| E merkure, 03.04.2013, 06:33 PM |
 Timo
Mërkuri
Timo
Mërkuri
Kjo valë deti…
Heshtni
pak, ju lutem.
                                 Kjo valë deti
që
vjen kokëulur, si një çupëz fajtore
ndoshta,diçka
do të na thotë.
…
Një
valë erdhi
dhe
fshiu me shaminë e bregut
                                              stërkalat si
lot.
Ditëpreri.Kush
është mbytur sot?.
Vajzat e shtëpive tona
Shtëpitë
e vogla, si guacka të hapura në breg
dhe
vajzat që dalin prej tyre, 
                                         të
bukura si Afërdita.
Mos
më flisni për dashurinë, se më vjen të qaj
Kur
i shoh si treten me shikimin nga deti.
Fustani që nuk u vesh
Ky
fustan i bardhë nusërie qepur me ëndëra të rubinta
që
mbeti palosur në një kuti kartoni
                                               
     si i vrari në arkivol.
O,ky
fustan i bardhë nusërie
                                            që
po nxihet nga dhimbja
seç
na e mbushi shtëpinë me zezonën e tij.