| E marte, 02.04.2013, 05:39 PM |
Yrjet
Berisha
Proza e
Camajt
Kolona:
Histori e letërsisë shqipe
Design
& Layout: ORBIS, Prizren
Ky libër
është i formatit eBook.
Botimet
Filozofia Urbane
ISBN:
978-9951-641-37-1
Prishtinë,
2013
www.filozofiaurbane.com
www.librariaelektronike.com
3
Përmbajtja
I.
Tematika
........................................................................................5
II. Idetë
letrare................................................................................39
III.
Kompozicioni............................................................................86
IV.
Personazhet..............................................................................166
Personazhet
(f).........................................................................................170
Personazhet
(m)......................................................................................193
Personazhet
negative...............................................................................234
Sirenat
dhe kodoshët...............................................................................247
Figurat
fetare............................................................................................255
Kreshnikët................................................................................................264
Dragonjtë..................................................................................................276
V. ABC-ja
e stilit............................................................................285
Edhe pak
për
stilin..................................................................................294
Letërsia
popullore në prozën e Camajt.................................................309
VI.
Përfundimi..............................................................................313
VII.
Martin Camaj (Shënime biografike).....................................322
Kronologjia
e veprave letrare të Martin Camajt..................................326
Bibliografia
e veprave letrare të Martin Camajt..................................329
Literatura..................................................................................................346
Shënime
për autorin................................................................................353
PROZA E
CAMAJT
5
I.
Tematika
Hyrje
Veprat
letrare e shkrimtarit Martin Camajt gjatë disa dhjetëvjetësheve
kanë qenë
të lëna anash nga historia e kritika e letërsisë
sonë,
sepse ky autor, tok me disa të tjerë, ka jetuar e ka krijuar larg
atdheut.
Këta kanë qenë letrarë të injoruar për shkaqe jashtëletrare.
Përkundër
këtij fakti, krijimtaria e tyre letrare edhe pse e shkruar dhe e
botuar
jashtë atdheut, ka pasur ndikim të madh e të tërthortë edhe në
shkollat
e mëvonshme letrare.
Mendimi
kritik letrar për veprat e këtyre autorëve ka ekzistuar
(natyrisht
më tepër në biseda private), por nuk është shkruar a interpretuar
në
revista letrare e në libra të veçantë kritikë a të historisë së
letërsisë.
Qarqet ideologjike qëllimshëm krijuan vakuum në artin tonë.
Kështu
këtë autor Tirana e mohoi sikur të mos ishte i gjallë! Në qarqet
letrare
të Prishtinës qe poet i dashur meqë botoi dy vëllime me poezi
më 1953
dhe më 1954. Madje edhe vetë Camaj këto bashkëpunim me
Prishtinën
do t’i pohojë në një letër private-zyrtare që ia shkruan një
bashkëpunëtori
të revistës “Shejza”: “Mbasi Shejzat dalin 64 faqesh po
e botojmë
krejt. Ishalla, na ndihmon Zoti e nuk do të ndalet ky aktivitet
i nisun
për shkak të pares. Revista asht pëlqye dhe në Kosovë prej
Yrjet
Berisha
6
shum kuj
dhe nji profesor më shkruen se kësi aktiviteti lypin prej nesh.
Kam
dërgue vetëm tri copë, por duket se janë tue shëtitë dorë në dorë
si
zakonisht çdo vepër interesante”1
Në mesin
e shkrimtarëve të shpallur të padëshirueshëm është edhe
Martin
Camaj, i cili nuk u kursye nga “kujdesi” i censurës diktatoriale
në
Shqipëri. Shkrimtarët në atdhe mbase heshtnin me arsye, sepse në
të
kundërtën merrnin dënime drakonike! Këso ndëshkime merrnin
njëjtë
edhe ata në Prishtinë.
Historia
e letërsisë, kritika letrare edhe teoria e letërsisë janë ato
disiplina
filologjike që drejtpërsëdrejti merren me interpretimin e krijmtarisë
letrare,
për të cilën gjë qysh herët kanë konkluduar se vepra
letrare,
sado qoftë e krijuar në kushte specifike, ajo ka lexuesit e vet.
Veprat e
tilla kanë jetë më të gjatë, kanë jehonë të përhershme, kanë
ndikimin
e vet në letërsi. Kanë gjuhën e stilin e vet specifik. Andaj, mu
për këtë
arsye, historianët, kritkët, teorikët dhe estetët e letërsisë, do
të
orientohen vetë për t’i studiuar hollësisht këto vepra. Jo pse i detyron
dikush,
por thesht për këtë i cyt arti i veprave të këtij autori, është
provokues
edhe për lexuesin heterogjen e atë të rëndomtë. Vepra e tillë
është me
interes edhe për disiplinat e filozofisë, sociologjisë, antroplogjisë,
drejtësisë,
psikologjisë, etnografisë, historinë, politikën etj.
Veprat
letrare të Martin Camajt s’janë të pakta, as në gjini të poezisë,
as në
gjini të prozës, as në gjini të dramës. S’janë të pakta as edhe si vëllim
e cilësi.
Veprat e këtij autori sjellin përvojën hulumtuese, mbështetur
në mitet
e letërsisë popullore shqiptare, por edhe në shkollat e
poetikës
perëndimore që ndikuan drejtpërsëdrejti në kulturën, artin,
1 Letra e
M. Camajt, dërguar Mustafa Krujës, në ShBA, më 27. X. 1957.
PROZA E
CAMAJT
7
filozofinë,
botëkuptimin europjan perëndimor që autori i thithi gjatë
edukimit
të tij të vazhdueshëm universitar në Beograd e Romë.
Veprat në
prozë të Martin Camajt janë shkruar duke u bazuar në
shtresa
të artit, të zbërthyera në mënyrë të logjikshme që lexuesin nuk
e
dëshpërojnë. Përkundrazi ai do të mrekullohet gjatë leximit të tyre.
Arti i
këtyre veprave nuk vë në gjumë receptuesin. Këto tekste letrare
janë
shkruar me ndjenjën e stërhollimit e të peshimit të fjalës. Janë të
shkruara
me durim meditues dhe zbërthejnë dukuri e fenomene të lidhura
me
etnikumin e etosin tonë.
Mbështetur
në këto parime estetike, ky autor orientohet të japë
bukur e
me nuanca të shumta artistke strukturën e prozave të veta. Nisur
nga këto
rregullsi të shkruara e të pashkruara nga teorikët e letërsisë,
Camaj
artin e tektesve letrare e vë në binarë të fortë, ku nuk e lë
anash, të
themi figurshëm, kompleksin e trenit të kompletuar, me lokomotivë,
duke ia
bashkangjitur edhe shumë elemente të tjera të nevojshme,
ashtu siç
pohojnë kritikët e estetët e letërsisë, të cilët kështu
mbrojnë
tezën e gjykimit kritik në tejkalimin e temave triviale, shpesh
të
përsëritur në art. Arti ka qenë e do të mbetet i tillë që të mbështetet
në linjat
thelbësore të botës së paprekur, nga e cila edhe krijohen vepra
me vlera
artistike e estetike .
Shkrimtari
pasqyron skajshmëritë e jetës intime, situata absurde,
legjenda,
jetën e pështirë që është shumë afër së vërtetës e fantastikës
dhe që ka
elemente të fuqishme me strukturë kompozicionale si çdo
vepër
arti. Martin Camaj nuk u instrumentalizua, por me alagori e
mjete
artistike e estetike shkroi veprat e tij që do të jenë fort të lexueshme
dhe s’do
të kenë bagazhin e hipotekën e -izmave diktaturiale.
Ky autor,
deri në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, praktikisht qe
Yrjet
Berisha
8
shkrimtar
i panjohur për qarqet letrare në Tiranë. U desh të vijë sistemi
pluralist
në Shqipëri dhe ky autor të botohet pjesërisht.2
Idetë e
veprave të Camajt do të kenë ndikim në formimin e një
mendimi
konkret dhe me shumë rëndësi për artin tonë. Ambienti i
Shqipërisë
Veriore do të mbetet monument i paharruar në kujtesën
e
lexuesit. Malësia e Mbishkodrës, e pasqyruar nga ky autor, është e
paprekur.
Është e thjeshtë dhe e lashtë. Relievi i saj është karakteristik.
Ambienti
i tillë s’ka ilustrime të tejdukshme. Njerëzit aty janë të
ashpër,
natyrisht, kur duhet. Natyra e kësaj hapësire është e pashkelur.
Mbizotëron
gjelbërimi, shkëmbinjtë, qielli i kaltër, uji i pastër, kullotat
e
pashkelura etj.
Proza e
Camajt ka botën e veçantë të njerëzve, rrënjësisht të veçantë,
ata
jetojnë në një rreth të izoluar, të harruar nga shoqëria, për të mos
thënë të
injoruar e të poshtëruar. Jeta e thjeshtë e këtyre njerëzve është
me
interes për lexuesin. Thjeshtësia e të jetuarit në këtë trevë u afrohet
miteve e
legjendave të lashta ilire e shqiptare. Brenda kësaj hapësire
paraqitet
fantazia, etnosi, etosi, kultura, arti i gjeografisë tipike ilire.
Bota
është tronditëse dhe ka një mori fenomenesh e dukurish që s’janë
prekur në
artet tona të deritashme.
Teksti i
këtyre veprave sikur bëhet edhe më i plotë kur të kihet
parasysh
tematika e kësaj proze që lakuriqon edhe hijen më të vogël të
grimit e
të lustrimit të mërzitshëm e të trishtueshëm të atyre faktorëve
që quhen
personazhe e që dalin ashtu si janë: pa rrobën e lustruar të
pushtetit,
që jetojnë jetën e tyre në Malësi, ku s’ka ligje e pushtet, është
trevë
specifike, mbretëron qetësia, ajri është i pastër, burimi i ujit i
kulluar,
banorët kanë mendje të kthjellët, etj. Malësia e Mbishkodrës
2 Shtëpia
botuese “Apollonia”, Tiranë, 1996, (pesë vëllime)
PROZA E
CAMAJT
9
për
shkrimtarët tanë prore ka qenë dhe ka mbetur Parnas i artit për
shkollën
letrare të Shkodrës, trasuar që nga fillimshekulli i njëzet që
historia
e kritika jonë letrare e njeh si letërsi moderne, ashtu sikundër
e ka
definuar Prof. dr. E. Çabej. 3
Fshehtësitë
e kësaj treve janë emblematike dhe të pashkelura, të pazbuluara
dhe mjaft
karakteristike për Shqipërinë ilire dhe që mu për
këtë
arsye jo një herë qe pre e pushtuesve të huaj. Por, kjo trevë ka
pasur
edhe vende ku nuk ka shkelur kurrë këmba e armikut. Nëpër ato
shtigje
kalojnë udhëtarët e rastit. Ecin tregtarët. Trup e tërthor marrin
rrugën e
pakalueshme luftëtarë e ushtarë të ndryshëm. Aty kalojnë
njërëz të
mirë e të këqij.
Kjo
hapësirë e paprekur gjeografike e mitike është objekt frymëzimi
për
veprat letrare të Martin Camajt. Ky vend është më se origjinal, për
t’u
shfaqur ndjenja e gëzimit dhe e hidhërimit. Malësorët e Camajt
kanë
forcë të madhe për ta kaluar e përbuzur të keqen. Ata dinë të gjejnë
formulën
e qëllueshme për t’i bërë ballë çfarëdo rreziku që u vjen
nga
jashtë. Kështu, në këto vepra autori këtë lëndë e shtron me nota
dramatike
e në mënyrë të qetë, varësisht nga momenti a nga gjendja
psikologjike,
filozofike, sociale etj., dhe kështu këto krijime marrin
strukturë
të pëlqyeshme fiktive.
*
* *
Romani
“Djella”, i Martin Camajt vë në spikamë të metat e mjedisit
të një
sistemi të mykur, që nis me ton ironik: “Se të gjithë, edhe ata që
3 Eqrem
Çabej: “”Mbi poezinë e Lasgush Pradecit”, në lib.,e I. Rugovës – S. Hamiti:
“Krirtika
letrare”, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë, 1979, faqe 269.
Yrjet
Berisha
10
sundojshin
atje naltë, pa përjashtim, ishin jashtë në borë e shi, po pak
njerëz e
pohoshin këtë. Por do të vishin kohë edhe mâ të vështira dhe
era, bora
do të bâheshin edhe mâ të ftoftë.”4
Nga ky
fragment lexuesi do të kuptojë qëndrimin kundërshtues
ndaj
nomenklaturës së sistemit socialist që autori e thotë me ton ironik
e
alegorik. Narratori i romanit “Djella”, hulumton format e veçanta të
rrëfimit,
kërkon nektarin e artit. Është këmbëngulës në gjetjen e shprehjeve
tejet
origjinale për të thumbuar e shqiptuar paradokset çmendurake
të kohës
së sundimit.
Ngrehina
e romanit është me përmasa të shumta. Narracioni intim
i
shqiptuar në vetën e parë të bën për vete. Poetika e këtij romani shkrihet
në
shtresa të ndryshme strukturore që i përkasin arealit të fjalëve të
urta dhe
si të tilla edhe përhapin idenë e të shqiptuarit pa lajka që herë
pas here
dinë të dalin me rrëfime parabollike a me rrotlla.
Pikërisht
këtë çështje e zë ngojë edhe studiuesi e poeti Arshi Pipa,
kur
shkruan: “ ‘Djella’, asht nji pjesë e episodeve narrative, e përcjellë
me
vjersha të cilat shpërfytyrojnë narracionin përmes lirizmit.”.5
Ndërkaq,
këtë çështje e ka interpretuar edhe shkrimtari Ernest Koliqi,
ku mes
tjerash shkruan: “Vargjet janë si ushtima e âmbelsueme e ngjarjeve
disi të
zymta qi përmbâjnë t’endëmen e tregimit.”6
Kur
lexohet romani “Djella“, duket se ai është ndërtuar përmes një
gërshetimi
të qëllimshëm. Romani herë pas here i nënshtrohet strukturës
narrative.
Shqiptimi i tillë strukturor narrativ e lirik vë në spikamë
vuajtjet
e Bardhit, me profesion mësues e me vokacion poeti, që pas një
4 Martin
Camaj: “Djella”, romani, botoi ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996, faqe 54.
5 Arshi
Pipa: “Poezia e Martin Camajt”, rev., let., “Jeta e re”, nr. 1, Prishtinë,
1996.
6 Ernest
Koliqi : “Arti i Martin Camajt”, pasth., “Djella”, f. 140, botoi ShB
”Apollonia”,
Tiranë,
1996.
PROZA E
CAMAJT
11
hamendjeje
të madhe rrëfen shlirshëm tronditjet e veta shpirtërore në
një moshë
gati senile.
Arti i
romanit shpalon dilemën estetike, shqiptuar me diskurs të
fshehtë,
diskurs ironik, alegorik, surrealist etj., që si shkrim artistik
është
sprovë praktike e artit romanësor me prirje eksperimenti në poetikën
e prozës,
me fabulë parabollike të ngjeshur me shtresa mozaiqesh,
por edhe
me rrënjë legjendash, histori, nyje kanunore etj.
Gjendja
lemeritëse që e kaplon shoqërinë në atë mjedis zbulon
huqet,
gabimet dhe joseriozitetin e një sistemi që ka humbur rrugën
në fushë,
pak nga shtytja, frika, amullia, humbja e besimit në vetvete,
pesimizmi,
kërcënimet, komplekset e nënçmimit, mospuna, terrori i
përditshëm
mizor, tensioni i vazhdueshëm, burgosjet e shumta...
Vështruar
nga konteksti estetik, ky roman vë në sprovë lexuesin.
Poetika e
larmishme është dëshmi e mirë për t’u bindur lexuesi se arti
mund të
shkruhet në gjini dhe forma të ndryshme, ashtu siç ka shkruar
edhe Xh.
Xhojsi në romanin “Ulisi”. Kjo formë e të shkruarit është hap
i
guximshëm i autorit, që dëshmoi përpjekjet dhe hulumtimet e tij ku
poetika e
romanit duket se u afrohet formalistëve, por edhe pak më
tepër
artit eksperimentues europjan. “Djella”, botuar më 1958, në letrat
tona
solli risi, theu kornizat klasike në shkrimin e romanit. Autori këtë
sprovë
estetike e bën në dekadën e pestë të shekullit njëzet, kur letërsisë
sonë i
mungonte edhe romani më i rëndomtë dhe me poetikë të mërzitshme
të
metodës socrealiste ruse.
Romani
“Djella”, ka një kompozicion të veçantë. Rrëfimi i shqiptuar
në vetën
e parë vrojton shqetësimet e një intelektuali, një artisti e njeriu
të
thjeshtë, që gjatë të jetuarit në një ambient jostabil ndihet i humbur
e i
harruar, për të cilin askush nuk e çan kokën, për hallet e tij. Arti i
Yrjet
Berisha
12
ligjërimit
prek pahetushëm problemet shoqërore, pa shkelur në shtresa
monotonike
të historisë.
Shkrimtari
Martin Camaj ia arriti që personazhet e veta t’i japë me
identitet
të posaçëm dhe pati sukses t’i ngjallë në veprat e tij në prozë.
Çështjen
problematike të historisë sonë nuk e trajtoi me monotoni e
me
kakofoni a si të glorifikuar, përkundrazi, arti i veprave të tij shqiptoi
mjetet
artistike me ton alegorik, ironi, fjalë, të rrëfyerit me rrotulla,
me gjykim
të hollë e kritik. Arti i tij shfaqet pa emocione. Personazhet
e kësaj
proze, në qeliza e damarë kanë vello fshetësie që jetojnë në një
kohë e
hapësirë të njohur, të panjohur. Rrëfimi e trillimi artistik shfaqet
me
prizmin e ireales. Herë-herë me natyrën reale që merr shtresat e
artit
fantastik, të absurdit, pa harruar edhe mrizin e legjendave e mitet
tona të
njohura nga letërsia popullore.
Bazuar në
mënyrën e tillë të ndërtimit të kësaj proze, lexuesi ynë
e ka të
pamundshme ta saktësojë kohën dhe vendndodhjen e tekstit
letrar
ose, siç do të thoshte Aristoteli, kohën e hapësirën e veprës letrare.
Ngjarjet
në roman shëtisin shlirshëm nëpër shekuj, mu sipas ëndrrave
e
zhgjëndrrave të personazheve, që dinë të befasojnë këndshëm
receptorin.
Mënyra e rrëfimit në tekstin letrar bëhet nga pozicione të
ndryshme
dhe, si e tillë është produkt i të menduarit dhe i materialit
të punuar
hollësisht nga diskursi. Konstruktimi i këtillë në disa raste
duket se
s’është gjithaq bindës, por kur shihet larëmia e strukturës
dhe bota
e psikologjia e personazheve në këtë vepër, atëherë s’kemi
se si të
mos konstatojmë se s’mbesin çështje individuale as veçanti të
figurave
të prozës së M. Camajt që përmbushin portretin kompleks
të fatit
njerëzor në raporte shoqërore që ishin tejet të acarueshme, në
ato
rrethana të krijuara nga thjerrëzat përbërëse, siç janë problemet
PROZA E
CAMAJT
13
e
shumëfishta të ngritura në skeletin e ngrehinës së romanit. Këto
karakteristika
determinante filologjike mundësojnë, por edhe diktojnë
shtytjen
e mëtejshme të prosedeut romanësor, që konsiderojmë se
shkrimtari
është prozatori më intelektual, më i formuar shkencërisht
që jetoi
e krijoi, i izoluar nga vendlindja, në diasporën shqiptare në
Europë.
Struktura
e novelës ”Pishtarët e natës”, që nga fillimi e deri në
mbarim pasqyron
botën rurale me ambient tipik të Alpeve shqiptare
të
Veriut. Në plan të parë del jeta e një fshatari dhe familja e fisi i tij.
Fabula e
novelës paraqet nuancat reflektuese të dokeve të hershme që
kanë
pasur “jetë” në trevat tona dhe këto shtresa jepen ashtu si njihen
e si nuk
njihen.
Në këtë
prozë, me rreth nëntëdhjetë faqe, përqendrohen elementet
e artit
estetik e artistik, mjaft fuksional të një bote e një shoqërie, që
duket
sikur ka humbur fijet e lëmshit të quajtur ndryshe jetë normale e
një njeriu
a e një familjeje.
Niveli
kompozicional del i ngjyrosur dhe i patrajtuar gjithaq në letrat
tona.
Bazuar në këto çështje komplekse që i shtron autori, ato janë
krijme
artistike a vëllim i gjurmëve të vendosura nga e kaluara jonë e
hershme.
Ky shenjëzim modelues nis nga dukuria e urrejtjes, për të
përfunduar
si material i shoqërisë, i nderit, i njerëzores, etj. Urrejtja
është
dobësi e gjakut të fisit tonë. Ndërsa dashuria, puna, mikpritja,
besa
etj., shkelin në arealin e legjendave e të miteve që hyjnë në binarët
e
mbitekstit, siç janë mbitekstet që identifikohen si zana e dragonj,
karaktere
këto dalluese të qenieve mbinjerëzore, karateristikë për mitologjinë
ilire -
shqiptare.
Yrjet
Berisha
14
Proza e
gjatë është shtruar me nëntekst përrallash e legjendash tona,
që
pahetueshëm depërtojnë në tekstin që është strukturim i shtresave
rrëfyese,
a një si amalgam mes visareve popullore me prozën artistike,
si tekst
i poetikës tradicionale, por edhe si strukturim i tekstit që është
model i
prozës moderne i vendosur në një sipërfaqe të diskursit7 vital.
Autori në
këtë prozë letrare, që shquhet si ngrehinë e tij verbale,
kujdes të
posaçëm i kushtoi korpusit kompozicional që vë në fokus
dilemat,
problemet, kundërshtimet fisnore, familjare etj., që dalin
nëpër
faqet e novelës “Pishtaret e natës”, me elemente artistike, duke
i dhënë
forcë tematikës me shtresa të dukshme fantastike që, si rëndom,
në këtë
poetikë moderne europjane arti nis nga diskursi i konsumar
përmasash
zmadhuese, jehona e thashethemeve, rreth pranisë
së zanave
ose, siç i quan Nika: Te Lumet. Kështu, trajtimi i një teme të
tillë, sa
misterioze aq specifike e të paprekshme më herët nga letrarët
tanë, cyt
lexuesin të mendojë për lashtësinë, krenarinë, njerëzoren,
jetën,
bëmat, artin, filozofinë, gjeografinë, historinë, gjeneologjinë e
trashëguar
nga të parët tanë. Tipi i novelës trajton një sërë problemesh
që marrin
karakter simbolik. Struktura e saj përcakton temën e shkapërderdhshme
të një
njeriu fatkeq e të familjes së tij, në një kohë kur
vështirë
jetohej pa tokën e bukës.
Tregimi i
gjatë “Gjon Gazulli” është prozë artistike me elemente autobiografike
të Gjon
Gazullit, emër i çmuar i shkencës, humanist i njohur
me
origjinë shqiptare, që jetoi në shekullin XV. Ai ishte i biri i një
bariu nga
Arbëria, i cili falë arsimimit dhe aftësisë së tij mendore bëhet
njeri i
shquar në Padovë.
7 Diskurs
= bisedë.
PROZA E
CAMAJT
15
Këtë
novelë me shtresa të shumta narrative e përshkon pesha e
rëndë e
zhgënjimit të vuajtjes, tensioni i vazhdueshëm i polemikës me
njeriun
që s’ka emër, me njeriun hije, me njeriun e panjohur, pastaj
shpërfaqet,
bredhja a vrapi i tij i përhershëm pas gruas së panjohur që
ia
rrëmben zemrën në pleqëri.
Novela
“Gjon Gazulli” trajton temë klasike nga shekulli XV, që
pasqyron
botën e jetën autentike të rendit të atëhershëm shoqëror. Proza
mëton të
aktualizojë katrahurën, gati të harruar të njerëzve tanë që
u
detyruan të iknin nga dhuna e barbarëve të Lindjes që qenë ngritur si
lugetër,
për t’i gllabëruar trevat e shumta shqiptare e europjane.
“Gjon
Gazulli” në shumë faqe vë në spikamë probleme njerëzore,
fenomene
trilluese a fantastike, brengë, fatkeqësi, tragjedi, gëzim,
mall,
mjedise shoqërore e klasore, raportet politike, statusin intelektual,
social,
etj. Tërë kjo tematikë, e shumë të tjera, ia arrijnë të eksperimentojnë
me artin.
Arti në përgjithësi (pa përjashtuar edhe artin
e Martin
Camajt) mëton të kopjojë shtresat e njohura e të panjohura të
jetës
lakuriqe të përvojës së gjatë të një populli me etni, të hershme të
trashëguar
përmes gjakut, gjuhës, kulturës, artit, dokeve etj.
Novela
“Rrungaja në mars” është tekst mjaft i gjatë letrar i këtij autori,
që
lexuesi s’ka se si të mos e shquajë, se shtresat e saja strukturore
mbajnë
shenja të njohura autobiografike. Fabula nis në një vis fushor
dhe
mbaron në viset alpike të Përteqafës. Në këtë hapësirë gjeoetnike
ka hedhur
rrënjë absurdi, ku rron feudalizmi dhe mesjeta.
Tematika
e tillë vë në sprovë elementet e shumta artistike që i gjejmë
të
pranishme në tërë tekstin letrar të përfshira gjatë një periudhe
disavjeçare,
ku me ngjyrë vizaton problemet e hallet e dy të rinjve me
shenja
biografike. Krahas këtyre heronjve, del edhe ndonjë personazh i
Yrjet
Berisha
16
kësaj
novele dhe kështu ngjallohet albumi portretizues i jetës së tyre të
thjeshtë
në kushte të jetës mesjetare. Autori ka kujdes në prezentimin e
çasteve
intime në mënyrë sublime. Hidhërimet e bëfta, që zënë fill me
shkeljen
e dokeve, i japin shteg prozës së këtij autori të zgjerojë tematikën
me botën
e veçantë të këtij ambienti epik e tragjik.
Rrethi
unazor kompozicional i kësaj novele është vendosur në një
ambient
malor që autori e njeh mirë se si merr frymë; aty ku rrinë të
mirat dhe
të këqijat e atij plangu trashëgues që janë të mbërthyera buzë
shkëmbinjve,
humnerave dhe ulërimës së ujqve. Kështu, nisur nga kjo
pikëpamje,
novela “Rrungaja në mars” ka një nivel kompozicional në
formë
mozaiqesh, që shpreh karakteristikat patriarkale malësore. Një
art i tillë,
kur zhvillohet merr vulë origjinale, me një shtrirje me përmasa
të
hapësirës tradicionale, duke vënë në sprovë vlerat dhe jovlerat
e kohës
dhe të hapësirës. Nisur nga grafikoni i modelit të kësaj novele,
shtresat
e saj ndërtohen me kodin e ligjërimit, me shenja të veçanta dhe
shkojnë
drejt përqendrimit të përgjithshëm evolues.
Novelat
“Pishtarët e natës” dhe “Rungaja në mars”, si për nga tematika
skeletore,
hapësira, përmasa, forma estetike, janë të përqendruara
brenda
shenjave, thuajse të ngjashme, edhe nga kompleksi i materies,
ashtu që
problemet e ngritura në këto faqe proze fare lehtë mund të
përfshihen
në një opus të përafërt, meqë fabula e tyre shtrihet në një
periudhë
të njëjtë kohore - fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë dhe fillimi
i
shekullit njëzet. Pikat e përbashkëta të këtij shqiptimi nuk i përkasin
vetëm
problemit kohë-hapësirë, por kjo pikë shënuese ka edhe personazhe
që kanë
psikologji, karakter, botëkuptim, veprim, etj., që përballen
me shumë
dilema.
PROZA E
CAMAJT
17
Këto
novela (pa harruar edhe “Gjon Gazullin“), janë përcaktueset
më të
mira të determinateve të njohura e të panjohura të lidhura me
nyja të
ndryshme të fatumit historik, që janë pasqyrë e trashëgimisë
sonë
shumëshekullore që zbarkoi deri në ato anale që nxjerrin në pah
identitetin
e një populli, të një kulture e një arti që trajtojnë prozat e
këtij
autori. Kur lexohet teksti i këtyre tri novelave, që s’janë më të gjata
se dyqind
faqe libri, lexuesi mrekullohet me artin sublim por, në anën
tjetër,
tragjikja rëndon, peshon sa shkëmbinjtë veriakë, që këto tekste
i rrinë
afër prozës me formë nacionale verbale, të afërt me mitet e legjendat
tona
burimore .
Novelat e
botuara të Martin Camajt nuk janë marrë gjithaq në
shqyrtim.
Ernest Koliqi ka shkruar një studim titulluar: “Arti i Marin
Camaj-t”,
ku mes tjerash shkruan: “Pâmjet e ndryshme të jetës së vendit
të vet
dalin nepër art të tij të vizatueme me drita e me hije dridhëse.
Atij,
edhe padeshtas, i shkon syni ke brumi njerzuer. N’ato vigâj te rrzuem,
ai kerkon
njerin. Lufta qi Malsori ndërmerr për me dalë nga gurzimi
i nji
gjendje shoqnore kurrkund në pajtim me kohën e sotshëme,
ia thekë
shpirtin. Ai s’do qi burri i Malsis të shikohet si specimen i nji
rrace së
lashtë, objekt kureshti për t’u vndue në nji muze. Nën leskrat
xhixhlluese
të një epiciteti anakronistik, syni vezhgues i tij kundron
nji zemër
të plasun rrudhat e shkaktueme nga uja, nga mundi keq i
shpërblyem
prej natyrës e njerzve e fatit, nga ndryshku i disa zakoneve
dampruese,
nga ngushtësija e vendit.”8
Proza e
Martin Camajt bën pjesë në atë tip arti që gjatë leximit zgjon
kërshërinë
e receptimit. Ky mendim s’vlen veç për veprat që i zumë
ngojë,
por edhe për romanet “Djella”, (1958), “Rrathë”, (1978), pastaj
8 Ernest
Koliqi: “Arti i Martin Camaj-t”, pasth., M. Camaj: “Vepra letrare”, botoi ShB
“Apollonia”,
Tiranë, 1996, faqe 138.
Yrjet
Berisha
18
novela
“Shkundullima”, (1981) dhe romani modern “Karpa”, (1987),
tematika
e të cilave është brenda kornizave të njohura të segmenteve a
dimensioneve
nacionale, konkrete, por edhe të përmasave fantastike,
që qëmton
mentalitetin tradicional që në përmasa të tilla shtrihet dhe
merr
karakter të përgjithshëm.
Megjitatë,
në mesin e kritikëve që e kanë studiuar krijimtarinë e
Martin
Camajt, pa dyshim interpretim më serioz i ka bërë A. Berisha,
i cili
botoi një studim që e shtron në mënyrë të përgjithshme, ku mes
tjerash
shkruan: ”(…) veprat e tij në prozë kanë shumë tipare të përbashkëta,
sidomos
si struktura gjuhësore dhe mesazhe poetike, megjithatë,
secila
prej tyre paraqet një botë artistike e kuptimore të mëvetësishme
dhe
rrjedhimisht me këtë dhe mundësinë e ndikimit të veçantë
estetik.”9
Përpjekje
të tillë me shkrime kritike kanë bërë edhe: K. Petriti botoi
një
studim të gjatë për lirikën, Y. Çiraku disa motive karakteristike në
poezinë.
Studime të paharrueshme shkruan edhe E. Koliqi, A.Pipa etj.,
që si
objekt shqyrtimi patën disa libra të veçantë të këtij autori, të cilët
i botuan
në periodikun letrar të Italisë e të Amerikës sa ishin gjallë.
Kurse
akademik S. Hamiti e prof. F. Dado, gjatë sprovave të tyre poetike,
analitike
e estetike e interprertojnë “Dranjën”.
Romani
”Karpa” i Martin Camajt është më i arrirë në letrat tona, si
në planin
tematik, por edhe nga prania e shtresave artistike e estetike
shtruar
në këtë prozë të gjatë dhe shquhet si njëri ndër romanet më të
mirë në
korpusin e romaneve të letërsisë sonë bashkëkohore botuar në
deceniet
e fundit të shekullit njëzet. Romani në fjalë i përket metodës
moderne
të të shprehurit, e mbi të gjitha është ndërtuar sipas modelit
9 Anton
Berisha: “Vepra letrare e M. Camajt”, Kozencë, (Itali) 2004, faqe 50.
PROZA E
CAMAJT
19
të prozës
artistike me kontura skeletore të përsosura të një vepre letrare.
Poetika e
saj ndërtohet duke u mbështetur në një tekst artistik që
shtrihet
kah ngrehina verbale e cila kalon nëpër faza të ndryshme të
thurjes
së tekstit artistik, ku me harmoni pasqyrohet tematika dhe arti i
shqiptimit
të romanit të ri. Camaj këtë roman e quan roman parabollë.
Romani
”Karpa” s’ka temë të njëtrajtshme. (Kapitulli i parë dhe i
fundit
janë të lidhur mes vete. Lidhje të tillë kanë edhe dy kapitujt e
mesëm.)
Teksti i tij është i shtrirë në disa sekuenca të vogla që u hapin
shtigje e
motive të gërshetuara me fantastikë (tre-katër shekuj më vonë,
pikërisht
më 2338) dhe përmasës së rrëfimit retorspektivë (që është
afër atij
konkret).
Teksti i
këtij romani është ndërtuar në formën e skemës tabelare
të
traviatës në muzikë, i nisur nga një shteg orientues e i saktë se, ka
nëntituj
që secila njësi e tillë e fabulës paraqet motivet e lidhura nëpër
dimensione
e shtresa skeletore të romanit, ku në qendër vrojtimi vihet
rruga
sizifike e Vonit, këtij të riu që është viktimë e të tjerëve.
Romani
është një simfoni në vete i komponuar në formë metaforike,
që nis me
kronikën e një qyteze të shkruar me akribi për një
kohë të
së kaluarës dhe së ardhmes. Romani është një studim i hollë
i
gjenealogjisë konfliktuoze i vendosur në një mozaik të fabulës që
mëton të
ndriçojë pasqyrën e errët e të mjegullt të krimit në mendjen
njerëzore.
Sekuencat
letrare të paraqitura në roman, si: intrigat, ndërskamcat,
oreksi,
përforcimi i karriges për pasuri dhe mbi të gjitha kriza e
identitetit,
etja për pushtet e famë që e detyroi oligarkinë të nisi lojën
e
përgjakshme të kamufluar si “revolucion i klikës sunduese”, që
Yrjet
Berisha
20
edhe
shkaktojnë fatkeqësi të paparë e absurde brenda fisit me klasë të
ndryshme.
Fabula e
këtij romani herë-herë del e ndërtuar me strukturë unazore,
pa ikur
nga elementi i fantastikës magjike, trashëguar nga përrallat
e mitet
tona. Kështu, në këtë rast del në skenë struktura paralele e
dy
fabulave që zhvillohen në kohë të ndryshme, por në të njëjtin vend e
po me ato
toponime që edhe ndërrohen nga çasti në çast. Fabula zhvillohet
në një
hapësirë të mbyllur që bazohet në funksionimin e shenjave
intime,
egoiste etj.
Atëherë
kur vihet në sprovë të romanit, fabula narrative zbeh intrigën
e
dashurisë e të krimit, që në roman janë inde kryesore të ekzistencës
së
fabulës, me një mori ngjarjesh të brendshme, që ndryshe
cilësohen
si motive të përshkrimit, të peizazhit të pashkelur në Karpë.
Pastaj,
këto motive degëzohen dhe paraqesin shumë episode në fabulë
që lë
përshtypje sikur ecën në një linjë me narratorin. Dhe kështu
shfaqet
modelimi i retradimit10 në prozë dhe mu për këtë romani
duket
sikur ndërtohet sipas “kërcimit të kalit”11 dhe në mëmyrë të pandërprerë
arrin në
cak.
Autori
zbulon paragjykimet, dhimbjet, fatëkeqësitë e një shoqërie,
që janë
tekste të shkruara me stile të ndryshme dhe kështu marrin
funksion
psikologjik. Teksti i tillë letrar del i fokusuar me elemente
sociale,
politike etj. Në këtë tematikë shfaqet edhe dimensioni i tejdukshëm
artistik,
si: alegoria, ironia, sarkazmi, që aludohet në një kohë
të
hershme (ngjarja në roman zhvillohet në vitin 2338) ku edhe bëhet
lufta mes
shmirjakëve dhe qytetarëve. Kështu, nga ky moment romani
nis e
merr një orientim a zhanër fantastik. Struktura e romanit u
10
Retradimit = prapthi, retrospektivë.
11 Parim
teorik i V. Shkllovskit.
PROZA E
CAMAJT
21
nënshtrohet
rregullave të kërkimeve shkencore, ashtu si e kanë zbatuar
M.Buklgakovin
te romani: ”Mjeshtrit dhe Margarita”, dhe H.L Borhes
në
tregimet e tij brilante) që hulumtojnë në hapësirën tokësore e nëntokësore.
Element
tjetër i rëndësishëm i këtij romani është kronika a ditari i
shkruar
nga kronistë të ndryshëm, që shquhen nga stile a versione të
dallueshme.
Gjetjet e rralla ilire hyjnë në korpusin e gjërave me interes
për
historinë. Mes faqeve hetohet interesimi i mangët për gjenealogjinë
tonë ku
të futurit në labirinte s’është i rastësishëm. Krimbi përçarës
ponon në
tokë e mbi tokë, e keqja, gabimet, fatkeqësitë e ndryshme
janë
ushqim i urrejtjes e i kryengritjes.
Tematika
e romanit ”Karpa”, përfshin materialin tekstor që ndahet
në dy
kuadro e dy pjesë, brenda të cilave shfaqen edhe disa proza me tituj
të
ndryshëm. Romani në fjalë hyn në radhën e koncepteve të hapësirës
e kohës,
që studiuesit Shkreb – Stamaq, për këto nocione shkruajnë:
“Konceptet
e hapësirës dhe të kohës janë të barabartë (...) për
ndërtimin
e veprës letrare në prozë, kështu teoriku letrar rus Bahtin,
propozoi
nocionin kronotrop huazuar nga shkencat natyrore, që e zbatojë
në
teoritë e tij Ajnshtajni.”12Vëç kësaj në këto vepra karakteristikë
është
edhe kronotropi i ”qytezës së provincës”13 që lidhë me kronotopin
e
“prakut” për të vënë në veprim aksionin14 e romanit. Pikërisht poetika
e këtij
romani është e gatuar me tekst letrar që arrin hov a nismë
për
ndryshimin e imazhit të artit të letrave tona. Teksti i kësaj vepre ka
12 Zdenko
Shkreb – Ante Stamaq, në librin: “Hyrje në letërsi”, botoi “Globus”, Zagreb,
1986,
faqe 343.
13 Vepra
e cituar, faqe 343, ku mes tjerash lexojmë: “…kronotropi i “provincës së
qytezës”,
me “ kohë
të dendur dhe të pashkëtuptshme që zhvillohet nëpër hapësirë” ( filloi nga
Floberi)”
14 Vepra
e cituar, faqe 343.
Yrjet
Berisha
22
vëllim të
shtrirë në fantastikë e gjeografi; pozitë kjo jobindëse (por që
mbetet në
suaza fiktive), që paksa e zbeh fabulën e perspektivës, njësi
e veçantë
në situata të ndryshme. Bëhet modelimi i tragjedive që u ngjajnë
atyre
antike greke a shekspirjane. Ky tekst del si strukturim e me
digresion
rrëfyes të rikonstruktuar në formë postmoderne.
Një pjesë
e romanit mbështetet në tekstet e kronikës, shënime rasti,
ngjarje
të ndryshme. Romani lidh indet e segmentet e luhatshme,
që
fillojnë sipas lidhjeve personale, familjare, shoqërore, profesionale,
doknore
dhe kështu krijohet ngrehina e madhe e romanit ”Karpa”, që
është roman
i hapësirës, si tip i ri i romanit, që teorikët frëngë e kanë
pagëzuar
si roman i rrjedhshëm (roman fleuve).
Romani
sfidon historinë karpase duke ia hequr maskën asaj bote
me
shtresa të fshehta të strukturës që nisin nga një fabulë me model
e
strukturë unazore dhe kështu sendërton të rrëfyerit e romanit të
logjikshëm.
Shkrimi i tillë paraqet këmbëngultësinë e autorit. Paraqet
emocione
që marrin funksione ekspresive dhe kështu njohuritë e tij
marrin
ton gnosologjik, ku romani bëhet tërheqës për lexuesit. Në këtë
tekst
letrar janë të dukshme shenjat e zvetënimit, sociale, etike, morale,
etj., që
spikaten me alegori e rrëfim komentues. Arti sjell mendime të
stërholluara,
ku jepet ndriçimi i ndjenjave, por në disa raste fshihen
ose i
nënshtrohen një rrëfimi sqarues etj.
Dy
novelat e shkurtra ”Shkundullima” e ”Katundi me gjuhë të fshehtë”
janë një
cikël i veçantë i prozës së M. Camajt. Brenda këtyre faqeve
jo të
vëllimshme shfaqet tematika e strehuar në një pellg të harruar
etnikumi
me dallesa edhe më të veçanta. Ashtu si e kanë vlerësuar teorikët
prozën
artistike, veçmas te novela ”Termi rrjedh nga italishtja
dhe nga
Rilindja e saj, kurse ”Dekameroni” i Xh. Bokaçios është shemPROZA
E CAMAJT
23
bull i
novelistikës që më vonë me kënaqësi është imituar qysh në shek.
XIX, ku
edhe u interpretua shpesh si teoria e novelës.”15 Mirëpo shpeshherë
është
thëne se: “Novela është formë e shkurtër dhe e mbyllur e
prozës e
cila për arsye të përmbajes së shkurtësisë ka eksistencë më të
qëndrueshme
se romani.”16
Këto dy
novela të Camajt, shikuar nga prizmi i tematikës, para lexuesit
tonë
sjellin një hapësirë e një kohë të panjohur, ashtu siç është në
të
vërtetë opusi dhe bota arbëreshe. Karakteret e këtij sfondi artistik
janë
dhënë me ngjyra të veçanta të një lokaliteti, në damarët e tyre
ruhen
indet e qelizave të një gjaku të lashtë; gjak princor skënderbejan
e
ilirjan.
E veçanta
e këtyre novelave është ndërtuar në formën e petkut të
një
pikture me kompozicion abstrakt. Llojllojshmëria e elementeve artistike
të këtyre
dy novelave është me reflektim nuancash të shtrira në
tërë
tekstin letrar, arti i ligjërimit derdhet me zhdërvjelltësi nëpër forma
e shtresa
narrative të këtyre novelave të shkruara me gjuhë të mprehtë,
me gjuhën
e fshehtë, forma këto stilistike që zbulojnë mençurinë e
filozofinë
e atij etnikumi karakteristik.
Rrëfimi i
këtyre teksteve letrare nis nga shpalosja e gjërave të rëndomta
që i ka
në dispozicion jeta. Dhe dalin me vija të shkathta si të
piktorit,
diskursi s’harron të bëjë bindshëm portretet e personazheve,
pa e lënë
anash peizazhin e ambientin ku zhvillohet fabula e tyre. Etnikumi
specifik
i këtyre novelave jeton thjesht, në katunde e lokalitete
ku rrallë
kush shkel.
Ngrehina
kompozicionale e këtyre novelave i nënshtrohet narracionit
komentues,
rrëfyes që kjo shtresë strukturore arti bëhet në veta
15 Vepra
e sipërcituar, faqe 360.
16 Po
aty, faqe 360.
Yrjet
Berisha
24
të
ndryshme rrëfimi që më mirë sheshohen sjelljet, mendimet, ndjenjat,
ëndrrat,
dëshirat, vuajtjet, paragjykimet, por edhe sqarohen gjëra
të
njohura e të panjohura të atyre njerëzve dhe të botës që i rrethonte.
Arti i
ligjërimit në novela bëhet në formën e retrospektivës. Kur
rrëfimi i
novelës bëhet në mënyrën e perspektivës, atëherë narracioni
futet
fshehtësive të jetës së personazheve dhe hapësirës që ata i rrethon.
Forma e
tillë narrative i lejon autorit të gjurmojë nëpër doke arbëreshe
që ruhen
me xhelozi. Brenda kësaj bote arkaike shfaqen edhe botëkuptimet
e reja që
duket se nuk e kanë të lehtë rrugëtimin nëpër shteg të
izoluar,
ku për të qenë absurdi më i madh, banorët e asaj treve u tremben
fjalëve
të veta, andaj heshtin mos t’ia bëjnë varrin vetes!
Novelat
”Shkundullima” dhe ”Katundi...” kanë tematikë të gërshetuar
me motive
rurale e urbane si edhe një prani të konsiderueshme të
tekstit
letrar, tipike konservatore; raportet e ftohta njerëzore (dukuri
tipike
urbane europjane), dhe në anën tjetër rri kultura dhe etnografia
etnike
arbëreshe, autoktone, që pasqyrojnë botëkuptimet e mentalitetin
e tyre.
Arti i konsumuar në këto novela shfaqet i fshehtë. Por, një arsye
tjetër
edhe më e dhimbshme është se arbëreshët ndihen të lënë pas
dore. Ata
janë të përbuzur nga të afërmit në vend e në mërgatë. Por,
pak më
keq i kanë punët me pushtetin i cili qëllimisht dhe në mënyrë
të
heshtur ua kishte hapur “dyert” për të shkuar në mërgatë. Motive
arbëreshe
gjejmë edhe në romanin “Karpa”, në tekste dramatike, por
edhe në
disa vjersha të Martin Camajt.
Mirëpo,
novelat e ciklit arbëresh janë të shkurtëra si tekst a si shtof
letrar,
por më të kondenzuara në formën e artit letrar e estetik. Struktura
e këtyre
teksteve e kthen lexuesin në një botë të panjohur arbëreshe,
në një
labirint të panjohur malësor. Narracioni i këtyre veprave i
PROZA E
CAMAJT
25
mundëson
autorit që me lehtësi t’u kthehet mënyrave të ndryshme të
rrëfimit
të ndërtimit të shtresave të kësaj proze. Fabula e tyre depërton
në
mbretërinë e jetës oborrtare që del përmes rrëfimit retrospektiv, por
edhe të
paraqitur me monolog e dialog të kursyer.
Elementet
e tilla artistike zbulojnë çaste madhështie a të dobësisë
njerëzore.
Katundi i ruan dhe i nxjerr në shesh vlerat, fshehtësitë e
viseve që
i përkasin një ambienti e një bote të proviencës patriakale,
arkaike,
me përmasa nacionale, por edhe shfaqet modeli i jetës bashkëkohore.
Shpërnguljet
e mëdha janë plagë të pashërueshme tëjhuajësimi.
Harresa e
rastit a e qëllimshme është prekëse. Vrasin paragjykimet.
Frika
tmerron. Pleqëria prek në shpirt. Varfëria është përditshmëri që
i duhet
dikujt për t’i realizuar eksperimentet e liga me banorët e pafajshëm!
Titujt
dhe teksti letrar i novelave ka simbolikën e vet. Kjo formë
stukturimi
orienton lexuesit në një ambient që paraqet atmosferë lemerie,
jetë modeste,
halle personale e shoqërore, marrëdhenie të qarta,
krenari
të trashëguar, burrëri etj., ku jetojnë banorët e varfër e të harruar,
por që në
asnjë moment s’ia shtrijnë dorën askujt, as nuk i përkulen.
Ata kanë
orbitën e vet në të cilën mund të jetojnë. Vuajnë dhe
s’ankohen.
Nuk u dëgjohet zëri. Kanë botë e jetën e vet modeste. Janë
të
kënaqur me atë jetë të thjeshtë që e gëzojnë. Pikërisht ky ambient ka
ndikuar
që ata të ruajnë etnikumin e vet nga të huajt.
Shkundullimën,
si fenomen natyror, në këtë tematikë e gjejmë të
pranishme
në fund të tekstit të novelës, me të njëjtin titull. Kur plas ajo,
opinioni
arbëresh e pranon me një habi të tepruar. Tërmeti (shkundullima)
sipas
disave u erdhi si pasojë e mëkateve të mëdha që kishin
Yrjet
Berisha
26
bërë, por
edhe si ndëshkim, si nëmë, si pasojë e gabimeve, si përbuzje,
si
kërcënim që të jenë të kujdesshëm, etj.
Pas
shfaqjes së katastrofës natyrore, befasisht ndryshon mentaliteti
i
dikurshëm i arbëreshëve të mbyllur e të heshtur. Atij visi i kthehet
gjallëria.
Banorët e zymtë dalin nga gjendja e amullisë. Pas fatkeqësisë
s’bëjnë
jetë të mbyllur, kanë energji të paparë në shpirt, rindërtojnë
katundin,
janë më të dashur mes vete. Flakin mërinë. I lënë inatet e
dikurshme.
Fillojnë të flasin e t’ia qajnë hallet njëri-tjetrit, si kurrë më
parë.
Gjendja e vështirë i kthen arbëreshët të bëhen qytetarë të rëndomtë.
Ndërkaq
novela më karakterisike e ciklit arbëresh ”Katundi me
gjuhë të
fshehtë” është ndërtuar nga një sërë dromcash të shumta me
sekuenca
tekstore që kanë elemente të theksuara psikologjike e filozofike.
Narratori
në këtë prozë suksesshëm përpiqet të zbulojë rrënjët,
gjenet,
gjuhën, kulturën, traditën e valleve, përrallat, legjendat, mitet,
historinë
e një katundi, që për çudi jeton i izoluar. Ai ka konfigurcion
gjeografik
të ndryshëm nga të tjerët. Pikërisht për këtë arsye edhe u
nënshtrohet
eksperimenteve a ekspeditave shkencore, bestytnive, adeteve,
paragjykimeve
tendencioze, ku sillen në atë rreth banorët e tij.
Novela ka
motive me probleme sociale, prania e “miqve” të katundit,
fshetësia
gjuhësore e komunikimit, problemi i largimit të njerëzve,
humbja e
këngëve e valleve popullore, toponimet autoktone e çështje
të tjera
të rëndësishme për këtë etni. Thënë qartë, autori në këtë novelë
pasqyron
të qenmen e një qytetërimi të hershëm arbëresh që është
buzë
greminës, shkatërrimit e shurjes së përhershme.
Tematikë
karakteristike i kësaj novele është se banorët e atij visi
gëzohen
pa masë kur aty vjen një njeri “i huaj” me veshje e pamje, të
PROZA E
CAMAJT
27
panjohur
që iu flet me gjuhën e tyre. Ky motiv trajton temën e etnikumit
të
harruar, të brejtur, të shkallmuar nga sindromi i shpërnguljeve
të mëdha,
nga katundi i tyre në Amerikë, Argjentinë, Europë etj. Ky
fenomen
tragjik shpie kah zhdukja e traditës autoktone arbëreshe. Andaj,
ata
ndjehen të lodhur, të sfilitur nga largimi jashtë katundit. Arbërshët
kanë mbi
shpinë presionin e vazhdueshëm të monotonisë, lodhjes,
pasigurisë,
pleqërisë, vdekjes.
Andaj mu
për këtë arsye, ata janë të prirur të fshehin edhe “frymën”
e tyre,
përkatësinë gati të sosur. Fshehin gjuhën. Jetojnë me
punën e
tyre që bëjnë në fushë, vreshta. I tremben shuarjes e vdekjes
së
ngadalshme. Kështu që të gjitha këto fshehtësi quhen mbijetesë. Ata
janë disi
të mbyllur dhe jo gjithkush i kupton e i çmon.
Autori
kur e botoi romanin “Djella”, provoi të ndërrojë formën e
shkrimit,
pa iu larguar kohës e hapësirës sonë, të njohur e të panjohur.
Fabula e
këtij teksti letrar zhvillohet në Ndërsanë (vend fusharak)
brenda
një rrethi të mbyllur që autori e vë në pah dukuritë e paradokset
e
ndryshme të një shoqërie që s’pajtohen me realitetin e hidhur, ku
autori në
mënyrë alegorike e thumbon klikën moniste.
Romani
ndërtohet nga një varg dilemash emocionale, abstrakte,
shpërthim
e ndrydhje ndjenash, fshehje dëshirash, heshtje e arsyeshme,
frikë,
presion i vazhdueshëm, ndjekje, keqtrajtim, përbuzje, amulli,
ikje nga
realiteti, hutim, etj. Problem në vete është fatumi i njeriut të
thjeshtë
i mbetur pa krahë dhe në mëshirën e askujt.
Narracioni
i romanit evoluon nga rrëfimi i frikshëm nga vlimi i ndjenave
të
shkallmuara, të nëpërkëmbura, të sfilitura, të pordhosura, të
rraskapitura
që bën mendja penduese e herë-herë racionale e një heroi,
Yrjet
Berisha
28
në veten
e parë njëjës, me shtresa të mendueshme monologu e dialog
të
dialogizuar, por edhe ka rrëfim retrospektiv.
Motive me
inters që vërshojnë në roman janë: intrigat e dashurisë,
problemi
i cubave, aktet kriminale të dyshimta, urrejtja klasore, krahinore
ose
kundërthëniet mes vendëseve e ardhësve të dyndur në fushë
a
Ndërsanë, që shkonin në llogari të pushtetmbajtësve për t’i përçarë
e futur
në kthetrat e veta. Parë në kontekstin teorik e estetik, arti i
shkrimit
të romanit është provokues. Uniteti i narracionit në këtë roman
u
nënshtrohet ligjeve të ligjërimit specifik, që rëndom brenda kapitujve
të këtij
romani nisin me tekst a strukturë rrëfyese dhe në fund
përmbyllen
me vargje lirike.
Paradokset
e ambientit dalin në formë dromcash kuptimplote pas
të cilave
fshihen dëshirat, qëllimet, ëndrrat, vuajtjet, gëzimet etj., të
një bote
kompleksive thurur në një hapësire karakteristike, siç ishte
Ndërsana,
aty ku ndodhin ngjarje befasuese e tragjike që lënë pa ment
njerëzit
e rëndomtë që nuk e kanë të qartë se pse bëhen të gjitha ato
eksperimente,
provokime e sprovokime të pakuptueshme, por pas të
gjitha
këtyre ekzistonte një regji e një strategji disi ashpër e kontrolluar.
Tematikë
të ngjashme hasim edhe në romanin “Rrathë”, që ka shumë
elemente
arti; skalitjen e personazheve, fenomenet, paradokset, motivet,
idetë.
Rrëfimi zhvillohet ndryshe, por edhe ka ngjashmëri tematike
me
“Djellën”. Është e vërtetë se romani “Rrathë” i Martin Camajt
s’është
aq i interpretuar në shkencën e letërsisë sonë. Thënë troq, romani
ka
shtigje të reja e tradicionale të nivelit të kompozicionit. Bota
e
brendshme e këtij romani ka tension tendosës, ngjallje energjish,
botëkuptime
të ndyshme të një kohe të pakohë, kur nis zhvillimi i proPROZA
E CAMAJT
29
ceseve të
një shoqërie që ecën nëpër qelq e absurde të pakuptimta, kur
edhe një
fjalë e pamatur kushton shtrenjtë.
Romani
trajton problemet e një periudhe të rëndë e të paqartë.
Çështjet
e tilla duket se janë strukturë e një pellgu me paperspektivë
arti, por
ato s’duhen nënçmuar. Përkundrazi. Pikërisht në këtë moçal
me
sekuenca narrative zbardhin të metat çmendurake të një shoqërie
shfernuese
që donte të shtypte çdo zë kundërshtues. Në këtë “mal”
me njerëz
të persekutuar, ndjekjet institucionalizohen, hapen plagët e
pashërueshme
që çojnë drejt shkatërrimit të menjëhershëm.
Tendosja
si moment psikologjik del e fshehtë si fenomen mashtrues,
banorëve
t’iu shitet tru gomerësh. Ka atmosferë tragjike që është
pasqyrë e
një lebetie e një katastrofe mesjetare. Në këtë gjendje të rënduar
s’mbetet
kush pa u përfshirë në statistikën e dhunës. Makineria e
sistemit
në krizë orë e çast shpik armiq, për të mbetur gjallë. Veprimet
e tilla
synim të vetëm kishin të shuajnë fshehtas zërat kundërshtues.
Kështu,
në këtë roman vrasësit vishen me rroba pushteti. Në ekspeditën
ndëshkuese
disa njësite të fshehta bëjnë “pastrimin” e malit
nga
Ilegali. Kryejnë krime çnjerëzore dhe shfarosin fizikisht e psikikisht
kundërshtarët
e sistemit. Ky kalvar i inskenuar tipik ikuzicional
s’harron
as s’fal dikë as banorët e asaj ane që mendojnë ndryshe. Kishte
asish që
në mal t’i shfarosë ujqit që bëjnë kërdi në bagëtitë e tyre, mirëpo
ndëshkohen
me dënim kapital: vrasje në pusi! Megjithëse ky motiv
në roman
del në kontekst të figurshëm e të fshehtë!
Romani
“Rrathë” ka një fabulë që pasqyron disa motive sociologjike,
psikologjike,
etnike, fantastike, antropologjike etj. Parë në prizmin
e këtyre
konturave motivore, arti i romanit merr prirjet e të shprehurit
modern
që, falë vërshimit të sekuencave mitike e legjendave të futuYrjet
Berisha
30
ra brenda
këtij aliteracioni merr pamjen dhe formën e ngrehinës romanësore
që është
fryt i momenteve paradoksale. Vepra ka tematik
absurde
të përzier me art realfantastikë.
Kontura
hapësinore e romanit “Rrathë” është e vendosur kryesisht
në Ripë
(a Tri Ripa) dhe rrethinën e saj të pas Luftës së Dytë Botërore që
autori i
përqendruar në këtë hapësirë, kohë eksperimenton me elementet
e
mundshme të artit dhe problemet historike, shoqërore e plotësojnë
lajmotivin
artistik që estetët këtë material artistik e cilësojnë roman.
Dhe së
dyti, këtë çështje biologët e quajnë jetë a ekzistencë. Vërshimi i
këtyre
nocioneve, biologjike, psikologjike, fizike e shpirtërore, mbetet
i shënuar
dhe i shkapërderdhur nëpër shumë kategori fiziologjike, estetike,
filozofike
etj., që mbi të gjitha s’mbetet i pa veçuar e i sforcuar
me
segemente e kategori semantike të përhapur nëpër nyjat narrative
të këtij
romani me tematikë antidiktaturë.
Në qënder
të vëmendjes është kompleksi problemor i viseve të
Ripës;
nis loja e eksperimenteve që bën pushteti me malësorë. Në
këtë
vorbull ngjarjesh rrahen dhe trajtohen disa motive kryesore të
romanit,
doket, kundërshtimi i sistemit, dashuria e ndaluar, zbulimi i
kundërshatarit
(Cubi), keqtrajtimi i intelektualit Bac, instrumetalizimi
i njeriut
të thjeshtë si Agoni, etj. Kështu, brenda kësaj hapësire konfliktuoze
zbardhen,
probleme komplekse, duke pasur si parim metodën
hulumtuese
a dekoduese të labirinteve.
Trajtim
të posaçëm në art zë tematika që u kushtohet çështjeve të
letërsisë,
kulturës, dokeve, arkitekturës, etonogafisë, folklorit, dramës,
lojës
etj, që këto çështje zgjidhën përmes elementeve letrare, personazheve,
narracionit,
shtresave estetike, përmes të cilave autori hedh
PROZA E
CAMAJT
31
dritë mbi
gjendjen tronditëse, të jashtëzakonshme që “mbiu” në Ripë,
me
ndërhyrjen e sistemit totalitar që ekperimentonte njeriun!
Romani
“Rrathë” është stisur përmes sekuencave të vazhdueshme të
personazheve.
Këta fatkëqinj i nënshtrohen trajtimit tipik orvelian. Ata
në mënyra
të vazhdueshme kontrollohen, përgjohen, ndiqen, persekutohen,
provokohen,
instrumentalizohen. Romani në veçanti shquhet
me
tematikën e jashtëzakonshme. Vepra është shkruar sipas rregullave
klasike
të shkrimit letar. Fabula ka strukturën e një romani, narracioni
i tij
është i gërshetuar me tematikë të ndryshme e të pëlqyshme. Arti e
tema e
këtij romani është me bazë, brumë, me poetikë të veçantë, me
shumë
intriga, ngjarje, motive, ide, personazhe e disa përmasa modeluese
të
trasuara qysh nga poetika e romanit të parë “Djella”.
Elementet
artistike kanë harmoni të dukshme e funksionale. Poetika
e romanit
sendërtohet përmes rrëfimit perspektiv e retrospektiv, që
rëndom
bëhet në veten e tretë e të parë. Romani ka polifoni tekstore
me
peripeci të gjallë, që tërë receptimin e shtron nga një semiotikë e
rrallë.
Ajo që dominon dukshëm në këtë roman është ironia verbale
që i jep
forcë shqiptimit të alegorisë, por diskursi rëndësi të posaçme
i kushton
parodisë (karikaturës) së karaktereve, që dalin në një nivel
kompozicional,
që s’haset shpesh në letërsinë tonë bashkëkohore.
Kjo vepër
është roman i personazhit, me karakteristika të romanit
realist
eurpoian. Edhe në qarqe heterogjene, romani s’ka mbetur pa
jehonë.
Ai çmohet se është me poetikë e art paraardhës, si dhe formë e
ndryshme
të romanit modern perëndimor. Fabula e këtij teksti futet në
qelizat e
personazheve, që autori i pasqyron natyrshëm, herë-herë zbaton
monologun
e karaktereve. Në këtë formë të artit modern zbërthehen
hallet
njerëzore, dilemat, problemet fisnore e shoqërore, konfliktet
Yrjet
Berisha
32
e
ndryshme. Autori vizaton edhe episode në disa kapituj të romanit, që
ai e di
se nga duhet t’i drejtojë shtresat narrative e tematike të thurjes e
shthurjes
së konflikeve, skenave, fubulës etj., që nisin nga një material
i
thjeshtë, e që në fund marrin formë të stisur artistike.
Diskursi
rëndësi të posaçme i kushtoi ambientit epik, me komponente
tipike
malësore, dokenore, fisnore. Kujdesshëm i vizaton
personazhet
karakteristike me kolorit e në pamje, në veprime, jetën
e rëndë
të njerëzve të rëndomtë, por edhe botën e kreshnikëve e të
zanave.
Teksti i romanit ka gjuhë të veçantë, ku shpërpushen shumë
çështje
komplekse për visin, që lexuesit i krijon përshtypje se është prapa
diellit,
prapa shpinës, në mëshirën e maleve, të pa Zot.
Në mesin
e shumë çështjeve thelbësore autori i ngërthen raportet e
acaruara
të banorëve që përballen me vringëllimën e dhunën e pushkës
vrastare
të yshtur e të paguar nga dora kriminale, udhëhequr nga
“pushteti”!
Kjo tragjedi ushqehej nga forcat negative të sistemit që e paguanin,
frymëzonin
dhe zbatonin në male e katund në mënyrë misterioze,
duke shrytëzuar
doket e lashta a ligjet egra. Forcojnë sundimin,
vënë në
shërbim aleatë që kryejnë dhunë; pas shpinës i vrasin kundërshtarët
“e
sistemit”. Krimet bëhen ashtu siç nuk e lejojnë doket. I vrasin
pa i
gjykuar, pa pasur fakte, ashtu siç e ndalojnë ligjet qytetëruese! Pra,
ka ligje
të xhunglës e të diktaturave që rrojnë falë krimeve!
Vepra në
fjalë hap dimensione të shumta të lidhura ngushtë me artin
dhe jetën
e artistit popullor, pa harruar jetën intime të bujqve, të blegëtorëve,
zvetënimin
moral, epokën e fundit të cubave, pakënaqësitë
e
malësorëve etj., që dinë e nuhasin se: pushtetmbajtësit kanë kthetra
të
helmueshme, kanë dredhi, shkelin parimet sublime të dokeve të
trashëguara.
PROZA E
CAMAJT
33
Tematika
e këtij romani ka poetikë të ndërtuar përmes sekuencave
letrare
provokuese, ka shtresa të nduarduarshme estetike e artistike,
me
shqiptim modern. Hetohet poetika e romanit me përmasa fantastike
që
rrënjët i ka në traditën e pasur të letërsisë e etnisë sonë e të letërsisë
popullore.
Vepra është ndërtuar me elemente artistike si: alegoria,
ironia,
të shprehurit me rrotlla, fjalë me kode dëshifruese, mendime që
duhen
peshuar mirë.
Romani si
ngrehinë artistike vë në spikamë kornizat dinamike që
veprojnë
në një hapësirë të shlirë strukturore të tekstit letrar, që nis
nga
shkalla zero e rrëfimit dhe pasqyron ngjarjet në mënyrë kronologjike
që i
tejkalon ato, si formë edhe si materiale. Në këto raste autori
rëndësi i
kushton afektit përbuzës, disidencës në art, kokëfortësisë së
Cubit,
ruajtjes së dokeve, injorimit të pushtetit fushor, mbijetesës, pathyeshmërisë,
etj.
Linjë
tjetër në këtë roman është pasqyrimi me ëndje i figurës së Bacit
me natyrë
origjinale të një intelektuali që nuk i përkulet oligarkisë
sunduese.
Materiali kompozicional i romanit vë në lëvizje ide të reja,
krejt të
pashqiptuara në poetikën e mëparshme romanësore shqiptare.
Të
qasurit e tillë estetik e artistik dëshmon se Martin Camaj edhe me
këtë
vepër provoi të bëjë eksperimente në art, pikërisht duke vënë në
veprim
mjete artistike e duke i përshtatur me fenomene, dukuri, paradokse,
ndodhi të
karakterit etnik, social, psikologjik, filozofik, etj., pa
lënë
anash edhe problemet negative siç janë: paranoja, infatelizmi,
gjaknxehtësia,
mosdurimi, urrejtja, etj. Të gjitha këto janë materiale
pikënisëse
të shtresave që vërshojnë tekstin letrar në këtë vepër.
Sprovë e
rëndësishme për ndërtimin e këtij romani është orientimi
i autorit
që tekstin e strukturuar ta thurë me vulën e posaçme, që
Yrjet Berisha
34
në shumë
motive të romanit përdor reflekset e shqisat që dëshmojnë
përvojën
dhe hulumtimin artistik i vë në spikamë sprovat që kanë diagonale
zbërthyes
e analitike. Qyteti camjan del mjaft kompleksiv. Ai
pasqyron
mbretërinë e ankthit, frikën, persekutimet dhe të papriturat
e tij.
Ndërkaq, ambienti i katundit, ose malësia, është indi kryesor i poetikës
romanësore
të tij. Ai është vendi ku gjallojnë kreshnikët, cubat,
opozitarët,
kundërshtarët, artistët, që pikërisht përmes tyre edhe lëvrijnë
motivet e
ndryshme në roman, që shenjëzojnë dukuri, fenomene,
pakënaqësi
të shumta që lëvizin në damarët e tyre të përndezur. Të gjetur
në këtë
katrahurë të rrezikimit të jetës, ata e injorojnë, e bojkotojnë,
por edhe
i kapin armët kundër shtresës në pushtet.
Personazhet
e romanit ”Rrathë”, kanë tipare e veti sa të reja, po aq të
vjetra
danteske që, për habi, u rri petku i statizmi karizmatik i kreshnikëve,
i
dragonjve, cubave, orëve, perrive, i të lumeve, i shtriganëve,
etj. Këto
karakteristika hetohen fillimisht në të vërshuarit e tematikës
së gjerë
të romanit dhe në këtë mënyrë theks i posaçëm i kushtohet të
folurit
autokton, të ecurit të veçantë, pamjes fisnike, karakterit. Kështu,
çështjet
e trajtuara në këtë tekst letrar rrjedhin në mënyrë të magjishme,
por edhe
me nëmë e të mallkuara.
Ky roman,
parë nga forma teorike bën pjesë në kronotipin e prakut.
Ka
fakturë me shenjëzim të shtresave të veçanta të romanit, me
elemente
të gërshetuara me motive të ndryshme, por më i dallueshëm
është
konstituimi i personazheve, ideja e çiltër, vendosmëria, mbyllja
në
vetvete etj.
Mbyllja e
këtij romani lexuesit do t’i kujtojë fundin e veprës së parë
të artit
botëror të njohur si epi i “Gilgameshit”, që dihet se heroi me
PROZA E
CAMAJT
35
të
njëjtin emër si edhe titulli, nuk e arrin pavdekësinë, por mbetet i
pavdekshëm.
Romani
“Rrathë” bën pjesë në mesin e veprave nihiliste; rreth këtij
problemi
shkruan teoriku V. But: “(...) shumë vepra të ashtuquajtura
nihiliste
janë vepra aktive të protestës, por edhe të afirmimit, edhe
pse mund
të kenë mënyra të paformë në të shkruarit, Ato, nëse duhet,
mund të
kyçin rrëfyesin ose reflektorin që së paku për një farë mase
janë të
vetëdijshëm.”17 Kështu edhe Camaj krijon një vepër të tillë që
më shpesh
duket se zgjedh gjuhën e heshtjes mjaft aktive. Vepra ka
një
fjalësi që thuhet me figura therëse, ato çmohen dhe mbesin prova
monumentale
me elemenete të artit.
Fjala a
gjuha si mjet marrëveshës shfaqet e mençur e si filozofi e
jetës,
për t’i rezistuar të keqes. Ka mendime të veçanta e të përgjithshme
që janë
të lidhura me doke, rapsodi, burrëri, mite, legjenda që përfshihen
në jetën
karakteristike të shoqërisë së materarkatit, por edhe
të
patriarkatit, që për fat të keq mbështeten në ushtrimin e dhunës.
Shtresa
motivore të romanit nxjerrin në shesh fakturën reale të tematikës
së
romanit përmes të cilit edhe reflektohet natyrshëm faktura
fiktive a
trilluese artistike, pa u ikur shkencave shoqërore që fërkohen
e
bashkëjetojnë me të, por edhe gërshetohen mes vete dhe nga pësimet
e
dikurshme dalin mësime të nevojshme për jetën.
Kështu,
tematikat e sekuencat e këtij romani marrin formën e prozës
aventuristike.
Veç kësaj çështjeje problemore, në këtë roman syzheu i
tyre
shqiptohet mes dashurisë së të rinjve të preokupuar, aty ku dilemat
e
dashurisë variojnë mes ëndrrës e zhgëndrrës, mes së mundshmes dhe
së
pamundshmes.
17 Vejn
But: “Retorika e prozës”, botoi “Noliti”, Beograd, 1979, faqe 325 – 326.
Yrjet
Berisha
36
Në
segmentin e nivelit kompozicional hyjnë edhe personazhet e tjera
që kanë
dallesat e veçanta të jetës së tyre; sa të fshehtë, po aq të hapur,
ata,
jepen qartë dhe të dashur a të urrejtur që vetëm kështu zbulohet
natyra e
tyre, mosha, gjinia, profesioni, ambienti, disponimi dhe nga
shumë
faktorë të tjerë që janë të lidhur me fijet e përafërta të së qenmes
së këtij
fizikumi, këtyre heronjve, ngjarjeve, motiveve, elementeve artistike
etj., që
i japin shpirt romanit duke ilustruar e gjallëruar sekuencat
e
poetikës së prozës artistike.
Martin
Camaj tërë këtë roman me përmasa nacionale a roman të
hapësirës
(siç e quan M. Bahtin) e shkruan duke u mbështetur mbase
në fatin
e vet, kur ai u arratis. Këtë problem më mirë e shpjegon teoriku
bashkëkohor
amerikan V. But, kur në librin e tij mes tjerash shkruan: ”
(...) e
përbashkëta e themeluesve të romanit modern është se ai (romani
shën.
ynë) ka gjendjen, frymën ose shpirtin e shkrimtarit.”18
Shkrimtari
Martin Camaj, ka shkruar edhe një prozë poetike titulluar
“Dranja”,
1981. Lidhur me termin prozë poetike “Fjalori i termave
letrare”
shkruan: ”Proza poetike është term i kushtëzuar me përmbajtje
të
shkurtër ose me formë kaluese artistike në mes të vargut të lirë e
vargut
josimetrik në prozë. Proza poetike e shtypur (shkruar) në formë
proze
përmban elemente lirike: ka ritëm të kujdesshëm e të alternuar,
me
asonancë, rimë, figura popullore që përsëriten. Si zhanër i veçantë,
proza
poetike paraqitet atëherë kur autori A. Bertrand, më 1836 botoi
veprën:
”Nata e Gasperit” (Gaspard de la nuit). Edhe Bodëleri nën
ndikimin
e kësaj vepre e shkroi: ”Poezi të shkurtëra në prozë” (Petits
Poems en
prose), më 1862.”19
18 Vepra
e sipërcituar, faqe 82.
19 Grup
autorësh: “Fjalori i termave letrare”, botoi “Nolit”, Beograd, 1986, faqe 546.
PROZA E
CAMAJT
37
Prozës
poetike autori ia shton edhe nëntitullin madrigale, e që edhe
për këtë
term në “Fjalor ...”, shkruan: ”Është formë e lirikës popullore
me
origjinë nga Italia rurale. Sipas një shpjegimi, fjala madrigale rrjedh
nga fjala
- mandra (kope) madriale që shpjegohet se këto krijime kanë
origjinë
rustikale. Është edhe një mendim tjetër se fjala madrigale rrjedh
nga
fjala: amatricius matrikale, që shpjegohet se ka domethënien e
një
poezie të dashurisë. Madrigali ka përmbajtje pastorale të dashurisë
që
shoqërohej me muzikë. Sipas formës e intonacionit dallohet në Renesancën
e shkujve
XIV-XV.”20
Proza
poetike e këtij autori jep letërnjoftimin e saj shumë shkurt:
“mbi
fatin e një frymori të papërsosun”, për Dranjën a breshkën, rrashta
e së
cilës i ngjan gjarpërit dredha - dredha. Këtë vepër autori e ndërton
me artin
e të rrëfyerit, që ia arrin të krijojë copëza proze duke pasur
si
frymëzim e ilustrim breshkën, që pasqyron ngjyrën e saj fort
të
pëlqyeshme, veset e saj të ngathëta, hapi i saj i lagështë, durimi e
mençuria
e saj, qëndrueshmëria e vetia e pathyeshmëria e saj. Në këto
tekste të
shkurtra letrare e me formë medituese autori ndërton dhe
strukturon
një tregim sa real aq fantastik, ashtu si i ka krijuar edhe
Borhesi.
Proza poetike ka ngjashmëri, stili e fryma është version tipik i
shkrimit
europjan, version klasik.
Struktura
e prozës poetike “Dranja” është një sprovë e autorit, i cili
duke
ushtruar stilin e të shkruarit në gjini të ndryshme, bëri eksperiment
në
laboratorin e tij krijues dhe krijoi edhe këto copëza tregimesh
në formë
fragmentare e me mozaiqe arti meditues dhe në këtë mënyrë
ndërtoi
bazën e kësaj vepre që vuri në spikamë botën e fshehtë dhe të
20 Vepra
e sipërcituar, faqe 407.
Yrjet
Berisha
38
dukshme
të gjallesës zoologjike që shumë pak i ngjan breshkës, fati i së
cilës
identifikohet me fatumin e njeriut tonë nëpër histori.
Në këtë
tekst letrar ka narracion, përshkrim, dialog, edhe monolog
ekspresiv.
Brenda tij autori zbërthen fshetësitë e mitologjisë sonë të
lashtë.
Shpalos jo pa dhimbje çështjet e së kaluarës sonë, gjuhës sonë
dhe
dredhitë e fqinjve janë të dukshme në tekst. Vepra letrare s’mbetet
vetëm
brenda kornizave të botës së rëndomtë, por merr përmasa të
gjera që
lë anash botën monotone të një gjallese që s’është gjallesë, por
është më
tepër se ajo. Autori përmes këtij rrëfimi alegorik, ironik, sarkastik,
protestues
etj., paraqet tërë armën e fuqishme në sekuencat e
kësaj
vepre. Dranja i ikën zezonës. Breshka di të kamuflohet në natyrë.
Në shumë
tekste të prozës poetike “Dranja” paraqitet me tipare e
syzhe të
karakterit të personazhit që me mjeshtëri shkruan për të. Vepra
është
shkruar me një vërshimë të qëllueshme me figura, metafora,
alegori,
ironi, sarkazëm, protestë surealiste etj., dhe si e tillë konstatojmë
se një
vepër e tillë me formë klasike dhe semiotikë moderne i ka
munguar
letërsisë sonë. Andaj, si e tillë, ajo është një gjerdan i rrallë i
letrave
tona bashkëkohore.
Së fundi,
tematika e prozave të Martin Camajt ka veçantinë e
ripërtëritshme
në nivelin fabulativ, të ngjeshura me semanatikë që kanë
shumë
motive, ide, mjete artistike; dialog, monolog, peizazh, peripeci,
etj. Këtë
natyrë e formë e hasim edhe në shumë vëllime me poezi e në
drama që
kanë motive të ngjashme. Në këtë rast veçojmë dramën “Loja
e
mbasdrekës”, (1981), tematika e së cilës nuk ikën larg motiveve të
novelave
e romaneve të shkrimtarit.
PROZA E
CAMAJT
39
II. Idetë
letrare
Veprat
letrare të Martin Camajt janë tekste fiktive që anojnë nga
arti me
përmasa nacionale, me peshën e etnosit, të filozofisë, të
ligjësisë,
të dokeve tona, të mentalitetit malësor etj. Thjerrëza e shkrimtarit
detyrë të
vet ka shkrimin e artit të magjishëm, këtij materiali fiktiv,
receptori
lehtë mund të prekë në plagët e mëdha shoqërore, në horizontet
e së
cilës s’duket drita e diellit.
Autori në
mënyrë të veçantë njeh doket tona, mitet, legjendat,
këngët
kreshnike, historinë, gjeografinë, psikologjinë, filozofinë etj. Ka
një
barometër të saktë e origjinal për dilemat e mëdha që e lidhën dhe e
munduan
njeriun tonë; të mirat e të këqijat, problemet njerëzore, shoqërore,
bëhen
shkaktarë të ngritjes së spirales së të papriturave e fatkeqësive
reale që
thjesht ndërrojnë origjinën, shndërrohen, si ide e fiksion
që
transplatohen në veprën letrare, natyra e së cilës merr ngjyrën
e
veçantitë që shfaqen si produkt i ideve dhe i fiksionit të logjikshëm
modeluar
me art të mirëfilltë letrar. Ndërkaq, esenca e këtij korpusi
artistik
mbështetet në poetikën që buron nga ligjësitë shqiptuese të
natyrshme
të qenieve njerëzore, që në këtë formë deperton në shtresat
e thurjes
se tekstit artistik.
