harresës.
Duke
lexuar librin”Lojëra popullore të Gjakovës” nga autori Mr. Muhamet Rogova,që në
fillim vërejmë durimin prej një analitiku të spikatur të tezave
historiko-shkencore,në bazë të cilave zbërthen me shumë zotësi fenomenet e tradicionales me burimet historike
në rrjedhat kohore. Pos kësaj,autori për secilën lojë jep komentin më përpjekje
të shpjegimit të vlerës,rëndësisë dhe qëllimit që kishin lojërat popullore.
Në
kuptimin e origjinalitetit dhe historisë së lojërave popullore,Mr. Muhamet
Rogova qartëson se “:në lojërat popullore i gjejmë elementin mistik-fetarë e që
përgjithësisht kishin karakter ritual”.
Lojërat
popullore gjatë historisë u zhvilluan në forma të ndryshme duke konsistuar e
vepruar adekuat në rrethanat kohore nëpër të cilën ka udhëtuar vet populli nën sundimtarë të ndryshëm. Nga ky aspekt
kanë marrë edhe format e ndryshme të interpretimeve skenike.
Këto
lojëra,janë luajtur në ambiente të ndryshme,të mbyllura,të hapura,secila duke
iu përshtatur qëllimeve të kohës me simbolikë adekuate. Pra,të gjitha lojërat
popullore i kanë prezantuar qëllimet përmes simbolikave e rroleve brenda
shoqërisë në të cilën ka jetuar populli jonë. Nuk ka mbetur asgjë e pa shënuar
nga populli me simboliken e vet,me shkathtësi e inteligjencë të pa parë,deri në
kohët e fundit kur shkenca teknologjike bëri evolucion të madh, ashtu që ato
lojëra mbeten çështje e kujtesës,të pa harruara e historike për rrolin dhe
rëndësinë e kohës kur jetuan...
Mr.
Muhamet Rogova,pjesën e parë të librit e fillon me përshkrimin dhe interpretimin
e lojës më të njohur në traditën tonë, e cila,për shkak të cilësisë,rëndësisë e
shkathtësisë,ka pasur jetën më të gjatë nga lojërat tjera të traditës sonë. Kjo
është loja “me kapuça”.Ka vende rurale ku akoma luhet edhe në ditët e sotme.
Kjo lojë,pra loja e “kapuçave”,ka karakteristikat e veta specifike,është lojë
joshëse,dinamike,do shkathtësi psiko-fizike,përqendrim e vëmendje te hatashme.
Autori ka bërë shpjegime të bollshme për çdo detal të interpretimit të lojës me
gjitha komplekset përcjellëse deri në mbarim. Loja e “kapuçave”,për mendimin
tim,është njëra ndër lojërat e traditës me karakteristika të veçanta përmes së
cilës futen në sprovë shumë vlera të
karakterit personal e shoqërorë.
Në radhë
të parë do theksoja aspektin e shkathtësive personale në fshehjen e
kokrrës,mënyrës së gjetjes nga kundërshtari,këndimet e këngëve në mes lojë dhe
në fund lojë,këngë me një mori ofendimesh ndaj humbësit,plot thumba e humor. Të
gjitha këto durohen me dinjitet,pa asnjë konflikt, nga se humbësi ka për obligim durimin deri në
fitore. Një karakteristikë tjetër e një rëndësie të veçanet është aspekti i
aftësisë psikologjike “frojdiane”,kur lojtari heton kokrrën (plumbin) e fshehur
nën meste, në bazë të ndryshimeve të
fytyrës:lëvizjes së syve,skuqja e veshëve,shikimi me bisht të syrit,skuqja e
tere fytyrës,zbehja,dridhja e buzëve dhe e gishtërinjve të dorës etj. Këto
fenomene psikologjike përcjellin lojtarët gjatë kohës sa luhet loja”me 101
dhi”dhe kjo karakteristikë shpresoj se është e rrallë ndër popuj tjerë.
Mendoj se në trajtimin e gjithanshëm,posaçërisht të
lojës “me kapuça” dhe disa të tjerave si kjo,ka vend për studim thelbësorë , të
një filozofie të veçantë me interes kombëtarë,atje ku preket edhe lënda e
psikologjisë. Për këto aspekte fjalën e kanë personat të cilët merren me studime përkatëse.
Tani,është
një çështje tjetër e të menduarit, të studiurit se këto lojëra të shkruara në
këtë libër,janë apo nuk janë në shtratin tabu të autoktonisë në qytetin e
Gjakovës,apo i takojnë rrafshit të Dukagjinit,ose krahinës së Tropojës,si
Malësi e Gjakovës;apo është një lëvizje e bartur nga një vend në tjetrin. Këtë
le ta thonë studiuesit gjatë studimeve në vazhdim!
Nga ky
aspekt edhe autori vëren luhatje lidhur me autoktonin e lojërave popullore dhe
cekë simotrat e tyre në vende të ndryshme
te atdheut.
Si loja me “kapuça”, janë në vazhdimësi të librit edhe shumë të tjera të njëjtës rëndësie,por duke iu shmangur qëllimit që të merrem me të gjitha,përshtypja ime është se zoti Muhamet Rogova,ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë fushë të kulturës sonë etnologjike. Merita dhe falënderimet janë të pa fundme, nga se me punën e tij të pa lodhshme,nuk lejoi që “lojërat popullore” t’i mbuloi tërësisht pluhuri i harresës,këtë thesar të pa çmuar kombëtarë
Mars,2013
Gjakovë