Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aurel Dasareti: Liria

| E premte, 05.04.2013, 06:59 PM |


Liria

Nga Aurel Dasareti, USA, eksperti shkencave psikologjike-ushtarake

Kam bindjen se shpirti im përfaqëson një pjesë të vogël të zhvillimit njerëzor dhe që në fund të fundit përshpirtja më e vogël e Unit tonë të brendshëm është jo më pak e rëndësishme se lufta dhe paqja e botës së jashtme.

Gjatë përvojës sime luftarake 6-7 vjeçare në gjithë rruzullin tokësor, zbulova se: Fitoren në luftë nuk e ofron as numri i ushtarëve e as sasia e armëve, fiton ajo ushtri e cila i hyn betejës me zemrën më të fortë.

“Liria” si shprehje, është përdorur gjerësisht në debatin politik dhe është një koncept i rëndësishëm në filozofinë morale. Liria, barazia dhe vëllazëria u nis si një slogan gjatë Revolucionit Francez. Historikisht, fisnikëria kishte lirinë që njerëzit e thjeshtë nuk e kishin.

Në tokat arbërore keqpërdoret liria e fesë. Fundamentalistët islamik të FYROM-it dhe Kosovës kërkojnë instalimin e Sheriatit aziatik-afrikan, shpërbërjen e shqiptarëve dhe tjetërsimin e tyre në turq, arab...Këta mjekërcjap kozmopolit pa tru, pa burrëri, pa atdhe, pa komb, pa moral e pa bosht kurrizor, përveç tjerash, propagandojnë martesat masive të vajzave shqiptare myslimane me “vëllezërit” e tyre të fesë (2 miliard afrikan e aziatik). Kjo do të ishte katastrofë për vetë këta plehra shqipfolës, të cilët në mungesë të nuseve shqiptare do të detyroheshin të mbeten beqar të përhershëm ose të shndërrohen në homoseksual duke u martuar me njëri-tjetrin: hoxha me hoxhën, hoxha me xhematin, hoxha me haxhiun, haxhiu me haxhiun, haxhiu me xhematin, xhemati me xhematin. Dhe, si pasojë, këta bërllok do të zhdukeshin nga faqja e dheut duke mos  lënë asnjë pasardhës nga soji vetë. Maskarenjtë kanë shansin e fundit të kthjellohen, të braktisin rrugën e djallit. Ne do të respektojmë ndryshimet. Secili që dëshiron mund të beson në Zotin e vet ose të mos beson fare, por në trevat shqiptare do të mbrohen njerëzit e jo Perënditë.

Liria zakonisht shihet si një e drejtë ose një sërë të drejtash – liria e fjalës, e lëvizjes, e besimit – të përcaktuara me ligj apo me Kushtetutë. Një pikëpamje e tillë është tepër e ngushtë. Mua më pëlqen t`i jap kësaj fjale një kuptim më të gjerë. Lirinë unë e shoh si mundësi rrugësh të ndryshme në dispozicion. Nëse rrugët tjera të mundshme të një situate aktuale janë tepër më të ulëta nga niveli, apo nëse lëvizja kërkon mundime e sakrifica të mëdha, njerëzit mbeten të varur nga sistemi ekzistues kolonialist dhe vihen përballë lloj-lloj shtrëngimesh, poshtërimesh e shfrytëzimesh. Nëse kanë në dispozicion rrugë të tjera, atëherë inferiorë janë vetëm në shkallë më të ulët, por janë të lirë nga trysnitë e mësipërme. Po të ushtrohet trysni, ata thjesht lëvizin e ndërrojnë vend. Liria është atëherë funksion i aftësisë së njerëzve për t`u larguar nga dispozicionet ekzistues. Kur këto rrugë të tjera nuk janë inferiorë veçse në gjëra të dorës së fundit, atëherë liria është në shkallën më të lartë.

Kjo pikëpamje ndryshon mjaft nga mënyra si shihet liria zakonisht, pra kur liria përgjithësisht shihet si ideal e jo si fakt. Si ideal, lirinë zakonisht e lidhin me sakrificën. Si fakt, ajo qëndron në mundësinë për të bërë atë që dëshiron pa qenë nevoja për sakrifica.

