| E enjte, 04.04.2013, 07:12 PM |
Murati
(Tregim)
Nga Istref Haxhillari
Ca më
parë e ca më vonë, tërë fshati hyri në kooperativë. Njerëzit me zor e përtypën
këtë emër të huaj. U vriste veshin, shumë i gjatë, pastaj me dy “o” sikur nuk
soste njëra. Vështirë e patën edhe me fjalë të tilla si asamble, brigadë,
emulacion e të tjera, që hynë bashkë me kooperativën, zunë rrënjë si ato
shkorretet e dendura pranë kumbullave dhe arrave të fshatit. Skuadra dhe
brigada në luftë domosdo hynin në punë, po tani dukeshin pa lezet, dalë boje.
Dilikua i pati kapërcyer të tetëdhjetat, kur dëgjoi njerëzit t’i thërriste
asambleja, madje si shpesh.
E
mërzitur i tha së bijës.
-Ç’kërkon
Hasan Beu? U bë kaq kohë, nuk ndihej derëziu.
E gjora
plakë gjer vdiq nuk e mori vesh ç’ishte asambleja.
Muratit
as që i hynte në punë kooperativa me ata emrat e huaj të çuditshëm. Atij nuk i
pëlqente dhe pikë. Nuk hyri me të tjerët, mbeti jashtë saj, individ.
Fshati e shikonte me habi këtë punë.
Disa thoshin se e kishte rregulluar poshtë me ata të mëdhenjtë. Pati qenë
partizan gjer në fund të luftës, madje jo dosido, po komandant skuadre. Kur
kujtonte atë kohë Murati thoshte:
-Përzumë
hasmin e huaj.
Vetëm kaq
mund t’i nxirrje me zor. Më tej heshtte, sado ta ngacmoje. Nuk shkonte kurrë në
takimet me nxënësit e shkollës, ku e thërrisnin si ish partizan. Shmangej
ngadalë, butësisht me gënjeshtra bindëse. Njëherë mësuesja e djalit iu lut
shumë dhe ai pranoi, megjithatë nuk vajti.
-Pata
sëmurë lopën, - i tha të nesërmen.
Gojët e
liga thoshin se qe bërë pishman për punën e kësaj kooperativës ardhur pas
lufte, po ata kishin punën e tyre, s’i bëhej vonë nga fjalët e botës. Kurse për
kooperativën ruante mendim të palëkundur.
-Është
vullnetare, - arsyetonte, - të bëhet mirë hyn, s’të bëhet mirë nuk hyn. Mua nuk
më bëhet mirë.
Kur i
futeshin shumë me argumente të forta, shkonte ca më tej në kundërshtinë e vet.
-Nuk kam
grua, më del ndonjë fjalë.
Jetonte
me djalin e madh. Gruan e ndau tre vjet më parë. Ajo i mori djalin tjetër më të vogël.
-Nuk qe
grua për të qenë, - përgjigjej kur e pyesnin.
Po të
pinte ndonjë gotë shtonte nëpër dhëmbë i mërzitur, me dy mendje.
-Pisanjose,
as hundët nuk fshinte, shtëpia qelbej. E përse duhet një grua që nuk di të
mbajë pastër shtëpinë?
Në fshat
tregonin se gruaja e tij ishte zonjë, po ai… Eh, ku mbahej burrë një gërnjar si
Murati. E kishin parë kur e rrihte. Herën e fundit e goditi aq shumë sa mbeti
sakate. Krahun e djathtë nuk e lëvizte
lirisht, me zor e ngrinte deri te mesi. Pas kësaj nuk bëhej fjalë për pastërti,
s’ishte e zonja të lante e fshinte.
E
përzuri. Gjyqi ia dha gruas të dy djemtë, ajo mbajti vetëm të voglin.
-Me këtë
krah gjysmak nuk i ushqej dot dy gojë - i tha me lot në sy gjykatësit.
Dikur,
nga fillimi i kooperativës, një komision propagande e thirri Muratin në zyrat e
fshatit. Kryetari i komisionit lokal, shumë i ri për atë barrë hijerëndë, i
kërkoi të bashkohej me të tjerët.
-Është
direktivë, - u përpoq t’i mbushte mendjen.