Mesazhi
artistik i veprave është konstituar logjikshëm, harmonishëm
që
nxirret në shesh thelbi dhe kuptimësia e shkapërderdhur
nëpër
fenomene, dukuri, hapësirë fiktive oshiluese që zbulojnë ligYrjet
Berisha
40
jëratën e
fiksionit të fshehtë e që përsosin shtresat strukturore të prozës
si fiksion,
të prozës si krijm epik, të prozës si krijm filozofik, të prozës
si
krijimit letrar, si përpëlitje psikoanalitike etj.
Proza e
tij s’vuan nga trivializmi. Veprat fiktive a artistike të këtij autori
s’kanë
mesazh, fabulë, strukturë, patetikë tipike socrealiste, s’vërehet
zbrazëtia
e tekstit pubicistik. Nisur nga këto kontura të mjeteve me
elemente
artistike e estetike, idetë e këtij arti letrar rrënjët i kanë në të
kaluarën,
por edhe në aktualitetin tonë. Autori mëton të ndriçojë të
ardhmen
përmes inercive gërrmuese fiktive që ndërtohen vrullshëm
ose
ngecin nëpër gardhiqe e ledhe motivore, në periferi të ideve, ku në
nivel
kompozicional stiset historia e fiktivja.
Meqë
Camaj jetoi jashtë atdheut, kundrimi dhe pasqyrimi i problemeve
e
motiveve aktuale në shoqërinë shqiptare s’ishte gjithaq i lehtë,
ngaqë
autori i rikonstruktoi problemet e diktaturës. Rreth këtyre
problemeve
autori pati në shqyrtim shumë çaste, ditë, muaj, vite,
shekuj,
siç e paraqet në romanin “Karpa”, ku ndriçohet motivi i lashtë
i
fejesës; sa feudale po aq të trilluar, sa parahistorike për një fis, po aq
të
mundshme për një etni, ku tradita e ceremonia e martesës është e
ndalueshme
brenda një fisi. S’ka dyshim se ky motiv ta kujton mitin e
Halilit
që s’deshi të martohej me një vashë të atij visi ku jetonte. Por, në
këtë rast
duhet të pohojmë se martesën brenda disa brezave farefisnore
nuk e
lejon as mjekësia bashkëkohore.
Voni
fejohet në djep, andaj edhe martesa duhej të kryhej sipas këtyre
riteve.
Natën e fundit me miqtë ai bën një ceremoni dhe të nesërmen
prangoset
e lidhet dhe vendoset në një barakë gjysmë të kalbur dhe
kalon
Drinin. Në Karpë e presin shpifje; se është spiun i fisit kobojas.
Si
dhëndri, para se të martohej, duhej t’u nënshtrohej disa rregullave
PROZA E
CAMAJT
41
speciale
që i zbatonte paria e Qytezës të cilët jetonin si të ishin në një
epokë e
në një kontinent tjetër. Dhëndurët mbylleshin në Shtëpinë e
pemëve
për t’i studiuar rrënjët e fisit, profesionet, sjelljet, virtytët, veset,
dobësitë,
artin, kulturën e Qytezës.
Karpa
kishte ligje të rrepta që s’lejonte dashurinë, por Voni i theu
ato mbasi
shpiku “ajrin e naltësisë!”, në kundërshtim me sistemin, që
banorëve
u dukej si vegim, ëndërr e pamë, përjetim i rrallë që në atë
lartësi
s’ngjiteshin kurdo e kushdo. Për këtë arsye pëlqehej gjimnastika
e tij nga
shmirjakët e Katundit që nga ky rast ai gëzon simpatinë e tyre,
të cilët
në shenjë mirënjohjeje duan ta shpallin magjistar, pa përfillur
mendimet
e parisë që e përcillnin me dyshim dhe s’kishin besim.
Qyteza a
Karpa jetonte në gjendje shtetrrethimi me shumë fshetësi.
Pleqtë
jetojnë të rrethuar në Kopshtin Zoologjik. Jetën e tyre e jetojnë
në formë
kolektive, ngjajshëm me kooperativat bujqësore të kohës
së
agjitpropit. S’kishin kurrfarë sigurie, ata janë peng të politikës
eksperimentuese
me
njerëz, ata kanë frikë nga paria e Qytezës, të cilët
edhe i
fyejnë e i poshtërojnë. Ata jetojnë sot për nesër, kanë humbur
besimin
në vetvete, i tremben njëri-tjetrit, janë të thyer moralisht, të
shburrënuem
(kastruar) pse deshën të zbatojnë me ligj dy martesa; një
në rini e
tjetrën në burrni të pjekur!
Indentiteti
i tyre është i dyfishtë. Herezia e tyre sipas plakave e parisë
së
Qytezës ishte se herë janë njerëz e herë-herë gjysmëzotër, qenë
hequr nga
itinerari i qenieve njerëzore dhe kundërshtarët i krahasonin
si shtazë
të egra, meqë ata jetonin tok me ato, ushqehen me ushqimin
e
mishngrënësve të Kopshtit. Kështu, nisur nga kjo gjendje, edhe ata
përbuzën
e fyhen se janë parazitë.
Yrjet
Berisha
42
Parë nga
shndërrimet ideore, fabula e romanit mëton të trajtojë
motive të
ndryshme nga shtresat e asaj hapësire me një statistikë me
ekzemplarë
të shumtë që gjallojnë në rrethana të veçanta që s’duken të
mbijetojnë,
në dioptri bashkëkohore duken të errët, të zbehtë e arkaikë.
Karpa i
ngjet një qendre laboratorike me veprimtari të shpifura nga
një
sistem totalitar. Pikërisht aty zë fill e shtjellohen shumë probleme
absurde
që kalojnë nëpër shpinën e brishtë të njerëzve.
Vështruar
përmes thjerrëzës interpretuese, shkrimtari Martin Camaj
shtresat
strukturore të këtij romani i mbarshtron sipas poetikës së
romanit
postmodern, por pa iu larguar poetikës së artit realfantastik,
magjik
etj. Zbatimi e artikullimi i tillë romanësor, në të njëjtën kohë
ka për
qëllim që teksti letrar të përfshijë hemisferën e idesë së romanit
të
ngjeshur me komponente të shumta artistike. Kështu, parë në këtë
frymë,
autori zbulon dobësitë e barinjve, të cilët duken se krekosën
kot, por
e vërteta del ndryshe. Ata kanë një të metë që s’arrijnë të kuptojnë
se janë
dorë e zgjatur e kryetarit të Katundit (a të Ajkës) që di
t’i
shfrytëzojë dhe kështu me këto veprime ata marrin epitetin e renegatëve
e të
veglave parazite për ndezjen e luftës qytetare në Karpë, që
u bëhet
kualifikim i padrejtë.
Ndërsa
Bora ditët e lira i kalon me kalin e pashoq, (por me emër
Judita)
kalë me tipare dragoi. Ajo shoqërohej fshehtas në bjeshkë e
shkrepa
për të mos u parë nga banorët e Katundit, kur më vonë zhduket
kali, ajo
mban zi. Dikur, kur plas zezona, ajo ditët e “revolucionit
i kalon e
strehume në një vend të sigurt”. Voni, mbetet në “mëshirën e
kujdesin”
e vjerrit, (Romancierit), i cili ëndrron se do të bëjë karrierë
politike,
në çastin që do të pushojnë armiqësitë, vuajtjet. Uria e skamja
merr pamjen
e një karikature emocionuese. Tronditës është çasti kur
PROZA E
CAMAJT
43
pasqyrohet
vetmia, ambienti i burgut, pastaj dimri, varfëria lind si
problem
psiko-social.
Arti i
shkrimtarit shkallëzon përçarjen e shtresave klasore. Kur në
Qytezë
bëhet komploti i helmimit, që në mënyrë të tërthortë ka gisht
Bora.
Atentatin e udhëheqin në heshtje Ajka e Katallani. Shkriba akuzohet
fajtor
kujdestar, vetëm pse ishte eksponuar në masë gjoja u hakmarr
për
gjyshin. Kurse Voni është pre e punës dhe profesionit të vet.
Katallani
i shtyrë nga Ajka, punon sipas metodave të nëntokës, për të
rrëzuar
pushtetin e Gjyshit, prandaj edhe në Karpë kris lufta qytetare
që e
udhëheqin ata.
Brenda
faqeve të këtij romani, motiv pas motivi ngjizet retrospektiva
narrative
me artin absurd me përmasa psikologjike. Ngjarjet e romanit
“Karpa”
zhvillohen në vitin 2338 (ose edhe treqind vite më pas).
Fabula
shpesh i kthehet së kaluarës në Iliri, ngjarjeve e heronjve fiktivë,
shqiptuar
me alegori për gjendjen kaotike, udhëhequr nga dora e fortë
e
diktaturës së padukshme, por e rrezikshme për çdokë në Karpë.
Në anën
tjetër, pala kundërshtuese masakrën e Qytezës e shfrytëzon
me
mençuri, kështu nga kaosi i shkaktuar ata qëllim kryesor kishin
të
instalonin klikën e tyre. Në këtë katrahurë asgjë nuk është e sigurt.
Ndërkaq,
heroi i saj është një idealist që anarkistët e ekzekutojnë para
popullatës,
duke ia nxjerrë dhëmbin, edhe pse që më parë e dinin se
s’guxonin
ta preknin, meqë vuante nga hemofilia. Shtypja e banorëve
nëpër lagje
të ndryshme të Karpës shkaktoi luftën absurde. Në këtë
luftë
shmirjakët i udhëheq Romancieri, qëllimi i të cilit ishte të qetësohej
Qyteza.
Romani ka
një varg idesh e motivesh që janë modelur bukur. Lufta
në faqet
e këtij romani nuk ka hapësirë të shtrirë. Kështu derisa zhvilYrjet
Berisha
44
lohet ajo
lufta e Karpës, autori përqendrohet në pasqyrimin e jetës
nëntokësore
të Vonit. Rrëfimi bëhet në formë fantastike meqë paraqet
vuajtjet
e tij në shpellë me insekte, shpezë, ambient të mbyllur. Problem
ka mbijetimin
a luftën e Vonit për ekzistencë. Dhe këtu ka shtresa të
filozofisë
ekzistencialiste, trasuar nga dramat e Zh. P. Sartrit, që përmes
këtij
arti dramtik bëri emër si filozof bashkëkohor europjan, me nuanca
reflektuese
të filozofisë së majtë.
Historia
në këtë roman pushon së qeni e tillë. Bëmat e tilla shndërrohen
tekste
letrare me ide, motive, kompozicion me fije të tjerra fiktive.
Brenda
këtij materiali trillues ngritët vetëdija për të qenë i lirë.
Lufta
merr segmente karrieriste. Lufta është tragjedi në katror për të
dyja
palët. Lufta e tillë i ngjan zjarrit të pakontrolluar që rrënon çdo gjë
para
vetes. Ai pak më tepër orientohet të trajtojë vetje (personazhe),
fenomene,
dukuri, që rrjedhin nga përkatësia shoqërore, etike, morale,
fisnore,
antropologjike, që janë veçanti kryesore e karaktereve të
ndryshme
në romanin “Karpa”.
Bazuar në
shtrirjen hapësinore që zë fabula e romanit të shkurtër
“Pishtarët
e natës”, del se ka shumë motive që anojnë nga fusha sociale;
disa
motive paksa më të zgjëruara hasen në romanin “Karpa”, që
është me
laryshi idesh e motivesh që e pasqyrojnë panoramën e jetës
malësore,
tipike në pellgun antropologjik, pa nënçmuar gjuhën e figurshme
e disa
çështje të paharruara nga lashtësia jonë. Aty gjejmë frymën
e
malësorit shqiptar mes shekullit njëzet, që ka karakter pastoral.
Dhe
kështu ky roman merr formën e një modeli të njohur të një shoqërie,
të një
etnikumi me probleme të përgjithshme dhe kështu duket
se
ngrehina e tillë letrare ka elemente neoromantike. Kur vërshon idePROZA
E CAMAJT
45
alizmi i
tepruar, futet delli sentimentues. Ka tejdukshmëri të pështirë të
kështjellës
lokale. Ka rend të lashtë sundues të amazonëve etj.
Martin
Camaj me këtë vepër i bën sfidë sendërtimit estetik e letrar
të
romanit tonë realist. Arti i tij mbështetej në veçantitë domethënëse
të
vendlindjes së autorit me plot traditë epike, dramatike etj., që i përshaten
ambientit
tonë. Arti i tillë merr kolorit të dallesës së atij visi,
por duke
u shtrirë me ngjyra fantastike. Jeta e paraqitur sipas këtyre
veçantive
ka ide shpërfillëse e alogjike, te një ambient gati të harruar e
të
papërfillur nga të tjerët që vetëm forcërisht i vinin aty, duke përfillur
doket e
vendit, por edhe duke mos pasur mundësi për të shkuar diku
tjetër.
Arti i
romanit hap shtresa të reja filozofike përmes metonimisë
dhe
alegorisë therrëse, ndriçohen babëzitë e padëgjuara e të papara të
një
mjedisi të ndërlikuar, me jetën krejt të veçantë të një fisi me halle
shumë, të
vendosur në një shekull fiktiv (të së ardhmes) mbështjellë
me
pikëpyetje të karakterit filozofik, vë në skenën e një faqeje të epit
të
kreshnikëve, ku edhe shpërthejnë nyjat e forta të dokeve të së kaluarës.
Herë-herë
heronjtë u ngjajnë somunobulëve, herë pas here dragonjve
a
argonautëve, ndonjëherë edhe sançopançëve. Kështu, brenda
këtyre
kundrimeve vështrohet bota e ardhme, që në fakt paraqet përdishmërinë
monotone
të Shqipërisë së izoluar. Tërë horizonti i simbolikës
së kësaj
poetike sillej rreth orbitës së ligjësive kanunore të maleve.
Romani
“Karpa” ka disa motive kryesore: izolimin, plogështinë,
kryengritjen,
ligjet specifike, sundim i amazoneve përmes një njeriu
senil,
ambiciet e sëmura për pushtet, dashuria tabu, doket e trashëguara
etj. Pikërisht
këto motive autori ia ka arritur t’i ngre mbi sferën e kujtimit
të parë,
që duke i gërshetuar këto çështje marrin kuptim tjetër:
Yrjet
Berisha
46
heronjtë
e tij janë gjysmëzotër, magjistarë, të magjishëm, dragonj,
orë,
kreshnikë, argonautë, zana, sirenë, nimfë, zejtarë, rojtarë etj., të
çmitizuar
nga sistemi i pushtetit në fuqi. Kështu, ata janë “tokësorë”,
janë
njerëz të thjeshtë, të përbuzur, jetojnë jetë të vështirë, në shpirtin e
tyre
ishte dora e klikës së Qytezës, në krye me plakat e mjera që i manipulon
Ajka,
përmes Katallnit kokëzbrazët.
Protagonistët
e këtij romani jetojnë në gjendje të shtetrrethimit
klasik.
Ata kanë shtëpi, por nuk e gëzojnë jetën në të. Gratë e burrat
(barinjtë)
bëjnë jetë të ndarë. Pleqtë për shkak të “herezive” të dikurshme
qenë
zhburrënue e vendosur në Kopshtin Zoologjik a në një
shtëpi
azili që i ngjan burgut. Forma e banimit përcaktohej nga shtresat
shoqërore
që duket se s’kishin emocione njerëzore, por sillen sikur
të ishin
jashtëtokësorë. Jo pse ata donin të ishin ashtu, por kështu iu
imponohej
të jetonin në këto rrethana, meqë sistemi i korruptuar ua
kishte
humbur toruan për jetë normale e të rëndomtë si ishte: dashuria,
liria,
liria e të menduarit, edukimi, qe ndaluar arti, etj., të gjitha këto
haseshin
në kronika, filma, libra që për fat të keq ishin të ndaluar për
banorët e
thjeshtë të Karpës.
Të gjetur
në këto rrethana absurde, heronjtë e këtij romani shpejt
bien nën
ndikimin e të tjerëve, madje ka raste kur iu nënshtrohen
në mënyrë
naive, dhe kështu humbin kokën pak nga shtytjet e vazhdueshme,
vërshimi
i pakënaqësive sociale e trazirat e përhershme politike.
Veprimet
e tilla paraqesin kaosin, humbjen e kokës, papjekuri,
pavendosmëri,
ambiciet e sëmura të Ajkës e të Katallanit, të cilët duke
pasur
alibi armiqësinë e hershme e të paharrueshme të Shkribës në
kokë,
mundohen të kryejnë terror, vrasin Gjyshin e plakat, por edhe
PROZA E
CAMAJT
47
Shkribën,
në mënyrë që ata vetë t’i merrnin ferëret e pushtetit aq të
dëshirueshëm.
Heronjtë
e getoizuar e të sfilitur nga puna e kotë ballafaqohen me
mungesën
e ushqimit. Edhe ato pak ushqime që kishin, ishte e pakët e
të
numëruara hollësisht që s’guxonte askush ta prekte. Banorët jetojnë
e punojnë
brenda një hapësire të kufizueshme, kurse pleqtë jetojnë të
izoluar
në Kopsht Zoologjik, në shoqëri me shtazët e egra. Kur shikohet
statistika
e ekzistenës së banorëve, kuptohet menjëherë se në atë
mjedis
shtresat e ndryshme shoqërore janë të ndara, pleqtë janë të harruar,
të
urrejtur etj., pse qenë shpallur gjysmëzotëra, ishin në gjendje t’i
varrosnin
për së gjalli në Kopsht. Strukturat e tilla shoqërore i tërheq
zvarr
segmenti i inercionit kundërshtues që ishte pjellë e pakënaqësive
dhe që
shpiente kah grindjet, kryengritjet, krimet e një lufte qytetare që
diskursi
e quan: zezonë.
Në
kornizat e këtij romani, autori s’lë pa prekur piramidën shfrytëzuese
të
zbatuar në formën biologjike, të njohur si lufta për ekzistencë ose
se:
njeriu për njeriun është ujk! Njeriut të ndershëm i vihen kurthe të
ndryshme
dhe në këso raste e pësojnë zejtarët, punëtorët, gratë, pleqtë,
dhëndurët,
vashat etj. Thënë qartë, gjithkush që s’bënte pjesë në
kupolën e
klikës sunduese është viktimë. Pikërisht të gjitha këto probleme
ideore i
trajton shkrimtari Marin Camaj në romani “Karpa”.
Ngjarjet
e zhvilluara në këto vepra paraqesin ambiciet e sëmura
të
figurave që veten ua ka ënda ta quajnë udhëheqës, kur kihen parasysh
këto
probleme, kuptohet se ata janë të etshëm për pushtet e për
përfitime,
ata janë grykës të paskrurpullt që në çaste e periudha të
ndryshme
shoqërore, të njohura e të panjohura, Martin Camaj i pasqyYrjet
Berisha
48
roi me
mjeshtëri bindëse si në romane, novela, drama, dhe në shumë
vjersha
të nënshkruara nga ky autor.
Parë në
kuptimin psiko-socilogjik, Malësia e Camajt është e njohur
për më
shumë legjenda e burra bujarë e fisnikë, punëtorë, zejtarë,
por edhe
pse janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe jetojnë në
varfëri,
ata janë të matur në fjalë, s’dinë se ç‘është urrejtja, zemërimi,
inati.
Ata janë mikpritës, zemërgjerë, të zgjuar, të gjindshëm në çdo
situatë
etj. Autori në mënyrë origjinale pasqyron rregullat e jetës patriakale
në
katunde, shtëpi, qendra blegtorale, ku burrat janë të zotët e
shtëpisë,
kryetarë, përgjegjës, drejtorë, etj., por ka raste kur edhe nuk
kishin
përgjegjësi të mjaftueshme në mjedisin e vet, jetojnë si parazitër;
urdhërojnë
e s’punojnë asgjë, punët e ndryshme kalonin në kurrizin e
grave të
tyre që punonin ditë-natë. Janë nëna të devotshme, por trajtohen
si
robëresha. Kishte edhe të atilla që iu ngjanin zanave e perrive.
Ato me
shpesh urrehen, dashurohen, rrihen, por edhe dhunohen!
Në prozën
e këtij autori vihet në shënjestër shtresa e gjerë njerëzore
që
kundrohej në suaza të dokenores, ku vlerësohet lart përkatësia e
kreshnikëve
në njërën anë dhe në anën tjetër rri poshtërimi i tyre nga
pala e
pushtetmbajtësve kokëzbrazët. Kështu këto ide marrin imazhe
magjike e
fantastike, shpeshherë edhe kuptim racional të thënë me
rrotëlla,
që në këto vepra të artit evulojnë krejt papritmas. Malësorët
kanë jetë
të rëndë, janë punëtorë të vyeshëm, janë zejtarë të shkathët
që iu
pjell mendja, ata nuk dinë të lëvdohen, atë pak ushqim që e kanë
e ndajnë
mes vete.
Në romanet
e Martin Camajt s’kemi konfrontim me armiq të
huaj.
Tek-tuk në shtresat e këtyre ngrehinave letrare shfaqen armiq të
shtresave
të ndryshme që dalin nga hapësira jonë. Kundërshtimet ndaj
PROZA E
CAMAJT
49
sistemit
a klikës në pushtet janë të dukshme. Malësorët dinë t’i rezistojnë
pushtetit
të egër, ata duan të jetojnë sipas dokenores së vet. Kishte
raste kur
sistemi në fuqi nxiste mercenarë për të kryer atentat, (si në
rastin e
Ilegalit, i cili qe kthyer në atdhe pas mërgimit të gjatë) dhe sërish
shpërlajnë
duart se gjoja s’kishin dorë në tragjedi.
Gjyshi në
romanin “Karpa” del armik i banorëve të vet. Por përsa
u përket
raporteve të tilla, ato marrin kah e nuanca të ndryshme gjatë
një çasti
e gjatë një kohe që ishin pjesë përbërëse, por edhe ide e strukturimit
të
romanit. Kjo çështje s’është aspak më e mirë as në mjedise të
tjera.
Qyteza, e udhëhequr nga Gjyshi jetonte në gjendje ankthi. Fillimisht
duket se
aty mbretëron një qetësi e harmoni mes banorëve të
saj, por
kjo ishte bindje e përkohshme, sepse nën rogozë qenë hedhur
mbeturinat
që veçse prisnin rastin të helmonin ambientin. Shpirti i
karpasve
vlon nga urrejtja, mosdurimi, që ai dhe plakat kishin shkaktuar
fatkeqësi
të paharrueshme, në Karpë, Kopsht Zoologjik, Bjeshkë,
që
kundërshtarët e tyre nisin e mendojnë për një kryengritje, kështu
pas një
strategjie të menduar gjatë del në skenë komploti që sjell zezonën.
Ç’është e
vërteta, luftën e pasojat e saj autori i pasqyron në mënyrë të
përciptë.
Lufta më tepër jeton në mbamendjen e brezit që ua kishin ritreguar
pasardhësit
e fisit që paraqiten herë pas here edhe në romanin e
shkurtër
“Pishtarët e natës”. Fjalën e kemi për të atin e Nikës që vdes në
Jemen,
duke shërbyer ushtar i paguar (mercenar) i ushtrisë turke. Bijtë
e tij për
këtë rast qenë traumatizuar, sa t’atin s’e përmendnin me ëndje.
Ata
kështu vepronin, sepse ai qe vrarë në ballë të betejës e nuk i lejohej
që një
malësor i lirë dhe për më tepër një i krishter nuk duhej të vdiste
në Jemen,
duke luftuar në krahun e armiqve! Ndryshe nga vëllezërit,
Yrjet
Berisha
50
Nika
mendon dhe e arsyeton veprimin e tij, se ai kishte shkuar për të
siguruar
tokën e bukës për vete e të bijtë; atëbotë toka ishte shumë e
çmueshme
për të dalë nga mjerimi. Lufta asaj familjeje i solli tragjedi
dhe emër
të keq në atë vis. Një motiv të ngjashëm me këtë e trajtoi në
veprën e
tij edhe Gj. Fishta, kur Marash Uci i tij, ai kreshnik malesh, në
rini
kishte qenë luftëtar turk, por nga andej kthehet si një hero.
Kur kihen
parasysh këto skena luftrash që (s’)janë vetëm çështje
fiktive
por poetika romanësiore i zbaton si tekst letrar, në këso raste
ato duken
se marrin formën e një mbarshtrimi artistik me vulë të
posaçme
të kohës e të hapësirës së artit virtual, sesa fakturë e veprës së
artit
real, që në faqet e shumta të këtij lloji lexuesi prek e numëron me
mijëra
plagë; që janë pak më të rënda pikërisht ato që shkaktohen nga
gabimet e
së kaluarës sonë.
Mbas
këtij kaosi ndodhin thyerje të mëdha në psikologjinë e
banorëve,
të cilët nuk mund t’u bëjnë ballë gjithë të këqijave, ata e
pësojnë
shumë rëndë zezonën, vuajnë për së teprëmi. Banorët jetojnë
me zemër
të thyer. Por, vetëm pas vrasjes së Gjyshit e plakave, Ajkës e
Katallanit,
ndjehet se banorët karpas marrin frymë lirisht.
Gjendjen
e rëndë psikologjike të heronjve, Martin Camaj e ka konceptuar
me
logjikë të shëndoshë. Në atë mjedis bindshëm e paraqet
pozitën
dhe opozitën e radhitur në një rend të ri dokënor që kishin
rregulla
hierarkike të tipit të familjeve patriarkale, por që autori këtu
i
modifikon, duke ua shtuar edhe rendin e materiarkatit, si formë e re
me aktorë
të njohur e të panjohur, por jo edhe të nënçmuar në Iliri si
tek
fqinjët e tyre.
Diskursi
i kushton rëndësi portretit të njerëzve racionalë e gjakftohtë
që
arrijnë t’i bëjnë ballë zezonës. Kur nis tragjedia, Romancier
PROZA E
CAMAJT
51
shquhet
si strateg që mund të mbajë gjendjen në duar të veta, edhe pse
yshtet
nga Ajka, por ai di t’i udhëheqë shmirjakët i ndihmuar nga Iriu,
paraardhësi
etj. Lufta nuk përshkruhet hollësisht, por rreth saj autori
jep një
pasqyrë telegrafike. Vetëm pas përfundimit të saj Romancieri
duket
tejet i rraskapitur, i dëshpëruar, ka shpirt të plagosur, nuk ka
ëndrra të
dikurshme për jetë, nuk mund t’i frenojë ndjenjat; martohet
me një
vashë të re. Femrat e mbetura gjallë i qajnë të mbeturit në luftë,
për këtë
fatkeqësi tragjike vishen me rrobe të zeza.
Tërë
lufta bëhet sipas skenarit të një klike të fshehtë, e cila komplotin
e nis në
fazën e parë sipas zbatimit të formës anarkike që është
model i
suksesshëm i luftës speciale edhe ashtu do të përfundojë, pasi
merr me
vete shumë viktima të pafajshme. Klika e sëmurë për pushtet,
qëllim
kishte marrjen e fronit me çdo kusht, pa kursyer gjakun e derdhur
në atë
rast. Lufta sjell shumë dhimbje që karrieristët e ndezën, për
të
përfituar, por si për ironi: vetë digjen në fund.
Punë me
logjikë bën Romancieri, i cili kur e sheh se Voni është
kundër
luftës absurde, i thotë: “Mbasi s’po don me i përlye duert me
gjak, po
të ndryjmë dikund në ndoj shpellë në shkëmb.” Barnatari s’pajtohet
me këtë
ndryrje, por çdo kundërshtim ishte i kotë. Pastaj meqë ai
qe
akuzuar si njëri ndër shkaktarët kryesorë të gjakderdhjes në Karpë,
pranon të
ndryret. Në fund kur kalon lufta Romancieri ia zbulon Vonit
se ata që
ishin kundër lirisë së tij, s’ishin më ndër të gjallë: Gjyshi, Ajka,
Katallani
etj.
Në
konstruktimin e romanit “Karpa”, tema e dramacitetit, tragjedia,
dhuna,
përbuzja, shfrenimi etj. janë më të thelluara se në romanin
“Rrathë”
dhe motivet e tij duken se kanë veçori të veçantë. Ndërkaq
në
“Karpë”, fabula romanësore është ngritur brenda konturave të përgYrjet
Berisha
52
jithshme
shoqërore, ku shumë personazhe e kishin pësuar “mo’zo’ma
zi”! Këtu
dallon edhe raporti i banorëve me shtresën sunduese; në
“Karpë”
mbisundonte një bindje, një pajtueshmëri e pakuptueshme
mes
shtresës së ulët dhe asaj sunduese. Ata përkulen ngase frikësohen
nga
paria, e cila ishte në gjendje që çdo zë kryengritës ta shuante
me
gjakderdhje. Aspak më mirë s’e kishin as shmirjakët që jetonin të
ndarë nga
nuset e tyre dhe u shërbenin interesave të kastës në pushtet,
andaj jo
rastëshit ata i japin besimin Vonit, meqë ai qe i vetmi njeri që
u
interseua t’ua ndërronte mënyrën e jetesës monotone, duke vënë në
zbatim
gjimnastikën e mëngjesit në ajër të pastër të bjeshkës.
Krejt
ndryshe janë raportet në romanin “Rrathë”, aty banorët e Tri
Ripave
kanë alergji ndaj njerëzve të pushtetit të ardhur nga fusha. Ata
kanë fuqi
të jashtëzakonshme dhe organizim befasues për të mbrojtur
Cubin.
Pastaj janë aq të shkathët sa pushtetin e fushës e ironizojnë se
ishin të
verbër, meqë u shërbejnë personave të prirur të bëjnë çdo gjë
për të
nënshtruar malësorët dhe në këtë rast edhe donin t’ua humbnin
të
drejtat.
Shkrimtari
Martin Camaj është mjeshtër i fjalës artistike, ai shkruan
për
çeshtje të ndryshme dhe shumë të ndjeshme, tekstet në roman
kanë
shumë elemente artistike si: metonimia, ironia, alegoria, simboli
dhe arti
i gërshetuar, që qëndron mes linjës së artit klasik e atij modern,
pa rënë
në kthetrat banale të metodës realsocialiste, as edhe në
ngjarjet
monotone të përditshmërisë që atëbotë ishin të bollshme e të
fabrikuara
në mënyrë seriale nga fundamentalizmi i sistemit totalitar
ekstrem i
egër, që diskursi i tillë di t’i ironizojë, pikërisht duke futur
në
përdorim modele e mjete artistike e estetike, me vepra virtuale e jo
PROZA E
CAMAJT
53
me atë
reale. Teksti i tij artsitik është i mbështjellë me kolorit arti, që
vërehet
në secilën vepër të tij.
Tekstet letrare
të këtij autori janë të shkruara me gjakftohtësi e mprehtësi
intelektuale,
që s’lënë pa prekur pikat më nevralgjike të tragjedisë
sonë në
të kaluarën, kur pushtuesit eksperimentonin popullin. Këtu
edhe
qëndron mosbesimi i malësorëve ndaj çdo pushteti. Ata ishin
mësuar të
shohin hapur sesi këta eksponentë mesjetarë e bashkëkohorë,
të veshur
me rroba pushteti, vidhnin pasuritë kombëtare, ndërsa
populli
rropatej me instiktin biologjik: “me qenë a mos me qenë!”
Duke
kundruar fabulën e këtij romani e të prozave të tjera, autori
nuk
zhytet në historicizëm, por i rri besnik poetikës, duke hulumtuar
psikologjinë
e shpirtin intim të personazheve; në këtë mënyrë edhe
veprat
marrin pamjen dhe konturat e qëndrueshme të artit të mirëfilltë.
Thjesht
hyjnë në mesin e prozave serioze të letërsisë sonë. Pjesa
dërrmuese
e artit të tyre mbajnë vulën e epit kreshnik, verior, që
është
krenaria e popullit, ato mbajnë tonin origjinal të malësorëve që
janë
arqitip të kreshnikëve. Personazhet s’janë të paprobleme. Arti i
ligjërimit
buron nga shpirti i tyre, që rrjedh në mënyrë të heshtur, ku
edhe
spikatet bota e brendshme që ka nivel të ngritur në suaza të artit
të
sprovuar nga një vokabulouar i vëmendshëm e tolerues që gjithmonë
fjalët i
qëmton dhe i shqipton me logjikë, duke u mbështetur në
urtësinë
dhe në mençurinë e së kaluarës sonë. Kështu, teksti i tillë merr
ngjyrë
artistike.
Jemi të
bindur se me kalimin e tensioneve të ashpra ideologjike të
spektreve
e të forcave të ndryshme, këto vepra do të bëhen pikëvrojtim
i sinqert
jo vetëm për teorikët, estetët e letërsisë, por edhe për filozofët,
sociologët,
historianët, të cilët këto çështje do t’i kundrojnë dhe do t’i
Yrjet
Berisha
54
interpretojnë
sipas pikëpamjeve të tyre shkencore. Këtë kthesë studimi
e
mundëson analiza dhe leximi i mirëfilltë i këtyre veprave, vetëm pasi
të kalojë
një kohë dhe të krijohet një klimë a distancë tjetër kohore.
Dimensioni
shoqëror i shkrimtarit nuk ndalet në reflektimin e
mjaftueshëm
të mjedisit urban. Këtë segment autori e paraqet pjesërisht,
për të
mos thënë se e anashkalon. Motivet nga ambienti urban
s’janë
reale, por thjesht ato shfaqen të trilluara. Proza me këto tabllo
s’ka as
dhjetë faqe. Kalimthi përmendet Shkodra a Rozafa. Imazhi i
qyteteve
të tjera del i zbehtë dhe tejet i tejdukshëm, monoton, sfilitës.
Këtë
imazh kanë qytetet shqiptare. Kurse qytetet italiane, në anën tjetër,
si
Padova, Venecia (Venediku) Raguza (Dubrovniku), por edhe Ulqini,
Prizreni
etj., kanë shkëlqimin e njohur mesjetar të pakapërcyeshëm,
që
krahasohen me perlat europjane. (Subjekti i novelës ”Gjon Gazulli“
është i
shekullit të mëhershëm, që vendoset në këto qytete të sipërpërmendura).
Ndërkaq
çështja religjioze, sociale, identiteti tradicional,
kombëtar
shqiptar vihet në shkallë të rrezikshme, absurde. Ideologjia
ishte aq
monstruoze, sa që mosdurimi konfensional acaron vëllain me
vëlla
(Bardhi-Drenashi), që është një moment tejet rrëqethës e tragjik.
I pari
luftonte të dytin, i dyti për hir të ndjenjave vëllazërore, por edhe
duke u
mbështetur në parimet e filozofisë së religjionit, është i gatshëm
të
largohet nga sekta e fshehtë religjioze, për hir të vëllait që ishte pjesë
e
traditës dhe e krenarisë të Tri Ripave, të cilët në këtë formë i bënin
ballë
sistemit në fuqi.
Banorët
që jetojnë në qytete u përkisnin shtresave të ndryshme, ata
ishin
zejtarë të zejeve të ndryshme, kryetarë visi e qyteti, shmirjakë a
ushtarë
ose argonautë, nëpunës të ndryshëm, mësues të harruar e të
nderuar,
gazetarë kryengritës, policë të detyruar që të kryejnë punë
PROZA E
CAMAJT
55
kriminale,
shkrimtarë të izoluar, shkencëtarë të harruar e të varrosur
për së
gjalli, artistë të injoruar, politikanë të instrumentalizuar, diktatorë
senilë,
amazone të pashpirta, nimfomane të rrezikshme, sirena
provokuese,
kodoshë të mërzitshëm etj.
Sistemi
totalitar (në romanin “Rrathë”) është “vigjilent” dhe ka në
shënjestër
çdo njeri që punon, jeton në mënyrën e vet. Edhe zhurmën e
fjalët më
të fshehta sistemi i tillë “i dëgjon”, për këto arsye ata angazhojnë
“specialistë”
që të eliminojnë çdo zë kundërshtues, pa i dhënë llogari
askujt,
por mbështeten në disa parime absurde të luftës së klasave,
luftës së
ftohtë që sipas filozofisë së tyre çnjerëzore “armiqtë” duhet të
hanë dhe.
Masat represive duken se kanë sukses në ambientin urban,
por jo
edhe në atë rural. Përkundrazi, ata solidarizohen me Cubin që
himnizohet
si hero dhe merr dimensionin e famën e arqetipit kreshnik.
Në fakt,
banorët e Ripës janë njerëz të varfër, por krenarë dhe s’përkulen
para
kurtheve të sistemit e lajkatarëve që bredhin nëpër malet e
tyre. Në
këtë mjedis vërehet përçarja e karakterit social: malësorët i
urrejnë
qytetarët, sepse sipas tyre, ata janë të përkulshëm e të gatshëm
të
përqafojnë çdo sistem që vjen, gjë që edhe përmes tyre e pësonin
malësorët.
Në këtë gjendje vihen në sprovë ata, kur i biri i tyre Bardhi i
lufton
pasi merr rriskën e sistemit në fuqi dhe fiton përbuzjen, ironinë,
përjashtimin
e heshtur nga banorët ripas.
Përkundër
antagonizmave të mëdha shoqërore, pala kundërshtare
s’qe e
aftë të organizohet kundër diktaturës që nxjerr kokë në romanin
“Rrathë”,
por mbeti në suaza individuale të përfaqësuara nga
kryengritësi
i vetmuar i ardhur nga mërgimi pas dhjetra viteve, siç qe
Ilegali
ose Cubi. Kurse e kundërta ndodh në romanin “Karpa”; Shkriba
nuk i
kursen fjalët urrejtëse kundër Qytezës së udhëhequr nga KryeYrjet
Berisha
56
plaku.
Kështu vepron edhe Drejtori i Kopshtit. Duke i ditur opozitarët
e
Qytezës, dikush tjetër e nis kryengritjen dhe krejt të tjerët do e gëzojnë
lirinë.
Autori ka
parasysh kornizën e qartë të një mjedisi të ngushtë, a të
një klike
që rreze veprimi ka në shumë fusha të jetës. Shtresat e tilla
shoqërore,
për të gjitha priviligjet e avantazhet që gëzonin mbanin
bekimin e
çiltërsisë gjenealogjike. Ata shtrydhen e ndrydhen, i lënë
të vuajnë
ekonomikisht, se vetëm në atë mënyrë mund t’i sundonin,
por jo
edhe t’i poshtëronin. Kur malësori e sheh rrezikun e tillë, rrok
armët,
mbrohet nga egërsirat e malit e të qytetit.
Shpirti
kryengritës i papërkulur i heronjve s’pret ndihmë nga jashtë,
por
thjesht, atë ndjenjë e mëkojnë me zemër që qetësisht shpërndahet
nëpër
damarë. Ky fenomen ka si bazë idealet e mëdha, por jo përherë
do të
ketë përkrahje e sukses.
Mrekullia
e këtyre prozave qëndron në faktin se idenë e tyre arti i
ligjërimit
nuk e merr nga faqet historiografike, por thjesht nga arsenali
trillues,
por edhe nga letërsia popullore dhe kështu shndërrohet
a pëson
metamorfozë ideja dhe kompozicioni i këtyre teksteve letrare,
që janë
prodhim i hapësirës etnike, kreshnike, që autori i ngre e i modelon
në suaza
fiktive dhe mbi të gjitha artin e tillë e fsheh nën vellon
e
ironisë, alegorisë, sarkazmit, ku edhe vë në shënjestër kokën e një
sistemi
totalitar që duket se është si i një dinosaurus, ndërkaq trupin e
ka të
vogël. Autori këtë botë e ka frymëzim, ndërsa propagandën mediale
të
rrejshme të këtij sistemi kronikë dhe gjithë gabimet e tij i vë në
majë të
penës.
Duhet
përjashtuar në këtë rast novela “Gjon Gazulli”, që autori
mëton ta
shkruajë tekstin letrar mbi biografinë e një shkencëtari të
PROZA E
CAMAJT
57
mesjetës
sonë. Fabula e saj s’është e thënë të ketë karakter autentik a
historik.
Ai shkruan mbi jetën e tij, dhe duke shkruar ashtu në këtë
novelë,
shihet se është njohës i mirë i artit, i filozofisë, psikologjisë,
antropologjisë,
ku edhe do të bredhë heroi ballafaqohet me sfidues të
shkencës
e personazhe fantastike, siç është gruaja e tavernës. Në këtë
novelë
autori pasqyron portretin e një shkencëtari, diplomati, vëllai,
filozofi,
dashnori, humanisti të vetmuar, që në kohë të pleqërisë kujton
dhe e
çmon origjinën e gjuhën e të parëve, të cilës nuk i qe kushtuar sa
duhet dhe
nuk i ndihmoi të zbardhë diç nga ajo periudhë e lavdishme.
Etnosi,
etosit, doknorët, kanunorët (si probleme antropologjike, por
edhe
çështjet kreshnike, dragonjtë, zanat, orët, shtrigat, perritë, rapsodët,
artistët,
hijet, shpirtërat, djajtë, hamshorët, sirenat, kodoshët,
nimfat
etj.,) janë disa nga arqetipat e diskutueshëm të korpusit e të
strukturës
ideore që provokojnë lexuesin këto nëntekste të bazuara nga
këto
arqetipe të sipërshënuara.
Në një
prizëm të rrallë, autori pasqyron atmosferën e riteve, të kremteve,
koncerteve
të ndryshme të malësorëve, si në romanin “Rrathë”,
kur
festojnë dyndjen e barinjve me bagëtitë nga bjeshka. Ceremonia
e tillë
ka pamjen e një festivali mbretëror. Në atë rast këndohen këngë
kreshnike,
vallëzohet, ushqehen në mënyrë princore një herë ose dy
herë në
vit, andaj edhe banorët e asaj krahine gëzohen, por edhe kujdesen
të mos
bëjnë gabime e të mos i zë sherri me sistemin. Veç këtyre
çështjeve,
autori paraqet edhe rite të tjera që mbështeten në etikën,
filozofinë
popullore, doke e në traditën e rrallë të viseve malore. Në
këtë
pjesë hyjnë ritet e të kremtave familjare ose edhe ato masive, siç
detyrohen
t’i organizojnë gjatë pritjes së traktorëve në Ripë. Ka qëllime
të
paqarta, me prapavijë provokuese dhe në një farë mënyre matet pulsi
Yrjet
Berisha
58
i
opinionit, por edhe futen në ledhe për të zbuluar a ndriçuar çështje
enigmatike,
bazuar në psikën e ndjeshme e të bujshme të malesorëve
që nuk
flasin shumë. Në këto rrethana vërshojnë paragjykimet, fjalët
shpifëse,
të cilat i kurdis sistemi.
Riti i
martesës lidhet me doket e lashta shoqërore dhe kodin e ashpër
shoqëror
– juridik, ku zbatohen rregulla strikte popullore që s’janë të
kuptueshme
për breza e mjedise të ndryshme. Kështu ritet, veç karakterit
juridik,
kanë karakter biologjik, ku Martin Camaj qëmton intrigën
martesore
dhe i bën ballë sfidës së martesës së fiseve. Martesa e tillë
është
strumbullar i të këqijave që e kishin pësuar edhe shumë dhëndurë
të tjerë,
para Vonit. Ai s’kishte bukuri a dukje të jashtëzakonshme,
por
kishte profesion të barnatarit që çmohej shumë në Karpë. Ai me
trup
ishte disa gishta më i vogël se Bora. Pa arritur në Karpë, e shpifin
se është
spiun i fisit të vet. Ai është i shkathët në zejen e vet, i mençur,
i
shoqërueshëm me shmirjakët që e adhurojnë, sepse atyre ua zbuloi
“gjimnastikën
në ajër”, por edhe aeroplanin fluturues, theu rregullat
e
Qytezës. Më në fund ai martohet me bukuroshen Juditë, që është
stërmbesa
e zotit të Karpës që mendonte ta trashëgonte fronin.
Ideja e
këtyre prozave nis nga disa paratekste karakteristike, siç janë:
përrallat,
ndodhitë, anekdotat, mitet, këgët etj., që transponohen drejtëpërdrejt
nga epi i
pasur popullor në prozën artistike dhe duket që
kjo
poetikë pasurohet nga brumi, balta, peizazhi i natyrës autoktone
malësore,
duke i paraqitur të gjitha shtresat shoqërore, partitë, brezat,
gjinitë,
etj., që janë me interes për lexuesin.
Ideja në
romanin “Djella”, si element i strukturës letrare, ka rëndësi
të
dukshme, shfaqet në rrafshe të ndryshme motivore, në mënyrë të
veçantë
poetika e tillë realizohet me sforcimin e arkitekturës së lirikës,
PROZA E
CAMAJT
59
rrëfim
meditues, dialog të logjikshëm, monolog të kondenzuar. Rrafshi
i parë
dallohet në përdorimin e narracionit të kursyer, që duket se
evoluon
nga raportet e acaruara njerëzore dhe kështu vërtitet nëpër
horizonte
e segmente të natyrshme të shpirtit të ndjeshëm e të thjeshtë,
që
ndjehet i nëpërkëmbur nga ingranazhet e pushtetit represiv. Ideja e
romanit
shfaqet me shtresë filozofike të bazuar në jetën e banorëve të
zakonshëm,
që varet nga qeveritarët, parimi i të cilëve është t’ia zënë
gojën çdo
kundërshtari dhe dëtyrë e përhershme e tyre ishte të kujdesen
më tepër
rreth intelektualëve që t’i mbajnë të izoluar.
Motivi i
tillë sikur vë në lojë postulatet e atij pushteti të pasigurt, që
trembet
nga hija e vet. Qeveria vuante nga kompleksi i pashërueshëm i
luftërave
klasore, që thelloheshin me konflikte njerëzore dhe kështu vihej
në dyshim
siguria dhe ekzistenca e tyre. Pra, në këtë mënyrë donin
të
eliminonin “eksponatet” e rrezikshme që konsideronin se janë dikushi
në
shoqëri, e që vërtet ishin dhe kishin ndikim, sepse çmoheshin
si
intelektualë, mësues, poetë.
Ideja e
aferës së dashurisë paraqitet me freski në këtë roman. Të
rinjtë i
tërheq shfrenimi, paskrupulltësia, jeta e lirë që bie në kundërshtim
me doket
e Ndërsanës. Ndjenja e të rinjve nxjerr në pah jetën e
ngurtë
dhe mëton të shqyejë moralin e rrejshëm të të moshuarve, të
cilët
martesën më parë e trajtojnë si akt burrëror, ndërkaq kur shohin
se si
dashurohen të rinjtë, sikur i xhelozojnë, por jo rrallëherë edhe u
ngrenë
kurthe. Mes këtyre dilemave jeton Djella, intrigat e së cilës i
shtynin
miqtë të thereshin mes vete (Curri e Cubi), ku i pari e pëson
nga i
dyti.
Kështu,
me këtë motiv autori ngre një problem mbase të rrallë, që
ndodh në
një kohë dhe mbetet në kufij fiktivë e të përsëritur edhe në
Yrjet
Berisha
60
veprat
tjera, me heronj të tjerë. Ka raste kur këto momente zbulojnë
naivitetin
rinor, probleme njerëzore në ethe, fytyrën e vërtetë të Ripës
së vënë
në rrathë të tërhequr të pushtetit represiv, i cili një ditë pa tjetër
se do të
kalbej e do të pëlciste, por edhe do t’i jepej për krye ai rrip,
dhe
prandaj me të drejtë peripecia e artit të ligjërimit tingëllon dhimbshëm:
“Breznisë
sime i ishte mbushë mendja se të gjithë, edhe ata që
sundojshin
atje nalt, pa përjashtim, ishin jashtë në borë e shi, po pak
njerëz e
pohoshin këtë. Por do të vishin kohë edhe ma të vështira dhe era
e bora do
të baheshin edhe ma të ftohtë.”21 Dhe shih ironinë; mu për këtë
problem
heroi kryesor i këtij romani, gjoja si për te ndërruar botën, i
jep
detyrë vetes të zgjedhë rrugën më të lehtë, por edhe më të vështirë:
“me u ba
poet!”.
Proza
shfaqet me skenë të dukshme e të padukshme, një moment
tendosës,
ku vërshon absurdi totalitar i gjithëfuqishëm e i gjithëpushtetshëm;
një
malësor i vetëm assesi s’pajtohet të jetojë pa pushkë,
më të
cilën kishte lindur, rritur dhe ishte plakur: “Mos pyet ma tej! Mo’
Zo’ se
çka na ka gjetë! Kur i bishim malit me to në krah e ngjesh për bel,
edhe toka
u drithte nën kambët tona, veshë në xhamadana ari e tirq të
lehtë,
bardh si endja e kumbullës. Sall nuk fluturoshim se gja pa ba nuk
leshim
more burrë! Hee! Këta qiti Zo’ fare...se kanë shtrëngue ding! Si me
rrathë
hekuri...”22
Nga këto
fragmente vërehet se pushtetarët shtojnë masat represive
dhe ua
tregojnë dhëmbët banorëve, në malësi edhe në qytet. Masat e
tilla
represive acarojnë banorët e Ndërsanës; ndjehen të pasigurt, të
rrezikur,
të trembur, të frikësuar nga sistemi. Nisur nga paraqitja e
kësaj
ideje, lexuesi s’do ta këtë vështirë për ta kuptuar se njerëzit e këtij
21 M.
Camaj: “Djella”, botoi ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996, faqe 54.
22 Vepra
e cituar, faqe 118.
PROZA E
CAMAJT
61
fiksioni
ideor thyhen para intrigave e prapaskenave të sistemit, që s’arrijnë
të
angazhojë dikë që ka origjinë nga ndonjë familje e njohur, por
ata e
komprometojnë, e mashtrojnë; varfanjakë të dyshimtë, të cilëve
u japin
poste në këmbim të shërbimeve; me paga të majme, banesa,
etj. Por,
tërë këto veprime ishin mashtruese, ngase i hedhnin jashtë në
çastin
kur nuk u shërbenin mafisë “qeveritare”!
Në një
fazë tjetër rri ideja e personazheve (në romanin “Djella”) që
janë në
konflikt, (si Bardhi e ndonjë tjetër) që vërejnë ofensivat fyese,
persekutues
që kalonin përmes kurrizit të tyre. Aty ka pezëm e urrejtje,
nga
aparati i egër shtetëror që me banorët e asaj ane bën eksperimente,
ushtron
dhunë, vetëm pse s’binden me zgjedhën e imponuar, edhe pse
nga
varfëria mezi mbaheshin dhe shpirti u kishte ardhur në majë të
hundës.
Andaj, mu për këto arsye ata s’pranojnë të përfillin atë sistem
që bie
ndesh me mënyrën e jetës së tyre. Gjendja e tillë hap hulli ndasie
mes
njerëzve raportet e tyre, por edhe në fushën filizofike, psikologjike,
shoqërore
etj. Qëllimi i tyre ishte t’i nënshtrojnë, për të sunduar diktatura
sa me
tepër.
Në këtë
vepër autori mëton t’i ngre shumë dilema në nivelin e motiveve
origjinale
dhe bën përpjekjet për t’u thënë lamtumirë fatkeqësive
njerëzore,
komplekse për t’u zgjedhur problemet e Ndërsanës. Në
veçanti
Bardhi i mbetur në një shkollë katundi moçalor, i vetmuar e i
vrarë në
shpirt, ngryste jetën me kujtime të hidhura që i kishte përjetuar
gjatë një
kohe sa kishte shërbyer mësues apo ishte internuar dhunshëm,
etj.
Gjatë
leximit të romanit “Djella” shfaqet imazhi i veçantë i një province
të
harruar mes një moçalishteje që nuk jemi mësuar ta hasim në
faqet e
teksteve të artit të këtij autori. Ndërsana ka tipare të ndryshme
Yrjet
Berisha
62
nga
lokalitet e tjera të gjeografisë së opusit të tij letrar, është e vendosur
në një
fushë, mes malësisë e qytetit. Në këtë hapësirë, krahas
klimës e
ambientit jo të përshtatshëm e të mërzitshëm, jetojnë banorët,
që i
nëpërkëmbën qeveria duke i injoruar. Mes kësaj dileme ngritet
fuqishëm
ideja polarizuese e atmosferës tendosëse që ekzistonte mes
banorëve
me origjinë vendës dhe ardhacakëve që dalin në nivelin e
një vepre
fiktive me ngjyra banale e që imiton kohën dhe hapësirën e
amulltë
të një ambienti sfilitës e të varfër.
Jeta e
Bardhit rrokulliset shkretueshëm dhe është e paperspektivë,
mbyllet
në banesën e shkollës, i shoqëruar nga një koleg, prindërit e
nxënësve
i shihte njëherë në vit, kurse puna me nxënës i qe bërë monotone.
I gjetur
në këtë hapësirë, ai i nënshtrohet lojës, rregullave, parimeve
e
vullnetit të sistemit që eksperimentonin nervat e moshën e tij.
Tok me të
vuajnë edhe banorët tjerë fatlig të Ndërsanës që nuk e kishin
aspak më
lehtë; shumicës i qe zënë bishti nga aparati shtetëror. Veç
kësaj
situate aty s’ka gjallëri as në kooperativë a te zejtarët e pakët që
bënin
jetë të vështirë, të padurueshme. Ka shfrytëzim shtazarak të krahut
të punës,
ashtu si i ndodh Currit, i cili merr një arë për ta punuar
nga një
zotni i qytetit me përgjysmë.
“Fytyra e
remet (kushedi se çfarë race ishte, thotë Curri, ndoshta
ndoshta
me përardhje arabike, përzie me këtë të tonën!), matunia e këtij
zotnie në
ndeje dhe kuvendi i kishin mbetë të ngulun në tru malësorit,
sidomos
fjalët e fundit:
“Shiko, a
i sheh këto katër kokrra drithë në shuplakë të dorës sime? Dy
janë të
mia e dy janë tuat. Mbaje në mend mirë: dy kokrra drithë, unë –
dy, ti –
dy, në dash merre tokën, në dash lene.”23
23 Vepra
e cituar, faqe 74 – 75.
PROZA E
CAMAJT
63
Këtë
rrëfim të shqiptuar nga narracioni i Currit shqiptuar me
cinizëm
mbi tregtarin, pa lënë anash sjelljet e gjuhën e tij që e dinin
ndërsanasit,
sepse dikur edhe ata nga zotnia në fjalë e kishin huazuar
atë tokë
pune. Por këtu ngritet edhe një problem tjetër, sa i thjeshtë, po
aq
filozofik; ndërsanasit e huazonin atë tokë veç të mos i bjerë në duar
të
malësorëve që shpërnguleshin nga trojet e tyre e vendoseshin në fushë.
Veprimi i
tillë zbulon problemin e mosdurimit njerëzor e krahinor.
Ndërkaq,
Curri s’shikohej me sy të mirë nga askush në atë trevë.
Pastaj,
ai merr guximin e tepruar t’i vardisej Djellës. Bardhi kur mëson
për këtë
simpati, largohet nga ajo intrigë dashurie për arsye morale,
por nga
ajo s’heq dorë Cubi. Vasha kishte filluar të bëjë aventurë me
Currin e
me Cubin (kështu e akuzon shoqja e vet Sosja)! Në fund mu
për këtë
problem pafajësisht e pëson Curri nga ish-miku Cubi, që buzë
moqalishtës
e ther me thikë. Këtë tragjedi mundohet ta sqarojë më
vonë
Djella, që e merr mallkimin e mikeshës Sose: “ (…) ke ra mes dy
burrash
ti dosë dose!”. Në këtë rast shpifet se gjoja Djella s’kish qenë e
qetë edhe
me disa burra të tjerë, por këtë e demantonte Bardhi. Kështu
që, e
gjetur mes mallkimit e injorimit të banorëve ndërsanas, ajo në
fund si e
vetmuar që mbetet, por edhe e mallkuar, largohet “me nji
njeri që
s‘e donte.”
Dashuria
në këtë roman kushtëzohet, varësisht nga rrethanat e rastet
e
ndryshme që s’përkonin a s’pajtohen mes vete. Edhe dashuria e
Bardhit e
e Shpresës, kalon përmes krizave, mospajtimit, botëkuptimeve
të
ndryshme. Ai përbuz vashën, e cila sipas tij shtirej si e ditur
dhe se
gjoja nuk ishte e denjë për të ajo mësuese. Dhe kështu duke e
parë
injorimin e tij ajo largohet nga ai edhe pse qenë të fejuar. Kështu
morali i
tij bie në sprovë; ai humb çdo gjë, duket njeri i humbur, duket
Yrjet
Berisha
64
se është
i përjashtuar nga shoqëria, është i përndjekur dhe s’është i aftë
e i
vendosur në jetë. Jeton i izoluar. Jeta e tij merr përmasa absurde,
s’ishte
në gjendje për t’u kujdesur për hallet e problemet e dashurisë.
Dikur
pajtohet me “fatin” që ia kurdis pushteti që e mbikëqyrte, por
nuk
fliste haptas për këtë çështje të ndjeshme e të rrezikshme. Sado që
qëndrimi
i tillë duket racional e i logjikshëm, në fakt ia rrënon jetën,
karakterin,
qenien.
Parë nga
konteksti ideor filozofik, shkrimtari i kushton rëndësi
ngritjes
së problemeve njerëzore, etike, praktike, katarsisit, të ndërtuara
përmes
një nënteksti të ngritur në një sipërfaqe të diskursit të
ngjeshur.
Në këtë fushë dominante, arti i ligjërimit mëton të trajtojë
një
aliteracion të ngritur me një semiotikë kohezive, ngase receptimi
kërkon
një dekor të gërshetuar me artin modern. Korpusi i kompozicionit
parodizon
gjërat banale, gjoja: jetën e re (sic), por kunjat e
pengesat
patriarkale zvetënojnë imazhin e ëndrrave të të rinjve. Shtresë
të një
teksture magjike e fantastike në romanin e parë autori e paraqet
edhe me
këtë fragment:
“ Tri
vjet rresht mbas largimit të saj nga Ndërsana çdo mot të Ri,
dikush
anonim, mbas hamendjes së Bardhit Djella, i paska dërgu dhuratë
një
kulaç, lloj ambëlsine që e gatojnë në Ndërsanë me miell gruni të
fortë. Në
tulin e çdo kulaçi ai kishte gjetë një monedhë argjendi...Derisa
të tjerët
veprimin e saj e interpretonin magji, vetë Bardhi pohon se ajo
donte me
jetue në kujtesën time për disa stinë...”24
Ky
shembull s’do interpretim të gjatë, as shtrydhje e ndrydhje truri,
sepse
pikërisht në këtë fragment diskursi pasqyron çështjen problemore
etike,
morale, shenjat simbolike, fantastike, misterioze. Në këtë
24 M.
Camaj: “Djella”, faqe 135.
PROZA E
CAMAJT
65
rast
Djella mëton të mbetet arqetip konkret edhe për disa vite s’harrohet
nga
vendasët dhe kështu në rrafshin e kuptueshëm e mitik, instiktet
e saj
janë vënë në diskutim me shenjat mistike, enigmatike, fanatike,
psikologjike,
biologjike, etike etj.
Bardhi në
këtë mënyrë dikur e kishte pas nëpërkëmbur edhe
Shpresën,
për çka ndjen se ishte penduar dhe e brente ndërgjegjja se
mallkimi
i saj e ndiqte dhe nuk e linte që shpirti t’i gjente qetësi. Ai
vonë
zgjohet e këndellet nga mëkatet e dikurshme, mundohet ta arsyetojë
veten se
gjoja megjithatë kishte qenë i mirë në kuptimin e plotë
të
fjalës, mirëpo, vashat atë e njihnin në një prizm krejt tjetër. Parë në
kuptimin
e konflikteve, Bardhit i venitet dashuria në shpirt, i shteret
jeta
(rinia) pa e kuptuar se si kalon ajo. Kështu të gjitha këto lëkundje
e këto
fatkeqësi të mosformimit a të moskurorëzimit, emërues të përbashkët
kanë
shtresat mitike të lidhura me magji ose mallkim, a ndëshkim
i
heshtur, drejtuar atij për të gjitha gabimet e bëra e të pabëra deri
atëherë.
Mu për këto çështje, duhet pohuar se ky roman në formë miniaturale
i
rishkruar në prozë edhe në poezi përbën mozaikun a ndërgjegjësimin
e
ndjenjave të shpërndara, por edhe i ikën përditshmërisë
politike
banale.
Arti i
ligjërimit në roman nis nga një sprovë e dobësive njerëzore a
luhatjet
e ndjenjave, që në fund rrënohet koncepti e morali i rrejshëm
tek ato
qenie njerëzore që nuk i’u përballonin kthetrave lajkatare e
agresive
që shfaqen me tërë kompleksin e tyre, ashtu sikundër i gjejmë
të
bollshme në letërsinë disidente të Europës Lindore (pikërisht në romanin
“Shakaja”
të M. Kunderës), ku shtresat e ngrehinës letrare dinë
të
ngjyejnë majën e mprehtë të shigjetës në lëngun e ironisë së helmosur
kundër
diktaturës së tërbuar pansllavisteortodokse, ashtu si e kanë
Yrjet
Berisha
66
definuar
qartë filozofët e estetët bashkëkohorë europerëndimorë, se ky
sistem i
korruptuar, me ingranazhet e aparateçkës banale eksperimentoi
me gjenet
e lëkurën shqiptare gjatë pesë-gjashtë decenieve.
Martin
Camaj këtë problematikë e pasqyroi me teksturë të figurshme
e me
fjalë të gdhendura urtë e butë që vetëm në këtë formë
ngritet
ngrehina letrare që i ngjan kështjellës së mendimit e të qëndresës
sonë
shumëshekullore. Ky stil eksperimenton me diskursin trillues
artistik
që shtrihet në kohë e hapësirë të paqartë, ku vlon llumi,
pluhuri,
etja, skamja, sëmurjet dhe krimet e ndryshme. Kjo shtresë
narrative
e kompozicionale është larg qytetërimit botëror edhe nga
fakti se
shqiptari jetoi larg infrastrukturës, larg kushteve qytetëruese,
larg
artit të mirëfilltë të krijuar nga artistët apolitikë, larg edukatës e
arsimit
bashkëkohor etj.
Mbi të
gjitha, kujdesi i autorit është i dukshëm; shikimi origjinal i
gjësendeve,
dukurive, fenomeneve, problemeve, çështjeve etj. Të gjitha
këto
dielma i shikon pa ngarkesa emocionuese. Përmes shtrirjes së
hartës,
rrënon moralin e rrejshëm, shkund intrigat e purpurta puritane
të kohës
që mbretërojnë në ambientin rural. Mësuesi mbyllet në
shpirt
dhe vepron ashtu, sepse e sheh se diçka lëvrin në ndërgjegjen që
kalonin
nëpër sprova amullie dhe jetë të mërzitshme e të kotë. Ç’është
e vërteta
ai e dinte se ç’po ndodhtte me të, por ngurron të reagojë për
këtë
situatë, kështuqë, për të mos patur probleme edhe më të mëdha,
ai rrin i
izoluar në mënyrë absurde, nuk e kundërshton atë gjendje
që mëton
t’ia ngulfatë jetën. Mbyllet i vetëm e i rrethuar në banesë e
shkollë
dhe ka frikë se mos e lëndon shpirtin e kolegut të ri kur merr
guximin
t’i rrëfejë i drojtur në dhomën e tyre gjysmë të errët. Rrëfimi
PROZA E
CAMAJT
67
i tillë
ka formën e metatekstit që ky e shqipton meqë me vite të tëra e
kishte
mbajtur fshehtësi.
Ashtu si
në romanin “Rrathë” edhe në romanin “Karpa”, shkrimtari
vë në një
sprovë eksperimentuese parimet njerëzore, morale, filozofike,
etike,
psikologjike etj., që fiksohen në një kohë të njohur në
një
hapësirë edhe më të njohur, por në këto vepra nuk figuron emri i
Shqipërisë.
Por këtë art vepra artistike ndërtohet duke ironizuar e duke
aluduar
ose duke shkruar me rrotulla me gjakftohtësi rreth absurdeve
totalitarë.
Pena e shkrimtarit shfaqet para receptorit e sigurt e qartë
dhe e
shkruar me pedantërinë e një esteti e shkenctari. Martin Camaj
shkruan
për aktualitetin tonë të hidhur dhe përmes shtresave artistike
nxjerr në
shesh gabimet, intrigat, problemet e disa dekadave prezente
në
kostelacionin e popullit tonë, që ky, i shkruan me kode të njohura
e të
panjohura të historisë sonë që qe shtrembëruar nga klika, është
ideologjizuar
deri në pafundësi.
Këto ide
e motive të ndjeshme i kultivon autori duke iu dhënë një
pasqyrë
origjinale në të trajtuarit e këtij korpusi, bartës i së cilës janë
shenjat,
personazhet, sipërfaqja e diskursit, polifonia, parodia, etj.
Dukuritë
e fenomenet e ndryshme të shoqërisë shqiptare autori i çëmton
dhe
mundohet ta nxjerrë njeriun nga ankthi i rëndë që papritmas
futet në
llum. Mu për këtë edhe lexuesi ndjen neveri bezdisëse kur sheh
paudhësitë
që shkakton klika në pushtet.
Veprat
letrare të këtij shkrimtari shpeshherë e marrin tematikën
nga
historia, poetika e tyre ka elemente fantastike, ku thellohet hullia
e
fiksionit dhe mëton të mos acarojë shpirtin vetëmues të heronjve
që nuk e
kanë lehtë për t’u ndarë nga njerëzit e truallit a gjeneza e
ndjenjave
që i përjetojnë në çaste të ndryshme e që shfaqen përmes
Yrjet
Berisha
68
paratekstit
edhe në prozat e tjera të këtij arti të ligjërimit. Metateksti
i prozave
të këtij autori duket se vilet nga kundërshtitë, kryeneçësitë
tipike
individuale dhe kështu mëtojnë të marrin cilësitë e një teksti,
një
fenomeni problemor, duke kaluar nëpër faza të shumta transferuese
dhe në
këtë formë paraqesin idetë konkrete, që receptimi i tillë e
përqafon
me ëndje.
Novela e
gjatë a romani i shkurtër “Pishtarët e natës” është një vepër
që lidhet
me malësinë. Brusha e peneli i autorit paraqet një periudhë të
hershme
të jetës së një malësori të varfër. Bijtë kanë kompleks të zjarrmishëm,
se i ati
i tyre kishte shkuar të shërbejë në ushtrinë armike dhe
mbetet
(vdes) duke luftuar që të bijve t’u siguronte një jetë më të mirë.
Mirëpo,
ai për fat të keq vdes dhe bijve u lë trashëgim namin e keq në
atë vis;
jep jetën për armiqtë!
Në novelë
del heroi i quajtur Nikë si njeri që pezmatohet me çdokë,
s’pajtohet
me gjendjen që e rrethon atë e të afërmit nuk e duron injorimin
as
torturat e rrethit. Jeton sipas rregullave të kohës së një
malësori
të mençur që vetëm puna e vazhdueshme e largon nga konfliktet
e
problemet e vjetra e të reja, por papritmas bie në kurthin e vëtmisë
që i
hakmerret kryeneçësisë dhe karakterit të tij.
Martin
Camaj në këtë novelë trajton motivin kompleks të mercenarizmit,
që të
bijve u sillet si një vello në mendjen e tyre që nuk e
kanë
lehtë ta kuptojnë e pranojnë të vërtetën për të atin e tyre. Veprimi
i tij
është aventurë që dëmton fisin para të tjerëve dhe ai parodizohet
e bëhet
objekt tallës. Fronti i luftës së tij s’është vetëm i tij, por edhe i
popullit
tonë që fatkeqësisht shpeshherë mori pushkën të luftojë për të
huajt.
PROZA E
CAMAJT
69
Kur
lexohen këto proza, kuptohet se autori ka lindur dhe është rritur
në një
ambient me doke e ligje të ashpra, çaste absurde. Jeta e banorëve
rëndom
varet nga të moshuarit, të pasurit, të fuqishmit, fiset, klanet
feudale,
klikat politike, dera e madhe, burrat e pushkës etj., dhe shumë
rrallë
vendos ose përfillet subjekti i arsimuar që shpeshherë është i
pranishëm
në këto romane e novela.
Mjediset
feudale e malësore kanë vlime e huqe injorante, në disa
raste
duket se nëpërkëmbin dinjitetin e njeriut të pafuqishëm. Pikërisht
këto
përpjekje të vazhdueshme sillen brenda vorbullës së ideve të
përgjithshme
që nuk i lënë anash edhe shumë momente intime që s’zbulohen,
por ky
kohezion ndonjëherë nënkuptohet ose mbetet i paqartë.
Brenda
faqeve të kësaj proze shfaqet shtresa e artit abstrakt. Ka
dashuri
të ndaluar e të pazbuluar. Shfaqet dukuria e urrejtjes, evulimi i
instikteve
biologjike; me qenë a mos me qenë!
Autori
rrallë i kthehet peizazhit të Shkodrës, këtij kryeqyteti të Ilirisë
sonë,
lashtësinë e së cilës e paraqet përmes atmosferës së punës
monotone
të zejtarëve që ua ka ënda të tjerrin fjalë rreth kreshnikëve e
zanave në
malet e Mbi Shkodrës. Ambienti i tillë ka pikëtakime mitike
dhe të
afërt me qytetërimin e lashtë. Aty jetuan e u edukuan disa figura,
personaliteti
i të cilave u formua falë ekzistencës së kulturës e traditës
së jetës
së këtij qyteti. Ka raste kur diskursi i tij di të heshtë, madje edhe
duket
befasues për receptimin, sepse pasqyrimi i Shkodrës kalohet në
heshtje
pa vënë në spikamë bukuritë dhe idetë e homopolitikusëve që
si qenie
parazite që janë manipulojnë, por me malësinë e kanë vështirë.
Në këtë
rast, duhet të pohojmë se arti i ligjërimit arrin t’i ikë pasqyrimit
të
ambientit urban, të hershëm a të vonshëm. Ky diskursi skicon
Yrjet
Berisha
70
motive
modeste e me parodi të tejdukshme dhe duket se s’ka vullnet të
shkruajë
për qytetin e gurtë ilir.
Në këtë
rast s’duhet lënë pa theksuar ngritjen e një ideje të ndjeshme
në prozën
e tij; është ajo ku autori heronjtë shpeshherë i bën bashkëpunëtorë
të
sistemit në fuqi. Shfaqja e një arqetipi të tillë në prozën
e tij
duket e efektshme për lexuesin. Kjo dilemë, kjo ide e këto motive
janë të
njohura në letërsi (nga “Fausti” i Gëtes) si sindromi a kompleksi
i
shpirtit të shitur te dreqi. Kështu ndodh me të atin e Nikës, një malësor
shqiptar
i besimit katolik është aleat i armikut.
Diç e
ngjashme i ndodh edhe Vonit, që u shërben komplotistëve të
dukshëm e
të padukshëm në Qytezë. Para një dileme të tillë vihet edhe
Gjon
Gazulli, venedikasit e padovasit shfrytëzojnë aftësitë e tij deri sa
kanë
nevojë, por kur plaket e përgjojnë dhe e lënë në rrugë, ku edhe
vdes në
vetmi. Këta ishin heronj që kur i shikojmë në topos janë personazhe
tragjikë,
s’janë të veçantë, por të rëndomtë që nëpërkëmben
nga
sistemi e njerëzit e pandërgjegjshëm.
Pas
këtyre motiveve në formë të metateksteve, që janë të afërta mes
vete,
s’duhet harruar se diskursi dominant ka shtresa me materiale të
analeve
politike të përziera me ndërskamca e intriga të grave të njohura
e të
panjohura për ta komprometuar filozofin që në atë takim ai
e
konsideron si një çështje magjike e fantastike që ia kujton përrallat
e lokes
së tij për zanat, arqetipe këto që gjithmonë i kishte mbajtur në
ndërdijen
e tij dhe nuk i kishte zbuluar as publikuar, sepse ishte zyrtar
perandorie.
Takimi me gruan e rrallë i ngjet mitit të zanës, është
provokues,
i ndjekur ditën e natën, heq dorë nga pelegrinazhet nëpër
Itali,
Europë, dhe më në fund largohet edhe nga bredhje të pakuptimta
PROZA E
CAMAJT
71
nëpër
Padovë, sepse në veshët e tij prore i kumbonin fjalët e saj: “Edhe
kopilin
ta lanë të dera, nëse sillesh si bisht kali ndër miza e zektha.”
Veprimtaria
e tij mbyllet me fjalë me rrotalla, thënë nga ajo grua me
imazhin e
nënës së tij të dashur, por edhe të nuses së ëndrrave të tij, në
atë rast
ndikon pozitivisht dhe e këndell filozofin, por edhe ai duket
se e
injoron botën meskine. Në fund, mallkon kohën e kaluar, pse s’qe
zgjuar më
herët nga ajo amulli dhe pse s’kish kuptuar se në ç’llum
moçalik
pat ngrysur kokën, kishte shpenzuar nerva kot së koti, pa u
vlerësuar
si filozof, humanist e diplomat i nivelit të oborreve europjane.
Gjoni
jeton në një banesë modeste në një rrugë të humbur në Padovë.
Në çaste
vetmie rikujton karrierën në fushën e shekencve filozofike,
punën e
pedagogut elitor universitar padovas. Shpesh rikujton
gruan e
panjohur dhe ka përshtypjen sikur e kishte kaluar jetën me të,
shpesh i
analizon dhe i stërhollon çastet e takimit, nga fjalët e saja nxjerr
nënkuptime.
Edhe pse i plakur, sa s’çmendet pas saj, kur parafytyron
vijat e
korpit të saj me nënveshje (mbathjet e brendshme). Zgjuarësia,
mprehtësia
e saj dhe mbi të gjitha, vendosmëria e saj e këndell kokën
numër
një, atë që ishte krenaria e Universitetit të Padovës.
Subjekti
dokumentar i këtij teksti letrar paraqet dashurinë platonike,
përmes
idesë se edhe në çastin e fundit duhet kontrolluar sjelljet
e një
karakteri që pamëshirshëm bëhet pre e provokimeve, ekzemplar
i
tregjeve komprometuese, aktor i sprovave që në fillim të novelës
mençurisht
i përballon thumbat helmuese të një humanisti anonim që
do të
kryejë testin e intelegjencës e të përgatitjes së tij filozofike në pleqëri.
Pas
takimit jo të rastësishëm, me gruan e panjohur, në shikim të
parë
duket se ka gjeste, sjellje me prirje të një nimfomaneje joshëse,
të një
sireneje magjepsëse, të një zane bamirëse të pathyeshme, të një
Yrjet
Berisha
72
floqkeje
të ëndrrave të dragoit, të një nuseje burri. Ajo është hyjneshë e
kohës së
lashtë që atë e këshillon, e mbron, mu si bënin dikur hyjneshat
homerike
që mbronin heronjtë e tyre të dashur.
Motivi i
sirenave e i hyjnive rrinë afër në këtë novelë. Ky subjekt
sipas një
studiuesi, zbulon idenë e personazheve “të ndarë në shkollën
e njëjtë;
si motivi, tema ose fabula që janë elemente strukturalë mes
tyre.”25
Proza e këtij autori përmbush dilemën e një ngrehinë letrare që
s’është
pa dekor, pa art modern, pa ngjarje kronologjike që bredhin nga
njëri
kapitull në tjetrin, nga një karakter në tjetrin, nga njëri kohezion
në
tjetrin, nga njëri metatekst në tjetrin, nga njëri paratekst i dimensionit
nacional
në tjetrin, nga njëri nëntekst në tjetrin.
Kjo prozë
me inde e rreze komplekse tejet platonike, ka ide fatale,
disi e
mbarështruar me sindrom paternalist dhe ka athtësi të pështirë
bordeli.
Por, ka edhe mrekulli hyjnore, ka pamje magjike, ka shkëlqim
fantastik,
ka përfundim parabollik. Kështu duke i trajtuar këto shtresa
të
tekstit artistik krijohet përshtypja se këto fenomene e këto dukuri
prekin
dhe mbesin të pazbërthyera qëllimisht, për të provokuar lexuesin,
për ta
nxitur rreth artit të tyre. Arti i ligjërimit i njeh të gjitha
këto
shqetësime, por qëllimisht i heshten dromcat problemore që janë
tharmë i
frymëzimit të ngrehinës letrare. Çështjet jashtëletrare janë arsyet
se pse
s’iu qaset për t’i shtruar në korpusin letrar, për të pasuruar
me art,
ide, motive, syzhe, personazhe etj.
Autori
është i vëmendshëm në pasqyrimin e botës; s’është adhurues
i forces,
i dhunës, i keqtrajtimeve, i keqbërsve, i injorantëve etj. Heronjtë
e tij,
qofshin edhe barinjtë më të humbur, në gjenet e tyre kanë të
trashëguar
ndjenjat fisnike e burrërore dhe të mprehtësisë intelektuale.
25
Millivoj Sollar: “Idea dh rrëfimi” (Aspketet e teorisë së prozës ), botoi
“Liber”, Zagreb,
1977,
faqe 138.
PROZA E
CAMAJT
73
Kurse në
të kundërtën, heronjtë e arsimuar çmitizohen; bëjnë gabime,
janë
idealistë të sëmurë, spiunojnë, dhunojnë etj. Në këto korpuse delikate
autori
nuk e kursen askënd; qoftë kryetar, drejtor, shhkrimtar,
kryeplak,
mësues etj., të cilët marrin dënimin e kodoshëve e të nimfomaneve
psikopate.
Këto dukuri shfaqen në çastet e dobësive, çmohet
ndjenja
vetjake, instrumentalizohen, kërcënohen dhe rrezikohen, në
mënyra të
ndryshme etj.
Novelat
“Katundi me gjuhë të fshehtë” dhe “Shkundullima”, kanë
një temë
të jetës arbëreshe, gati të harruar për lexuesit tonë. Novelat
në këtë
tekst, kanë botën e personazheve që shkelin në metodën e filozofisë
transcdentale.
Personazhet autori i vendos në një ambient sa të
lashtë po
aq edhe bashkëkohor, ku theks të posaçëm u kushton ndjenjave
sublime
të botës e të qenmes arbëreshe; diskursi në këto tekste letrare
i qëmton
këto ide me korrektësi, pedantëri, por edhe krenari, kur
rikujtohen
të parët tanë arbëreshë, këta burra të dheut të arbërit. Ata
flasin
gjuhën e lashtë autoktone, ruajnë traditën e origjinën mes gërmadhave
me plot
ledhe e shkëmbinj, që janë një botë e pazbuluar. Shih
për këtë
një student i Camajt shkruan: “Temali, vendlindja e Camajt,
nuk ishte
ma në hartat e Shqipnis. Ky fakt e randonte shumë poetin që
kishte
antena të stërhollueme ndjeshmënie. Me dhjetëvjetshe ishte, larg
atyne që
flasin si unë.”26
Pas një
jete monotone Vitoi kthehet në vendlindjen arbëreshe, ku
nuk e
presin mirë. Zemra tij i ngrohet e i qetësohet kur takon vashën
e quajtur
Ntonie që do ta dashurojë marrëzisht. Dikur, kur rizbulon
dashurinë,
bëhet i vlefshëm për atë mjedis; vë në plan të parë ndërtimin
e urës së
katundit mbi përrua.
