| E marte, 02.04.2013, 05:59 PM |
Arenë demagogësh dhe injorantësh !
Eshtë kënaqësi e dyfishtë ta mashtrosh mashtruesin. (J.de La Fontaine)
Nga Zejdush Kastrati
Nëse
bazohemi në fuqinë e votës, asnjëherë, që nga paslufta, në Parlamentin e Kosovës, opozita, nuk ka qenë, më e fortë, dhe nuk ka pasur më shumë vota, për të rrëzuar
dhe bllokuar, propozime e (mos) marrë vendime, që nuk u konvenojnë atyre , apo që shpeshëherë
edhe individualisht, shumë deputetë, edhe i
kontestojnë me argumente, dhe në parim, kërkojnë, që kurrsesi të mos kalojnë pragun e votimit.
Në anën
tjetër, edhe mazhoranca, përkatësisht, partia ne pushte, pra PDK-ja, së bashku edhe me partitë tjera të kualicionit,
e që përbëhët, nga minoritarët, por edhe disa subjekte të tjera, që kanë numër shumë simbolik deputetësh, nuk kanë
qenë më të rrezikuar , apo para aktit, që të pësojnë
humbje, pothuaj, në cfarëdo llojë votimi, që po i nënshtrohen, parlamentarët, në seancat e shumta, të Kuvendit të Kosovës.
S’ka
dilemë, se kjo gjendje, ”për të qenë apo mos qenë”, apo për tu shpërbë ky
parlament, nuk ekziston dhe nuk është
prezent, vetëm gjatë seancave të fundit të Parlamentit të
Kosovës, , por kjo situatë, derivon kaherë , dhe sic dihet e shihet, në veqanti , është Qeveria e Kosovës, me instrumentet e
saja shumëfunksionale, ajo, që po vepron dhe po manipulon “perfekt”, dhe ate, me anë të skenarëve dhe lojërave politike, si dhe
të pazareve, me disa individë, dhe disa grupe
të caktura politike, që
kuptohet janë pjesë e këtij parlamenti, gjegjësisht
me disa deputetë, duke mos kursyer asnjërën parti, që janë bërë
“satelitë” të kësaj qeverie, por me
siguri janë edhe disa liderë e përsona
tjerë nga jashtë parlamenti, por
që diktojnë punën e këtyre deputetëve, gjatë votimit, andaj, këto lojëra e skenarë, në këto rrethana e
kushte, si duket do të vazhdojnë, deri sa partia në pushtet, përkatësisht
krymenistri Hashim Thacit, ti mbushte
mendja, se është bërë mjaft, dhe i
konvenojnë ndyshime, e që mund të
rezultojnë, edhe me zgjedhje të reja.
Por, kurrësesi, (mendoj)nuk duhet , të kritikohet, vetëm partia në pushtet, përktësisht mazhoranca, për këtë gjendje, dhe për këto fenomene, që ka kohë, e kanë kapluar, institucionin me të lartë ligjëvënës në vend.
Pothuaj, gjithë subjektet që nuk janë pjesë e qeverisë,
apo partitë opozitare, gjatë pothuaj gjithë kësaj periudhe kohore, dhe ate , jo vetëm ato në parlament, në kontinuitet, gjithnjë, janë sjellur, jo konformë nevojave dhe kërkesave të
qytetarëve, apo rrethanave të krijuara
në teren, por gati, asnjëherë, apo
kurrnjëherë, nuk kanë arritur, që bashkarisht, të krijojnë një unison veprimi, në rrethana të caktuara, e të mos flasim për ndonjë bllok opozitar, për të vepruar bashkarisht, apo për ndonjë platformë unike , qoftë për të
penguar ndonjë propozim, apo ndonjë
nismë të pozitës, apo, edhe, për të qëndruar, derë në fund, në propozimet e tyre fillestare, për një qështje, që sipas tyre, është vlersuar madhore, apo që kanë menduar, se është në interes të përgjithshëm, me cka, bile mos për asgjë tjetër, do të faktorizoheshin apo fuqizoheshin në
pozicionet e tyre , si opozitë
konstruktive.