-E di, -
tha Murati dhe u mblodh nga ajo fjalë e huaj. - Pa shiko ç’u pjell mendja! Hej
dreq, direktivë!
-Atëhere?
-Me baza
vullnetare, - u përgjigj, - kush do hyn, kush nuk do s’hyn.
-Ti s’je
më i mirë se të tjerët, - u krekos kryetari i komisionit lokal.
-Sigurisht,-
tha Murati, - ka më të mirë, ka edhe më të këqij.
-Po
bëhesh pengesë.
-Secili
ka mendjen e vet.
-S’e ke
mirë, - ngriti zërin i deleguari.
-I zoti e
di ku i pikon çatia, - u përgjigj gjakftohtë.
-Unë të
lidh, - u nxeh tjetri, ngaqë nuk dinte ç’të thoshte.
-Lidhmë,
- tha Murati qetësisht.
Kryetari
i komisionit lokal urdhëroi policin t’i vinte prangat. Murati zgjati duart pa
asnjë kundërshtim. Ashtu vajti në lokalitet ku ndodhej kryetari i komisionit të
rrethit. Ky qe burrë i moshuar trupmadh, kockanjar nga ata autoritarët e rëndë,
që të shtypin me peshën e tyre. Vinte në këtë detyrë nga lufta, pasi pati kryer
me sukses të tjera më pak të rëndësishme nga kjo e krijimit të kooperativave
bujqësore.
-Murat,
po ti?
-Më lidhi
ky shoku yt, - i tha pa e shikuar drejt.
-Përse
kjo marrëzi!? - u habit kryetari i rrethit.
Në luftë
e kishte pasur komandant Muratin, e njihte trim dhe të besës. Përreth u grumbulluan
kureshtarët. Shikonin të habitur burrin me duar të lidhura, që nuk e prishte
terezinë.
Situata u
përkeqësua.
-Kundërshton
të hyjë në kooperativë, - tha me krenari kryetari buzëqumësht i komisionit
lokal.
-Hajvan!
- e shau kryetari i rrethit, - lirojeni!
Polici u
afrua ta zgjidhte, Murati nuk pranoi.
-Dua të
shkoj kështu në Komitet.
-S’është
nevoja, - u përpoq ta bindte kryetari i rrethit.
-Është, -
tha Murati dhe ngriti zërin për herë të parë, - ikën ky, vjen një tjetër. Të
mësohen, kooperativa është vullnetare, kush do hyn, kush s’do nuk hyn.
Kështu
mbeti individ, nuk e ngau më njeri.
Kryetarin
e komisionit lokal e shkarkuan dhe një vit më vonë e burgosën për shkelje me
qëllim të parimit vullnetar në krijimin e kooperativave bujqësore.
Kur e
thirrën dëshmitar, Murati e mbrojti.
-Mos i
vini faj djalit, aq dinte, aq bëri.
Murati qe
burrë i shkurtër e i fortë me supe të ngritura. Trupin e mbante drejt,
qiri, kokën lart. Me sytë e mëdhenj pa
ngjyrë vështronte përreth duke kthyer kryet siç bën kau futur në zgjedhë.
Vështrimi i tij depërtonte deri në shpirt si turjelë. Flokët e zbërdhulur tamam
kashtë elbi, nuk u thinjën, as i ranë si shumë të tjerëve në fshat. Xhaketën e
vishte vetëm me mëngën e krahut të djathtë, të majtin e mbante zhveshur. Kapa e
kadifesë, vendosur mënjanë, përmbi sy, i
jepte fytyrës së rrumbull pamje dinake e tallëse.
Të jepte
përshtypjen e njeriut të qetë, të sigurt.
E veçanta
e tij qenë buzët e trasha pak të përveshura. Buza e poshtme, më e përveshur se
e sipërmja, e tregonte buzagaz përherë saqë nuk merrej vesh në qe i mërzitur
apo i gëzuar. Vështirë të harrohej kollaj fytyra e tij stoike e padepërtueshme,
që ia fshihte aq mrekullisht emocionet.
Shumë
gjëra kishte parë në këtë jetë të turbullt Murati.
Një pjesë
e njerëzve, sidomos të rinjtë, e shikonin vëngër, por ai nuk mërzitej. U fliste
të gjithëve me dashuri. Shumica e donin. E donin dhe u vinte keq se ishte
individ, pa grua, vuante shumë.
