| E merkure, 03.04.2013, 07:49 PM |
ALTOPARLANDI
I XHAMISË DHE NJË GARNITURË E TË SHARAVE
Tregim nga Hysen Berisha?
Aeroplani na zbriti herët në Shkup. Bashkë me nja dy
djem të Rrushnajës, më të rinj se unë, me të cilët u njohëm gjatë fluturimit,
morëm një taksi. I druhesha formaliteteve kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës.
Ishte
gjashtë maji-dita e Shëngjergjit. Në Rrushnajë, dërvishët, kishin një festë mu
në Lendinën e Madhe, te varrezat. Mu në mesin e asaj lendine ishte edhe një
tyrbe. Tyrbja ishte ngritur në përkujtim të atij, i cili prej para Luftës së
dytë botëreore e deri pak para Luftës së Kosovës kurrë nuk guxoi të këthehej më
në Rrushnajë. Kur u këthye, pas dy javësh
vdiq.
Rrushnaja,
prej asaj lendine, kah ana perendimore,
dukej si në pëllëmbë të dorës. Taksisti, me që i ramë përskaj, na lajmëroi për
festën. Vërtet, pak çaste para se të fliste taksisti, tek i shikoja njerëzit që
leviznin si thneglat, mendova se mund të ishte ndonjë varrim. Mirëpo, me që
kisha hapur sa e sa varre në fshatin tim, para se të largohesha për në “kah
sytë-këmbët”, e dija se në varrime
njerëzit do të duhej të ishin më të organizuar dhe më të disiplinuar. Tek po i
afroheshim lëndinës, taksisti na tha:
-Nëse
jeni të interesuar të takoni njerëzit e juaj, këtu i keni.
Nga ana
lindore, aty ku na zbarkoi taksi, duhej t`i rrekëmi rrugicave që shpiejnë drejt
e në qendër të lëndinës, aty ku vlonin njerëzit si qengjat në rudina. Taksisti
edhe mua më kishte pandehur se isha rrushnajas. Sipas marrëveshjës, taksisti
kishte për të bërë gadi edhe një kilometër rrugë deri te stacioni i autobusëve,
së cilës i pritonte se kishte plotë këmbësor por, unë nuk kundërshtova. Thënë
të vërtetën zbrita aty për ta shikuar një cak, aty ku unë si gjimnazist, bashkë
me një bukuroshe poashtu gjimnaziste, aty shkokëloheshim duke qeshur tek
tregonim vicat për dashurinë. Zbritëm bashkë me ata djemtë dhe atypëraty i
humbëm lidhjet. Kisha një çantë krahoshe, e cila në atë vapë, më dukej se
peshonte plumb. Lendinën e Vorreve, si gjimnazist, e mbaja në mend fare të
zhveshur por, tash kur më zuri puna, munda të gjej edhe hije se njerëzit kishin
mbjell drunj në shenjë nderimi për dërvishin që kishte kaluar jetën në mërgim.
E dija se në Rrushnajë kisha të martuar një vajzë të motrës, por kush e merrte
me mend se mund ta takoja. Jo rastësisht taksisti tha se aty mund të gjejmë
njerëzit tanë.
Më kishte
marrë malli për njerëzit, biles edhe për ata të cilët ma kishin dhënë atë
cilësinë: “i ndyem politikisht”. Thënë të drejten, ata, nuk kishin shtuar
asgjë. Unë, për politikën e kohës, vertetë ndjeja sikur kundermimet në tualetet publike, te
cilet askush nuk i pastronte. Mbase me
kutë të tillë edhe ata e kanë shikuar botëkuptimin tim politik. Kur i
takova njerëzit që më kishin “ndihmuar” ta lëshoj vendëlindjën, ndjeva si diçka
që duhej t`ia fal historisë. Thashë me vete: ”Pse t`ua them unë? Ata e dinë
vetë. Unë do të turpërohesha po ta takoja një viktimën time të pafajshme”. Pashë se gjithçka kishte ndryshuar. Pashë se
krenaria më e madhe u takonte po atyre njerëzve që nuk lenin gjë pa bërë, si në
kohën e shaka Titos. Në fillim pashë ndryshimin te gjenerata e re, të cilët
dikur i kisha nxënës, e që për shkaqe ekonomike e kishin lënë shkollën. Bëhej
luftë për kafshatën e gojës.
Aty, te
Lendina e Madhe, i gjeta dy vajzat e motrës sime. Ishin martuar njëra para
Luftës së Kosovës, e tjetra fill pas lufte. Atë të parën, krejt rastësisht, e
njoha. Ka qenë bukuria e saj që më ra ta pikas.
As tash nuk e kishte humb bukurinë, por ç`i duhej një bukuri e fshehur
nën havale? Mbesa ime, në atë pikë kulminante të temperaturës, shaminë të
lidhur nën fyt dhe mbi demijat, një pallto, shoqen e së cilës, nëna ime, e ka
pas shveshur që në kohën e Rankoviqit. Dikur, si beqare kur mbesa ime ishte, në
takimet e restësishme ma lidhte ndonjë befasi o me të mbyllur sysh, o me të
fishkëlluar te veshi, o me ndonjë të shtyrë. Unë fitova bindjën se unë e pikasa
i pari bukuroshën por, nuk desha të jap shenja befasuese sepse e mendova se
derisa ajo tu tregojë njerëzve të burrit se unë isha daja, ku ta dij sa
kamxhikat mund të fishkëllojnë mbi bukurinë e saj. Por ato kishin qenë në lojën
e befasisë se më kishin vërejtur më herët. Biles mbesa e vogël më kishte pikasur
edhe më herët, e kishte lajmëruar bukuroshën, kishin lajmëruar edhe sivjehrrën.
