| E merkure, 03.04.2013, 08:03 PM |
ARBA –
ENGJËLLUSHJA E VOGËL DHE BOTA
Nga Xhemail Peci
Selma Lagerlof (Selma Ottilia Lovisa Lagerlof),
fëmiu i katërt i kolonelit Erik Lagerlof dhe Luiza Lagerlofit, një nga
shkrimtaret më të shquara të Suedisë, me një talent të rrallë dhe me një mendje
tejet të ndritur e me kulturë të gjithanshme, si: shkrimtare, pedagoge,
muzikante, këngëtare dhe oratore e madhe në sallat madhështore, mes tjerash
edhe autore e romaneve të shquara, si “Udhëtimet e çuditshme të Nils
Hogersonit” dhe “Një udhëtim në botën e përrallave”, si dhe fituese e Çmimit
Nobel për Letërsi (në vitin 1909), në një kohë kur Suedia nuk kishte aeroplan,
e parafytyronte atdheun e saj të hipur mbi krahët e një pate!
Ajo jo vetëm se kishte shprehur në Testamentin
e saj një dëshirë tepër të thjeshtë: e gjithë pasuria t’u lihej të varfërve dhe
se nuk dëshironte shumë bujë për emrin e saj – qoftë edhe pas jetës, por ajo e
kishte parandier aq
Platoni, filozofi i lashtë grek, në një nga librat
e tij bënte fjalë për Fyellin Magjik. Do të kalonin gati 2000 vjet, derisa
njëri prej kompozitorëve më të shquar të Europës - Frederik Shopeni, i cili
është quajtur me të drejtë Poeti i Pianos, do të kompozonte një nga kryeveprat
e tij me po të njëjtin titull; ndërsa shkrimtari i madh Tomas Mani, do të
frymëzohej të shkruante një nga kryeveprat e tij: “Mali Magjik”.
Këtu e gati pesëqind vjet më parë, njëri prej
piktorëve më të shquar të Përlindjes Europiane e i epokës së humanistëve të
mëdhenj shqiptarë,Viktori – Poeti i Pikturës, do të krijonte njërën nga
kryeveprat e pikturës: “Shenjtëresha duke Lexuar”.
Si në një koincidencë nga më të çuditshmet, pas
gati pesë shekujsh, një tablo e tillë, në të cilën shihej një vajzë duke lexuar
me një kërshëri, përkushtim dhe dashuri të veçantë për librin, do të zbriste në
skenën e emisionit KULTART. Sibila e Librit Shqip, do ta nxirrte Kryeveprën e
Poetit të Pikturës nga honet e shekujve e nga pluhuri i harresës, duke i dhënë
jetë në njërin prej emisioneve që Librin Shqip mëton ta ngrejë në lartësinë e
një Himni.
Si në një koincidencë
të çuditshme, kryevargjet e Poetit të Kombit - Naim Frashërit, nëpërmjet një
cenzure të rreptë, do të hapnin rimat e tyre e do të shpërthenin me gjithë
magjinë dhe bukurinë e vet, me gjithë madhështinë dhe hijeshinë e tyre të
papërsëristshme, në njërin prej emisioneve më të shikuara të atyre kohëve të
vështira: Bujku – udhëhequr nga gazetari i prirjes së theksuar dhe i
punës së përkushtuar: Qazim Kelmendi (DRITË I PASTË SHPIRTI).
Aty meloditë e fyellit
dhe kënga e barinjve, gurgullima e krojeve, fushat e gjëra me grurë dhe
përcëllimi i rrezeve të diellit, së bashku me dashurinë për tokën, ishin
paraljmërimi më serioz - përmes titullit si metaforë, se mbi të ardhmen e
Kosovës, herët a vonë, një ditë doemos do të binte: Shkëndijë e Diellit Ndaj
Manushaqes!
