| E premte, 05.04.2013, 08:23 PM |
Shefqet
Sulmina
Më, mos
fli!
Gjumashja
ime,
Kur të
zgjohesh nga gjumi mos harro kafenë.
Filxhanin
ta kam vënë mbi tryezë.
Mjaftë që
të vishesh,
Të
vishesh bukur e shpejt.
Mjaftë që
të hapesh dritaret dhe grilat,
Po jo siç
bën ti si rrufe,
Perdet e
kaltra ti vesh mënjanë
Pluhurat
ti heqish ngadalë...
Shih
ç'lule për ty kan çelur,
Ç'lule,polen
dhe mjaltë!
Ç'puhizë
e fresket nga mali zbret
Aromë
luleshtrydhesh e çaji.
Mbi
tryezë përskaj kafesë dhe sheqerit
Të lashë
këtë varg:
Më,mos
fli!
Diell,bletë,lule
dhe ti,
Mjafton
të zgjohesh e të dalësh jashtë,
Më,mos
fli!
Se bie
një bore
Se bie
një bore e bardhe e gëzuar,
Të dua,
Prandaj
të dua.
Se bie
një bore e paster e menduar.
Te dua,
Prandaj
të dua.
Një bore
e bardhe,e çiltër si fëmijë,
Krejt e
lajthitur
Dhe e
trazuar...
Sa më ke
hutuar,
Sa më ke
hutuar!
Kush qan
Kush qan
mbi barin e shkelur,
kush qan?
Nuk besoj
se jan sorkadhet dhe yjet.
Kush qan?
Hëna që
tretet mbi floket e tu?
Apo kjo
kërmillore kohe
Duke të
pritur ty.
Mjerë unë
Nuk erdha
të të dashurohesha me ty
Jam i
dashuruar dhe ndofta aq shumë,
Sa nuk e
di pse ty të rri në kokë mendimi,
Të ma
thuash e të ma thuash pa fund.
Unë jam i
lumtur që të pashë të lumtur,
Siç jam
dhe unë i lumtur dhe krejt i qetë,
Me
fëmijët dhe me gruan time të bukur
E me
ndonjë gotë vere në tryezë për qef.
Nuk erdha
të dashurohesha me ty moj e mirë,
Mjerë
unë,po të të kisha sjellur dhe lule...
As çadër
nuk pata,por ti të jesh e sigurt,
Se shiun
nuk do ta lija të të prekte mbi supe.
Nuk erdha
të dashurohesha me ty,moj e bukur
Që si
simfoni ere nga pasë po më shkund.
Mjerë unë
po të të kisha sjellur dhe lule
E për
ndonjë puthje të mendoja...,mjerë unë.
Më tepër
se një kalë
Midis
këtyre kuajsh të hardisur e të paqtë
Dhe kalit
të drurit,
Unë për
ty do të isha gjithmonë
Një kalë
i zi dhe i bardhë.
Do të
vrapoja fushës nga ti do të më tregoje
Më gishtë
dhe më duar,
Më tepër
se një kalë,
Një kalë
i zi dhe një i bardhë,
Do të
vraponte nga do t'i tregoje ti,
Përmes
kësaj fushe dhe teje
Më tepër
se një kalë.
Ti duhet
të kthehesh
Ti duhet
të kthehesh unë nuk e di përse,
Ndofta se
më ike kështu papritur,
Ndofta
pse s'të putha për herë të fundit,
Po ku e
dija unë se ishte herë e fundit.
Ti duhet
të kthehesh unë nuk e di sepse,
Siç nuk e
di pse më deshe përse,
Siç nuk e
di pse s'të desha më shumë,
Siç nuk e
di pse më lë pa gjumë.
Duhet të
kthehesh,të kthehesh tëk unë,
Nuk e di
pse prapë të desha kaq shumë!
Ndofta
pse s'të putha për herë të fundit,
Po ku e
dija unë se ishte hera e fundit.
Çast
Në furkën
e kohës mbështes kokën
Në furkën
e kohës dhe rri shtrirë.
Si
zmeralde gjoksi yt ku ve kokën,
Ti më
përkedhel sikur bënë ndonjë fillë.
Ç'u bënë
gjithë ata trendafila të bukur?
Po fjalët
që të kam thënë,vera që pimë?
Mos qesh
po thuajmë ç'u bënë,ku
Si
margaritarë përgjithmonë u shkrinë?
Ndjejë si
fryn era dhe i mbledh të gjitha
Në koken
time dhe shtrirë tek ti.
Ti mban
furkën dhe m'i tjerr me gishta,
Perrenjtë
e kujtimeve dhe flokët e mi.
Komiti
Dyzet
dite e dyzetë netë në errësirë,
Dyzetë
ditë e dyzetë netë në torturë,
Dyzetë
herë e lidhen me zinxhirë,
Dyzetë
herë e vunë në torturë...
S'e dinte
kur e gjuanin,kur gdhihej s'e dinte,
Vargonjtë
bënin plagë në këmbë dhe në duar.
Nga
dhembjet e forta nuk mund të flinte,
Por,torturë
ishte dhe të rrinte zgjuar.
Pastaj
erdhi çasti kur mbaroi gjithshka,
Kërkëlliti
dera e hekurt e bodrumit,
Dera e
ndryshkur e burgut në kala,
Ku hidhte
hapat e fundit drejt fundit.
Komiti
s'ndjente më pranga në duar,
Komiti
s'djente më pranga në këmbë,
U mbush
me ajer,në gjoks u zgjerua,
U mbush
me ajer dhe zuri një këngë...
Komit,komit,një
gojë,një këngë...
Dhe kënga
e tij që s'kishte fund...
Shfryn
pashai,ha veten me dhëmbë,
"-Ç'është
kështu që s'më bie në gjunjë"?!
"-Pasha
s'më tremb,pasha s'më lidh,
Unë jam
fis me shqiponjat dhe retë
Unë jam
fis me diellin,stuhitë
Me malet
që kryet mbajnë përpjetë".
Komit,Komit,një
gojë një këngë,
Jam unë
në këtë tokë e në këtë qiell...
I
hiqni,syzet e trasha,po sterr,
Po deshet
të rroni o bëni prapë sherr.