26 H. J.
Lanksch: “Martin Camaj – një djalë bariu bahet i rangut botnor”, gazeta “K.
ditore”,
2. XII.
1999, Prishtinë.
Yrjet
Berisha
74
Vitoja
është racional, mundohet ta realizojë projektin, mirëpo katundi
për shkak
të jetës së tij intime i pengojnë edhe në punë profesionale.
Ai
befasohet se si dashuria ia ktheu lumturinë, vullnetin e
jetës së
qetë në vendlindje. Por, kur përkrahet ideja për ndërtimin e
urës,
plas shkundullima (tërmeti) që rrënon shumë shtëpi në katund.
Pas kësaj
shkundullime ai humb dashurinë e Ntonies pse nuk rrezikoi
kokën për
t’u futur në pëllas (shtëpi) e përflakshme e në rrënim, për
të shpëtuar
emtën Marë. Duke punuar fitoi dashurinë e katundësve,
kur u
ndihmoi në rindërtimin e shtëpive, rrugëve, urës së dikurshme
dhe
kështu katundi merr pamjen e një vendi turistik. Katundësit pas
fatkeqësisë
afrohen mes veti, harrojnë mënitë e vjetra. Shkundullima e
largoi
Ntonien që ikën në kryeqytetin e asaj krahine.
Në prozat
tjera të Martin Camajt shfaqet dashuria e flaktë e realizuar
në
rrethana të ndryshme përfundimi i tyre është i bëftë ose
parabollik.
Diskursi i tyre shtrohet në mënyrë të ndryshme i jep ngjyrë
mitike
platonike, llahtari sirenash e nimfash, kurthe kodoshësh, etj. Të
gjitha
këto ide shtrohen brenda ngrehinës letrare, por që tek receptimi
shtrohet
me peripeci, herë dominante, herë polifonike, herë parodike,
mbi të
gjitha bëhen interesante shtresat që ndërtojnë nivelin e prozës së
këtij
autori. Të gjitha këto elemente artistike kanë strukturë që mëtojnë
të mbesin
gjatë në kujtesën e receptimit, pikërisht si prozë e nivelit të
lartë
artistik.
Diskursi
i tillë ka model me frymë liberale, por edhe një botëkuptim
njerëzor,
herë-herë anarkik, magji, befasi, kënaqësi, urrejtje etj., ku
edhe
portretizohet bota intime e shoqërisë shqiptare mbështetur në
mite,
përralla, anegdota etj. Në këtë rast kujtojmë dilemat, hamendjet e
njerëzve
të thjeshtë, të cilëve ethet e dashurisë ua vënë në sprovë burPROZA
E CAMAJT
75
rërinë e
tyre, etikën profesionale, fisnore, moralin intim dhe ndjenjat e
çiltëra
që shpeshherë i bëjnë të gabojnë, mallkojnë veten, sepse s’dinë t’i
dëshmojnë
aftësitë e tyre, humbin kokën atëherë kur s’duhet. Por edhe
kanë
frikë nga vashat që u ngjajnë zanave, kurse mëkatet e tyre i krahasojnë
me veprat
e lugetërve a të satanave. Trenia e bëftë e djemve që i
ndjek pas
trilli i epsheve të rastit, sikur zbulon kënaqësitë e ndrydhura
të
mveshura me komplekse të ndryshme.
Të gjitha
këto motive i gjejmë në disa proza të Camajt, ku ka heronj
fatprerë
që janë mes dy zjarresh, hamenden, ëndërrojnë të paarritshmen
e
universit aksiologjik të personazheve të dikurshme, mallkojnë
prishjen
e lumturisë, s’përfillin doket dhe s’duan të bëhen viktimë të
joshjeve
të rastit. Komplekset e kësaj natyre janë të tejdukshme dhe
janë
thembër e Akilit për shumë heronj të Camajt, që lënë përshtypjen
se janë
të paformuar, euforikë, nuk e kontrollojnë veten, por në
fakt ata
janë arqetipa të cubave e të kreshnikëve që dinë t’ua vjedhin
zemrat
vashave me tipare të zanave e të orëve. Pikërisht ky problem
në
letërsinë tonë interpretohet si motiv i dimensionit mitik, por edhe
intim që
shpeshherë bëhet objekt i fatkeqësive shoqërore, fisnore, individuale,
por në
planin estetik e artistik duken se marrin karakter
katarsisi
(kullimi) të një poetike të ngrehinës së lashtë, e poetika e tillë
shkruhet
nga pena e Camajt.
Në
romanin e shkurtër “Pishtarët e natës” autori paraqet fatin e një
familjeje
malësore, që nis me përfshirjen e një game të gjerë të idesë,
grindjet
e vëllezërve përfundojnë me largimin e Nikës, që akuzohet si
kryegrinadvec
e mohojnë deri në skajmshmëri, për këtë rast të afërmit
e të
njohurit thonë: “ (…) e ka marrë e ama ndër ferra, (…) ashtë kopil!”
Veç kësaj
dileme mohuese në formë parodike, diskursi i tillë merr edhe
Yrjet
Berisha
76
një kahje
tjetër dyshuese: “Dikush i ka ba mëngji në djep, tue i fry në
fytyrë
dyshimin.” Pos këtyre ideve e dilemave absurde të lloj-llojshme,
shkon në
Fundinë dhe ua kishte marrë dorën punëve bujqësore, zënë
mend,
bëhet zemërgjerë, vdes i kënaqur mbi tokën e vet ashtu si vdesin
dragonjtë.
Këto dhe shumë fjalë miradie kishin pohuar vëllezërit e tij
vetëm pas
vdekjes.
Gjeneza e
grindjeve të familjes nis nga koha e: ” (…) vdekzotit të
shtëpisë,
të jatit të shtatë bijve.” në luftën e Jemenit, ushtar i paguar i Turqisë,
që të
blente tokë për bijtë. Vdekja e të atit në atë mënyrë ndikoi që të
bijtë mos
ta përmendnin me dëshirë: “(…) nuk ishte gja e lumnueshme të
vritej në
ballë të betesë një malësor i lirë dhe – për ma tepër i krishtenë,
tue
luftue për Turkun në Jemen!”27 Kulmi i “marrëzisë” qe ky akt. Por,
Nika
mendoi ndryshe nga vëllezërit. Këtë bindje e përfitoi kur arrin t’i
shijojë
frytet e tokës që e punonte, andaj edhe di ta arsyetojë veprimin
flijues
të të atit: “(…) se toka e bukës qenka sendi ma i çmueshëm për
njerinë!
Edhe jeta do dhanë për një copë tokë.”28
Këto
shtresa të sipërfaqes narrative paraqesin dilemën e jetës dhe
dimensionin
e qenësisë a ekzistencës, që është kompleks i hershëm i
këtij
universi akseologjik të personazhit në raporte me familjen e “anmiqsuem”
mes vete
nga rasti kur Kola merr lajmin e vdekjes së të atit,
kështu që
kur ai nis të zotërojë shtëpinë, punën e parë që bën është martesa
e Nikës,
por edhe atë e ndanë me pëlqimin e vëllezërve, qëllimisht
për t’iu
larguar sherreve e problemeve njëherë e përgjithmonë. Nika
vendoset
(internohet) në Gurra, një orë larg shtëpisë, në një kasolle në
vendin e
përbashkët të vëllezërve që e heqin qafës nga familja dhe ia
27 M.
Camaj: “Pishtarët e natës”, botoi ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996, faqe 9 – 10.
28 M.
Camaj: “Pishtarët …”, faqe 10.
PROZA E
CAMAJT
77
lënë një
pjesë të shtëpisë së përbashkët që në këtë mënyrë t’i shuajnë
grindjet
në familje e fis.
Në fillim
“ky, zot shtëpie i pavarun”, punoi punë të rënda dhe me
vullnet e
me forcë rinore, që më vonë hetohet edhe në shtimin e fëmijëve,
kur Lena
lindtte çdo vit nga një fëmijë. Lindjet e tilla përsëriten
edhe kur
ai jeton në Fundinë. Nika vonë pendohet se qe nxituar në atë
çast, kur
e kishte rrahur atë dhe kështu me kalimin e kohës pendohet
rëndë,
mallkon ditën kur kishte lindur. Me gruan shihen tri-katër herë
në vit,
ngaqë punon vazhdimisht, kështu që ara e tij qe më pjellore se
ato të
tjerat. Lena i mbron fëmijët, kur ata nuk punonin ashtu si duhej,
me të
shoqin flet urtë e butë: “ (…) ty të vijnë punët ma mire për dore!”
Mes
këtyre dilemave nis jetën e qetë me familje, jeton e punon i vetmuar,
falë
punës së suksesshme në Fundinë ai në fis bëhet sinonim i
suksesit
dhe fillojnë ta nderojnë bij e bija, gruaja, vëllezërit, fisi. Madje,
mu për
këtë e zonja e shtëpisë nuk e fsheh simpatinë, dashurinë, por
edhe
fillon të mburret me të, me pietet e kujton dhe ushqen mendime
e fjalë
të zgjedhura për njeriun e dashur të zemrës së saj që me krenari
e quan: “
zot të plangut”, e zot të zemrës. Kur dashuria bashkëshortore
përtëritet,
shpirtkëqijtë përhapin fjalë se Nikën e viziton një grua (që
merr hije
legjendash) që ai gjoja e kishte rrëmbyer forcërisht dhe marrëzisht
shuante
rreshkun e tërbuar për femrat e huaja nga edhe pas
këtij
akti arrinte t’i zbuste edhe i shkonin pas. Por edhe thoshin se: “
...nuk
ashtë grue me mish e me gjak (...), por Zanë mali!”. (…) “ Nika ka
ra në
dorë të ndonjë Zane.”, që atij ia ka nxjerrë palcën e kurrizit me një
gjilpërë
fyell dhe po ajo dorë e lehtë e Zanës ia ka zëvendësuar palcën
me një lëng
të ëmbël të bimëve të bjeshkës.
Yrjet
Berisha
78
Shpifjet
e kësaj natyre i kuptojnë edhe familjarët. Djemtë lëvizin
gurë e
drunj për të mësuar të vërtetën. Nika këtë e mohonte fuqishëm.
Ç’është e
vërteta Nikën e vizitonin komitë, udhëtarë të rastit, por jo
Zanat.
Djemtë e akuzojnë rëndë të atin. Lena kur e kupton të vërtetën
fillon ta
mbrojë, madje ndihet fajtore nga fakti se: “qenkam largue
burrit
tim, t’et të gjashtë fëmijëve të mij. Si? Ai gjallë nuk më ha!”Nga
ky çast
ajo nis ta vizitojë Nikën në Fundinë ku bindet vetë se ai ishte
njeri i
ndershëm, punëtor, gjahtar që u shet lëkurë kafshësh tregtarëve
shkodranë.
“Pas zbulimit të andjes për burrë, Lena dyzetvjeçare u lidh
për burrë
si lisna për gur e tokë.”29 Për dashurinë e prindërve fëmijët e
xhelozojnë
nënën, s’përtojnë ta quajnë të dale menç! Ata edhe të atin
“plak” e
fyejen. Pavarësisht nga këto bindje Nika është prind i ndërgjegjshëm
e i
kujdeshëm për familjen e vet. Djemve u blen tokë në Fundinë
nga fisi
i Arrasve.
Nika
është arqetip i njeriut të mirë e punëtor. Ai është viktimë e
shpifjeve
të shumta, zanafilla e të cilave fillon nga vëllezërit, djemtë, fisi
dhe
barinjtë trillues që nuk e duronin Nikën “bandil”, i cili qe bërë gaz
i botës,
sipas tyre. E vërteta ishte krejt ndryshe dhe këtë “fshehtësi” e
kupton së
pari Lena, e cila sheh se “Zoti i plangut” qe flijuar për familjen
duke
punuar ditë e natë, Ai ua kishte marrë dorën punëve të bujqësisë,
zejeve të
ndryshme, madje edhe lakonte hekurin. Nika, grindavec
i
dikurshëm, bëhet njeri i përgjegjshëm dhe i rëndësishëm për familjen.
Për këtë
atmosferë të fryrë e të pështirë ai filimisht shqetësohet,
por më
vonë bashkëshortja e tij e kupton të vërtetën dhe kur fillon ta
vizitojë,
ajo ndjehet si e rilindur; fillon ta dashurojë më tepër se kurrë,
29 Vepra
e sipërcituar, faqe .
PROZA E
CAMAJT
79
ndjehet
krenare që ka një burrë të tillë. Fryt i kësaj dashurie të përtërirë
është
shtatëzënia e vonë. Ai vdes duke punuar në Fundinë.
Novela
“Rrungaja në mars” trajton jetën e dy heronjve fatkeq, të
njohur e
të çmuar në mjedisin e vet: ata shquhen si luftëtarë të denjë.
Duan një
copë më të madhe të lirisë, duan t’i flakin doket patrialkale që
ua nxinin
jetën. Jera shqetësohet se femra e ndryrë brenda një shtëpie,
që ajo e
quan shpellë, jeton si është më keq. Zërin e saj nuk e dëgjon
askush
dhe injorohet. Doket e akullta me borë bjeshke mundohet ta
thyejë
fillimisht në shtëpi, pastaj merr guximin që këtë ta bëjë edhe
në log
burrash. I ati me shpirt të venitur i gëzohet vajzës, sepse që ia
zëvendësonte
mallin për një djalë që Zoti nuk ia gëzoi prehrin. Veprimet
e Jerës
nuk u pëlqenin malësorëve, andaj mu për këtë çështje e
këtë ide,
novela merr sipërfaqe të universit aksiologjik të personazhit
që futet
në embrionin e problemeve patriarkale të malësisë.
Jera në
kuptimin ideor, psikologjik, sociologjik, antropologjik do
ta thyejë
botën mesjetare në atë vis. Në këtë mënyrë kërkon liri më
të madhe
edhe për gjininë femërore, jetë më të mirë për malësoret.
Megjithkëtë,
barrë të rëndë mban mbi shpatullat e brishta që në krah
të
djathtë ka intelektualin e ri: Dakun, bashkënxënës në qytet që mundohen
t’i hapin
sytë vetë, në Malësi. Të rinjtë e kanë vështirë t’iu largohen
dokeve e
rregullave absurde, mesjetare.
Novela
“Rrungaja...” e Martin Camajt, sipas sipërfaqes së diskursit,
ka një
gërshetim idesh që e lidhin me veprat e tjera që ndryshe quhen
metatekst.
Në fabulat e tyre ngritet problemi i njëjtë, por niveli i tyre
pasqyron
këndin e ndjenjave vetjake e të çiltër të filizave të rinj që rriten
mes
lisave të ashpër e shkëmbinjve me myshqe, me ulurimë ujqish
por që
edukohen e arsimohen në qytet.
Yrjet
Berisha
80
Idetë e
tilla të ndeshura a të gërshëtuara në këtë mënyrë shpeshherë
janë një
sprovë e madhe kundërshtuese për gjendjen kaotike izoluese
të
banorëve nga mungesa e rrugëve dhe largësia me qytetin, motin e lig
që është
i barabartë me të jetuarit në mesjetë a në gjendje të jashtëzakonshme
a të
luftës që e kishin rrethuar shpesh malësorin tonë. Dhe jo
rastësisht
s’ndodh rrokullisja e Dokut me ortekun e borës në shoqëri
me ujq.
Këto personazhe marrin përmasën e arqetipit të kreshnikëve.
Fundi i
tij e i ujqve është një lojë tragjike që jo rastësisht shoqërohet me
ta.
Miqësi me ujq e egërsira kanë pasur vetëm kreshnikët.
Emocionet
e Jerës e të Dakut janë të sinqerta dhe ndjejnë simpati
për
njëri-tjetrin, mirëpo veprimi i tyre ka një si shtytje herë të vrullshme
e herë
tejet inerte nga të dy palët. Djaloshi shpeshherë mundohet
ta bëjë
për vete vashën, por në rastet e fundit heq dorë nga aventurat
e tilla,
ngaqë edhe vetë e kuptoi, se s’duhej të nxitonte, sepse ende
ishin të
rinj. Në disa çaste ai shtytet nga gjaknxehtësia. Duket se rrebe
e denjë
të djaloshit brutal. Por ka raste kur është gjakftohtë dhe i përmbajtur,
këtë
bujari ia imponon bukuria e mençuria e vashës e re. Vasha
e kupton
krejt ndryshe botën e tij. Liria e tepruar e vashës në Malësi e
vë në
dilemë djaloshin, i cili trembet se bredhjet e saj vetëm nëpër mal
mund të
marrin fund duke u rrëmbyer forcërisht nga ndonjë njeri, pa
pyetur
fare për moshën e saj, ngaqë në Përtejqafë mungonin femrat,
prandaj
ai në mënyrë të posaçme vashën e ruan e kujdeset, por në fund
ai nuk e
gëzon atë. Në fund ajo do të vuajë shumë pas zhdukjes së tij,
nga
orteku i borës.
Novela
është shkruar në formën e poetikës reale. Idetë e ngritura
në këtë
tekst letrar kanë stil emocionues që pasqyrojnë vetëdijen e
banorëve
të zhytur në doke, andaj jo rastësisht diskursi i quan njerëz
PROZA E
CAMAJT
81
të
pashtëpi, turra plangjesh, pa dhoma në hapësirë, që ndezin zjarr
flakadanë
sa për t’u ngrohur njëzet veta. Ideja e autorit në novelë është
të bëjë
përhapjen iluministe që do të nxjerrë nga jeta mesjetare ata
banorë që
banojnë si në një kontinent të harruar dhe me ligje shumë të
lashta.
Protagonistët janë përfaqësues tipikë që flijohen për të qenmen
njerëzore;
janë arqetip të qëndresës, arqetip të dashurisë platonike,
që në
fund dashuria e ndaluar u hakmerret të dyve. Në fund, ajo i rri
“besnike”
djaloshit, s’martohet pas vdekjes ë tij.
Shpirti i
Lushit ka urrejtje për katundin Buzëlumë, sepse ai kishte
bindje se
ai katund u bë shkaktar që i biri vdes, gjoja për të shkuar te
ajo.
Jerën e mundon kompleksi se përse nuk i flisnin banorët e Përtejqafës.
Lot nuk
nxjerr edhe kur i vdesin familjarët, meqë lot të tillë
s’kishte
nxjerrë kur i kishte vdekur i dashuri. Ajo vdes e moshuar.
Poetika e
kësaj novele ndërtohet nga një paradoks: heronjtë e arsimuar
bien pre
e banorëve të cilët i urrenin, sepse ata nuk dinin të
përkuleshin
para stuhive të dokeve, ishin “mish i egër” në trupin e tyre.
Ajo ishte
vashë me shumë motra që sapo nis të arsimohet në qytet fillon
e i
përbuz paragrafët e ngurtë të një sistemi robërues dokënor, andaj
edhe si e
re dashurohet për t’iu kundërvënë dokeve.
Jeta e
tyre ishte tepër e rëndë, gjë që ai parandjenë se vendi malor
do t’ ia
hajë kokën. Kjo ide, sa fatale e tragjike, është kryefabulë. Kjo ide
mbetet të
shqyrtohet në ishte jeta proces natyror a sprovë e kohës, jetë e
hapësirës
së njerëzve me botëkuptime të ndryshme. Ngrehina e tillë letrare
nis nga
jehona e fuqishme e një diskursi me timbër të veçantë, që
shkel në
tabanin e traditës së përrallave tona të lidhura me malësorin
e ujqit.
Novela duket se ka brumin e një legjende që përfundon me faYrjet
Berisha
82
talitetin
e dashurisë platonike. Bota e të rinjve fundoset ende pa filluar.
Aty
marrin fund emocionet dhe aty hapen plagët e pashërueshme.
Veç
këtyre karakteristikave ideore, novela merr pamjen e legjendave
me ujq,
që janë sinonim i miqësisë së kreshnikëve të lashtë. Ujqit
në këtë
rast simbolizojnë forcën dhe ngriten kundër pabesisë, lajkave,
dredhive.
Fundi tragjik në novelë (është sipas poetikës tipike strukturaliste)
kur i
shkaktohet nga një fuqi e madhe e natyrës që duket se
del nga
mesi i tokës e i ngjet shkundullimës së kuçedrës nëntokësore
që me një
të lëvizur zhduk kundërshtarin e vet: Dakun që është një arqetip
i Dragoit
dhe i mallkuar nga të tjerët, sepse guxoi e theu traditën,
nëpërkëmbi
doket; foli haptas për gjëra që ata nuk i kuptonin, u mbante
ligjërata
për mënyrën e jetesës, sjelljet njerëzore etj.
Proza
poetike “Dranja”, parë nga trajta e të shkruarit është në formën
e
tregimeve të shkurtëra, që ka ngjashmëri me lirikën. Kjo prozë poetike
ndahet në
tri pjesë nëntituj. Në vepër shfaqet madrigali klasik që
origjinën
e ka te vargjet pastorale klasike italiane. Subejkti i saj është
ky:
kostarët e gjejnë një breshkë, mbi shpinën e së cilës shëmbllen se
është
mbështjellë një gjarpër, por ajo në fakt është rrashta e breshkës.
Njëri nga
kostarët breshkën e pagëzon Drane, nga emri Drandafile, që
shkurtimisht
e quajnë Dran: e - ja.
Breshka
sipas mitologjisë popullore ka nam të keq dhe quhet pula e
dreqit,
me shtrigën e kaluar mbi shpinë. Nami i keq i vishet nga koha
kur asaj
i troket një mik në shtëpi, heq vorbën e mishit nga zjarri për
të mos ia
hëngër ai. Mirëpo, kur natën e kap uria, mishin e hanë vetëm
dhe
Perëndia atë çast e ndëshkon duke ia ngjitur vegshin në shpinë. Në
mëngjes
turpërohet dhe kështu sa herë e sheh dikë të huaj, e turpëruPROZA
E CAMAJT
83
ar fsheh
kokën nën rrashtë. Ajo akuzohet se është parazite që njeh dy
stinë:
dimrin e verën.
Për këtë
vepër letrare mendohet se ka përmbajtje dokumentare.
Autori e
ka shkruar duke futur në përdorim simbolet dhe mëton ta
paraqesë
botën e vet, vështërsitë, tragjikën e Dranjes që bredh në fushë,
vërri,
male, brigje, gjatë dimrit hyn nën tokë. Breshka përjeton
shtatzëni
pas përpjekjes së shtatit me Blerimin, por të njëjtën ndjenjë e
përjeton
kur në qafë i mërdhezet lëkura, që i duket si therje blete, që ia
bën
breshkani. Ajo i lakmon njerëzit e dhitë që me dhëmbë të mprehtë
përpinin
fletët e lisave.
Dranja
konsderohej kozmopolite, sepse kupa e rrashtës së saj i ngjan
gjysmës
se rruzullit të tokës me ngjyra e raca të ndryshme. Rruzulli
në thelb
ka zemrën e një breshke. Në rrugëtimin e vet Dranja mbërrin
në
tempullin e Afërditës, aty ku arkeologu kryen gërmime e zbulime,
që
dijetari e krahason si lterin e flijes, ku dëshmon se ajo është dhease,
jo
endacake (lexo autoktone). Autori e quan frymor, që parim jetësor
ka
shqisat e përgjysmuara mes ndiemit, ecën duke prekur, lind pa
dhembje.
Aftësia e saj është të mos krijojë kufij me askënd, s’ankohet
për dhimbjet
e vogla, s’grindet me moshatarët kryethinjur, s’shkon me
dikë në
dasmë a mort etj. Breshka e popullata e saj nuk i bie në sy
askujt.
Për ato s’shkruan shtypi, as s’jepen lajme, tregtohen. I shoqi i saj
ishte
breshkani që lakmon shoqërinë e femrave të tjera, por ajo i ndal
hovin,
etj.
Dranja
është e lirë në verë, kurse në dimër gjen strehim nën tokë. Në
pranverë
del nga nëntoka. Dimrin e kalon në tokën e terur në gjirin e
Drinit,
nën rrëzat e shkëmbit. Ajo kishte provuar të hynte në kopshtin
zoologjik,
por “nuk e kaloi provimin”. Kurse motra e saj aty bën jetë
Yrjet
Berisha
84
komode:
“Sa zgjohet prej gjumit në pranverë, e pret fleta e sallatës së
njomë,
rritë nën qelq, dhe pi ujë në pjatë.”30 Kurse breshka fqinje greke
është e
përkëdhelura e botës, ajo shihet me sy të mirë kurse injorohet
Dranja
shqiptare. Arti i ligjërimit aludon në gjendjen tragjike të popullit
tonë. Ajo
ruhet të mos bjerë në shpinë se kështu i kërcënohet mbytja
e
zhdukja. Kur lind është e lodhur, ecën “fare e shtypur përdhè”, kështu
i vjen
fundi pa qenë e zonja për të gërryer cipën e dheut në mënyrë që
t’ia hapë
varrin vetes.
Dikur
jeta e saj vazhdon e ekspozuar në asht, nga tregtarët e ndryshëm
në Alpe e
gjetiu. Disa autorë të lashtë s’lënë pa shkruar për
të.
Homeri shkruan në mënyrë hiperbolike, se: fara e saj rrjedh nga
përbindësh
katallajë që kanë trajtën e saj. Në kohën e re ajo del ashtu
si e
përshkruajnë tërë librat. Por edhe ruhet në dhomë nga zoti i saj që
kujdeset
për atë.
Autori në
këtë prozë poetike përdor mjetet artistike si: ironinë,
alegorinë,
sarkazmin, hiperbolizmin etj., që i japin formë të pëlqyer
“Dranjës”
së shkruar në formën klasike të madrigalit, por ky tekst është
i shkruar
jo në poezi, por në prozë. Autori me qëllim të caktuar e tejet
të
tejdukshëm parodizon breshkën Dranjë që s’është thjesht breshkë,
por është
njeriu ynë, e teksti i tipit dokumentar. Ideja e tij është përdorimi
e fuqia e
simboleve, figurave, metaforave, metonimisë të pasqyrojë
kaosin në
të cilin gjinden banorët e shtypur e të shfrytëzuar deri në
palcë të
kurrizit. Vetëm në këtë mënyrë mund të lexohet e interpretohet
teksti
letrar i kësaj proze poetike, që autori e ka shkruar duke patur
kujdes në
zgjedhjen e fjalëve.
30 M.
Camaj: “Dranja”, Vepra e 3, botoi ShB ”Apollonia”, Tiranë, 1996, faqe 52.
PROZA E
CAMAJT
85
Teksti i
“Dranjës” ka raste kur i ngjanë poetikës së tregimeve të
shkurtra
të H. L. Borhesit, shkrimtarit realmagjik nga Amerika Latine.
Shikuar
në pikëpamje të mënyrës së poetikës, autori ironizon sistemin
e
korruptuar të një shoqërie absurde.
Mbase do
të ishte jo e drejtë të heshtnim për të gjitha këto ide të
hedhura
në letër nga shkrimtari Martin Camaj, që u mundua të konceptojë
universin
e ideve, sipas parametrave të tij që ishte çështje tejet
e
ndieshme. Ai ka një pasqyrë të qartë për kohën e hapësirën që trajton
ashtu si
ia merr mendja atij që s’dëgjon për imponime e detyrime. Tekstet
e
servuara të zyrtarëve partiakë fare nuk i përfill. Ai i shkroi veprat
e veta
mbështetur në logjikën e kulturën e tij, të dalë sipas idesë së tij,
që
qëllimisht i neglizhon burimet “zyrtare” dhe u jep frymë teksteve
të tij që
kanë logjikë të fshehur brenda mendjes së thjeshtë të njerëzve
të
rëndomtë që nuk përfillin politikën e ditës, intrigat e ardhuara nga
qyteti,
etj.
Veprat e
këtij autori portretizojnë të gjitha format e mundshme të
disidencës
që janë të lidhura me problemet njerëzore, historike, etnografike,
biologjike,
psikologjike, etnografike etj., që i paraqet figurshëm
në kompozicionin
artistik idetë e të cilave edhe janë të afërta me
nivelin
estetik.
Yrjet
Berisha
86
III.
Kompozicioni
Karakteristikë
e përgjithshme e prozës së Martin Camajt është se
mëton që
në faqet e saj, dimensioni i shtresës së fabulës arrin të
modelojë
artin tonë. E veçanta e veprave e tij është arti i ligjërimit që
ndërtohet
me semiotikën e sipërfaqes së komopozicionit të shtruar
urtë e
butë, me natyrën tipizuese të jetës së malësorëve tonë që nis nga
dhjetëvitshi
i fundit të shekullit nëntëmbëdhjetë e deri në futurizmin
e vitit
2335. Këtë diskurs e gjejmë në novelat e romanet e këtij autori
të
shquara të letrave tona. Në aliteracionin letrare arti i këtyre veprave
ka
kontura e sekuenca të ndërlidhura me përmasa praktike, sferë faktografike,
alkimi
shkencore, aritmi kundërthënëse shoqërore, harmoni
të
konstruktuar, sipas planeve të krijmtarisë letrare.
Shikuar
në këtë kontekst, korpusi kryesor i prozës së tij trajton
doket e
traditës sonë që marrin pamje nihiliste nga vlerat e një rendi e
një klase
shoqërore, shpeshherë edhe të banalizuara e të konzumuara
a të
shitura lirë nga sistemi totalitar, i cili ia arrin qëllimit duke luftuar
me çdo
mjet e formë. Parodia e tillë sikur derdh dellin e nervin e artit
të
ligjërimit me një nivel të kompozicionit që vë në peshojë sipërfaqen
e artit
të mbeshtetur në horizontin dhe kontingjentin e pakuptimtë të
diktaturës
totalitare që shpërfaqet në forma të ndryshme si monstrum.
Ky autor
prozën e komponon në thellimin e formës së tekstit letrar
që i
nënshtrohen nivelit të narracionit të skajshëm të pasqyruar në
PROZA E
CAMAJT
87
retrospektivë
e perspektivë. Në këtë korpus gjejmë ide e personazhë
të
ndryshëm. Autori i këtyre veprave letrare ka arritur që në këtë nivel
artistik
të formojë syezheun, botën origjinale mbështetur në kodin e
artit, që
më tepër është produkt i një pune kërkimore e hulumtuese nga
përvoja e
artit oral, i huazuar edhe nga analet tona që kanë vërshur në
etër ose
edhe janë publikuar me pompë e më lëvdata të shtruara, me
ndriçim
parajësor dantesk pak edhe me vokabular premtues e të kotë
që t’ia
mpinë mendjen lexuesit. Prozat kanë fushën e gjenezës së perceptimit
harkor
sintetikë letrar që enda e saj burim kryesor ka rrëfimin
e njohur
verbal, që është në funksion me format e kristalizuara të metodave
bashkëkohore
të artit, që kështu sendërtohen novelat e romanet
e
ndryshëm të këtij autori. Vetëm mënyra e tillë mban kurreshtjen e
përheshme
të lexuesit që janë të lidhura ngusht me idetë, kompozicionin
dhe shumë
elemente artistike.
Zona
kompozicionale e këtyre prozave ka personazhe, që rëndom
në këto
materiale shfaqen si bartës kryesorë të idesë që janë pjesëmarrës
të
sekuencave ku ballafaqohen në zhvillimin kryesore të idesë së
prozave
në përgjithësi. Kështu edhe shfaqen një mori elementesh artistike,
personazhesh,
që s’duhet nënçmuar, cilësitë, karakterët, veprimet
e tyre në
mjediset ku jetojnë, tok me hallet e tyre që kështu ndihmojnë
ndriçimin
a veprimin artistik, të mishëruara me jetën, njerëz, idetë e veprave
me tekst
korrespondues a njëjtësimi i teksteve që ndryshe quhet
nëntekst.
Kështuqë, veprat letrare rrinë afër së qenmes së tekstit me
përmasë
nacionale, që në këtë formë i bënë sfidë diktaturës së kohëve
e
sistemeve të ndryshme, aty ku zien e përzien dukuri e fenomene të
ndryshme.
Kodi i tillë shquhet nga sipërfaqja e diskursit konstruktuese
e tekstit
nga univerzumi aksiologjik a thënë ndryshe; shfaqen probYrjet
Berisha
88
leme
etike të personazheve ku vlerat e tyre jetësore përfshihen në sferat
e ideve
dhe psikologjisë autentike.
Proza e
Martin Camajt, shikuar në pikëpamje tipologjike dallohet si
fenomen
letrar, estetik, teorik, imponohet të kundrohet, sipas formës
interpretuese
kritike që i nënshtrohet a vrojtohet në pikëpamje të zhvillimit
të artit
që ka elemente të ndryshme të strukturës së romaneve
që
sendërtohen me art të poetikave të ndryshme. Arti i tillë mundëson
komunikimin
dhe interpretimin e ngrehinës letrare në mënyrë të harmonishme
dhe me
korrektësi. Kështu, parë në kontekstin semiotikë,
arti i
ligjërimit ka një sipërfaqe të procesit të posaçëm që kanë gërshëtim
të
vazhdueshëm me elemente të ndryshme që kanë hapësirë në
të gjitha
pikat referuese të temave, ideve, kompozicionit që përfshinë
çështje
dominuese në planin artistik, estetik të një teksti, a të një krijmi
që
ngritët në stadin e një vepreje të mirëfilltë të artit. Arti i tillë i thurur
mirë
përcakton praninë e nëntipeve që nisin nga një bazë orientuese e
qartë,
tipizuese e poetikës së romanit, materiali a teksti letrar i përmbahet
një
shkolle, me një strukturë të veçantë, por edhe të një sistemi përcaktues
me
përdorim të shenjave që kanë dinamik e harmoni mes veti.
Romanet e
Martin Camajt, komponohen duke i nënshtruar sistemit
tipizues
të temës, sepse korpusi i tyre ka orientim sfidues ose që kalon
nëpër
shtresa të ndryshme të fabulës që shfaqen në paratekste që
ndriçohen
nga tekste të mundshme anale (publicistike), që më shpesh
edhe ky
kod ironizon pjellën monstruoze, siç ishte diktatura, e marrëzitë
e tyre në
romanet: “Djella”, “Rrathë”, “Karpa”, novelat: “Katundi
me gjuhë
të fshehtë”, “Gjon Gazulli”, romanet (e shkurtër) shoqëror:
“Pishtarët
e natës”, “Rrungaja në mars”, por edhe romani i tipit psikologjik;
“Rrathë”.
Kurse “Karpa”, e “Katundi i fshehtë”, ka poetikën
PROZA E
CAMAJT
89
e prozës
me elemente letrare moderne, që janë shtresa të bollshme
të
poetikës perëndimore. S’duhet harruar, se pjesa dermuese e këtyre
teksteve
fiktive, kanë kopozicion me dimensione sociale, etike, etnike,
filozofike,
antroplogjike etj. Në këtë rast duhet bërë edhe një rigrupim
në formën
e të vrojtuarit të përkatësisë, por edhe në bazën e hapësirës
së
mjedisit ku edhe vendosët modeli i romanit, si e quan Veleku, që,
ndryshe
merr një kategorizim të ri ku ndryshmet modelohen si romane
urbane e
rurale. Diskursi i tillë i nënshtrohet punës kërkuese
e
laboratirike me këmbëngultësi në pasurimin e artit të ligjërimit që
merr
formën dalluese fishkëlluese, thumbuese, përqeshëse, shakaje,
shuplakosjeje
e vlerave të dyshmta të një shoqërie me mjedise të izoluar
dhe tejet
provokuese.
Një
teorik i njohur i letërsisë M. Solar, në një studim të tij paraqet
parimet
sinkronike të tipologjisë së romanit që i ndanë në tri grupe
kryesore:
në frymën realiste të shekullit nëntëmbëdhjetë (XIX), antirealist
a të
ngjajshëm me romanin modern dhe, së fundi; romani i letërsisë
argëtuese
që është i lidhur ngushtësisht me romanin realist.
Kështu në
bazë të parimeve të tipologjisë së dy grupeve të para janë
shkruar
edhe romanet e Martin Camajt. Në grupin e parë, atë të tipologjisë
traditës
realiste, hyjnë romanet: “Pishtarët e natës”, “Rrathë”.
Kurse në
grupin e dytë; hyn tipi romaneve modern në të cilin tip bëjnë
pjesë dy
romanet: “Djella”, “Karpa”, novela e shkurtër: “Katundi me
gjuhë të
fshehtë”. Kështu përmes kësaj hapësire kompozicionale dallohet
kjo prozë
e gjatë, që tërë arkitektura e këtyre teksteve letrare, ndërtohen
nga
semiotika e metateksteve. Arti i ligjërimit harmonizon përmasat
e
korpusit të kompozicionit si shenjë përsëritëse e elementeve
artistike
e estetike, që kështu marrin ndarje të dukshme të romaneve
Yrjet
Berisha
90
me
tematikë nga rrëfimi si modalitet dhe rrëfimi i zonës së personit
historik,
pa u larguar nga karakteri social, pa ia kthyer shpinën univerzumit
aksiologjike31
të personazhit si qenie njerëzore që mbështetën në
zonën e
karhut të procesit të konstituimit autogjenetik e atij universal.
Këto
romane duket se janë shkruar nga përvoja e veçantë që një kategori
receptimi
ka dimension amlugiuteti a polisemik. Në këtë kontekst,
reagimi
strehohet në segmentin e strategjisë estetike. Kështu, parë nga
kuptimi i
modelimi implicit i lexuesit të rëndomtë, këto romane dallojnë
mes veti.
Ashtu si
thamë më sipër “Pishtari…”, si tekst e si strukturë i përket
artit
modelues së poetikës reale që herë pas herë me këtë tekst letrar
vërshojnë
sekuenca magjike e fantastike (; kur kihet parasysh provienca
e arealit
të zanave, Nikë, zejtarët shkodranë, kanë vizone se ai është
kreshnik).
Romani i vëllimshëm; “Rrathë”, në brendësi ka modelin e
tekstit
real mbarshtruar me kompozicion parabollik, diskursi i të cilit
është i
vërshuar nga areali i rrotllave, dimensioni nacional me poetikë
nga
mitologjia e folklorit tonë, karakteristikë kjo shumë e hershme e
artit të
romanit. Romani “Djella”, dallon rrënjësisht, nga i pari, ai ndërtohet
nga një
model i zhdërvjellët i romanit bashkëkohor, korpusi i
të cilit
është komponuar sipas një moduesi të huazuar nga metateksti
lirik si
formë e njohur e poetikës së romaneve moderne europjane
(“Ulisi”,
i Xh. Xhojsit ka modus të prozës, poezisë, dramës). Rrugë të
tillë
ndjek edhe prozatori i ri i asokohshëm Martin Camaj, kur e botoi
romanin,
që kritika jonë në Diasporë e priti mirë.
“Karpa”,
është njëri ndër romanet më të mirë. Vepra ka katër kapituj,
shkruar
në formën e tregimeve mund të kuptohen si nëntituj të
31
Disiplinë e filozofisë që me problemet etike dhe vlerat jetësore.
PROZA E
CAMAJT
91
posaçëm.
Ky roman është i fundit që shafqet si vepër e kulminacionit të
pjekurisë
artistike e estetike, skalitur me një gjuhë të pasur me simbole
që në
këtë formë manipulon me ngrehinën letrare, që vë një urë lidhëse
me
estetikën, kritikën e studiuesit e letërsisë.
Ndërkaq,
novela e shkurtër: “Katundi…”, është një prozë (e tipit
prozës së
U. Foknerit,) brenda së cilës shfaqet arti i ligjërimit në formë
trascendentale;
ku në këtë material letrar gjen hapsërirë ringjallja e
modelit
të univerzumit aksilogjik të personazhëve që marrin shenjat
dalluese
të kodit zbulues a të kodit hermeneutikë ku edhe paqësohet a
ndërlidhët
procesi libdos platonike (i rinisë) që disi merr hapësirë në
ndërdijen
autogjenetike të një zgjimi të libdos ( në pjekuri) me ngjyra
autentike
paksa neoromantike në një hapësirë të zymtë e të harruar
arbëreshe.
Veç këtyre
cilësive të thëna shkurt e qartë, arti i këtyre romaneve të
Martin
Camajt, padyshim se ka elemente të përmasave e të parimeve
tipologjike
të konstruktuara në formë paralele a të shkallë-shkallshme,
në
strukturën e tyre, diskursi i të cilave zë fill nga bota a jeta e arealit
perceptues
dhe reprodukimi përcaktues i ngritur në sipërfaqen e
modelit
me monolog të brendshëm dhe me teksturë të mbështetur në
interes a
zhvillim të shtresave të ndryshme të artit e të kodit vendimtar
a
proairetik
Teorikët
e estetët e letërsisë që në poetikën e prozës artistike hulumtojnë
artin e
saj, në këso raste rëndom bazohen edhe në sipërfaqen
konkrete
të këtij arti, që vështron hollësisht arti i ligjërimit, në
paraqitjen
e protagonistëve dhe universin e etnogjenezës së lidhur me
hapësirën,
në kuptimin filozofik, psikologjik, antropologjik etj. Autori
kështu
vepron thuajse në të gjitha romanet e novelat e veta. Dhe në një
Yrjet
Berisha
92
zonë a
kategori tjetër, vendosën banorët që janë pjesë përbërëse e atij
areali a
e asaj orbite hapësinore e tekstit fiktiv fisnikëruar me metatekst.
Ndarja,
shkëputja mes veti e këtyre çështjeve në mënyrë cezarik nuk
mund të
bëhet, ngaqë këto vepra arti dallojnë mes veti sipas poetikës
së tyre
që kanë modele të ndryshme konstruktimi ose edhe më shpesh
këto
vepra sfidojnë fakturën e interesin e peripecive.
Parë në
kontekstin e sferës konkrete, romanet e novelat e Martin
Camajt,
ndahen a katogorizohen edhe në pikëpamje të fushës së transferimit
rajonal a
të visit, por edhe në fushën personale a të univerzumit
aksionlogjik
të personazhit, në mjedis shoqëror etj., që vëhet në sprovë
e qenmja
a ekzisteca e këtyre kategorive a fushave, që lirshëm diskursi
skicon a
ilustron kategorinë e parë (universin akseologjik të një personazhi)
me
mjedisin tjetër atë të; (universit akseologjik univerzal) që
veç
tjerash edhe plotësojnë njëra-tjetrën. Teoriku e esteti bashkëkohor
gjerman;
Volfgang Kajzeri32, në një studim të tij parimet e tipologjisë së
romanit i
ndanë në tri nëntipe: romani i ngjarjeve (Geschehnisroman),
romani i
figurës (Figurenroman) dhe romani i hapësirës (Raumroman).
Kështu,
këto nëntipe lexuesi do t’i has edhe në veprat e tij që
variojnë
në të gjitha nëntipet e sipërshënuara.
Shkrimtari
i arsimuar e i edukuar në shkolla letrare moderne
botërore,
s’ka mundur të qëndrojë duarkryq para poetikës bashkëkohore
perëndimore.
Kështu për t’u ilustruar ky pohim vlen të përmendim
se
romani: “Karpa”, ka një arkitekturë e një formë fare të re
të
diskursit. Me këtë roman autori radhitet, në mesin e romansierëve
më serioz
në poetikën tonë moderne. Këtij tipi të romanit i shtohet
edhe
novelat: “Katundi me gjuhë të fshehtë”, “Shkundullima”, pa harru-
32 Z.
Shkreb – A. Stamaq: “Hyrje në letërsi”, botoi “Libër ”, Zagreb, 1986 faqe 365.
PROZA E
CAMAJT
93
ar edhe
sprovën e tij të parë letrare, romanin ;”Djella” etj., që edhe këto
krijime
artistike, hyjnë në prozën artistike të të shqiptuarit modern të
tekstit
letrar.
Në këto
romane e novela, diskursi është i kultivuar dhe ka një semiotikë
të
fshehtë, alegori, ironi etj., që shtrihen në fusha aktualogjenetike
që po nuk
u lexuan me kujdes, tekstit i humb fija e logjikës. Autori
i jep të
drejtë narracionit që të manipulojë me subjektin dhe sipërfaqen
e
kompozicionit, me universin akseologjik të personazhëve, me arsenalin
semiotikë
të njohur ndryshe edhe si elemente artistik që veprat
letrare
krijohen veçëse përmes këtyre formave filologjike imagjinative.
Sekuencat
e tilla nisin nga sendërtimi i poetikës me ngjyra psikoanalitike
dhe me
shtresa të thella filozofike ku edhe e kanë zanafillën por
edhe
dalin në shesh shumë modele arti me sprova të ndryshme komponimi
të
ngrehinës artistike që kështu sheshohen kodet e njohura e
të
panjohura të sfrocuara në universin akseologjik të personazhëve që
janë
krijime të imagjinatës së autorit.
Të gjitha
elementete artistike të pranishme në roman marrin formë
konstituive
dhe të paluhatshme që në këtë mënyrë hyjnë në veprim dhe
bindshëm
kryejnë mesazhin e tyre të ngritur në nivelin e artit nga laboratori
artistik
eksperimentues. Veprat e tij ndërtohen nga një shtresë
kompozicionale
e re, pa u larguar nga poetikat e së kaluarës. Ka raste,
kur
fabula e kësaj proze zhvillohet në ndërdije, në monolog, por edhe
në dialog
tejet ekspersiv. Bota a universi aksiologjik i personazheve
shquhet
me rreze të ndryshme meditimi e veprimi në kohë e hapësirë
të
dukshme e me interes.
Kështu
proza e tillë merr formën e një ngrehine artistike që efekti i
saj është
më i pëlqyeshëm ashtu si e kërkon edhe hapësira e të jetuarit
Yrjet
Berisha
94
që
zhvillohet në konstrukte të reja e te veçanta, që zbatohet me poetikën
e
shqiptimit modern vetëm në veprat e autorëve të njohur. Por ka raste
kur
semiotika e kësaj proze herë-herë ka shtresa të ngjyera në arealin e
lojës së
fjalëve (a me rrotlla), anekdota, përralla, tekst magjik, balada,
lirikë,
ep, këngë etj. Arti i këtij teksti ndërtohet me ngjyra medituese e
asociative
që kështu poetika e kësaj proze përfundimisht merr formën
e romanit
të rrjedhës së ndërdijes, sikundër është romani (“Karpa”)
poetika a
modeli i të cilit është ekzemplar i rrallë, jo vetëm i letërsisë
sonë, por
parë në kontekst krahasues edhe në letërsinë botërore.
Arti i
këtyre veprave shtytet e kodifikohet në pozicione të posaçme
të
natyrës së poetikës moderne, që bindshëm e me logjikë di t’i adoptohet
formës së
artit ligjërimor që ndërtohet përmes zonës imagjinative
që futet
në horizonte e labirinthet e pyllit narrativ si thotë Eko, a në
rrathët
aventuristik, bredhës, dantesk, etj., evolon narracioni i ngjeshur
si modus,
si zë, si kumbim i largët, si kohezion33 i pasigurt etj. Andaj
përmes
këtyre shenjave e modeleve të pyllit të sipërfaqes së diskursit,
shtrohet
plani montues i semiotikës së ngrehinës artistike që mbështet
në mite e
legjenda tona (por edhe në letërsi të huaja), autori konstrukton
botën e
veçantë të universit aksilogjik të personazheve me shenja
dalluese,
që ndryshe quhen; emra, të disa llojshëm për t’u fshehur nga
diktatura.
Shqiptimi i tillë duket se është monoton, dhe merr shtytje
përmes
çasteve absurde e në shtresa të tilla të gjitha këto materiale të
ndryshme
të fabulës komponohen këto proza.
Përmbajta
e romanit ka ide të paimponueshme, që kjo bindje fitohet
duke
qëmtuar zhvillimin e konstiuimin kompozicional të ngrehinës
letrare
të cytur në gjetjen e formës karakteristike e origjinale në
33
Bisedë.
PROZA E
CAMAJT
95
shkrimin
e tekstit dominat që kundrohet, shijohet, peshohet nga receptimi
i
rëndomtë e heterogjenë. Krahas këtij konstatimi të qëllimshëm,
të
nxitimthem dhe provokues; veç tjerash Martin Camaj; është
njohës i
rrallë i epikës, lirikës, mitit e folklorit tonë, a thënë në përgjithësi;
i
letërsisë popullore (në veçanti asaj të Shqipërisë Veriore e të
arbëreshëve)
shqiptare që është e lashtë.
Konstatimi
ynë, mbështet në arkitekturën e veprave të këtij autori që
letërsia,
kultura, tradita jonë është ngritur përmes funksionit të tekstit
simbolik.
Fushë kjo e njohur, dhe e studiuar nga autori, që ishte rritur,
edukuar,
e mbase i ka ditur përmenq dhe më në fund edhe i ka zbatuar
në këto
romane e novela, epin, këngët, rrëfimet, materialet e pasura
orale të
malësorëve, etj. Të gjitha këto visare malësore janë çështje vendimtare
të
pasurisë intelektuale e materiale nga trashëgimia jonë që ia
kanë
mundësuar autorit të formohet si mjeshtër elitor, duke kultivuar
me
fanatizëm artin që shqiptohet fuqishëm nga një gjuhë e gërmuar
thellë në
thesarin e hershëm dhe të pashfrytëzuar e të pazbatuar në
zonat e
vonshme të kodit të poetikës e të artit të ligjërimit që here-herë,
nis në
gjini të prozës dhe marrin tharmin e vargjeve të lirikës, por edhe
me
shtresa të monologut e dialogut të dramës me laryshinë medituese
e tekstit
filozofik.
Kështu
kritikët tanë bashkëkohorë e kanë gjykuar mjaft kompozicionin
e veprave
të tij. Lidhur me të kanë shkruar Ernest Koliqi,34 Arshi
34 Ernest
Koliqi: në Pasthënie të romanit “Djella”, të Martin Camajt, botuar nga ShB
“Apollonia”,
Tiranë, 1996, faqe 146 shkruan kështu: “Djella e Camaj-t, tue i u shamngë
guximtarisht
çdo konvencjonalizmi shtinjarak e tue na vizatue me pendë mjeshtrore
bukurit e
shembtimit e nji pjese së gjallë të botës shqiptare, ka me xanë menjiherë nji
vend të
shquem në letërsi t’onë.”
Yrjet
Berisha
96
Pipa,35
Anton Berisha,36 Sali Bashota37 etj., që kanë patur fat t’i kenë në
dorë
veprat letrare të Martin Camajt.
“Pishtarët
e natës”, shikuar nga pikëpamja kompozicionale është
ndërtuar
sipas shtresave të novelës së gjatë në formën e një kronike
familjare
që nis “mbas vdekzotit të shtëpisë, të jatit të shtatë bijve.” Vend
më
rëndësi në novelë a romanin e shkurtër, autori i kushtoi grindjes
vëllezërore
që edhe është motiv kryesor cytës i ngehinës letrare. Për
këtë
vepër kështu ka shkruar A. Berisha: “Ai nuk e përdor të rrëfyerit
linear,
por e degëzon atë, duke e ruajtur drejtpeshimin e elementeve
qenësore
të veprës artistike dhe ngrohtësinë e rrëfimit. Teksti dhe fjalia
e tij
janë të qeta, mendimi është i thellë dhe i pasur, me mundësi të
shumta
konotuese.”38
Për këtë
novelë ka shkruar edhe R. Musliu: “Duke ndjekur vijën e
rrëfimit
novelistik të Camajt bien në sy dy probleme: deskriptivimi i
35 Arshi
Pipa, në revistën letrare “Jeta e re”, nr. 1. Prishtinë, 1996, faqe 31,
shkruan: “Te
dyja
(Dranja e Djella, shën., i ynë ) i kanë rranjët e folklorin shqiptar, kanë
kompozicion
rapsodik,
janë të shkrueme në nji stil eliptik dhe duhet lexue si vpra letrare alegorike.
” Kurse
për romanin: “Rrathë”, A. Pipa, shkruan në revistën letrare të ShBA
“Letërsia
botërore sot” (World Literature Tody), botuar në Universitetin e Oklahomës,
në verën
e 1979, shkruan: “Romani është i sofistikuar, ai është pothuaj antiroman dhe
i
papresedencë në letërsinë shqiptare, “Rrathët”, pasqyron një udhëtim nostalgjik
të
një
mërgimtari që e rishkon vendin e tij dhe shtëpinë e braktisur. ” Përktheu
Shqipe
Berisha.
36 Anton
Berisha: “Vepra letrare e Martin Camajt”, botim i autori, Kozencë, 1994, faqe
50.,
shkruan: “Përkundër faktit se veprat e tij në prozë kanë shumë tipare të
përbashkëta,
sidomos
si strukturë gjuhësore dhe mesazhe poetike, megjithatë, secila prej tyre
paraqet
një botë artistike e kuptimore të mëvetësisshmedhe rrjedhismisht me këtë
edhe
mundësinë e ndikimit të veçantçë estetik. ”..
37 Sali
Bashota: në rev. let. “Jeta e re”, nr. 1. Prishtinë, 1996, faqe 96, shkruan
kështu:
“Prandja,
mund të thuhet se shkrimtari ka ndërtuar me mjeshtri të rralllë pamjen dhe
karakterin
e personazhit. Natyrisht, specifika e tillë e vështrimit ka të bëjë edhe me
pikat
kryesore
të retrospektivës dhe perspktivës së këtij persoanzhi përbrenda ambientit
si edhe
përshkrimit të shkathët metaforik që bëhet duke u nisur nga kompozicioni
shumëplanësh
dhe bartja e mesazhit.”
38 A.
Berisha: “Vepra letrare e M. Camajt”, Kozencë, 2004 faqe 7.
PROZA E
CAMAJT
97
ambientit
dhe detajizimi i profilit shpirtëror të personazheve. Duke
ndjekur
vijën e parë narrative na duket se autori priret nga të rrëfyerit
natyral,
koloriti ambiental, përshkrimi i forcave të natyrës dhe të determinimit
të saj në
raport me njeriun (personazhin).”39
Në punën
tonë kërkuese, s’kemi hasur shkrime tjera kritik konkret
të
mëtejshëm rreth kësaj noveleje të gjatë e romani të shkurtër. Kjo
çështje
mbase nuk ka zgjuar interesim, mbase është lënë në heshtje,
për arsye
të panjohura. Nga të gjitha veprat letrare, krejt ndryshe është
vepruar
me “Dranjën”. Për këtë vepër është shkruar shumë edhe pse
modeli i
saj është i patraditë në letrat tona.
Novela ka
artin e vet që kritikëve e studjusëve tanë, nuk i ka munguar
vullneti,
për ta interpretuar edhe pse në rrethana e hapësirën e
qarqve
letrare u zbatuan rregulla e parime jashtëletrare, kur veprat e tij
u
ekskomunikuan arbirtrarisht. Rëndues është fakti se u bë refuzimi i
imponueshme
për lexuesin heterogjenë, për të vlerësuar këtë semiotikë.
Për këtë problem
mëkate të mëdha kishte estetika e interpretimit
socraealist,
krahasues a në metodologji të tjera ku kritikët e teorikët e
vlerësonin,
sipas politikës ditore në frymën e filozofisë, teorisë e estetikës
së
realsocializmit rus!
Martin
Camaj, novelën: “Pishtarët e natës”, nis ta shkruajë me poetikë
të
rëndomtë. Fillimisht në kompozicionin e saj del elementi artistik
i
peizazhit i cytur nga inteziteti i teksturës fiktive. Kjo vepër është
shkruar
me një frymëzim të semiotikës së dalë nga rrafshi mitologjik
ilir e ai
i letërsisë popullore që ky krijimi artistik si i tillë, zë vend në
ledhet e
ndryshme narrative. Mu për këtë dallesë novela e gjatë a ro-
39
Ramadan Musliu: “Kompleksiviteti i vizionit artistik”, gazeta “Bujku”, më 30 .
V. 1992.
Yrjet
Berisha
98
mani i
shkurtër, trajton çështje të lidhura me romanin e kronotropin e
hapësirës
e me romanin e pragut, si thotë Bahtini.
Kështu,
proza ndërtohet me një shtytje të dukshme të sfidës intime,
familjare
me motive të ndryshme të hapura të një bote të ngritur në
nivelin
artistik duke marrë diç nga realja e diç nga fiktivja dhe kështu
sendërtohen
kronotropet e romanit të sipërshënuar që kanë universin
e
ndurdurshëm të arqetipeve me segmente e hapësirë të lirë që krejt papritmas
edhe
korpusi i tillë merr model e fuqi shqiptimi më të madhe,
më të
pëlqyeshme, për lexuesin.
Në këtë
vepër ngritet niveli sipërfaqësor i fshehur e ai i motivit të
problemeve
bashkëshortor që fillmisht duket i acarueshëm, por më
vonë këto
çështje marrin një përmasë e një kuptim tjetër. Këto raporte
shënojnë
stadin e marrdhënieve të ngurtësuara, veç tjerash edhe atë
familjar,
që më vonë marrin kahje të ndryshme. Por, s’duhet harruar se
autori
këtë teksturë e nis nga një fabulë e veçantë në ato të përgjithshmet,
ku edhe
mëton të portretizojë anmbientin, figurën e malësorëve.
Arti
ligjërues i kësaj proze shtrihet brenda kufijve të imagjinatës
e të
trillimit me elemente të stërholluara të estetikës me montimin e
tablove
në formë mozaiqesh që në këtë mënyrë sendërtojnë korpusin
e
kompozicionit të kësaj ngrehine letrare. Shikuar nga ky kundrim; diskursi
i saj
mëton të kalojë krizën e imponuar e tejet delikate të një
familjeje
e të një fisi, që mbi shpinë paten barrën e një kompleksi disa
vjeçar,
të rëndë, të shpifur e të mbllaqitur nëpër dhëmbë, nga e kaluara
ku
fiksioni artistik e estetik, huazojnë materiale publicistike si kronika,
përralla,
anekdoda, thashethëna, por vendimtar është peripecia e saj,
që anon
nga saga nordike, sepse i kësaj natyre është edhe përshkrimi i
PROZA E
CAMAJT
99
hapësirës
së madhe ku është vendosur ky korpus arti i këtij romani të
shkurtër.
“Pishtarët
e natës”, është shkruar me poetikë realiste, por tek-tuk
ky tekst
ka shtresa narrative të prozës psikoanalitike, arti i së cilës, por
edhe
niveli kompozicional i kësaj vepreje pasurohet me shtresa neoromantike,
por edhe
shkon një hap mëtej në segmentin e kodit të fshehtë
mitologjik
shqiptar. Universi i protagonistëve të kësaj prozë, ndryshe
nga
romanet: “Rrathë”, “Karpa”, nuk i kanë nga dy-tre emra. Nika, është
bartës
kryesor i universit aksiologjik të personazhit që nis strumbullarin
e fabulës
që nga faqja e parë e romanit të shkurtër e deri të e fundit.
Arti i
tillë ligjërues shtron shtresat narrative që kanë synim paraqitjen
e një
vepreje që shtrihet në një vis alpik, me heronj sa real, poaq
edhe
kreshnikë, që mbesin në mbamendje e malësorëve, por edhe të
zejtarëve
nga kryeqyteti i Ilirisë.
Arti i
kësaj proze është ndërtuar me strukturë të njohur të letrave të
traditës.
Diskursi i tillë bëhet përmes një ekspozeje të nivelit sipërfaqësor
i
mbarshtruar përmes një njësie të fabulës me dimension retrospektivë
ku në
këtë mënyrë bëhet paraqitja e pemës gjeonologjike të një
familjeje,
me narracion perspektivë. Fabula e novelës ndërtohet mes dy
linjave
narrative të sipërshënuara, duke paraqetur universin akseologjik
të
personazheve në hapësirë, në botëkuptime të ndryshme. Në
njërën
anë është Nika i vetmuar në natyrën e hapur dhe në anën tjetër
është
Lena me familje e fis, që këta dy jetojnë në një distance acaruese,
sfiduese,
befasuese, ku me vonë dukuritë e fenomenet e ndryshëm zënë
vendin
real. Në këtë nivel shfaqet motivi fisnor a indvidual. Kurse, në
këtë
novelë të gjatë është edhe një shtresë kompozicionale që mëton
të
ndriçojë rrafshin dhe çështjet e lidhura me botën dhe hapësirën ku
Yrjet
Berisha
100
mbizotëron
arti i novelës regjionale, i ngritur në motivin historik, si
është
lëvizja e komitëve e luftëtarëve të tjerë.
Kompozicioni
s’është gjithaq i gërshetueshëm, por hyn në radhën
e
katogorizimit të motiveve të proviencës antropologjike e të fushave
të
përafërta. Nisur nga ky kategorizim kompozicioni ka shtrirjen, një
numër të
caktuar të universit aksiologjik të personazheve, që janë të
lidhura
me botën e veçantë në një krahinë të veçantë. Kështu arti i
veprës
ndërtohet nga perceptimi i shkrimtarit që tejkalon transponimin
artistik
të nduardurshme të mbarshtruar në një kohë e hapësirë të
hershme
dhe me interes për lexuesin.
Motiv
paradoksal është universi aksiologjik i një personazhi, i cili
jeton i
vetmuar, larg familjes e fisit. Shikuar sipas pikëvështrimit krahasues,
ai është
një Robinson Kruso shqiptar, i shekullit nëntëmbëdhjetë
a i
fillimshekullit njëzet. Problemet e shumta të ngritura në këtë
mënyrë
realizojnë këtë motiv e këtë kompozicion me elemente të bollshme
artistike,
me strukturë të novelës së gjatë që shtrihet në fushën
perceptuese
të harkut sintetik që përmes subjekit të shtruar sintaktik
ndërtohet
shtresa kompozicionale me natyrën e katarsisit rreth çështjeve
e problemeve
karakteristike familjare e shoqërore.
Në prozën
që shfaqet modeli i tillë artistik, ia arrin qëllimit të krijojë
prozën
artistike të mbarështruar me shtresa të ndryshme narrative që
sforcojnë
komopzicionin, çështjet parësore që ndërtojnë një prozë me
përmasa
reale, mitologjike, familjare, fisnore, sociologjike, psikologjike,
moderne,
antropologjike. Proza ndërtohet falë thellësisë edhe linjave
të
narracionit kronik që diskursi i tillë mëton të gjurmojë edhe
çështjet
shpirtërore, ndjenjat njerëzore, bindje politike, moralin perPROZA
E CAMAJT
101
sonal,
karakteret e veçanta etj., që gëlojnë në një hapësirë me kundërshti
të
llojllojshme e që ngërthehen në fabulën e romanit të shkurtër.
Konflikti
i prozës pasqyron zënkat, problemet që bëjnë pjesë në fushën
perceptuese,
ku merren me çështje akualogjenetike të një fisi, por
edhe
shkelin në zonën intime të një bashkëshortësie buzë shkatërrimit
e që në
atë kontekst hyjnë edhe çështje të tjera që i përkasin arealit etik,
nacional,
etj. Ky konflikt ka një nismë zhvillimi të dukshëm e të padukshëm,
të
kuptueshëm e të pakuptueshëm, sa reale po aq edhe absurde,
sa mitike
po aq mimitike.
Konflikti
familjar lind për shkak të kushteve të rënda në atë mjedis.
Ndërrojnë
marrëdhëniet etike, morale, kanë paragjykime etj. Por
në këto
motive s’nxjerrin kokë trysnitë klasore, religjioze, as filozofia e
huaj, por
thjesht në këtë tekst letrar vihet në sprovë e në peshojë plani
filogjenetik
i një familjeje. Parë në këtë vështrim novela merr dimensionin
e
zbulimit të problemeve dhe shthurjes së kopjes së strukturës
në fund.
Poetika e
novelës ndërtohet nga gjendja e kaosit, por edhe këndellja,
kur
shthuren problemet kompleksive që Nika si arqitip “i njeriut
kryekcyem”,
ndërron duke iu shtruar punës; ai “rehabiliton” veten në sy
të tjerëve.
Semiotika e tillë i ka rrënjët në legjenda, anekdoda, zbulimi i
arqetipit
të zanave që gjoja e zbusin burrin e Fundinës etj. Ky ndryshim
i bëftë i
qenësisë së tij, s’ka lidhje me karkterin e vegimeve mistike e
të
fushave laike, por i përket një filozofie e një dëshmie shkencore se
me punë
arrihet çdo gjë. Vokabulari i tipit “zbutje” i përket proviencës
së
fantazisë së vegimit magjik fantastik e mitologjik që ende ruhet në
mbamendjen
e banorëve që besojnë në mënyrë fanatike.
Yrjet
Berisha
102
Arti
ligjërues i prozës “Pishtarët e natës” ndërtohet me kode të
ndryshme
narracioni që depërton edhe aliteracioni dokumetare, por
edhe
opusi i universit gjenealogjik i afërt me rrëfimin që parë në kontuarat
e
brendshme, s’janë krijime vetëm të miteve, por janë edhe forma
që s’janë
fryte të perceptimit të ngushtë gjenealogjik që shtrirhen në
teksturën
letrare me niveli vetjak, si shqiptim fiktiv që me këto veçanti
arti i
bën ball kohës; kështu komponohen shumë kapituj të novelës, që
në mënyrë
të gërshetuar paraqet jetën e Nikës, Lenës e familjes.
Në këtë
prozë bukur pasqyrohet edhe peizazhi alpik. Por mbresa
të
jashtëzakonshme lë njohja e mitologjisë sonë të lashtë, letërsia popullore,
kultura e
tradita jonë, që janë elemente të rëndësishme dhe që
ndikojnë
në ngritjen komopozicionale e në shtresa të ndryshme të fabulës
së
prozës. Filogjeneza e kësaj proze është e pasur me frazeologjizma
popullore,
fjalë të urta, bestytni, mëngji, mite, legjenda, shpifje,
mallkime,
bekime, urime, besime etj. Kështu këto elemente të njohura
e të
panjohura janë ngjizur në palcën a konturat e novelës së gjatë
“Pishtarët…”,
që s’ka dyshim se zgjojnë kërshërinë e interpretuesit e të
receptuesit.
Përmes kësaj forme qëmtohet jeta e malësoreve e përqëndruar
në
postulatet e strukturës së mençur të traditës sonë të bollshme
e të
ndryshme që përputhen me teksturën e diskursit të peshuar mirë
në mënyrë
medituese, sintetike të shtytura nga latimi i fjalëve që marrin
konotacione
rrotllash, filozofike.
Teksti i
pakët i tipit historik, në prozën e Martin Camajt kryekëput
është i
lidhur me gjeopoetikën e mjedisit tonë dhe me arealin e stërzgjatur
të
paradokseve e të ngjarjeve të ndryshme që njihen si pronë e
si dukuri
e fushës së analit, që shkrimtari nuk i shenjëzon saktë këto
PROZA E
CAMAJT
103
periudhë,
sepse poetika bashkëkohore nuk e lejon amlugiutetin40 e
tillë.
Andaj, perceptuesi i këtyre teksteve rrallë përmend vende, ngjarje
konkrete,
personazh historik etj., dhe këtë e bën në mënyrë që lexuesi
të mos
hutohet me kohën e kaluar si tekst e vetje anale, por të mbetur
në
kornizat e tekstit fiktiv. Teksti anal i përket vetëm historiografisë,
por jo
edhe letërsisë. Arti i tillë ka vello e ngjyra të ndryshme që rëndom
zbatohen
në art si shtresa të vetme fiktive e narrative që edhe i
japin
fytyrë të re stofit letrar të kësaj novele.
Bunti
kundër diktaturës reflektohet në të gjitha veprat e autorit.
Këto
tekste letrare s’mohohen e s’kontekstohen (veprat nuk kanë datën
e
shkrimit). Ato provokojnë e kundërshtojnë njëzëri regjimin e egër,
janë zë i
ndërgjegjes popullore që s’përfillin pozitën diktaturiale, aktet
marramendëse,
absurde me defekte të shumta. Autori në këtë hapësirë
pasqyron
dhe zbulon pushtetmbajtësit kokëhumbur që bënin “ligjin”,
por në
bazë të veprimeve e qëllimeve nuk dallonin nga kamxhiku
i huaj.
Ky motiv zë vend në proviencën e pasluftës së Dytë, që ishin
vite
inkuzicioni modern që bënë eksperimente me gjenet e ndjenjat
e
njerëzimit, ku propagondohej me pompë se “krijohej njeriu i ri” në
labirinthet
e rendit mafioz!
Martin
Camajt pasqyroi mjeshtërisht këtë klimë, që me mençuri
ironizoi
e thumboi këto probleme e çështje të ndjeshme që kanë të bëjnë
me
probleme aktuale, por autori qëllimishëm nuk i përcakton. Idetë
e tilla i
vënë në nivel kompozicional, por edhe në planin etik etj., që
kështu
edhe ndërtohen nëpër shtresa të ndryshme të fabulës së hapësirës
romanësore
që sfidojnë petkun gjysmë të shqyer të kohës sonë që
vështirë
kuptohet se sfidohet e trajtohet ajo kohë e ajo hapësirë.
40
Polisemi, e kundërta e qartësisë.
Yrjet
Berisha
104
Teksti i
prozës së Martin Camajt ndërtohet nga materiali estetik i
vjelë në
hapësirë, në kohën e pasluftës që diskursi i tillë zbaton mjete
të
dukshme të aliteracionit kronik i mbarështruar panderprerë. Autori
shkroi me
formën e poetikës, arti i së cilës qëndron disa oktava më lart
nga arti
i drejtimit klasik realist. Veprat e tij pasqyrojnë një periudhë të
zymtë.
Kjo atmosferë zbulohet gjatë analizës a shpejgimit psikologjik,
duke u
ndalur të idetë, universin aksiologjik të personazheve, ku edhe
evokohet
statistika e ekzistenës, pasqyra e gjakut, thellësia shpirtërore,
cipa e
nderit, arti i gjeturisë, laryshia e mendimeve, gjurmimet antropologjike,
njohja e
mjedisit, përkatësia e emrit, vetëdija gjinore, nyjtimi
e tonit
malësor, arqetipi i flijimit, shtërpësia qyqnore etj.
Parë në
këtë prizëm problemor, arti i tillë ka komponente e motive
të
nduarduarshme që janë të vargëzuara në sipërfaqen e fabulës që
kështu
trajtohet arti me poetikë perëndimore, a ai i estetikës moderne
të
romaneve që i qasen kohës e hapësirës sonë, epokës sonë, rrjedhave
historike
me tekst të larmishëm mimitik por edhe që ka shtresa origjinale
të
mbështetura në metodën e shqiptimit strukturalist, ku në këtë
mënyrë
kjo poetikë u qaset problemeve verbale të kësaj fushe të ngjyrosur
me artin
e figurave stilistike dhe kështu arti i këtij drejtimi sa
është
tekst semiotik gjuhësor, është edhe kod i veçantë i artit poetik.
Komponimi
i këtyre dy linjave kompozicionale është sfidë për lexuesin,
është provokim,
është eksperiment gjuhësor dhe i semiotikës letrare.
Por në të
njëjtën kohë thyhet klisheu klasik i artit të ligjërimit që
është
sfidues në shumë raste. Kështu, falë angazhimit, njohurive, përgatitjes
shkencore
e estetike, autori e tejkalon ngathtësinë e shperehjes
së
tekstit të romanit (a prozës) të athët klasik dhe kështu me përpjekje
PROZA E
CAMAJT
105
maksimale
ai ia arrin të krijojë art dominant të natyrës sifiduese të romanit
bashkëkohor.
Hap i
pakontestueshëm i autorit është zbatimi i përpjekjeve të logjikshme
e me
përpjekje e përgatitje të vazhdueshme, me dimension
nacional;
edhe pse jetoi jashtë atdheut, ai komponoi art me këtë ngjyrë
tipike
shqiptare; ai s’përfilli paternalizëm e instrumentalizëm shkencor
as në
jetën e thjeshtë të ndjenave njerëzore. Në këtë planimetri fenomenesh
e
dukurish sa interesante po aq edhe të rëndomta, sa banale po aq
edhe me
peshë, detyrë parësore ka patur të bëjë portretizimin besnik,
të
malësorëve që janë njerëz të besës e të fjalës, që kanë mbi shpatulla
peshën e
rëndë të rrëmujës e bagazhin që iu ngarkohet nga qyteti dhe
instrumenti
i tyre – diktatura.
Shfaqja
dhe ndërrimi i vazhdueshëm i fabulës, motiveve të komponuara
mirë në
teksturën letrare, kanë adresë e pasaportë origjinale
nga ky
autor. Kështu, këto elemente të sipërshënuara janë të harmonizuara,
janë të
ambientuara me çështje të njohura filozofike, sociologjike,
antropologjike,
gjeografike, fantastike, etj., që janë të lidhura me
botën e
protagonistëve dhe ambientin e tyre fiktiv, por që stimagtizon
një
sistem korruptues sa të trilluar po aq fantastik, siç shfaqet në romanin
“Karpa”,
teksti i të cilit është i mbështjellë me motivin e libdos së
ndaluar,
por që vërshon me të gjitha çrregullësitë. Kur ingranazhët e
“qeverisë”
i vërshon hipokrizia, në rrethana të jashtëzakonshme shtypin
me dhunë
çdo frymë liberalizmi.
Motive të
ngjashme lexuesi has edhe në romanet “Djella”, “Rrathë”,
“Pishtarët
e natës”, si edhe në novelat e tjera të Martin Camajt, ku hetohet
gjakimi i
përhershëm i malësorit për liri. Parë në këtë kontekst,
poetika e
romaneve e novelave, janë strukturuar a komponuar në disa
Yrjet
Berisha
106
segmente
me gjërësi hapësinore të menduara mirë, që mëtojnë të dalin
përkrah
kornizave të njohura të artit modern botëror.
Vetja (si
e quan Camaj protagonistin) Gjon Gazulli është mjaft kompleks,
shquhej
si filizof, por në këtë ngrehinë letrare aktualizohet edhe
shenjëzohet
në veçanti tragjedia e intelektualit. Në sipërfaqen e diskursit
të
novelës hetohet edhe metateksti i tipit psikoanalitik i shfaqur me
shtresa
filozofike. Kështu, të gjitha këto sekuenca të shtrira në artin
e
ligjërimit shtytin lexuesin të ndjejë tekstin e komponuar me art të
mirëfilltë.
Arti i kësaj novele, i gërshëtuar në këtë tekst, është ndërtuar
me
dinamizëm e qëndrushmëri që kjo novelë është konstruktuar
në formën
që lehtë mund të shndërrohet roman. Kësaj novele nuk i
mungojnë
mjetet artistike si; fabula, motivet, ideja, kompozicioni,
personazhet,
monologu, dialogu, narracioni (perspektivë e retrospektive),
përshkrimi,
koha, hapësira etj., ashtu siç e ka definuar Arsitoteli e
shumë
teorikë e estetë të tjerë klasikë e bashkëkohorë.
Në këtë
rast duhet cekur, se komponimi i kësaj novele ka disa mangësi,
si p.sh.
fabula është e stërzgjatur, me detaje të papërqëndrueshme e
të
pasqauara sa duhet që, në këtë rast, autori paraqet motive të shumta
brenda
kësaj novele të shkurtër, që ka teksturë të ngarkuar me vlimin
e
shtresave narrative të paqarta, hetohet vrapi pas hapësirës që diskursi
i jep në
retrospektivë e perspektivë. Dialogu i tipit filozofik nuk
ndriçohet,
por shtrohet si sprovë, si nismë e një problemi të karakterit
të
ngushtë të kësaj fushe. Provokimi dhe ngjallja e libdos në moshën
senile
mbetet dilemë e papërfunduar, për të mos thënë cinike për një
njeri të
reputacionit të filozofit, duke mos harruar gjendjen e tij psikike
e
problemet tjera, sikur e provokojnë lexuesin, se këtë fat, këtë përfundim
(sosje)
kanë vetëm gjenitë, por edhe të marrët!
PROZA E
CAMAJT
107
Dilemat e
elementet e komponuara s’mund të jenë vetëm bindje
jona,
këtë mund të kuptojë çdokush po qe se e lexon me vëmendje,
prore
duke pasur parasysh poetikën e kësaj proze me elemente dokumentare,
historike
që janë të lidhura me këtë karakter (Gazullin), që
përmes
këtij problemi edhe mëtohet të zbardhen çështje të ndryshme
filozofike,
njerëzore, konfliktet e pakuptueshme që s’janë veç të shekujve
të
mëparshëm.
Novela
“Gjon Gazulli” ka afëri strukturore me novelën “Rrungaja
në mars”.
Kështu, parë në nivele krahasuese, dy protagonistët e këtyre
novelave
janë të largët për nga koha, hapësira, mosha, profesioni i
afërt,
por megjithatë kanë fabulë të ndryshme. Fabula e novelës “Gjon
Gazulli”
zhvillohet përmes linjës zhvilluese në katër pjesë që diskursi
paraqet
shtigjet e hapësirës së bymueshme të heroit, por edhe dallesat.
Novela
shquhet edhe nga veçantësia e ngjarjeve me bazë historike
e
shoqërore që shfaqen me rrënjë të mirëfillta të strukturës. Kompozicioni,
por edhe
dimensioni i shtresës së fabulës së kësaj novele shkon
drejt
thyerjes së semiotikës klasike, diskursi i së cilës realizohet në
formë
travijatash. Fabula e saj ka një mori motivesh që shpeshherë
janë të
gërshetuara me artitekturën e teksteve artistike. Indi i ngrehinës
letrare
është dhënë pa patetikë e ngarkesë antropologjike, etnologjike,
folklorike
etj., gjë që edhe arti i ligjërimit kalon përmes shtresës së fabulës
plastike,
universale, heterogjene, intelektuale, rojaliste, arkaike
etj., ku
edhe vihet në sprovë universi aksiologjik i një personazhi me
origjinë
malësore që ka emër të nderuar në elitën intelektuale universitare
padovase
në Itali.
Teksti
letrar i sipërshënuar ka konflikt të shkallë-shkallshëm që nis
me
shthurjen e konfliktit si formë e strukturës në disa plane nga edhe
Yrjet
Berisha
108
nisin
travijatat e patundshmërisë e përballjeve nënsipërfaqësore të
Gjonit me
shantazhe të fshehta e provokuese nëpër oborre mbretërore,
ku
s’përfillet zhvillimi i karakterit subjektiv. Shfaqen nëpërkëmbje objektive
dhe
kështu problemet e tilla zvarriten në mjedise të korruptuara
italiane
gjatë jetëgjatësisë së sistemit feudalist. Konflikti personal
shndërrohet
në konflikte të përgjithshme.
Marshutat
shëtitëse (private, zyrtare, hulumtuese-shkencore) dalin
të
komponuara me tekst parabollik, dhe kështu sekuencat e tilla herë
pas here
marrin kuptim simbolik dhe aliteracion të novelës me elemente
të
natyrës edukuese, të problemeve filozofike, etike, morale,
shkencore,
diplomatike, antropologjike, linguistike etj. Aty nga fundi
i këtij
teksti letrar,diskursi merr formën e një arti të lahtimit lakonik
e
fanatik, struktura e të cilit edhe bën prerje cezarike; heq dorë nga
nihilizmi
por edhe bie në kundërshtim me vetveten dhe kështu provon
të
rikonstruktojë art mbi jetën private, shkencore, disi ngjashëm me
vetveten.