Duke folur për
Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, shkrimtari i shquar dhe figura pikante
e markante e letrave shqipe, Ramiz Kelmendi me 25 nëntor 1982, do të lëshonte
Zemër-Thirrjen e tij:
“Tempull mbi tempulll
është tempulli që i ngremë librit sot…Vatër mbi vatra që do të na ngrohë ne dhe
“fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë” është pikërisht Biblioteka Popullore
dhe Universitare e Kosovës, që u përurua sa s’ka si bën më mirë dhe të cilën po
e pagëzoj dhe unë – si zëdhënës krenar i mija e mija të gëzuarve e të
përgëzuesve si unë…Kosova u përurua edhe me këtë faltore shpirtërore, me këtë
vatër të re kulturore, me këtë tempull të rritës sonë…Faltore e tempull
dritëdhënës, siç tha me një rast Franc Kafka, “ditar i një populli”. Mbanie
mend këtë datë: 25 nëntor 1982! (“Kokrra kripe”)
Koha i ka dhënë të
drejtë shkrimtarit Ramiz Kelmendi, madje jo vetëm një herë. Pas më shumë se tri
dekadave, po në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, do të nderohej me një
komplet librash – sado në mënyrë modeste, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje
për punën dhe përkushtimin e saj, gazetarja e emisionit KULT e Radio
Televizionit të Kosovës, Lumira Kelmendi…
Nuk ka qenë e
rastësishme pse pushtuesit lindorë i shkëmbenin skllevërit me librat! Librat –
“nuset e mendimeve” (siç i ka quajtur poeti i lashtë e i shquar persian
Saadiu), këto “pjesëza të pafundësisë e Porta e Botës” (siç i ka quajtur
shkrimtai i madh Stefan Cvajg), zënë një vend ballor në: Familjen Emblemë të
Gazetarisë Shqiptare.
“Ja që më të madhin
NDIKIM unë e kam pasur tërë jetën LEXIMIN. Shkurt: LIBRIN. Gjithçka që kam
arritur në letra është, po, “ndeshja” ime me jetën dhe njerëzit. Re, edhe më
shumë se kaq janë librat dhe leximi i tyre” – do të shprehej publicisti dhe
shkrimtari Ramiz Kelmendi.
Nuk ishte pra rastësi
pse në emisonin KULT të datës 12 janar 2012, shpalosej bota e librave dhe sfondi
i bibliotekës së shkrimtarit Ramiz Kelmendi, tek fliste në shenjë nderimi dhe
mirënjohjeje për aktorin e madh Kadri Roshi: “Sokratin e skenës shqipe”.
Është thënë me të
drejtë se Eva është nëna e njerëzimit, shtypshkronja është nëna e të gjitha
revolucioneve, se revolucioni është nëna e të gjithë popujve, se liria është
bija e fitores, apo edhe se rasti është mbret i botës, por megjithatë: asgjë
s’është e rastësishme!
Në fotografnë ku e
mbanë librin në duart e saj të vockëla, e që aq shumë ngjajnë me Dorëzonjat
(ca lule nga më të bukurat që rriten mbi kodrat e Liqenit të Tiranës),
Engjëllushja e Vogël me emrin ARBA, me kurreshtjen e saj për botën e librit,
por edhe me pamjen ku ngjyra e rrobeve i ngjanë me ate të trëndafilave, e ku
ajo sikur shfleton një tufë lulesh, të ngjallë parafytyrimin e një atdheu mbi
krahët e një pate, por jo vetëm kaq: botën e librit sikur e ngre aq pafajshëm
përmbi gjithë globin, sikur ulet mbi te dhe e shfleton librin ngadalë dhe me aq
dashuri, sa mëton t’u thotë të gjithëve: ja ku jam ngjitur, sipër botës e sipër
globit, prej ku shoh më mirë dhe më shumë çdo gjë! Jam ngjitur më lart se të
gjithë, sepse bota e engjëjve dhe bota e librit e tillë është.
Sikur e parandien dhe
sikur e parathotë të ardhmen e vet: Edhe unë do ta dua librin sa Xha Ramizi, e
do të lexojë edhe më bukur se Teta Lumira!
Një gjuhë shiu e
gjithë pafajësi është bota e një fëmje, e që në kurreshtje të tillë ndaj
librit, sikur shuan etjen edhe ylberi.
Selma Lagerlof,
Kryevepra e Piktorit të Poezisë, ajo e Poetit të Pikturës, Profecia e Ramiz
Kelmendit, Sibila e Librit Shqip dhe Engjëllushja e Vogël me Botën e Librit.
Hipur mbi krahët e një
pate e mbi krahët e fluturave, e: sipër globit!
Asnjë pamje nuk do të
ishte më e bukur dhe më e denjë për një: Panair Libri.
Asnjë fotografi nuk do
fliste më shumë!
ARBA - Engjëllushja e Vogël dhe Bota e Librit.