Ndonjëherë
e këshillonin se po të hynte në kooperativë do ta kishte më lehtë.
-E ç’do
të bëjë kooperativa, më marton dot në këtë moshë? - bënte shaka dhe buza e
poshtme i përvishej më shumë.
-Sidoqoftë,
me shokë, - i thoshin.
-Me
shokë, po qesja veç, - ua kthente.
E
vështirë, gati e pamundur, të haheshe me
Muratin. Për çdo gjë e kishte përgjigjen në majë të gjuhës. Në fjalët e tij nuk
gjeje asgjë kundër kooperativës.
Operativi
i zonës dinte të krijonte situata të besueshme, ku patën rënë njerëz jo aq
mendjelehtë, sidomos nga të prekurit. Murati e kishte këtë cen si individ.
Operativi u mundua t’i gjente ndonjë
kleçkë.
-Rrëmujë
kjo kooperativa, - i tha një ditë i mërzitur. Kërkonte mendim të pjekur për
ndryshimin e gjendjes.
-Pse? - e
pyeti Murati.
-Po ja
s’e merr vesh i pari të dytin.
-Nuk e
di, unë jam individ. Duhet të bisedosh me ata që janë në kooperativë.
-Ti e
shikon si venë punët.
-Për sa e
shikoj më duket në rregull, - i tha, - hynë me dëshirën e tyre, u bëhej mirë,
ndryshe pse do të hynin?
Operativi
e shikoi me dyshim. Mos tallej ky burrë qesharak me buzët e përveshura dhe
kapën vendosur çapraz mbi kokë?
U largua
i zymtë, pa thënë asnjë fjalë tjetër.
Murati
donte të hynte në diskutime në prani të njerëzve përreth. Ata e dëgjonin të
vëmendshëm, vinin buzën në gaz me argumentet e tij. Asnjë nuk ishte i zoti sa
Murati. Filozofia e tij e thjeshtë përmblidhej në pak fjalë:
“Mos bjer
kurrë në duart e të tjerëve, të jesh zot i vetes në çdo rrethanë”.
Të
mbushte mendjen me të butë, nuk shante njeri, as mërzitej kurrë. Të deleguarit
duronin sa duronin, pastaj shpërthenin dhe tërë propaganda e tyre thërrmohej.
Të shumtët tërhiqeshin të mundur, bëheshin qesharakë në sy të njerëzve.
-Nuk e ke
mirë, - i tha një ditë Hekurani të cilën e respektonte se qe i drejtë, pa hile.
-Është
vullnetare, - ia ktheu, - kush do hyn, mua nuk më bëhet mirë.
-Lëri
përçartjet, fol drejt, nuk je në mbledhje këtu, - u nxeh Hekurani.
Murati vuri buzën në gaz. Ato fjalë i qenë bërë
mburojë, i shpaloste vend e pa vend.
-E di si
është puna Hekuran, mua nuk më pëlqen kooperativa jo vetëm për ata emrat e huaj
të ngatërruar. Dua të shkoj në punë kur bëhet mirë e jo kur të më thonë të
tjerët, purtekën s’e kam qejf, as urdhrat. Në luftë qe ndryshe. Pa ndërlidhje,
pa u marrë vesh nuk shporrej armiku i huaj.
Po tani
përse?
Sikur u
bë pishman ngaqë përmendi luftën. U mendua një copë herë pastaj vazhdoi.
-E di që
nuk më nxjerr fjalë.
Hekurani
e shikoi me bezdi e inat.
-E de, se
thashë nuk të rashë, - ia ktheu Murati. - Pa më thuaj si je me ekonominë tënde
ti?
-Njëfarësoj,
- u përgjigj Hekurani, - ka më keq.
-Këtë
dimër u kam dhënë bereqet disave.
-Epo,
punon vetë, merr vetë.
-Aty ta
kam.
-Mirë o
mirë po nuk i bihet murit me kokë, - i tha Hekurani butë me njerëzillëk dhe e
shikoi drejt në sy.
Murati
qeshi përsëri, buza e përveshur iu mbush me pështymë. Sytë dinakë e përshkuan
tejpërtej Hekuranin babaxhan.
