| E premte, 05.04.2013, 08:44 PM |
Kulturologjia dhe
nacionalizmi shoqëror si tërësi
unitare
(Rreth librit “ Dhe zoti po flet shqip” të Azgan Haklaj”)
Nga Vladimir Muça
Shumica e
shokëve të Azgan Haklajt mbas viteve ’92 e më pas u angazhuan në aktivitete e
shkenca të ndryshme të zhvillimit shoqëror. Azgani preferoi të impenjohet në
një shkencë të vecantë, në atë të shkencave humane.Me këtë shkencë – kulturë ai
preferoi t’i kundërpërgjigjej opsioneve
subvervise të fqinjëve. Lufta më e efektshme në konceptin e tij është të godasësh
me pambukun kulturor e zhvëllimor, me
forcën e valles , këngës, tupanit, valles së Osman Takes e thirrmës kushtrimore
të këngës majë- krahi.
Ky libër
që kemi sot nëpër duar, me cilësinë e një manifesti mbarkombëtar tregon
përkushtimin atdhetar të artistit ,
poetit, politologut disi të vecantë , analistit jetësor. Azgani mbi të gjitha
na sjell një kujtesë historike e shërben
si letër lakmuesi për të parë gjithësecili se çfarë e sa ndikon, ç’vend zen në
subkoshiencën kombëtare.
Në
kaleidoskopin analitik të këtyre viteve të tranzicionit , ai shfaq pasionet e
kohës me lakurëqisinë e tyre si dhe vizionet për një bashkësi e unitet kombëtar me nocione globalizuese nën
thirrmën e një triniteti të kombit, kohës, njeriut.
Libri “
Edhe zoti po flet shqip” si një blen i vazhdimësisë të librave “Dardanët presin
Dodonën” dhe “Për kombin, për demokracinë” vjen si një çelës që hap dyert e
kujtesave historike e zgjon ndërgjegjen
kombëtare. E kur zgjohet , historia
piskan sepse ajo ka gojë, ka gjenezë, ka truallin ku është
krijuar e është përjetuar.
Sinoptika
kulturologjike dhe analitika krahasimtare si dhe potencialet enciklopedike
bëjnë që historia të vijë në ditët tona me virgjërinë e Motit të Madh,
nëpërmjet personaliteteve , politologëve të cilët përbëjnë kapriatat e historigrafisë
dhe në aspektin më të gjërë ndërkombëtar , nga
ku rrezatohet kultura iliro-albane.
Risia e
këtij libri është : se ai i tejkalon kufijtë e publiçistikës, ka marrë profilin
e një studimi duke rritur valencat hulumtuese e analitike. Kjo risi vjen sot
kur kombi ka aq shumë nevojë. Azgani
është nga të paktët që shpalos nëpër rrugëtimet e tij artistike përqasjen mbarëkombëtare e nacionalizmën qytetare. Ky nacionalizëm
sipas koncepteve vepruese e prakticiene të autorit , me ndjenjën e qytetarisë ,
ndihmon në integrimin rajonal.
Kudo ku
janë shqiptarët , rreth shtetit amë janë faktorë shtetformues, ata stimulojnë
prirjen drejt integrimit. Dobësi është
vetëm shteti amë në qëndrimin indiferent ndaj këtyre çështjeve sa vitale aq dhe
jetësore. Faktorët e politikës së jashtme
duhet t’i marr si etalon programor, problemet e shqetësimet që shtron
autori në këtë libër.
Nacionalizmin
shoqëror ai e mbështet fortas tek institucionet, e në radhë të parë tek
institucioni që ai ka krijuar”Unioni Artistik i Kombit Shqiptar” me anën e të cilit në pasaportën e tij ka marrë më
shumë se çdo politikan vula hyrjeje në
të gjitha shtetet ku shtrihet diaspora shqiptare.Në kuadrin e kulturës, ai zgjon ndjenjën
kombëtare e ndez në mendjet e zemrat e bashkëkombsave subkoshiencën etnike, duke u futur në mënyrë simetrike ne
udhën e integrimit ndër vedi e bashkimit shpirtëror .
Vetë
titulli I ballinës së librit “Edhe zoti po flet shqip” është metaforë e një
produkti publiçistiko-analitik.Ajo përmban valencat e një supermetafore që përmbledh në vetvete gjithçka të
madhërishme, thagmën më madhore në ripërtritjen e vetive dhe cilësive
fondamentale të një etnie nga më të vjetrat Iliro- arbërore në një kontekst të
ri historik.
“Kultura
shqiptare është ADN-ja e kombit shqiptar – ka deklaruar në
Radio-Televizionin e Preshevës, -ajo është palca nga e cila ushqehet
qenësia e një kombi.” Të ndarë në pesë shtete
, kjo palcë i ushqen në të njejtin gjak , gjakun iliro –shqiptar.
Sot në
invazimet marramendëse “ të moderniteteve” në kulturë , aktivitetet e
kontributi i Unionit Artistik Kombëtar
lot një rol të jashtëzakonshëm në mbajtjen ndezur flakadanin e memorjes
kombëtare.