Në disa
tekste letrare Martin Camaj ka bërë përpjekje që t’i shmanget
rrjedhës
së nivelit të diskursit nga fabula me shtresa kryesore që në
këtë
formë mëton të vërë në veprim semiotikën polifonike koduese të
rrjedhës
së monologut të brendshëm që në artin modern është i rëndësisë
së parë,
mjaft funksionale, ashtu sikundër haset edhe në novelën
“Rrungaja
në mars”. Kjo sipërfaqe diskursi shfaqet në mënyrë kondensuese
që
ndërton opusin e artit të ligjërimit në harmoni me universin
aksiologjik
të heroit, duke përimtësuar shpirtin e damarët e vendosur
me një
anë, por edhe kohën e hapësirën në anë tjetër, të lidhura mes
vete në
këtë tekst letrar që pushon se qeni biografik, por tashmë merr
komponente
të tekstit letrar, edhe pse krijimi i këtij diskursi si moPROZA
E CAMAJT
109
dalitet
ka disa shtresa e biografi të shndërruar në tekst novelistik, me
strukturë
të sagës së rrëfyer me subjekt edhe të kategorisë historike,
me inde
të filozofisë idealiste, me thellësi të faktorit antropolgjik, e që
në këtë
formë subjekti realizohet përmes një ngrehine gjuhësore me
diskursi
letrar e estetik të veçantë. Vijimësia e tillë narrative shenjëzon
dhe
përkufizon motivet, fabulën e disa elemente të tjera artistike
që
ndërlidhen me tekstin dokumentar dhe atë të trilluar. Dhe fare në
fund,
duhet të shtojmë se përmes këtij arti ligjërues sendërtohet struktura
me një
diskurs të veçantë publicistikë-biografik, si shkrim tjetër i
llojit
publicistikë-shkencor etj.
Dy
romanet: “Djella” e “Rrathë” kanë koordinanta të ngjashme mes
vete edhe
sipas motiveve dhe sipas arqitipive, nivel kompozicional nga
disa
sekuenca dramatike tejet tendosëse që paraqiten nga koha e nisjes
së
kryengritjes, që nis nga mbarështrimi i artit e i kulturës, në Qytecë,
që
banorët e rikujtojnë me mall ambientin e lashtë e të paprekshëm.
Karakteristikë
e asaj hapësire ishte kompaktësia e banorëve, dyshimi
shtuar
për ardhacakët nga qyteti. Konflikti në këto tekste letrare shfaqet
nga
paragjykimet trashëguese e imponuese politike, që kanë përmasa
neveritëse
tragjike.
Kompleksi
nis në mjegullnajat e arsenalin e shpifjeve që përgatit
klika
hapur e fshehtë kundër pushtetit në fuqi. Vepra është një prozë
me
konflikt të ashpër dramatik. Teksti artistik ka diskurs të përcaktuar
e të
lidhur me materialin faktik, por të ndërkalluar me një fabulë në të
cilën
edhe ngritet ngjarja e saj e lidhur me shtresat e monologut e të
dialogut,
dhe kështu lind një opus i gjerë i artit gërshetuar me fantastikën,
pa i lënë
anash karakteret e ndryshme, që s’mbesin pa i ironizuar
e
absurdet e kohës.
Yrjet
Berisha
110
Problemet
që i ngre romani “Rrathë” janë me tekst të thjeshtë e të
përditshëm
a banal dhe shtrohen e bëhen vepër arti që lexohen me
kënaqësi.
Arti i ligjërimit me këso shtresash komponimi s’lë pa prekur
dilemat
filozofike, etike, psikologjike, antroplogjike, sociologjike, estetike,
etj.
Brenda strukturës së romanit subjekti i tyre duket i natyrshëm,
i
thjeshtë, por në këtë rast ligësitë e dobësitë e sistemit shërbejnë si
dekor, që
shfaqen përmes hollësive të ndryshme.
Çështja e
atdheut të sunduar nga diktatura ka qenë sfidë frymëzimi
për
autorin, i cili këtë fatkeqësi shoqërore e vendos në penelin e tij, ku
edhe e
bën sprovën e latimit të poetikës, sipas mënyrave të pikturës me
ngjyra të
ndryshme të muzikës dhe melodia zhvendoset aty ku harmonizohet
më mirë.
Karakteristikë
e këtij komponimi janë romanet “Djella” e “Rrathë”,
që kur
krahasohen e vështrohen nga pikëvështrimi i analizës së
strukrturës
dhe elementeve të ndyshme artistike, shihet qartë se diskursi
i tyre
ndërtohet përmes modeleve të ndryshme, brumi i të cilave
ndërton
ngrehinën letrare me tekst e mënyra të njohura të artit që përditshmëria
dhe
ngjarjet banale sendërtohen dhe bëhen të denja për
artin e
mirëfilltë.
Romani
“Rrathë” përbëhet nga tri vëllime që kanë nga një titull:
rrathë
ujë, rrathë zjarri, rrathë gjaku. Këto vëllime kanë nga njëqind
faqe të
autorit. Teoria e estetika bashkëkohore këto vëllime proze me
të drejtë
i cilëson romane të veçanta. Në këto tekste bashkëjetojnë tri
romane që
Martin Camaj i ka paraqitur në një korpus të gjerë artistik,
për një
kohë të zymtë, subjekti i të cilit është vendosur në Ripë, ku
fillimisht
ngritet problemi i rrënimit të muzeut alternativë (pronë private)
të Bacit,
në këtë peshojë mosbesimi qenë vendosur edhe Agoni,
PROZA E
CAMAJT
111
Rapsodi,
e sidomos Cubi etj. Ironia e tyre tërheqet në shpirtin e trazuar
që
evoluon në forma të ndryshme, prandaj edhe atyre u ngrisin kurthe,
janë halë
në sy nga skota e veshur me pëlhurën (rrobat) e pushtetit që ia
ka ëndja
të eksperimentojë me banorët e pafajshëm e të panënshtruar.
Romani
është ndërtuar me kompozicionin e shtresës psikologjike,
duke vënë
në veprim edhe sekuenca të provuara e sprovuara nga ingranazhët
kriminale
të sistemit policor. Autori rëndësi të posçme i
kushton
motivit të Cubit, kështu tërë teksti i romanit sillet rreth kësaj
fabule që
vepra del e freskuar e fisnikëruar me elemente të artit sfidues,
ashtu
sikundër është karakteri i kësaj ngrehine letrare që ka kryemotivin:
zbulimi e
eliminimi i Cubit, që është shtylla kryesore e romanit,
natyrisht
pa i harruar edhe subjektet e tjera që në Ripë ishin të bollshme
e të
larëmishme, e që në ato shpatie malore edhe duken se jetojnë
si të
shitura e të ndëshkuara nga Zanat. Agonit ballafaqohet me Ilegalin
në orët
kur ujqit bënin “kërdi mbi bagëti”. Kështu autori paraqet figurshëm
e me
peshë filozofike logjikën e malësorit që s’pajtohet të jetojë i
gjallë e
i vdekur në dhe të huaj
Kur në
vëllimin e parë “Rrathë ujë” zhduket muzeu alternativë i
Folkloristit,
problemi kryesor lidhet me “njeriun e malit” që shpallet
kundërshtar
i sistemit, të cilin Bardhi do ta zërë të gjallë, se gjoja kujdeset
të mos e
dëmtojnë, për të mos u “armiqësuar” me popullin. Motiv
me
interes është bredhja e ethshme e Drenashit, që injorohet për
vdekje
nga Bardhi, i vëllai. Babezitë e Zeshkanit me armë në krah ishin
të liga
dhe futet me dy këmbë në krim, falë miqësisë me Bardhin.
Vëllimi i
dytë: “Rrathë zjarmi”, është komponuar në pesë kapituj, ku
edhe
paraqiten dilemat e mëdha të kësaj strukrure arti. Agoni zbulon
Yrjet
Berisha
112
një botë
të veçantë, nga takimi me Ilegalin, që për të dinte çdo kush,
por
s’flitej hapur.
Vëllimi i
tretë dhe i fundit në roman mban titullin “Rrathë gjaku”,
që
nënkuptohet se u kushtohet përgjakjeve që nisin nga loja simbolike
e
fëmijëve që qëllimshëm përgjakin shokun e tyre pse mban maskë në
fytyrë,
andaj edhe të prirur nga instikti i kryeneçësisë, ata e ndëshkojnë
ashpër
mikun e tyre. Kështu ky problem i kundruar në pikëpamje
sociologjike
e psikologjike çmistifikon spektrin ideologjik dhe sistemin
e vlerave
të një shoqërie buzë greminës. Në këtë rast fëmija me
maskë
duket si arqitip, gjoja i armikut me pamje shtërpie, shkarrbe etj.
Kryemotiv
i rëndësshëm është riti i flijimit tragjik i Drenashit në faltore,
ku ai
theret me gjilpera, shpata, heshta, ku edhe vihen themelet e
një
opozite në atë shoqëri. Ilegali vritet nga policët e fshehtë. Baci vdes
nga sulmi
në zemër a infarkti klasik, takimet e fshehta të Sosës e Ilegalit
në
shtëpinë përmbi shkëmbinj etj. Këto dhe shtresa të tjera modeluese
ka ky
vëllim i përbërë nga shtatë kapituj.
Karakteristikë
kryesore e këtij romani është arti ligjërues që përshkruan
gjërësisht
rravëgimet e Agonit me Bacin, Sosen, e Ilegalin, që
shfaqen
në shumë sekuenca dramatike me tërë sturukturën e romanit.
Baci në
roman përfaqëson intelektualin e formuar, ku krijon estetikë
alternative
të brumosur nga kultura e arti i epit të kreshnikëve, shpërfill
shoqërinë.
Në
romanin në fjalë niveli i kompozicionit herë-herë merr segmente
kundërshtimi,
i cytur nga një klimë ideologjike: mes subjektit të veshur
me rroba
pushteti në njërën anë dhe ripasve në anën tjetër që kanë
një
shpërfillje, një nxitje, një formë të veçantë në poetikë që e ndjek
sipërfaqen
e fabulës së romanit. Në këtë katrahurë motivesh veçojmë
PROZA E
CAMAJT
113
malësorët
që kishin humbur besimin në pushtet, prandaj vazhdojnë të
jetojnë
në mënyrën e vet, pa çarë kokën për shtytjet e vazhdueshme të
klikës.
Romani
“Rrathë” është vepra më e vëllimshme e Martin Camaj,
që hyn në
radhën e veprave të pakta intelektuale shqiptare e një pene
të shquar
të letërsisë sonë. Teksti letrar reflekton civilizime kundërshtuese,
kodi i të
cilave edhe sendërton modele artistike, pa lënë anash
edhe
spketrin politik, artet, kulturën, mënçurinë etj., që dëshmojnë
se
romansieri pati njohuri alternativë nga ata autorë që jetuan në atdheun
e
robëruar nga diktatura totalitare. Këto dhe elemente të tjera të
zëna
ngoje e të pazëna dalin në sipërfaqen e këtij romani me formën
e
diskursit intelektual të ndërtuar me mjete artistike, raporte të stisura
strukturore.
Por më të dukshme janë mjetet artistike si: ironia, sarkazmi,
alegoria,
parodia, të shtirurit (a mburravecëria) etj. Krijimi i tillë i
romanit
mëton t’i thyejë kornizat e romanit tradicional që, parë në këtë
kontekst
arti i tij shkel në shtigjet e poetikës së romanit modern, falë
mjeteve
artistike të sipërshënuara dhe kështu vepra cilësohet roman i
konstruktimit
intelektual, ku shtrati i romanit shpesh nis sipas formës
së
letërsisë popullore, pa lënë anash edhe mitologjinë ilire, “shëtitjet”
nëpër
shkenca shoqërore etj.
Martin
Camaj ironinë e përdor si mjet të posaçëm artistik, por edhe
si një
melmesë; që artit i jep formën e ndërtuar nga një diskurs i modeluar
sipas
mënyrës së metonimisë së tërthortë që i qasen një kohe e
një
hapësire sa të njohur, po aq të panjohur, që futet brenda kësaj ngrehine
letrare
që i ikën aktualitetit e banaliteteve të lidhura me të. Ironia
Camajt i
shërben për të fshehur të vërtetën e kohës. Në këtë rast realitet
thjesht
përbuzet, me aktivizimin e këtyre mjeteve artistike. Arti i tillë
Yrjet
Berisha
114
s’ka
jehonë e zë mërzitës. Ky diskurs letrar i thurur në këtë mënyrë lë
përshtypjen
se në këtë formë testohen aftësitë fizike e psikike që rëndom
në këto
nivele arti ndërtohen përmes peripecisë së subjektit a tipit
të
heroit, por edhe të sekuencave të ndryshme dramatike me plot elasticitet
filozofik.
Të
folurit (të rrëfyerit) ironik tregon mendjeprehtësinë, zhdërvjelltësinë e
shqiptimit
të së
mundshmës në art. Dallesë tjetër në këtë vepër letrare është ndërrmi i
artit të
ligjërimit, që edhe pse në shikim të parë duket patetik e verbal, ai mbi të
gjitha
mëton të
ironizojë arqetipin e heroit aktual, ashtu sikundër edhe shkruan teoria letrare
mbi
ironinë. Në këto forma ai i parqet “parimet” e sistemit, që duken se janë
tejet
banale, por që hanë edhe koka njerëzish të pabindshëm e të pathyshëm.
Ironia
duket se është pika e dobët e narratorit. Ironia e Camajt nuk
i kalon
kufijtë e vrazhdësisë, por kur lexohet ajo, atëherë interpretuesi
do ta
ketë të qartë se ky mjet artistik mirë është ambientuar në artin
letrar,
jo për arsye formale. Këtë konstatim e mbështesim në ndërrimin
e
diskursit, në ndërrimin e kohës e hapësirës ku ngritet niveli kompozicional
i romanit
“Rrathë”. Ky zbatim narrativ paraqet ingrinazhet
dinamike
të prozës që i ikën monotonisë së padurueshme dhe kështu,
tërësia e
këtij teksti artistik ngritet në sajë të vëmendjes së jashtëzakonshme
për të
harmonizuar komponentet kryesore të romanit, duke
thurur
motive të huazuara nga arti ynë gojor, kryekëput i shqiptuar me
ton
therës e ironi të fshehtë dhe ka semiotikë të zgjedhur. Kështu, mu
ky
shqiptim shtrihet në rrafshin lingustik, retorik, kohezion, polifonik,
etj. Në
këtë mënyrë edhe u rri larg e më larg izmave ideologjike dhe
kështu
arti i ligjërimit para receptorit del i ngjeshur me mjete artistike
me
shtresa të fabulës së konsoliduar mirë, ashtu siç e kërkon natyra e
veprës
letrare.
PROZA E
CAMAJT
115
Parodia
është një fenomen letrar që s’është e padukshme në prozën
e Camajt.
Ajo në tekst njihet si e kamufluar, por që ka jehonën e një
niveli
civilizues që në këto ngrehina letrare parodizohen edhe si situata
jetësore.
Teksti i tillë duket me ton rrëfyes histerik dhe monoton, por
ç’t’i
bësh kur realiteti i dikton këto mjete artistike. Ky karakter sikur
depërton
thellë në rrënjët e sadizmit psikik e fizik që shtrohet në këtë
vepër.
Parodia
si elemnet i artit të Camajt në romanin “Rrathë” vërshon
me
shtresa të tërthorta në tërësinë e materialit letrar ka efekt të fuqishëm
e
shpërndahet në thelbin psikofizik të një civilizimi traumatik
me
atribute negative, nga edhe burojnë një varg tekstesh që duket se
janë në
udhëkryq, që duken se janë të parëndësishme, por kur hetohet
zhdërvjelltësia
e shqiptimit të parodisë, atëherë sforcohet dinamika
kompozicionale
që ndërtohet hormonishëm përmes artit të ligjërimit.
Krahas
këtyre mjeteve artistike, një hapësirë të gjerë zë edhe satira.
Ajo
manifestohet me shtresat e harkut të tekstit sintetik që diskursi
s’ia
arrin të shqiptojë ndryshe, veçse si një kulminacion i përplasjes së
shqiptimit
therës, ngacmues, acarues etj., në situata të ndryshme, të
cilat
veprojnë e qëndrojnë në kufij normalë shqiptimi me ngjyra e me
tharm të
tejmprehtë të satirës duke qëlluar idhshëm në plagë, në damarë,
në zemër.
Pra, aty ku dhemb më shumë. Teksti i tillë strukturor
merr
formë origjinale, ka karakter interesant, ka botën e vet, kohën
dhe shumë
segmente të tjera tematike esenciale që i duron natyra e
poetikës
së romanit kur edhe merr formën e tekstit të shqiptuar në
kuptimin
e stërholluar satirik. Ky teksti satirik është fantazmogorik e
bën
autorin e kësaj vepre të radhitet në mesin e shkrimtarëve më të
Yrjet
Berisha
116
njohur,
që mëton të deshifrojë absurdet e një sistemi anemik që duket
se
ushqehet si një ushujzë me gjakun e banorëve të sfilitur.
Shkrimtari
edhe në disa proza të tjera ngre problemin e artistit dhe
çështje
të tjera strukturore të arteve, që i vë në kuadër të kulturës sonë
që s’ka
se si të shpjegohen ndryshe, pos si një regjistrim i katrahurave
që pëson
artisti në veçanti, dhe arti në përgjithësi, në rrethana të
mungesës
së ekzistencës së lirisë së shqiptimit të artit. Autori në këtë
roman nuk
iu shmanget simboleve të mitologjisë sonë siç janë: dragonjtë,
zanat,
shpirtëra të mirë, djalli, kipci, sirenat, kodoshët, religjiozët,
heretikët,
etj., të cilët në momente janë njerëz fare të arsyeshëm, por
në disa
çaste shfaqen si arqitipe të heronjve të ndryshëm. Arqitipët e
tillë
s’mbesin të shenjëzuar vetëm në suaza simboli, por me veprimet e
tyre
sfidojnë realitetin objektiv. Brenda këtij tipi të artit duket se merr
formën e
përsosur të një përpunimi mitologjik të shoqëruar me vellon
e
legjendave popullore, dhe me shqiptim të tekstit intelektual, që pësojnë
metamorfozë
dhe marrin pamjen e një vepre të mirëfilltë, ngaqë të
gjitha
këto elemente mbarështrohen në roman, në këtë altiritet të rëndë
të artit,
siç e kanë cilësuar teorikët e estetët modernë botërorë.
Romani
“Rrathë” ndërtohet disi sipas fijes gjenealogjike intelektuale
që mëton
të zbulojë morfologjinë zvetënuese të vlerave të dyshimta e
jobindëse
që shfaqen si produkt i një teksture strukturore me ndërthurje
fabulash
e motivesh që në fund përfundojnë me vendosjen e
tragjedisë
si akt i fundit i çmendurisë njerëzore. Arti i këtij romani rri
si shpata
e Demokleut mbi tragjeditë banale të stisura nga kentaurët e
sistemit
gjakatar që shtrohen në një fushë të përgjakur që në përmabajtjen
e romanit
shfaqen me atributet e parabollës a si një shkrim i lashtë
ose si
një studim i mëhershëm që hetohet nga hija e zëri tmerrues që
PROZA E
CAMAJT
117
zë vend
brenda kornizave normale të të mbarështruarit të tekstit të
menduar
mirë. Në këtë rast duhet t’i përmendim skenat e injorimit
të
artistit, torturat që i përjeton, përbuzjet, izolimin, që zgjojnë asociacione
për
Sokratin, Eskilin, Prometeun e arqetipa të tjerë që i gjejmë
edhe në
mitet e letërsisë sonë popullore. Afria e këtyre arqitipëve letrarë
e
filozofikë sikur ia shtojnë namin edhe më kësaj vepre intelektuale
të
shkruar për një hapësirë rurale, por që Qyteca kishte traditë të
hershme e
të bujshme nga koha e Ilirisë.
Së fundi,
duhet thënë se romani s’ka date, as vit të saktë të shkrimit
d.m.th.,
s’ka kohë, s’ka hapësirë. Romani është krijim (banal) i faktionit41.
Romani
është vepër kundër kokëfortësisë së sistemit të qytetit e të
malësisë.
Romani është material i mbledhur nga paradokset, futet në
çështje
intime, por edhe nuk lënë pa fshikulluar defektet e mëdha të
aparatit
të egër shtetëror.
Kundruar
nga pikëpamja kritike, Martin Camaj me romanin “Karpa”,
ka bërë
përpjekje që tekstin letrar ta ndërtojë me një strukturë të
re.
Fabula qendrore e romanit zë fill nga motivi dokënor i martesës
së
veçantë kur dhëndrri shkon në shtëpi të nuses. Kjo fabulë kryesore
mëton të
përcjellë disi paralelisht sekuenca nga jeta e disa personazheve
ku
ngadalë sheshohet krijimi indor dhe mjaft i rëndësishëm
i fatumit
të tyre, ku përmes materialeve të ndryshme të radhitura në
fund
konstruktohen e marrin formën e një romani modern me pamje
e dekor
të përsosur, veçmas shquhet struktura narrative e shqiptuar në
veten e
parë e të tretë dhe kështu tërë kjo poetikë i sendërton konturat
e romanit
të tipit postmodern (kujtojmë këtu kapitujt e tij që kanë tituj
e
nëntituj).
41 Fakt,
faction, letërsia e krijuar në vitet ’70-80 - ta, të shekullit XX, që e krijuan
H. L.
Borhes,
D. Kish etj.
Yrjet
Berisha
118
Romani ka
karakteristikat e formës për të rrëfyer një fabulë me
shtresa
të ndryshme publicistike e estetike: kronika, legjenda, përralla,
anekdoda,
etj. Arti i ligjërimit të tillë është i preferuar nga lexuesit, gjë
që
diskursi i tillë ka këtë qëllim të komponojë një vepër me parametër
estetik
dhe mbi të gjitha të mbisundojnë elementet e artit letrar që di
t’i
krijojë shkrimtari që paraprakisht ua di rëndësinë e vlerën. Kështu
bëhet
derdhja e shtresave të ndryshme kompozicionale në këtë vepër të
shquar me
tekst artistik që ka nivel kompozicional të mbarështruar me
art
eksperimentues dhe në këtë formë ngrehina letrare anon nga forma
e të
shprehurit të rrallë.
Shikuar
nga prizmi arkitetkural, romani “Karpa” është projektuar
sipas një
modeli jokenvecional me praninë e nivelit kompozicional,
me
fabulë, motive, ide, etj., që gërshetohen në një ind të një korpusi
të gjerë
që ngre e nxjerr në shesh shumë çështje problemore të lidhura
me
traditën e fejesës në djep, por me interes të veçantë është martesa
e
jashtëzakonshme në një hapësirë që ka banorë edhe më të çuditshëm.
Në këtë
ambient vërtitet fokusi që sfidon dallesat e shtresave të
ndryshme
në Karpë. Parë në thelbin e komopzicionit, romani ka disa
shtresa
të syzheut që ndërtohen në disa binarë paralele e të gërshëtuara;
në këtë
formë edhe lidhen e ndërlidhen motivet brenda një korpusi,
qëllimi i
të cilit është edhe vënia në lëvizje e sekunecave artistike
që rrinë
krahas konflikteve dramatike dhe që në këtë mënyrë është i
dukshëm
shqiptimi sintetik në tërë veprën letrare.
Indet e
këtyre motiveve lindin si pasojë e llojllojshmërisë a kultivimit
të të
shprehurit përmes mozaikëve a materialeve artistike të artit
zbatues.
Romani ndërtohet sipas një mënyre të veçantë të artit të ligjërimit,
i cytur
fuqishëm nga nuancat e elementet abstrakte, mitologPROZA
E CAMAJT
119
jike,
legjendare, arqitipe, me mimitikë të letërsisë sonë popullore, me
nyja
fantastike, mistike, dokënore, por që mund të kenë edhe dimensione
(të
përsëritur) konkrete: sociale, morale, etike, psikologjike, antropologjike,
filozofike,
etj.
Kështu
brenda gjithë këtyre sipërfaqeve kompozicionale ndërtohet
teksti,
sipas rastit, por edhe i nënshtrohet diskursit të formës me
rëndësi
të parë: në njërën anë rri aliteracioni artistik dhe në anën tjetër
tekstura
e huazuar nga publicistika, pa nënçmuar edhe diskursin mitologjik,
historik
etj.
Motivet e
këtij korpusi shtrihen në tërësinë e ngrehinës letrare,
karakteristikë
e të cilave është pasqyrimi i kundërshtive të profilizuara
në fushën
ideologjike, humanitare, që zënë fill nga disa kode hierarkike
dokënore
nga një shoqëri me sistem absolut e të pakontestuar. Në këtë
rast
stili, forma, mënyra e rrezeve vepruese reflektohen në horizontet
e gjera
dhe kështu ato edhe mund të kuptohen e sprovohen, sidomos
kur kihet
parasysh qëndrimi i Shkribës, që është opozitë e hierarkisë
absulutiste
ku edhe akuzohet e ndëshkohet në mënyrë absurde, ekzektuhet
botërisht.
Kështu veprimi i egër i dinastisë absolute oborrtare
e jo
oborrtare, së pari aktron dhe instalon tragjedinë e paparë, që më
vonë edhe
dënon “komplotistin” dhe palën kundërshtare. Ajo në fakt
kështu
ndëshkon veten. Pasatj nga ky rast edhe çrregullohet gjendja në
Qytetcë
edhe në Katund. Në këtë rast banorët e Qytecës, nga njerëz të
zakonshëm,
shndërrohen në makina të vdekjes. Shenjat dalluese kanë
përmasa
nacionale, vënia në veprim e dokeve dhe e rregullave strikte
malësore.
Ndërkaq, format tjera marrin imazhin e një diktature të egër
sunduese
që mbi banorët e vet ushtrojnë dhunë të paparë me vite të
tëra, në
një hapësirë e në një ambient fiktiv, por që kështu merr shtrirje
Yrjet
Berisha
120
në
planimetrinë e rregullt urbane e rurale të udhëhequr nga një nomenklaturë
diktaturiale
me skilet abnormalësh.
Në disa
zona tematika ecenciale e romanit shfaqet herë pas here
edhe në
fushën e perceptimit nga një konlfikt i cytur me ngarkesa të
shumta
psikologjike që anojnë nga modeli i tekstit të ri të paraqitjes së
artit dhe
të prizmave të ndryshme estetike që shfaqen brenda kornizave
e
segmenteve të njohura të poetikës perëndimore, ku si të tilla që
janë, ato
ndërtohen përmes elementeve të artit me përmasa të njohura
e të
huazuara nga metatekstet e fushës perceptuese, modeluar me
art, dhe
nga fusha të harkut të dijeve fërkuese me shtresa esetetike që
fisnikërohen
dhe bëhen pjesë përbërëse që i shërbejnë artit të ligjërimit
në
nivelin artistik.
Romani a
teksti i gjatë letrar i “Karpës” vërtitet kah një labirinth
me
fushëveprim të gjerë komopzicional që bredh nëpër hemisferën e
gjerë të
motiveve të fabulës së tërthortë me shtresa të ndryshme veprimi,
model ky
i punës së artit të ligjërimit që më shumë i shëmbëllen
punës
emblematike të huazuar nga poetika e shekujve të ndryshëm,
pa lënë
anash shëtinë nëpër digresione të artit të traditës nga qenësia
jonë,
formë kjo mikste që në këtë mënyrë ia shton vlerën e rëndësinë
kësaj
vepre të komponuar mirë. Falë gjeturisë së vënies së linjave
mjeshtërore,
diskursi ndërton një botë të veçantë të Karpës në perspektivë,
formë kjo
semantike që i ngjan një vepre fantastike a një studimi
të tipit
antropologjik me përmasa të mitologjisë a letërsisë sonë gojore.
Tërësia e
kësaj bote konkrete e abstrakte s’mbetet vetëm përpjekje
e
modelimit a dekorimit, por as e universit aksiologjik të disa personazheve,
por është
pasqyrim i një universi hapësinor, diskursi i së
cilës
forcohet nga bazamenti aritektonik me gjuhë metonimike e metaPROZA
E CAMAJT
121
forike.
Rrëfimi fantastik në këtë roman luan rol dominues, sidomos në
parqitjen
e motiveve dhe në këtë mënyrë gjërat fryhen më tepër sesa
duhet.
Veprimi i tillë i shkrimtarit është më se i kuptueshëm; lexuesi
këtë art
e parapëlqen dhe natyrisht se e vlerëson dhe ndjen kënaqësi
estetike
gjatë leximit të tij.
Linja
dramatike e romanit shfaqet që nga faqet e para, kur edhe
Voni
mbërrin në Karpë, që ishte më keq se i zënë rob në Agripë (qytet
në zë për
njerëz të arsimuar), që aty vjen për t’u martuar, ngaqë qysh
në djep i
qe caktuar ajo mënyrë e martesës - te shkojë te nusja. Andaj
edhe
është më se i arsyeshëm reagimi i Vonit, kur thotë: “Nuk martohem
përdhunë.
Çka janë këto marrina dokesh deri në shekullin tonë!”
Ndërkaq
miqtë e tij, me shaka e mbështjellin me një pelerinë plastike e
hedhin në
një barkëz në pellgun e Drinit.
Autori në
këto sekuenca sjell atmosferën arkaike, mesjetare, fanatike
të
ruajtjes se një logjike me doke specifike, ku zbatohen rregulla të
padëgjuara.
Diskursi duke pasqyruar këtë atmosferë i kushton kujdes
paraqitjes
së gjendjes psikike me një dinamizëm reflektues (të jetuarit
e pleqve
në Kopsht që shanin e mallkonin diktaturën) problemet e
shmirjakëve
janë rrëqethëse (jetojnë të ndarë nga nuset), sepse s’kanë
liri, por
edhe instrumentalizohen
Krijimtaria
letrare e Marin Camajt është frymëzuara nga folklori
popullor
që ka rëndësi dominuese në shumë vepra me konturë e format
të artit
autentik, që aspak nuk ua zbeh cilësinë letrare. Në këtë
fushë autori
ka kujdes të posaçem në paraqitjen e shtresave të përgjithshme
me nyjë,
me elemente e model të ndjeshëm dramatik. Në këtë
rast
përkujtojmë përshkrimin e kabinetit të punës së Gjyshit në Karpë.
Yrjet
Berisha
122
Në këtë
roman përballen njerëz të ndryshëm në ambiente edhe më
të
ndryshme urbane, por që kanë botëkuptime të ndrydhura, brenda
kafazit
të hekurt kërcënues dhe që në atë hapësirë duket se gjallon kjo
rreze
pakashumë idilike, pastorale, që dirigjohen nga një dorë e hekurt
e një
amazoneje antike dhe i vëllai i saj që nuk i dëgjohet zëri. Atmosfera
e tillë
duket e zymtë, duket se ka petka mitologjike si në legjendat.
Personazhet
e këtij romani janë arqitipe të një bote që u shëmbllejnë
heronjve
të përrallave të lashta shqiptare.
Struktura
e romanit ka narracion të rrjedhshëm, që merr formën
komentuese
të cytur nga narratori. Diskursi i tillë paraqet sekuenca që
instalon
monologun e brendshëm, por edhe disa shtresa sintetike të
dialogut
të saktë, si edhe materiale me karakter kronik, ditar e shënime
të
ngjashme. Kështu, autori të gjitha këto elemente të artit, shtresat e
ndryshme
i shkrin dhe u jep formën e dëshirueshme dhe nga ato nxirret
simboli
dhe rëndësia e këtij materiali letrar, ku pëson metamorfozë
dhe merr
vlerë të re; atë të artit të mirëfilltë, që portretizon qytetin e
harruar
nga njeriu dhe fryma e jetës normale që e zotërojnë ligje të
egra,
kthetrat e vandalizmit, torturat, burgosjet, shfarosjet e çdo zëri
kundërshtues.
Modeli i
këtij romani realizohet në formë të kontrapunktit, a sipas
segmenteve
të travijatave që rëndom hasen në poetikën e romaneve
moderne
botërore. Këto shtresa artistike kanë tekste të tipit postmodern,
sidomos
në rastet kur pasqyrohen motive të ndryshme, kur edhe
këto
mjete artistike autori i arnon fabulën me strukturën e romanit.
Arnimi
është term përkatës mbase edhe i afërt i gjuhës sonë që mëton
të
zëvendësojë termin postmodern. Nëse këtë term nuk e kemi gjetur
si duhet,
së paku, rri afër tij, ngaqë edhe romanet e këtij tipi kanë mjete
PROZA E CAMAJT
123
të
ndryshme narrative që romanin e bëjnë të quhet postmodern a të
arnueshëm
me materiale të ndryshme.
Romani
”Karpa”, parë nga ndërtimi numerik i kapitujve, përbëhet
nga katër
sosh; fillimisht hapet me: kuadrin e parë, pjesën e parë, pjesën
e dytë,
kuadri i dytë. Dallesë edhe e këtij romani është se nëntitujt janë të
lidhur me
trajtimin e fabulës romansore. Kronikën e Karpës, që ka disa
versione
dhe atë e shkruan kronisti i parë (Gjyshi), pastaj Shkriba42, aty
ka
mikrofilma, libra të ndryshëm, projektor për leximin e sllajdeve filmike
në mur,
lojë skenike, kor, raporte mjekësore psikiatrike, kronika
historike,
planimetri qyteti, receta barnash, shënimet e arbëreshit etj.
Kështu
përmes këtyre materialeve ndërtohet poetika e këtij romani që
rri afër
romanit postmodern që një teorik bashkëkohor anglez shkruan
kështu:
“Teksti letrar prore është metaforikë, sepse gjatë interpretimit
të tij
zbatojmë botën si të ishte metaforë totale. Ky proces interpretimi
edhe
parashtrohet se ekziston një jaz midis tekstit dhe botës, midis arti
dhe
jetës. Postmodernizimi përpiqet të vë kontakte të shkurta midis
tyre me
qëllim që të krijojë gjendje shoku për lexuesin dhe në këtë
formë
edhe t’i kundërshtojë kategoritë konvencionale të shqiptimit letrar.”
43
Kapitulli i parë dhe ai i fundit duket se janë pjellë e shtresës së
parë të
fabulës; parë në kontekst të korpusit kompleks kompozicional
të këtij
teksti letrar, lexuesi s’e ka fort lehtë t’i kuptojë këta kapituj pa
bërë
përpjekje të mundimshme.
Në
kuadrin e parë Vonit i jepet detyrë që hollësisht ta lexojë kronikën
e Karpës
në Shtëpinë e pemëve, aty e kishte lënë Shkriba, an-
42 Henrik
Lacaj - F. Fishta: “Fjalori latinisht-shqip”, botoi “Rilindja”, Prishtinë,
1980, faqe
472,
shkruan kështu: “Fjalë lat., që në gjuhën shqipe i thonë shkrues (sekretar).
43 David
Lodge: “Mënyrat moderne të të shkruarit të metaforës, metonimia dhe tipologjia
moderne e
letërsisë”, botoi “Globus & Stvarnost”, Zagreb, 1988, faqe 283 – 284.
Yrjet
Berisha
124
daj kur e
përfundon së lexuari atë kronikë “komunikon” me zërin e
Shkribës,
si kronist i dikurshëm, me të cilin zhvillojnë dialog eklant
me fuqinë
e fjalës së figurshme, tallen me kohën, hapësirën, vetveten,
me të
tjerët, ngjarjet e së kaluarës, lojëra fiktive për rrëmbimin e nuses,
shakatë
për torturimin e dhëndrit etj.
Narratori
në kapitullin e fundit modelohet sipas gjendjeve e kohëve
të
ndryshme të rrëfyera në kohën e tashme ose në rrëfim perspektiv,
në kohën
e kaluar ose rrëfim retrospektiv. Fabula del ashtu si ndodh
në disa
kohë dhe në prani të universit aksiologjik që merret me problemet
etike,
vlerat jetësore të personazheve kryesore e që në fund edhe
zbulohet
fytyra e fshehtë nga përpunuesi i kronikës. Dasma zhvillohet
pas
luftës. Në këto fazë lexuesi e ka të qartë se diskursi depërton nëpër
shtresa
të romanit që rilexohen dhe i sqaron me durim të gjitha pikëpyetjet
e
parashtruara që vetëm me leximin e vëmendshëm mund të
kuptohet,
tërë teksti letrar që merr fund në dasmë. Ritet e dasmës kanë
elemente
arkaike që zhvillohen sipas ceremonive me shumë sekuencave
dramtike.
Romani
“Karpa” ndërtohet me shtresa peripetike nga koha e kaluar
e
paraqitur në skeda, kronika e mikrofilma. Por, ka raste kur koha e
kaluar
edhe e ardhme qëndrojnë afër, që të gjitha këto disi shkrihen në
sfondin fiktiv
dhe janë afër realitetit monstruoz, të dirigjuar nga dora
e hekurt
që përfaqësojnë diktaturën. Fabula e këtij romani pasqyron
fatkeqësinë
e dhëndrit, që nga vendlindja e tij hedhet në Dri dhe askujt
s’i bëhet
vonë se çfarë do të ndodhë me të.
Përmbajtja
e romanit “Karpa” është provë e sprovë që ka të bëjë me
një
fiksion tejet të gërshëtueshëm me kohën dhe hapësirën që duket se
është
inkurpuroar me një sërë problemesh brenda një ngrehine letrare.
PROZA E
CAMAJT
125
Shikuar
nga ky prizëm, poetika e këtij romani paraqet harmoninë artitekturale
ku tok me
fuqinë e të shprehurit është e ngjeshur me botën
e
fshehtësive të sekuencave metaforike e metonimike që, si të tilla edhe
marrin
shtresa filozofike.
Romani
është shkruar i bazuar në alegorinë e të shqiptuarit mistik,
fantastik
dhe mbi të gjitha vepra ka shtresa të poetikës moderne e
postmoderne.
Andaj, mbështetur në këto modele ndërtimi edhe nxjerr
kokë
universi akseologjik i disa pesonazheve e dy botërave; pozitë dhe
opozitë.
I paafti kërkohej të hiqej nga skena politike. Ai kishte të hapura
kampe
përqendrimi, kampe pune të detyrueshme. Kampe ndrydhje-
shtrydhjesh
ndjenjash për ardhacakët e Qytezës. Me këtë komponim
e
gërshtim idesh dalin në shesh njerëzit e “ndershëm e atdhetarë”, intirgantët
e Karpës,
punëtorët, shkencëtarët e dyshimtë, mashtruesit,
ndjenja e
qytetarëve të sinqert, pleqtë e burgosur e të zhburrënuem,
shmirjakët
e heshtur e të bindur, hudhëheqësit e luftës vëllavrasëse, që
në fund
edhe vetë flijohen. Kështu, fundi vjen mu sipas filozofisë popullore,
kur edhe
ndodh mrekullia; shpëton Romancieri, si komandant
i
suksesshëm i zezonës e ish-bashkëshorti i Ajkës.
Kodi i
nivelit të kompozicionit në roman është risi në artin tonë
letrar.
Në këtë rast s’duhet lënë pa cekur edhe praninë e paratekstit të
këtij
romani që ka kohën, hapësirën e gjenezën e vet të hershme. Kështu
teksti
letrar rizbulon rrënjët e veta përmes një rrëfyesi të tekstit të
fshehtë
që del i gërshetuar në tërë tekstin e fabulës së romanit. Organizimi
i veprës
përbëhet nga një diskurs që zbaton linjën e peripecive
meditituese.
Kjo përshtypje fitohet kur paraqitet radhitja e motiveve
njëri pas
tjetrit, që duket se sëcili është më i realizuar se tjetri. Ky model
merr
frymë lirshëm edhe pse arti i ligjërimit shpesh është i prirur të
Yrjet
Berisha
126
mbetet
nën hijen e kornizave fanatike dhe që varion nga një shqiptim
i fjalës
me peshë dhe me mjete artistike nga më të ndryshmet në tërë
sipërfaqen
artistike të romanit.
Titulli i
romanit- “Karpa”, na cyt të meditojmë se diskursi i tij në
këtë
mënyrë mëton të ndërtojë korpusin kompozicional me disa shtresa
motivesh.
Motivi ballor është martesa e dhëndurve në Karpë, rropama
e
banorëve për t’u shpëtuar sfidave, torturave. Boshti i këtij niveli
kompozicional
është i lidhur me dhëndrin “e dyshimtë” e të ardhur
nga
Agripa. Ndërkaq, fondi tërësor i fabulës mëton të ndriçojë një fatkeqësi
që e
përjeton Barnatari, që fillon nga vendosja e tij në shtëpinë
e pemëve
dhe në një shpellë që e përjeton shumë rëndë fizikisht e
psikikisht.
Në kuadrin e parë mbyllet aty edhe flijohet Shkriba. Koha
e
mbylljes së tij është nocion i dobët që kapërdihet gjatë disa orëve,
disa
ditëve tendosëse, ashtu si edhe fillojnë të sqarohen çështjet e hollësishme
në
kuadrin e dytë, që vetëm kur lexohen në mënyrë kuntinuale
kuptohet
teksti parabollik dhe gjatë kësaj ngrehine arkitekturale
del në
shesh rrafshi i peripecisë retrospektive nga përmasa shtresore
e fabulës
së komponimit të tekstit letrar, ku edhe sqarohen pozicionet
e
ndryshme universit aksiologjik të protagonistëve e të universit ontologjik
e
metafizik. Kështu, fabula e romanit vë në veprim pozicionin
e
strukturës së tipit evokues, ripërsërtitës, interpre- tues, komentues
(varësisht
se në ç’gjendje është heroi), pa i harruar edhe mjetet artistike
siç janë
motivet, dialogu, monologu, përshkrimi (i mangë-ët) etj.
Romani
realizohet përmes poetikës së fshehtë me sekuenca të artit
ligjërues
hermenautik letrar pa lënë anash edhe mbështetjen e
përhershme
në teoritë e ndryshme që shtytin më tej ngrehinën letrare
tok me
shtresat interpretuese dhe kështu pason veprimi i paramenduPROZA
E CAMAJT
127
ar. Kur
tradita e tillë s’del jashta konturave të veta, por ajo është si mjet e
pandashëm
me statistikën e arsenalit të korpusit artistik, ku në një farë
mënyre
vihet në peshojë arti i ri dhe ai i së kaluarës, që ne e quajtëm
traditë,
që si i tillë edhe gjeti hapësirë për t’u strehuar nëpër metoda të
ndryshme
letrare, filozofike, etike, sociologjike etj.
Fabula e
këtij romani të Martin Camajt bën pjesë në semiotikën e
veçantë
romanësore që ka narracion perspektiv e retrospektiv të tipit
fantazmogorik.
Kështu, konturat dhe modelet që shfaqen përmes
teknikave
të ndryshme rrëfyese nxjerrin në shesh sekuenca të shkathta
e të
larmishme që mbi të gjitha paraqiten me mjete të ndryshme të diskursit
praktik a
të përditshëm dhe atij të fshehtë. Kur kihen parasysh
të gjitha
këto çështje dominante edhe vendimtare, atëherë duket se s’do
na falej
lëshimi sikur të nënvlerësojmë njërën dhe të ngrisim artificialisht
tjetrën
komponente. Poetika e tillë e mbarështruar ndërmjet
këtyre
segmenteve e koncepteve artistike kanë ndikur që Martin Camaj
t’i vërë
në përdorim me mjeshtëri. Bazuar në këto fakte, diskursi i
tillë
edhe shqipton pasurinë tërësore të artit e të esteikës që edhe s’di
gjithkush
t’i mbjellë, aq më keq edhe s’di t’i kultivojë e t’i vjelë.
Prandaj
vetëm kur kihen parasysh problemet e çështjet e ndryshme
lehtë të
zbatueshme, do të dinë të fusin në përdorim çelësin interpretues
të
tekstit adekuat letrar. Por, ka raste që për të sprovuar receptimin në
poetikën
e vet, diskursi lehtë zbaton edhe çelësin falso, por edhe atë
të
vërtetë, ashtu si e koncepton e si e mendon ai më mirë. Por edhe
duhet të
pohojmë se s’është aq e lehtë përpjekja për t’u gjetur metoda
interpretuese
e ndriçuese për romanin “Karapa”. Mirëpo, interpretuesi
nuk mund
ta analizojë drejt, po qe se nuk ia arrin të futë në përdorim
çelësin e
farkuar e të fisnikëruar në lëmin e estetikës, teorisë, e kritikave
Yrjet
Berisha
128
moderne
etj., prore duke gjetur mbështje edhe nga shkencat fërkuese,
të
ashtuquajtura shoqërore. Kapitulli i fundit të romanit është pak më
i
shkurtër nga tre të tjerët, por është më i realizueshëm në pikëpamje
artistike
e estetike.
Logjika e
universit aksiologjik e heronjve u ngjason argonautëve,
arqitipi
i shmirjakëve. Ata duken të zhdërvjellët, por që janë zhytur
dhe
notojnë nëpër kohë të ligë, në mjedis e hapësirë të kalbur. Atyre
(shmirjakët)
mu si te argonautët, u bie fati ta sjellin (lirinë) mu si dikur
sollën
bashkën e artë mitike. Nisur nga ky motiv e nga ky fatum, sa i
hershëm
edhe i vonë, hetohen frytet e sakrificës e të heroizmit që duket
se dalin
nga një shtresë mirë e komponueshme, por edhe është pjesa
më e mirë
dhe më e gjetur në romanin “Karpa”.
Kjo vepër
arti është shkruar për t’u lexuar e për t’u rilexuar. Atë
s’duhet
lexuar me zë të lartë. Arti i ligjërimit përpiqet të shqiptojë atë
që ka
frikë ta mendojë, por edhe shkruhet ajo që rrallëkund e has lexuesi.
Poetika e
romanit do të mbetej e tipit realist, sikur të mos i kishte
dy
kuadrot në roman, të parin e të fundit. Në veçanti, kuadri i dytë i
radhitur
në fund të romanit është çelësi i tërë romanit. Romani s’do
të
çmohej, sikur të mos ekzistonin këto metatekste letrare, publicistike,
mitologjike,
të letërsisë sonë popullore. Arti i këtij krijimi letrar
s’kërkon
lexim të njëtrajtshëm, por as edhe lexim në mënyrë horizontale,
pa lënë
anash edhe leximin në formë rebusi. Teksti i tillë është
pasuruar
me shtresa të tëra erudicioni që në këtë mënyrë edhe paraqet
palcën e
kurrizit të romanit.
Kapitujt
kanë lidhmëri mes vete (edhe pse koha në roman ka distancë
disa
qindravjeçare) dhe rrëfejnë se pse ndodhen ashtu fabula,
ashtu siç
evoluon narracioni në tre kapitujt e saj. Interpretuesi në këtë
PROZA E
CAMAJT
129
rast
duhet të mbajë statistikën e saktë dhe indeksin e fiksionit. Punë
e
vështirë është numërimi i pranisë së universit fiktiv të dukshëm e
të
padukshëm që lërohen sipas rregullave e shtresave problemore të
lidhura
me të. Camaj në fund të romanit vë në tabelë “të vërtetën” e
Karpës,
të cilën edhe e shndërron si univers fiktiv. Në atë rast edhe
mëton të
sheshojë pozicionin kryesor që vepron në formën vlerësuese
të
faktionit në njërën anë dhe në anën tjetër atë të fiksionit rrëfyes
struktutror,
këtu mes këtyre shenjave zbulohet pika e qartë e vrojtimit
dhe në
këtë mënyrë interpretuesi i ndjen pikëtakimet e artit me aktualitetin
dhe
anasjelltas.
Veçoria e
konstruktimit të “Karpës” disi duket se mbahet e fshehur
brenda
këtij teksti, ashtu si e ka cilësuar vetë Camaj- parabollë.
Por duhet
pohuar se kjo prozë nuk i fsheh të gjitha mjetet artistike,
përkundrazi,
diskursi në këtë rast depërton thellë e më thellë në nyjat
e
motiveve funksionale e që më tepër shërbejnë si plane e projkete të
semiotikës
kompozicionale të romanit.
Dimensionet
ideologjike që shfaqen e rishfaqen në veprat e këtij autori
ndikojnë
edhe në formimin, së pari të opinionit për një gjendje të
tillë dhe
pastaj kjo çështje është e reflektueshme dhe e depertueshme,
por mbi
të gjitha mbetet e zbatueshme në art. Ideologjia është vargan
i
vijimësisë së njëmendësisë arkaike tradicionale dhe s’ka dyshim se
relacioni
i tillë shkakton përçarje embrionale, dhimbje shpirtërore tek
brezat në
fazë të ndryshme të ciklit jetësor, që në këtë rast është strumbullar
i
arkitekturës së veprës dhe i artit të ligjërimit, ashtu sikundër
edhe
shfaqet në romanin “Karpa”.
Në këtë
tekst letrar, diskursi i kushton rëndësi ngjeshjes së shtresave
të artit
që gjatë zbatimit të tyre herë-herë dinë të pësojnë metamorfozë
Yrjet
Berisha
130
dhe futen
thellë në semiotikën analitike dhe bëjnë të mundshëm e të
qëndrueshëm
konstruksionin e romanit të tipit postmodern. Prandaj,
s’është
aspak e rastësishme që disa skena nga jeta e bota e personazheve
a
universi aksiologjik të përsëriten e ripërsëritën me emra të tjerë, qoftë
edhe si
arqetipe, dhe në këtë mënyrë marrin formën e simbolit dhe në
kuadër
kontekstuale janë të ngjashëm me subjektin e strukturës. Në
këtë rast
narracioni është i shkathët dhe zhbirues deri në hollësi, por
ndodh
edhe të kalojë nëpër labirinthe dedalike a të dalë. Ka raste që ky
rrëfim të
stërhollohet ose edhe të fisnikërohet me mjete të ndryshme
artistike,
që mund të kryhen me sprovën e diskursit e të nivelit kompozicional,
por edhe
me eksperimentin e llojit të osmozës estetike
brenda
faqeve të këtij romani. Ndërkaq, sistemi difuziv është arma e
Demokleut
që përdoret me shakthtësi interpretuese për fenomene,
dukuri të
lidhura që s’përfundojnë edhe duke analizuar procesin e kodit,
por edhe
të artit që i përket tipit të romanit postmodern, ku arti i
ligjërimit
tok me elementet artistike operojnë në forma të ndryshme
që këtu
kanë një përparsësi tjetër që ua mundëson tërësia e parimeve
strukturaliste.
Romani
“Karpa” është libër i lashtë. Histori mbi vrazhdësinë e ciklit
jetësor
të së ardhmes. Histori pa histori, për paraardhësit si trashëgimtarë
të
historisë. Romani është libër mbi kurorën mbretërore të panjohur.
Ky është
libër i të gjallëve të vdekur dhe anasjelltas. Ky roman
është
gjithçka ngapak. Është ngrehinë fantazmografike i së qenmes -
ringjalljes
së heroit nga ferri (burgu) që nuk u ngjan njerëzve të shpellave
mijëravjeçare.
Këtu fillon edhe mbaron romani, historia e së vërtetës
edhe si
fiksion edhe e si faktion (në kronikë) që diskursi e krijon
me
mençuri. Në fund të romanit, vëmendja e autorit përqendrohet në
PROZA E
CAMAJT
131
krijimin
e arqitipit. Bora trajtohet si Zanë mali, por edhe si femër e
dyshimtë.
Voni bëhet dhëndër i derës princore.
Romani
është konstruktuar me logjikë e inde të fuqishme dhe me
linja të
menduara mirë. Nisur nga poetika e veçantë, lënda e krijuar
buron nga
refleksionet intelektuale, natyra, bota, qytetërimi, edukata,
kultura,
doket, arti, administrata, ideologjia, politika, artet etj. Mirëpo,
gjatë
konstruktimit të disa kapitujeve duket se vërshojnë disa njolla
të zeza
të meditimit të pakryer që duket si mangësi e organizimit ose
edhe
skenë e bëftë ku parabolla gjeometrike ndërtuse, por edhe rrëfimi
s’shëtit
në të gjitha labirinthet e mundshme të tekstit, por ngujohet
diku pas
motiveve jo gjithaq të sqaruara. Parë në këtë plan, romani
ndërtohet
më tpare ironike, parodike, satirik, që Martin Camaj ka raste
kur në
këtë formë ironizon e parodizon edhe romanin e vet. Pikërisht
të
vepruarit e tillë me romanin estetët e kritikët letrarë pohojnë se
kur
shkrimtari vepron kështu, romani ka konstruktim tejet modern
që,
ç’është e vërteta, rrënjët i ka te parodia e lashtë e romanit kalorsiak.
Arti i
tillë ia hap shtigjet poetikës intelektuale, që dalëngadalë zbarkon
në botën
e transcendencës, gjë që në këtë rast forma e romanit përsoset
edhe pse
aty-këtu ka ndonjë paqartësi.
Koha e
hapësira në këtë roman duhet të kuptohen ashtu siç është
natyra
dhe fizikumi, intelekti, por ndodh që nganjëherë këto çështje të
mbesin si
formë a besim popullor i njohur si: fati i njeriut (koha dhe
hapësira
janë në funksion të sendeve dhe në të kundërtën, gjësendet
dhe
funksioni i tyre ka veprimin e të gjithë masës, atë ide në kohë
e
hapësirë) që veç tjerash merr edhe formë mitologjike që i ringjitet
sipërfaqes
së romanit. Në raste të rralla edhe mund të lërë përshtypjen
se është
pjesë e pandarë e ideologjisë së padukshme e të pahetueshme
Yrjet
Berisha
132
(ajo
është e ndryshme; koha s’ka kuptim të njëjtë për Vonin e Romancierin)
në kuptim
të përgjithshëm (romani është i tipit parodik). Romani
ka
sekuenca dramtike të një kohe e të një hapësire sa të njohur edhe
të
panjohur për lexuesin tonë. Gjithsesi romani del i përkryer. Kështu,
ne zumë
ngojë problemin e kohës, mu për atë se Camaj e projekton
gjatë
tërë arkitekturës së romanit, por ai nuk e bën ashtu si duhet ose
ka raste
kur e heshtën qëllimisht.
“Internimi”
i Vonit dhe tragjedia që e nisin Ajka e Katallani janë
tekste
letrare që shkojnë krahas në katër kapituj të ndarë me nëntiuj.
Por në
mes të dy kapitujve Camaj zhvillon, provokon me një sërë motivesh,
sekuenca
këto që nxjerrin në pah përgatitjen enciklopedike, erudicionin,
shkencën,
fantastikën, njohjen e dokeve e kanunit të maleve
etj. Dhe
kjo s’ndodh një herë, por në disa raste. Konatacion i mitologjisë
ilire e
kreshnike duket me paraqitjen e kalit të pashoq (të Borës)
që
dallohet se ka ndjesi të syve njerëzorë. Ai është kalë që dëgjon. Ka
pamje të
çuditshme; kryevogël, këmbëhollë. Këmbët e përparme i ka si
të një
dhie, ndërsa këmbët e prapme si të një qeni. Kur pëson aksident
qan i
tërë Katundi me ton ironik, sarkasitik.
Ironia e
romanit s’është e pranishme vetëm këtu, por ajo e përshkon
tërë
ngrehinën letrare; fillim e mbarim kjo mund të sprovohet, kështu,
edhe pse
mbase përzihen gjërat që kanë të bëjnë me shkrimtarin, s’janë
të
mundshme për t’u realizuar, sepse kombinimi i kohës, megjithatë,
funksionon
disi në frymë të kundërt, gjërat që dalin këtu marrin emrin
e
mbiemrin e tyre dhe gjithçka konstruktohet disi në formën e arnimit
a
copëzimit ashtu siç e preferon arti postmodern.
Camaj me
zbatimin e këtyre shtresave të poetikës së romanit ka interes
të pasqyrojë
çdo imtësi e hollësi që ka të bëjë me çështje e probPROZA
E CAMAJT
133
leme të
lidhura me jetën në Karpë. Pastaj s’harron marrëdhëniet e
banorëve
që transponohen në forma e mënyra të ndryshme. Mitologjia
e
letërsia popullore janë tërësi përbërëse të këtij teksti letrar. Kështu
dalin në
shesh të mirat natyrore, kultura, artistike etnike etj., atë
që autori
e vlerëson dhe e analizon me përpikëri, me imtësi, me fanatizëm,
gjithmonë
i mbështetur në përvojën kreative, në vullnetin modern
të
qytetërimit europian. Disa shtresa problemore shikohen me sy
monoton
por, megjithatë, s’duhet harruar se ai nga kultura e lashtë ilire
mëtoi të
dramatizojë (pse jo edhe t’i fishkullojë) disa tipare aktuale të
kulturës,
shoqërisë, ideologjisë duke u “shpërngulur” gjoja në kohën e
hapësirën
e ardhme, të përparme, shumë të vonshme, të diskutueshme
e
provokuese në projketimin e konstruktimin e këtij romani.
Në fund
të romanit Martin Camaj i kthehet formës së shkrimit rrëfyes,
që
rilidhë disa hollësi të shpërndara në kapituj të mëparmë. Kështu
me këtë
sprovë estetike, ai arrin t’i shqiptojë mënyrat e ndryshme
strukturore,
me qëllim që t’i plotësojë zbarzëtitë e tabllove që disi
duken të
zbehta, anemike. Provokuese është ndjenja dhe veprimi i
Vonit që
kur i lexon skedat në Shtëpinë e pemëve do të lidhet me botën
e
jashtme, me telefon e kompjuter që shëtit nëpër histori të vjetër e të
re.
Konstruktimi
i materialet letrar në romanin “Djella” nis me organizimin
dhe
vetëdijësimin e heroit që autori e ka përsëritur edhe te romanet
e
mëparshme. Bardh Qerreti është mësues i preokupuar me hallet
që
narratori i shtron në nivelin e romanit nga shtresat e ndryshme të
fabulës
që edhe ndërtojnë kompozicionin me shumë elemente të tjera
të artit.
Yrjet
Berisha
134
Koncepti
i heroit bëhet përmes rrëfimit të romanit me diskurs në
veten e
parë. Njësitë e fabulës së kësaj vepreje kanë atmosferën e një
ambienti
pak a shumë të vjetër; në Ndërsanë nxënësit i mësonin mësuesit
nga
qyteti. Krahas këtij elementi, peizazhi i atij ambienti është
grotesk
mesjetar. Komponente tjetër e re është forma e të shkruarit të
këtij
romani në letërsinë tonë, për herë të parë është shkruar në veten
e pare.
Risi tjetër e kësaj vepre artistike është, se materiali letrar i saj
është
shkruar në dy gjini: prozë e poezi. Romani duket të ketë pamje
nga një
shekulli më parë, ngase aty shfaqet hija e drita e një llampe me
vajgur në
netët e errëta e kobzeza, kur bën ftohtë e kur bie shi me erë
të
tmerrshme, kështu i cytur nga këto dukuri nis të tregojë një rrëfim
sentimental
mbi dromcat e jetës së tij në të kaluarën.
Kështu
fillon çasti i gjykimit në formë psikoanalitike. Ai hap gojën
dhe
rrëfen në mënyrë të çiltër, flet pa u trembur për aventurat e
gabueshme
me vashat e ndryshme në qytet, shkollë e në katund etj.
Sipërfaqja
e diskursit në roman realizohet me logjikë dhe kod tejet dinamikë,
në rastin
kur shtresat e fabulës futën thellë në ngrehinë verbale
që
peripecia skeletore ndërtohet me tension e acarim ndjenjash.
Figurat
që ai i përdor gjatë rrëfimit e përshkrimit të sekuencave të
ndryshme
s’janë për t’u injoruar. Rrëfimi bëhet në sy të Blerim Bushatit,
që
herë-herë duket se ka diskurs krejt steril, që rrëfyesi e tregon për
ta kaluar
monotoninë e natës së ftohtë me shi e erë. Narracioni i tillë
del nga
shpirti i tij. Arti i ligjërimit duket se është i cytur të bëjë këtë,
sepse e
pret shtrati i pleqërisë. Ai s’kërkonte asgjë më shumë ngaqë e
dinte se
ç’kohë ishte dhe se në ç’kataklizma të jetës kishte kaluar ai dhe
në ç’hall
kishte rënë bota. Bota e personazhit shfaqet tejet e lodhshëm e
mërzitur
nga koha. Parë nga pamja fizike ai është i përmbajtur dhe me
PROZA E
CAMAJT
135
fat që
mbi të gjitha duket se ka pësuar metamorfozë, por nuk i harron
rrëfimet
për rininë e tij, dhe në këtë rast ai duket se ka “zbritur” aty
dhe lë
përshtypjen se ka “shpenzuar”, shpirtin nëpër aventurat e kota të
jetës që
më në fund edhe e kanë hedhur në humnerë.
Këtë
roman duhet vështruar edhe nga prizmi i sturukturitimit të
tekstit
që kryesisht ndërtrohet, falë dialogut dhe monologut, elemente
këto të
cilat kanë nota të të shqiptuarit modern të romanit bashkëkohor
botëror.
Veç këtyre shtresave, autori rrëfimin në këtë ngrehinë letrare e
zbaton në
veten e parë që ky veprim është karakteristikë kryesore dhe
e
fuqishme e këtij romani. Tërësia e këtij romani mëton të zgjedhë, të
nxjerrë
nga shpirti artin që rri nën petalet e ndjeshme të mbamendjes
ose edhe
janë të dëgjura a të fshehura, por të shqiptuara në momente të
duhura.
Bardhi edhe dialogun e të tjerëve e rrëfen në mënyrë origjinale,
por në
raste të tilla ky element pushon së qeni i tillë dhe tashmë ai
merr
formën e monologu, kësaj shtrese të brendshme të veprës moderne.
Kjo formë
është më adekuate për të rikujtuar e rindërtuar të kaluarën
e njeriut
që merr pamjen e një ndërtimi a radhitjes së sekuencave,
përmes
bisedave e petaleve të ndjeshme të mbamendjes ose që janë të
dëgjuara
më parë që në roman marrin udhë të mbarë në tërë sipërfaqen
e
diskursit dhe kështu merr formën e paratekstit, por që në këtë
mënyrë
edhe mëton të ndriçojë tekstin artistik.
Romani ka
sekuenca psikologjike, dramatike, etike, morale, sociale,
etj. Dhe
në veçanti autori zbaton simbole dhe mjete të tjera letrare
ndihmon
të formësojë e të bëj sa më origjinale ngrehinën letrare, ku
s’mungon
shqiptimi i tensionit, thurja e shthurja e eshtrave strukturor
si do të
thoshte Ingardeni. Kështu shkrimtari ngadalë e thur romanin,
i
ndihmuar me tekst të prozës, por edhe përmes vargjeve lirike që diYrjet
Berisha
136
skursi
arsyetohet se janë të Bardhit që gjatë rrëfimit duket se ato krijime
janë
shkruar nergut, kështuqë subjekti në atë rast është pjesëmarrës e
viktimë.
Subjekti bart tërë barrën e ngehinës verbale që më shepsh e
derdh në
letër, në formë vargjesh që subjekti i tillë shqiptohet në formë
ditari.
Romani
paraqet ndjenjat e motive të botës së brendshme të Bardhit,
që
s’shikohej me sy të mirë nga regjimi në fuqi. Kështu përmes
një
rrëfimi të ngjeshur, ai kujton fëmijëninë, rininë, arsimin, punën,
dashuritë,
dështimi i dashurive dhe në fund largimin nga lagjja e
varfër e
qytetit. Fabula e motivet e romanit janë të organizuara edhe
me
monolog ekspresiv që në këtë sipërfaqe aliteracioni cytet thellësive
shpirtërore
të Bardhit ku edhe zbulohen dilemat dhe huqet e
ndryshme
që e kishin munduar atë gjatë jetës. Ndërkaq arti i ligjërimit
bëhet
përmes një strukture narrative të llojit retrospektivë që ia arrin
qëllimit
që ky diskurs të pasqyrojë atë mjedis e atë hapësirë ku edhe
kishte
jetuar ai, që i ngjet gjallnisë së varuar nga dikush tjetër, ashtu
sikundër
edhe janë të burgosurit, që Bardhi s’dallon shumë nga ata,
por që ky
tekst letrar lidhet nga një ind i fuqishëm siç është elementi
artistik;
monologu!
Problem
në vete është edhe dialogu, i cili në konstruktimin e poetikës
së këtij
romani i nënshtrohet formës së veçantë të ruajtur e të kultivuar
nga
sekuencat kohezive të zhvilluara drejtpërderjt me dëgjuesin
a duke
ritreguar atë formë strukturore polifonike. Këtë formë polifonie
e hasim
te romani “Djella”, kompozicioni i të cilit në shumë shtresa
narrative
del përmes peripecisë në veten e parë (a ich from) që nganjëherë
e hasim
edhe në romanin “Karpa”, sidomos në kuadrin e dytë të
tij.
PROZA E
CAMAJT
137
Ky rrëfim
shqiptohet ngjashëm me gjendjen e katarsisit, por edhe
në disa
çaste shqiptohet si pasojë e dëshpërimit, e zhgënjimit! Dhe ky
rrëfim e
kjo fabulë është aq tronditëse sa bashkëbiseduesi (Blerimi)
por edhe
receptori që e lexon / konsumon, këtë tekst arti, mbetet gojëkyçur
nga
tragjedia e rëndë njerëzore që me vite të shumta e mban të
fshehtë
në shpirt. Për një “skot”, të veçantë (si do të thoshte Camaj,) arti
i
ligjërimit do të dukej: mendjemadhësi, egoizëm, monoton, absurd,
banal,
etj.
Mirëpo,
meqë autori në atë kohë, fillon të shkruajë prozë, kishte
mbaruar
studimet, kishte lexuar e studiuar me përkushtim letërsi
bashkëkohore
botërore dhe rrjedhën e artit modern në metropole të
ndryshme
eurpojane, penën e orientoi në prozë ku rëndësi të posaçme i
kushtoi
komponimit të formës së romanit modern, prandaj edhe ngrehina
artistike
titulluar “Djella”, bën pjesë edhe në poetikën e romanit
a të
rrjedhës së ndërgjegjjes që atëbotë (në vitet pesëdhjeta të shekullit
njëzet)
letërsia frënge ishte në formë, që ishte fare e natyrshme se do të
ndikojë
edhe të shkrimtari i ri i asaj kohe: Martin Camaj.
Në këtë
roman, problem i veçantë (por jo edhe specifikë vetëm për
këtë
teksti letrar) është prania e antagonizmit që shfaqet heshtazi, por
edhe e
mbështjellë si në një lëmsh, të cilit nuk i gjindet fija aq lehtë. Ky
problem
duket i pakapshëm fillim e mbarim. Bardhi është intelegjent,
ai e di
se deri ku mund të shkojë, të kalojë e drejta e një mësuesi të harruar
në një
katund moçalor. Ndërsana ia kishte “lejuar” flertin (verbal)
me
Djellën. I gjetur në këtë katrahurë, subjekti romanit ka elementet
e
diskursit biografik a dokumentar që na kujton punën e tij si mësues
para
arratisjes nga vendlindja. Kur themi kështu, bazohemi në problemin
në
pohimet e kritikëve e estetëve të letërsisë; se për t’u kuptuar
Yrjet
Berisha
138
e
interpretuar veprat e një shkrimtari, duhet ditur edhe autobiografia
autorit.
Arkitektura,
fabula, motivet, idetë, personazhet, peizazhet, por edhe
tabllot e
thurura në lirikë a në vargje të bardha etj., të këtij romani kanë
lidhmëri
të pashkëputshme edhe me çështje a probleme të ndryshme
shoqërore,
filozofike, antropolgjike, psikologjike, etike etj., që në një
mënyrë a
në një tjetër edhe nxisin zhvillimin e arsenalit a materialit
letrar të
shpiejnë mëtej ngrehinën e veprës letrare. Duke pasur parsysh
tërësinë
artistike e esteike në njërën anë dhe në anë tjetër përmbajtjen
e romanit
atëherë edhe nuk e kemi vështirë të konstatojmë (tek e
fundit
këtë të drejtë na lejon letërsia receptuese, siç do të thoshte Fraj
e
idhtarët e tjerë të kësaj metodologjie të studimit të letërsisë), se diskursi
i këtij
romani mëton të zabatojë art të tillë që di t’i mbetet besnik
poetikës
sprovuese e kurioze deri në pakufij, si solli risi Xh. Xhojsi, me
botimin e
romanin titulluar: “Ulisi”, ku tekstin e komponon në tri gjini:
prozë,
poezi, dramë. Kurse arti i tekstit të romanit “Djella” i Martin
Camajt
është shkruar në prozë dhe poezi.
Arti
poetik i këtij këtij romani evoluon si produkt i raporteve të
acaruara
që struktura e romanit shthuret pasi të zbulohet gjeneza tragjike
e fshehur
dhe e kamufluar në damarë e në zemër, që reflektohet
e
manifestohet me ndodhi të ndryshme; simpati, dashuri të fshehtë,
intriga
të dashurisë, gjeturi çasti, naivitete të bëfta etj. Edhe problemi
i
gjelozisë është çështje në vete dhe mjaft e diskutueshme, por edhe e
papërballueshme
për çdokënd, por jo edhe për subjektin e kitij romani.
Teksti i
romanit është bërë përmes një rrëfimi ekspresiv, i përshkuar
me nota
idilike. Mbështetur, në këto argumente të sipërme, në
vepër shtohet
intenziteti i dinamikës së sipërfaqes së gjërë të diskursit
PROZA E
CAMAJT
139
që falë
kësaj forme nga çasti në çast, nga indi në ind që e përbëjnë
fabulën
edhe ndërron struktura e ndërtimit të artit letrar në roman.
Në
shtresat e monologut e dialogut, duket forma kondensuese e cila
sendërton
sekuenca mistike, fshetësi intime, doke, përralla, anekdoda
e rite
dalluese që në këtë mënyrë receptori ndjen mrekullinë e shqiptimit
artistik.
Autori
gjatë ndërtimit të heroit i ikën me zhdëvejlltësi moshës,
paragjykimeve,
u largohet elementeve fantastike, mitike etj., dhe fabulën
e shtron
në nivelin e artit real. Karakteri i tij bie në tokë; s’jeton
në botën
e mjegullnajave rinore, vitet e tij ishin të larta, ka moshë gati
senile.
Rrëfimi i tij zë fill në formën retrosperspektive, si kohë e një vrojtuesi
të qetë
gjë që gjërat i peshon ngadalë që për to shfaqen komente e
sqarime
me rrëfim perspektiv. Forma a zbatimi i këtij korpusi të kompozicionit
ndërlidhet
me fabulën, probleme, raporte të ndryshme me
natyrën,
pa data historike, që autori nuk e saktëson, se në të kundërtën
arti i
romanit të tillë do t’i nënshtrohej materialit faktografik e atij anal
që do të
rrezikonte fiksionin, ashtu siç nuk e kërkon natyra e një romani.
Në
tekstin fiktiv s’kuptohet se kush sundon. Kreu i kësaj klike mbisundon
problemet,
acarohen raportet mes banorëve. Klika e tillë bie në
një
gjendje anarkike. Banorët janë në pozitë tendosëse, ashtu siç është
edhe
subjekti që rrëfen, me kokën “e bardhë”. Në këto rrethana konkrete
diskursi
i këtij romani vë në spikamë një dukuri të rrallë: shpërnguljen
e
popullatës ose zhvendosjen që ingranazhet e diktaturës në këtë
mënyrë
bëjnë internimin e banorëve e të familjeve “armiqësore”, që në
këtë
fushatë banale të kësaj hapësire, autori e paraqet me gjendjen e
rëndë të
heronjve në një situatë kur asgjë s’ishte e sigurt, asgjë s’kuptoYrjet
Berisha
140
hej.
Thjesht aty zë fill një situatë kaotike, një moment absurdi, ngjarjet
marrin
letërnjoftimin e autopsinë e tyre në çdo kohë.
Në këtë
rast, tekstura e romanit vihet në peshojë alkimike. Dhe kur
kihen
parasysh këto shtresa konstruktuese të artit letrar, nxirren në
shesh
edhe disa segmente shtytëse të sfrocimit të konturave e sipërfaqes
së
semiotikës a kodit të ligjërimit rreth një sërë ngjarjesh të futura
në
vorbullin e tyre të pafund që janë të ngërthyera brenda një indi
burleskor
ku edhe pasqyron dhunën, egërsinë, lajkat, servilizmin, pabesinë,
intrigat,
ligësitë e shumë parodokse të tjera që janë të lidhura
me
ingranazhët dhe kurthet e një diktature banale, që Martin Camaj,
me
paraqitjen e tekstit arkivor i modifikon si tërësi të aliteracionit artistik,
ndonjëherë
edhe kreativiteti i tillë merr grim të nevojshëm që
fare
lehtë shndërrohen në vepër letrare.
Ndërtimi
i romanit “Djella” pak a shumë nis në mënyrë të habitshme.
Teksti
merr përmasa të zhvillimit, nga një perudhë e vonë e
subjektit.
Kështu karakteri i artit të ligjërimit është jashtëzakonisht
serioz.
Diskursi i tillë s’bredh për të gjetur materialin letrar për këtë
vepër
fiktive, por është një tekst i gatur e i menduar gjatë në trurin e
njeriut,
të vëluar e përvëluar në vaj e në uthull. Bardhi është njeri fatkeq
që nuk e
din se ku e kishte shtëpinë. Konstruktimi i romanit shtegton
radhazi
në atë që quhet jetë, art, logjikë, psikologji. Kompozicioni i tillë
merr
formë neoromantike. Kështu ritmika e këtij niveli kompozicional
ngre
shumë probleme e shumë çështje nëpër shumë faqe të romanit,
të cilat
më shpesh ky diskurs i qëmton në prizm të mprehtë klasor, në
raporte
tendosëse të një shoqërie të kohës, kur u hiqet maska e rrejshme
rrathëve
hipokritë të shoqërisë, që përshkruhet me tallje e imoralitet,
përbuzje,
dredhi etj.
PROZA E
CAMAJT
141
Krahas
strukturimit të ngrehinës letrare të “Djellës”, diskursi ngrit
problemin
interprertues të tekstit të vet letrar, herë-herë ironizon atë
aliteracion,
ashtu sikundër shkruan në fillim të parathënies: “një poet i
dështuem
flet në vetën e parë për historinë e vargjeve të veta.” Dhe pak
më posht,
ai prerazi, jep formulën e vet dhe s’lënë pa zënë ngojë edhe
problemin
e drejtimit letrar modern që romani i tij është shkruar me
poetikë
perëndimore ashtu sikundër edhe shfaqet në subjektin e tij: “ra
ndesh
trajtave anshme apo pajambajtëse të realizmit socialist.”44
Bardhi,
si e pamë nga këto dy fragmente të shkurtëra, është narrator
kryesor i
romanit (pa harruar se këtë mesazh e kryen nganjëherë edhe
autori).
Ai lë përshtypjen e njeriut të vetmuar. Ai ligjëron mbi tragjedinë
e vet, të
cilën edhe e ilustron në atë tekst biografik me vargje, në
formë
kronike, në formë ditari lirik me vargje të lira. Brenda këtij teksti
metonimik
e metaforik diskursi i këtij konstruktimi s’lë pa zënë ngojë
çaste e
ngjarje nga e kaluara e banorëve të tjerë, si ai i internuar në
Ndërsanë,
në një katund të zhytur në kënetë ku mushkojat e sëmurja e
malarjes
bënin kërdi.
Kështu,
subjekti i këtij romani me këtë dukuri çnjerëzore të internimit
e të
keqtrajtimit të karaktereve të tij prekë një motiv që disa
vite më
vonë do ta trajtojnë edhe shkrimtarët disidentë të Lindjes europjane!
Këto dhe
eksperimente të tjera letrare bëhen ashtu sipas rregullave
në fuqi
dhe parimet themelore të shoqërisë. Ndërkaq, e vërteta
ishte
ndryshe; agjitpropi i makinerisë stalinistenveriste donte të formonte
“njeriun”
sipas përmasave të veta. (Ky mit e kjo dilemë e lashtë
44 Martin
Camaj: “Djella”, botoi NB “Gj. Buzuku”, Prishtinë, 1994, faqe 5. Me termin
“pajambajtëse”,
nënkuptojmë
rrymën ose metodën letrare. Nga ky shkrim, por edhe atë që
do të
lexojmë më poshtë, lexuesi do të kuptojë se M. Camaj, veç si shkrimtar i
talentuar,
dallohet
edhe si estet dhe njohës i letërsisë moderne europjane që krijohej atëbotë.
Yrjet
Berisha
142
na kujton
luftën e Prometeut e Zeusit, për krijimin e qenieve njerëzore,
sipas
kuteve të këtij të fundit.) Kështu, në këto kushte mizerie rropatën
Bardhi,
Blerimi, Djella, Curri etj., që janë viktima të diktaturës e cila
fshihej e
kamulfohej pas shumë komploteve, shantazhëve, intrigave, e
bëmave të
dukshme e të padukshme. Prandaj falë veprmtarisë së fshehtë
edhe ajo
kishte prestigj, kishte pamje, kishte hijen e fshehtë e të
pakuptueshme
që mbështillej me pajën “hyjnore”, dhe me logjikën e të
“gjithëfuqimshmit”.
Në
parathënien e kësaj vepre Martin Camaj, për të arsyetuar
lidhmërinë
e artit me popullin, shkruan: “Ideja e motiveve që do të
zhvilloheshin
në një ambient të caktuem me erdhi si reagim kundrejt
propagandas
së vjeteve ’50 në diktaturat e reja komuniste të Lindjes:
thuhej se
një shkrimtar i saktë nuk duhej ta linte kurrë vendin, duhej të
jetonte
mbrenda popullit të vet, përndryshe humbaste talentin.”45
Hiç këtë
tekst të pakët të marrë nga parathënia që saktëson qëllimin,
idenë,
motivin, tekstin konstruktues, datën e përafërt histiorike,
raportet
shoqërore të lidhura me këtë periudhë (më sipër theksuam
dhe
mbrojtëm vlersësimin e mossaktësisë së historisë, në mënyrë që të
mos i
humbë kuptimi i fiksionit të lidhur me poetikën e veprës) të jenë
banale e
konkrete: autori shkruan mbi gjendjen faktike të dukurisë së
dyndjeve
të popullatës së Veriut drejt fushave ose në katunde të harruara,
por edhe
i demanton këto pohime sterile të diktaturës, e cila për të
arsyetuar
veprimet e saja shpik lloj-lloj shantazhe: përdor masa ndëshkimi,
internime
të posaçme për familjet “armiqësore”. Autori shkruan
heshtazi
mbi kampet e internimit. Në këtë sipërfaqe stukturore shtresat
fiktive
paraqesin dinamikën narrative me sekuenca tragjike të një ka-
45 M.
Camaj: “Djella”, botoi NB “Gj. Buzuku”, Prishtinë, 1994, faqe 5.