-E di atë
historinë e dhenve ti?
-Ku e ke
fjalën?
Murati
tregoi historinë, që nuk dihej në e shpiku vetë apo e pati dëgjuar.
-Tre
barinj mbanin nga një tufë dhen. Vuanin shumë, po puna u ecte. Gjë e gjallë
shtohej, bulmeti po ashtu. Njërit i vajti mendja të bashkonin tufat, të punonin
së toku dhe të ndanin prodhimin barabar mes tyre.
Ngriti
kokën e vështroi në dritën e syve.
-Si puna
e kësaj kooperativës, - nënqeshi me djallëzi.
Hekurani
u vrenjt i dokëndisur.
-Të
tjerët e gjetën me mend kërkesën dhe u bashkuan, - vazhdoi Murati në të tijën.
- Kaloi vetëm ndonjë vit e pak, hyri
hilja në mes. Ai që kishte radhën i çonte afër, nuk e kërkonte kullotën.
“I shpije
tjetri nesër”, - thoshte me vete.
Njëlloj
shpresonin edhe shokët e tij. Zuri të bjerë prodhimi, të firohet bagëtia,
shkurt rrokullimë. E panë, nuk ishte gjë ajo punë dhe mallkuan.
“Gjënë e
bashkët e dhjeftë qeni”.
Ndanë ato
që u mbetën. U desh kohë e gjatë të arrinin derexhenë e mëparshme, të
rregullonin atë që prishën me duart e veta.
Hekurani
tundi kokën i menduar.
-Gjëra me
zarar, - tha dhe iku në punën e vet.
Njerëzit
e shihnin Muratin si të prapambetur. E quanin konservator, të mykur me
mbeturina te vjetra patriarkale. Fjala “individ” lëshohej me përbuzje si të
thoshin kurvar apo hajdut. Ai bënte sikur s’kuptonte. Më shumë e dokëndisnin
fjalët e huaja të gjata si fshikull shkoze me noga.
Ta shanin
vendçe do të qe më mirë.
Të gjithë
shkonin tok në punë sapo binte çanga, bënin shaka, mbanin nëpër gojë
njëri-tjetrin. Fillonin punë me urdhër, pushonin me urdhër, e ndërprisnin po
ashtu. Murati përgatitej me nge i vetëm me bagëtitë dhe djalin e vogël.
Edhe ai
bënte shaka me të birin, qetë, kalin sipas mënyrës së tij.
-Si thua,
ne e kemi mirë apo ata? - pyeste djalin.
-Nuk e
di, shokët më thonë” individ”, - ia kthente vogëlushi.
-Pse nuk
u thua kanë lopë e bagëti ata?
-U kam
thënë.
-E?
-I mbajmë
stallave thonë, jo në shtëpi.
-Stallat
i ka kooperativa.
Djali
ngrinte supet.
-Duro, do
ta shikosh ne jemi më mirë se ata, - e mbyllte Murati.
Kooperativa
filloi të mos i pëlqente edhe për mbledhjet e shpeshta, çangën që binte tri
herë në ditë, urdhrat poshtë e lart.
Më shumë
nga të gjitha nuk e donte për fukarallëkun e njerëzve.
-Nga do
të punosh nesër? - e pyeti një mbrëmje Hekuranin.
-Ku të na
thotë Konia, - u përgjigj ai pa i rënë hiles.
Kone i
thoshin Ferikut, brigadierit, që e kishte zërin e fortë e të hollë si prej
gruaje, thërriste tërë ditën. Nga larg
dëgjohej si e lehur.
-Feriku
s’ka pasur tokë e gjë të gjallë ndonjëherë, ku e di radhën e punës?
-E po,
brigadier hesapi, - u vrenjt Hekurani dhe ndjeu sikur iu derdh në shpirt një
trishtim i ëmbël i sinqertë.
Murati u zgërdhi, buza e poshtme iu përvesh.
-Ju të
kooperativës nuk duhet të mërziteni, - i tha, - ndryshe puna ime, jam individ.
-Mjaft, -
i tha Hekurani, - kooperativa është poshtërsi, janë bërë njerëzit të flasin me
vete. Kujt i shkoi mendja për këtë budallëk?
I pati
vajtur në majë të hundës. Të gjitha i duroi, fukarallëkun jo. Në djall të
vinte, më keq se aq!...