“Kjo
është e vetmja mundësi dhe e vetmja garanci për ndërgjegjësimin e tërë
opinionit ndërkombëtar, për të legjitimuar hisen e diellit, lirinë e munguar,
jo vetëm popullit të Kosovës por të
gjithë atyre që flasin e mendojnë shqip”- perifrazon bindshëm autori në këtë
libër, ndaj dhe zoti tashmë ç’na dëgjojnë veshët , ç’na shohin sytë , ç’na
ndjen shpirti , “po flet shqip” duke
flakur tutje gjuhën e kulisave purgatorike të shekujve që ka lënë pas.
Nga
eksperiencat historike të mbijetuara, konkludon analitikisht autori, është
vërtetuar në predominancë se pushtimi, nënshtrimi e eleminimi i kombeve,
zanafillën e ka tek zhdukja , asimilimi kulturologjik; ushtarët, administratat
shtetërore janë vetëm menazherët e këtij pushtimi e sundimi. Kjo është sentencë
e përfituar në mijëvjeçarë në zhvillimin e njerzimit, kjo është thagma e tërë
aktiviteteve në mbarë hapësirat etnike, në diasporë e në përfaqësimet në rangje ndërkombëtare e UAK-së.
Këtë
duhet ta ngulitim mirë në mendje e shpirt edhe sot kur ndodhemi kombëtarisht të
ndarë në pesë shtete, vikan me ngulm autori në faqet e këtij libri.
Ndaj dhe
në aspektin zhvëllimor, në krijimin e suporteve kulturologjikë Ai na
prezantohet me një vision të qartë e produktiv, nëpërmjet një ideje të
lakmueshme “Koridori Adriatik-Alpe” e cila ngulmueshëm vjen si anamneza ortopedike e Turizmit shqiptar. Azgani me
vizionin inxhinerik që posedon në koshiencën intelektuale , garon me ide të
ndryshme inxhinerike në këtë drejtim.
Lobimi me
78 deputetë kosovarë dhe 70 deputetë shqiptarë i rrit dukshëm vlerat e
potencialit në argumentimet tekniko-shkencore e prioritet që përfitohen në
lëmin kulturologjik.Kontributet e tij ai nuk i përqarkon në strumbullarin
personal, por i bën pjesë ambiguide të shokëve e miqëve , dashamirësit me dhe
pa pushtet si lisi rrënjët nën tokë. Ndaj dhe gjykimi , mendimi i Tij është e vështirë të injorohet, por
progresivisht ai shoqërizohet.Ndaj dhe në konceptin filozofik uni i tij
asnjëherë s’ka qenë trascedent , por gjithnjë ka shprehur universialitetin e
një zhvillimi social në interes të komunitetit.
Unë me të
drejtën time, të përjetimeve të përfituar trevave etnike e më gjërë, më këtë “
ushtri kulturologjike” dhe perceptimet e përfituara nga ky libër që vjen si
projekt-teza të luftës së popullit shqiptar për të mbajtur të pacënuar
kulturën, zakonet , doket, do ta quaja një “ gjeneral të kulturologjisë”.Ky “
gjeneral” kudo ku ka shkuar , si në Çamëri, Gjilan, Tuz, duke valëvitur me
vallen e shqipeve flamurin në Bratilë ka
dhënë shumë në zgjimin e ndërgjegjes
kombëtare në këto vite tranzicioni të
një amullie akademike e shtetare.
Siç duket
, duke mbajtur lart flakadanin e “ gjerdanit të artë të Dizhonit” ndezur në
1974, Azgani kërë kulturologji triumfalisht me UAK-në përvijon traditat në Izrael , Greqi e mbarë
diasporën.Mbajtja ndezur e këtij flakadani në luftën pakrompomis në forcimin e
ndërgjegjes etnike është mbizotëruese në
rritjen e autoritetit e vitalitetit kombëtar në kuadrin e globalizmit
kulturologjik.Siç del dhe nga refleksionet e përfituara gjatë leximit të librit
vetëm kështu në do të mbajmë të pacënuar
palcën e kombit tonë.
Autori e
ka kuptuar ka do kohë , ndaj ai
preferojë të veshë rroben aq të bukur të
“gjenaralit kulturor”.Ai e di se vdekja e një kombi siç kanë thënë mendimtarë të ndritur si Sami Frashëri, Kostandin Kristoforidhi, Faik
Konica , Fan Noli , vjen në të parën herë nga vdekja e humbja e kulturës.
Në globalizmin e sotëm epidemia e “vdekjes së kulturave” është tepër evidente. Azgani e ka ndjerë rrezikun në kohë në subkoshiencën e vet, ndaj ai po punon e lufton me aq vitaliet e guxim që zoti të flasë gjithnjë siç ka folur shqip. Këtë ai e materializon praktikisht me UAK-në , sepse vetëm kështu një komb mbijeton , forcon nacionalizmin shoqëror , bëhet një teori unitare.
Durrës 18. 03. 2013
Vladimir
Muça
Nënkryetar
i KSHA Durrës
Poet
-studjues