PROZA E
CAMAJT
143
tundi të
nëmur që për shkak të moçalit banorët e asaj ane i mbyste
ngadalë.
Banorët e internuar që përshkruhen në roman, paraqiten në
mënyrë
komplekse dhe skena dramatike që i rrëfen me ton të qetë e të
vendosur
nga goja e një narratori me zjarrminë e etheve të malarjes.
Tërësia e
fabulave të romanit “Djella” ka forcë e elan të madh të shpërndarë
nëpër
motive që janë produkt i metateksteve me shtresa psikologjike,
filozofike,
etj., të shqiptuara përmes tekstit letrar me monolog e
dialog të
pasur që e karakterizojnë romanin.
Shtojca e
çdo kapitulli të këtij teksti, siç thamë edhe më lart, është
shkruar
në vargje lirike që në një formë edhe paraqesin rrjedhën e
konturave
të komponimit, të fabulës e motiveve të romanit. Thënë më
qartë,
këto dy forma të shkrimit në dy gjini plotësojnë e përmbushin
njëra-tjetrën.
Shikuar nga konteksti teorik, arti i këtij romani i përket
poetikës
dhe lirikës, ndërtuar nga kodi i rreshtave (në poetikë) dhe
i
vargjeve (në lirikë). Deshëm s’deshëm, këto dy shtresa semiotike e
ndërtojnë
artin e tipit meditues e narrativ. Andaj mu për këto specifika
e për
këtë formë, këto shtresa metonimike e metaforike të kësaj vepre
ia
shtojnë peshën e rëndësinë e bipolaritetit shqiptues fiktiv me dinamikë
strukturimi
dhe romani në këtë mënyrë bën pjesë në veprat më të
mira të
shkruara nga ky autor. Themi kështu sepse autori i rreket kësaj
aventure
semiotike të panjohur për letrat tona deri atëherë kur ia arrin
t’i
thyejë rregullat e kodit klasik të romanit.
Poetika e
këtij romani ka tekst letrar me shtresa të fabulës ekspresive,
sipërfaqe
moderne, metatekst montues, por edhe arnim materiali
letrar,
siç e quajtëm më lart, poetikën posmoderne, pa lënë në pluhur
të
harresës edhe lirikën intime a autobiografike del në fund të secilit
kapitull
të romanit. Ky material i larmishëm arti arrin të pasqyroYrjet
Berisha
144
jë
hapësirën dhe kohën e një universi ontologjik, i ringjallur përmes
rrëfimit
refleksiv në vetën e parë: unë. Aty s’lihet anash as zhdërvjelltësia
e
dialogut të përtërirë të thënë më parë nga dikush tjetër. Po me këtë
invencion
duket se “ripërtypet” monologu ku edhe rropatet tërësia e
shtresës
së ndërgjegjes së detyruar të heshtet, të durojë, të mos dëgjohet
se është
i gjallë e shumë mjete artistike e motive që shfaqen në
sipërfaqen
komponuese të ngrehinës letrare.
Shkrimtari
armë të fortë ka teksturën, të cilën e lakon nëpër forma të
ndryshme,
duke e shtjelluar a interpretuar në disa sekuenca dramatike
të
lidhura me jetën e Bardhit, dhe në këtë rast vë përpara tekstin letrar
me ironi,
satirë, alegori, këshilla, porosi etj. Arti i tillë vë në spikamë degëzimin
ideologjik
që ndeshen mes vete, kur edhe në atë evoluim rasti
ndriçohen
dilemat e problemet e “armiqve”, pastaj hetohet atmosfera e
intrigantëve,
komplotistëve, shpifësve, mashtruesve, kriminelëve, por
në anën
tjetër edhe e njerëzve të sinqert që s’iu vlerësohet puna as edhe
jeta nga
ingranazhet policore. Këto ndjenja e kjo atmosferë “kalitej” në
“universitetin”
e kohës së diktaturës që është i njohur si burg, që s’ishte
larg
Ndërsanës, në këtë fund bote me ujë të ndotur të moçalit; autori
me këtë
pellg të qelbur e ironizon diktarurën.
Romani ka
njëzet e një kapituj të shkruar në formë të shkurtër, me
po kaq
vjersha. Por s’duhet harruar se faqet më të lexuara të tij janë ato
të
kapitullit të fundit (XXI) në të cilin paraqet një dialog konkret ku
heroi i
jep fund “historisë se poezive të veta”, kurse mësuesi i ri merr
rolin e
dëgjuesit, lexuesit e rrëfyesit që mëton të zotërojë nivelin kompozicional
në vepër.
Veç si dëgjues i qetë ai ka dhuntinë e një interpretuesi
e
zhbiruesi që herë pas here edhe bën provokime, gjë që edhe
e acaron
treguesin (mësuesin e vjetër). Tensioni i dalldisë strukturore
PROZA E
CAMAJT
145
shtohet
kur mësuesi i ri me këmbëngulje do të kuptojë përfundimin
e
Djellës. Ndërkaq, arti i ligjërimit merr formën e njohur nga arti i
shthurjeve
dramatike përmes shenjave estetike si të “Bretkocat” e Arsitofanit,
ku edhe
në këtë mënyrë autori bën një aventurë estetike e
teorike
që mëton ta sqarojë kështu:
“Krijim
im letrar ka diçka fragmentare në vetvete dhe për këtë fajin
e ka koha
jonë, edhe ajo fragmentare, aritmetike në rrjedhën e vet.
Koha na u
sëmue mun në zemër nga ngjarjet që ndoqën. Pra, një kohë
e tillë
ishte mbrendë që do të piqej dhe vetvetiu shpërthente përjashta,
por koha
që do të piqej dhe vetvetiu shpërthente përjashta, por koha që
jetoshim
ishte pothuejse e pa stinë, pa verë!”46
Disa
probleme letrare të këtij diskursi hapen dhe mbyllen me figura
e ironi.
Tërësia problemore e këtij teksti teorik nis dhe përfundon në
formë
struturaliste kur edhe i drejtohet lexuesit me tekst që shqiptohet
me veten
e dytë: ti. Ndërkaq, për tekstin e romanit ai pohon se
romani me
këtë diskurs cilësohet se ka diçka fragmentare, artimetike,
sëmuret
koha në zemër, por edhe piqet e shpërthen, në stinën pa verë,
e shumë
figura e metafora të ngjashme që s’janë pa plotninë e figurave
e të
metaforës. Ndërkaq, ky shpjegim sa estetik, është edhe me dimensione
biologjike
që mundëson shpjegim meditues; thënë me rrotlla
tipike
malësore. Në fund diskursi duket se merr peshën e lodhjes e të
mërzisë
me shqiptim alegorik që është në gjendje paksa acaruese dhe
befasohet,
por edhe provokon: “Si dreqin nuk e kupton?” Ai mbase
edhe e
kupton ironinë e tij, pret komentin e tjetrit që duket se nuk është
i kënaqur
a i painteresuar me rrëfimin e me vjershat e tij.
46 Vepra
e cituar, faqe 108.
Yrjet
Berisha
146
Çështja e
kompozicionit të romanit “Djella” është e lidhur ngushtë
me
emocionet e orientimin e një bote të veçantë estetike që karakteri i
tillë ka
njohuri me artin meqë edhe ëndërron që t’ia arrijë qëllimit; të
bëhet
poet edhe pse kishte përvojë dëshpëruese nga vdekja e një miku
poet. Ai
ishte i njohur me problematikën e komponimit të ngrehinës
letrare,
falë provokimeve që autori i parashtron në parathënien e romanit
në
version të dytë e të përpunuar që, siç e pohon edhe autori: “si
nye e
pazgjidhun në vargun e veprave në prozë”.
Titulli i
romanit “Djella” është marrë nga një personazh që në roman
autori e
trajton me dy karaktere të kundërta, që kanë botëkuptime
të ndryshme.
Romani ka dy linja rrëfimi; një në veten e parë dhe një në
veten e
tretë, që ndryshe mund të quhet edhe narracion me perspektivë
e
retrospektivë. Pastaj aty shfaqen edhe dy gjini letrare në; prozë e
poezi.
Kështu ky model i artit merr rrjedhën e veçantë, në mënyrë që
më vonë
ky diskurs ka liri të zgjërohet nëpër kapituj të shumtë në prozë
e në
poezi.
Metateksti
i dytë që provokon lirikën përputhet me Djellën dhe me
metaforën,
kur dihet se metafora konsiderohet figurë e poezisë. Kurse
të
shprehurit në metonimi është figura e prozës47, që i përshtatet Bardhit.
Kundërvënia
e tillë ideore por dhe kompozicioni i tillë artistik
është
provokim estetik e teorik, por edhe etik, sociologjik, antropologjik
që Martin
Camaj ka ditur t’i komponojë për mrekulli. Prandaj mu
për këtë
sprovë estetike e artistike, ky roman ka poetikë neoromantike;
kujtojmë
këtu intrigat e dashurisë së realizuar e të pasuksesshme. Por
në të
njëjtën kohë edhe romani ka elemente fragmentare a arnim të tipit
postmodern,
të ndërtuara nga shumë nivele, dekorime në copëza e
47
Zejnullah Rrahmani: “Teoria e letërsisë”, botoi Fakulteti Filologjik,
Prishtinë, 1996,
faqe 79.
PROZA E
CAMAJT
147
mozaiqe
nëpër shtresa të ndryshme të fabulës së këtij romani. Ndërkaq,
monologu
e dialogu në këto raste janë sintetikë dhe në dramaturgji ka
elemente
të theksuara në tërë ngrehinën e romanit.
Ribotimi
i dytë i romanit “Djella” është i përmirësuar nga autori më
1990, ku
edhe ka bërë përpjekje të qëlluara dhe mjaft të suksesshme,
prandaj
edhe shkruan: “(…) më rroku shija e shkoklimit të motiveve
dhe të
trajtave gjuhësore. Thellimi në teksturën e vjetër u përzie vetvetiu
prej faqe
në faqe me trajtat e stilit që kam sot, mbas 35 vjetësh.”48
Besojmë
se çdo koment tjetër rreth komponimit të këtij romani do të
ishte i
tepërt që të shtonim pas këtij teksti interpretues e sqarues, vendosur
në
parathënien e romanit “Djella”, nënshkruar nga shkrimtari
Martin
Camaj.
Novela e
shkurtër “Katundi me gjuhë të fshehtë”, parë nga projekti
konstruktues,
duket qartë se shkrimtari, për ta shkruar këtë tekst letrar
është
mbështetur në të shqiptuarit modern të shkrimit të novelës.
Shenjat
dominuese të kësaj arkitekture nisin nga rrëfimi i ngadalshëm
e i
mundshëm. Kështu gjatë shkrimit të novelës në laboratorin krijues
zbatohen
edhe shtresa të fubulës medituese. Monologu i novelës ka
ngjyra të
theksueshme e stërmunduese. Ndërkaq dialogu i saj paraqitet
me
vrullin e fjalëve të zgjedhura e të menduara mirë, ata kanë një botë
të
veçantë me halle, fatkeqësi, strese, mallëngjim, harrim, sakrifica etj.
Kritiku e
esteti frëng T. Todorov shkruan: “Vepra letrare, përbëhet
nga
fjalët; (…) fjalët që u takojnë regjistrave të ndryshëm folës.”49 Ky
inetpretim
teorik është i lidhur me problematikën e artit të ligjërimit
me kodin
e veçantë që shfaqet përmes komponimit të gjetur mirë të
fjalëve,
fjalive, fabulës, motiveve etj.
48 M.
Camaj:”Djella”, botoi NB ”Gj. Buzuku”, Prishtinë, faqe 7.
49 Cvetan
Todorov: “Poetika”, botoi ShB ”Filip Vishnjiq”, Beograd, 1986, faqe 27.
Yrjet
Berisha
148
Shikuar
nga plani kompozicional, novela është më tepër punë laboratorike-
eksperimentuese,
sepse brenda strukturës së saj ka disa forma
a mënyra
të organizimit të tekstit. Autori në këtë diskurs përdor
laramaninë
e rrëfimit perspektiv e retrospektiv; që interpreti nuk e ka
vështirë
ta dallojë plotninë metaforike që aludohet dhimbshëm për
botën e
egër totalitare; në këtë sekuencë arti i ligjërimit përqendrohet
në fatin
tragjik të arbëreshëve të Italisë. Pikërisht zbatimi i një semiotike
të tillë
stërholluese ka poetikën e mbështjellë me vello mistike që
vërehet
se autori orientohet të pasqyrojë një tekst letrar me shqiptim
bashkëkohor
të një hapësire e të një kohe të mitologjisë popullore arbëreshe,
që për
lexuesin tonë kthen kurreshtjen nga arti i së kaluarës
sonë
deradiane. Komponimi i këtij teksti artistik shqiptohet me imazhe
të qarta
që i nënshtrohen artit të shqiptimit të kulluar.
Arti i
novelës së shkurtër senderëtohet përmes një rrëfimi spontan
që ndiqet
nga një kombinim i menduar mirë. Thënë më saktë, hulumton
nëpër
labirinthe dhe zbulon fshetësitë e semiotikës e të poetikës që
ka
shtresa të mirëfillta të tekstit letrar. Andaj mbështetur në këto pika
referimi,
proza e tij ka elemente të prozës botërore si të Floberit, Xhojsit,
Foknerit,
në poezi të Ungarettit etj. Struktura e saj është e mbushur
me tekste
të monologizuara dhe me shtresa të tjera montuese, arnuese
a të
copëzuara me lëndë të artit postmodern.
Kjo
novelë bashkë me romanet e tjera cyt interpretuesit e veprave
të tij të
pohojnë se Martin Camaj nuk ka stil origjinal. Çdo prozë e tij
është
shkruar me poetikë e stil të veçantë, ashtu si e gjejmë te disa autorë
që mu për
këtë akt edhe shquhen e janë të njohur në letërsi. Autori
i këtyre
veprave ka bërë një “shëti” nëpër stile që më tepër del se është
një
provokim i qëllimshëm për lexuesin, si thamë edhe më sipër. KëshPROZA
E CAMAJT
149
tu ka
vepruar edhe shkrimtari Xhojsi, në veprat e tij, këtë përvojë duket
se e ka
ndjekur edhe Camaj, jo veçse në këtë novelë (“Katundi…”), por
këtë
përvojë e ka ndjekur edhe në tekste të tjera letrare.
Bota e
kësaj novele ka elemente fantastike, edhe sipas drejtimit të
njohur në
filozofi si transcendencë, por edhe të botës së çudirave. Autori
kështu
depërton në një linjë a në një labirinth antik dedalian që kalon
përmes
një indi artistik në botën e lashtë të një qytetërimi arbëresh,
ku
shfaqen motive të ndryshme që s’është lehtë për t’i anashkalur tërë
ato
shtresa artistike të cilat janë nivele a tërësi kryesore të tekstit letrar
që
sendërtojnë materialin e novelës në fjalë.
Poetika e
këtij teksti, gjatë leximit të vëmendshëm zgjon asociacione
që janë
të njohura qysh në artin dantesk, xhojsjan etj., kështu
që kur
lexohet kjo ngrehinë letrare lexuesi, interpretuesi do të kuptojë
se
diskursi pasqyron një hapësirë, një kohë thuaja të panjohur që nga
forma e
veprave artistitke të shkruara në vargje nga autorët arbëreshë.
Sipërfaqja
kompozicionale e novelës është e lidhur me aventurën e
dy-tre
vetëve që duan ta vizitojnë një katund të panjohur, jo pa druajtje,
nisen tre
e mbërrin njëri. Nga ky udhëtim i stërmenduar e i gjakuar,
duket se
proza merr dimensione absurde që, duke operuar me këtë
konstruktim
e me këtë art të ligjërimit, diskursit ia ka ënda të bëjë eksperiment
me artin
letrar kur paraqit një dhimbë, një ëndërr, një aventurë,
një jetë
të pajetuar në realitet, por të realizuar në formë trascendentale.
Tërë kjo
arrihet kur vizitohet katundi me gjuhë të fshehtë, a me
gjuhë të
ndaluar nga autoritetet joarbëreshe. Në sprovë të kësaj proze
shfaqet
çasti e ankthi i kureshtjes, por edhe i argumentit për të zbuluar
katundin
që flet si turisti. Tërë teksti letrar sillet rreth përpjekjes
e
vorbullës për të kryer një vizitë e një rizbulim epokal në një katund
Yrjet
Berisha
150
të vdekur
e me gjuhë të fshehtë (të pakuptueshme për joarbëreshët).
Teksti e
karakterizon dhe e ringjall një udhëtim ëndërrues, një vizitë të
paqenë,
një dashuri të parealizuar, në viset e jugut.
Me këtë
tekst autori mëton të sforcojë bindjen tonë se shtresat e
prozës i
thuren dhe i zhvendos nëpër motive me dilema të ndryshme
që në
këtë formë sikur e kodojnë fjalën e shkruar artistike, që eksperomentohet
edhe me
motivin mitologjik shqiptar të rinjohjes a të
transcendecës,
që jepet përmes zërit. Motivi i ringjalljes shfaqet pa
e harruar
kohën e hershme e të vonë që ky fenomen bashkëdyzohet
dhe në
fund realizohet ëndrra e hershme e shfaqur si transcendencë.
Përmes
këtij motivi autori futet në shtresat e ndjeshme psikologjike,
bën
kërkime antropologjike, filologjike, etnografike, arkitekturale etj.,
por të
tëra këto shtresa strukturore bëhen nga pozicioni i kureshtjes, i
habisë që
një i huaj do të studiojë e shijojë gjuhën e kulturën origjinale.
Të folurit
e posaçëm të katundit fashitet nëpër pllaja e përroje. Të
gjitha
fenomenet që zhvillohen nxjerrin në pah përfundimin lakonik;
shoqërimin
me mordjen që është interpretim mitik i transcendencës si
drejtim i
njohur në filozofi.
Vetëm kur
lexohet pjesa e fundit e novelës “Katundi…”, kuptohet
teksti
letrar i shkruar në formë simbolike që si i tillë merr formën e një
studimi
shumëdimenzional të shkencave shoqërore i strukturuar me
ton
metonimik. Pasqyrimi i kësaj hapësire ka përshkrim të kursyer e
të
logjikshëm me një mori elementesh artistike, me shqiptim të lakueshëm
të
novelës si rrëfim fantastik që nis nga tragjedia e hershme dhe e
vonshme e
reflektuar me nivel strukturimi të shtjelluar hollësisht. Tekst
i tillë
ka sprova të ndryshme që ndërtohet me një diskurs që nuk është
larg
gjuhës së arbërit. Arti i tillë ka material sa ireal të botës e hapësirës,
PROZA E
CAMAJT
151
me shumë
probleme të paraqitura në novelë ku receptimin e fusin në
magjinë e
fjalës me konotacion fantastik, absurd.
Kompozicioni
i novelës është shkruar me variacione të ndryshme të
nivelit
strukturor ku mënyra e rrëfimit shtrihet nëpër pozita të veçanta
të këtij
teksti letrar që ndërtimin e bën fillimisht narratori i identifikuar
me
diskursin-autorin-artin e ligjërimit, pastaj ky rrëfim është produkt
i
karakterit-subjektit-heroit-personazhit-protaganistit-arketipit; siç
është i
huaj që këtë mesazh e kryen i ndihmuar edhe nga heronjtë e
kësaj
novele që kështu depërton në labirintet e brendshme të shtresave
të
komponimit artistik të strukturuar sipas parimeve të poetikës dhe
kështu
paraqet paradokset e një etnikumi të përbërë, për të mos thënë
të
zhdukur ka jehonë gilgameshane; arbëreshët “vdesin”, por e qenmja
e atij
katundi i bënë të pavdekshëm, mëqe shndërrohen në mit, legjendë,
histori,
gjeografi. Qëndresa e tyre ka konotacion real, material,
burimor,
lingustik, etnologjik, social, filozofik, antroplogjik etj. Ky tekst
është
shkrim postmortemi mbi një popull të zhdukur nga faqja e dheut
që s’rron
atje, që s’ka banorë, që s’ka adresë, që s’ka gjallëri. Teksti i
novelës i
ngjan një homazhi tragjik. Teksti letrar përkon me të kaluarën
e harruar
në mbamendjen e historinë tonë me plot paradokse. Prandaj
i gjetur
para një fakti rrëqethës, shkrimtari u jep udhë fjalëve, tekstit
letrar-gjuhësor-etnografikë,
tok me të edhe motiveve, temës, nivelit
sipërfaqësor
dhe kështu ia arrin të komponojë një novelë; monument
të gjallë
që s’shembet kurrsesi në sy të lexuesit të thjeshtë e heterogjen.
Arti i
ligjërimit është i stërholluar dhe ka gjallërinë e një kulture e
një gjuhë
të zhdukur të një katundi malor. Pastaj ka mënyrën e rrëfimit
që novela
nuk i nënshtrohet kategorisë konstruktuese të inicuar nga
nxitësit,
shkaktarët e viktimat e tyre, në një hapësirë absurde i prijnë
Yrjet
Berisha
152
katastrofës,
i fryejnë zjarrit të së keqes etj., që në korpusin kompozicional
nuk
hetohen, nuk duken, nuk kuptohen, nuk veprojnë botërisht.
Ndërkaq,
në ngrehinën letrare këto fenomene, dukuri, anomali, dredhi,
kurthe
janë të kamufluara me vello arti, përballë një tematike të
lidhur me
katundin e gurtë që mëton të mbetet visar, faktografi e shekullit
njëzet
mbi një katund të mbetur pa banorë që i ngjan një piramide
mijëravjeçare.
Teksti letrar me këtë motiv funksionon si simbol duket
se
s’shkel në kohën e në hapësirën tonë, por megjithatë ai mëton të ketë
vulë,
identitetit, emblemë etnikumi, hulumtim antroplogjikë, sprovë
filozofike,
mbamendje gjeografike etj.
Novela
është ndërtuar me kombinim kompozicional, gërshetuar në
dimensione
e shtresa të ndryshme të fabulës, por edhe në përfshirjen
e
përbashkët të motiveve të prozës artistike. Modelet, shtresat e këtyre
formave
kanë diç nga mitologjia jonë dhe letërsia popullore. I huaj
shkon në
katund, kurse shoqëruesit i shmangen mjeshtrisht. Shmangia
e tyre ka
diç misterioze. Ribashkimi i heronjeve pas njëzet vitesh ka
transcendecë
filkozofike. Aventura e tillë realizohet vetëm në fantastikë,
që
përrallat popullore i pasqyrojnë e i paraqesin në një kohë e
hapësirë
tjetër. Diskursi ringjall dashurinë e hershme. Novela është e
shkruar
me logjikë, mençuri, folklor, etnografi, këngë, lojëra, mëngji,
motive
urbane në katund, monumente arkitektoinike, një komunitet
karakteristik
etj., ashtu siç kishin jetuar dikur arbëreshët e fundit që
nga
shtytjet e vijueshme zhbëhen nga toka e shpirti arbëror.
Mjetet
artistike më të shquara të poetikës së kësaj novele janë ironia,
alegoria,
figurat, metonimia etj., që gjatë tërë sturkturës së teksti letrar
marrin
përmasa shqiptimi të lakueshëm nëpër trajta, numër, rasa që
bëhen të
konsumueshme, të kuptueshme, të pëdorshme. Komponimi
PROZA E
CAMAJT
153
i një
teksti të këtij niveli artistik merr formën e një aliteracioni me
jehonën e
prozës me shqiptim rrëqethës e alarmues, ngapak me ton
surrealist.
Të gjitha këto çështje i përshtaten mrekullueshëm natyrës a
hapësirës
që del e koduar sipas poetikës së novelës që në kontura të saj
ka një
mori zërash polifonikë herë të zëshëm, herë të heshtur, varësisht
nga
momenti edhe merr dimensione të ndryshme e të detyrueshme,
kur i
jepet kahje shpërthyse sipërfaqes së diskursit me karakter simbolik
që
ndonjëherë duket i menduar, por edhe ka tekst monoton e të
pakontrolluar
ashtu si duhet në paraqitjen e sekuencave dramatike në
këtë
novelë të shkurtër.
Novela e
gjatë “Rrungaja në mars”, vështruar sipas ndërtimit artistik
si të
romanit. Themi kështu sepse teoria e romanit jep këtë shpjegim
meqë kjo
vepër ka shumë personazhe, hapësirë të gjerë të korpusit të
kompozicionit,
monologun, dialogun, peisazhin e mjete të tjera të poetikës
përkatëse
të artit të romanit. Vepra fillimisht hapet nga një vjershë
me
tridhjetë vargje përshkruese, motivi i së cilës është dashuria.
Kjo
novelë është ndërtuar sipas metodës realiste e cila trajton një
motiv të
dashurisë së dy të rinjve. Proza e tillë ka në plan të parë idetë
iluministe,
antroplogjike, etj., që tëra këto nyja komponuese shfaqen
përmes
një përshkrimi të ngjeshur dhe me rrjedhën e mirëfilltë të narracionit.
Në këto
faqe të tekstit letrar autori paraqet edhe skena romantike
me
intinerar tipik mesjetar, ku banorët jetojnë si të mbyllur në një
geto,
rrethuar nga pllajat, lumenjtë, përrojet, shkëmbinjtë, malet, ujqit,
me shumë
borë. Diskursi i këtij romani të shkurtër nis me ndërtimin
e
universit aksiologjik të personazheve që rrinë tok, me atë ontologjik
dhe të
një hapësire të gjerë, ku gjurmohen fshehtësitë tradicionale, kultura
e veçantë
e të jetuarit, mënyra e të folurit lakonik, përcjellja e traYrjet
Berisha
154
ditës
brez pas brezi, lufta mes brezash e gjinish, flakja e marrëdhënieve
arkaike,
emocionet e kontrolluara, momente psikologjike etj.
Vepra
mëton të mbetet embrion i një cikli jetësor, bazuar në lidhjen
miqësore
e intime të një dashurie që zënë fill a mbillen pas stuhive
rinore.
Brumi i saj është i përbërë nga fabula e lidhur me jetën rurale,
vyshkjen
dhe rrënimin e vlerave të saj. Bora, akulli, simbolizojnë
ftohtësinë
a vdekjen. Këto shtresa interpretimi sa poetike po aq edhe
lirike
paraqesin miqësinë, nderin, krenarinë, dashurinë, besinikërinë,
menqurinë
e heronjve që përjetojnë sfida të ndryshme. Kjo ngrehinë
letrare
është vërshuar me shtresa medituese, intelektuale që gjykojnë
drejt dhe
s’çajnë kokën për doket e traditën e visit.
Dallesë e
kësaj proze është se hyn në radhën e pak krijimeve të këtij
shkrimtari
që personazheve nuk ua vë nga dy e më shumë emra, sikundër
ka
vepruar në disa vepra të tjera letrare. Ripagëzimi me emra
të tjerë
është një traditë e popujve të lashtë, qëllimi i të cilëve ka qenë
fshehja e
identitetit para të huajve (barbarëve), në rast rreziku, ashtu
sikundër
edhe ka vepruar më herët Homeri dhe Xhojsi.
Kur
lexohet novela, ajo kuptohet si një storie kuazikronologji mbi
dy heronj
që mbamendja e receptimit nuk i shqet nga mendja, meqë
janë
dhënë përmes një sistemi të menduar mirë, të fabulës ekspresive,
që vepron
duke dhënë konstatime habitëse kundërshtuese, me rrafsh
komponues
përmes një semiotike të ngjeshur me diskurs të veçantë.
Poetika e
këtij teksti letrar, ka mjete të prozës artistike me shtigje të
gjata
narrative e kompozicionale, ku konstrukti a tipi i prozës rajonale
trajtohet
si tekst me fabulë sociale, jeta e fiseve malësore, idila e të rinjve,
problemet
e zejtarëve etj. Proza pasqyron të menduarit e veçantë
të
shqiptuar, me origjaniltet, dinjitet, mirësi, karakter burrëror etj., poe
PROZA E
CAMAJT
155
edhe
merret edhe me fenomene të ndryshme; zbrazëtinë shpirtërore,
ëndrrat
rinore, ballafaqimin me realitetin etj.; janë këto segmente tejet
me peshë
dhe me përgjegjësi për brendësinë e novelës, arti i ligjërimit
nuk i ka
shqiptuar rastësisht.
Arti,
vlerat e tij, janë të ndryshme. Poetika e tillë kërkon hapësirë të
re me
shtresa e parimit nihiliste. Vepra është komponuar me konturat
e një
sage idilike të vendosur në një ambient kreshnik. Kjo ngrehinë
letrare
ka semiotikë të latuar me elemente të alegorisë, bazat e së cilës
fshihen
në themelet e një teksti letrar që mëton të përtërijë të kaluarën
e hershme
të thurur me kod dukomentar, me konotacion miti a
arqetipi
i një kohe e hapësire të hershme të panjohur, të paharruar, të
kthjellët
për artin e ligjëruar në tekstin artistik. Kështu ky nivel kompozicional
merr
formën shkruese me rrëfim/kallëzim përrallash fantastike,
moderne,
mistike që janë riformësuar, rifreskuar me elemente
adekuate
që i përgjigjen fiksionit kohor, fiksionit hapësinor, një teksti
studiues
antropologjik a një vështrimi analitik mbi doket malësore,
kanë një
vetëdije e logjikë për botën e shkelur femërore ( vajza është
arqetip i
feministeve bashkëkohore), një pjekuri e edukatë seksuale pa
aventuara
shfrenuese etj.
“Rrungaja
në mars”, parë nga ndërtimi artistik, është e afërt me romanin
e
shkurtër “Pishtarët e natës”. Motivet e tyre kanë ngjashmëri që
zhvillohen
në një hapësirë rurale. Kompozicionin e tyre e gjejmë të trajtuar
edhe në
proza të tjera, në dramë, poezi, ndërtimi estetik i të cilave
është
korrespondues; në planin kompozicional, tematik, ideor etj. Kjo
prozë
ngre probleme të shumta të njohura e të panjohura. Konturat e
kësaj
ngrehine letrare formësohen me qasje qëmtuese që u bëhet vlerave
jetësore,
biologjike, ekzenstenciale, tradicionale, trashëgimia, paraYrjet
Berisha
156
dokset
etj. Kështu, parë në kontekstin e zhvillimit të fabulës, romani i
shkurtër
fillimisht duket real e i kuptueshëm, ndërkaq në përfundim
mjetet
teorike të ndërtimit të prozës, si janë kompozicioni, ideja, motivet,
fabula,
tematika, etj., automatikisht shthuren dhe shndërrohen
dhe
marrin fund absurdet, misteriet, përfundimi tragjik, simbolet,
mitet,
legjendat e hijet e shpirtërave të padukshëm. Teksti përfundues
ndërtohet
me parime fantastike e estetike. Konturat e komopzicioni
i saj
jepen me shtresa të ndryshme të fabulës, por pa epilog, ashtu si
e
praktikon rëndom poetika klasike. Narracioni i novelës është tipik,
autokton
i skalitur nga një ind funksional i mençurisë, i ngjyrosur me
indetitetin
e një visi e një hapësire e të një kohe të heronjve të veçantë
që
përmbushen parametrat, për të mbetur një prozë e mirëfilltë.
Universi
aksiologjik i personazheve vihet në pozitën e gjurmimit të
mënyrave
origjinale të universit ontologjik. Ka aty identitet, ambient,
dhe shumë
elemente që konturat kompozicionale mbesin shtylla dominuese
në këtë
tekst letrar të dominuar e të ambientuar me mjete të
tjera
artistike e të dijeve të përafërta me krijmtarinë letrare.
Martin
Camaj, me këtë novelë të gjatë (që e sfidon romanin për nga
struktura)
trajton të kaluarën me parime e rregulla të artit real, që forma
e tillë
zhveshët nga elementet e të shprehurit modern. Arti i tillë
ringjallë
një idilë përrallore, për t’u futur në antroplogjinë malësore, që
shquhet
si studiues i të mirave shpirtërore shqiptare. Pikërisht për këtë
shkak
korpusi kompozicional edhe kjo semiotikë e kjo teksturë letrare
s’është
pa interes edhe për displinat tjera shkencore.
Daku në
këto faqe të romanit të shkrurtër, idealizohet nga shkrimtari
në
përmasa mitike. Kompozicioni, fabula, motivet, narracioni,
këto
mjete artistike të kësaj ngehine letrare zhvillohen në mënyrë të
PROZA E
CAMAJT
157
njëtrajtshme,
ashtu si e preferon poetika e prozës realiste. Rëndësi të
posaçme
ky diskurs i kushtoi edhe përshkrimit të hapësirës. Pa lënë
ansh edhe
jetën intime që lehtë futet në brendësinë e shpirtit njerëzor,
që
paraqet dimensionin psikologjik me konturat e një kodi artistik me
nivelin e
stërholluar strukturor. Tragjedia është pjesë përbërse e këtij
teksti
letrar që ndryshe nga disa vepra letrare të këtij autori, arti i saj
cytet nga
dora e koka e hekurt e njeriut të verbëruar nga ideologjia,
që në
këtë tekst letrar shtytet si një klishe i njohur: vullnet i natyrës,
ose
hakmarrje nga natyra e egërsirat që këto elemente nxisin mendjen
e njeriut
të meditojë pak më thellë rreth katastrofave natyrore që në
mënyrë
simbolike edhe përfundon jeta e një djaloshi, të rritur mes ujqish
vdes
bashkë me ta! Ç’koincidencë edhe në eposin kreshnik, kështu
vdesin
dragonjtë. Ata s’janë njerëz të rëndomtë, të vdesin në shtrat.
Në
novelën “Shkundullima”, Martin Camaj në shtresën kompozicionale
trajton
një katastrofë tjetër natyrore; dridhjen e tokës. Ngjarjen
e novelës
diskursi e vendos në hapësirën arbëreshe, jo të rastësishëm,
si proces
sistematik, veprim kreativ, inetresim shkencor, dhimbje emocionuese,
dashuri
për traditën, kulturën, filozofinë. Camaj iu përkushtua
kësaj
bote falë njohurive brilante të historisë, gjuhës, kulturës,
psikologjisë,
karakterit etj. Duke i ditur të gjitha këto derivate të përgjithshme,
ai
ndërtoi këtë novelë, poetika e së cilës lind dhe ka rreze
reflektuese
në tërë tekstin letrar.
Kjo prozë
ka disa shtresa narrative, motivet e së cilës pasqyrojnë
disa
paragrafe të panjohura të etnikumit tonë të larguar nga trungu,
para
qindra vitesh. Ky nivel kompozicional në semiotikën e këtij teksti
letrar
trajton fenomene të ndryshme qenësore, si: sfilitjen, lodhjen,
pleqërinë,
harresën, injorimin, vetminë, fatin tragjik të familjeve të
Yrjet
Berisha
158
mbetura
në mëshirë të askujt, etj. Parë nga kostruktimi arkitektonik
letrar,
arti i novelës të krijon bindjen se u nënshtrohet shtresave të gjata
hapësinore
e kohore, gjë që, ky tekst artistik merr formën dhe elemenetet
e
strukturës së romanit të shkurtër. Ky model i kësaj ngrehine letrare
ndërtohet
përmes semiotikës klasike, që ka një inercion narrativ
klasik
dhe në këtë mënyrë shtyt nivelin kompozicional nëpër vijat e
leqet e
motiveve të krijuara nga fabula e njëtrajtshme e me disa shtresa,
por që
herë pas here edhe di të të befasojë, për shthurjen dhe përfundimin
e
logjikshëm. Edhe në këtë novelë Camaj e kultivon rrëfimin
mistik
rreth një pellgu etnik në diasporë. Krahas këtij kodi letrar, për
të
shkruar këtë novelë ai huazon edhe tekste publicistike-anale, reale,
përralla,
legjenda, anekdoda arbëreshe. Në këtë nivel arti, dhimbës
është
fashitja e traditës, harresa e gjuhës, largimi dhe shkrirja në vise
latinofone.
Vepra
letrare nis me përshkrimin e hollësishëm të kthimit të një
inxhinieri
në katundin arbëresh, të harruar. Në këtë hapësirë e kohë
të
trajtuar në këtë tekst letrar paraqitet struktura e përmbushur me
sekuenca
e motive të gjeonologjisë, rikujtime, lojëra, argëtime, këngë,
valle,
përralla, shpifje, thashetheme, etj. Kështu nëpërmjet një konstruktimi
të
menduar dhe të shqiptuar me narracion ekspresiv novela
mëton të
ndriçojë një fabulë e një teksturë të njohur e të panjohur, me
një
sistem ndërtimi të ngadalshëm, të freskuar me nota neoromantike.
Konstrukti
ashtor i novelës duket i thjeshtë, ka shtrirje elastike, i
përkushtohet
natyrshmërisë dhe befasisë së receptorit që lind si tekst
i
plleshëm bashkëdyzues me shtresa të ndryshme që shërbejnë si derivate
të artit
e të estetikës me elemente të tjera më cilësore të konstruktuara
në
novelë. Kjo novelë s’ka lidhmëri a motiv gjithaq të ngjashëm me
PROZA E
CAMAJT
159
krijimet
tjera, sa ka me novelën “Katundi me gjuhë të fshehtë”. Rrëfimi
në këtë
tekst letrar rrjedh, shtytet nga çastet e vetmisë, thashethemet,
intrigat,
shpifjet, etj., që dalin të harmonizuara mirë, logjikshëm, dhe
kështu
thyhen konturat dhe rregullat e teorisë së noveles dhe mbesin
në stadin
e nusproduktit50 të artit të mirëfilltë.
Kjo
novelë është libër mbi vetminë, histrorinë, legjendën e një etnikum,
studim
antropologjik, ditar intim i dashurisë, projekt ndërtimi
për ura e
shtëpi, idilë e ndarje dashurie. Proza është shkruar sipas
metodës
së artit realist. Shtresat e fabulës së saj paraqiten me linjë
kronologjike
të drejtpërdrejtë dhe me një peripeci pa travijata shqiptimi.
Ashtu si
në novelat e romanet tjera, edhe në këtë vepër diskursi
është
strehuar në konturat e shtresat e tekstit letrar me larmi mitike e
mbi të
gjitha edhe në doke tipike arbëreshe që herë pas here ngriten
në
sipërfaqe të parabollave, në hulumtime shkencore që kanë të bëjnë
me
ekzistencën, në problemin e emigrimit dhe forma që lënë pasoja,
dukuri,
fenomene të njohura e të panjohura që shfaqen në korpusin
kompozicional
të kësaj novele. Autori në faqet e kësaj novele fut edhe
shumë skena
karkateristike për katundin arbëresh: ftohtësinë, tehuajësimin,
ironizimin,
përgojimet, përqeshjen, thashethemat, legjendat etj.
Motiv i
veçantë i këtij teksti letrar është izolimi, harrimi, përbuzja,
momentet
absurde si në letërsinë moderne perëndimore. Parë në
kontekst
të artit e filozofisë bashkëkohore europjane, novela pushon
së qeni
formë e poetikës reale, por prozë me elemente të artit modern.
Interpretimi
i këtij elementi shprish lëmshin e shkakut të momentit
absurd.
Dhe kështu jeta e tyre i ngjet karikaturës a parodisë që trajtohet
50
Nusprodukt (shpirt, zot, vepër).
Yrjet
Berisha
160
herezi.
Arti krijohet sipas parimeve fiktive, këtë lloj diskurs e hasim
edhe në
novelën “Shkundullima”.
Elementi
fantastik në novelë parqitet në momentin e kataklizmës-
shkundullimës.
Shpëtimi i heroit në këtë novelë duket të jetë
i
mbështjellë me vellon mistike e fantastike (atë e shpëton vrapi i një
kali të
egër) sa edhe me faktion. Semiotika e tillë u nënshtrohet këtyre
shtresave
të sipërme që koordinojnë tregimin në zgjidhjen e gërshetimit
të këtij
teksti letrar. Novela e M. Camajt është e shkruar me elemente
narrative
të prozës që vë në veprim artin si fenomen, si dukuri,
si fatum
të një të qenme të botës dhe hapësirës arbëreshe në Itali.
Në
këmishë të kopertinës së prozës poetike “Dranja”, autori/botuesi,
ka botuar
një parathënie të shkurtër, ku mes tjerash shkruan: “‘Dranja’,
ndonsëse
nuk ashtë në vargje si madrigali tradicional, në përmbajtje
i përket
kësaj gjinie, dhe si e tillë u kundërvihet trajtave tjera letrare,
përdor
deri sot në gjuhën shqipe.”51 Thënë shkurt kompozicioni i saj
është
pasaportë e prozës poetike që teoria e letërsisë e nxjerr se ky lloj
teksti
artistik ka elemente të artit oriental, ngaqë në brendësi ka ton
melodik.
Ndërkaq, interpretuesit e ndryshëm (madje edhe vetë M.
Camaj)
këmbëngulin, por edhe nxitohen kur thonë se themelet e saj
janë në
letërsinë europjane, dhe pikërisht në letërsinë italiane. Merita
e autorit
është se një ngrehinë e tillë është e para e kësaj gjinie në historinë
e
letërsisë sonë, edhe pse këso përpjekje ka patur edhe nga autorë
të tjerë,
por këtë e kanë bërë në mënyrë fragmentare. Artin e kësaj
proze
poetike e interpreton thukët dhe e vlerëson lart edhe profesor A.
Pipa:
“Hibridizimi i heroines, si zvarrnik e qenie njerzuere korrespondon
me
hibridizimin e gjinisë letrare nëpërmjet së cilës bahet portret i
51 M.
Camaj: “Dranja”, botim i autorit, Mynih, 1981, (këmisha - mbështjellësja).
PROZA E
CAMAJT
161
persona-s.
Kështu veproi së pari edhe me Djellën, (nji emen i shquem
i gjinisë
mashkullore “diell”, “sun” korrespondon me gjermanisht--en
“die
Sonne”) asht perdorun si titull, i ndonji vllimi si emen femnuer në
tratën e
shqueme. Ky kondenzim i kuptimit në njisi minimale të semiotikës
asht
kulmi i poetikës shpërthyese”52
“Dranja”,
për nga struktuta e tekstit ka vërshimën e një mori vargjesh
/
rreshtash që i nënshtrohen parimit të plotësimit të narracionit, me
sekuenca
të llojllojshme. E veçanta e kësaj proze poetike është arti i
ligjërimit,
dialogu, monologu, përshkrimi, meditimi, tregimi a përralla,
personazhet
e pakëta, breshka si arqitip i një vajze etj. Vepra ka
dinamikë
shqiptimi në rrafshin kompozicional që dallohet nga proza
poetike,
me vërshimën e harmonisë së melodisë lirike, ironisë, karikaturës,
satirës,
tonit polemik, kohezionit politik, gjuhë lirike, meditim,
befasi
etj.
Vështruar
për nga komponimi: “Dranja” ndahet në tri pjesë: përvojë
jete,
mprehje shqisash dhe fryma e ngujueme në asht. Krahas këtyre
ciklëve,
secili madrigal ka titullin e vet. Kështu, dy pjesët e para kanë
nga
tridhjetë e dy tekste të madrigales, kurse pjesa e tretë ka njëzet e
pesë
proza poetike. Ndarja në titujt është karakteristikë e posaçme që
secilia
sosh është një copëz e shkurtër proze si tipi i prozave të shkurtëra
të H. L.
Borhesit, titulluar “Doracaku i zoologjisë” (“The book of imarinary
beings”.
New York, 1970).
Mjet më i
rëndomtë i ndërtimit të kësaj vepre të rrallë është shqiptimi
i
drejtpërdretë e i tërthortë, në situata të ndryshme. Kështu diskursi
i kësaj
semiotike zbulon gjenealogjinë e një frymori që (s’është i tillë)
nga
lindja e tij e deri sa shndërrohet stoli, margaritar për vitrina të
52 Arshi
Pipa: revista letrare “Albanica”, Number 2, Spring 1991, Nju Jork, ShBA, faqe
61.
(Përktheu
Shqipe Berisha.)
Yrjet
Berisha
162
pasurish.
Krahas ndërtimit të narracionit në vetë të parë, më shpesh
hetohet
rrëfimi në vetën e tretë. Teksti letrar për breshkën është tekst i
tipit
hulumtues-shkencor.
Në pjesën
e parë autori paraqet tekstin metamorfozë që duket se
ka
rrashtën si të gjarpërit. Historia e breshkës merr formë legjende,
tekst me
kontacion përrallor, me mitologji shqiptare breshka është
pulë
dreqi, sipas gojëdhenave shkeli traditën; mikun e lë pa ushqim
dhe vetë
natën hanë fshetas tij. Perëndia për këtë mëkat e ndëshkon
duke ia
ngjitur vegshin në shpinë.
Metamorfozë
tjetër është edhe emri Drandafille që shqiptohet
Dran:e-ja.
Kështu narratori përshkruan lëvizjet e saj; nën hije, në
burim,
ujë, varrosje për së gjalli në vjeshtën e vonë. Kurse narratori
i vetes
së tretë është i njohur me emrin Poeti, që breshkën e konsideron
si të
ishte kosmopolite e mirëfilltë; meqë kupa e rrashtës së saj i
përngjan
gjysmës së rruzullit tokësor që ka ngjyrën e disa racave që
jetojnë
në botë. Herë pas here diskursi i kësaj ngrehine letrare befason
interpretuesin
me pyetje strukturaliste: “Ashtu si e sheh e shkruen për
këtë
frymori.”
Dhe fill
pas këtij letërnjoftimi, në tekst pohohet e kundërta s’ka
asgjë të
përbashkët me njerëz; pos tokës që e shkel, (ç’mohim ironik),
ka gjak
të ftohtë dukagjinasi, gjak ujku. Në këtë rast shqiptohet motivi
kompleks
se djaloshit ka borxh një gjak. Narratori i “Dranjës”, ka
tiparet e
djaloshit ku mes tjerash shkruan: “djelmosha, moshatarë të
mi.”
Diskursi breshkës ia shlyen veset e mosdurimit, vrullin irinues të
papritur.
Ironia
edhe në këtë vepër letrare është e ndjeshme; kështu kulminacioni
i saj
arrin kur sipas marketingut të një gazete, për një breshPROZA
E CAMAJT
163
kë në
ndërrim ndahej kafe (është një stërshitje, një tjetërsim). Kështu
fatkeqësia
e tillë e shqiptuar s’është e pathumbim; ironia e hollë vë në
lojë
migrimin e detyrushëm të njeriut tonë nëpër botë, që në këtë rast
ka
sekuenca të holla e alegorike. Martin Camaj me këtë tekst artistik
ironizon
ashpër kultin e rrejshëm që harron ose shpërfill dheun me
trajtën
grishëse, kur edhe jehon ftesa: ”larg zotave të rrejshëm që u vjen
era
djersë pegazesh smirzez e magarë!” Laryshinë medituese në kë tekst
letrar të
Camajt e pasuron edhe me tingullin, melodinë e fjalëve, që
kundrohen
si vargje të përkyera e të latuara me stil safik, që shprehin
çiltërsinë,
lirizmin, shfrenimin tipik lezbetian. Këtë komponim ka proza
poetike
“Dranja”, që për nga natyra është me origjinë orienti.
Përfundimi
i kompozicionit
Me
botimin e poezive autori ka bërë emër të çmuar e të vlerësuar në
letërsinë
tonë; falë teksteve estetike, tematike, ideore, kompozicionale,
etj., që
kanë formë e lidhmëri të lakmueshme. Por është me interese të
shtojmë,
se ky autor kohën, hapësirën dhe mjetet tjera artistike i zbaton
dhe i
trajton edhe në novela e romane. Ashtu sikundër ky konflikt, ky
dialog e
monolog i personazheve në skenë i bart e i trajton edhe në dy
tekste e tij
dramatike.
Edhe më
sipër kemi theksuar se, në groplanin strukturor të romaneve
të Martin
Camajt janë fryt i mbamendjes, reminisencës, dashurisë,
anekdotave,
përrallave, mallit, miteve, antropologjisë, filozofisë, sociologjisë,
etikës,
moralit, kanuneve, historisë etj., ku tërë strukturimi
ashtëror
i veprave bëhet sipas dy-tri modeleve me shqiptim arkitektonik
dhe me
ndikim nga korpusi i letërsisë popullore mitike, me kode
moderne,
postmoderne, strukturaliste dhe sipas metodës realiste.
Yrjet
Berisha
164
Ka
tek-tuk, në këto novela e romane edhe modale polisemie a tekste
të një
lloj parade që mëtojnë të paraqesin lodhjen, mërzinë, rraskapitjen
e
diskursit që s’ka mundur të ndikojë gjithaq në përsosjen e
universit
aksiologjik të personazheve, por as një univesin ontologjik të
hapësirës
e të kohës së këtyre ngrehinave letrare. E rëndësishme është
se arti i
ligjërimit s’ka patur ambicie politike e ideologjik, përveç kodit
fiktiv,
artistik e eseteik. Të kishte vepruar në të kundërtën, tekstet e
letrare,
s’do të ishin art, estetikë, filozofi, por thjesht instrumetalizim,
improvizim,
formalizëm që s’i lejohet ky luks i artit e shkrimtarit, sepse
kështu
diskursi do të dilte naiv, artificial, faktik e jo fiktivë, etj., këto
shkallëzime
homofonie a polisemie, rrallë hasen në veprat e Camajt.
Herë pas
here diskursi jepet pas materialit letrar me kod dihotonomik
dhe me
digresione që nganjëherë rrëfimi nis në fillim e në fund,
aty ku
thuret e shthuret nis anasjellatas. Kështu, parë nga këto vija semiotike,
rrëfimi i
tillë nxjerr në shesh ide të reja befasuese, ky veprim
kreativ
shthur fabulën sipas përvojës së poetikës moderne që shndërrohet
në art a
poetikën e re postmoderne si metodë e re letrare, si e ka
definuar
edhe studiuesja Linda Hatçion.
Materiali
i njohur si digresion nga shkolla e poetikës klasike konsiderohet
si e metë
në art a amlugiute, është element i rëndësishëm
për
artin, në të cilin edhe letërsia moderne u mbështet, huazoi forcën
shprehëse,
përfitoi përvojë, u zbatua në strukturën e veprave letrare
me
poetikë të re postmoderne, gjë që në këtë model hyjnë edhe disa
romane të
Camajt. Krijimtaria e tillë letrare merr formën e mozaikut,
indi i të
cilave u jep shtat e emër disa romaneve, por edhe novelës
“Katundi…”
etj.
PROZA E
CAMAJT
165
Brengosës
është zbatimi i mënyrve të rrëfimit në disa momente,
gjoja për
të qenë origjinal, i veçantë. Këmbëngultësia në këto çështje
shfaqet
si model i nxituar, komponim e veprimi jofunksional në semiotikën
e
romanit, ndodh të rrënohet embrioni i artit a vlera e një vepre
letrare.
Hiç këto
mangësi, romanet e novelat e Martin Camajt, që janë botuar,
kanë
tematikën e pacenueshme, kanë koloritin jetësor, porosi ideore,
letërsi
popullore, art modern etj. Dhe mbi të gjitha komponimit të
këtyre
veprave autori i kushtoi rëndësi shqiptimit të gjuhës, shfletimit
të
vlerave etnografike që kanë art të veçantë. Gjuha e kësaj proze është
e një
entosi të lashtë.
Kështu,
kur këto novela e romane (s’duhet harruar poezitë e dramat
e tij)
mbajnë emblemën dalluese që rrënjët i kanë në artin e kulturën
tonë, në
mitet e letërsisë popullore shqiptare, por edhe sipas shqiptimit
të
letërsisë moderne botërore.
Yrjet
Berisha
166
IV.
Personazhet
Personazhet
e prozës së Martin Camajt paraqesin një punë komplekse
e çështje
problemore, ngaqë karakteret e prozës së këtij autori
janë
margaritarë të çmuar që janë të shpërndarë në shumë vepra.
Thënë
ndryshe, ndriçimi i tyre do të vështrohej në mënyrë të përgjithshme
e të
veçantë dhe në aspekte të teorisë së heronjve që janë produkt
i punës e
përvojës letrare të autorit që s’është i mangët dhe jo pa
interes.
Studimi i këtij universi aksiologjik të personazheve është me
rëndësi,
sepse nuk përsëritën në disa vepra edhe pse heronjtë i hasim
me dy-tre
a më shumë emra, ashtu sikundër hasen në veprat e Homerit,
Xhojsit
etj. Këta emra dalin në aspektin e funksionit, misioni i të
cilëve
është të bartin mbi shpatulla ngjarje kryesore, motive, fabula.
Personazhet
e prozave të Martin Camajt, edhe pse janë të trilluara,
kanë
identitetin e tyre autotentik, jo të panjohur, që autori i krijoi falë
gjeturisë,
ose kishte dëgjuar a lexuar për ta, ose ka gjasa të jenë nga fisi
i tij,
por edhe mund të kenë pika puqëse autobiografike si në tekstet
letrare:
“Gjon Gazulli”, ,,Djella”, “Rrungaja…”, “Katundi…”, “Dranja“,
„Karpa“
etj. Në këto proza këta heronj janë të thjeshtë. Mbi supe kanë
barrën
kompleksive të jetës së pashtirur ose edhe të stisur enkas në
tekstin
letrar që autori ishte i bindur se në këtë mënyrë do të arrijë në
stadin e
lartë të ringjalljes së hapësirës e të kohës, prototipave fiktivë
letrarë,
që dalin gjatë hulumtimit që, siç e pohojnë estetët e teorikët,
PROZA E
CAMAJT
167
megjithatë
për të njohur botën kompleksive të personazheve, s’ka
dyshim se
është më rëndësi të dihet biografia e shkrimtarit që zbulon
raportet
e shkrimtarit me bagazhin e materialeve e elementeve të
ndryshme
artistike, si formë e veçantë e letërsisë.
Origjina
e personazheve është e ndryshme, në aspektin kohor,
hapësinor;
mjedise rurale e urbane, ata janë kryesisht nga Malësia që
diskursi
i vendos në pika të ndryshme, të qenit e tyre në ato mjedise
u zgjojnë
ndjenja e asociacione të ndryshme, zbulon filozofinë, ndjenjat
e çiltra,
s’nënçmon personazhet e ashtuquajtur negativ, në këtë art
s’ka armiqësi,
urrejtje, përbuzje, vetëkënaqësi të tepruar etj. Sprovat,
dilemat e
ndryshimet nuk kanë mundur ta luhasin Martin Camajn.
Mirëpo,
kur lexohet krijimtaria e tij letrare në prozë, kuptohet se arti i
tij sikur
shkruhet me pamjen karakteristike të lashtë që s’ka afërsie me
ngjyrat e
provincës, me hapësirë malësore pasqyron Ilirinë e lashtë me
kolorit
shkrepash, rreze dielli me gurët e çmuar të bregdetit shqiptar.
Kritika
letrare pak është marrë me studimin e personazheve të prozave
të Martin
Camajt, edhe ajo që është bërë është trajtuar në mënyrë
të mangët
e skematike, kaloi nëpër to, pa u ndalur në shpirtin e tyre.
Për këtë
problematikë kanë shkruar: E. Koliqi, A. Pipa, K. Bua, E. Kolamatri
etj.
Thënë
qartë, kritikët thuajse kanë thënë gjëra të njëjta e të njohura
për këtë
univers. Por, punë komplekse, serioze ka bërë Dr. Ernest Koliqi
me
romanin ,,Djella’’ që e ka interpretuar qysh në fund të viteve
50 të
shekullit njëzet, kur për këtë vepër shkruan: „Pikëspari burrnija
e
Malsorit, përshkrue në mënyrë theatrare prej dashamirëve të folkloYrjet
Berisha
168
rit dhe
zbukurue me ngjyra pitoreske si tepricë terhjekësie e Mesjetës
midis
mohes athomike, në Camaj thjeshtësohet e buron si çiltëri.”53
Analizë
të thuktë e teorike, personazheve iu bën Arshi Pipa kur e
vlerëson
romanin ,,Djella“ më 1959 dhe prozën poetike ,,Dranja’’, si
rrallëkush
i analizon personazhet me imagjinatë, duke u futur në telat
e
shpirtit të tyre. Ai duke e njohur vlerësimin e E. Koliqit, u thellua
më tepër në
analizën e veprave të Camajt, kur shkruan mbi ,,Dranjën“
tregon
aftësi brilante interpretimi letrar, që në atë kohë dhe tash sikur
kanë
mbetur e pandriçuar sa duhet.
Interpretuesi
A. Berisha, duke shkruar rreth personazheve të M.
Camajt,
konstaton: ,,Në romanet dhe në novelat e tij nuk bëhet ndarja
e
personazheve në negative e pozitive. ..“54 Kështu mendon kritiku,
ndërkaq
këta heronj identifikohen me këto karaktere.
Marrëdhëniet
e personazheve ngrisin probleme sociale, etike, antropologjike,
politike,
filozofike, psikologjike etj., kështu të gjitha këto
çështje
problemore nuk zgjidhen veçan por, ndikim të madh kanë
përkatësitë
ideore. Në këtë rast shenjat asociative zbatohen në forma e
metoda
hulumtuse me faktorë që ndikojnë në krijimin e personazhit,
raportet
e autorit me ta. Këto elemente përbërëse kanë dhuntinë e
përtëritjes
a plotësimin që krijojnë, shqyrtojnë a ekspozojnë linjën e
përgjithshme
të tekstit a të materialit konkret ku nyjëzohen me shumë
personazhe.
Heronjtë
janë vetje (si thotë autori) letrare, janë kreatura të një kohe
të
ngjizura me artin mimitik. Camaj s’ka heronj historikë, ata janë produkt
i
krijimit fiktiv. Ata janë personazhe që tejkalojnë mjedisin që i
53
Erenest Koliqi: “Arti i Martin Camaj-t”, rev. let.: “Jeta e re”, nr. 1,
Prishtinë, 1996, faqe
10.
54 A.
Berisha: “Vepra letare e Martin Camajt”, Kozencë (Itali), 1994, faqe 50.
PROZA E
CAMAJT
169
takojnë,
herë-herë marrin tipare të dragonjve e zanave. Dhe në ndonjë
rast ata
i shndërron qenie të flashkët e kërmillor. Shkrimtari zbaton
një
metodë të veçantë; duke i pagëzuar me dy-tre emra ose edhe u vë
maskë dhe
kështu zhvillohet loja asociative në pamje kafshësh, qeniesh
a
arqetipash mitikë etj.
Trajtimi i
tillë i personazheve mëton të mbajë gjallë një veprim antropologjik
e arkiak,
që lidh të kaluarën me të sotmen e heronjve të
këtij
shkrimtari ku përsëriten vazhdimisht në romane e novelat e Camajt.
Ata janë
të lidhur në hapësirën e heronjve, të cilët vazhdimisht detyrohen
të
aktrojnë bindshëm jetën e papritur, modestinë, fshehtësinë,
fantastikën
etj. Heronjtë e teksteve a materiet përbërëse të poetikës
qëmtohen
përmbushin orbitën e përgjithshme, pa e humbur busullën!
Novelat e
romanet e Martin Camajt kanë mjaft femra me ide si diskurs,
si
heroina, si stratege të një shoqërie me pikëtakimet e vjetra e të
reja.
Proza e tij zë një hapësirë të gjerë, por vend më rëndësi u kushton
heronjve
mitikë, në shumë romane i gjejmë në trajta a variante të reja.
Ato janë barometër
i timbrit të gjendjes se rëndë sociale, shpirtërore
etj., që
në disa raste është inercion çasti i menduar, që e skalit skeletin
e
heronjve.
Shkrimtari
Martin Camaj, është pjesëtar i metodës moderne që ka
trajtuar
heronj nga aktualiteti si njerëz-viktimë, që janë kreatura të heronjve
me
elemente biografike të komponuar me sinqeritet, sipas dioptrisë
së
reflektuar nga shtytjet e natyrës ideologjike dhe tendencat e
ndryshme
klasore, të pasqyruara me dritë e me njolla të errëta.
Rëndësi
të posaçme autori u kushton banorëve të Malësisë që janë
të
zgjuar, të fortë, të pathyeshëm, të pamashtruar, të pabindur para
pushtetit
të ardhur nga qyteti. Kështu tipizimet e heronjve të skalitur
Yrjet
Berisha
170
në këto
vepra, konstatojmë se Martin Camaj hyn në radhën e shkrimtarëve
më të
njohur bashkëkohorë.
Personazhet
(f)
Romani i
parë i Martin Camaj ka marrë titullin ,,Djella”. Titull nga
emri i
gjinisë femërore ka edhe proza poetike ,,Dranja”, që është një
tekst i
përkryer artistik, estetik që bëhet fjalë “mbi fatin e një frymori të
papërsosun“.
Autori këtë vepër e gdhend me shumë personazhe femrash
që i
pasqyron me tërë qenien e shkrimtarit, filozofit, psikologut,
antropologut,
gjuhëtarit, historianit, etnografit, sociologut, analistit,
poetit,
dramaturgut, estetit, etj.
Në të
gjitha veprat letrare, diskursi iu kushton rëndësi gjendjes
emocionale
të personazheve, që mëton të nxjerrë në pah karakterin,
virtytet,
të metat momentale (të rastësishme a të qëllimshme) etj., ku
këto
dukuri e fenomene i ilustron, nuk i paragjykon.
Personazhet
e Camajt, në sytë e lexuesit janë të bukura, mjeshtrisht
të
trilluara, kanë bukuri përrallore. Mençuria, urtësia, vitaliteti i tyre e
kanë
frymëzuar autorin t’i portretizojë ato me shije estetike. Ato janë
të pathyeshme,
malësore të patrembshme, që janë bartëse kryesore të
shtyllës
së shoqërisë, që përfaqësojnë veten, gjininë, fisin, thuajse në
tërë
prozën e këtij shkrimtari.
Bota e
këtyre personazheve nganjëherë zhvendoset nga orbita e meridianeve
të
hapësirës së nënqiellit tonë në legjenda e mite. Kështu këto
personazhe
duket se janë futur në sferën e një bote tjetër, që mëgjithatë
kanë
pamje, botën, pedigrenë e së kaluarës. Jetojnë në rrethana të reja,
kanë
botëkuptime të llojllojshme. Këso personazhe i gjejmë në tërë
korpusin
e prozës se këtij shkrimtari.
PROZA E
CAMAJT
171
Djella,
nga romani me të njëtin titull, është aq e bukur, sa që Bardhi vihet në
pozitë të
palakumueshme. Me të shtrydhurit e pakët të trurit, kuptojmë se bëhet fjalë
për një
vashë që s’është “e shenjtë”, që për habi bota ka kritere të veçanta në
vlerësime
shpeshherë
të pagabueshme. Famën e zanave, femrat nuk e gëzojnë këtë emër. Djella
s’ka
asgjë të përbashkët me Shpresën, nga qyteti. Derisa e para jeton në ambient
romantik,
feudal. Shpresa ka ëndrra romantike, meqë bën përkthimin e teksteve në
këtë
stil. Mësuesi i gjetur mes dy zjarreve bëhet pre e dashurisë së parë. Djella
atij i
dukej më
praktitke, më e sinqert në bisedë. Ajo kishte trup të lakmueshëm. S’dinte
të thurte
naze, kishte thjeshtësinë e trashëguar, ishte naive, jo e vendosur kur Curri i
vardiset
me vrazhdësi, ajo s’arrin t’i qëndrojë sulmit të papritur, por i fal
buzëqeshje.
Tragjedia
e Djellës nxjerr kokë gjatë një sprove të rëndë njerëzore
kur edhe
(s’)ndihet fajtore për mbytjen e Currit. Cubi e provokon
vashën
dhe do ta gllabrojë me sy. Ajo arsyetohet se fjalët iu lidhën në
gojë dhe
s’mundi t’i thotë: “ha e mbush barkun se e di pse s’erdh për mos
me ra në
sy!”55 Rrëfimi i saj s’është bindës: njëherë pohon se “vrapova
me e qitë
kushtrimin në katund,” pastaj thotë se varrën në shpinë ia bën
një cung
i thatë, pip lisi dhe e mohon se ia kishte shkaktuar thika. Zoja
pas
këtyre fjalëve jobindëse fillon të dyshojë në sinqeritetin e saj, kështu
që edhe
pohon: “Nuk zâ besë, ka thanë shoqja, se je nisë për kutund,
po ke
mbetë e aty e ke pa me sy përleshjen. The vetë se je shtangue pa
gjak në
dej para e mbas dhunës.”56 Zoja zbulon mëkatët e Djellës sipas
rrëfimit
a dialog arsyetues, që narracioni strukturor merr ton kategorik
pohues.
Rrëfimin e Djellës mikja nuk e përfill, por e përbuz e urren, se
ishte
fajtore, meqë kishte: “ rá mes dy burrash”. Vasha vihet para një
sprove të
amulltë të moralit e ndërgjegjës së vrarë e të futur në llum.
55 Martin
Camaj: “Djella”, Vep. I., botoi ShB “Apollonia”, Tiranë 1996, faqe 50.
56 Vepra
e sipërcituar., faqe 131.
Yrjet
Berisha
172
Krimi i
Ndërsanës e trondit opinionin që e komentnin si skandal:
“Djella u
ba fjala e dheut e ndonëse e re, pandehej se paskeshin fjetë me të
nji mori
burash. Gjá e pa drejtë! Gënjeshtër edhe fjala se unë kisha qenë
burri i
saj i parë.”57 Bardhi mohon akuzat për imoralitetin e vashës së
shpifur
në katund.
Gjatë
skalitjes së këti personazhi autorit nuk i ka shpëtuar pa e
paraqitur
atë me të gjitha ngjyrat ashtu si ishte, nuk krijoi personazhe
miti,
personazhe hero, personazhe të pagabueshme, por pasqyrojë
portrete,
sipas parimeve estetike, modeste.
Veç kryepresonazhes
së romanit “Djella”, Martin Camaj shkruan
edhe për
Shpresën, të cilën nuk e paraqitet me nuanca romantike. Ajo
ishte e
bija e një zejtari nga qyteti dhe e fejuara e Bardhit. Me vija të
shpejta
skicohet dhe hijësohet portreti i saj i përkryer që “vuante nga
ndiesi të
vrullshme.” Veprimet e pamatura e të palogjikshme e turpërojnë
të
dashurin që vendos të largohet nga ajo, e cila si shumë vajza qyteti
edukohen
të joshura nga romancat e huaja, ku shkëputnin shprehje
letrare
nga librat e përkthyer keq në gjuhën shqipe dhe kështu bënin
përpjekje
për të arritur suksese në dashuri.
Sosja,
sipas profesor Koliqit, qe “lavire malsije” që vërtet, në shpirt
kishte
sindromin e emabavarizimit! Ajo kishte pamje të bukur fizike.
Në një
takim të rastësishëm me Bardhin krijon sfidë të papërballueshme
dhe ai
përjeton çastin më fatlum në jetë. Tiparet e bukurisë së
saj janë
tërheqëse, joshëse. Gjendja e saj s’ishte për t’u lëvduar, as për
t’u
krenuar. Ajo dallohet se kishte aftësi për të shprehur dhimbjen dhe
ia ka
ënda që me pamjen e saj t’i shkaktojë vuajtje, keqardhje, dhimbje,
burrit që
do ta adhurojë për nuse. E meta e saj ishte që shtrihej (dashu-
57 Po
aty, faqe 132.
PROZA E
CAMAJT
173
rohej) me
të gjithë burrat. Në shtëpi s’punonte asgjë, por edhe ia ka
ënda të
quhej: “zojë shpie”.
Ajo,
sipas Bardhit, kishte bukuri të pagdhendur e primitive, mirëpo
ai
pendohet për këtë akt të turpshëm që kishte bërë: “ (...) nuk munda
me i
qindrue tundimit pa e zgjue e me fjetë me të!“ Aktin e tillë e
gjykon
ashpër. Fytyra e saj i mbetet në kujtesë dhe i shfaqej më vonë
te çdo
grua që ai e pëlqente, për arsye se ajo i fali çastet e paharruara
të
dashurisë së parë. Kështu ajo shndërrohet në arqetip të gruas ideale
për
Bardhin. Dhe në të njëjtën kohë sa herë kujton atë, në shpirt ndjen
dëshpërim
që manifestohet në forma të ndryshme ajo vashë që ai
e quan
edhe e Paemna, që në kujtesën e tij shndërrohej në “gjarpën,
bollë,
përendeshë”. Por në të njëtën kohë kur e kujton atë i shfaqet dilema:
“(...)
nëse qenkej vetje njerzore.” Ai hamendet se mos vasha ishte
zanë mali
që shtirej si malësore e rëndomtë e përfjetur. Ky akt atë e bën
fajtor.
Vashë
energjike dhe e zgjuar, në romanin në fjalë është Zoja, shoqe e
Djellës,
që mbi shpatullat e brishta femërore kishte barrën e së mirës e
së keqes,
mbas tragjedisë së Currit. Ajo është e vëmendshme, e aftë në
gjykim,
s’është servile as oportune, urren pabesinë e gjaksorëve. Mllefi
i saj
është i madh, nuk i aprovon arsyetimet e shoqes, është vashë e
mprehtë,
e logjikshme e drejtë, kur kupton të vërtetën mbi tragjedinë,
miken
mëkatare nuk e kursen për gabimin që kishte bërë dhe e
shpall
fajtore se gjoja kishte “ra mes dy burrash ajo dosë dose!” Zoja
është
vashë e mençur që di të gjykojë, di të mbajë pozicion të mirë në
mjedisin
ku jeton, është vashë patriarkale, është vajzë e ndershme, idealet
e saja
s’përfillin miqësi e shoqëri me një shoqe, e cila gabon në një
çast
tejet të rëndë kur i shuhet jeta një njeriu të vetmuar.
Yrjet
Berisha
174
Novela e
gjatë “Pishtarët e natës” kryepersonazhe e ka Lenën komplekse,
nënë e
shumë fëmijëve. Në këtë novelë autori, si në rrallë tekste
letrare,
përpiqet ta ndërtojë figurën e një malësoreje; në pikëpamje
fizike,
psikologjike, etj. Ajo veç kujdesit për fëimijë, kishte edhe shumë
punë të
shtëpisë, kur Nika jeton në Gurrë. Largimi i tij nusen e gëzon,
sepse
donte të ketë “pushim prej burrit e lindjeve te shpeshta”. Por, ai
e ftonte
atë në Gurrë, sepse “i binte malli shpesh për grue”. Nusja bie
në hall;
mu për këtë problem këshillohet me kunatën; të mos mbetej
shtatëzënë
çdo vit. Porosia e saj lidhet me shënja astorologjike: “Ndiq
ndërrimin
e hanës në korp tand. Avite shtatin për burrë, ndër shej dy
kohnave
mes dhimbës së prazmit e mbimjes se lules së gjakut dhe nuk
mbetesh
aq shpejt me barrë. Më ndëgjo mue!”58
Përkunder
masave të zbatuara, ajo mbetet shtatzënë edhe dy herë.
Në shpirt
i lind vullneti i kundërshtimit; të mos shkojë në Fundinë,
duke u
arsyetuar se ka punë në vërri dhe s’kishte kujt t’ia lë ato. Burri
nga këto
fjalë hidhërohet dhe i acaruar shkon në shtëpi dhe e rrah me
bisht
shati. Ajo i duron dhimbjet ,,trimnisht” dhe ,,pa i qitë za goje dhe
pa i ra
syve qepallë.” Këto akte vandale përsëritën disa herë, por ajo
nuk
dorëzohet, por shqetësohej se zhurmën do ta dëgjojnë kunetët e
saj. Kur
Nika nuk pushonte së rrahuri, ankohet: “Po m’i theve brijtë.
Kush
dreqi po t’i kryen punët e shtëpisë?”. Këto fjalë e ndalnin burrin e
penduar.
Për këto
sjellje në Fundinë mallkonte veten, ndjehej i dobët, i mundur.
Dikur
sillet ndryshe me burrin. Fillon ta çmojë punën e palodhshme
të të
shoqit në Fundinë. Edhe në rastin, kur ai s’ishte i kënaqur
me punën
e të bijve në vërri, ajo nuk i kundërshton drejtpërdrejt,
58 M.
Camaj: “Pishtarët e natës”, botoi NB “Gj. Buzuku”, Prishtinë 1991, faqe 17.
PROZA E
CAMAJT
175
por i
thoshte: “…ty të vijnë punët ma mirë për dore!” Këto fjalë ishin
lëvdatë,
prirje nënshtrimi dhe shenjë malli për atë, jetojnë të ndarë,
s’flisnin,
vonë u krijohet vetëdija se ishin një kurm që rritej ashtu sikur
iu
rriteshin bijtë e tyre. Ajo para bijve burrin e konsideron ,,zot i ernave”
që rrin
lart mbi Gurra e që “ (…) papritmas mund të zbriste me
kokrrën e
rrëfesë në dorë, apo si frymë e shndërrueme në shtrëngatë.”. Me
këto
fjalë mburrej, por edhe e nderon ,,të zotin e plangut”.
Lena
provokohet se goja të shoqin e saj e vizitonin gra dhe zana
mali.
Kështu, në shpirtin e saj mbin fara e xhelozisë, se i shoqi kishte
gra të
tjera, shpifjet s’ndalen. Ajo fillimisht dyshon tek burri, andaj çdo
sjellje
të tij e gjykon sipas prizmit e syrit të saj dyshues. Këtë sprovë e
heton
edhe në rastin kur ia jep këmishën e re edhe në çastin kur e pastron:
“ (…)
këso dreqnish i paskan mësue, ta lajnë burrin e huej.”. Atij
ia
përkujton detyrimet, e jep shenjë se ishin bashkëshortë dhe kishin
gjashtë fëmijë
dhe sërish jetojnë si të huaj, shikohen me turp mes veti.
Në fund
bindet për të kundërtën dhe fjalët e botës i quan “lang verri”
dhe nuk
do që t’i zbulohet bremja e krimbit të dyshimit brenda, andaj
edhe
hesht, sepse bindet se i shoqi kishte gruan të ëmën e fëmijëve e jo
një copë
mish të huaj me dy sy!
Nga këto
çaste ditën e natën nisin shkuarjet e ardhjet e saj në Fundinë.
Në sy të
djemve e humb drejtpeshimin dhe ata fillojnë të flasin fjalë që
nuk
fliten. Rrugëtimin deri në Fundinë ajo e bënte me pishtar në dorë,
kurse
shtegtarëve e barinjve, në bjeshkë u bien në sy dy pishtarë në horizonte
të
kundërta dhe që në fund bashkoheshin pishtarët e Lenës e i
Nikës që
i dilte përpara se shoqes. Kështu legjenda e pishtarëve të natës
rritet e
stërmadhohet, saqë edhe zejtarët shkodranë kishin dëgjuar për
mrekullinë
e pishtarëve në Fundinë.
Yrjet
Berisha
176
Është
personazh i skalitur në mënyrë të përkryer. Por s’duhet të harrojmë
se ajo në
fillim ishte grua e lodhur e trembur dhe e rraskapitur
nga punët
e lodhshme, fëmijët e shumtë, trysnia e vazhdueshme e
bashkëshortit
të ashpër. Kurse me kalimin kohës ajo fillon të formohet
dhe
vetëdijsohet se ishte gruaja e një zot shtëpie që ishte punëtor i palodhshëm,
e një
njeriu të nderuar në visin e tyre.
Jera nga
novela ,,Rrungaja në mars” është tip i një personazhi të
veçantë.
Kjo prozë e gjatë trajton dashurinë e parë e të zjarrtë mes dy
të
rinjve: Jerës e Dakut. Vasha u përket personazheve të tipit iluminist.
Ajo
kishte fatin e keq se me origjinë ishte nga një familje malësore, në
plangun e
së cilës kishin lindur vetëm vasha. Ajo ishte e bija e fundit
që rritet
me kompleksin e fajësisë absurde: pse s’kishte lindur djalë!
Kështuqë,
i ati nga malli për djalë që kishte, e dërgon të arsimohet në
shkollë:
“(…) as me qen ajo djalë dëshiri.” Kur ajo rritet e kupton qartë
e mirë
sistemin sundues fisnor; se vetëm djali ka të drejtë të jetë
trashëgimtar
i vijës së gjakut, e jo edhe vasha, sipas vijës së tamblit. Për
këtë
arsye ajo e mallkon veten që s’kishte lindur djalë! Prandaj, në sajë
të
privilegjëve që gëzon në familje, shkon në qytet dhe mëson, por edhe
vishet:
“(…) me linje të buta si qytetaret”. Sa herë kthehej nga qyteti,
bënte
propagandimin e jetës së rëndë që kishin gratë e vajzat, që martohen
me dhunë,
rriheshin me drunj nga të afërmit; lihen pa ushqim!
Duke i
ditur këto raporte ajo u bë mospërfillëse dhe kundërshtare
e madhe e
atij mjedisi ajo fliste me zë të lartë, ndërhynte në kuvende
burrash,
kritikonte gratë e moshuara. Veprimet e tilla vështirë i lejoheshin
një djali
të moshës saj e jo më një vasheje. Sjelljet e saja shoqëria
patriarkale
nuk i shikonte me sy të mirë. Ajo për këto pikëpamje kishte
PROZA E
CAMAJT
177
mbështetjen
e të atit. Moshtarët e vet nuk i trajtonte si të gjinisë së
kundërt.
Dëshiron të gjen një djalë që ka ide si të sajat.
Jera kur
kthehej në katund vishej me tirq cungj, zinte peshq si të
ishte
djalë. Motrat brengosshin për të; pse s’punonte punët e shtëpisë:
“S’di me
shti penin në gjilpanë!” Motrat e xhelozojnë, por ajo nuk i përfillte,
ato
flisnin shumë, ajo dikur filloi të mërzitej nga fjalët e tyre, s’ia
ka ëndej
të rrinte në shtëpi. Jera energjinë e rinisë i shkrin në miqësi
me Dakun,
flet hapur, peshkon në lumë, hanë mjaltë etj. Më vonë
Daku
shpreh dëshirën; të bëhet dhëndër, por ajo e kundërshton, se
ishin
fëmijë, ishin nxënës. Kur vasha nuk bindej djalit, ai e kërcënon;
se
katundit tyre do t’ia lëshojë ujqit për t’ia prerë shtazët, nëse nuk e
përfillën
atë. Kërcënimi i tij atë e tremb se do t’i zgjërojë grindjet edhe
me
katundin. Si për habi, në verë ujqit e shqyejnë një kalë.