Nuk
fliste me njeri, vetëm në shtëpi thërriste, nxirrte dufin me të shoqen,
Selvikon. Ajo, e frikësuar, i fliste ngaherë.
-Mjaft o
derëzi, do të na marrësh në qafë.
Tani nuk
duroi, iu hap Muratit.
-Paske
qenë i mençur, - i tha.
-Ç’thua,
përse?
-Epo ja
de nuk hyre në kooperativë.
-Me zor
nuk të futën, - ia ktheu Murati, - deshe vetë pa hyre. Mua nuk m’u bë mirë.
-Tani
s’dal dot se, - i tha Hekurani dhe qeshi për herë të parë me fjalët e
përçartura të individit Murat Kajaçka.

e kishte pasur komandant Muratin, e njihte trim dhe të besës. Përreth u
grumbulluan kureshtarët. Shikonin të habitur burrin me duar të lidhura, që nuk
e prishte terezinë.
Situata u
përkeqësua.
-Kundërshton
të hyjë në kooperativë, - tha me krenari kryetari buzëqumësht i komisionit
lokal.
-Hajvan!
- e shau kryetari i rrethit, - lirojeni!
Polici u
afrua ta zgjidhte, Murati nuk pranoi.
-Dua të
shkoj kështu në Komitet.
-S’është
nevoja, - u përpoq ta bindte kryetari i rrethit.
-Është, -
tha Murati dhe ngriti zërin për herë të parë, - ikën ky, vjen një tjetër. Të
mësohen, kooperativa është vullnetare, kush do hyn, kush s’do nuk hyn.
Kështu mbeti
individ, nuk e ngau më njeri.
Kryetarin
e komisionit lokal e shkarkuan dhe një vit më vonë e burgosën për shkelje me
qëllim të parimit vullnetar në krijimin e kooperativave bujqësore.
Kur e
thirrën dëshmitar, Murati e mbrojti.
-Mos i
vini faj djalit, aq dinte, aq bëri.
Murati qe
burrë i shkurtër e i fortë me supe të ngritura. Trupin e mbante drejt,
qiri, kokën lart. Me sytë e mëdhenj pa
ngjyrë vështronte përreth duke kthyer kryet siç bën kau futur në zgjedhë.
Vështrimi i tij depërtonte deri në shpirt si turjelë. Flokët e zbërdhulur tamam
kashtë elbi, nuk u thinjën, as i ranë si shumë të tjerëve në fshat. Xhaketën e
vishte vetëm me mëngën e krahut të djathtë, të majtin e mbante zhveshur. Kapa e
kadifesë, vendosur mënjanë, përmbi sy, i
jepte fytyrës së rrumbull pamje dinake e tallëse.
Të jepte
përshtypjen e njeriut të qetë, të sigurt.
E veçanta
e tij qenë buzët e trasha pak të përveshura. Buza e poshtme, më e përveshur se
e sipërmja, e tregonte buzagaz përherë saqë nuk merrej vesh në qe i mërzitur
apo i gëzuar. Vështirë të harrohej kollaj fytyra e tij stoike e padepërtueshme,
që ia fshihte aq mrekullisht emocionet.
Shumë
gjëra kishte parë në këtë jetë të turbullt Murati.
Një pjesë
e njerëzve, sidomos të rinjtë, e shikonin vëngër, por ai nuk mërzitej. U fliste
të gjithëve me dashuri. Shumica e donin. E donin dhe u vinte keq se ishte
individ, pa grua, vuante shumë.
Ndonjëherë
e këshillonin se po të hynte në kooperativë do ta kishte më lehtë.
-E ç’do
të bëjë kooperativa, më marton dot në këtë moshë? - bënte shaka dhe buza e
poshtme i përvishej më shumë.
-Sidoqoftë,
me shokë, - i thoshin.
-Me
shokë, po qesja veç, - ua kthente.
E
vështirë, gati e pamundur, të haheshe me
Muratin. Për çdo gjë e kishte përgjigjen në majë të gjuhës. Në fjalët e tij nuk
gjeje asgjë kundër kooperativës.
Operativi
i zonës dinte të krijonte situata të besueshme, ku patën rënë njerëz jo aq
mendjelehtë, sidomos nga të prekurit. Murati e kishte këtë cen si individ.