Opozita
parlamentare në Kuvendin e Kosovës, është karakterizuar dhe pothuaj po e vazhdon
edhe më tutje, praktikën e insistimit
dhe promovimit të reagimit propagandistik promovues, apo të një politike
partiake, e cila, varësisht nga opcionet dhe detyrat e marra, në veqanti nga lideri apo grupi i caktuar politik, gjithnjë, po i plasojnë dhe promovojnë, edhe
para debateve por edhe gjatë debateve në Parlamentin e Kosovës, dhe
pothuaj, asnjëherë, edhe nuk po korespondojnë, apo përputhen, edhe me kërkesat e propozimet subjekteve, tjera, politike, të opozitës , gjë që, edhe
përfundimi,
apo finalizimi, qoftë përmes votimit, apo abstenimit, por edhe
qëndrimit në seancë apo lëshimit
të sallës, shumicën e rasteve, po
rezulton, me dallime e mospajtime por
edhe dështime, me cka, gjithnjë, pozita, po i realizon, qëllimet dhe objektivat e veta, dhe kuptohet, opozita, po del “e lagët”.
E metë
tjetër, që patjetër, mund t’i faturohet, komplet, opozitës, është, se kjo
opozitë, nuk ka, as program
të mirëfilltë opozitar, por më tepër , e ka instaluar, vetëm retorikën e kritikës, që herë herë, po merrë edhe kahjen e përsonalizimit edhe të shumë fenomeneve që janë reale, që
është e kundërta me qeverinë apo pozitën e cila , sic po e shofim gjithnjë përmes
kryeministritm, apo edhe disa të tjerëve, po prezenton e propozon, me
letra e projekte, shifra, që opozita, deri më tash , kurrsesi nuk po arrinë, ti plasoj e argumentojë, me fakte, se ato të dhëna nuk qëndrojnë.
Me këtë, kurrsesi, nuk dua, të them, se Qeveria, përkatësisht mazhoranca, apo partia më e madhe në parlament, po vepron, konform, rregullave dhe kritereve demokratike të një
fryme parlamentare, por, në mungesë të një programi konkret
alternativ të opozitës, qoftë përmes
debateve, apo edhe të unifikimit
të qëndrimeve mes spektrit opozitar, pozita, në radhë të parë përmes atyre që”po e
dredhin dhe zhdredhin si po dojnë punën
e parlamentit”, kjo opozitë , me këtë qasje, me këso veprime, herëherë edhe me injorancën jo vetëm karshi
elektoratit të tyre, por edhe mediave, kurrësesi, dhe në asnjë mënyrë, e rrethanë, nuk do të arrijnë t’i mundin, këta pushtatarë, disa prej të cilëve, vërtetë, po sillen, si të
ishin hyjnorë, apo të ishin të
përjetshëm.
Se
opozita, është në defanzivë totale, në
veqanti aty, ku po merrë pjesë Hashim Thaci, ska dilemë, dhe , edhe seanca e fundit, u karakterizua, me atë lojën, që përdori Hasha e që i gjason “hajde…k”, kur e dredhi e zhdredhi mirë, dhe
arriti që këtë opozitë, e cila sikur të
kishte në radhë të parë guxim qytetarë e
intelektual, pastaj një strategji veprimi, e disave të mos
u vinte edhe “era”, shumë lehtë, pozicioni i tyre, do të ndryshonte në aspektin pozitiv.
Por, Hasha, po e aplikon, edhe një taktikë. Kur, po i teket, po e dërgon, vetëm nga një njësit policie(qoft edhe të
komunikacionit) afër disa selive dhe zyreve të disa partive politike, dhe gjërat, urgjentisht, po marrin kahje që po dëshiron ai.
Për fund,
përmes këtij shkrimi , edhe një selam
Hashim Thacit, pas deklarimit të tij, në
seancën e fundit të Kuvendit, sa i
përket transparencës dhe gatishmërisë së tij, për të komunikuar, lirshëm, për cdo gjë para qytetarëve.
Kryministër
këtë gatishmëri për transparencë është mirë ta organizosh në një bashkëbisedim
me gazetarë nga media të shkruara dhe
elektronike në Kosovë, por pa dallime, e jo, sic e ke aplikuar, deri më tash, kur je ulur, përballë, vetëm disave që i ke josh, me reklama e benefite tjera, , e
disa i ke liruar, nga tatimi milonësh, që kanë ndaj ATK-së.
Unë për vehte , këtë, nuk mund, ta quaj, transparencë.