Jera për
nga mosha ishte e brishtë, por intiligjente. Në kuptimin e
universit
aksiologjik të personazhit në Malësi, ajo ishte një fenomen që
s’i
gjindej shoqja, është nxënëse e mirë që nxënë për mrekulli mësimet
e
shkollës e të jetës, i tejkalon sprovat e lojës së dashurisë dhe kurthet
e moshës
e të mjedisit ku jeton. Drejtpeshimi i jetës së saj kalon nëpër
stuhi dhe
në një hapësirë marramendëse patriarkale që mbesin në kujtesën
e
lexuesit. Nga sjelljet e saja kuptohet se ka karakter tragjik, është
e
mallkuar e dënuar, vuan shpirtërisht, ajo dhe fisi ishin “të mallkuar”
të shohin
shuarjen e plangut me sytë e tyre. Ajo pati fatin e keq.
Në anën
tjetër ajo akuzohej se s’di të pjekë as një kafe, punët e
shtëpisë
nuk i prekte me dorë. Motrat e saja ishin, smirëzeza, xheloze.
Motra e
madhe e paragjykon Jerën, se po merr pamjen e shtrigës, se
vështirë
do të gjen burrë në katund a qytet dhe nga sjelljet e veprimet e
saja do
t’i mbetet në derë, duke ua mërzitur jetën pleqve.
Yrjet
Berisha
178
Këto
raporte komplekse janë trajtuar në këtë prozë janë me poetikë
realfantastike,
kurse presonazhet dhe fabula janë nga dekori i kësaj
metode
letrare që si të tilla edhe marrin ton romantik, kurse arti i ligjërimit
është
model i tekstit me elemente mitike, letërsi popullore etj.
Forma e
tillë semiotike shpie nga arti modern që tek e fundit edhe poetika
e saj
ësht surrogat i poetikës së romanit modern europian. Këtë
fenomen e
thotë studiuesi amerikan i kësaj metode që lidhur me këtë
problem
ka shkruar një libër.59
Në
novelën ”Shkundullina”, Martin Camaj paraqet një arbëreshe ku
edhe
zhvillohet fabula e këtij teksti letrar. Ntonia jeton e vetmuar në
shtpinë e
një katund arbëresh. Ajo ka një vëlla që aspak nuk do të dijë
se ka
shtëpi të të parëve në katund. Nga ky kompleks i të vëllait ajo
paragjykon
të dashurin, Vitoin, se ka sjellje si i të vëllait të saj, për katundin
e
shtëpinë. Fillimisht s’do të futet në bisedë me mërgimtarin që
nga
mërzia kishte ardhur ta kalonte kohën në katund.
Vajza e
pëllasit në sy të tij mbetet si ,,martire e përdhunueme dhe e
përgjakun”,
që identifikohet si afreskë e harruar në mure të shkatërruara
të
katundeve të pabanuara arbëreshe. Ajo duket se merr pamjen
e një
materieje me tesha të shqyera, të dëmtuara dhe të “zhgavrosuna
prej
motit e lagështisë.“ Ata duken si dy personazhe të harruara mes
gurëve të
shtëpive të harruara. Ata jetojnë të rrethuar nga absurdi, a
murtaja e
bardhë që kishte pllakosur katundin arbëresh. Rinia kishin
ikur nga
katundi dhe s’ktheheshin kurrë. Kurse ajo jeton si një fantazmë
e
shekujve të mesjetës në shtëpinë e gurit.
Ntonja në
shkollën e katundit punonte mësuese vullnetare. Katundasit
shpifin
se Ntonjen e Vitoin, për urën dhe “ndreçje urash” që
59 Luis
Hers: “Koloneli luan me guaca”, botoi “BIGZ”, Beograd 1981.
PROZA E
CAMAJT
179
ironizojnë
të dashuruarit me biseda tallëse. Ntonja i dëgjon këto pëshpëritje
dhe
neveritej me këto veprime. Ajo jetonte në një pëllas të madh
e të
trishtuar. Ata dy shëtisnin nëpër vreshta të katundit. Gratë i përgojnin
dhe
presin të shohin se si Ntonjes t’i: “(...) niste frymja e gjijve dhe
zente
fill mrekullia zgjimit.”
Afrimi i
tyre ndikoi që ajo të ndjejë gëzim, botën e shihte me sy të
tjerë,
ishte krenare. Emtja Marë e këshillon të shkojë pas tij, por koha
e
kushtëzimit i kishte ikur më herët. Ata s’ishin të fejuar, as të martuar,
por
jetonin si burrë e grua. Emri i saj ishte shumë i lakuar; pëshpëritej
rreth
zjarreve, rrugëve, këndeve të katundit. Pak nga opinioni, pak nga
punët a
çështjet e tjera, Ntonja mbyllet brenda në pëllas si të parët e
saj;
gjyshja e ëma. Ntonia ishte e bija e një njeriu të nderuar në katund
që kishte
patur ndikim në katund. Vendimet me rëndësi s’merreshin
pa
miratimin e saj. Në fillim dashuria e tyre ishte e vrullshme, por me
kalimin e
kohës zbehet. Ajo ishte dhënë me mish e me shpirt, për artin,
rapsoditë,
kulturën arbëreshe etj. Kur plas shkundillima ajo u del
në ndihmë
grave, fëmijëve, të plagosurit i dërgon në spital. Pas tërmetit
asaj i
rrënohen ëndrrat edhe largohet se nuk mundtte të jetonte pa
shtëpinë
muze të të parëve. Ajo ndjen thellë në shpirt se nga mallkimi
i të
parëve dhe gjykimi i kantundësve “e dënoi” ashpër fuqia e mbinatyrshme,
meqë
jetonte ashtu e kish fyer plangun e pëllasit muze të
fisnikëve
të njohur të atij visi malor.
Në
novelën “Katundi me gjuhë të fshehtë”, Flora është farmaciste,
jeton e
ve dhe e veshur me rrobe të zeza. Pas njëzet vite e sheh Të huajin
a Shtriganin
që gjatë kohës se studimeve qenë dashuruar. Miqësia
e tyre
ishte nis me puthjen e parë në skajin e errët të shkalleve të pallatit
ku ajo
banonte. Pas vdekjes së ungjit, farmacia shndërrohet furrë
Yrjet
Berisha
180
buke,
kurse ajo e lënë vendin e veriut e shkon në jug. Ajo me ankth të
paparë,
pret takimin me burrin, për të cilin i kishte rrahur zemra herët.
Pas
vdekjes së të ungjit, martohet sipas dokeve të vjetra, por kur vjen
I huej,
bëhet cicerone; flet për katundin, prejardhjen, doket, ritualet,
historinë
që lidhte me familjen e vet.
Ajo
jetonte e vetmuar në katund, ishte e paluhatshme në veprime.
Gjakftohtë
e pret edhe e përcjell Shtriganin. Nga sjelljet dhe veprimet
e saj ai
e kupton se diçka s’ishte në rregull: mikpritja i bëhet vetëm me
kafe e
ujë, gruaja nuk i shtron ushqime për të hëngër. Kur kthehet pas
tri
vitesh kupton nga vendësit se ai s’qe takuar me një grua, por qe shoqëruar
me
mordjen, katundi kishte vetëm varre. Tregimi është shkruar
në formë
transendentale, formë kjo e drejtimit në filozofi; Flora pas
njëzet
vitesh “ngjallet” për t’u takuar me Shtriganin.
Në
novelën me rreth katërdhjetë faqe tekst të librit, titulluar “Gjon
Gazulli”,
Martin Camaj paraqet figurën e një gruaje që pas mesnatës
vjen në bujtinën
ku qe vendosur Gazulli për ta shtyrë natën. Gruaja
ishte
ashtu si e kishte paramenduar shpesh. Kur i dëgjon krismat
e rrotave
të karrocës që i afrohen bujtinës ai uron me vete: “Do Zoti,
ashtë
grue!”. Dhe kur zbulon kyet ajo vërtet qe grua, si i shfaqej në
çastet e
mëparshme, mes vetëtimës që i shëmbllen me të ëmën. Dhe
kur
afrohet në vatrën me prush, ajo e provokon: “Qe tek jam! Hapi
mirë të
dy sytë. Nuk të kujtohet fytyra ime?”. Ajo ishte e shkathtë fliste
latinisht
që atëbotë rrallë dëgjohej në gojën e një femre. Ajo kishte
bukuri
mahnitëse e befason filozofin. Mundohej të rikujtojë se ku e
kishte
takuar atë zanë nate. Ajo e josh humanistin, me sharm e lëvizje
provokuese
donte t’i përkujtonte: “ (...) se kishte ardhë me marrë diçka
që i
perkiste, me të mirë ose me të keq!”.
PROZA E
CAMAJT
181
Tërë kjo
skenë zhvillohet para zjarrit të vatrës së bujtinës, duke i
tundur
flokët anash, i thotë: “A po i kujtohem tash zotnisë?!”. Ai në atë
rast
përmbledh veten dhe betohet se atë kurtizane a artiste teatri do ta
hedhë në
kurthë. Ajo zhvillon dialog të matur me rrotulla, sa filozofi
tërhiqet
nga vendimi për t’iu hedhur si kishte menduar më parë.
Gjatë
bisedës gruaja nuk ia tregon emrin, as vendin se ku ishin parë.
Ajo e
shikonte provokueshëm, i afrohet ball për ball filozofit, bën sikur
pret
puthjen e tij, i rikujton se fytyra e saj është terri i kujtesës. Ajo
e njihet
mirë atë. E kishte përcjellë nga bujtina në bujtinë, ku bujtinarët
i flasin
fjalë të mira për filozofin, që kalonte disa herë në vit dhe
pas
shërbimeve të tyre ai iu jipte dhurata të majme. Ajo propozon të
ktheshin
bashkë në Padovë, por Gazulli ka druajte se nuk njihen mirë.
Nga
përcjellësit e tij, mëson se ai kërkon një grua. Dhe ajo bindet se e
zhgënjen
dhe e largon nga jeta. Gruaja është e mençur, ajo ia rikujton
atij se
dikur ishin takuar në një ishull, që ai mbase e kishte shkruar në
shënimet
e veta. Me vonë gruaja merr trajtë simboli në jetën e pakët të
tij:
“(...) ajo u përnjësue me Zanën frymëzuese” të punës e jetës së tij në
mbarim.
Loja me ndjenja e ëndrra zbulon motivin e dashurisë së kësaj
novele që
duket se ka elemente autobiografilke.
Në
romanin volumunaz “Rrathë”, 1978, Martin Camaj ka disa personazhe,
por me
karakteristike është: Sosja apo Belga a Vajtorja, një
vashë
malësore, jetime e vetëshpallur “e çmendun”, por edhe zanë mali,
e mençur,
e bukur. Viktimë e rrethit dhe mbi të gjitha viktimë e ,,dashnorëve”,
është
Zoga apo Virgjina, një lavire që shkel doket, përbuz plangun
e
shtëpisë së të parëve në zë! Nusha, një malësore shpirtmirë e
shpifur
nga shpirtzinjtë etj. Zoja (Mësuesja) personazh emblematik,
mit,
legjendë, fatkeqe, në jetë etj.
Yrjet
Berisha
182
Pas kësaj
rezymeje të përgjithshme, fillimisht do flasim për Sosen,
që është
personazh më komplekse e romanit dhe më mirë e prezentuar
nga
shkrimtari Martin Camaj. Ajo është personazh e shkathtë e
cila
brenda një çasti improvizon gruan që mban zi, vajtoren, artisten,
vashën e
dalë hatlle, zanën, perrinë, gjahtaren. Ilegalit i shpiente ushqim
fshehtas,
mbi varre ku e lajmëronte me të qara. Ai kishte besim te
ajo e
disa të tjerë. Në ato takime e porosit të kishte kujdes nga mysafirët
e
paftuar. Në këto rrethana do ta dhunojë, por ajo reziston dhe ndërhyrja
e Agonit
e shpëton vashën nga poshtërimi moral!
Kështu
pas këtij këtë rasti ajo takohet me Agonin, por nuk flet rreth
lojërave,
në varreza dënesjeve, vajtimeve mbi strajcën e zezë, para
Agonit
pohon çmendurinë e vet! Sosja ishte vashë e cila ballafaqohet
me
tragjedinë e saj, vuan se mbeti në shtëpinë e prindit në moshën,
kur duhej
t’u gëzohej fëmijëve të vet. Sosja e bija e Rapsodit a Shalaganit
që
malësorët thoshin se ishte e ndërrueme Orësh në formë legjendash,
nga dita
kur u lind dhe mbeti pa nënë. Më vonë i ati e rrit me
mundime
të mëdha. Ai i kishte treguar përralla, trillime, ëndrra. Sipas
bestytnive
të Rapsodit: e ëma e kishte pas nëmur, meqë në rini kishte
gjuajtur
gjah, dhi të egra që ishin nën mrojtjen e Orëve e zanave.
Sosja
ishte e aftë të mbajë kuvend para burrave. Gojtarinë e kishte
trashëguar
nga i ati. Dhuntia dhe fama e mëhershme si; e ndërruar,
kishte
ndikuar që me të askush nuk dëshironte të martohej. Bestytët
ose
burrat besonin në qeniet e mbinatyrshme dhe atë e mbanin “të shndrrueme
prej
Orëve”, që në djep. Ndërsa të arsimuarit thonë: ”ka rremb
marrie”.
Pastaj qarkullon edhe një mendim i tretë se të dy palët shpifinin
kot, se
ajo ishte femër e përlyer që sjell vetëm fetkeqësi! Sosja me të
padrejtë
paragjykohet. Formulë me të saktë për të ka Baci, i cili pohon
PROZA E
CAMAJT
183
se ajo
tallet me të gjithë, se ishte intelegjente e aftë për çfarëdo pune.
Kështu
për të treguar mençurinë, përhap fjalë se parapëlqen të martohej
e
rrëmbyer në formë arkaike, nga ndonjë djalosh i armiqësuar me
Qytecën
dhe për këtë dhunë ndaj saj e fisit të saj, derës së armiqësuar
në vend
të djemve do t’iu lindtte gjarpinj të helmuar!
Bashkëvendësit
e saj qenë bindur se ajo ishte gjahtare e mirë; sipas
tyre ajo
gjuan lepuj e shqarth. I ati saj fliste se bota qe shprishur “a ec
bytheprapë.”
Sosja shkel doket, nuk përdorte furkën, por del në mal e
vret
gjah! Ajo ka bukuri të rrallë që e josh Agonin, i cili papritmas e
puth në
mes të rrugës. Ndaj veprimit të tllë ajo reagon: “si hangerme
gjarpni.(...)
s’puthët në rrugë grueja e huaj.”
Sosja
është personazh simpatik. Edhe pse e paarsimuar, ajo krahasohet
me një
fetar të hershëm që dinte shtatë gjuhë, shkruan në shtatë
pena, që
kishte mësuar në shtatë mbretëri, në forma të posaçme. Ajo
për dikë
trajtohej joshëse, sfiduese ‘e cokatun në krye’ d.m.th., e çmendur
.
Karakteristikë tjetër ishte se ajo qe rritur në shkollën e këngtarëve
të Ripës
së Epër. I ati i saj, si njeri i vuajtur, kishte ndikuar që ajo t’i
stërmadhonte
gjërat, sa herë zgjohej nga letargjia e njeriut të vetmuar.
Agoni
mundohej ta bënte për vete Sosen që ia jep një emër nga mitologjia
shqiptare:
Blegë. Ajo e kundërshton se s’ishin për njëri-tjetrin,
por ishin
si: “dimni e vera që s’përpjekën kurrë”. Soja dallohet si femër e
vendosur
që në mënyrë kategorike pohon: “S’e kam aspak ndërmend të
kthehem
mbarë me ty, as me ndoj burrë tjetër!” Por të vetmën kënaqësi
që ia
rezervon Agonit, ishte shëtitja nëpër male dhe bjeshkë që s’shikohet
me sy të
mirë nga malësorët, sepse kishin frikë se ai i fuste hundët
në punët
e tyre. Kur rrinin vetëm, i pëlqenin vështrimet e Agonit,
madje
sikur të mos e shikonte ai me epsh të ndezur ajo nuk do t’i dilte
Yrjet
Berisha
184
në takim
atij. Ajo flet si një artiste për banorët e Qytecës; me tingull
hundor
flet si burrat, me atë mjegullues, për gratë.
Blega e
bën për vete Agonin, kështu që ai i propozon martesë, por
ajo e
refuzon dhe si në lojë e rrëmben, si ujk i unshëm dhe e dhunon!
Veprimi i
tillë asaj i duket i ulët. Agonit veprimi i tillë nuk i duket
përdhunim,
por si mbyllje e ravigim rituali i natyrshëm që me vite e
kishte
pritur. Ajo (Blega) më të birin nis të jetojë në qytet. Atje vuan
shumë.
Pas njëzet vitesh ata takohen sërish. Për të birin, pohon se ishte
i biri i
Delmarit, por ngjyra e zërit ishte si e Agonit. Ajo jeton me të
kaluarën
e bujshme. Humb bukurinë e fuqinë e një vasheje të njohur si
zanë
mali. Jeta në qytet e kthen nga bota fantastike në atë të thjeshtë, të
natyrshme
pa trillime, pa lajka, pa rrena, pa hiperbolizimin e gjërave.
Kështu
vetëm në fund të romanit del një personazh fare i zakonshëm,
që i humb
atributet e një zane.
Femër
ideale, mit e legjendë është Zoja, a Mësuesja, (prototipe e
Shpresës
nga romani “Djella”) Fat të njëjtë ka edhe ,,partneri: Agoni
(prototip
i Bardhit nga “Djella”). Ata nuk martohen, nuk krijojnë
familje!
Një mallkim i ndjek, e i ndëshkon. Zoja për shumë cilësi që i
kishte,
ka mbetur e pagdhendur sa duhet në roman. Në këtë tekst letrar
shfaqet
si një personazh gati ireal, a një personazh që rëndom mbetet
në
kujtesën a ndërdijen e Agonit që e kujton.
Zoja
punonte e jetonte në Ripë, si mësuese nderohej nga të gjithë.
Sa herë
ripasit e ndeshnin në rrugë a mbetej vonë, e shoqëronin dhe
gjatë
rrugës, e informonin mbi ngjarjet e reja që banorët largohen nga
katundi,
ose se si ndonjë djalë ia kishte vënë syrin ndonjë vajze a gruaje,
që rëndom
përfundonte me armiqësimin e familjeve. Ajo ishte e
vetëdijshme
se në Ripë kishte shumë thashetheme. Ata flisnin keq për
PROZA E
CAMAJT
185
çdokë, pa
e kursyer fare. Rrebesheve të tilla iu bën ballë. Betohet s’do t’i
shikonte
ndasitë ideologjike, detyrë e saj ishte që ata njerëz, t’i nxjerrë
nga terri
e padija. Ajo ishte e vetëdijshme se ripasit e vjetër nuk i shikonin
me sy të
mirë, për të arsimuarit thonë se; shkolla ua ka turblluar
trunin!
Rasti i
saj ideal për t’u takuar me atë dështon gjatë pritjes së traktorëve.
Në atë
tubim ata disi, si në mënyrë të magjishme, nuk i dilnin
përballë
njëri- tjetrit. Ajo në disa raste gjindej dy-tre hapa pas tij, por
nuk u
takuan. Ajo e përcjell me sy idhnues e shikon me zjarr. Dikur ajo
bindet se
ai në atë tubim kërkonte dikë tjetër dhe se mes tyre “(...) kishte
ra një curr”.
Currin a shkëmbin ajo e interpretonte: si mospëlqimi i gjakut,
ashtu siç
besonte populli ynë se kur dy vetave nuk u pëlqen gjaku,
tërë bota
s’mund t’i bashkojë. Ajo nuk kishte vërejtur se burrat tjerë e
lakmonin
dhe donin t’i thoshin ndonjë fjalë. Ajo vuan dhe dyshon, se
mbase
Agoni ka dëgjuar ndonjë thashetheme të pakripë për të. Veprimi
i tij e
detyron Zojën të bëhet bestyte se dikush i paska bërë magji,
meqë ai
zhduket nga ajo pa shenjë, pa u duk, aty mes turmës, sikur ta
kishte
përpirë toka.
Ajo kishte
frikë të mos e pushtojë dashuria për Agonin, të mos e
dëmtojë
shëndetin sepse këtë flijim nuk e meritonte Agoni që jetonte
në
rrethana të mjegullta. Ai, sipas saj, kishte formuar një skutë të
ngrohtë
në zemrën e Zojës, por qe njeri i humbur mes qiellit e dheut,
shpirt i
brigjeve të Hadës që nuk e gjente barkën të kapërcente lumin!
Nga
dashuria që e ndjen, dëshiron ta kishte për vete, mendon se
duhet
gdhendur shpirtërisht e mendësisht! Këtu gabon, këtu zbulon
egoizmin,
kryeneçësinë, ligësinë, xhelozinë, koprracinë e ndjenave,
nxitohet,
paragjakon profesionin a vokacionin e tij. Mundësi e rrethaYrjet
Berisha
186
na për
t’u parë e biseduar me të, kishte patur mjaft, por në fund ajo
duket se
thyhet në shpirt, dorëzohet, tërhiqet me këtë arsyetim: “Ka
punë që
bahen e tjera që s’bahen kurrsesi veçse përdhunë.“ Për ,,problemin”
e Zojës e
të Agonit, autori shkruan një tekst sipas parimeve të
metodës
së poetikës strukturaliste dhe që në këtë mënyrë ne kuptojmë
se ai ishte
njohës i mirë i kësaj poetike që atëbotë me të madhe zbatohej
në
letërsinë bashkëkohore europjane:
“(…)
duhet t’i jepet dorë treguesit që të ndjekë rrjedhën e natyrshme
të
ngjarjeve, sepse duhet të dihet se vetjet këtu nuk janë kukulla qe
shtihen
të veprojnë si mbas mirakandes se tij apo të ndokuj tjetër. Afër
mendësh
asht pra, se derisa Novelisti përvlohej në djegën e afshit për
Sosen, do
të kishte shkue huq çdo kuvend ndriçues mes këtij e Mësueses.”
60
Nusha a
Sekratarja është femër fatkeqe që herët kishte mbetur e ve.
Nga kjo
martesë e pafat ajo kishte trashëguar të birin Yllin. Ajo punonte
me nder
në zyrën e Bardhit. Veç punëve të zyrës, Bardhit ia pastronte
këpucët.
Gojëqijtë shpifnin se flerton me të, por rreth këtyre problemeve
s’bëhet
fjalë në roman, edhe pse Bardhi ishte njeri i lig! Nusha
është
nënë e ndershme, e cila mbi shpatullat e veta kishte rritjen dhe
edukimin
e të birit. Fatkeqësia e saj është se me edukimin e birit të saj
mirrej
sistemi dhe kështu ai instrumentalizohet! Ajo gati harrohet në
roman,
por në disa raste ajo përmendej në kontekst negativ, fyes, urrejtës,
sa herë
që përmendej Ylli, ripasit e thërrisnin me përbuzje: “i biri
i
Nushës.” Dhe shumë fyemje tjera që nuk ishin të nevojshme, së paku
60 Martin
Camaj: “Rrathë”, botim i privat i autorit, Mynih, 1981, faqe 233.
PROZA E
CAMAJT
187
të gjitha
fyemjet nuk duhen t’i adersohen Nushës, e cila në disa çaste të
rënda
ishte e zojna t’i përkrahte të rinjtë, ashtu si ndodhi t’i ndihmojë
Novelistit,
kur ishte gazetar i ri në fletore.
Edhe
romani ,,Karpa” i shkrimtarit Martin Camaj ka disa personazhe
të
rëndësishme për lexuesin. Ndër më karakteristike është:
Bora a
Judita, Ajka, etj. Bora ishte pasardhëse e derës së diktatorëve që
qeverisnin
në Karpë. Ajo duhej të martohej, sipas dokeve së Karpës,
me një
dhëndër të një fisi nga Agripa. Në Karpë gëzonte shumë privilegje,
konsiderohej
si e mira e familjes. Ajo e vëren se që në fillim dhëndri
e përbuz
atë dhe vajzat e Karpës. Vajzat (edhe Bora) mendonin se
ishte më
mirë të martohen larg, sepse do të bënin jetë më të lumtur,
do të
lirohen nga prindërit që u frynin në vesh kundër burrave të tyre.
Bora, si
stërmbesë, ishte e afërt me diktatorin plak, i lexonte tregime,
përralla
popullore, përralla për fëmijë, me të cilat argëtohej dhe
ai me dashuri
hyjnore qe lidhur më Borën. Ajo ishte e gjatë. Rritja e saj
shpjegohej
si: evolim i përmirësimit të pozitës së gruas, në shoqëri ku
ndryshojnë
masat e përpjesëtimit estetik. Ajo pat studiuar në Rozafë,
një qytet
i ri me emër të vjetër ilir.
Ajo
njihet me Barnatorin në pishinë, në atë rast ai i lë përshtypje të
mira;
tregon aftësitë në notim. Për dorën e saj vendoste Gjyshi dhe jo
prindërit;
Romansieri e Ajka qe jetonin të ndarë e të urrjetur mes veti.
Bora
duket vashë e urtë e edukuar që mundohet t’ja lehtësojë Vonit
qëndrimin
në Karpë. Karpasit përhapnin fjalë se Bora ishte kandidate
e
mundshme për kryetare në Karpë, andaj shikohej me sy të ndryshëm.
Bora më
vonë fillon të miqësohet me Vonin. Herët në mëngjes bënin
gjimnastikë,
lahen në pishinë, argëtohen, pa i rënë në sy askujt. Në malin
ku rryma
e erës ngritej pasi Barnatori hedh gurë, ata me mjeshtëri
Yrjet
Berisha
188
e ritual
shohin ëndrrën e pame-dashurinë, që në Karpë e vise përreth
qe
zhdukur. Pas këtij akti ata dy mbesin të kënaqur, dhe u duket se
hollësitë
e ëndrrës e jermit janë nga konflikti i brendshëm, mes fajit e
ëndjes
për ekstazë.
Bora në
Katund njihej me emrin Judita, andaj nga Barnatori kërkon
të mos e
thërrasë me emër tjetër. Ajo në Katund ndryshon raportet,
pasi i
ndodh fatkeqësia e kalit të pashoq, në këtë situatë del në shesh
jeta e
dyfishtë e saj. Ajo shoqërohet nga kali i pashoq, që s’ishte kalë, sipas
atij, por
ishte dragua i veshur në trajtën e kalit, që pas tij fshihej njeriu
ose thënë
thejsht - dashnori i saj! Vërejtja e dyshimi i tillë s’shikohet
me një sy
të mirë nga Ajka. Judita akuzohet si grua e ve, sepse vishet me
rroba të
zeza, qan kalin e pashoq. Më vonë Judita e Voni kanë raporte
të
shkëputura, një dozë ftohtësie dhe vazhdimisht ecin nën hijen e kalit
që thuhej
se, kishte mbetur në bjeshkë dhe sillej pa cak nëpër plangje
dhe ishte
e pranishme në çdo kuvend, ku fliste Judita!
Mbase mu
për këtë nostalgji të tepruar e të fshehtë, ajo tek Voni
sheh
dragoin që paska lindur me këmishë. Andaj, sipas Juditës ai ishte
arqetipi
i dragoit, si dashnori i dërguar për t’ia zëvendësuar humbjen
kalit!
Atë më vonë e dashuron Barnatori por nuk i beson dashurisë së
saj!
Dikur
problemet acarohen aq shumë se s’kishte zgjedhje të mbarë;
shtirët
se aborton fëmijë, që t’i detyrojë te dy palët, të lëshojnë pe, për
t’u
martuar. Kështu ajo e Voni aventurën e tyre më vonë e realizojnë
edhe në
një aeroplan të vjetër mbi shkëmbinj. Ajka skandalizohet kur
mëson për
dashurinë e tyre, andaj edhe i kërcënohet Vonit se do t’i
hakmerrej,
sepse guxoi t’i shkelë doket e Karpës, një dhëndër i parrënjë
kobojas.
PROZA E
CAMAJT
189
Judita
gjatë zezonës qe në Katund, dhe pret të martohej me Vonin,
por
fillimisht kundërshton, kurse Romancieri ia përkujton se ishte i detyruar
të
martohej, sepse ashtu u pat premtuar barinjve, në të kundërtën
i
kërcënohet, se do t’i dalin bolla. Për hir të saj, e veçon Vonin nga
lufta
vëllavrasës. Judita në rrethana të turbullta martohet. Dikur duket
e gëzuar
që martohet, sipas dokeve të Karpës. Në dasmë Romancieri
thyen
doket; mban fjalim, ku edhe mohon atësinë e Juditës, por e mban
si bijë,
ndaj së cilës do të ketë kujdes. Judita është xheloze në dasmë,
përcjell
sytë e bashkëshortit që i shikon me ëndje nuset në dasmë. Në
atë çast
fund bindet me fjalët e së ëmës se kishte prirje bigamie. Atë ditë
e kupton
se gjatë tërë jetës duhej t’ia mbante fort frerët në dorë.
Bora duke
u shoqëruar me Barnatorin përdorët karrem nga e ëma,
për të
zbuluar e prodhuar helm që do t’iu shërbejë plakave e Ajkës. Ajo
theu
doket e Karpës duke e shoqëruar e thelluar miqësinë me Vonin.
Ajo
kishte fatin e fisit në dorë, sikur të donte me një fjalë të Gjyshit do
të bënte
kërdinë; por ajo jeton, jetën ashtu, si ia zbulon Voni që në sytë
e së emës
mbetet naive, e pavendosur, e luhatshme. Por ç’është e vërteta
ishte
mjaft e djallëzishme
Në
kapitullin e fundit të romanit, që mban titullin: Kuadri i dytë,
Bora
është dikush tjetër. Në dasmë Borën e sjellin nuse krushqit. Në
atë rast
ishte një vajzë me fytyrë fëmije, e hajthme, me sy të trembur të
drenushës.
Voni i uron mirëseardhje në Shtëpinë e pemëve. Dasmorët
i
paraqesin dhuratat që do t’i hynin në përdorim familjes së re. Në këtë
protokol
Shkriba, dhëndrit ia paraqet vjerrën; Ajkën, jo të vejë, si në
kronikë,
por me burrin, me emrin malësor e me mbiemrin Romancier.
Çifti i
sapomartuar vendos të jetojnë në Shtëpinë e Pemeve që një natë
Yrjet
Berisha
190
më parë
ua kishte caktuar Gjyshi. Ceremonia e dasmës zhvillohet me
muzikë e
vallëzim.
Ardhja e
Lejdës në dasmë me kalin e pashoq a mushkun krijon një
skenë
neveritëse për Borën, e cila vëren se burri i saj e shikonte me habi
vashën e
kalin e pashoq. Bora, si personazh i rëndësishëm në roman,
vë në
veprim funksionin e romanit me tërë sekuencat dramatike; që
janë
gjeneratore të zhvillimit të linjes së ngjarjeve dinamike e te forcës
psikologjike.
Ndërtimi i gërshëtuar me simbolikë në romanin ,,Karpa”,
është çështje
vendimtare e niveleve kompozicionale të romanit, e
komponuar
nëpërmjet përmasave psikologjike, antropologjike, etnike,
mbindërtohet
romani rreth një martese të rrallë: ku ndalohej martesa
në fis,
kur djali shkon në shtëpinë e nuses.
Lejda në
roman shfaqet pas zezonës së Karpës. Ajo përfaqëson denjsisht
brezin e
ri të cilët qenë lidhur me kusht, për të mos u martuar.
Veprimi i
tyre qe reagim i natyrshëm, kundër dokeve të vjetra të
martesës
që edhe pas përleshjes ceremonitë në Karpë zhvilloheshin si
dikur.
Emri i saj konsiderohej i lashtë, sipas një vasheje të hershme në
Karpë.
Ajo qe me nam në fis, jo vetëm për emrin, por sjell risi; veshej
me fustan
të lashtë që i ngjante kiltit skocez. Këtë fustan e vishnin vajza
a djem të
pamartuar. Ajo qe e bija e një të veje që vritet në turbullimet
e fundit
të Qytezës. Ajo qe rritur jashtë Karpës, nuk e përjeton
zezonën.
E ëma e rrit fshehtas, meqë e kishte lindur me një burrë që
nuk ia
zbulon emrin! Në Karpë vjen pas luftës, është pa paragjykime,
për këtë
qëndrim të saj bëri shumë miq e armiq. Ishte poliglote; fliste
katër
gjuhë e dialekte, shkruan poezi; që ishte risi në Karpën moderne.
Në këtë
periudhë u shfaqën shumë rapsodë qe s’dinin shkrim-lexim!
PROZA E
CAMAJT
191
Ajo me
Barnatorin njihet kur atij ia jep një libër të rrallë me vizatime
të bimëve
të egra, që ajo e kishte trashëgim nga e ëma, një orkide
e egër,
që fsheh dashurinë e flaktë. Lejda e Voni studionin librin e
pashoq.
Jeton me Barnatorin, por ka frikë se do të ndahet nga ai ose
mund ta
helmojë. Ajo e Voni fillon jetën e re në shpellë, herë pas here
shëtit
nëpër bregore.
Lejda në
,,Kuadrin e dytë”, në dasmën e Vonit e Borës, sjell kalin e
pashoq
(të Juditës). Kur ajo sjell mushkun, dasmorët brohorisin emrin
e saj me
gëzim. Lejda e nderonte shumë Gjyshin, ai ia përkëdhel flokët
pa të
keq, por mbase për mall të Lejdës së Karpës së trillueme. Ajo
rrobat i
kishte të arnuara e të shqueme. Në pjekuri atë e rrahin si të
huaj dhe
e detyrojnë të punojë punë të rënda ngaqë s’donte të lëshonte
derën e
të martohej me dhunë diku larg. Ajo e luan rolin, sikur ta dinte
se çfarë
shkruhej në dorëshkrimin e Gjyshit për të. Në atë çast Gjyshi i
tregon
rrëfime të ndryshme, e llaston, i thotë se është zanë mali, shkopi
i
pleqënisë së tij. Dhe shkop i pleqërisë s’mund të jetë askush tjetër
përveç,
fëmijës! Në këtë mënyrë zbulohet se Gjyshi ishte prindi i Lejdës,
që e ëma
e saj e kishte fshehur, gjersa kishte qenë gjallë. Lejda ishte
fatzezë.
Proza
poetike “Dranja” ka një personazh frymor të papërsosur.
Breshka
rritet në rrethana të çuditshme. Rreth katrahurës së “Dranjës”,
shkruan
bukur A. Pipa: “Me ‘Dranjën’, Camaj flet për fatin e jetës së
vet,
origjinën e tij fisnore, udhëtimet dhe vendosjen e tij jashtë atdheut
që janë
momente shumë të randësishme në jetën e tij. Kësaj here,
megjithatë,
uni i tij i dytë asht kadshë, mjaft tipike për botën shtazore
të
Shqionisë së Veriut.”61 Fillimisht kur shihet Dranja në male, hab-
61 Arshi
Pipa: “Poezia e poetika e Camajt”, botuar në rev., let.: ”Jeta e re”, nr. 1,
Prishtinë,
1996,
faqe 16.
Yrjet
Berisha
192
it
mbledhësit e barit; ajo është me gungë, me rrashtë e si me gjarpër
dredha-dredha.
Në mitologji popullore ajo ka nam të keq, që ndryshe
quhet
pulë dreqi që kalëron mbi shpinë. Ajo s’është lajkatare, s’zbutet
si
arusha, as s’egërsohet kot së koti, sikur gjarpëri. Ndjesitë, sjelljet i ka
si të
njeriut që këtë shqiptim artistik arti i ligjërimit e bënë me alegori,
ironi,
surealizëm. Dranja ka tiparet e njeriut: mbetet shtatzënë, burri i
saj ishte
kodosh që vraponte pas breshkave të tjera. Ajo me vështirësi
i
përballon stinët e vitit. Rrashta e saj, ka pamjen e trojeve të rrënuara.
Arkitektura
e rrashtës i shëmbllen qytezës, amfiteatrit, tempujve.
Dranja
lindi buzë Drinit, por veti e saj ishte se ajo më parë vdes se sa të
bëhet
shtazë shtëpiake. Kujdes për të pati një vajzë e cila e pastroi dhe
e lyen me
vaj dhe i dalin vija me ngjyrë të larme.
Dranja ka
shqisa për të hetuar atmosferën që e rrethon , dëgjon tinguj
kupton
aventurat e të shoqit që vrapon pas femrave, në kokën e
tij të
tymosur e shijon shijën e gurit që është shenjë e pabesisë. Ajo
trembej
nga njeriu edhe pse mishi s’hahej, por tregtohej jashtë. Ajo
kishte
shije për ushqim, natyrisht kur binte në të; domate të kuqe, vezë,
qumësht
pi me kënaqësi të posaçme. Dranja ka shenjë narcisoide; e do
veten më
tepër se çdokë tjetër, krenohet me bukurinë e rrashtës së vetë
në diell
e hije.
Çast
krarkteristik përshkruhet mbarësimi i Dranjës, kur mbas
pesëkëndëshit
të larmë të rrashtës së saj, afër bishtit i lëvyren breshkanët
varg që
kërcasin ashtin e tyre për ashtin e saj, mu si shyta hekuri
të
legjionarëve antikë. Në vitin që del me barrë, i shkëlqen ashti mbi
shpinë si
diamantet e nuses mbi ballë. Në vjeshtë s’ishte e zoja të gërryente
cipën e
dheut për të hapur varrin e vet.
PROZA E
CAMAJT
193
Në pjesën
e tretë të prozës poetike, Dranja mbetet rrashtë, lukthshtjerrë
qëndron
në raft të një bibloteke që shërben hajmali kundër
fyemjes e
ankthit. Në atë ambient duket si e gjallë, me krye të fshehtë në
hijen e
amshueshme i bën sfidë artit e dijes / shkencës, duket hijerëndë
e
femërore.
Në një
rrëfim retrospektiv paraqitet tjetërsimi i breshkës në një vend
të ri që
ishte shitur, por s’adaptohej kurrsesi me kushtet e reja klimatike,
s’ha
asgjë; bën grevë urie, kërkon lirinë në vreshta, përroje të thara,
nëpër
drunj fiku, therra, mure të rrëzuara, laknishte. Do një shtëpi
me një
vijë ujë përpara. Ajo ha: fletë gjethi, lloj-lloj frutash, vezë zogjsh
e dhé me
krypë etj. Këto tipare letrare ka Dranja që është me karakteristikat
e
ravigimet e njeriut në jetë me të gjitha fenomenet e njohura.
Personazhet
e prozës së Martin Camajt janë të veçanta nga meshkujt.
Veçantia
e tyre përkon edhe me natyrën e tyre të heshtur. Ato janë
të
dashura, të bukura, tërheqëse, të mençura, por edhe të krisura, etj.
Ato janë
të keqtrajtuara nga dashnorët, burrat, prindërit, pastaj përdhunohen,
etj. Ato
janë të paarsimuara por mjaft të zgjuara. Ka edhe të
arsimuara;
ka mësuese, aktore, këngëtare, kryetare, zana, orë, por edhe
lavire,
kriminele etj.
Personazhet
(m)
Proza e
Martin Camajt ka shumë personazhe, të cilat gjatë leximit
lexuesit
tonë të vemendshëm i lënë përshtypje të jashtëzakonshme,
pikërisht,
sepse ata janë simpatik e të dashur. Personazhët e këtij autori
marrin
pamje farfëritëse. Ata janë me virtyte të larta, por edhe me të
meta.
Shumë personazh kanë dytëshorët e prototipët e tyre. Ata kanë
karakter
epik të malësorëve kreshnikë.
Yrjet
Berisha
194
Romani i
parë ”Djella” i Martin Camajt, mund të cilësohet si roman
i
personazhit Bardh Qerreti, mësues (i moshuar) e poet. Qysh më 1958,
shkrimtari
Ernest Koliqi, për personazhët e romanit “Djella”, shkruan:
“Vetjet e
para të tregimit: Djellën, Currin, Bardhin qi shkruen, na
duket se
i kemi njoftë diku se u kemi ndjekë për së afërmi ndërlikimit e
shpirtënve
të shtrydhun prej furisë së gjykimit. Autori na thotë aqë për
ta sa
mjafton të na ngallisi menden me plotsue na vetë fytyrat e tyre.”62
Bardhi
është heroi i romanit të parë modern shqiptar, të shkruar në
veten e
parë ( ich from) që është formë e poetikës së romanit perëndimor.
Ai punon
e jeton në Ndërsanë, një katund të humbur. Se ç’vrragë
i kishte
shkaktuar jeta atje , kuptohet që në fillim të romanit, kur ai
ishte në
dilemë: t’i rrëfejë kolegut për jetën e vet, a jo! Bardhi është
personazh
i sinqertë që pranon se s’qe i pajisur me cilësi të tregimtarit,
sepse
epshet dhe gabimet në rrethana të pakontrolluara e rrotullojnë
pa
dhimbje. Ai s’donte të rrëfejë për një arsye, se me atë rrëfimi nuk e
kishte
dëfryer askënd, por ai mëgjithatë flet.
Bardhi
kishte shumë shqetësime, sheh ëndrra të mërzitshme e
mundon
pagjumësia në kohën kur binte shi, frun era, bie bore. Këto
fenomene
natyrore e pengojnë Bardhin, s’janë gjë tjetër, veçëse alegori
cingërruese
për sistemin. Një kohë bindet se kishte lindur për t’u bërë
poet, por
shpejt e kupton se për të arritur atë duhej patur zemër të gjerë
për
njerëz, të dashurojë shumë gra, në mënyrë që t’i njohë thellësitë
shpirtërore.
Ai është i vetëdijshëm se ajo punë e çon në pyll pa sëpatë!
Situata e
rënduar e kohës ndikoi që të ballafaqohej me gjendjen e
rëndë
shpirtërore, vuan në atë e mjedis, i mungojnë kushtet elementare
për jetë,
ndjehet keq që s’mund t’i ndihmojë askujt. Shpresën e
62 Martin
Camaj: “Djella”, ShB “Apollonia”, Tiranë 1996, fq. 131
PROZA E
CAMAJT
195
dashuron,
por egërsia shpirtërore e trashëguar nga Malësia e largon
nga ajo.
Në qytet, shokët e shkollës i thonë se dukej, i egër. Me dëshirën
e të
atit, bëhet mësues, por s’është i kënaqur. E ëma e detyron ta don të
atin
sipas mënyrës patriarkale.
Ka
ndjenja të shuara për Djellën, në çastet ku gjykon logjikshëm
se
dashuron një vashë që do të habitej edhe Shpresa. Djellën e harron,
pasi
shfaqet malësori Curr. Ndjenja e xhelozisë e shtyt të shkruajë tekste
letrare:
skica, me shprehje e vargje popullore, simbole e figura plot
epsh. Me
zjarmi ethesh mundohet t’ia shprehë dashurinë Djellës e cila
e refuzon
se i përket dikujt tjetër.
Shkrimtari,
Bardhin e i lustron edhe si njeri të mençur që di të bisedojë
me
malësorë të mprehtë: se a do të ketë luftë, ndalimi i armëve qe
brengë
për Malësinë, sepse me armë në krah ndihen të fortë, ndihen
perëndi,
pushtet, mallkojnë dhe e kundërshtojnë sistemin në fuqi. Kur
Bardhi
kthehet në Ndërsanë, Curri që ishte miku i tij gëzohet, por edhe
hirdhërohet,
sepse ai do të mbetet në rrugë tërë jetën. Kur vritet Curri,
atij i
zgjohet ndjenja vëllazërore për t’ia nxjerrë gjakun meqë mbytet
mizorisht.
Ky është Bardhi fatkeq që vëretet nuk e ka patur lehtë të
bëj
rrëfimin për jetën e vet. Me këtë rrëfim ai hyn në radhën e personazheve
të rralla
të shkrimtarit Martin Camaj:
Curri
është personazh që në roman futet si ,,rival’’ i Bardhit në
dashuri.
Ai kohën më të madhe e mbyste me biseda të kota me mësuesin
e
katundit. Shpesh bie në kundërshtime. Ai planifikon të martohet
me
Djellën që e përvetësoi me kërcënim. Curri në Ndësanë ndeshet
me
urrejtjen e fusharkëve që nuk e durojnë praninë e malësorit dhe aty
shpifin
se ai gjoja kishte vrarë tre vetë, por falë gjeturisë së një avokati
shëpton
nga dënimi kapital. Gjenealogjinë e kishte nga një familYrjet
Berisha
196
je
malësorësh që gjatë shumë viteve kishin pasur ngatërresa gjaqesh,
ngatërresa
grash që s’kapërdihej shkelja e nderit. Motiv tjetër i gjaqeve
qenë
fjala e papeshuar dhe e pamenduar mirë para se të shqiptohet vret
dhe bëhet
burim i gjakderdhjes. Andaj në Malësi fjalës nuk i thuhet “hy
fjalë nga
dole, në Malësi, nuk pranohet lypja e të falunit!”
Pikërisht
këto halle Currin e ndjekin dhe ia hanë kokën, kur i
ndihmojë
Cubit. Curri buzë Kënetës gjindet i mbytur me thikë në
shpinë.
Vrasja e tij për shumëkë mbetet fshehtësi, por jo për Djellën
që bëhet
mollë sherri. Ai zemrohet, se gjoja ai ia kishte dhunur të
dashurën.
Struktura
e romanit të shkurtër „Pishtarë e natës“, përpos tematikës
se gjerë
shoqërore ka edhe ngjarje intime, familjare e cila në mënyrë
mitike
është lidhur me fatkeqësinë gjenealogjike që në të njëjtën kohë
ishin
viktimë të kohës. I pari i tyre u krijon vuatje në shpirt, që reflektohet
vazhdimisht
në jetën e bijve dhe pasardhësve të tij. Ngjarja e
tillë
dinamike zihet e përzihet brenda shpirtit të familjes që në një farë
mënyrë
është barrë psikologjike e rënduar. Kështu në këto rrethana rol
dominues
luan bota e personazheve meshkuj. Konkretisht, Nika njihej
në tërë
atë krahinë si njeri grindavec, që në fund falë punëve bujqësore
pëson
metamorfozë. Autori në këtë plan vë kthesën e imazhit të keq,
në të
mirë dhe kështu sikur shuhet zjarri e flaka e problemeve që më
parë
ishin të pashmangshme dhe kështu zhduken dhe sjellin gjendje
normale
në jetën e një fisi, një familjeje dhe një njeriu.
S’ka
dyshim se mes atyre personazheve ka diç të jashtëzakonshme,
saqë në
kuptimin logjik marrëdheniet e njeriut bashkëkohor janë befasuese,
të
papërsëritshme, burimore, kanë ngjyra autentike, vështirësi
të
ankthshme e herë-herë të ndjeshme që kanë ngrohtësi njerëzore,
PROZA E
CAMAJT
197
rropatje
me ekzistencën, mënyrën befasuese të mbijetesës, formën e
veçantë
të lirisë e të drejta specifike për të vazhduar jetën e familjes, që
më në
fund realizohet projekti a siguria e një familjeje në kushte normale
dhe të
çmueshme. Parë në kontekst të gjerë, raportet e vëllezërve
të Nikës
janë paraqitur a imponuar në mënyrë patriarkale.
Fundina
ishte një vend i largët dhe i harruar nga zoti e njeriu, që
kishte të
qenme të veçantë autonome, krenarinë, pathyeshmërinë, që
pak më
mirë dukej në karakterin e njerëzve të saj, të ashpër, të varfër ku
jetonin
nga rendimentet e pakta të bujqësisë, bylmeti e ushqimet blegtorale.
Banorët e
malësisë jetojnë nga thashethemat, fjalët me rrotulla e
pyka, por
ka edhe luftë të ashpër që tregon idealet dhe jetën e malësisë.
Nika kur
ndahet nga familja ishte në të mbushur të tridhjetave.
Formohet
brenda vrullit e halleve të jetës në luftën për ekzistencën e
familjes.
Ai është rritur mes hidhërimeve e vorbullit të stuhishëm. Ka
jetë të
rëndë. Ikën nga grindjet dhe përfundon në një arë afër malit
punon
tokën ditë-natë, kultivon perime të ndryshme. Punon për t’i
harruar
grindjet e dikurshme që kishin nisur qysh në djep. Bën jetë
të ndarë
bashkëshortore, por edhe nuk e harron gruan; përkundrazi
shpesh e
fton në Fundinë që ia kishte sjellë shpirtin te hunda me lindje
të
shpeshta. Pas refuzimeve të saj; ai s’sillej mirë; e rrah mizorisht, pse
s’i
bindej në shtrat! Ajo do t’i shmangët. Ai jep urdhëra që duhej të
zbatoheshin,
si ia merrte mendja atij. Me karakterin e tij bëjnë eksperiment
edhe të
tjerët që e këshillojnë Lenën për të mos pasur probleme
me
bashkëshortin e ashpër dhe të pakompromis në vendimet e tij. Ai
është
fjalëpak me gruan që s’duhej të refuzohej, ai përdorte drurin për
mosbindje.
Por veprimi i tillë nuk e tremb Lenën, e cila ia tërheq vëreYrjet
Berisha
198
jtjen në
çaste delikate, që befasojnë për sjelljet fine e për shëndetin e
vet e të
fëmijëve.
Por me
kalimin e kohës gjërat u fashitën: dhuna, shantazhet, përtacia,
monotonia.
Problemeve ua lëshojnë rrugën: ndjenjat subitile, harmonia,
vullneti
për punë, kënaqësitë e jetës, bukuritë e panumërta etj.
Kështu
shkrimtari duket se mishërohet me atë; zbulon rininë e vrullshme,
pleqërinë
e qetë e të mençur, puna e vazhdueshme jep fryte
Nika e
kupton se është i zoti i vetvetes, i nderuar nga bashkëshortja
e
fëmijët, ka ndjenja atësie, s’ka damarët e njeriut kryengritës „zanat
e malit e
zbusin“, shpirti i tij dukej i brumosur me ndjenjat e poetit e
të
filozofit. Puna, mirëqenia dashuria, nderi etj., është e strehuar nën
kulimin e
shtëpisë se vetmuar, në Fundinë. Dashurinë e rizbulon në
perëndim
të jetës edhe pse u pengon shumkujt, por ata s’çojnë kokën
edhe
atëherë kur marrin jehonë legjendash, mitike, pamje të çasteve
sentimentale
e romantike. Ambient i tillë është natyrë e virgjër ku jetojnë
shtazët e
egra e shpezët e malit, gjinkollët, pishtarët e natës, ulurima
e ujqve
etj., që të gjitha këto elemente janë simbole të tekstit letrar të
metodës
romantike. Pa harruar këtu edhe retë, hënën, mjegullën, tymin
që
përzihen në ambientin e Fundinës.
Kështu
mes këtij imazhi përshkrues real, autori ia arrin që të
paraqetë
atmosferën psikologjike të asaj bote që e qëmton në shtresat e
një gjuhe
me bukuri poetike, që sikur përputhet me ambient idilik, larg
ëndrrve
të karakterit folklorik, ashtu si e gjejmë në shtresat e ndryshme
të këtij
romani të shkurtër e të novelës së gjatë:
“Gjashtë
femijë – i tha ajo - gjashtë fëmijë kemi qitë në dritë. Dhe
jetojmë
kështu të huej sa kam turp me të shikue!”
Nika i
lamë e i ndërruen tha tue u ulë në tryez pranë votrës:
PROZA E
CAMAJT
199
“Si me
qenë në festë! Dhe shkundte kryet.”
“A të ka
mbetë ndonjë pikë raki në poçin që ta çova përpara do kohe?”
63
Ose edhe
më tej kështu përshkruhet takimi i bashkëshortëve:
“Pa lindë
dielli në asnjë maje mali, Lena doli prej kasollës së Fundinës;
ende
përgjumshëm mori udhën për në vërri. Zbulimi i andjes për
burrë
natën që shkoi, i shleu Lenës në ndërgjegje edhe brengë shpirtnore
e çdo
dyshimi pabesie ndaj të shoqit. Rrugës përkundej në lëvizje të këndellshme
të femnës
së re e të pangishme, pa i ardhë turp prej vetes, si amë
gjashtë
fëmijësh, nuk i paska hije ajo punë.”64
Nga këto
citate kuptohet qartë se çfarë thjeshtësie e zakonshme
zotëron
marrëdhëniet e atyre dyve, në atë vend të rëndomtë. Natyrisht
se takimi
i tillë mbyll faqet e dyshimit, dilemat, fshehtësitë (a tradhtisë
bashkëshortore
të shpifur) që më në fund përfundon me ambientin
intim
shthurur me raki, mish kafshësh të egra. Kështu simbolet idilike
zgjojnë
ndjenjat e njëri-tjetrit, që me në fund del imazhi i një përjetimi
të thellë
e të përvuatjshëm që nuk ka jehonën, as hijen e dhunës se
përparshme.
Autori në sy të lexuesit vendos personazhin që ka ndjenja
të
theksuara erotike që shfaqet nga pasojat e shpifjeve; se gjoja
në
Fundinë e vizitojnë zanat e malit. Në këtë moment tendosës Nika
duket
njeri i matur, i heshtur që s’harron se takimi a ardhja e gruas për
të është
festë.
Në
fragmentin e cituar shihet ndjesia që mëton të flakë hipokrizinë
e
rrëfimit moralizues, por në këtë rast dalin shtresat artistike të shqiptuara
me gjuhë
të zhdërvjellët, që bën përpjekjet e para të ndërtojë sintaksën
origjinale
camjane, duke mos harruar figurat artistike, që dalin
63 Martin
Camaj:”Pishtarët e natës”, botoi ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996, faqe 40
64 Vepra
e cituar, faqe 43 - 44.
Yrjet
Berisha
200
me
shqiptim të fuqishëm artistik. Thënë qartë, vepra ka prapavijë që
ndriçon
shtresat e novelës a romanit të shkurtër që tipizon personazhet
me të
gjitha karakteristikat. Është më rëndësi të thuhet se Martin Camaj
bën
ndriçimin individualist që duket se zbaton përvojën dhe parimet
e teoritë
e ndryshme të letërsisë. Ai di gjithmonë t’iu shmanget edhe
ndikimeve
negative, siç u ndodh rëndom shkrimtarëve të papërvojë.
Novela
,,Pishtarët e natës” paraqet luftën e qetë të heroit kryesor.
Raportet
familjare janë të rregulluara në mënyrë strikte dhe komandohen
sipas
radhës a hierarkisë vëllazërore. Kështu në rrethana të jetës
së
acaruar vëllazërore ngjarjet do të ndjekin rrjedhën e jetës së vënë
në
binarët e normave e të kanuneve të maleve. Vëllezërit ndahen mes
veti dhe
jetojnë larg njëri-tjetër, por duket se Kola kurrë nuk pushon se
“komanduari”.
Këshillon nipat a të tjerët që kanë nevojë. Këtë privilegj
ai e
fitoi që nga momenti kur vëllezërit mbesin pa prindër dhe me vonë
shquhet i
suksesshëm në zbarkimin e stuhive të jetës derisa zgjidhjet
problemi
i Nikës.
Ç’është e
vërteta, Nika në fillim ka krizë identiteti. S’di nga t’ia mbajë,
por kur
ndahet nga familja si plangprishës, që kur e sheh se është
trashëgimtari
i një pasurisë modeste, ai këndellet e stablizohet, sa që jo
rastësisht
ky veprim është i imponueshëm, për të mos thënë zgjidhje artificiale.
Nika
s’thyhet aq lehtë. Ai është tip robinsonkruso. Jeton e vdes
i vetmuar
në mal. Autori kalon nga stadi i grindjeve në ato të mirëkuptimit,
dhembjes.
Vëllezërit e fisit s’janë gjithaq të dalluar. Duken se
s’kanë
arritur të marrin veten, duken të tërhequr. Përjashtim bën Kola
që duket
më i aftë nga të tjerët. Jeta e tij paraqet veçantinë malësore,
reflekton
botën, atmosferën familjare me mbisundim tipik patriarkal.
PROZA E
CAMAJT
201
Subjekti
i romanit nis duke shpalosur shkakun e grindjeve të Nikës
dhe siç
kemi thënë ngjarja bëhet në mënyrë kronologjike dhe me dimension
intim që
nis nga shkalla zero e raporteve bashkëshortore
(Nikë-Lenë)
mban këtë segment deri në vdekje horizontale. Ndërkaq,
përmes
fatit dhe momenteve psikologjike të Nikës del në shesh jeta e
një bote
të rëndë.
Veprat e
Camajt në prozë janë të mbështetura edhe në metdotën
realiste
që mëtojnë të portretizojnë botën autoktone malësore me të
gjitha
specifikat e veta. Krahas kësaj metode, diskursi zbaton edhe poetikën
e metodës
fantastike ku shfaqen derivatet që simbolizojnë heronjtë
mitikë e
nga legjendat tona të njohura. Parë nga ky kontekst, lexuesi
i
vëmendshëm do të kuptojë se shkrimtari ka njohuri nga kultura
e tradita
malësore; në veçanti, dhe ajo kombëtare, në përgjithësi.
Personazhet
e kësaj novele në dukje të parë duken cinike, vetiake,
por janë
bartëse të jetës në malësinë e humbur, por s’mërgojnë a të
bëhen
mercenarë ne vende të huaja, janë personazhe autentikë dhe
posedojnë
afri me të parët e autorit që në novelë shihen të Nika, veprimet
e të
cilit janë jo pa interes për normalizimin e jetës. Kështu,
shkrimtari
i ndikuar nga këto rrethana nuk ka mundur t’i shmanget
ndikimit
subjektiv, as kreacionit shtytës sponton, që në këtë mënyrë
skalit
personazhet letrare që rrinë si heronj tipikë malësorë. Ka raste
edhe kur
personazhet marrin pamje të tejdukshme masive, formë
idilike
nga malësia pastorale, por ka edhe personazhe që s’janë aq të
gdhendura
a të motivuara.
Kola
është i biri i mercenarit të Turqisë, që kishte vdekur në frontin
e luftës.
Ai është zot shtëpie, që kujdeset për mirëvajtjen e bashkësisë
familjare.
Është njeri i çmuar dhe i mençur. Herët e kundërshton dhe
Yrjet
Berisha
202
e ndan
Nikën nga familja, që të mos e pësojë askush. Ai di të dirigjojë
jetën e
vet e të fisit, sipas një dioptrie me logjikë e traditë të trashëguar
nga të
parët, por Kola hyn në radhën e personazheve sekundare që
megjithatë,
është e rëndësishme se ai luan rol të arsyeshëm në raportet
familjare.
Rikthemi
i Nikës është strumbullari i „Pishtarit...“. Fillimisht, e ëma
e tij
pohon se ai „e kishte fillue grindjet me të vëllaznit qysh në djep“.
Ai qe
cilësur grindavec. Grindjet më të mëdha plasin „mbas vdekzotit
të
shtëpisë“ që vëllezërit e tij nuk ua ka endja ta përmendim të atin e
vrarë si
malësor i lirë dhe si i krishterë lufton në krali të turqve në Jemen.
Nika
rreth këtij problemi mendon ndryshe dhe e arsyeton se i ati
kishte
marrë atë rrugë për t’ua siguruar tokën e bukës dhe kështu t’iu
ndihmojë
bijve për të dalë nga mjerimi që Nika e kishte përjetuar dhe
prekur me
dorë.
Marrëdhëniet
e Nikës me Lenën janë me interes. Fillimisht, ato janë
me
energji negative, si në pikëpamje psikologjike, biologjike, kur në
epiqendër
vihet libdoja e njërit dhe refuzimi kategorik dhe gati urrejtja
e Lenës.
Natyrisht se autori në këtë eksperiment të polarizuar arrin të
pasqyrojë
skena tendosëse që gati sa nuk sjellin tragjedi. Autori s’lë
pa
shfaqur edhe tonin ironik gjatë paraqitjes së hollësive që dalin në
pah gjatë
refuzimit a kontaktit intim që mbetet emblemantikë për këto
personazhe.
Ndërkaq,
Nikës kur i shkonte ndonjë mik në Gurrë, e priste me këto
fjalë:
„Me më humb ditën paske ardhë deri në Fundinë?“ Dhe e kthente
me një
grusht miza në shpinë e fjalë të tjera fyese. Nika jeton në një
tokë
djerrë “i shituem rrufeje dhe i zanë nga shpirtnat e Orëve e Zanave.”
Jeton e
punon i vetmuar, por vërshohet nga shpifjet në formë
PROZA E
CAMAJT
203
legjendash
se del një grua e veshur me mendafash ose kishte rrëmbyer
një grua
të huaj dhe shuante rreshkuan e tërbuar për femrat e huaja, se
gratë e
huaja i mban të lidhur me hekura në shpellë që kur zbutëshin i
shkonin
pas. Ndonjë trillues tjetër shpif se s’është grua me mish e gjak,
por zanë
mali.
Përgojimet
e kota e detyrojnë Lenën ta ndriçojë të vërtetën, kur
shkon te
bashkëshorti, botës i mbyllet goja dhe sytë e tyre vëzhgues.
Nika veç
egërsirave të vrara, askujt nuk i kishte bërë keq, në Fundinë
takohet
me zejtarë, tregtarë, korsej të huaj (konsuj sh. i ynë) që ia mësojnë
shkrimin
e shkronjave latine, greke, turke. Kishte mësuar punët
e
shteteve e kontinentet e ndryshme që i kishin rrëfyer kalimtarët e
sipërmendur
dhe ai për të gjitha këto u tregon bijëve. Kalimtarët e rastit
ishin
mentorët e Nikës që e informojnë „se mbarimi i qindvjetes do
të sillte
edhe sosjen e pushtimit turk ndër fusha.“ Dy luftëtarë nëpunës
të Portës
ishin kryengritës, që luftonin për atonomi (autonomi sh. ynë)
që ai i
porosit se armiku duhet të qëllohet në majë kresë!
Mentaliteti,
gjuha, gjykimi i tyre është tipik malësor që u përputhet
këtyre
personazheve, që Nika ia del të mposhtë një filozofi arkaike të
fisit,
por edhe të bijve të tij. Duke jetuar në një mjedis me plot paradokse,
ai me në
fund i bind të tjerët se me punë arrihet nderi, pasuria,
mënçuria,
trashëgimtarët, etj.
Një
personazh tjetër me krakateristika thujase të ngjashme është
Gjon
Gazulli, nga novela e shkurtër me këtë titull. Ai është filozof, humanist,
mjeshtër,
dishepull, dijetar, anëtar ambasadash në Senatin e
Venecias
(Venedikut), udhëtar nëpër qytete e vende të ndryshme europjane.
Kthesë të
madhe në jetën e tij bën takimi i fundit me një grua,
e cila e
shtyt të punojë me këmbëngulje e syçelë, pa ua vënë veshin të
Yrjet
Berisha
204
tjerëve
që duan t’ia njollosin emrin e punën e çmuar për të cilën qe
shkrirë
tërë jetën.
Kështu,
koha që kishte jetuar i ngjan punës së një mercenar që ndihmon
të tjerët
në fakultet e Senat, por kurrë s’kishte folur me gjuhën e
vet dhe
nuk i pat thelluar studimet për dijen e kulturën në gjuhën e
vet,
pasatj s’kishte shkruar asgjë në gjuhën amtare. Ai është personazh
autentik
që vjen nga provienca shkencore dhe që ka një fat të rrallë nga
bashkëvedësit
e tij, xhelozohej nga shumë kolegë në Padovë e Europë
është
pjestar i elitës së intelektualëve europjanë, nami i të cilit është i
madh. Ai
është filozof i nderuar, mësimet e studimet e tij i kaperdijnë
shumë
lexues hetorogjenë dhe shumë studentë. Një dilemë të madhe
atij i
krijon takimi „i rastësishëm“ me një humanist tjetër, me të cilin
polemizon
për problemet e ndryshme filozofike, etj. Gjoni në majën
e
karrierës diplomatike kryen detyra të rëndësishme në Senat, disa
herë
shërben si anëtar ambasadash në oborre të shtetve lindore të Europës.
Ai e
urren atë punë, ngaqë këshilltarët i armiqësonin e përçanin
kryezotët,
në mënyrë që atyre t’iu zgjatet mandati i punës. I gjetur
në këtë
befasi, ai e vëren se është viktimë e intrigantëve. Prandaj
edhe i
rrallon udhëtimet në shtetet e huaja. Shtegtimi i kishte hyrë në
gjak,
andaj për t’u çmallur viziton fshatra malore e qytete fshehtas. Ai
pati
fatin të bëjë jetën e një të vetmuari që të rikujton jetën e shumë
mërgimtarëve
tanë, pa përjashtuar këtu as elementet autobiografike të
diskursit
që jetoi në shtete të ndryshme të Europës.
Autori në
këtë rast paraqet jetën e tij në formë dromcash psikologjike,
ku mes
tjerash shquhen raportet e Gjonit me heronjtë e tjerë.
Kështu
personazhet e novelës u janë nënshtruar sprovave të shumta të
të
përjetuarit si produkt i dilemave, dyshimeve, provave, ngacmimeve,
PROZA E
CAMAJT
205
provokimeve,
intrigave, shantazheve, shpifjeve etj., që më në fund ai
ia arrin
qëllimit të zbarkojë në ujëra të qeta të ndërgjegjes së tij, penduese,
shqetësuese,
për të qenmen e tij që luhatej sa andej-këndej.
Në
letërsi ky personazh vjen nga mesjeta, shkenca, historia, por edhe
i
trilluar, por ka edhe pikëtakime të tekstit autobiografik të ndërlidhura
me atë
shekull. Me këtë skalitje, heroi merr konturat përbërse të një
personaliteti
që vjen nga shtresat e shoqërisë elitore; qoftë nga radha
universitare
a ajo diplomatike-shtetërore. Kështu, për këto suksese të
atij
niveli kanë mbetur legjendat, mirënjohjet, që lidhen me famën e një
dijetari
shqiptar që nuk ishte lehtë të arrijë në atë shkallë, e në atë kohë,
që edhe
sot vështirë se mund të arrijë dikush. Natyrisht, kjo çështje
s’ishte
gojëdhënë, përrallë fantastike, por thjesht arrihet me punë, studim,
angazhim,
kontribut, intelekt, emër në shkencë e diplomaci. Ai
ishte
njeri i gjithanshëm por, megjithatë, s’ishte i përkryer e i pagabueshëm.
Disa
mangësi të tij i zbulon dialogu i një gruaje, e cila e josh,
e
frymëzon, e nxit të mendojë ndryshe për periudhat e mëhershme.
Ai i
ndjen gabimet e pafalshme që kishte bërë në të kaluarën. Në rini
me mish e
me shpirt u qe kushtuar majave të shkencës e diplomacisë
italjane
e europjane dhe në fund kupton se kishte bërë gabim që nuk
kishte
„njohur vetveten“, d.m.th., gjuhën kulturën, traditën, shkencën e
etnosin e
vet, që ishin pak më të hershme se të latinëve.
Gjoni
është ekzemplar inkarnues i të parëve të fisit ilir që ia arrin
të
shpalojë talentin e të parëve tanë. Dialogu me „kolegun“ e sidomos
me gruan,
ndikon që ai t’i kushtojë rëndësi të madhe vetvetes e etnisë
sonë.
Autori, me këtë personazh e ka pasur lehtë për të skalitur; ai në
njëfarë
mënyre është mbështetur në karakterin dhe psikologjinë personale,
në fatin
e vet, në tragjedinë e vetmisë, i zhytur mes literaturës dhe
Yrjet
Berisha
206
administratës
shtetërore e cila mbase i është vardisur Camajt poliglot e
filozof,
ashtu siç e pasqyron ai Gjon Gazullin.
Gjon
Gazulli, personazh nga novela me këtë titull, duket se ka qenë
dobësi
artistike e artit të ligërimit. Ky personazh ka të gjitha atributet
e
mundshme të një heroi të përkryer, të një personazhi intelektual
që nuk i
gjendet kipci. Ky hero i lartësive alpine krejt papritmas bie
poshtë,
pa e kuptuar askush për këtë. Shikuar nga prizmi tjetër, ky personazh
e pëson
nga e kaluara që i kishte shkuar pahetueshëm. Vetëm
gjatë të
rikujtuarit të jetës, atë e bren ndërgjegjja për të qenmen e fisit
nën
robëri mesjetare, por edhe nën robërinë e mëvonshme që populli
ynë e
përjetoi gjatë diktaturës stalinisteenveriste.
Gjoni në
shpirt kishte shumë vlime pakënaqësie që i reflektojnë a
manifestohen
në sfera të tjera si kryeneçësia, individualizmi, mospërfilleja,
injorimi,
ikja nga qyteti ku jetonte, shëtitjet e vendosja e përkohshme
nëpër
qytet e vende të tjera. Ai përbuz korin diplomatik të
oborreve
europjane, sepse janë cinikë, intrigantë, gjakëpirës, luftënxitës,
grindavecë,
kokëzbrazët, kodoshë, etj. Në polemikën me kolegun
kuptohen
se hipotezat e tij shkencore ishin sprovë e formë përmes të
cilave
zbulohet aftësia dhe përgatitja e një filozofi. Gjatë debatit të rastit,
ai e
përdor me shkathtësi gjuhën ironike e të përgjetur mirë. Sarkazmi i
tij
shqiptohet në gjuhë të huaj, por jo edhe në të vetën, për çka edhe më
vonë
pendohet, fajëson veten pse s’kish bërë pak më tepër për të, etj.
Një
kthesë e një rëndim shpirtëror, për këtë fakt, ai e ndjen mbasi takon
gruan e
panjohur e cila sikur ia hap çepallët dhe ia ndriçon mendjen;
andaj ai
është i penduar se s’kishte dhënë ndihmesën e tij në ndriçimin
e
zbatimin e shkencës në gjuhën e lashtë ilire. Ai kishte 100 përralla
shqipe qe
s’ia kishte treguar askujt. Në fund mbyllet në një banesë, larg
PROZA E
CAMAJT
207
njerëzve,
larg shkencës, larg kolegëve e studentëve që e nderonin, larg
diplomacisë
që për të qe maja e hipokrizisë, makinacionëve, ligësive,
bordeleve,
poshtërsive të papara e të padëgjuara nga qytetarët e rëndomtë.
Duke e
ditur llumin e asaj shoqërie, ai tërhiqej dhe prehje gjen
te
njerëzit e thjeshtë në vende të harruara nga zoti e djalli.
Ai ka
brengë se populli ynë ka fise të përçara, si pasojë e luftëtarëve
me turkun
gjë që për këtë qëllim edhe populli shpërngulej në botë.
Gjatë
fjalimit të fundit, para kolegëve e studentëve të Padovës, me
veshët e
vet do të dëgjojë ushtimën e zërave si para Pyrgut Babeles 65,
që
sinjailzon kthesën e atëhershme në shkencë e kulturë të popujve
të
ndryshëm dhe që në këtë mënyrë edhe bëhet inkarnim i së kaluarës
i
prangosur veç në literaturën konfesionale. Pas këtij përurimi
universitar
Gjoni mbyllet brenda katër mureve të banesës së vet, ku
nga
shqetësimet e mëdha humb ndjenjat e besimit dhe nuk i prekte as
punët e
thjeshta. Rri larg problemeve të asaj kohe; s’bredh në Padovë
e jashtë
saj, porore e kujton porosinë e gruas së bujtinës se: „ (...)edhe
kopilin
ta lënë të dera, nëse sillesh si bisht kali nder miza e zektha“. Nuk
udhëton
nëpër botë, sepse arsyetohej në mënyrë paranoike se njerëzit
zhduken
në portet e Venecias (Venedikut), kapen nga kusarët e bëhen
robër e
pengje, dërgohen në Afrikë e Jemen. I vetmuar, kujton gruan
e
panjohur si të kishte bashkëjetuar gjatë me të: ai stërhollon imtësitë
e takimit
të rastësishëm, nga fjalët e saj nxjerr nënkuptime të shumta.
Çmendej
pas saj dhe do ta gjejë. Ka frikë se mos çmenduria do t’ia prishë
kthjelltësinë
e veprave, gjë që nga vëllezërit kërkon t’i ndihmonin,
65 I. N.
Prela: “Fjalori biblik”, botoi “Drita”, Ferizaj 1994, faqe 11, shkruan: “Pyrgu
i Babilonisë
ngritet
lart dhe s’përfundon, sepse pas kallzimit të biblës, u përzien gjuhët e
ndërtuesve
dhe u shpërndan. Kjo rrethanë iu mvesh Babelit konfuzioni dhe kjo rrethanë
paraqet
një pështjellim të madh tollovi kaos.”
Yrjet
Berisha
208
nëse
vërejnë se ka shthuarje mendore. Vdes me një vrimë në shpirt, pa
e zbuluar
gruan që iu shfaq në Apenine, ose e dinte, por nuk e zbulon!
Ajo i
duket si femër e ëndrrës që i shfaqet me fytyrën e nënës, ishte
shumë e
mençur, sa nuk i gjindej shoqja në atë mjedis. Gjon Gazulli
është
personazh që lexuesin e sfidon dhe e nxit të meditojë se edhe njeriu
me
ngritje të lartë arsimore në shpirt ka vuajtje, dobësi të ndryshme
qe janë
tragjedi njerëzore. Autori me këtë personazh mëton të identifikojë
fatin e
vet, fatin e mërgimtarit të arsimuar që vuan. Gjoni është
një hero
i vuajtjeve e i dhimbjeve deri në asht.
Një
personazh me tipare thuajse identike me Gjonin është edhe
Daku i
novelës së gjatë a romanit të shkurtër: “Rrungaja në mars”. Ai
është
intelektual në formim e sipër që merret dije e edukim shkollor
në qytet.
Atij nuk i mungon kultura, edukimi klasik i një malësori me
origjinë
nga një fis i madh i atij visi. Ky personazh është ndërtuar me
elemente
autobiografike. Autori duke i njohur vështirësitë e jetës së një
malësori
atë e portrezon bukur. Derisa Gjoni paraqitet si plak i mençur
me të
gjitha rravigimet e jetës, Daku është djalosh qe ka jetën përpara,
jeton mes
ëndrrave dhe botës idilike, romantike, është i vendosur, di si
të
jetojë, ka autoritet në atë hapësirë, jeton me shqetësimet e shkollës.
Më vonë
nis të shoqërohet me Jerën që bisedon, peshkon, hanë mjaltë
së
bashku. Daku dashurinë ndaj vashës e shpreh në mënyrë filozofike,
biologjike
dhe praktike. Kështu, derisa ata lahen në lumë, ai kërkon
nga ajo
që të vendosë për dashurinë, vetëm pasi të vështrojë trupin e
vet për
ta „përpjek me të tijin“. Natyrisht se Jera dashurinë e kundërshton,
duke u
arsyetuar se ende ishin nxënës. Ai provon t’ia arrijë qëllimit
me
kërcënime të ndryshme, se: katundi do t’ia shohë sherrin;
ujqit
t’ua shkulë rrënjët e shtazëve e të njerëzve. Daku jeton në ankth se
PROZA E
CAMAJT
209
fshehtësitë
dhe ndjenjat intime të saj mos t’ia korrë dikush tjetër, sepse
ajo
shëtitet lirshëm e padjallëzishëm nëpër mal, me sytë e çiltër do ta
shikojë
edhe dikë tjetër dhe për këtë pafajësi mund „ta zenë gjarpni!“.
Kështu
pas elaborimit të pasojave faktite që mund t’i ndodhnin ia arrin
ta bindë
atë edhe nga arsyeja se në zemër të vet kishte dashurinë e sinqertë
për të,
por nuk nxitohet të futet në ujërat e hershme të dashurisë.
Daku
jeton në malësi a Përteqafë, me ankth, në kushte të vështira,
andaj me
të drejtë e provokon prindin e vet, se gjyshërit kishin gabuar
që kishin
vendosur rrënjë në atë katund të harruar, sepse jetojnë me
barrë të
madhe në shpirt. Kështu në këtë ambient bënte dimër i madh.
Bora ia
mbyll rrugën Dakut dhe mbetet pa shkuar në shkollën e qytetit.
I mbyllur
në katund, ditën e kalon duke i ushqyer bagëtinë, pret drunj
për t’u
ngrohur gjatë dimrit të ftohtë, shoqërohej me miqtë e vet. Jerën
nuk e heq
nga mendja. Dikur i mërzitur e i shqetësuar për vonesën në
shkollë,
niset në rrugën malore pa u shkrirë bora. Në një vend të papërshtatshëm
bora
shembet, bashkë me të dhe katër ujq, i përfshinë orteku
dhe
kështu fundoset në humnerën e mbushur me borë. Fisi mundohet
për ta
shpëtuar, por ishte e kotë. Humnera kishte shumë borë. Përteqafa
e
mërzitur nga vdekja e mbyllin dhimbjen e tyre me këto fjalë: ,,Shoqi
i tij
s’lind ndër ne !“
Personazhi
kryesor i novelës ,,Rrungaja në mars” është idealisti, i
cili
s’arrin kurrë t’i realizojë ëndrrat me të cilat qe rritur e arsimuar.
Daku
është i zgjuar; ai edhe guxon t’i kritikojë të parët se s’kishin vepruar
mirë,
duke jetuar në malësi të harruar nga njeriu e zoti. Këtë
vërejtje
nuk e fshehte as para të atit, as para banorëve të tjerëve, sepse e
sheh se
duke jetuar në ato kushte, ishte vështirë për banorët e malësisë,
Yrjet
Berisha
210
të cilët,
të nxitur nga vrazhdësia e egërsia e natyrës që mbretëronte mbi
gjashtë
muaj në vit, edhe ata qenë shndërruar në njerëz të tillë.
Gjuri
është një personazh tjetër që arti i ligjërimit ia ka arritur ta
paraqesë
me tipare karakteristike të një prindi me shumë halle që
bën
përpjekje të vazhdueshme në jetë: “me e gezue zoti me një djalë!”.
Ç’është e
vërteta, ai kishte lindur pesë vajza, por sipas dokeve e sistemit
fisnor
pret lindjen e djalit. Ai në kuptimin e ligjeve malësore gëzon të
drejtën e
vazhdimësisë se trashëgimisë së vijës se gjakut. Ndërkaq, po
sipas
këtyre rregullave, vajza (Jera) sipas vijës se tamlit s’e gëzonte këtë
të drejtë.
Pikërisht këtij ligji i përmbahet edhe Gjuri, por i gjetur para
një sfide
të tillë, ai si prind është më liberal; është i pari në malësi që i
thyen
këto rregulla; fillimisht e dërgon vashën e vogël të arsimohej në
qytet, mu
pse në shpirt ndjen mungesën e një djali.
Liberalizimi
i tij arrin deri në atë pikë sa edhe zgjon xhelozinë e
bijave të
tjera, meqë kishte hapur sytë për ta arsimuar të bijën e vogël.
Gjuri
vuan për një djalë, andaj i dëgjon me vëmendje bisedat, komentet
që i
bënte Jera. Ai është prind i dëshpëruar e i pagëzuar me një djalë si e
gjithë
bota në malësi. Jeton me ankthin e zhdukjes së tymit në shtëpinë
e tij e
të fisit. Gjuri ka brengë të madhe për familjen e vet, andaj edhe
jo
rastëshit, kur gjindej në këto çaste dobësie edhe i jep kurajo së bijës,
e përkrah
dhe e ndihmon për t’u arsimuar, për mall të të birit që s’e
kishte.