Operativi u mundua t’i gjente ndonjë
kleçkë.
-Rrëmujë
kjo kooperativa, - i tha një ditë i mërzitur. Kërkonte mendim të pjekur për
ndryshimin e gjendjes.
-Pse? - e
pyeti Murati.
-Po ja
s’e merr vesh i pari të dytin.
-Nuk e
di, unë jam individ. Duhet të bisedosh me ata që janë në kooperativë.
-Ti e
shikon si venë punët.
-Për sa e
shikoj më duket në rregull, - i tha, - hynë me dëshirën e tyre, u bëhej mirë,
ndryshe pse do të hynin?
Operativi
e shikoi me dyshim. Mos tallej ky burrë qesharak me buzët e përveshura dhe
kapën vendosur çapraz mbi kokë?
U largua
i zymtë, pa thënë asnjë fjalë tjetër.
Murati
donte të hynte në diskutime në prani të njerëzve përreth. Ata e dëgjonin të
vëmendshëm, vinin buzën në gaz me argumentet e tij. Asnjë nuk ishte i zoti sa
Murati. Filozofia e tij e thjeshtë përmblidhej në pak fjalë:
“Mos bjer
kurrë në duart e të tjerëve, të jesh zot i vetes në çdo rrethanë”.
Të
mbushte mendjen me të butë, nuk shante njeri, as mërzitej kurrë. Të deleguarit
duronin sa duronin, pastaj shpërthenin dhe tërë propaganda e tyre thërrmohej.
Të shumtët tërhiqeshin të mundur, bëheshin qesharakë në sy të njerëzve.
-Nuk e ke
mirë, - i tha një ditë Hekurani të cilën e respektonte se qe i drejtë, pa hile.
-Është
vullnetare, - ia ktheu, - kush do hyn, mua nuk më bëhet mirë.
-Lëri
përçartjet, fol drejt, nuk je në mbledhje këtu, - u nxeh Hekurani.
Murati vuri buzën në gaz. Ato fjalë i qenë bërë
mburojë, i shpaloste vend e pa vend.
-E di si
është puna Hekuran, mua nuk më pëlqen kooperativa jo vetëm për ata emrat e huaj
të ngatërruar. Dua të shkoj në punë kur bëhet mirë e jo kur të më thonë të
tjerët, purtekën s’e kam qejf, as urdhrat. Në luftë qe ndryshe. Pa ndërlidhje,
pa u marrë vesh nuk shporrej armiku i huaj.
Po tani
përse?
Sikur u
bë pishman ngaqë përmendi luftën. U mendua një copë herë pastaj vazhdoi.
-E di që
nuk më nxjerr fjalë.
Hekurani
e shikoi me bezdi e inat.
-E de, se
thashë nuk të rashë, - ia ktheu Murati. - Pa më thuaj si je me ekonominë tënde
ti?
-Njëfarësoj,
- u përgjigj Hekurani, - ka më keq.
-Këtë
dimër u kam dhënë bereqet disave.
-Epo,
punon vetë, merr vetë.
-Aty ta
kam.
-Mirë o
mirë po nuk i bihet murit me kokë, - i tha Hekurani butë me njerëzillëk dhe e
shikoi drejt në sy.
Murati
qeshi përsëri, buza e përveshur iu mbush me pështymë. Sytë dinakë e përshkuan
tejpërtej Hekuranin babaxhan.
-E di atë
historinë e dhenve ti?
-Ku e ke
fjalën?
Murati
tregoi historinë, që nuk dihej në e shpiku vetë apo e pati dëgjuar.
-Tre
barinj mbanin nga një tufë dhen. Vuanin shumë, po puna u ecte. Gjë e gjallë
shtohej, bulmeti po ashtu. Njërit i vajti mendja të bashkonin tufat, të punonin
së toku dhe të ndanin prodhimin barabar mes tyre.
Ngriti
kokën e vështroi në dritën e syve.
-Si puna
e kësaj kooperativës, - nënqeshi me djallëzi.
Hekurani
u vrenjt i dokëndisur.
-Të
tjerët e gjetën me mend kërkesën dhe u bashkuan, - vazhdoi Murati në të tijën.
