| E merkure, 03.04.2013, 07:05 PM |
 Në
shenjë  nderimi dhe përkujtimi me rastin
e zhdukjes dhe vdekjes  misterioze:
Në
shenjë  nderimi dhe përkujtimi me rastin
e zhdukjes dhe vdekjes  misterioze:
ELEGJI
PËR QERIM REXHËN
Teksti,
muzika dhe interpretimi: Demir
KRASNIQI
N’ atë
ditë feste të Nëntorit ,
Në
kremtim t’ 100 vjetorit –
Malli i
madh dhe nostalgjia ,
T’ nxori
,o vëlla , nga shtëpia !
Shkove larg
, në rrugë t’ pa kthim –
Ne ,  na le n’ vaj e n’ pikëllim !
Ushtuan  malet , gjëmoi  deti –
Qerim
Rexha , ku na mbeti ?!
Qanë
Kosova e qanë Tirana –
Vëllain
tonë , na e shitoj zana !
Kah
na  iku , 
ku na u tret –
Katër
muaj , trupi s’ iu gjet ?!
Kah na
shkoi  burri i Podgurit –
Mu në
festën e Flamurit ?!
Për këtë
festë që i kushtoi jetën –
Në
humnerë e gjeti vdekjen !
Ku
është  biri i djepit t’ Cerrcës –
S’
duroi  vëllezërit  e Miliç Kërstës ?!
Ku
është  nipi i Adem Sejdisë –
Që ia
bëri  gjëmën Serbisë ?!
Ku  është 
djali i Sejdi Ademit –
Që  ndoq rrugën e Azemit  ?!
Ku  është 
mësuesi i Istogut –
Burrë i
burrave n’ ballë të  logut ?!
Ku na
mbeti  mësuesi i Uçës –
Fanar
drite , djalë i pushkës ?!
Ku
është  mësuesi prijatar –
Për
bashkimin mbarëkombëtar ?!
Ku
është  mësuesi i Koshutanit –
Që s’
donë planet e Karpatjanit ?!
Që s’ ia
mësoi   shkjaut historinë ,
Që
flijohej  për Nënë – Shqipërinë !
Ku
është  mësuesi i Beratit –
Që
s’i  shkonte shkjaut për shtatit ?!
Ku  na mbet  mësuesi i Lezhës –
Ai
pasardhës i Mine Pezës ?!
Vuajtjet
tua s’ kishin fund –
Refugjat
n’ kamp  Llakatund !
Ku
është  mësuesi i Rugovës –
Që vdiq
me sy prej Kosovës ?!
Fli i
qetë Qerim , bir nane –
Djep  Kosove – varr 
Fli i
qetë zemër   kreshnike –
Flakadan
i Shqipërisë Etnike  !
Këto
vargje t’ shpirtit tim –
Do t’
këndohen  për kujtim !
Der’
sa  t’ rrjedhë Drini e  Valbona –
Ti do t’ jesh në zemrat tona !