Personazhi
i tretë i kësaj novele është prototip i një njeriu punëtor,
që punon
mjeshtër guri që vetëm shirat e vjeshtës e bora e dimrit i
jepnin
pushim. Kështu sa herë kthehej në vendlindje, kupton, se i biri
i tij
Daku kishte humbur kohë duke u shoqëruar me Jerën. Ai kishte
humbur
kokën, pas saj edhe bagëtinë ia kishin mjelë të tjerët. Në këtë
PROZA E
CAMAJT
211
rast, i
ati brengoset për të birin, se kishte humbur kokën pas një vashe
por, në
fund, do të habitet edhe më shumë kur do të kuptojë se ai “nuk
kishte
vënë dorë mbi vashën!”. Këtij provokimi i biri i përgjigjet thjesht,
se vasha
“ishte fëmijë”. Loshin e mundon fakti se i biri i tij duhej dërguar
në
shkollë, por bora e madhe i kishte zënë rrugët. Kështu, rreth
këtij
halli që e mundon atë dhe të birin ai flet me miq për t’i ndihmuar
edhe pse
ata përditë rropatën me hallet e shumta të dimrit. Në çastet
kur i
biri mërzitej, Loshi i jep kurajo, se ai do të shkojë dhe do t’i zënë
mësimet e
bashkënxënësve në shkollën e qytetit.
Por kur i
biri niset në rrugë me borë dhe i ndodh fatkeqësia, Loshi
ka një
urrejtje të madhe për katundin e Buzëlumit, i rënduar nga dëshpërimi
s’pushon
së akuzuari ata, me të padrejtë; se gjoja Daku vdes
duke
shkuar ta takonte Jerën që ai s’ia thoshte emrin nga urrejtja e
mërzia
për të birin. Këtë inat e mban deri në fund. Një vit para se të
vdesë,
kur i mbush tetëdhjetë vite, e sheh Jerën, por nuk tregon se kush
ishte,
shkëmbejnë fjalë çasti, a fjalë dhimbjeje që mëtojnë të rikuptojnë
të
kaluarën mërzitëse, me plot plogështi, brenga e zhuritje që këta dy
dikur
kishin patur një njeri të dashur që i kishte lidhur dhe në atë çast,
kjo
dashuri e dikurshme, e pakuptueshme reflekton e ther në zemrat
e tyre.
Këto
personazhe (Loshi e Gjuri) kanë karakteristika të veçanta,
kanë
tipare të njohura të malësorëve tanë. Pas fatkeqësisë mbahen për
mrekulli
edhe pse kanë jetuar në kushte të vështira ekonomike. Jeta e
tyre, në
shikim të parë, është e thjeshtë, por kur shtjellohen hollësisht
vuajtjet
e problemet zënë e ia ngulfatin shpirti së vërtetës së hidhur.
Janë
personazhe patriarkale që assesi s’ndahen nga e kaluara. Derisa
Gjuri
dënohet herët që të vuajë mungesën e djalit, e trashëgimtarit të
Yrjet
Berisha
212
fisit.
Kjo tragjedi Loshit i ndodh me vonë; kur i biri bëhet viktimë e
motit të
lig, ai mbetet njeri i vetmuar që e kupton se pas tij do t’i shuhet
zjarri në
shtëpi. Këto momente janë tejet të padurueshme për prindrit,
si
njerëz, si pjesëtarë të fisit.
Romani
„Karpa“ është vepër serioze e këtij autori, brenda kësaj
ngrehine
letrare me tekst të nuancave moderne e të shqiptimit pastmodern
qëndron
mes personazhit simbol dhe personazhit ireal e fantastik.
Voni ose
Barnatari, nis aventurën e tij me përmasa legjende e
jehonë
labirinthësh simbolikë. Kundër dëshirës së vet ai detyrohet të
lundrojë
Drinit, i gjallë a i vdekur nga Agripa në Karpë. Këtë lundrim
ai e bën,
sepse duhej të martohej, ashtu si i qe caktuar qysh në djep. Ai
e
kundërshton martesën me dhunë, me një vajzë të panjohur. I lidhur
në duar e
këmbë hedhet si një trung në një barkë, që duhej të përballojë
lumin e
rrëmbyeshëm. Sapo shkel në Qytezë, shpifet se ishte spiun i fisit!
Në fillim
e pret dhe e shoqëron kronisti i ri Shkriba, i cili ia imponon
shijen e
sjelljet e veta. Pastaj e porosit se duhej të fliste në dialektin e
Qytezës,
dhe se detyrë e tij e parë e me shumë rëndësi ishte të lexojë
kronikën
e Qytezës. Kur nis të punojë barnator, shlligave ua nxjerr
helmin,
dhe andaj damkosët si njeri helmues. I gjetur në këtë gjendje,
mallkon
çdo gjë që kishte shkelur te ata banorë shumëfaqesh. Vihet në
sprovë
sipas klisheut të njohur që zbatohej për dhëndurët karpas. Përkohësisht
jeton në
Shtëpinë e Pemëve, ku detyrohet të lexojë kronikën
e Qytezës
në formë doracaku për t’i kuptuar se kush ishin karpasit dhe
veç ma
vonë do të mundë të intregohej në atë shoqëri.
Voni nga
Agripa ndahet me rrëmujë e bujë. Kundërshton, s’do të
martohej
me dhunë. Kur arrin në Karpë ndeshet me banorët e një vendi
të huaj.
Ata kishin filozofi tjetër, gjykonin ndryshe nga agripasit,
PROZA E
CAMAJT
213
flisnin
ndryshe: në dy-tre tinguj. Në vend ishte rregull që dhëndurët të
prisnin
disa ditë në Shtëpinë e Pemëve. Karpasit kërkonin që ardhësit
të
kullohen ashtu si kullohet ujë nëpër thëngjill dhe të dalin të pastër
si loti i
syrit, në mënyrë që të bëhen të denjë të jetojnë në Karpë. Pritja
në Shtëpi
të Pemëve, mund të zgjaste një javë, dy, një muaj e më gjatë.
Voni kur
i lexon skedat e Karpës e kupton historinë se banorët ishin të
varfër,
por kupton edhe një paradoks, se siç e lexon në skeda ishin të
pangimë
me seks etj. Në Shtëpinë e Pemëve kishte plot anza e gretha.
Pas
perdeve të Shtëpisë e shih të bredhë hija e një vajzë të hollë, që më
vonë do
të kuptojë se quhet Bora; në atë rast fut në një qelq konservash
disa
anza, mbase për të nxjerrë helmin e tyre.
Voni qe
shëndetlig. Ajka e akuzon se ka prirje poligamie, (gjë që në
fund të
romanit del i vërtetë pohimi i saj). Kur arrin në Karpë nuk i
përfill
doket ndëshkues për prirje tradhtie ndaj bashkëshortes si ishte
prerja e
flokëve! Në Qytezë kishte zë të keq, kishte armiq, përbuzeje
si
agripas që; artin e kishin 300 vite pas atij karpas. Nuk konzumon
alkool
për t’i thyer ligjet. Në pishinën e Qytezës njihet rastësisht me
Borën që
notonte gabimisht. Sa herë i kujtohej çasti kur e kishin sjellë
me thes
në kokë në Karpë, zemërohej e mërzitej. Ky akt, sipas tij, kishte
ndikuar
t’ia humbë drejtpeshimin në jetë, andaj mu për këtë shkak
bënte
gabime. Gjinia e kishte dëshpëruar që ia kishte nëpërkëmbur lirinë,
ëndrrat.
Atë akt ai e cilëson si: dreq ekzogami. Në Karpë s’ndihej
mirë,
sepse përzien helm. Kjo punë, atëbotë karakterizohej subverzion.
Ka
dashuri të qelqtë me Borën dhe ka ndjena atavtike. Për t’u martuar
me të
duhet t’i përshtatet gjendjes së egzokonomisë të flet me dialektin
e Karpës.
Voni kishte lindur me këmishë (d.m.th., me pendla nën
krah),
këtë cilësi e zbulon Bora që sipas mitologjisë shqiptare ai ishte
Yrjet
Berisha
214
dragua.
Ajo mbron këtë tezë sepse, sipas saj, ai kishte jetën përpara me
të gjitha
të mirat.
Ka dilemë
si t’ia kërkonte dorën e Borës, nga Ajka e Gjyshi! Shkriba
ia
mbjellë urrejtjen, përdredhësitë e dokeve të mbara stërgjyshore,
përpajnues
dreqnish e shtrigash. Voni e kupton se sistemin e mban në
këmbë
terrori, hija a skeleti i plakut. Borës ia shpreh dashurinë simbolikisht
duke
pohuar se „u pëlqen gjaku“. Ai paraqitet se kishte lindur
pa
dhëmbë, që shpjegohet se kishte lindur dragua, se paska lindur me
këmishë.
Voni si mësues noti ka sukses, shpik shfaqjen: “(…) në mal të
rrymës së
erës (…) mes fajit e ndjenjes për ekstazë.”, që simbolizon aktin
e
dashurisë, që tërë këtë problem e lidh mes “lojës së gurit’’ e ,,gjimnastikës
së mëngjesit”,
që sipas traditës së vjetër në Karpë qe zhdukur a
ndaluar
rreptësisht.
Pas
ardhjes së Vonit, intrigantëve karpas ua shton oreksin për ta
hequr
qafës Gjyshin e plakat me helm “shpatë me dy teha”, që përdorej
për
shërim e helmim. Sipas programit integrues të Karpës, Voni dërgohet
edhe në
Kopshtin Zoologjik, (që ndryshe quhej labirint i Minotaurit)
njihet me
drejtorin-rojtar, i cili e porosit të mos ua numërojë
vitet
banorëve, sepse mendonin se ishin të përjetshëm dhe të dënuar
të mos
dilnin të gjallë nga Kopshti. Në Katund barinjtë e çmojnë, sepse
ai me
sukses e udhëheq gjimnastikën e mëngjesit dhe bibliotekën, zhvillon
ushtrime
leximi dy-tri faqesh që mbyllej me „ajrin e naltësive“,
me ç’rast
edhe shmirjakët e gjejnë fillin e lumturisë në vetminë e bjeshkëve,
prandaj
dëshironin ta pagëzonin magjistar. Veprimtaria e tij ua
ndryshon
jetën nga koha kur Voni kryente punën e vet, barinjtë sillen
qetë,
s’zihen mes veti, për cikërrima. Shmirjakët duan ta martojnë
kundër
rregullave të Qytezës, me qëllim që të integrohej në atë mjedis.
PROZA E
CAMAJT
215
Dorën e
Juditës ia kërkon Ajkës, përkundër rregullave karpase, por kur
kërcënohet
tërhiqet.
Kur Voni
akuzohet për helmim të plakut e nëntë plakave, masa neutrale
e krahëve
të punës i përkrah mrekullitë e tij dhe akuzojnë tribunën
se helmin
e kishin goditur vetë. Edhe Katallani e mbron, sepse
e dinte
simpatinë e shmirjakëve. Në këtë katrahurë e rrëmujë të madhe
akuzohet
e flijohet Shkriba, gjoja se kishte organizuar komplotin
kundër
Gjyshit e plakave.
Pas
vrasjes se diktatorit shkaktohet rrëmujë e madhe në Karpë. Meqë
Voni
s’deshi të merrte pjesë në luftë, Romancieri e izolon në shpellë.
Largohet
nga Karpa, sepse qe armik i fisit, e akuzojnë me të padrejtë,
se gjoja përziu
helm, turpërues fisi, thyes dokesh, shthurës morali, shkaktar
i
grindjes së përgjakshme mes karpasve të Katundit e Qytezës.
Duke
jetuar në shpellë humb ritmin e jetës se dikurshme: gjumë, zgjim,
punë.
Dëshpërohet se njerëzit mbi tokë ia kthyen shpinën. Ndihej se qe
në
kurthë, ishte poshtëruar, degraduar. Në shpellë torturohet e rraskapitet,
ushqehet
me shpezë të egra që në pranverë i kërkojnë shpagim,
i
shkaktojnë plagë në trup e fytyrë dhe kur del nga shpella ndjehet i
turpëruar
para karpasve që kishin përjetuar zezonën me armë.
Voni nga
shpella del pasi zbulon një copë të Ilirisë që kishte shërbyer
si
vendstrehim që nga parahistoria për eremitët, komitët, liridashës e
gjaksorë.
Atij ia ka ënda ta quante liridashës. Kur ndalet lufta në pranverë,
atij ia
hapin shtegun tri dhelpëra. Pas zezonës, qe shkaktuar humbje
e madhe ,
shumë gra vajtore qajnë banorët e mbetur në luftë, krahas
të cilëve
qenë edhe Paraardhësi e Iriu që Voni s’qe: ,, (...) pajambajtës
për një
parti ose shtresë, por si dalëzotës i të dy shokëve.“
Yrjet
Berisha
216
Pas
zezonës nuk e ndjen veten të denjë e të aftë për martesë, por
Romancieri
ia kujton detyrimin e martesës, meqë u kishte premtuar
barinjve
në Katund. Kur ai refuzon, akuzohet se kishte zënë „pipëzanë“
me
këngëtaren e Karpës-Sirenën. Ai e kupton se Judita qe e bija Romancierit
e e
Ajekës “së pabesë“ që zbulohet se kishte krijuar kushte
për t’u
bërë kryengritja në Karpë. Barnatari bie në dilemë a ta marrë
Juditën a
Sirenen, por prapë martohet me vajzën sipas dokeve, si i qe
caktuar
qysh në djep. Merr pjesë në rindërtimin Katundit të ri. Dikur
largohet
nga gruaja e fëmijët dhe jeton me Lejdën. Përgojohet për bigami
që sipas
ligjeve morale të kohës së Gjyshit mund të dënohej. Lexon
klasikët.
Hulumton barna të reja. Gjurmon copën e Ilirisë dhe zhduket
në
shpellë me Lejdën.
Ndërkaq
në kapitullin e fundit të romanit, arti i ligjërimit pasqyron
një Von
tjetër; është dhëndër që në Shtëpinë e Pemëve sapo e përfundon
leximin e
skedave të kronkës së Karpës, ka dëshirë të komunikojë
me
krushkaparin a mentorin e vet: Shkribën, që në këtë version është
i gjallë
dhe e viziton dhe tallet me të, sprovhet për t’i kaluar provimet,
sepse u
japin nuse vajzat e bukura. Voni s’pajtohej me humbjen e kohës
për të
krijuar gjendje fiktive. Voni së fundi nuk detyrohet të hyjë në
Qytezë,
madje Shkriba e lë të ikën për t’iu shmangur normave të jetës,
si
përshkruhet në skeda monotone, mbytës, por edhe të ngujohej mes
Lumit të
pakapërcyeshëm e qafave malore. Ai s’ikën nga Karpa, se e
ngashëren
gjendja e vajzës që s’kishte të sharë.
Atij i
propozojnë që të ikë sa më parë nga Karpa; për ta lënë, atë
vend të
mallkuar që mban emrin qytet, por kurrë s’do të bëhej i tillë.
Lutet të
ikë, sepse duan që t’i turpërojë, meqë ishin të mjerë, të varfër,
e të
pashpresë në jetë. Ai s’pranon të ikë. Ikja do të qe veprim fatal.
PROZA E
CAMAJT
217
Plaku
(Gjyshi) më vonë i tregon, pa bërë tre hapa do të ishte qëlluar
me
kobure. Çdo gjë merr funksionin e rregullave e dokeve të dasmës,
kurdiset
loja e: rrëmbimit të nuses fiktive.
Voni
polemizon me Gjyshin e Shkribën, për gjëra fiktive e reale që i
kishte
lexuar në skedat e kronikës së Karpës. Dasmorët ia sjellin nusen,
së silës
i uron mirëseardhje. Kronika, si i quan Voni, ndikoi të qendrojë
në Karpë,
pa e ditur se ishte në shtëpinë e vet që ia cakton Gjyshi. Sindromi
poligamik
i Vonit hetohej kur shikon humbshëm Lejdën, gjatë
dasmës.
Shikimin e tij rrënues nuk e duron nusja, e cila e zemërhet
edhe pse
vajza që ai e shikon s’ishte veshur për dasmë, por rrobat i
kishte të
arnuara e të shqyera.
Voni në
këtë fundkuadri është i lumtur, veçohet nga masa e dasmorëve.
Gjatë
vallëzimit Bora ia ngroh zemrën, solemisht ia dhuron
një
krahol, nga lëkura e dhelprës e me astar mëndafshi që nuk e depërton
lehtë
plumbi. Dhurata e nuses nënkuptohej, por mëton të simbolizojë
pafajësinë
e saj dhe mbi të gjitha, kujdesin që ka për dhëndrin,
meqë
dokeve të ekzogonomisë duhen t’i përmbahen të dy palët.
Personazh
kompleks e tragjik në romanin “Karpa” është Shkriba
kronist e
interpret i Karpës, përcjellës i dhëndurëve. Ai i pari e pret
Vonin, në
skelën Karpës. Shkriba në Agripë njihej si buzëshpërvjeluni.
Ai është
i pari që Vonit ia dikton rregullat e jetës në Karpë, mënyrën e
sjelljeve,
të folurit e tyre me dialektin e Karpës, ia imponon ardhësit të
lexojë
kronikën e Karpës në Shtëpi të Pemëve. Kishte detyrë ta shkruante
kronikën
e ditëve të veta. Qe në fillim e porosit Vonin të mos implikohej
me Borën,
se do t’ia shehë sherrin. Ai ishte kritik i fiseve kufitare
që kishin
shthurur doket e lashta, duke u martuar brenda fisit,
“ngjitnin
vajzat e fisit ma parë me barrë e pastaj i martonin në dhé të
Yrjet
Berisha
218
huej”. Ai
hollësisht e njeh mentalitetin e banorëve. Në holin e Teatrit
të Karpës
qe ekspozuar koka e gdhendur e Shkribës në dyll. Kritikon
breznitë
e hershme që s’lanë trashëgimi asnjë shkollë, është ndër të
parët që
i thyen ligjet e Karpës duke pirë alkool ai arsyetohej se: „Nder
ne me
masë lejohet edhe helmi e jo ma rakia e butë“. Shkriba qe armik
i Gjyshit
e i klikës së tij. Ai pranon dyversionin e kronikës: të rreme ose
të
drejta. Këtë e arsyeton me dy emra: Kryeplak e Gjysh. Emri i vërtetë,
sipas
tij, kishte kaluar në histori.
Banorët e
Kopshtit Zoologjik i urren dhe i quan gjarpinj, i akuzon
se, ata
përdridhin realitetin. Gjaku e gjinia e Shkribës e pësojnë keq,
nga dora
e Gjyshit gjyqtar, i cili nuk i dënoi me vdekje të birin e farefisin
e vet!
Andaj e urren atë, sepse në Karpë kishte ardhur dhëndër.
Gjyshi i
Shkribës i kishte vdekur në çmendore. Ai dikur ishte shembër
kryesor
në vend të Kryeplakut në fuqi. Sipas trashëgimisë ai post i
përkiste
Shkribës, nga edhe rrjedhnin shumë teknokratë, të arsimuar,
të mbirë
si kërpudha gjatë atij qindvjeçari të kaluar që flisnin të folme
të
ndryshme. Shkriba qe pinjoll i tyre që nënçmon banorët e pakulturë
enciklopedike,
barinjtë, lëkurtarët, hekurarët. Ai i vlerëson bukëpjekësit
që
shquhen si muzikantë a amatorë arti.
Shkrimtari
familjen e Shkribës e paraqet si shëndetligë, si të paqëndresë
në racën
baritore. Shkriba kishte një të metë, se nuk e duronte
ajrin e
viseve malore. Fisin e kryetarit e quan amator arti, por kurrë
si fis të
diplomatit. Ndërsa pleqtë për të kanë etikë e moral të huaj për
brezat e
rinj. Sprovë e madhe për Shkribën qe, kur akuzohet si atentator
kryesor,
se gjoja e helmoi Gjyshin e plakat.
I gjetur
në pozitë të palakmueshme detyrohet të veprojë, sipas
vendimit
të komisionit, që s’ua kishte fort besën laboratorëve të tyre,
PROZA E
CAMAJT
219
përveç
atij të Vonit që e quan të suksesshëm. Ai flet me ironi për fluturimin
(a
flertin e tij) me Juditën, gjë që për këtë ironi e lëshim rebelues
i
kërcënohen se rëndë do t’ia paguajë. Katallani e paralajmëron
Shkribën
se do të përjetojë vdekje publike, sikundër i kishte vdekur
Gjyshi.
Vërtet ashtu vdes edhe Shkriba, kur ia nxjerrin dhëmbin, nga
gjakderdhja
e madhe (me diagnozë të hemofilisë) vdes. Kështu mbyllet
kapitulli
i dytë i romanit “Karpa”.
Në
kapitullin e katërt Shkriba sërish shfaqet si i gjallë me të cilën do
të flasë me
telefon Voni meqë kishte mbetur pa lajme gjatë dy ditëve sa
kishte
qëndruar në Shtëpinë e Pemeve. Autori Shkribën e paraqet nën
vellon e
hijës së kronikës e pamjes së vërtetë. Ai del një hero kryengritës
që thyen
dokënoren e vjetër e të re; merr guximin ta porositë dhëndrrin
që të ikë
nga izolimi i patejkaluar. Ka raste kur autori Shkribën e
pasqyron
si njeri të frikësuar që vuan nga paranoja se do ta rjepnin, për
të gjitha
gabimet e bëra. Ai si krushk i parë i Vonit që ishte kujdeset për
të deri
sa përfundon dasma.
Personazh
mjaft i rëndësishëm dhe mistik është edhe Romancieri,
që në
romanin “Karpa” shfaqet vetëm kur plas zezona. Ai është përfaqësues
i denjë i
shmirjakëve. Në roman s’përmendet as s’zihet ngojë,
para se
të dalë në skenë tragjedia e zezonës. Lexuesi vonë do të kuptojë
se kishte
qenë bashkëshort i Ajkës dhe i ati i Borës që, në kohën
kur
martohet me Vonin, heq dorë nga atësia. Ishte shembër i Shkribës,
për t’iu
bërë kronist. Shkrimtari për herë të parë e paraqet bashkë me
shmirjakët,
në çastin kur botërisht ekzekutohet Shkriba, se gjoja ishte
përgjegjës
për atentatin e pabërë. Ai duket “i pa rranjë në Karpë”. Por,
ai do ta
“prapojë grindjen e përgjakshme”, vepron me urtësi kur shfaqet
problemi
i rrezikimit të “përgjegjësve të helmit”. Në fund e ruan BarYrjet
Berisha
220
natarin,
sepse nuk i beson Shkribës dredhak. Maturia e urtësia e Romancierit
fiton
zemrat e barinjve që i kishin peshuar problemet dhe
konstatojnë
se grindjeve s’kishin si t’iu ikin, por së paku të derdhnin
sa më pak
gjak.
Romancieri
nderohet nga barinjtë, andaj edhe pas derdhjes së gjakut
në Qytezë
e zgjedhin kronist të luftës. Me angazhimin e tij mbrohet
e ardhmja
e Karpës, pjesë e së cilës qe ai e pranon atësinë e Juditës, dhe
Ajkën e
akuzon si të pabesë e të pashpirt. Me vonë, kur nuk pritej nga
Romancieri,
është i pari që do t’i thyejë doket e Qytezës; miqësohet me
Sirenën
edhe pse kishin një distancë të madhe në moshë. Sjellja e tij
zgjon
urrejtje në Karpë, e iriton të bijën, Juditën. Pas këtij skandali në
Qytezë,
fjala e tij pushoi së dëgjuari, nuk përfillet fare. S’lejon të punohet
sipas
praktikës se hershme, jep urdhëra të punohet e të jetohet,
sikurse
të mos kishte ngjarë asgjë në Karpë. Në fund, kur përfundon
rindërtimi
i Karpës, banorët e zemëruar me risimet e zbatuara duan ta
përzënë
nga Karpa Romancierin e Vonin .
Martin
Camaj me këtë personazh, sidomos me përfundimin e mbyll
shpejt
dhe në formë befasuese karrierën e një luftëtari e një njeriu të
pushtetshëm
që shpejt i harrohen meritat dhe jo vetëm kaq, por ai arrin
deri në
atë shkallë sa brezi i ri duke parë se ai i shkeli dokënoret
karpase,
fillojnë ta injoronë se ua kishte zënë frymën e jetës dhe se ua
kishte
kufizuar lirinë e veprimit, andaj edhe ai u qe bërë halë në sy, nuk
e
duronin.
Romani
„Karpa“ ka edhe disa personazhe, si Esteti, Katallani, Parardhësi,
Iriu,
Drejtori, Administratori etj., që lirisht mund t’i radhisim
në mesin
e atyre personazheve epizodike dhe jo me ndikim të madh në
PROZA E
CAMAJT
221
nivelin
kompozicional të romanit. Mirëpo, nga të gjitha këto, mbase në
mënyrë të
veçantë duhet dalluar: Estetin.
Esteti, a
si quhet ndryshe edhe Arbreshi, është plak i nderuar, dhe
tejet i
zgjuar. Është ai që shkon me dëshirë në Kopshtin Zoologjik, kur
Gjyshi si
zot i Karpës e kishte hapur atë që quhet edhe kampi i izolimit
për
pleqtë e kastruar, që aty (në Kopsht) vendosen dhunshëm, tok me
kafshët e
egra. Esteti shkon të jetojë aty duke u solidarizuar me pleqtë e
shumtë
dhe u shërben si mjek psikiatër. Ai ishte i vetmi plak që kishte
të drejtë
të largohej nga Kopshti e nga Karpa, ndjenjat humaniste nuk
e lejonin
të vepronte ashtu. Ai është i mençur, krenohej me lashtësinë
arbëreshe,
ishte ndër banorët e rrallë të Qytetzës (më mirë të themi të
Kopshtit)
që i fliste disa gjuhë të huaja, kishte njohuri brilante nga arti,
nga
kultura, dinte dhe i interpretonte mrekullueshëm shumë çështje e
probleme
nga filozofia, etika, psikoanaliza, psikologjia etj. Nga zezona
e Karpës
shpëton fare rastësisht. Në fund të romanit shfaqet si terapeist
i
gjyshit, që e shëron atë nga fiksidetë. Ai është i mençur. Këtë mirënjohje
ia shpreh
edhe Shkriba.
Gjatë
leximit të novelës së shkurtër „Katundi me gjuhë të fshehtë“,
lexuesi
s’e ka vështirë të kuptojë dashurinë që ka Martin Camaj për
lashtësinë
e një etnikumi, e një krenarie kombëtare, siç ishin e kanë
mbetur
arbëreshët tanë në Itali. Kështu autori në fillim të këtij teksti
letrar
paraqet tre personazhe të jashtëzakonshme që si shumë personazhe
të tjera,
s’kanë emra, por nga përfundimi lexuesi mëson emrat
e tyre. I
huaj ishte pushues që vjen nga veriu në muajn shtator, takohet
me dy
vendas, në një restorant peshku buzë detit, interesohej për
stinën e
dimrit në jug, mbi të gjitha, do të mësojë më tepër mbi katundin
e atij
visi që kishte gjuhë të posaçme nga katundet tjera. Në këtë
Yrjet
Berisha
222
hapësirë,
ky personazh përpëlitet me dilemën e njohurive të cekta që
ka për
atë vend, kur pushuesit e asaj ane në shtator kryerjen banjot e
diellit.
Të huajin vendasit e presin ngrohtësisht, në fillim i premtojnë
se do ta
shoqërojnë në katundin me gjuhë të fshehtë, por në çastin e
fundit
shqetësohen se mos do t’i trazonin kot katundsit, meqë shkonin
si të
paftuar në „katundin e fshehur mes currave e shkambinjve“.
Kur I
huaj mbërrin në katund, takohet me vashën, me të cilën qe
dashuruar
para njëzet vitesh, kur kishte qenë student. Vasha e pret
mirë,
kurse I huaji ka kujdes të mos e komprometojë nderin e saj para
opinionit
të katundit, kurse Flora s’çan kokën për opinionin e katundit,
sillet në
mënyrë të rëndomtë, ka liri të tepruar të sjelljeve. Në një ambient
me vapë
pret mikun e dikurshëm. I huaj kur largohet nga Flora
e kupton
se banorët e fundit të atij katundi ishin ata dy. Ngjarja e tillë
i ngjet
metodës së filozofisë transcendentale, kur I huaj, pas sa e sa ëndrrave,
arrin „të
realizojë“, dashurinë me Florën.
Veç kësaj
dileme sa etike, fizike e filozofike, I huaji, ndryshe quhet
edhe
Dijetari, Shtrigan, ishte gjurmues që në katund mbledh lëndë për
emigrimin
e banorëve që jetonin në vende pasive të maleve, mbledh
materiale
folklori, thënie popullore, formula mëngjie; pikërisht për
këtë
material të fundit edhe e merr emrin Shtrigan. Pas majës së malit
zbulon
varrezët e vjetra, lë përshtypjen se është njeri bestytës, që prore
dëshiron
të zbulojë hollësi të ndryshme në katundin e veçantë, të atij
visi
pasiv malor.
Ndërkaq,
Sandri dhe kushëriri i tij, janë shoqëruesit e Shtriganit
që
premtojnë se do ta përcjellin në katundin me gjuhë të fshehtë, por
ata këtë
nuk do ta bëjnë. Ata shpesh kishin patur pikëtakime në restorantin
e
peshkut, ku bisedojnë për veturat që me vështirësi ngjiten në
PROZA E
CAMAJT
223
katundin
malor. Bisedonin, por s’njihen mes veti: një i huaj ua zbulon
katundin
me të bukur të atdheut. Ndjenja e re e rizbulimit të bukurisë
së
atdheut i molis, andaj ata detyrohen të abstenojnë në atë vizitë që e
bëjnë me
dilemë. Vendësi i dytë përtac, në çastin kur duhej nisur për
në katund
nuk udhëton duke u arsyetuar se ka hëngër peshk të kripur
dhe do
t’i pret në tavernë. Vendasi i parë i përcjell afër katundit, por
nuk hyn
brenda, sepse arsyetohet se gjoja nuk donte t’i pengojë gjatë
kuvendimit.
Premton se do ta pretë afër antenës malore.
Sandri
dhe kushëriri i tij, jo pa kureshtje e kishin pritur e përcjellë
Dijetarin.
Këtyre personazheve autori nuk iu kushton gjithaq rëndësi
dhe i lë
pa folur shumë për ta. Dhe këtë veprim autori e bën edhe me
Dijetarin
e Florën, të cilët duket se i ka mbështjellë me vello të fshehtë.
Këto
perosnazhe diskursi i përballon ngjashëm me çaste absurde, ashtu
si u
ndodh edhe shumë personazheve të prozës moderne europjane.
Këta mbi
shpatullat e veta kanë hallet e hapësirës që s’është vetëm e
tyre, i
mundon mosprania e njerëzve, shpërngulja masive, shitja e pasurisë
shpirtërore,
vendlindja e humbur, vallet e këngët popullore tok
me të
folurit e atij katundi që humbin për gjithmonë emri i katundit
s’figuron
në hartë.
Në
novelën e shkurtër „Shkundullima“ hasim Vitoin, i cili pas
mërgimit
të gjatë kthehet në vendlindje. Ardhja e tij i befason katundësit,
por edhe
miqtë e vjetër, takohet me njerëzit e një botë të
harruar
dikur. Shoqëria e tyre paraqitet me tone mallëngjyese, ata
ringjallnin
kujtime nga e kaluara e miqve që hërë pas here vinin e i
vizitonin
dhe sërish iknin ose edhe kishin vdekur jashtë vendlindjes.
Vitoi
është njeri ambicioz, do t’iu ndihmojë banorëve të vendlindjes
me
ndërtimin e urës mbi male, por edhe planifikon të hapë shtëpi penYrjet
Berisha
224
sioni për
pushues. Gjatë të jetuarit në katund lidh miqësi me një vashë
ku e
trajton sikur të ishte një mjek i ri edhe pse ishte inxhinier. Simpatia
e te dy
palëve sjell dashurinë e sinqertë. Ai si i ri ëndërron dashurinë e
femrave
me zë sirenash e kurm nimfash.
Dashuria
Vitoit ia shton nostologjinë për vendlindjen që e kishte
lënë para
shumë vitesh. Thënë figurshëm; dashuria e gjetur a e rizbuluar
ndikoi që
ta dojë edhe me tepër atdheun. Ndërkaq, një ndjenjë
tjetër
refuzuese, penduese, ka e dashura e tij, e cila në tregun e katundit
shndërit
dhe nuk ua vë veshin fjalëve të botës. Dashuria e tyre
nuhatet,
përhapet e merr dheun nga emtja Marë, e cila kur kupton për
këtë,
skandalizohet, kundërshton, andaj ajo shpif për ta. Thashethemet
e botës e
pengojnë atë në ndërtimin e urës. Tallen në adresë të
të
dashuruarve, kishte raste kur edhe në rrugë i ngacmonin. Ai jetonte
i lumtur
në pëllas me Ntonien. Miqësia e tij me këtë vashë dikë do ta
pezmatojë,
dikë do ta gëzojë.
Kur plas
shkundullima, Vitoi shpëton nga ajo falë vrapit çmendurak
të një
pele të egër. Shkundullima (tërmeti) do ta rrënojë katundin
dhe atij
ia prishi strofullën e dashurisë. Ntononia pas shkundullimës
e lut
Vitoin të futet në pëllas, për ta shpëtuar emtën Marë nga zjarri
e
gërmadhat, por meqë ishte rrezik, ai nuk hyn brenda dhe Ntonia
dëshpërohet.
Pas ndihmës së parë që i japin katundësve, Flora shkon
të jetojë
në farefis të së ëmës, pa përfillur Vitoin. Në novelë përmenden
edhe disa
personazhë të tjerë që ishin miq të vjetër të Vitoit që kishin
marrë botën
me sy, pastaj vëllai i pashpirt i Ntonies. Këta janë heronj
episodik
që i japin kuptim tekstit letrar.
Në
romanin e gjatë „Rrathë“, autori ka ndërtuar një galeri personazhesh
me
përmasa gjigante. Kështu personazh i tillë është AgoPROZA
E CAMAJT
225
ni ose
Novelisti, agronom, që për nga vokacioni ishte shkrimtar, estet,
gazetar.
Ai në fillim punon në një fletore-gazetë që s’pajtohet me punën
e saj
redaktuese, andaj herët bie në kundërshtim me përgjegjësin e saj.
Punën e
agronomit e kujton si një vegim, i mban mend fshataret që
punonin
zbathur, pastaj rikujton çaste intime, kur s’i largoheshin „burrit
të huej“,
s’puthnin burrin, por fëmijët, sipas tyre burri qoftë edhe
i huaj: „
... lehet me ba çka don dhe ik në punë të vet“. Shkruan një
dramë,
por kritikohet ashpër dhe tërhiqet një kohë. Bardhi, përgjegjës
i
fletores, e dërgon në Ripë, për të shkruar një reportazh, rreth ardhjes
së
traktorëve të parë, por mbi të gjitha e porosit të gjurmojë mbimjen
e
ilegalit, Cubit a Hijes! Fillimisht pranon t’i luftojë njërëzit e dalur nga
vija e
sistemit, meqë kishte frikë, sa ishte agronom, të mos i mvishej
nofka:
armik i sistemit.
Ai ishte
në moshën e formimit e të pjekurisë, kishte tridhjetëepesë
vite,
ndjehej i shqetësuar edhe për këtë edhe e zvarrit martesën. I gjetur,
në këtë
gjendje kompleksive, s’takohet me Zojën që një kohë kishte
ushqyer
ëndrra për të. Sapo arrin në Ripë shpëton Sosen nga kthetrat
dhunuese
të ilegalit, ku ajo shtiret se është çmendur. Lidhur me këtë
çështje,
Baci mundohet t’ia sqarojë Agonit se ishte e bija e Rapsoditë „e
ndërrueme
Orësh“.
Një natë
të gëzueshme mes festës së barinjve, mundohet të mësojë
„të
vërtetën“ e Soses nga Baci, i cili që nga biseda e parë dyshon se Agonin
aty e
kishte dërguar Bardhi, për të zbuluar ilegalin në Malësi. Kur
Agoni
tregohet i sinqertë pohon botërisht, se kishte ardhur të gjurmojë
çështjen
e Ilegalit, meqë konsideronte, se paraqiste rrezik për Sosen
e banorët
e atij visi. Me kalimin e kohës vëren lëvizjet dhe lidhjet e
Yrjet
Berisha
226
mëdha të
ripasve me malin. Ai më vonë bindet se kishte marrë rrugë
të
gabuar.
Agoni
qëndron një kohë të gjatë në Ripë, ku miqësohet me Sosen dhe
nuk mundi
t’i kontrollojë emocionet e veta, tregohet shumë i ndjeshëm
kur mëson
për vrasjen e të vrarit në moh. Këtë ndjenjë të sinqertë ia
shpreh
Folkloristit dhe e kupton më mirë shpirtin dhe zemërimin e
ripasve
ndaj sistemit. Kur traktorët vijnë në Ripë, Agoni denoncohet te
Bardhi,
se nuk kryente punët e sistemit, andaj mu për këtë arsye Bardhi
e
ndëshkon rëndë; e lenë aty, gjoja për të shërbyer në zonën që ishte në
zhvillim
e sipër. Gjatë qëndrimit në Ripë, Agoni e kupton të vërtetën se
Ilegali
nderohej nga malësorët, shëtiste i lirë, madje edhe në banketin e
traktorëve
s’fshihej simpatia që gëzonte.
Diskursi
e paraqet Novelistin njeri të formuar që kishte ardhur nga
qyteti
dhe nuk i përfillte doket e besimet e vjetra. Ai në shpirt kishte një
ëndërr:
donte ta bëjë për vete Sosen që ia ndërron emrin dhe e quan
Blegë,
sipas një emri të mitologjisë shqiptare. Më vonë ata dy nisin të
bredhin
të miqësuar edhe pse në fillim Blega kundërshton, por kur ai
e lut,
ajo lëshon pe. Atij i duket se me duar të zbrazëta sulmohen e
mposhten
ujqit. Aventurën naive; me ujq, gati e paguan me kokë, sikur
të mos e
shpëtonte pushka e Cubit.
Atëherë
kur nuk e pret Agoni, si me porosi takohet me Ilegalin,
që në
roman krijohet një çast befasues. Gjatë këmbim-shkëmbimit të
menidimeve
ai kupton gabimin trashanik; se kishte hyrë mes dy zjarresh.
Në njërën
anë qëndronte pushteti dhe në anën tjetër ishte shtëpia
e gurit
që përfaqësohej nga Ilegali dhe e tërë Ripa. Takimi s’ishte i rastit,
por i
stisur nga Baci e të tjerët (edhe pse këtë nuk e pohon arti i
ligjërimit),
Agoni e kupton urrejtjen e tjetrit që kishte për banorët e
PROZA E
CAMAJT
227
rrafshit
që nuk ishin në gjendje të kuptojnë se malësorët përballen me
vathin e
shkretëtuar nga ujqit e tërbuar dhe akti i tij ishte mënyrë e
vetme për
t’iu shpëtuar duhej qëlluar me plumb ose duhej lënë për të
shkuar në
punën e vet. Agoni pendohet se ishte nxituar kot kur kishte
menduar
t’i bëjë keq Ilegalit.
Agoni e
lut Sosen të jetonin së bashkë, por ajo nuk pranon, andaj
edhe e
dhunon egërsisht, si vepron ujku ndaj presë së vet. Ai e bën këtë
veprim të
nxituar e aspak të mençur duke menduar se pas këtij akti
do t’i
shkojë prapa. Pas dhunimit, dënohet ashpër nga Delmari dhe ia
ndalon
bredhjet në bjeshkë. Largohet i lënduar, i frikësuar, sa trembet
edhe nga
degët e lisave që lëvizin dhe shpezët e malit që fluturojnë.
Në Ripën
e Mesme; jeton pa grua, për bukën e gojës, punon punë
të
ndryshme, në punë s’fliste, saqë disa banorë të atij visi mendojnë
se ishte
i shurdhër, gjithmonë ishte si i tretur në kujtime e mendime,
pijetoria
e katundit qe argëtim i vetëm, përmes së cilës lidhet me botën
jashtë
Ripës dhe herë pas here dëgjon lajme të ndryshme, shpreson se
një ditë
do ta ftojnë të punojë në qytet, në ndonjë detyrë të rëndësishme,
por kjo
ftesë nuk i vjen kurrë. Përkundrazi, një ftesë e tillë i bëhet kur e
fton Ylli
në një bisedë informative tejet mërzitëse. Kur shkon në qytet
vëren
ndryshimet e mëdha në qytet. Befasohet edhe me sjelljet e Yllit,
drejtor
që kishte zëvendësuar Bardhin. Ai vëren ndërrimin e të folurit
të
shpejtë të Yllit. Trembet kur kupton se sa shpejt i kishin kaluar
vitet,
meqë kishte pushuar së numëruari ato, por edhe të pyeste dikë
nuk e
pyet, sepse ka frikë se mos e marrin si të çmendur. Ylli e akuzon
për
shpifje e tallje që gjoja ai kishte bërë kundër shoqërisë në pushtet.
Dorëshkrimi
i tij i mëhershëm titulluar “Shtëpia mbas malit”, shndëroYrjet
Berisha
228
het dosje
policore, ai e torturon, por nuk mundte të ndërmirrte masa,
sepse ai
dorëshkrim kishte bërë jehonë si shfaqje e sukseshme teatrore.
Duke e
parë se i bëhet shtytje policore dhe duke e ditur se do të
mund të
ketë pasoja të rënda e pranon të heqë dorë nga dorëshkrimi.
Me jetën
e tij luajnë Ylli e (shoqëria) që e izolojnë dhe e burgosin në
Ripë. Në
fund Agoni ballafaqohet me Blegën “e të birin e dhunës”, kur
i ther
zemra për djaloshin sapo ia kupton ngjyrën e zërit si që ishte si
i tij.
Habitet shumë kur mëson moshën e tij (njëzetvjeçare). Në fund
vetëdijësohet
se ato vite i kishte kaluar në jerm e vetmi, por megjithatë,
mbetet i
kënaqur meqë të tjerët qenë përgjakur më shumë nga sistemi.
Agoni
nëpërkëmbet, shtypët, i thithet gjaku nga kjo makinë, por do të
dalë
ngadalë nga ky ankth dhe ndihet krenar se puna e jeta e tij në Ripë
nuk
kishte qenë e pakuptimtë. Në fund kishte bërë emër si dramaturg,
ndërkaq
teatri i të rinjeve në qytet e përkrahin dhe e mirëpresin tekstet
e tij
letrar e dramatik.
Një
personazh i gdhendur mrekullueshëm në romain “Rrathë” është
Baci,
profesor i gjimnazit në qytet, mbledhës i folklorit e i etnografisë
shqiptare.
Falë zejes që kryen edhe e merr emrin Folkloristi. Ishte
pronar në
zë i një muzeu etnografik, të rrallë në Dheun e Arbrit, që
zyrtarët
e Muzet Etnografik nga qyteti bregdetar, ia konfiskojnë. Baci
kishte
origjinë nga një familje zdrukthtarësh. I zemëruar nga konfiskimi
i Muzeut,
ua dorëzon çelësat e largohet pasi e merr me vete
një maskë
të lashtë. Krenohej se kishte bërë zbulimin e bërtimës së
gjinkallave
që e lëshonin në vapë, me krahë e jo me gojë. Në gazetën e
qyteti
përhapet lajmi se Muzeun Etnografik ai e kishte dhuruar dhe jo
konfsikuar!
PROZA E
CAMAJT
229
Baci e
njeh mirë Malësinë, andaj edhe ajo e nderonte atë shumë.
Kundërshtari
i tij Bardhi e cilëson se ishte egoist. Baci ishte i mençur
dhe kur
fliste ia kishte ënda t’ua thotë fjalët me rrotlla. Di t’iu bishtnojë
me zotësi
provokimeve, të lidhura me Ilegalin, ngritur nga Bardhi. Di
të
ironizojë Agonin që në fillim qe i instrumentalizuar. Baci ka simpati
për
kryengritësin, për të këndohen këngë popullore dhe mund të
shkruhen
monografi. Sa herë flet për Ilegalin i bishtnonte përgjigjes
së prerë.
Shquhet si njohës i psikologjisë e dokeve malësore, të cilat
shpesh i
interpreton vetë. Veprimtaria e tij ishte folklori, e rapsoditë
pohonte
se janë në zhdukje e sipër. Dëshirë e tij ishte të varroset me
këngë
kreshnike, diku pas kështjellës ose te hidhet në ndonjë shpellë
mu si
kreshnikët. Ai e njeh traditën e rapsodive që në krye të tyre e
vë
Homerin. Brenda tekstit të rapsodive çmonte metaforën, ironinë,
alegorinë
e teksteve të rapsodive dhe përkrah shkrimtar që përmes
gjurmëve
të gojëdhënave shpjegonin artin modern. Baci qe i moshuar
dhe
shëndetlig, një ditë duke bredhur nëpër Ripë, në mal dëgjon disa
krisma të
pabesa, pak nga krismat e pak nga vapa e madhe përjeton
infrakt.
Ai i mbyll sytë me brengën e fatin e një fletoreje me shënime të
shtrënjta
që ia lë në dorë një njeriu të dyshimtë.
Cubi,
(Ilegali, Hija a mërgimtari etj.), është personazh rreth të cilit
në roman
sillet sturmbullari kompozional. Mbi eksistencën e tij në
bjeshkë
thuren legjenda se i lodhur e i mërzitur nga mërgimi kthhet
në atdhe
dhe jeton në një shtëpi mali, ushqehej me gjëra që ia linin
barinjtë,
me pemët e vjeshtës, han miser të pjekur dhe s’kërkonte ushqim
nga
askush. Ripasit kur e kuptojnë se ai kishte dalë në mal, thonë
se është
“trim më bretjun hekur ose ishte i çmendun”. “Njeriu i malit”
cilësohet
nga ata që ia mbanin krahët sistemit.
Yrjet
Berisha
230
Njerëzit
e sistemit informohen për “njeriun e malit”, dhe e shqyrtojnë
këtë
problem, por në këtë rast Bardhi përdor dinakëri; qetëson
gjakërat
e veteranëve, gjoja të mos e bëjnë mizën buall, se s’ishte urti t’i
vihen
topat malit, për një plesht s’digjet jorgani. Ai do të qëllojë “armikun”
në
heshtje pa bërë bujë. Ka frikë të veprojë haptas, sepse trembej
se për
një “armik t’bahen njëqind”. Dinakëria e tij qe e pafund; trembej
nga
ripasit që e çmonin Cubin dhe nuk e tregonin emrin e tij. Cubi
si
personazh mitik që ishte, mbronte ripasit si Hije qe njeri i heshtur,
thekshëm
ecte nëpër mal. Banorët qenë mishëruar me Hijen shumë,
ata
mendonin se sikur të kapej e të zhdukej nga ndonjë dorë kriminale,
do të
shkaktojë dhimbje të madhe në shpirt.
„Me
shfaqjen e Hijes ndër malet e hjedhëta, në një pjesë të mbulueme
perherë
me borë, malet e tyne kishin fitue përsëri gjallninë e
dikurshme,
të kohës kur ato banoheshin prej kreshnikësh që natën
ndeznin
zjarme ndër gryka e shpella. Tymi i zjarmeve kundrohej tue u
ngjitë
ngadalë në dritën e hanës drejt qiellit. Mund të ishte edhe fjolla
e
vetmueme e ndoj mjegulle të tretun në luginë, por banorët e katundeve
në brijat
e rranxat që patjetër ishin në gjendje të dallonin tymin
nga
mjegulla, nuk donin me ditë gja për mjegull, por banin be e rrëfe
ngultas
se ai që ngjitej ka qielli qenkej tym zjarmesh të ndezuna prej
luftëtaresh
të lirisë.“66 Cubi ditë-natë jetonte duke mos i besuar askujt,
sheh
ëndrra se dikush e ndjek pas dhe s’ia ka ënda të përhapin fjalë për
të.
Banorët e asaj ane pohonin me gojën plot se në mal s’kishte njeri
të
gjallë. Kur përhapen fjalë se qe vrarë dikush në mal, lajmi i tërbon
dashamirët
e Cubit. Këtë ndjenjë ka edhe Agoni që pikëllohet për vrasjen
e njeriut
të popullit, pa gjyq, pa kuvend, kështu ai harron arsyen
66 Martin
Camaj: “Rrathë”, Mynih, 1978, faqe 25.
PROZA E
CAMAJT
231
e ardhjes
aty dhe do ta zbulojë vrasjen! Edhe Bardhi informohet në
tubimin e
Ripës për të vrarin ku para tubimit pohon se; „sistemi s’vret
kë në moh
sado armik të jetë“. Gjakësi trembet, se (Bardhit e atij) duan
t’ua lënë
„kopili të dera!“
Cubi qe
shpirtmirë. Ai e shpëton Agonin nga ujqit. Armët i gjen
ashtu si
e gjen ujku mishin! Ilegali i vret ujqit që ia shkretojnë vathin,
jetonte i
fshehtë në shtëpinë e gurit, themelet e së cilës ishin në zemër
të gurit.
Ai për armikun ishte tmerr, frikë, gjaku etj., si njeri i shtëpisë
së gurit
që ishte s’trembej nga dy-tre ujq (lexoni armiq të sistemit). Ai
trembej
se e paditnin për armëmbajtje pa leje. Ai ishte njeri i fjalës i
punës e i
pushkës, ka simpatinë e ish-nëpunësit të fletores. Kur e marrin
kufomën e
tij nuk i lënë as shenjë varri! Malësia në heshtje zemërohet
për këtë
vrasje të kryer nga Bardhi e Ylli. Ky i fundit është më dinaku, ai
gjurmon
edhe për tekstin e Agonit, subjekti i të cilit kishte të bënte me
„Shtëpinë...“.
Ç’është e vërterta, vetëm ai dinte ta dëshifrojë fshehtësinë
e
shtëpisë! Krismat që vrasin Cubin në mal, „vrasin“ edhe Bacin, soset
shpresa e
ripasve që s’pajtohen me sistemin në fuqi, humbin ëndrrat
e Bacit e
të ripasve! Kështu vritet kreshniku i bjeshkës së dy Ripave!
Vritet
Hija e atij visi!
Romani
„Rrathë“ sjell botën e personazheve mitike, kreshnikët.
Sjell
dashurinë për liri, flijimin për atdhe, mallin e pashuar të mërgimtarit
që kur
del e merr pushkën në krah kundër sistemit të korruptuar
e
kriminel, atëherë s’ka dyshim se Cubi është simpatik, i dashur për
malësorët!
Ky roman është roman i Cubit. Mëkat që Martin Camaj nuk
e
titulloi: Cubi! E jo: „Rrathë“, që zgjon asociacionet e „Komedisë...“ së
D.
Aligierit! Në këtë vorbullë-rrathësh vërtitet Cubi e shumë të tjerë,
që po e
zgjeruam më tej simbolikën e Cubit, atëherë duhet të pohojmë
Yrjet
Berisha
232
se autori
edhe këtë roman e komponoi me shumë shenja e elemente të
dukshme
autobiografike.
Në prozën
poetike „Dranja“, tek-tuk autori, ka marrë guxim të
pasqyrojë
edhe ndonjë personazh të rastësishëm si kostarët etj. Kështu
Arshi
Pipa, si studiues më serioz, me të drejtë ka vërejtur se pjesët më
karakteristike
të „Dranjës“ së Martin Camajt është një personazh: ,,një
malësor i
ri gjen një fosil ku skeleti i nji breshke asht i mbeshtjellë nga
gjarpni.“
Në
tekstin e parë të kësaj proze poetike që ka titull të veçantë,
shkrimtari
paraqet disa njerëz që korrin bar. Ata janë punëtorë të heshtur,
flen në
vapën e ditës të mbështetur në trungun e ahut , nën hijen
e të
cilit shohin ëndrra syçel. Papritmas djaloshi i zgjon malësorët e
tjerë nga
gjumi dhe u tregon rrashtën e breshkës, mbi të cilën vërehej
një si
gjarpër dredha-dredha. Ata dinin legjenda të nëmës së Orëve që
e
shndërronte çdo gjë në shkëmb, dinin edhe për ngurosjen e bariut me
kopenë e
deleve, por ato habiten se si kishte arritur breshka aq lart në
mal.
Njëri prej tyre, me shkathtësi flet për cilësitë e breshkës se dyzuar
me
gjarprin. Ata provojnë ta shkëpusin me thikë breshkën nga gjarpi,
por puna
e tyre qe e kotë. Lushi, që ishte brac nga natyra, sillej vërdall
në pyll
të katundit. Në mal vjedh degë të njoma, kështu bashkë me këto
gjethe ai
e dërgon breshkën në vathin e vet.
Me ironi
therëse, narratori rrëfen për të shoqin e Dranjes, i cili
duket se
moralisht është i shthurur; adhuron për së tepërmi miqësinë
me femra
të tjera. Ai vrapon pas tyre nëpër fushë, çakerdisshëm iu bie
në qafë
breshkave të tjera duke e mbajtur gjuhën jashtë derisa ia zë
rrugën
Dranja që zbulon pabesinë!
PROZA E
CAMAJT
233
Edhe një
tjetër Cub (i treti) është një personazh i prozës poetike
titulluar
“Murim”. Cubi para së gjithash ishte djalë i mirë, punëtor i
zellshëm.
Ëndrron të ndërtojë një shtëpi, të martohet e të lindë djem.
Sipas
dokeve të lashta ai ka dëshirë që kur të nisë ndërtimin e shtëpisë,
në
themelet e saj të therë një berr. Dhe si për ironi, kur nuk gjen berr,
ai e zë
Breshkanin dhe e flijon.
Në
,,Dranjë’’ mund të jetë edhe ndonjë personazh si, Djali e të tjerë
që nuk
dallohen, por duhet të pohojmë se edhe këta shfaqen në kuadër
të
sajimit te teksteve shkrimore të shkurtëra, por që tërë këta janë në
funksion
të simboleve a arqetipit që shkrimtari shkruan në stil hermetik
e
simbolik, edhe pse lexuesi ka parasysh fatin e një breshke, që
fundja
s’është breshkë, por është fati i njeriut tonë nëpër histori.
Personazhet
e këtij autori nuk janë stisur sipas modelit të heronjve
ngadhënjyes,
ashtu siç e parasheh metoda socrealiste, por dalin në këtë
vepër
sipas formës moderne të të ndërtuarit të romanit të ri europjan.
Personazhet
e këtij prozatori i përkasin lashtësisë mitike, i përkasim
feudalizmit,
patriarkalizmit, vorbullës-dantesk socialiste, anarkisë por
edhe
diktaturave në perspektivë, por që kanë një mendësi të njëjtë,
madje
edhe pak dallohen mes veti, por duhet të pohojmë se edhe këto
personazhe
që shfaqen në kuadër të sajimit të teksteve të shkurta, kurse
personazhet
që dalin në funksion simboli, me ato shkrimtari mëton të
aludojë
ose të shkruajë me ironi a sipas të rrëfyerit me rrotlla.
S’fundi
duhet të shtojmë se në tërë veprat letrare të Martin Camajt
dalin një
galeri e tërë e personazheve me profesione të ndryshme, ata
janë:
malësorë, rapsodë, kreshnikë, drangonj, tregtarë, bujq, ushtarë,
shkencëtarë,
gjykatës, poetë, gjaksorë, gazetarë, diktatorë, kryetarë,
drejtorë,
kronistë, barinj, luftëtarë, diplomatë, ambasadorë, folkloristë,
Yrjet
Berisha
234
valltarë,
këngëtarë, të mençur, armiq, policë të fshehtë, nimfa, komunistë,
kodoshë,
intelektualë, analfabetë etj. Deri më tash kemi shkruar
vetëm për
një pjesë të tyre, për të tjerët do të shkruajmë më poshtë.
Personazhet
negative
Prozat e
Martin Camaj, e sidomos romanet e tij “Djella”, “Rrathë”,
dhe
“Karpa”, kanë disa personazhe negative, që në këtë rast marrim
guximin
t’i quajmë armiq të visit ku jetojnë. Këta sipas një klasifikimi
i kemi
ndarë në dy grupe: ata që i përkasin klasës në pushtet
dhe
personazhe që shkelin dokënoren e traditën e Malësisë. Këta janë
kundërshtarë
të rrethit të vet. Mu për këtë problem një estet bashkëkohor,
rreth
heroit negativ shkruan: “Sa u përket vlerave jashtëmorale
të
mishëruar në heroin negativ, të tilla ka aq, sa ka edhe në jetën reale.
Njerëzit
edhe në realitet dallohen, përveç të tjerash edhe sipas pasurisë
e vetive
të tyre shpirtërore, sipas fuqisë shprehëse dhe origjinalitetit të
tyre,
sipas ndërlidhshmërisë dhe shumëngjyrësisë”.67
Pak a
shumë ky interpretim i këtij esteteti i definon mirë edhe personazhet
negative
të novelave e romaneve të Camajt, por në këtë rast,
detyra
jonë është që t’i interpretojmë sipas grupimit të sipërshënuar,
për të
cilën çështje mendojmë se vetëm në këtë rrafsh kompozicional
mund të
arrihet qëmtimi i drejtë a i mundshëm i tyre. Parë në kuptim
konkret,
me termin armi:k-q ne nuk duhet t’i ikim kuptimit të parë të
tij.
Armik është edhe ai që sulmon një shtet. Por armik është edhe një
kundërshtar,
i cili s’kursen mjete për ta sulmuar palën tjetër.
Kështu në
kuptimin e ngushtë të fjalës: armiqtë dhe heronjtë negativë
në veprat
e Martin Camajt janë përsonazhet e grupimit të parë
67
Nikolla Millosheviq:”Heroi negativ”, botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, 1982, faqe
13.
PROZA E
CAMAJT
235
që dalin
nga mangët e njerëzve që e përfaqësojnë sistemin fushor, si
shkruan
edhe autori. S’duhet harruar se ka edhe personazhe nga grupi
i dytë që
shkelin doket, shkelin të kaluarën e tyre, shkelin të qenmen e
fisit në
mënyra e pozita të ndryshme.
Mbas
këtij elaborimi të shkurtër, s’ka se si të mos kihen parasysh
edhe
çështjet nxitëse, siç janë interesi fisnor e klasor, gradat, ofiqet, pagat
e
përfitimet e tjera. Pastaj sipas bindjeve ideologjike veprohet në
mënyrë
tragjike që të imponohet filozofia e huaj, e shthurur, neveritëse
që mëton
të imponohet me çdo kusht, gjë që duke vepruar kështu edhe
problemet
banalizohen.
Problemet
e tilla janë të lidhura edhe me sferat psikologjike, intime,
të disa
personazheve që paraqiten me pamjen e zezë, pa folur fare, për
ngjyrën e
tyre të bardhë, për dobësitë, ligësitë e tyre, kurse në anën
tjetër,
çështjet pozitive heshten, kur flet për personazhet klasore. Autori
këtë nuk
e bën për t`i poshtëruar ata, as nga urrejtja, por thjesht kjo
shfaqet
mbase për të dëshmuar shpirtin e tyre të shitur. Dhe ky komplekes
është i
njohur në teorinë e esetike e kritike si kompleks mefistofelian.
Andaj
mefistofelët e veprave të Camajt ua shitën shpirtin lirë
bosëve që
në mënyrë të ligë e shpërdoruan dhe e nëpërkëmbën deri në
neveri.
Ç`është e vërteta, autori këto personazhe i vendos natyrshëm,
objektivisht,
ashtu si i duron arti e shija estetike.
Autori
kryeneçësinë e personazheve nuk e ngre në nivel individual,
por e lë
brenda kufijve të psikologjisë e forcës së rrezatuar sipas traditës
e dokeve.
Ndërkaq, elementet e sistemit e bëjnë të pamundshmen për
t’i
nënshtruar të tjerët, që i klasifikonin në mënyra të ndryshme, e vetë
bëhen
robotë të dhunës e krimit. Ata s`kishin lindur vrasës, por sistemi
i
manipulon dhe i pagëzon si makina monstruoze vrasëse, sipas klishYrjet
Berisha
236
esë së
njohur: hidh gurë e fish dorë! Kundërshtarët i vrisnin në fshehtësi
natën dhe
i qanin ditën! Vrasësitë veprojnë heshtas, pa u rënë në
sy
malësorëve dhe kështu lihej përshtypja se është vepër a akt anarkik,
përhapnin
shpifje, vrasja interpretohej si punë haku, gjaku a si çështje
dokesh
malësore! Vrasjet e tilla ishin absurde. Kundërshtarët ndiqen e
vriten pa
dalë para gjykatës, pa u kuptuar e vërteta kurrë! Akte kriminale
bëhen për
t’i trembur të tjerët që të mos guxojnë të ngrisnin zërin
kundër
sistemit nga fusha!
Instrumentalizmi
dhe verbësia e tyre s`ka fund. Autori tërë këta
njerëz i
nxjerr me origjinë nga ai mjedis që u ngjajnë hijenave. Ata
s’ishin
të panjohur; të ishin vendës, që dalin nga nëntoka, janë të vetmuar,
imoralë,
të pashpirt, të paaftë, të paprindër. Cubi mbyt mikun e
vet
Currin, në romanin “Djella”. Bardhi maltreton vëllain e vet e shumë
të tjerë
në romanin “Rrathë”. Me porosi e strategji të tij vriten malësorë
e
Ilegali. Ylli udhëheq vrasësit dhe i heq karrigen “mentorit” të vet. Dhe
në
romanin “Karpa”, Bora e Ajka përzien e zien helm dhe e helmon
Gjyshin e
plakat dhe fajin ia hedhin Shkribës e Vonit etj.
Aktet e
tyre janë të njëjta me të armiqve. Agoni pritet në besë nga
Bardhi
mbi njëzet vite për arsye se gjoja ishte “shkëput nga organet
e
sistemit, puna jo e efektshme në terren.” Internim absurd përjeton
edhe
Bardhi, nga “Djella“ që i zbulon paragrafët çmendurakë të një
sistemi
diktaturial. Ka edhe viktima të tjera që hyjnë në sfera emocionale
(si Zoga,
Djella etj.), intime etj.
Të gjithë
këto personazhe komplekse janë një problem i madh dhe
mjaft i
koklavitur. Në romane dalin ambiciozë , të vullnetshëm, të etshëm
për
karrierë, për emër, grada, pasuri, zbulohen instikti i ulët, verPROZA
E CAMAJT
237
bësia
mendore e pamore, ata janë njerëz primitivë që vetëm zbatojnë
urdhëra
nga lart.
Në
romanin “Djella” është një personazh i këtillë që autori e paraqet
aty nga
fundi i romanit, me emrin Cub, me ngjyrë e karakter negative.
Fillimisht
kur pasqyrohet në faqet e para, shfaqet përmes variantës së
rrëfimit
të Djellës, e cila pas tragjedisë që i ndodh Currit, flet për atë
e
shtrënguar nga i vëllai, mundohet të rrëfejë për motivin e vërtetë të
asaj
tragjedie. Në udhën rreth kënetës ajo e Curri ecin lehtas me hapa
të
shkurtër, por papritmas përpara del një burrë me tirq të zinj, që ishte
një
shuplakë më i gjatë se Curri dhe kishte një armë të gatshme të qëllojë.
Në atë
çast Curri i hidhet në fyt Cubit dhe përleshen, kurse Djella
rrëfen se
gjoja largohet nga ai vend e tmerruar për të lajmëruar katundin.
Djella,
Zojës, ia rrëfen një variant tjetër të kësaj ngjarjeje të kobshme,
e tregon,
sepse ndihej se do të çmendej, se e brente ndërgjegjja se ishte
fajtore e
vrasjes së Currit. Kështu Curri e Cubi në Malësi kishin qenë
dashamirë,
por meqë Cubi kishte vrarë një njeri në vendlindjen, ikën
nga rojet
që e ndjekin dhe vjen te Cubi në Ndërsanë. Ditën tragjike kur
ndodh
vrasja Djella i dërgon ushqim buzë Kënetës, në mënyrë që bota
të mos e
shihnin Currin duke bredhur me të. Ai në atë rast acarohet
nga
mosardhja e Currit dhe vashën e vështron me sy të egër, do ta hajë
të
gjallë. Kështu pohon vasha, pasi kishte ndodhur tragjedia, ajo disi
këndellët
dhe fajëson veten pse nuk i kishte thënë Cubit: “ha e mbush
barkun!”,
por në atë çast kritik i lidhet gjuha dhe shfajësohet e ankohet
me fjalët
në vaj: “Rrezikzeza unë!”.
Pastaj
ajo rrëfen edhe një version tjetër, se kur vjen Curri ata dy i
gjen në
këmbë. Curri në atë moment acarohet dhe duke e keqkuptuar
Yrjet
Berisha
238
ngjarjen,
i vërsulet me tërbim. Pas përleshjes së tyre, Curri mbetet i
shtrirë
për dhé dhe i pandjenja. Kur ajo provon ta lëvizë nga vendi,
vëren se
në shpinën e Currit qe ngulur një cung i tharë, këtu e mohon
se plaga
s`qe shkaktuar nga thika, por qe plagë rasti. Curri sipas saj
ia kishte
zënë frymën Cubit, meqë disa javë më parë atë e kishte pas
lodhur
malarja dhe Cubi shfrytëzon pafuqinë e tij fizike dhe e mbyt
ish -
mikun: Currin.
Sjelljen
e pabesë të Cubit, Zoja e karakterizon se: qeni i pabesë shkeli
bukën, i
cili duhej zbutur me shtagë. Bazuar sipas sjelljeve që kishte
bërë, nuk
e gëzonte emrin Cub, por frikacak që e shkeli e tradhtoi
bukën që
iu shtrua nga miku. Për aktin e tij të ulët e të ligë, është e ashpër.
Më e
pamëshirshme është ndaj gabimeve të së shoqes, që e akuzon
se ka
faj, meqë kishte “ra mes dy burrash!”, prandaj edhe ajo, Djellën
e quan
“dosë dose!” nga ky zemërim nuk i flet me gojë kurrë. Urrejtje
me vrer e
pezm derdh edhe mbi një njeri të ligë e të pabesë si Cubi që
e vret
pabesisht.
Akti i
lig i Cubit shkakton habi, zgjon kureshtjen e banorëve të
Ndërsanës,
të cilët ngjarjen e komentojnë në mënyra të ndryshme që
flisnin
për atë rast si aktorë teatri; pa emocione e me zë të kthjellët,
për të
qenë e vërteta edhe më therrëse, dërdëllisin shlirshëm, vetëm
pse Curri
s`kish askënd nga fisi në atë katund, Djellën e akuzojnë shkaktare
e
tragjedisë. Ndërkaq, Cubi pa “ i hyr asnjë therrë në këmbë”,
nga
askush as nga sistemi largohet nga Ndërsana! Aty erdhi si aktor i
një akti
kriminal, i shkaktuar në Malësi dhe nga andej largohet edhe
me një
akt tjetër kriminal. Kurse nëpunësit e sistemi në fuqi s’reagojnë
fare,
sepse atyre në këtë mënyrë u pëlqen të fusnin përçarje tek popullata
e atij
visi kryeneç.
PROZA E
CAMAJT
239
Në
romanin e vëllimshëm “Rrathë”, autori pasqyron disa personazhe
negative,
por më i njohuri nga ata padyshim se është ripasi i quajtur
Bardh, që
në faqet e romanit del ekzemplar i rrallë, përfaqësues tipik
i
pushtetit që dukej se posedonte forcën, mençurinë e përgjegjësitë e
qeverisë
fushore që për atë kohë s’kishte kush t`ua kontestojë forcën.
Në qytet
drejtoi edhe një fletore, dukej shumë i sigurt në punë e reagime
ndaj
dukurive të ndryshme. Ai dukej se nuk nxitohej kurrë, ua
dinte
mentalitetin e malësorëve në hollësi. Në punët që kryente nuk i
besonte
askujt. Armik të pushtetit e konsideronte edhe vëllain që udhëheqtte
një sekt
fetar në katundin e humbur. Me miqtë e kolegët e
dikurshëm
(si Baci) qe ndarë armiqësisht vetëm pse nuk pajtohej me
bindjet e
tyre ideologjike, ndaj tyre ka sillej armiqësore.
Në
rastin, kur njerëzit e sistemit e shqyrtojnë problemin; se dikush
fshihej
në mal, ai duket mjaft dinak, i heshtur gjakftohtë, porosit të
pranishmit
të mos e bëjnë mizën buall, ndonëse zemra i thoshte krejt
ndryshe,
në atë takim duket shumë i qetë, mban gjakftotësinë, pohon
botërisht,
se nëse një ilegal vërtet sillet në male s`është urti t`i vihen
malit
topat, por edhe s`ishte urti të krijohej përshtypja para popullit, se
sistemi
ka frikë nga ai njeri i malit.
Për këto
ide nëpunësit e kundërshtojnë, kurse veteranëve të vjetër
u
krijohet mundësia që edhe një here, si dikur t’i tregojnë vlerat, se u
kishin
ardhur pesë minutat e tyre!
Bardhin
nuk e duan aspak ripasit, por kishte edhe të tillë që shtirën
se e
donin, sepse nga ai kishin interes. Një përqindje e madhe e
banorëve
e urrenin me gjithë zemër, atë e kujtonin si njeri: hëngërsh
i
fjalëve, premtimet e dhëna kurrë nuk i kryente, sistemi i tij ua kish
marrë
tokën, betohen se pa vdekur s`do të pajtohen me sistemin e
Yrjet
Berisha
240
Bardhit.
Ripasit e kujtojnë edhe për një paradoks tjetër që u kishte pas
ndodhur
tridhjetë vite më parë, kur në Ripë hapet shkolla e parë ai sjell
një
arushë, për t`ua tërhequr vëmendjen fëmijëve që s`dinin ç`është
shkolla!
Mu për këtë akt ripasit ia vënë nofkën “Lëkura e arushës”. Me
zbutjen e
arushës. Megjithatë, në fund përjeton grusht të rëndë, bashkëpunëtorët
e
dikurshëm e të devotshëm atij ia kthejnë shpinën, e kritikojnë
për të
kaluarën e tij të kotë, në atë mjedis tallet, ironizohet, por
Ylli në
momentin më të vështirë e mbron atë.
Bardhi
përshkruhet si njeri i dobët, që s`linte përshtypjen e njeriut
të
arsimuar, kishte pamjen e një banori në moshën e vet nga Ripa e
Poshtme,
i sapodalë nga spitali. Kundërshtarët e vet nuk i falë kurrë,
kështu
vepron edhe me rastin e Agonit. Ai ndihej i penduar se pse nuk
e kishte
hequr qafësh Drenashin që ishte udhëheqës i një sekti të fshehtë
fetar.
Trembej nga të tjerët që ia zinin për të madhe se nuk e kishte
spastruar
rrugën para derës së vet. Konstatimi i tij nënkuptohej si një
autokritik,
por gjoja duhej të tregohej vigjilent e të jetë shembull për të
tjerët.
Arti i ligjërimit Bardhin e paraqet si personazh që ka vullnet për
pushtet,
njeri që dëshiron të lënë përshtypje të mirë si një veprimtar
partiak i
besueshëm.
Në grupin
e parë të perosnazheve hyn edhe Zeshkani ose Gjakësi,
mburrej
haptas, mbahej krenar, e tregon armën në kohën që ai
sistem
ato i pat ndaluar dhe për armë të fshehta shkonte koka. Ai nuk e
kishte
dorëzuar atë duke u arsyetuar se u përkiste të parëve të tij. Ai qe
vëllazëruar
me Bardhin kur kishte dalur në ilegalitet për punët e veta.
Më vonë,
bashkë me Bardhin, kish luftuar kundër sistemit të vjetër.
Madje ata
qenë vëllazëruar, sipas dokeve malësore, duke pirë gjakun e
njëri-tejtrit
me lëng trëndafilash që sipas dokeve të vjetra ndihej gjini
PROZA E
CAMAJT
241
me
Bardhin e me Dranashin dhe ishte i gatshëm t`ia hiqte hallet ose
t`ia
huazojë armën atij që e njiftte si vëlla të vet. Zeshkani, kujdesej
për emrin
e namin “e pastër” të Bardhit, para botës, duke e porositur
Drenashin
që të ketë kujeds, mos t`i sillej kot nëpër këmbë, ngase vëllait
i bën
dëm. Gjakësi kishte bërë vrasjen e disa njerëzve, madje ishte i
gatshëm
ta bëjë në çdo kohë që ia kërkonte Bardhi.
Befasues
ëshë fundi i vrasësve, Gjakësi, përkundër faktit se i kishte
shërbyer
sistemit në fuqi, ka frikë nga klika, donin të mos zbulohen
krimet,
t`ia mbyllnin gojën, për gjithë ato të zeza që i kishin kryer gjatë
atyre
viteve të tmerrshme. Në fund e kupton se dëshiron ta eliminojë:
Ylli, që
vepronte nën maska e të padukshmeve.
Kryeplaku
është personazh që në romanin “Karpa”, shfaqet me disa
emra:
Gjysh, kryetar i Karpës, gjygjtar, plaku, diktator, dhëndër i ardhur
etj. Ai
është i moshuar dhe ka 138 vite, por edhe është njeriu më i
mallkuar
nga të gjithë, veç Borës e plakave, që i kishte afër. Ai ka fuqinë
e Zotit
në Qytezë, por kur vështrohet hollësisht ai s’është asgjë tjetër,
veçëse
një plak i mjerë që s’di se çfarë të bëj me vetveten! Pushteti i tij
përfshihej
në të gjitha fushat e jetës në Karpë, pa përjashtuar këtu as
edhe
dhënien e pëlqimit për fejesën e Borës. Në këtë rast Gjyshi informohej
për
tagrat e detyrat e dhëndërit të ri (Vonit), mënyrat e sjelljet
në Qytezë.
Plakat ishin zëdhënëse të Gjyshit, që krye në vete vendosnin
për shumë
gjëra me rëndësi që më shpesh edhe manipulonin me të,
por
kishte raste që kur nuk ia arrinin efektit me shpifjet e stisura, akuzonin
ndonjë
palë kundërshtare, qoftë kronistin a dhëndurët që ishin
fli e
tyre e parë a ekzemplar eksperimentues, për të mos thënë robër.
Gjyshi u
besonte me tepër të huajve (dhëndurve) sesa karpasve. Madje
për atë
shpifet se është i sëmurë dhe në gjendje të rëndë psikike.
Yrjet
Berisha
242
Emri i
kryeplakut lakohet në mënyra të ndryshme, varësisht nga
roli i
tij në shoqërinë e Karpës. Emri i tij i vërtetë fare nuk zihej ngojë,
sepse
thuhej se emir i tij ka kaluar në histori. Parë nga mosha dukej si
stërgjysh
e katërgjysh. Gjendjen shëndetësore e kishte të vështirë; logjika,
dëgjimi i
qenë thjeshtësuar si tabloja e pikturës ku i hiqet ngjyra
e i
mbesin vijat, që paraqesin emblemën e shoqërisë se Qytezës. Edhe
pse ishte
i moshuar e i sëmurë, sistemin e Karpës e mbante në këmbë
terrori e
skeleti i Plakut, që Bora arrin ta qetësonte ose ta vjedhë, në
forma të
ndryshme, më shpesh duke i lexuar përralla, copa kronikash,
përlavdime
që lënin në heshtje ngjarje të sakta. Imtësitë e tilla Gjyshi
i quan
kronika a fjalë për punët e veta, që ia kujtonin imtësitë e tij të
jetës
private, dashnoret, nuset, gratë e moshave të ndryshme, ngjarje
me
përvijë superdimensionale, grindje të përgjakshme, kufomat e
armiqve
në Karpë. Dhe kur Bora ndërpriste leximin priste nga Gjyshi
të
reagonte me fjalët shah-mat. Mbarimi i ngjarjes rëndom përfundonte
me
happy-end ose lojë optike, por edhe me përfundim të pakënaqur,
që i
ngjet formës së njohur të poetikës se veprës „Një mijë e një net“.
Diktatura
e Gjyshit që shtrirë në Qytezë, Katund, Kopsht Zoologjik.
Në Qytezë
sundon me ndihmën e plakave. Në Katund me këtë çështje
merrej
Ajka që ishte mbesa e Gjyshit e Katallani, nipi i tij. Ndërsa në
Kopshtin
Zoologjik, Drejtori ishte i biri dhe Administrator qe i nipi i
tij. Por
në zezonën e Karpës, të afërmit nuk i flijon duke u mbështetur
në
citimin e dokënores: “ (…) ai që vret të birin, vret veten!” Natyrisht
se meqë
ishte diktator askush s’kishte guxim t’i thoshte “vrite vetveten!”.
Por, ai
bën testament gojor që Katallani (siiparilemë) të mos
emërohej
kurrë kryetar i Karpës.
PROZA E
CAMAJT
243
Kështu
vjen një moment absurd, kur Gjyshit ia ka ënda të vdesë nga
ligështia
trupore, por jo nga përkulja morale. Ecjen e bënte si të një
sonambulli,
me sy të mbyllur ecën nëpër tjegulla, e Plakat e ndjekin
pas.
Rrëshqiste nga pullazi. Ha fije bari. Ecën mbi çatitë e Qytezës ku
Plakat
nuk arrijnë ta ndjekin, por megjithatë “aventurat” e tij i mbajnë
në
fshetësi, ngaqë në këtë mënyrë të fitonin kapital nga vijimi i erës së
Gjyshit,
që ndryshe dallohej si vijimi i erës së vdekjes.
Një orë
para festës së misrit e vjeljes se rrushit, Gjyshi ishte i veshur
me
pizhamë, por ai vdes në ditën e festës, kur gjithsesi duhej të hante
me
qytetarët edhe sikur të ishte i sëmurë, do të duhej të dilte në ballkon
për ta
parë masa karpase. Kjo gjendje tragjike i jep shkas Ajkës që të
veprojë
sipas strategjisë së saj, që donte t’u hakmerrej kundërshtarëve
dhe me
ndihmën e djallëzishme të rrënohet një sistem, një klikë e dirigjuar
keq nga
Gjyshi.
Në
Kuadrin e dytë (a kapitullin e fundit) Gjyshi paraqitet plak që
rrëfen
metodën e shkrimit të kronikës dhe përpunimin duke i ndërruar
emrat e
dikurshëm me ata bashkëkohorë e zejet e tyre. Gjyshi vuan nga
fiks
idetë, është ëndërrues që nis të shpërndajë ide të papajtueshme me
logjikën,
për inkarnacionin hereditar (se gjoja shpirti i të parëve kthehet
kohë pas
kohe në atë të stërnipërve, beson në rilindjen e breznisë
së tërë
etj.) Vepra e tij kritikohet ashpër dhe ai rri si në ankth. Lejdën e
përkëdhel
si të ishte e bija e tij a e shenjtë. Ai në bazë të sjelljeve që ka
ndaj
Lejdës hetohet se ishte i ati i saj, që deri atëherë mbahej fshehtësi.