- Kaloi vetëm ndonjë vit e pak, hyri
hilja në mes. Ai që kishte radhën i çonte afër, nuk e kërkonte kullotën.
“I shpije
tjetri nesër”, - thoshte me vete.
Njëlloj
shpresonin edhe shokët e tij. Zuri të bjerë prodhimi, të firohet bagëtia,
shkurt rrokullimë. E panë, nuk ishte gjë ajo punë dhe mallkuan.
“Gjënë e
bashkët e dhjeftë qeni”.
Ndanë ato
që u mbetën. U desh kohë e gjatë të arrinin derexhenë e mëparshme, të
rregullonin atë që prishën me duart e veta.
Hekurani
tundi kokën i menduar.
-Gjëra me
zarar, - tha dhe iku në punën e vet.
Njerëzit
e shihnin Muratin si të prapambetur. E quanin konservator, të mykur me
mbeturina te vjetra patriarkale. Fjala “individ” lëshohej me përbuzje si të
thoshin kurvar apo hajdut. Ai bënte sikur s’kuptonte. Më shumë e dokëndisnin
fjalët e huaja të gjata si fshikull shkoze me noga.
Ta shanin
vendçe do të qe më mirë.
Të gjithë
shkonin tok në punë sapo binte çanga, bënin shaka, mbanin nëpër gojë
njëri-tjetrin. Fillonin punë me urdhër, pushonin me urdhër, e ndërprisnin po
ashtu. Murati përgatitej me nge i vetëm me bagëtitë dhe djalin e vogël.
Edhe ai
bënte shaka me të birin, qetë, kalin sipas mënyrës së tij.
-Si thua,
ne e kemi mirë apo ata? - pyeste djalin.
-Nuk e
di, shokët më thonë” individ”, - ia kthente vogëlushi.
-Pse nuk
u thua kanë lopë e bagëti ata?
-U kam
thënë.
-E?
-I mbajmë
stallave thonë, jo në shtëpi.
-Stallat
i ka kooperativa.
Djali
ngrinte supet.
-Duro, do
ta shikosh ne jemi më mirë se ata, - e mbyllte Murati.
Kooperativa
filloi të mos i pëlqente edhe për mbledhjet e shpeshta, çangën që binte tri
herë në ditë, urdhrat poshtë e lart.
Më shumë
nga të gjitha nuk e donte për fukarallëkun e njerëzve.
-Nga do
të punosh nesër? - e pyeti një mbrëmje Hekuranin.
-Ku të na
thotë Konia, - u përgjigj ai pa i rënë hiles.
Kone i
thoshin Ferikut, brigadierit, që e kishte zërin e fortë e të hollë si prej
gruaje, thërriste tërë ditën. Nga larg
dëgjohej si e lehur.
-Feriku
s’ka pasur tokë e gjë të gjallë ndonjëherë, ku e di radhën e punës?
-E po,
brigadier hesapi, - u vrenjt Hekurani dhe ndjeu sikur iu derdh në shpirt një
trishtim i ëmbël i sinqertë.
Murati u zgërdhi, buza e poshtme iu përvesh.
-Ju të
kooperativës nuk duhet të mërziteni, - i tha, - ndryshe puna ime, jam individ.
-Mjaft, -
i tha Hekurani, - kooperativa është poshtërsi, janë bërë njerëzit të flasin me
vete. Kujt i shkoi mendja për këtë budallëk?
I pati
vajtur në majë të hundës. Të gjitha i duroi, fukarallëkun jo. Në djall të
vinte, më keq se aq!...
Nuk
fliste me njeri, vetëm në shtëpi thërriste, nxirrte dufin me të shoqen,
Selvikon. Ajo, e frikësuar, i fliste ngaherë.
-Mjaft o
derëzi, do të na marrësh në qafë.
Tani nuk
duroi, iu hap Muratit.
-Paske
qenë i mençur, - i tha.
-Ç’thua,
përse?
-Epo ja
de nuk hyre në kooperativë.
-Me zor
nuk të futën, - ia ktheu Murati, - deshe vetë pa hyre. Mua nuk m’u bë mirë.
-Tani s’dal dot se, - i tha Hekurani dhe qeshi për herë të parë me fjalët e përçartura të individit Murat Kajaçka.