Vjehërri
i bukuroshës, gjatë luftës, kishte mbet vejan. Ishte martuar me një grua, të
cilën mbesat e mia e quanin Kombanjë. Atë grua pata rastin ta pikas edhe para
se të njiheshim me te, atë ditë feste. Ishte papakësia e saj që më ra në sy. E
kishin informuar Kombanjën, vetë qëndronin larg prapa saj dhe prite befasinë.
Pak para se të më afroheshin, papakja thirri.
-Mirëseerdhe
në Kosovën e lirë, mik!
Nga largë
e falenderova, asnise ende nuk e njihja. Edhe ajo e veshur me mbulesën alla
turçe. Një shami e bardhë, e lidhur nën gushë, pallto, dimijat, nxehtësia dhe
dhjami e kishin ulur në djersë. Mi afroi faqet, por shamia mbyllte mundësinë e
takimit të faqeve. Në fillim ma afroi vetëm dorën, pastaj ma mbërtheu shpinën
time me duar dhe më godiste herë me mjërën e herë me tjetrën shplakë, sikur kur
i bie defit. Nuk më shkaktonte dhembje, por mënyra e mbërthimit, gjë që ashtu
as mbesat nuk e patën atë guxim. Megjithëse ajo mënyrë nuk ishte kulmi i së
keqes. Befasisa po shkallëzohej. Ajo, me gjithë atë peshë, edhe ma shprehte
“dashurinë miqësore”, në stilin e saj, stil ky që i bëri mbesat dhe të tjerët
të cilët na shikonin si në teatër të lëshoheshin në gaz, por gazi eksplodoi kur
ata panë se ajo më shtynte gjithnjë drejt humnerës. Dikur edhe unë zura të
katrrisem në trupin e saj sepse e merrja me mend se po i afroheshim humnerës. U
meka, por megjithatë, më doli një zë si nga fundi i ferrit:
-Më
ndihmoni more se ndoshta kjo, miqësisht po më don, por me këtë hov mbetet të na
i mblidhni eshtërat atje, poshtë.
Mbesat
ishin shtrirë duke qeshur, ndërsa një i ri, i cili e njihte mirë Kumbanjën, i
foli ashpër dhe ajo u tërhoq. Iu afrova mbesave, dhe bashkë me to u tretëm në
gazin e pafundmë. Ndërkohë ato më informuan se në atë gazmend të madh ishte
edhe një vëllau im. Bashkë me mbesat shqyemë turmat dhe gjetëm vëllanë. E lamë
Lendinën e Madhe dhe u lëshuam drejt në në Rrushnajë. Zumë vend në një lokal
ushqimor. Tek po hanim nga një drekë të hershme, zëri që shpërtheu nga
altoparlandat e xhamisë, aty afër, ma kalli datën. Më bëhet se, birra të cilën
në atë moment po e shijoja me kënaqësi, u trazua nëpër gojë, diçka kaloi edhe
në kanalet e frymëmarrjës dhe më bëhet se doli edhe nga birat e veshve, edhe
nga birat e syve. Shava me të madhe. Të gjithë, në restaurant, e dëgjuan. Pati
shumë nga ata që më dëgjuan, të solidarizoheshin me mua, por disa nga ata, e
bashkë me ata, edhe mbesat dhe vëllau, u zhgrehën në gaz të pakontrolluar.
Dikur qesha edhe unë dhe kujtova vargjet e një shkrimtari që i pati shkruar në
shtypin e kohës sime si gjimnazist:
Rrushnaja
simbol vreshte
Plot
xhamia edhe teqe
Hoxhallarë
e shehlerë
Si
kërpurdhat në pranverë.
Pas pak,
nga po ajo xhami, dolën mbi njëqind të rinjsh me nga një libër nënsqjetull. Nuk
e di si më dolën fjalët:
-Në kohën
time dhurata u epnim vetëm nxënësave të shkëlqyeshëm. Vallë, janë të gjithë të
shkëlqyer këta...?
-Unë
prapozoj të mos bëhësh ziliqar, o zotëri kolegë! Edhe ata...hik... po nuk e
patën me meritë, hik... unë dhe ti assesi.
Shoku, me
të cilin pinin bashkë, e rroku për këmishe dhe e joshi për ta ulur. Ai, ashtu i
dehur, se me mëzi rrinte në këmbë, vazhdoi:
-Megjithë
mend e kam. Se unë dhe ai dashamiri, të cilin kurr nuk e kam parë, flasim prej
hijës. A nuk po e vëreni se gjithë ata të rinj, mbrenda në xhami, kanë qëndruar
si kastravecat në thes?
Me tu larguar prej lokalit ushqimor, ku konsumohej edhe alkooli, porosita edhe një rend pije për ata në tavolinën e fundit. Tek po paguaja, thashë me vete: - i dehur po, por nëse nuk e meritoi një libër nga hoxha, e meritoi një rend pije nga unë.