Ata njerëz që besojnë te liria si ideal mund të luftojnë me zjarr për të, por kjo nuk do të thotë se edhe e kuptojnë se ç`është. Përderisa ajo u shërben si ideal, ata priren ta shohin si një fatmirësi absolute. Në të vërtetë, liria nuk është pa aspekte të padëshiruara. Një gjë e tillë mund të bëhet më e dukshme jo kur liria është ideal, por sakrificat në emër të saj të kenë dhënë frute dhe liria të jetë arritur. Megjithatë, unë parapëlqej shumë më tepër dikë që është gati t`i përkushtohet edhe idealit më naiv sesa dikë që megjithëse flet plot inteligjencë për parimet dhe idealet e botës s`është i zoti të bëjë asnjë sakrificë për to. Në kohën tonë afshi i heroizmit ka rënë, solidariteti i bazuar në një ideal të përbashkët është dobësuar, intelektualët kanë dështuar, politikanët kanë tradhtuar. Ajo çka mbetet është një shumicë individësh, ku secili ndjek interesin vetjak siç e koncepton ai. Ky konceptim mund të përkojë ose mund të mos përkojë me interesin publik. Kjo është liria, ashtu siç mund të gjendet në një shoqëri të hapur, një liri që mund t`u duket zhgënjyese atyre që kanë luftuar për të.

Dëshira njerëzore për liri është diçka zanafillore që e gjejmë që tek kafshët e fëmijët e vegjël. Në fushën politike, ndërkaq, liria kthehet në një çështje problematike, sepse, liria e pakufizuar e çdo individi, e bën të pamundur bashkëjetesën njerëzore. Kur jam i lirë të bëj çka dua, atëherë jam i lirë t'u vjedh të tjerëve lirinë e tyre.

Është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të marrin pjesë në forma të ndryshme të veprimtarisë politike.

Është e nevojshme dhe domosdoshme të kemi pasqyrim dhe njohuri të mirëfillta si dhe të jemi seriozisht të interesuar dhe aktiv.

Një person i cili ka fuqi politike, është në gjendje për të arritur qëllimet e tij pavarësisht nga rezistenca e të tjerëve. Personi mund të pengojë të tjerët nga arritja e qëllimeve të tyre dhe mund të arrijë interesat e veta përmes tyre. Ky person mund të përdorë forma dhe mjete të ndryshme: argumentim, presion, bindje, forcën e detyrimit, frikësime, dredhi. Kur përmendi termin “person me fuqi politike” mendoj në individët dhe grupet që mund të kenë pushtet.

Fuqia e medias është që të "nxit" marrjen e vendimeve të caktuara, dhe të bëjnë presion dhe detyrojnë politikanët të marrin një pozicion të mirëfilltë në pyetjet që mjetet e komunikimit i mbrojnë me vetëbindje, kokëfortësi, integritet dhe intensitet masiv.

E dua profesionin tim por dua të ndikoj edhe mbi historinë e kombit dhe Shqipërisë natyrale. Prej vitit 2002 paraqitem në mediume diskutimesh. Në fillim, bëja çmos që të më dëgjonin të tjerët, të dukesha njeri me rëndësi. Por kur filluan të më dëgjonin e kur fillova të ndikoj, u bëra më i rezervuar e më pak i etshëm për të patur peshë tek të tjerët. Nuk ngutem të futem aty ku engjëjt kanë frikë të shkelin. Mbaj një farë largësie. Nuk nxitoj të dalë vetë për të shprehur idetë e mia, por pres të tjerët të më kërkojnë mendimin e jo unë t`i detyroj të më dëgjojnë. Padyshim që më tërheqë qenia aktor në skenën e historisë së Shqipërisë, por një gjë e tillë nuk është e domosdoshme. Megjithatë, shpresoj se edhe unë kam lënë ndonjë gjurmë me idetë e mia. A mund t`i formuloj e t`i shprehë ato siç duhet?