Gjyshi
njihej nga popullata për ligësitë e tij të shumta.
Një
personazh i tillë është Ajka edhe i vëllai i saj Katallani. Por
gjithsesi,
kjo e para është më komplekse e më kontraverze, që autori
e ka
gdhendur mirë në roman. Kur shfletohet romani “Karpa”, Ajka
Yrjet
Berisha
244
është një
tip i femrës amazone. Është grua kryeneçe, ironike edhe me
Vonin,
kur nis ta shoqërojë (njeh) atë, në teatër, ku mes tjerash edhe
ia lëvdon
inventarin, pastaj flet për tempullin e piramidës së zotit Diell
a
faraonit modern (kryetarit) që s`ishte asgjë tjetër, veçse një anije e
kthyeme
përmbys. Biseda e tillë rreth teatrit të sapondërtuar bëhet në
stilin e
urimeve, krenarisë, por edhe me servilizëm që Ajka duket se
është
mendjelehtë, kur dëgjon lajka i merr si privilegj, meqë ishte edhe
në
fuksnionin e nënkryetares së Katundit ku kryetar ishte Katallani.
Gjyshi
nuk kishte besim te Ajka, sepse ia kishte vrarë të shoqin, ndërsa
të atin,
që ishte i biri i dytë, ia kishte ndryrë në Kopshtin Zoologjik.
Ajo është
e vetëdijshme se Karpa krahas qeverisjes shkel e shko
nga
plaku, e pranon me ironi se qeverisej nga plakat që kanë inisiativë
idesh të
grave a të vejushave. Ajka s`ka takt në bisedë. Ajo kishte qenë
e
pranishme kur qe kryer zhburrnimi fizik i të atit. Ndjenja e tillë e nxiste
që të
mendojë ndryshe për Gjyshin e plakat vejusha që qeverisnin
Qytezën,
andaj për ta hequr qafës e dërgojnë të qeveriste Katundin,
që
ndryshe quhej qendër blegtorale. Në këtë vend Ajka dukej më e re,
ndonjëherë
dukej sikurse të ishte Judita, duke jetuar në lartësi mbidetare,
fytyrën e
shëndetin ia kishte ndërruar ajri i bjeshkës. Ajo ishte
eprore e
amviseve nga mosha gjashtëdhjetëvjeçare deri në tetëdhjetë,
puna e të
cilave ishte kujdesi për prodhime blegtorale, në bjeshkë.
Kurse,
sipas strukturës së re ekonomike amviset plaka mbi këtë moshë
mbanin
fijet e fuqisë në fis të Qytezës.
Ajka
pozitë më të mirë s`gëzonte as në Katund, sepse ishin vejusha
ose të
ndara nga burrat e ndryrë në Kopsht Zoologjik. Ajkën nuk e
përkrahnin
aspak, ishte simbol i mjedisit që shëmbëllente me virtytet e
gruas së
ve, kujdesej të mos i dilnin fjalë me ndonjë shmirjak të ri. Ajo
PROZA E
CAMAJT
245
afër
kishte vëllain Katallanin, një burrë të madh me trup, por nuk ishte
i zgjuar
si ajo. Ai zyrtarisht e drejtonte katundin dhe mbante titullin e
Kryeshmirjakut
në atë vis. Ai konsultohej me Ajkën për çdo veprim,
kishte
çaste kur e brente ndërgjegjja se ia kishte marrë vullnetin e vëllait.
Pas
vdekjes së Gjyshit e të plakave, Ajka bëhet me bujë e përsosmëri
rregullash
si në një tragjedi greke, kryen konsulta komisionesh gjatë
kremtimit
të festës së vjeljes së rrushit. Ajo akuzon Shkribën e Barnatarin
si
atentatorë të krimit dhe gjatë ekzekutimit të Shkribës nuk merr
pjesë,
por mbyllet diku, pa u hetuar ndikimi i saj në zezonën e Karpës.
Romancieri
në fund kumton se Ajka e Katallani “kanë mbetë” d.m.th.,
vritën në
luftë, sepse ishin kundër lirisë së Vonit, që për Ajkën paraqiste
rrezik se
do t`ia zinte vendin e Gjyshit. Akuzohet nga Romancieri
se kishte
krijuar kushte për një kryengritje në Karpë, duke mbledhur
vejusha e
ithtarët e klikës së vet, meqë ishte kryetare fuqiplote, cakton
plane
strategjike të grindjes së përgjithshme. Katallanin me shmirjakë
e dërgon
në Katund, gjoja për të mos e acaruar gjendjen, barinjtë e
armatosur
në Qytezë. Marrëveshje të ngjashme bën edhe me të atin;
drejtorin
e Kopshtit: të mos ia hapnin dyert askujt, përveç Ajkës e shoqeve
të saja.
Tri ditë
pas vdekjes së Shkribës, ajo fut në dorë Qytezën, fillimisht
duket se
i shuajti armiqtë në klinika, burgje, ndërtesa publike, kurse
kufomat e
tyre i hodhi në furrën e gëlqeres së ndezur, për të mos e
parë
popullata masakrën. Pas masakrës në Qendër, plakat e vejushat,
shkojnë
para derës së Kopshtit Zoologjik dhe shtirën se kërkojnë strehim;
se gjoja
janë të rrezikuara nga barinjtë. Mirëpo, kur u hapet dera,
i therin
pleqtë e shtazët e egra dhe ia vënë zjarrin Kopshtit, meqë disa
Yrjet
Berisha
246
vite me
radhë e kishin patur therrë në sy. Kur shmirjakët kthehen në
Qytezë në
përleshjen e parë i vrasin plakat në krye me Ajkën dhe kështu
merr fund
fisi i gjyshit, përfaqësues të fundit qenë Ajka e Katallani.
Në
kuadrin e dytë a kapitullin e fundit Ajka del jo e ve, si në kronikë,
por
përkrah ka të shoqin me emrin e lashtë malësor dhe mbiemrin
Romancier.
Katallani
asnjë punë nuk e bënte pa e pyetur të motrën dhe krenaria
e tij
ishte se qe një pikë e ndame përgjysmë me motrën të cilën e
konsideron
binjake a hije të tij. Ai i shërbente së motrës në çdo kohë.
Nga
paaftësia udhëheqëse e Kryeshmirjakut përfitojnë amviset të cilat
atij i
rrëmbejnë shumë pozita kyçe edhe në shtatmadhorinë e forcave
të
armatosura të fisit që ishin nën kompetencat e barinjve. Amviset
ose
“kurdhat e harpës”, a “të vejtat e Karpës”, ose si quheshin ndryshe
“shpatat
e Karpës”, merrnin vendime kyçe duke mos përfillur burrat,
përfshirë
edhe Katallanin. Me veprimet e tilla fiset tjera talleshin me
paaftësinë
e liderit të tyre.
Katallani
është ai që u prin barinjve luftëtarë në Qytezë të armatosur.
Katallani
bëhet krahu i djathtë i Ajkës, kur ajo nis operacionin
kundër
“armiqve” që vetë i kishte shpikur. Në kohë lufte ndihet i plotfuqishëm
dhe i
pakontestueshëm. Proklamon hakmarrjen e fiseve që
ishin
skllevër të dokeve të lashta. Në fjalimin historik merr nën mbrojtje
Barnatorin
për ta fituar simpatinë e shmirjakëve duke pohuar se
s`kishte
gisht në vrasjen e sheshit, por porosit shmirjakët mos t`i dalin
zot
Kronistit a Shkribës.
Katallani
zemërohet shumë kur vritet Ajka, gjë që e shpaguan gjakun
e saj
duke i mbytur në moh dhjetë shmirjakë, me duart e fuqishme. Kur
trupi
gjykues e vërteton krimin e shaktuar, atë e dënojnë me vrasje,
PROZA E
CAMAJT
247
por
askush nuk i bie me sëpatë në kokë ose me armë zjarri. Të gjithë
kundërshtojnë
të bëjnë këtë, sepse kishte qenë kryetar i tyre, por edhe
kuptonin
konfliktin e brendshëm, për motrën. Nga kjo kohë fillon të
endej
nëpër mal pa rrugë, i parruar, i pakrehur, pa armë në brez a në
krah, me
një litar në qafë, si shenjë doknore, se ai ishte i dënuar dhe se
kushdo
mundtte ta vriste, pa u trembur, se bie në gjak me fisin e tij! Ai
sillet
kështu derisa i thyhet krenaria burrërore e luftëtarit trim duke iu
lutur
kalimtarëve për ta vrarë. Meqë askush nuk e ekzekutojë, ai bën
vetëvrasje
me një plumb kobureje në temth të kresë. Koburja ia shpartallon
kokën dhe
kufoma nuk do t’i dallohej nga karpasit, sikur të mos
kishte
qenë burrë më i madh i Karpës.
Në
kapitullin e fundit të romanit, Katallani shfaqet si një burrë
shkurtabiq,
me mustaqe miu, që pohon haptas se është kryetar i barinjve
dhe
tregohet i sinqertë se nuk e meritonte atë emër, por meqë e
patën
zgjedhur të tjerët në atë vend të rëndësishëm (të krykomandantit
të
ushtarëve, shmirjakëve, argonautëve) ai e mbante me krenari postin.
Katallani
del një personazh tejet i pavendosur, i pakuptueshëm dhe i
varur nga
të tjerët, sidomos nga Ajka dhe është pa egon e vet.
Sirenat
dhe kodoshët
Në grupin
e dytë të personazheve kemi përfshirë disa perosnazhe
sirena,
negativ edhe me alibi imorale a shkelëse të dokeve kanunore.
Kështu në
romanin “Djella” mirë e ka hetuar edhe shkrimtari E. Koliqi
kur thotë
për një personazh: “ S`janë lânë mbas dore as vetjet e dyta:
(…) Sosja
lavire malsije.”68 Dhe vërtet, Sosja është një personazhe e
68 Ernest
Koliqi: “Arti I Martin Camaj-t”, pasth., M. Camajt, Vepra e I, ShB “Apollonia”,
Tiranë,
1996, faqe 146.
Yrjet
Berisha
248
tillë.
Ajo është mëkati i Bardhit, është femër fatkeqe, ishte përtace e
madhe,
sillej si e sëmurë, andaj mu për këtë edhe s`prekte punë me dorë
në
shtëpi, derisa të tjerët punonin ajo e mbante titullin “zojë shpie”. Të
vetmen
punë që e bënte ishte t`i ruante furrat e qymyrit, nga shiu ose
era:
furrave u zbulonte cipën e dheut përmbi. Gjatë pushimit ajo flen
mes dy
furrave gjysmë e zbuluar e formuar me trup, por kishte krihët si
të
fëmijës, kish një kurm gruaje të shpërpjestuar, dukej e paprekur, por
edhe jo
aq e pastër në trup e rroba që i vishte. Kështu duke e kundruar
në këtë
mënyrë Bardhi pendueshëm rrëfen: “Nuk munda me i qindrue
tundimit
pa e zgjue e me fjet me te!”
Pas këtij
akti, fajëson veten se bëri gabim që u soll ashtu me një
femër të
panjohur. Aktin e tillë e gjykon rëndë: se u kthye në botën e
saj
primitive, për të ajo qe lëndë e pagdhendur, por fytyra e saj atij i
përfytyrohej
te çdo grua që i pëlqente. Ai kishte një ndjenjë se ajo i
shkatërrohej
në duar dhe shndërrohej gjarpër, bollë, përbindësh që i
lidheshin
për kurmi dhe ia zinin frymën. Madje mu për këto shpërfaqje
të
ndryshme, dyshon se Sosja nuk qe qenie njerëzore, por mbase
zanë. Ai
fajëson veten se përdhosi e përdhunoi natyrën e thjeshtë e të
pastër,
ndjehet fajtor se kurmi në moshë e kishte shëmtuar me djegien
e
fantazisë çmendurake për epsh!
Ndërkaq,
pas këtij kapitulli “të mëkatit” Bardhi lidhur me Sosen
shkroi
edhe një poezi me nëntëmbëdhjetë vargje të bardha. Mes tjerash
përshkruan
rrinat me xixillonjat që janë si sy peshku në shtylla
terri, ku
pas krimbit e tejës, hilja bren gjethin e njomë, drunjtë, si ujku
eshtrat e
deles. Terri i dhunës së shkaktuar nxjerr ofshamë njerëzish
me tinguj
kambanash, si nga qafa e berrit që nuk e dëgjon askush në
dushkajë.
Epshi në këtë rast përshkruhet si furrë qymyri. Damarët, orPROZA
E CAMAJT
249
ganet nuk
shihen, por avulli i ndjenjave del valë-valë që shpërndahet
nëpër
kaquba si fantazmë e bardhë. Zjarri e drita fashiten, por mëkati
s`harrohet.
Kjo është Sosja e prozës dhe Sosja e poezisë. Në poezi ajo
del si
një vashë fatzezë që në një ambient idilik i shkrin ndjesitë e ndezura
e të
pashuara si furrë.
Edhe
Djella e romanit me këtë titull s`është vashë “e qetë”, ashtu
siç pohon
edhe mikja e saj. Rreth problemeve të saj edhe nis e përfundon
tragjedia
e Currit. Por në të njëjtën kohë ajo duket se “fleëton”
edhe me
Bardhin, shoferin e me të tjerë. Por “fleët-et” e tilla janë
këmbim-shkëmbim
shikimesh, me fjalë a ledhatime. Cubi ishte ai që
nuk e
lënë të qetë Djellën edhe pse e kishte ushqyer me ushqim, ai ia
“ngulë
sytë si me dashtë me më hangër gjallë”. Natyrisht ai e shikon
ashtu si
vështrohet femra nga mashkulli epshndezur. Është ky një çast
kur ajo
ndihet e penduar, sepse në atë moment kritik nuk qe e prerë në
fjalë dhe
e vendosur në veprime për t’i dhënë fund atij terrori. Vetëm
më vonë
ajo e pranon se iu lidh fjala nyje në gojë dhe nuk i përballojë
atij
provokimi syhapur e fatal për mikun e saj. Dhe pas këtij pohimi të
gabimit,
ajo pranon edhe gabimin e dytë kur thotë: “(…) orziu u kujtue
se çka
kishte ndodhë”. Kurse pas këtrye rasteve e shoqja e vet, Zoja e
gjykon
ashpër Djellën: “ E kam ditë se ke pa gjithçka, e di se ti e ke fajin
se ke ra
mes dy burrash, ti dosë dose!… i briti shoqja e s`ka fol kurrë ma
me te”69
Pas këtij
dialogu e kësaj akuze të rëndë, Djella stepet dhe s`dëgjohet
ta thotë
as një fjalë arsyetuese që do të hidhte poshtë fjalët e Zojës. Edhe
pse
Currit i kishte premtuar dashuri dhe besnikëri. Djella kishte bërë
gabim në
hapa me Cubin. Ajo kishte qenë në pozitë të palakmueshme
69 M.
Camaj: “Djella”, botoi ShB “Gj. Buzuku”, Prishtinë 1994, faqe 131.
Yrjet
Berisha
250
e
kërcënuese nga vardisësit që ia kishin vënë syrin bukuroshes fatkeqe
e cila
“sulmohet” thuajse pa ndërprerë. Pa përjashtuar këtu edhe
Bardhin,
i cili edhe pse kishte simpati, ai e pranon se ajo; s’ishte femër
e
përdalë, ashtu si akuzohej, por ai kishte simpati për kurmin e saj,
mirëpo
kur e krahasonte atë me Shpresën ai pendohet, madje edhe
vetë
pohon se sikur ta kishte parë me Djellën do të befasohej edhe ajo
me shijen
e tij të shthurur që kishte përzgjedhur një vashë katundi të
paarsimuar!
Bardhi qe ai që e kishte njohur më mirë Djellën, andaj atij
edhe
duhet besuar më tepër, se sa shpifjeve të të tjerëve që e akuzojnë
atë aq
rëndë, edhe pse ajo kishte mëkate rreth mbytjes së Currit, por
ajo
s’ishte arqetip i sirenës. Mirëpo ja që ajo nga shoqja e saj akuzohet
femër e
përdalë!
Zoga
është personazhi më tragjik i Martin Camajt në romanin
“Rrathë”.
Ajo në këtë vepër mban edhe emrin Virgjina. Ajo ka një hendikep
të madh;
është trashëgimtare e vetme e gjakut atnor që nuk qe
martuar,
gjoja për të mbajtur zjarrin e ndezur në vatrën e të parëve të
saj,
ashtu si e parashihnin edhe doket malësore tradicionale. Sikur të
ishte
martuar, pasuria e të parëve të saj do të zotërohej nga kushërinjtë
dhe ajo
nuk do të trashëgonte asnjë gurë a grusht dhé. Kështu që, për të
mbetur e
zonja e shtëpisë së të parëve betohet se do të shuante zjarrin
e epshit
në zemër për çdo burrë, ashtu siç e parashihnin doket e Ripës,
vishet si
burrë dhe premton se s`do të prekte me dorë asnjë zeje të
femrave.
Pas një
viti Virgjina shkel doket dhe merr guximin e vishet sërish
si grua,
brenda mureve të shtëpisë. Rrobat burrërore i përdorte kur
punonte në
fushë e mal, krah për krah me meshkujt e Ripës. Shkelje të
tillë bën
edhe me punët e grave; në shtëpi nis të tjerrë lesh me furkë,
PROZA E
CAMAJT
251
bënte vek
e punë të tjera. Kështu fillon të bëjë jetë të dyfishtë; duke
i thyer
doket e lashta të Ripës dhe duke përfituar nga ligjet e reja të
sistemit
që nuk e përjashtonin nga trashëgimia e të parëve edhe pse
ishte: në
vijë të tamblit. Dhe kështu shfrytëzon pasurinë e të parëve.
Përkundër
kësaj privilegje, regjimin e ri nuk e përfill fare, jeton me ethe
se
farefisi i saj një ditë do të shtrihej në pronën e saj. Për të kundërshtuar
këtë, ajo
s`e përkrah veprimtarinë e pushtetit.
Zoga
s’ishte aspak e moralshme. Lakmuesi qe dashnori i saj i fundit,
kurse më
parë “kishte pasë përpjekje edhe me burra tjerë”. Burra të tillë
rëndom
ishin ata që i ndihmonin në kryerjen e punëve të verës a të
vjeshtës.
Këto takime me burra të huaj i bënte në pjesën përdhese të
shtëpisë,
sepse votra e etërve ishte çnderim për moralin e plangun e të
parëve të
saj. Lakmuesi e vizitonte kur nuk e shihte lagjja a katundi. Ai
shkonte
në atë vend ku kishin shkuar edhe burrat tjerë, gjë që nganjëherë
kur i
kujtohej, se Zoga në këtë mënyrë kishte pranuar të shkojë
me shumë
burra para tij, nga xhelozia donte t`ia zinte frymën Zogës.
Mirëpo,
nuk e kishte aq lehtë me të, ngaqë ishte e fuqishme të mbrohej,
nga punët
e rënda ishte bërë e fuqishme. Kishte mjaft vite, por ishte e
bukur,
dukej e breme nga epshi, por kishte çaste kur për këto veprime,
turpërohej
sa donte të hynte e gjallë në dhé. Vetëm kur i përulej Lakmuesi
e bëhej
skllav i saj, e ajo zot e zojë e plangut të shuar nga meshkujt,
disi
pajtohej t’u nënshtrohej epsheve të tij çmendurake.
Zoga
është personazh tragjik. Ndryshe nga takimet e katit përdhesë,
në dhomën
e burrave dinte të jetë mikpritëse e mirë! Miqve u fliste me
zë të
mbushur e shprehje burrërore. Kuvendonte sipas mënyrës së të
atit, që
herë pas herë edhe thumbonte kundërshtarët e vet. Në dhomën
e epërme
të etërve i ndërronte sjelljet dhe s`përmendte asgjë nga gjërat
Yrjet
Berisha
252
që i
bënte në katin e parë të shtëpisë. Ajo urrente banorët e viseve të
epra që
mbaheshin krenarë e përçmues. Shante fisin e tyre duke harruar
se edhe
vetë ishte e gjakut të malësorëve. Por në anën tjetër ëndërronte
të kishte
një djalë si dajët e vet, shtatlartë e burrëror.
Dashuria
dhe dilema e trashëgimisë e mundojnë Zogën, e cila nuk
qante
fort kokën për turp ajo qe ithtare e madhe e dokeve që vetë ua
vënë
fshesën. Kur kishte mbetur e vetme në trollin e të atit, Rapsodi e
porost të
martohej para se t’i prishej gjaku nga ndalimi i ashpër! Thellë
në
shpirt, Zoga ndjen turp për punën e ndaluar e të pahijshme, e cila
kishte
shkelur doket e lashta, pendohet rëndë se kishte lejuar që burrat
e kishin
marrë nëpër këmbë dhe asaj i dukej se e kishte pësuar vetëm
ajo, mu
si flutura që sillet rreth flakës së zjarrit, që afrohet duke kujtuar
se është
lule fushe. Kur dashuronte e shuante epshin që i mbinte nga
palca e
eshtrave, harronte skenat që sipas dokës ripase për një akt të
tillë
mund të ndëshkohej: me një plumb mbas veshit!
Ajo
kishte edhe një dilemë tjetër; ia ka ëndja të kishte një djalë në
grykë e
të lëvdohej para ripasve, se s’do t’i fikej plangu i vet. Kishte
dëshirë
të flaktë ta këtë me çdo kusht trashëgiminë e fisit, madje, pjellën
e vet
ishte në gjendje ta mbrojë si ulkonjë, pa ia bërë dy fjalë asnjë njeri i
gjallë.
Por ajo harron se vis malor nuk i përkiste një gruaje si Virgjina, e
cila
hiqej si e virgjër që Ripa nuk nënshtrohej para lajkave e dredhive të
saj.
Breznitë e Dheut të Arbrit nuk e harrojnë një grua që dëshironte të
lindte
djalë duke shkelur doke e duke bërë të pabëra me burra të botës!.
Në
romanin “Rrathë” janë dy personazhe që kanë nam të keq, një
grua që
dashurohej nga një zyrtar. Për këtë grua, në roman rrëfen
Drenashi,
i cili duke shkuar “tek përroni me rrajë të kapërthyeme”, që
i tërë
visi e trajtonin si vend të shenjtë ato rrënjë që ndryshe i quanin:
PROZA E
CAMAJT
253
“gjymtyrët
e përbindshëve të botës së miteve”. Nën ato rrënjë, në shtratin
e terur
të përroit, një ditë Drenashi sheh papritmas bashkimin (akti
dashuror)
e një burri e të një gruaje të Ripës së Poshtme. Burri quhej
Kërraba,
ripas i vetëm që kishte një zyrë në shtetin e mëparshëm që
Bardhi me
shokë donin ta përmbysnin. Ai kështu shpërndoron pozitën
e
zyrtarit. Kurse gruaja ishte një fshatare e re, me shumë fëmijë dhe e
ve që si
duket kishte patur nevojë materiale nga ai kodosh i Ripës. Akti
i tillë
për Drenashin qe mëkat i dyfishtë: në njërën anë poshtëronin
gjymtyrët
e përbindshëve të botës mitike, por edhe nëpërkëmbej edhe
morali i
një femreje nga një njeri imoral që ishte njeri publik dhe me
autoritet
në atë trevë.
Kur
Drenashi e sheh këtë skenë, aspak të pëlqyeshme, i jep të drejtë
sistemit
në fuqi që t’i luftojë personat e tillë imoralë e të korruptuar
dhe duke
vepruar kështu sistemi i vëllait të tij të fitojë simpatinë e
malësorëve
që s’binden aq lehtë. Atë akt të tillë e urrente pak më tepër
Drenashi,
sepse i qenë lënduar ndjenjat e besimit që identifikohen tek
gjymtyrët
e përbindshëve të botës së miteve. Kërrabën e kishte pas parë
edhe në
qytetin e Jugut, duke bredhur me disa njerëz të atij qyteti, që
Përgjegjësi
i premtoi të vëllait se ai dhe të tjerët që vijnë nga ai vend i
pret
burgu, sepse qenë përhapur fjalë se; “(…) ka ra një epidemi. Përlymja
e
përhapja asht e mundun pra!”.
Lakmuesi
është prezentuar si personazh një tip i fshehtë, karakteri i
të cilit
është befasues, mendjelehtë, tip narcisoid, burrakoç, i veshur me
rroba
feste, në tesha leshi. Nga sjelljet e nga veshja, ka qëndrim të një
dashnori
a ndonjë lakmuesi, duket naiv dhe nga fjalët me të thjeshta
lëvduese
ndezej e shkrihej i tëri. Parapëlqen që me fjalë përkëledhëse ta
trajtojnë
gratë e bukura ripase. Lakmuesi qe shok i fëmijërisë me ZeshYrjet
Berisha
254
kanin, të
cilët qenë shembër e bashkëpunëtorë të punëve të ndyra.
Zeshkani
zemërohej që ai ia njihte rrebet, por edhe dhëmbët në gojë e
akuzonin,
se ai ishte me vese ujku që shfrytëzon mjegullën për t’i rënë
presë së
tij, ndonjë femër. Opinioni publik kishte bindjen se ishte “sqap
i
patredhur!” por edhe “kopil kopili!”
Shfaqja e
tij para dashnoreve kishte një ritual të përgatitur enkas; sa
herë
shkonte te ato, ai veshej e përgatitej si për dasma, ecte si lepur në
vendtakime
me dashnore. Derën e shtynte me furinë e erës. Me këto
sjellje e
kuptonin dashnoret se u kishte ardhur dashnori i fshehtë. Ai
ishte tip
zemrak, xheloz, tekanjoz, paranoik, e bren urrejtja e brendshme
për
dashnoren, dinte të shfrytëzonte mirë dobësitë, paaftësitë, të metat,
komplekset
e një gruaje si Zoga, dikur u betuar burrë, sipas dokeve të
Ripës. Ai
ashtu si disa burra të tjerë më parë, i ndihmon për t’i kryer
punët e
fushës e të malit në stinën e verës e të vjeshtës. Kështu, sipas një
marrëveshjeje
të fshehtë që kishin bërë ajo e priste në vendin e caktuar,
Lakumuesin
e mundon xhelozia saqë kur i errësonte sytë, donte t’ia
zinte
frymën me duar, ta mbyste në mënyrë monstruoze! Këtë akt do
ta bënte
me kënaqësi, por forca e saj, e trembte, andaj ai heshtte, ngaqë
ajo
s’ishte e pafuqishme si të tjerat!
Në çastet
kur pajtohej me realitetin, atë e pranonte ashtu si ishte dhe
e
mrekullonte e joshte sidomos, kur ai vërente bremjet e saj trupore nga
epshi.
Për t’ia arritur qëllimeve të veta, asaj i përkulej duke i pëshpëritur
me zë
lutes se; ishte skllav i saj, kurse ajo zot e zojë e plangut të vet (të
pameshkuj)!
Vetëm i nënshtrohej durueshëm; ajo më në fund zbutej,
duke i
kaluar bremja e trupit e kaplonte bremja epshore.
Lakmuesi
është arqetip i kodoshëve, të cilin autori e ka gdhendur
bukur. Se
çfarë karakteri ka ai, më mirë e cilëson Baci, i cili thoshte se ai
PROZA E
CAMAJT
255
s’hynte
në punët të papunëve, por mban takime me ndonjë mikeshë në
katund
dhe ia “gjen zogthin andjes!” Kur e vizitonte Zogën në dhomën
e pritjes
ai nderohej si mik i rrallë, pa zënë në gojë çastet epshendezëse
në katin
përdhes ku dashuroheshin. Në këso raste ajo bisedonte në
mënyrë
mospërfillëse, veprimi i tillë atë e vinte në lojë, sepse në këtë
mënyrë e
mohonte dashurinë e tij të zjarrtë. Kështu, në këso çaste ndihej
keq.
Këtij
motivi të dashurisë së abuzueshme Martin Camaj i është rrekur
me
përkushtim të jashtëzakonshëm. Tablot e prozës së tij herë-herë
janë të
vërshuara me dashuri jashtëmartesore që për artin e letërsinë
s’janë
tema tabu. Temë tabu do të ishte të mos zihej në gojë: të mos i
kushtonim
vëmendje, të mos e analizonim këtë fenomen e dukuri të së
kaluarës
së një rendi shoqëror. Dashuria e tillë është krijuar në rrethana
specifke,
s’pyet për kushte e për komoditet, s’di ç‘është turpi, s’përfillën
doke e
ligje, është e mëkatshme, por ka dekor të papërsëritshëm,
është e
bëftë, sfiduese, befasuese. Kjo është dashuria e pacensuruar nga
Martin
Camaj. Kurse sa e pëlqejmë, a s’e përfillim ne, ajo është çështje
shijesh,
çështje filozofie, çështje edukate, çështje shoqërore, çështje
etike.
Figurat
fetare
Disa nga
figurat fetare janë pasqyruar me mjaft karakteristika në
romanin
“Rrathë” . Këto personazhe s’janë të pranishme në prozat tjera
të këtij
autori. Për habi, në novelat e romanet tjera autori nuk e trajton
fare këtë
fenomen të ndjeshëm e me ndikim në shoqëri. S’mund
të themi
arsyen se pse autori veproi kështu! E dimë se Martin Camaj
ka ditur
shumë nga kjo filozofi shoqërore, por ai s’u mor gjërësisht me
Yrjet
Berisha
256
këta
tempuj. Edhe pse dihet se ai nga mosha e hershme ballafaqohet
me ta,
kur edhe u diplomua në kolegjin Ksaverian të Shkodrës, drejtuar
nga
klerikët jezuitë. Meqë është edukuar në këtë formë arsimimi, ai e
ka njohur
hollësisht këtë problematikë. Në ato rrethana kishte jetuar e
edukuar.
I formuar në atë mjedis, mirë e dinte atë jetë e atë veprimtari.
Madje
edhe ka menduar të di edhe shumë çështje intime që vështirë se
janë të
dëgjueshme e të shkruara për publikun. Ai këto çështje delikate
i ka
ditur, por e ka heshtur me mjeshtëri. Disi ka refuzuar t’i trajtojë,
as edhe
figurshëm a në ndonjë motiv e problem tjetër artistik. Është e
vërtetë
se Martin Camaj këtë problematikë e ka njohur edhe përmes
qarqeve
zyrtare, private, kolegiale, sepse gjatë shkollimit ka pasur kolegë
të cilët
kanë shërbyer në vende e tempuj që i shërbenin masës.
Mbase një
pjesë të arsyes se përse nuk iu përkushtua profesionit të
“bariut
të grigjës” mund ta kuptojmë (pjesërisht) nga rrethanat historike-
shoqërore,
ekonomike e sidomos politike. Mirëpo, edhe shumë
probleme
të tjera të shkruara e të pashkruara, për Drenashin a Fetarin
në
romanin “Rrathë”, që lexuesit i mbetet në kujtesë jo aq qartë, si jo
i
vendosur, jobindës, i rebeluar kot, pse jo edhe naiv e i krisur! Por, ai
s’është i
tillë! Ndryshe është zëvendësi i tij. Drenashi në kokë kishte
idenë e
mbështetur në parime religjioze, në legjendën e flijimit, të Murgut,
për t’u
ringjallur besimi.
Veprimet
e Drenashit për pushtetin në fuqi paraqisnin kokëçarje.
Ai ishte
në krye të një sekte në Ripën e Poshtme. Këtë sektë e vë në
veprim
Drenashi i vëllai i Përgjegjësit – Bardhit që atë e quan njeri të
krisur.
Sekta në sytë e Yllit (që bënte pjesë në rrethin e mbrojtjes së
fshehtë
të pushtetit) ishte organizatë pasive, e parrezikshme, ata i quan
një
grumbull katundarësh dritëshkurtër, që ishte dëm të derdhej djersë
PROZA E
CAMAJT
257
për idetë
e tyre, pa fije logjike. Ndërkaq ata, në të kundërtën, derdhnin
gjak për
ta ruajtur atë sektë. Ndryshe nga Ylli, Përgjegjësi urdhëron të
merren
masa të rrepta për zhdukjen e sektës, me të cilën ishte mllefosur
nga ajo
botë në rini. Ai i jep urdhra zhbisë për zhdukjen e të vëllait
e të
farefisit. Këso urdhra kishte dhënë disa herë, sepse mendonte se
sekta e
fisi ishin njollë e zezë, për krahinën, e komunën e sidomos për
të. Ai i
urrente si të ishte sëmundje vdekjeprurëse që hapte varre të reja
vazhdimisht
në kurm.
Problemi
i shtruar më sipër nga autori është skeleti i autopsisë a
shtresa e
përgjithshme e dosjes së pushtetit në fuqi që kishte për
malësorët
që nuk shkëputëshin assesi nga sekta e tyre, edhe pse pushteti
nuk i
shikonte me sy të mirë. Sistemi i Bardhit religjionin e vështron
me
paragjykime, e shikon nga dioptria e njohur ideologjike, për ta zhbirë
nga
mendja e njeriut, mundohen ta minimizojnë praninë e sektës
në
popull. Por për çudi autori nuk përcaktohet qartë, se për çfarë konfesioni
bëhet
fjalë në roman!? (Edhe pse rite flijuese e zbatojnë vetëm
shiitet.)
Kush
është Drenashi? Ai është vëllai i Bardhit në atë vis ishte njeriu
i parë i
pushtetit, që nga urrejtja dëshironte të shihte të vdekur vëllanë.
Përkundër
këtij fakti, Drenashi duke u mbështetur në parime religjioze,
ishte i
gatshëm të pajtohej me vëllain e zemëruar që jeton në qytet.
Madje një
herë shkon në qytet, për këtë qëllim, por nuk kishte arritur
sukses.
Parë nga mosha, nuk i kishte mbushur të dyzetat. Ai brengosej
se nuk qe
shtruar rrafsh të bisedonte haptas me vëllain e madh, i cili
qe
zemëruar me të, sepse në rini nuk e kishte përfillur vullnetin e tij.
Bardhi qe
kujdesur për Drenashin, si të ishte i ati. Ai donte të pajtohej
me të
vëllain, sepse jeta në armiqësi i qe bërë e padurueshme. Për t’u
Yrjet
Berisha
258
pajtuar
me të, ai ishte në gjendje të heqë dorë nga besimi i vjetër. Ai
emërohet
kryetar i bashkësisë fetare, për arsye strategjike nga banorët
s’kërkon
ta nderonin e trajtonin- njeri të zotit. Për çështje fetare s’fliste,
sepse ai
e dinte se veprimtaria religjoze ishte në kundërshtim me sistemin
në fuqi.
Drenashi
në gjimnaz përsërit klasën dhe kthehet në shtëpi, pa
pëlqimin
e Bardhit. Me porosi të kryetarit të sektës, shkon të mësojë në
një
shkollë fetare në Jug të vendit që ishte e vendosur në një kështjellë
të lashtë
dhe përkiste një sekte tjetër, me doktrinë si të Ripës, por me
sjellje e
praktikë fetare më e përparuar. Lëndët e mësimit përqendrohen
në
ushtrime, nxënësit zotëronin kontrollimin e ndjesive e prirjeve
shpirtërore,
duke ndëshkuar trupin, edukonin e aftësonin trupin për t’i
qëndruar
urisë, të ftohtit, të nxehtit e çdo lloj dhimbjeje që e kushtëzon
pranimin
në radhën e fetarëve në mënyrë që më vonë të dërgohej mes
njerëzve.
Këtë
formë shkollimi Drenashi nuk arrin ta kryejë si duhej e si kërkohej
aty.
Mjeshtritë e velerësojnë të paaftë për të kryer këtë mision,
sepse
gjatë edukimit zbatonte disa të meta të sektës së Ripës. Kishte
mungesa
përqendrimi e zotim vullneti, injoron çështjet doktrinore, gabim
kupton
çdo gjë, trillon norma e rregulla sipas mirakëndjes vetjake,
ritualet
i cungon dhe i shndërron, duke iu shtuar sjellje të papara e të
padëgjuara,
për atë shkollë të kështjellës së lashtë në Jug të vendit.
Megjithë
vërejtjet që i bëjnë mjeshtritë, ai merr dëftesën e absolvimit
të
shkollës, vetëm për të mos i prishur marrëdhëniet me sektën e
fshehtë
në Ripën e Poshtme. Kjo ngjarje ndodh në kohën kur hyn në
fuqi
sistemi shtetëror i Bardhit me shokë. Nga kjo kohë ky pushtet, personat
që vinin
nga qyteti i Jugut i kontrollonin dhe i burgosnin, ashtu
PROZA E
CAMAJT
259
sikundër
që e burgosën dhe e dënuan një vit, për një vepër të tillë, edhe
Drenashin,
por burgu nuk i bën përshtypje. Drenashi si njeri i pashekull,
që kishte
mbaruar shkollën mistike, me programe të vjetra të kohës
mesjetare
s’honepste rrezikun, vuajtjet, varfërinë dhe nëpërkëmbjen e
njerëzve
të veshur me rrobe pushteti që i rrinin mbi kokë! Pas vuajtjes
së
ndëshkimit, anëtarët e doktrinës së tij, të frikësuar e trembur vijnë
te ai dhe
pas kuvendimeve e këshillimeve që bëjnë natën në faltoren e
nëndheshme
e zgjedhin Drenashin, kryetar të bashkësisë së tyre fetare.
Ngjarjet
që ndodhin më vonë e nëpërkëmbin kryetarin e papërvojë.
Ai nuk
mundte të mëvetësohej e të jetojë sipas prirjeve të natyrës së vet.
Sekta
kishte ngatërresa të mëdha. Atë e kishin zgjedhur kryetar, jo pse
ishte më
i ditur se ata, por pse ishte i vëllai i Përgjegjësit, duke shpresuar
se do t’i
ndalojë përndjekjet nga rrathët e sistemit të dirigjuar nga
i vëllai,
që besonin se edhe Bardhi i përkiste sektës së të parëve që e
kishin
themeluar e mbajtur gjallë në shtëpitë e tyre besimin “si thesar!”.
Drenashi
kishte një Këshilltar më të vjetër, më të rrahur në punë
shekulli.
Por kur qe zgjedhur kryetar i sektës në Ripë, pati edhe zëra që
i thanë:
“(…) rriji larg tand vëlla se kështu e damton meqenëse ai asht
vetje
politike”. Drenashi vishej keq, kishte këpucë të vjetra e të pangjyrë,
kishte
një xhaketë e tirq zhguni të zi, si çdo malësor i Ripës. Në çaste
dobësie
ai ishte i mendimit të mohojë besimin, para besimtarëve të
Ripës,
për t’u takuar e pajtuar me vëllain.
Besimtarëve
s’iu interesonte bredhja e tij, përpos nëse ai do t’i shkelte
rregullat
e besimit siç ishin; shkuarja pas grave. Ithtarët e tij qëllimisht
nuk e
shfaqnin besimin para tij, sepse kështu e kërkonte puna e urtia
të
veprohej kundrull sistemit. Ai kishte momente që krenohej me vëllain,
madje
këtë e bënte edhe para shokëve të sektës. Zëvendësi i tij e
Yrjet
Berisha
260
qortonte
se vëllai i tij qe armik i besimit të tyre e i çdo hyjnie tjetër, që
sipas tij
ishte edhe kundër gjakut të një shenjtori.
Gjaku i
Drenashit ishte “i shenjtë”, por ai ishte mëkatar sipas
Zëvendësit,
që derdhte gjak kot për të shpërlarë fajet e veta, të vëllait e
të
tjerëve! Kështu duke dashur vëllain, Drenashi mohonte veten e besimin
e të
parëve dhe kjo ishte vetëvrajse për të. Por Drenashi këtë e bën,
sepse
kishte pikëmbështetje në njërin nga parimet themelore të besimit;
zemërgjerësia,
dashuria ndaj të afërmëve duhej të ishte në nivel. Ai
e urren
zëvendësin dhe nuk e fshihtte këtë dobësi, qe mësuar të jetojë
me
urrejtje që shkallëzohej nga faji, tundimi, pranimi i fajit në shpirt
që ishte
i gatshëm të shkojë sërish në burg e në vargoj të disiplinës.
Mbështetur
nga kjo urrejtje mendon një herë t’i thotë Zeshkanit: “(…)
hiç-ma
zëvendësin tim”, por më vonë tërhiqet nga ky mendim.
Një kohë
të gjatë atë e mundon dilema e mohimit të besimit të të
parëve,
sidomos kur vëren se i vëllai e urrente. Por edhe urrejtja për
të kryer
vrasje s’qe e pa vuajtshme për të. Ai mbante të fshehtë një formulë
të një
magjistareje të vjetër, se gjoja shërbente kundër dhimbjes
së kokës
që ajo i kishte treguar vetëm atij dhe jo dikujt tjetër, por formulën
nuk e
kishte përdorur kurrë. Përgjegjës ndjehej fajtor, pse nuk
i kishte
qëruar punët më herët me Drenashin. Sistemi kishte frikë të
vazhdueshme
nga kjo sektë e besimtarët e saj që herëdo-kurdo, do
t’iu
bënin qëndresë. Ai më vonë, sipas një rituali të vjetër në pjesët e
ndryshme
të trupit theret me gjilpëra, thikëza, heshta. Derisa besimtarët
e tjerë
vallëzojnë sipas ritmit të tyre në labirint të nëndheshëm, ai
vdes i
mbytur në gjak e i mbuluar me gjethe lisi.
Zëvendësi
a Këshilltari është personazh tjetër religjioz, që në këtë
roman u
përket atyre personazheve që me mish e me shpirt jepen pas
PROZA E
CAMAJT
261
religjionit.
Ai, për dallim nga Drenashi, është plak i vjetër, shumë më
i
vëmendshëm. Besimtarët qëllimisht ia kishin vënë pranë Drenashit,
sepse ai
ishte rrahur në punë shekulli. Ç’është e vërteta, ai s’dinte shkrim
e këndim,
por ishte një malësor i zgjuar që ishte në gjendje të shiste
vezë në
treg pa shtresën e kuqe; në çaste të caktuara ishte i aftë të hidhte
gurin e
të fshehte dorën, të çonte në krua dhe të kthente pa pi ujë. Ai
s’kapej
as për kokë as për bisht, ashtu si nuk kapet njala.
Këshilltari
e urrente Bardhin për vdekje, vetëm pse ishte armik i
besimit
të sektës së fshehtë, ai duket se ishte kundër çdo hyjnie e gjakut
të
shenjtorit, mohonte të parët e vet. Kështu grindjet e mosdurimi për
Bardhin
ndikoi që atë ta kapë hullia e urrejtjes, që më vonë u bart edhe
mes
parisë së sektës. Zëvendësi gëzonte simpatinë e besimtarëve ripas,
edhe pse
është plak i moshuar e i lodhur, edhe në pleqëri ka dobësi
gratë e
bukura ripase. Ndërkaq nuset e vajzat te ai shihnin njeriun e
zgjedhur
e të besuar për t’i mbrojtur nga gërgamjet e lakmuesit e Ripës
së Mesme
e të Epërme!
Me lutjet
që i bënte në faltore, i shante armiqtë e sektës, s’pushonin
edhe
mallkimet për t’u çnjerëzuar, të dynden nga dheu, të mbyten
dhe të
mos kenë vend në diell, tokë, qiell etj. Në ditën e flijimit të
sektës,
besimtarët tok me zëvendësin largohen nga labirinti i nëndheshëm,
duke e
lënë të flijuar Drenashin, ashtu siç rrëfenin legjendat,
se:
kryetari (Drenashi) gjakonte të zihet nga pushteti e të torturohet,
ashtu si
i kishte ndodhur themeluesit të parë (Murgut) që pas shumë
torturave
munduese mbytet në lumë a burg.
Andaj, jo
rastësisht flijohet Drenashi. Ai e dinte këtë legjendë të
fshehtë.
Pastaj ai ishte kryetari i dytë, por edhe shtylla e dytë që duhej
flijuar
dhe kështu do t’i hedheshin themelet e besimit që deri atëherë,
Yrjet
Berisha
262
mbahej
sektë e fshehtë. Kështu, pas kësaj dite të shenjtëruar e flijuese,
besimtarët
e mbetur prapa do të duhej të ndërtojnë një tempull besimi
e jo të
ushtrojnë lutjet në një faltore të fshehtë. Megjithë veprimtarinë e
bujshme,
besimtarët flijimin e presin me gjakftohtësi dhe s’shqetëshen
fare. Ata
besonin në mrekullitë e legjendës. Kryetarin nuk e vlerësonin
gjithaq,
vetëm pse Zëvenëdsi, kështu i cyste të veprojnë, por edhe pse ai
ishte i
vëllai i Bardhit që në atë vis e urrenin shumë. Por në anën tjetër,
këtë
veprim ata e bëjnë për ta provokuar sistemin në fuqi, i cili prore i
kishte
shikuar me sy të keq.
Murgu
është një personazh arqetip në këtë roman. Sipas legjendës
që e
dinin riapsit në Ripën e Poshtme, kishte sjellë besimin e posaçëm.
Ripasit
rrëfenin se ai para shumë shekujsh kishte arritur në katund si
i
përndjekur dhe kërkohej me gjak e ne lak nga pushtuesi e kryezoti i
atyre
viseve. Kështu pas shumë mundimeve të mëdha mbërrin aty dhe
duket se
përkohësisht i shpëton dorës së egër të kryezotit. Nga natyra,
ishte
njeri mjaft i ngrysur.
Ripasit
filimisht s’deshën ta përqafojnë doktrinën e Murgut, por kur
dy
vëllezër bujarë e ndalin atë të jetojë aty, derisa të ndërpritej ndjekja
e rreziku
nga kryezoti të mos rrezikohej e dëmtohej para syve të
tyre.
Andaj në verë, murgun e fshihnin nëpër mullarë kashtash, zgavra
lumi,
kurse në dimër e fshihnin nëpër katoje ku ruheshin gështenjat,
qepët
etj. Dikur Murgu i përndjekur zihet nga ushtarët e kryezotit dhe
e
tërheqin rrugës rrëshqanë bri lumit dhe rojat e hedhin në ujë. Një i
liruar
nga burgu i asaj kohe kishte dëshmuar se murgu i Ripës vdes pas
disa
vitesh i torturuar me vargoj hekuri, i ngjitur për mure të lagështa
vdes në
katojet e kështjellës së kryezotit.
PROZA E
CAMAJT
263
Sipas
legjendës, fara e besimit, e mbjellë nga Murgu, kishte elemente
fetare të
Lindjes e të Perëndimit, që një ditë do të dalë në fushë, të
predikohej
lirisht dhe besimtarët do të ndërtojnë tempuj në hapësirën
e dukshme
dhe kjo do të ndodhte menjëherë, pas ditës kur njëri nga
kryetarët
do të kapet e ndiqet, ashtu si i kishte ndodhur themeluesit
të parë
rreth lumit ose të vdesë në burgun e thellë. Kështu, sipas kësaj
legjende,
flijimi i dy shtyllave themeluese do të nxjerrë në dritë besimin
e tyre.
Murgu qe shtylla e parë, kurse Drenashi, pas sa e sa vitesh
qe
kryetari i dytë, dhe shtylla e dytë, detyrimisht do të duhej t’i vënte
themelet
e besimit në një faltore të sektës që e quajnë çerdhe e fshehtë.
Megjithatë,
me këto tri personazhe të paraqitura në romanin
“Rrathë”
shkrimtari ka arritur të pasqyrojë në dromca jetën e klerikëve
të
ndryshëm, që ushtrojnë predikimet nën shtytjet e dhunës, ndjekjet,
kërcënimet
e vazhdueshme, një realitet absurd; feja s’lejohej të ushtrohej
shlirë,
klerikët e besimtarët ndiqen, burgosen, injorohen. Problem
në vete
është aparati shtetëror në fuqi që nxiste intriga të rrezikshme;
prishte
varreza dhe trumbetonin se, ato i kanë prishur ithtarët e një
besimi
tjetër! Pastaj, po ky sistem instrumentalizoi e detyroi njerëz të
varur nga
ata ose të kompromituar në popull që të përdhosin vendet e
shenjta
reilgjioze, duke poshtëruar vendet e tilla për ushtrimin e skenave
imorale!
Të gjitha
këto kurthe e shantazhe i dinte Drenashi, por ai në fund
del pak
më i zgjuar se sa duket në fillim të romanit. Andaj, për t’u kuptuar
më mirë
se kush qe kryetari i besimit të fshehtë këtë më mirë e
thotë Baci:
“Kryetari i soçëm asht shumë i njoftun dhe më vjen shumë
keq që
nuk më shkojnë fjalët me të.”
Yrjet
Berisha
264
Kreshnikët
Që të
flasim për këta heronj, s’ka se si të mos bëjmë një shëti në
shkencën
e historisë dhe të dokeve tona, pa lënë anash edhe botën fantastike
shkencore-magjike
që na e merr mendja se s’është e kohës së re
ashtu si
mendohet.
Tipologjinë
e prozës fantastike shkencore ose science fictian / SF, si
e quan
teoriku D. Savin, nga Universiteti i McGill, në ShBA, rrënjët e
SF, i
sheh në legjendat gojore, por edhe në tekstet e Lukianit, Platonit,
Apuleut,
Morus, Swiftit, Cyronoit, Verneit, Wellsit që sollën zhanrin e
sotëm të
SF. 70
Ç’është e
vërteta, kreshnikët janë heronj të mitologjisë së hershme
ilire-shqiptare,
si të tillë i gjejmë në eposin e Shqipërisë së Veriut.
Në
letërsinë tonë këta heronj i hasim edhe te epi kreshnik “Lahuta e
Malcis” e
Gjergj Fishtës. Kështu, Oso Kuka është një nga atë heronj të
tipologjisë
kreshnike. Pa harruar Mujin e Halilin nga cikli i këngëve
kreshnike
shqiptare.
Rreth
heroit fantastik-shekncor D. Savin shkruan: “ Në SF, është risi
ose
locus-i i ri ose agensi (figura) me forcë të re e transferuar nga locus-
i i
vjetër, ose përzierja e të dyjave së bashku. Bashkimi me forcën
aktive
(të protagonistit) dhe pengesat me të cilat duhet të pushtohet
(locus-i)
kështu edhe tregohet homogjiniteti i rrëfimit.”71
Parë nga
tipologjia e ndarjes së heronjve sipas Aristotelit, këta heronj
i
përkasin tragjedisë, që janë më të mirë se ne.72 Ndërkaq, vështruar
70 Grup
autorësh: “Historia e letërsisë botërore” 2, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë
1985,
faqe 289.
71 Darko
Savin: “Knjizhevna smotra”, (revistë për letërsi botërore), Viti i XIV, Zagreb
(Kroaci),
1982, faqe 3.
72
Aristoteli: “Poetika”, botoi ”Rilindja”, Prishtinë 1985.
PROZA E
CAMAJT
265
sipas
tipologjisë së heronjve Northrop Fraj i ndanë në pikëpamje diokronike,
personazhet
e Martin Camajt, në bazë të aspektit të kohës,
vendin e
kanë në tipin e dytë.
Proza e
Martin Camajt ka disa personazhe që identifikohen me ata
heronj me
tiparet e kreshnikëve a dragonjve, zanave a orëve, të lumeve
etj.
Fillimisht në novelën e gjatë “Pishtarët e natës” janë të pranishme
disa
personazhe të veçanta: Zanat, Orët por edhe Dragoi, si arqetipe të
mitologjisë
së lashtë shqiptare. Karakteristikë kryesore e kësaj novele
është se
ky tip i personazheve “lindin” falë fjalëve, psikologjisë dhe logjikës
tipike të
thashethemeve, por edhe trillimeve të malësorëve, të atij
visi që
dyshojnë në vetitë dhe cilësitë e Nikës e të nuses së tij. Ç’është e
vërteta,
breznitë e hershme të fisit të Nikës që jeton në Fundinë, atë tokë e kishin pas
mallkuar
e paragjykuar se ishte tokë rrabe, se s’jepte fryta, dhe mbi të gjitha ishte
“dhe
i shituem
rrëfeje dhe i zanun prej shpirtnësh të gjinisë femnore, nga Orë e Zana”.73
Këtë
bagazh kompleksi e bartnin a e posedonin edhe bijtë e Nikës që pas punëve të
ndryshme
pritonin të flinin aty, duke u arsyetuar në mënyra të ndryshme vetëm aty
të mos
buajnë. Kështu që edhe këta, derisa e bënin atë rrugë nga Fundina në vërri, për
të parë
më mirë, ndeznin një pishtar.
Nika pasi
largohet nga shtëpia dhe arrin sukses në punët bujqësore
në
Fundinë, do të nderohet nga nusja dhe mbetet zot i ernave, zot i bijve,
që
papritmas mund të zbriste nga ai vend, në shtëpi të vet, në vërri,
si kokërr
e rrëfesë. Dhe jo vetëm kaq, por ai ishte edhe frymë e shndërruar
në
shtërngatë, zot i plangut etj. Lena këtë arsyetim e bën para
bijve të
vet, për të vënë nderin e bashkëshortit në vend, që gojëkëqijtë
i
helmonin, me lloj-lloj shpifje e intriga, veçse për t’i armiqësuar ata
me të
atin e tyre që ishte bujk i vyeshëm. Trillimet për banimin e Nikës
73 M.
Camaj: “Pishtarët e natës”, botoi ShB “Gj. Buzuku”, Prishtinë 1991, faqe 20.
Yrjet
Berisha
266
në
Fundinë ishin të llojllojshme. Rreth mënyrës së jetës së tij kishin
përhapur
shumë fjalë, se në kohën e muzgut dikujt i bie në sy duke
bredhur
disa hije burrash e grash të veshur ndryshe nga vendësit e atij
visi.
Pastaj, po sipas këtij burimi të intrigave, gjoja te Nika shpesh vinte
një grua
e veshur me mëndafsh që parë nga mënyra e të ecurit, këpucët
e saj i
nxirrnin shkëndija zjarri në rrugë! Dhe për befasi, sipas tyre: e
tërë kjo
ndodhi ndodhte në atë çast kur nusja e tij Lena ishte në shtëpi
duke i
bërë punët e shtëpisë.
Dhe
kështu fjalët e tilla morën hije legjendash; gjoja Niku ka rrëmbyer
atë grua
të fshehtë dhe “(…) në të ai shuente rreshkun e tërbuem
që paska
për femna të hueja.” Madje thuhej se ai fillimisht gruan e huaj
e mban në
një shpellë dhe që mos t’i ikte, e kishte lidhur me hekura
qeni, por
më vonë gruaja e huaj zbutet dhe e vizitonte kur dëshiron ai.
Po sipas
këtyre fjalëve, ajo vinte te ai “ (…) si dhi e mësueme me krypë”.
Por, për
t’i ikur realitetit konkret trilluesit pohojnë për “dukje femne”,
dhe për
të mos dyshuar dhe për t’u bërë edhe më bindës rrëfimet e tyre,
shtojnë:
“(…) ajo nuk ashtë grue me mish e gjak si këto tonat, por Zanë
mali!”74
Kështu Nika, sipas tyre, bie në dorë të ndonjë zane.
Mirëpo,
me kaq, këto çështje delikate s’marrin fund. Pikërisht në
këtë rast
edhe vihen në lëvizje personazhet me elemente fantastike, që
kanë
jehonë groteske, pastaj duken ngapak naivë, por në anën tjetër
jepet një
version edhe më i ndërlikuar se atij Zana ia ka nxjerrë palcën e
kurrizit
në shpinë me një gjilpër të hollë dhe se gjoja atë palcë njerëzore
ia ka
zëvendësuar me një lëng të ëmbël të një bime të bjeshkëve. Pas
kësaj
rrëfejze me tone fantastike-magjike, ka edhe opinione të kundërta
me të, se
s’duhet “(…) zhbirue shortet e Shtojzavallet në malet e tyne,
74 Vepra
e cituar, faqe 20.
PROZA E
CAMAJT
267
sepse
kështu hynin në faj të tyne!”75 Besimi e nderimi më i madh për ta
ishte kur
përmenden këto dhe bënin lutje: “(…) ruej gjuhë krye!”
Disa zëra
të tjerë pohojnë se Nika i gjatë e i fuqishëm kishte punë
me Zana
mali, sepse edhe ata të Lumet, sipas tyre, kërkonin burrë të
mirë, të
pafjalë, të vetmuar, siç ishte ai në Gurrë. Dhe derisa këto probleme
rraheshin,
në mjedise malësore mbizotëron besimi se ato (Zanat,
shën.
ynë) janë në kurorën e bjeshkës dhe i shikojnë e i dëgjojnë dhe i
përshëndetin
ironikisht “bafshi ditën e mirë!” Nika logjikshëm pohon
se ato
kishin pushtet mbi çdo gjë dhe ai vetëm të mira ishte i gatshëm
t’iu
bënte. Banorëve të asaj ane (Vila) nga kohët e lashta u kishin rrëfyer
të parët
se qenësitë fuqiplota në Gurra ishin Zana e Orë, që për
të
mrizuar shlirshëm kërkonin treva të vetmuara si Gurra. Vendësit
besonin
se përballë tyre qëndronin shpirtëra bamirës, të hidhur; nëse
dikush
provonte të hynte në pronat e tyre, ato pengonin çdokënd, deri
në
shekullin e kaluar për të ndërtuar shtëpi në Fundinë.
Miti mbi
Nikën, kreshnik zanash, kishte arritur deri te zejtarët
shkodranë
që flisnin pa e parë, ashtu si kishin dëgjuar; e shpallin burrë
gjigant,
i veshur me rroba lëkurash e sukuj zhgunash, që gjoja kur fliste
kishte zë
që e mbushte me shungullimë edhe bjeshkën, se ai paska punë
edhe me
Orë e Zana! Prandaj për këtë çështje zejtarët shkodranë gjakonin
të njihen
me Nikën kreshnik, që kurrë s’kish pas zbritur në rrugët
e gurta
të Shkodrës.
Kur Nika
vdes papritmas dhe në një moshë afërsisht të re, njerëzit
pohojnë
se: “atij zani s’i tretet kurrë!” Vdekja e heroit zgjoi kërshërinë
e shumë
banorëve të njohur e të panjohur të asaj treve që atëbotë ishin
kureshtarë
për ta parë. Në drekën e përmortshme, shkojnë të thirrur e
75 Vepra
e cituar, faqe 21.
Yrjet
Berisha
268
të
pathirrur, shumë të panjohur i ngushëllojnë bijtë e vëllezërit e Nikës,
duke u
paraqitur sipas dokeve të lashta malësore; së pari emrin, pastaj
prejardhjen
fisnore. Varrimi i tij qe organizuar në formë mbertërore.
Nga
bisedat e asaj morte, malësorët thonë se “(…) malet tona kanë
humb nji
burrë që nuk e lind lokja malësore.” Aty ka gjëmë e vaj, sipas
dokeve të
vjetra. Në sosjen e tij, u therën shterpa e ndonjë dem. S’munguan
pa ardhur
edhe shumë gjëmtarë e vajtore.
Një blanë
që e kishte pasur në parzmin e trupit të Nikës (që rastësisht
e shohin
vrojtuesit) interpretohet se ajo i qe krijuar si ndëshkim
nga Roja
e bjeshkës. Banorët e atij visi mendonin se fryma e egërsirave
që ai i
kishte gjuajtur paguhet herëdo-kurdo! Por ekzistonte edhe një
bindje se
gjoja Rojet e bjeshkës mjaft e kishin duruar atë dhe meqë i qe
mbushur
kupa e vrasjeve të shumë dhive të egra e shqerr (pa përjashtuar
orë e
zana të mashturara) dhe mbasi Nika nuk e kishte rrudhur
dorën, në
fund e paska paguar me kokë! Disa flasin, se vdes nga gjaku i
prishur a
nga ndonjë frymor i egër! Thjesht, figura e Nikës kishte marrë
tiparet e
një kreshniku që nga koha kur filloi të jetojë i vetmuar dhe falë
vullnetit
e punës së vazhdueshme edhe krijoi mrekulli në bujqësi me
duart e
veta, andaj edhe emri i tij në atë trevë e në Shkodër lakohej në
shumë
raste. Bazuar në modusin e tipologjisë së ndarjes së heronjve që më parë
e ka bërë
teoriku i letërsisë N. Fraj, ky personazh i Martin Camajt hyn në grupin e
dytë të
heronjve kur, mes tjerash, rreth këtij modusi ai shkruan: “Nëse është superior
(heroi
shën., i ynë) sipas nivelit të njerëzve të tjerë edhe në ambientin e vet, heroi
është
hero tipik i romances; veprimet e të cilit janë të mrekullueshme, por që
identifikohet
si qenie
njerëzore.”76
76
Northrop Fraj: “Anatomia e kritikës”, botoi NB “Rilindja”, Prishtinë 1990, faqe
52.
PROZA E
CAMAJT
269
Ndërkaq,
në romanin “Rrathë” është një personazh që ka tiparet e
kreshnikut
të pathyeshëm, ky është Cubi ose Ilegali etj. Ky është ai që
do t’i
lërë pa gjumë pushtetarët e rrathëve të sistemit çmendurak. Në
atë vis
jetonte si një njeri i panjohur i ardhur nga mërgimi që banorët e
asaj ane
qëllimisht nuk ia përmendin emrin, për ta ruajtur nga rreziku
i
pushtetit të fushës i zotëruar nga Bardhi e klika e tij vrastare! Tërë ajo
trevë,
për Cubin flisnin me nder, gëzim, krenari e hare. E qenmja e tij
në mal,
atyre u krijonte siguri, shpresë, se një ditë do t’iu ndimojë për ta
hequr
qafe sistemin e fushës. Në çastet kur banorët e atij visi flisnin për
të,
fjalët u rridhnin qetë - qetë. Për ardhjen e tij flitej me ngazëllim dhe
pohohej
se: doli si nga toka! Hollësi të tjera për atë nuk jepte askush,
por
gjithkush e dintte se flinte jashtë, ushqehej me gjësende që i binin
në dorë,
natën e kalonte në tbana të barinjve të zbritur në vërri. Nëpër
ara të
Ripës natën dëgjohej se thyente karabusha misri, për dimër. Nuk
bredhtte
nëpër male, sepse njerëzit e sistemit do t’i binin në gjurmë dhe
do ta
gjente më e keqja. Kishte zëra që pohonin, se; “(…)ai o ish trim
me bre
hekur ose fare i cokatun!”
Provokatorët
e sistemit vështirë e kishin t’ia mësonin emrin të arratisurit,
meqë
ripasit heshtnin dhe ishin të devotshëm “ndaj avullisë
së
mistershme në të cilin mbulohej vetja e vetmueme atje nalt në bjeshkë”.
Pikërisht
pë këtë arsye Bardhi i trembet reagimit të ripasve, në sytë
e ripasve
qe shndërruar besimtar për trimëri e vetëmohim e për liri
vetjake,
madje ishte në pozitë për t’u bërë mit, vetëm pse ishte ngritur
kundër
atyre që sundonin fushën.
Emri i
trimit të maleve s’përmendej edhe pse vendësit e kishin në
krye një
emër e një cilësor që ia shënonte vetitë mbinjerëzore të Hijes.
Dashamirët
e tij lidhin besën dhe bindën se “diçka lot ndër male!”. Me
Yrjet
Berisha
270
shfaqjen
e tij, malet e brinjat fitojnë gjallërinë e kohës së dikurshme, banuar
nga kreshnikët
që natën ndiznin zjarre në gryka e shpella. Kështu,
sa herë
që banorët e vështronin tymin e zjarreve, nën dritën e hënës,
ndjeheshin
krenarë, me zot, me përkrahje, me krahë, me shpresë. Kështu
ndjeheshin
edhe kur ngjitej edhe ndonjë fjollë mjegulle e vetmuar në
qiell dhe
banorët e katundeve betoheshin “për atë mjegull!” që mendonin
se ishte
tymi i zjarreve të ndezura nga luftëtarët e lirisë.
Cubi
arrin autoritet në popullatë, si luftëtar kreshnik, që në malet e
Ripës
mbiu si nga dheu, fill pas zhdukjes së atyre të fundit para njëzet
vitesh.
Mu për këtë Përgjegjësi angazhon njerëz që të zbulojnë e shkoqisinin
ndikimin
propagandistik të lidhur me besimin e kthimit të tij,
të
nuhasin qëndrimin e njerëzve në kategori të ndryshme, ndaj atij
fenomeni
shqetësues, për sistemin në fuqi. Detyra e tyre ishte të mos
kundërshtonin
haptas në biseda me ripasit, por të vënin ndërlidhjen
morale
mes masës e kryengritësit.
Kushi
ishte Cubi? Ai pat ngjeshur një armë mazere të gjatë, një
revole
etj. Herë pas here në mal ushqim i çonte fshehtas Sosja që e lajmëronte
duke
vajtuar e ofshamur, për të mos u kuptuar nga të tjerët.
Cubi
ishte njeri i vetëm në bjeshkë, ishte “zot mbi bjeshkë; shpella, kroje
e
përroje!” Pas këtyre pohimeve, Sosja dyshon në fjalët e tij, andaj edhe
e
porosit: “Vëja menden e të mos qaj mbi ty si mbi këtë strajcë të zezë!”.
Këto
fjalë të saja ndikojnë që Cubi të ulte pushkën e ta heqte rrethin
e
fishekëve dhe provon ta dhunojë, por Sosja kundërshton e qanë e
paralajmëron,
se në atë anë mund të shfaqen pampritmas njerëz. Ajo
s’shtrohet
për tokë, në dritën e diellit dhe mbi dheun e shenjtë, ku ishin
themelet
e një tempulli gjysmë të rrënuar. Pas këtij arsyetimi, ai ndërron
vend, pa e
vërejtur fare, se a i shkonte mbrapa, ajo i thotë: “(…)
PROZA E
CAMAJT
271
tu e
mira, një grue në ma të mirën kohë të jetës duhet të flejë me burrë,
përndryshe
ajo gjykohet para syve të botës si ‘lule mos prek’, apo çka asht
ma zi e
‘sëmunë në trup e në mend’ ”. Ndërsa, vasha fatzezë në kulmin
e
zemërimit, të dëshpërimit, të urrejtjes do të pohojë shkoqur: “Nuk të
shtrohem
përdhe!”, por edhe “Rrehesh!”
Pikërisht
në këtë çast kritik edhe e sheh të udhës të ndërhyejë Agoni
dhe pas
këtij rreziku të bëftë e të tragjik-komik, falë gjakftohtësisë, çdo
gjë merr
fund. Zëri i Agonit qe një grusht i fuqishëm për Cubin, por
kur e
vënë në thumb të tytës, e kupton qartë, se kishte rënë në rrezik pa
patur
armë në dorë. Mirëpo, falë gjakftohtësisë e besës së dhënë ai largohet
në mal.
Agoni kot mundohet të mësojë se si quhej e çfarë kërkonte
Cubi që
kishte dalë në mal? Cubin e vrasin në karma, në kohën kur
ripasit
prisnin ardhjen e traktorëve. Lajmi i vrasjes së tij e shqetëson
çdokënd.
Kur mëson për vrasjen e tij Agoni zemërohet dhe betohet se
do ta
zbulojë, se kush e kishte vrarë atë pabesisht. Këtë strategji e kurth
e zbaton
me plot lajka Përgjegjësi me shërbëtorët e tij kriminelë. Ata
e mbysin
Cubin, për të cilin ripasit ishin në gjendje të rrezikojnë edhe
kokën e
tyre, por jo edhe ta tradhtojnë.
Ilegali
është ai që kur takohet me Agonin flet në frymë të figurshme
se: Cubit
arma i bie në dorë, ashtu si gjen ujku mish për të shqyer. Ai
kishte
filozofinë e vet; se ujku s’rrihet, por ai lyp plumb në krye, në të
kundërtën
duhet lënë të shkojë në rrugën e vet. Agoni e kishte provuar
ndjenjën
e rrezikut kur Cubi e shpëton nga ujqit, afër shtëpisë së gurit.
Këtë
takim rasti të Agonit me Cubin, diskursi e shtron para fundit të
romanit,
atëherë, kur bëhet publike vrasja e Cubit “dhe shuemja e farës
së tij”,
që e zbatuan njësitet e vdekjes së asaj kohe të errët e tragjike,
për
banorët e asaj ane. Kështu një heroi kreshnik zhduket në rrethana
Yrjet
Berisha
272
të
pasqaruara. Është ky në përfudim tragjik, kur kreshniku i maleve
zhduket
nga syri i njeriut, por jo edhe nga mendja e legjendat për të.
Pikërisht
për këtë edhe te ripasit sforcohet fuqia mitike e tij, se vetëm
në atë
mënyrë jetojnë e përfundojnë kreshnikët e bijtë e malëve.
Rapsodi,
ashtu sikundër edhe Marash Uci, i Gj. Fishtës që kishte
“muzën” e
tij frymëzuese, edhe Rapsodi a Shalagani është një personazh
që ka
orët e zanat e veta frymëzuese. Ai ka pamjen e njeriut syxixë,
që çdo
gjë e shikon me syrin e vet dhe e peshonte e vlerësonte me
urti.
Baci nga ai kishte mbledhur e shkruar shumë këngë. Ata kishin
miqësi të
hershme e të shpeshtë. Rapsodi a Shalagani ishte njeri i mirë,
i
njerëzishëm, i vetëdijshëm se fjala peshon më tepër se guri. Ai është
mjeshtër
i vërtetë i shprehjeve të bukura e me kuptim. Kur Rapsodi
krahasohet
me banorët e atij visi, me trup ishte më i shkurtër, shëndetlig,
por
kishte peshë normale, dinte të tallej dhe s’kuptohej se kur fliste
me shpoti
për regjimin në fuqi. Ai ishte një rapsod i vërtetë. Pasion të
pashuar
kishte zbulimet teknike, sidomos për gjësende të vogla: çakmakë,
bateri,
transistorë etj. Në shtëpi ishte mikpritës, i njerëzishëm,
kryente
ceremonitë sipas dokeve të lashta, i priste e përcillte miqtë.
Shtëpinë
e kishte ndërtuar në formë kulle me gurë të latuar. Ai në
kështjellë
organizon kremtimin e zbritjes së grigjeve nga bjeshka me
një darkë
solemne e me atmosferë të përshtatshme për të dëgjuar këngë
trimash e
këngë dashurie. Kjo qe metodë e natyrshme e mbledhjeve të
rapsodive
që bënte. Kishte raste kur këngët që i këndonte pasdarke me
ushqime
të mira, në mëngjes s’dinte t’i përsëriste. Mendimet e thella
atij i
binin ndërmend në kohën e territ. Por në mëngjes i zbehen dhe
i humbte
në avull, si vesa para diellit. Andaj vetëm natën Baci nxirrte
nga
nënvetëdija e tij visaret e popullit.
PROZA E
CAMAJT
273
Ai kishte
një vajzë, Sosen që Ripa e pat shpallur të çmendur a të
ndërruar
Orësh. Asaj i tregonte prore përralla, trillime, ëndrra. Kur
gruaja e
tij qe shtatzënë me të bijën, ai shkon për të korrur fier në një
bregore mali,
meqë nuk i kishte lindur djalë, ata nuk ngrisin zë fare.
Vajzën e
pagëzuan me emrin Sose. Kurse gruan e quajnë Ara e Keqe
që mos të
lindte gjatë jetës vajzë. Rapsodit nuk i pëlqente që të shtohej
malësia
me bijat e tij. Akuzon visin se s’kishin bërë asgjë për të. Andaj
përse
t’iu japë vasha atyre që të shtohen si gjethe mali. Ai kishte dëshirë
që t’i
shtohej familja e tij në vijën e gjakut e jo në vijën e tamblit.
Raposdi
betohej se në gjendje mes ëndrrës e zgjëndrrës kishte parë
me sytë e
vet se si Ora ia merr nga djepi të bijën dhe ia ndërron haptas
me një
vajzë tjetër. Kurse Sosja s’ishte e bija e tij. Vashën e vërtetë ia
merr Ora
dhe pas kësaj kohe Rapsodi s’sheh ëndrra. Ai jetonte me ndjenjën
e fajit
se bëri gabim me gruan para vdekjes. Nëna e nëmë, meqë
nuk shkon
ta shohë gruan në grahmet e vdekjes. Por mëkati tjetër ishte
se në
rini kishte qenë gjahtar i dhive të egra që ishin nën mbrojtjen e
Zanave e
Orëve. Rapsodi, si njeri jo i rëndomtë shpik qenësitë e mbinatyrshme,
ngase për
të ishte e domosdoshme të gjente drejtpeshimin
shpirtëror.
Ai s’ishte mistik, por mendimtar që i shpjegon dukuritë
duke u
mbështetur në njohuri dhe lëndë që përodrën në botën e tij,
ishte
njeri fetar, me shpirt poeti. Psikologjinë e mendësinë e secilit e
njihte më
mirë se Fokloristi, që kishte jetuar rreth pesëdhejtë vite me
të.
Rapsodi cilësohej trim i vetmuar i këngëve popullore që në fund
kërkon të
bëjë gara për fitore a humbje!
Ai i
kishte veshët e hollë, dëgjonte çdo fjalë njeriu, të thënë edhe
nga larg.
Baci si askush tjetër më mirë e njihte atë, andaj edhe pohon
se,
Rapsodi di t’ua lexojë fjalët edhe mendimet e të tjerëve që përçoYrjet
Berisha
274
hen nga
njëri njeri në tjetrin! Sipas Bacit, ai kishte aftësi të posaçme që
natyra ua
falte pak njerëzve. Baci mbron tezën e lashtë të ekzistëncës
së
kreshnikut, por edhe atë të telepatisë bashkëkohore, ku si shembull
paraqet
Rapsodin që përflitej se kishte marrëdhënie me Orë e Zana,
ngaqë
vetëm artistët e sidomos poetët mbaheshin njerëz të veçantë!
Rapsodi
në çaste të ndryshme është ironik, alegorik, por edhe cinik,
është i
mençur dhe i nxiste të tjerët që në garë këngësh mos ta përmbanin
a
përkahnin atë, por këngëtarin e ri, nëse duan t’iu shkojë puna
mbarë! Në
këtë klimë sprove, ai ia thotë këngës kreshnike dhe lahutës
nis t’i
bjerë me lartësinë e zërit të vet. Kënga e tij rrjedh si e frymëzuar
nga
zanat, edhe për nga trajta edhe përmbajtja, historia e të cilave ishte
shumë e
hershme, mbase para Homerit. Këngët i këndonte ballëlartë e
me gjuhën
e kreshnikëve të vjetër. Gara e dy këngëtarëve qe dukuri e
rrallë që
kacafytej kënga e re me të vjetrën. Të kënduarit e tillë bëhej
për t’u
dëfryer, por edhe për të mësuar diçka më tepër. Dikur, kur të
rinjtë
ngriten e vallëzojnë pa mbajtur ritmin e valleve të atyre viseve,
Rapsodi
egërsohet, meqë sipas traditës vallëzimet e tilla bëhen vetëm
në dasmë,
ku nusja udhëheq e para! Ndërkaq valltarët, sipas vallëzimit
të
valleve, s’duhej t’i ngrisnin këmbët e tyre nga toka më lart se dy
pëllëmbë.
Por qëllimisht vallëzonin nxitimthi pa u ndezur vallja e pa u
ngrohur
gjaku, zgjasin këmbët deri në krah. Rapsodi dëshironte t’i ruante
ritet, në
shenjë zemërimi pohon: “Dasma dasmë dhe morti mort!”.
Rapsodi
kishte aftësi kreshnikësh, dinte të lexojë të ardhmen e njeriut
në
shporin e qenxhave të vegjël. Në një shpatullë qengji sheh një
dangë,
duke ardhur me unën e zjarrit në dorë për të djegur e pjekur
botën! Ai
sipas Rapsodit dëshironte të shkretërojë gjithçka që i del përpara,
t’i
hakmirret gjithkujt dhe duket se ka një arsye për veprim. Dhe
PROZA E
CAMAJT
275
po doli
fitues mbi armiq, do t’i këndonin këngë popullore, por edhe do
të
shkruhen monografi ose romane. Në fakt kjo është paralajmërimi
i ardhjes
ose ishte prania a përpëlitja e Cubit në malet e Ripës, që
malësorët
thurin fjalë me rrotlla për të. Rapsodi fliste në formë të tërthortë
dhe s’ua
vinte veshin fusharakëve që flisnin për gjëra të parëndësishme.
Rapsodi
ditën zhdukej në mal dhe kur kthehej sillte thupra në krah.
Folklori
e rapsoditë e asaj krahine të lashtë arbërore jetonin në shpirtin
e
Rapsodit dhe të Folkloristit. Ata dy pohonin se këngët kreshnike
qenë në
zhdukje e sipër. Këtë gjini këngësh ata e donin aq shumë,
sa që
pranojnë të varrosen bashkë me to, pas kështjellës, në ndonjë
shpellë
me kreshikët e pavdekshëm qe ishin në gjendje me një dorë t’i
rrokullisnin
shkëmbinjtë, si të mos ishin asgjësend. E shkulnin lisin me
rrënjë.
Po sipas rapsodive të tij një kreshnik i vetëm ishte në gjendje
të ndalte
sulmin e një ushtrie. Heroizëm ishte të jeshe trim i vetëm.
Kreshniku
i hershëm, sa herë zbriste me kalë në fushë, dukej si të ulej
orteku me
mal e lisa në turr. Hija e tij dukej madhështore. Prania e
kreshikëve
në mal ua shtonte shpresat banorëve, ua lumturonte jetën.
Rapsodi
kundërshton të bijën që shkel doket e malësisë kur ajo
s’përdorte
furkën për punët e veta, por gjoja dilte në mal për të vrarë
gjah të
egër me armë zjarri. Po me këtë formë Rapsodi, si i ungji i së
ëmës së
Zogës, e këshillon vashën, që mbetet e vetmuar në trollin e të
atit,
zemërthyer i kujton asaj se me të, përfundon gjaku i burrave të
fortë, të
urtë, grindavecë, trima, zemërkëqij, punëtorë, gjakpirës për
njerëz të
varfër! Në këtë rast Shalagani porosit mbesën se më mirë ishte
të
martohej, sesa të prishte gjakun nga ndalimi i fortë! Prosia e tij ishte
me
rrotlla. Zoga atë e dëgjon me vëmendje dhe e injoron në heshtje
Yrjet
Berisha
276
duke e
mohuar origjinën e plakut smirzi nga Qyteti i humbur: “(…)
s’di gja
tjetër pos të këndojë mbi trimnitë e dashunitë e botës.” Rapsodi
ishte
mëkuar, rritur e edukuar në formë epike, jeton e këndon, sillej
si
kreshnikët e këngëve që me aq pasion ai i këndonte dhe i njihtte si
askush më
mirë në ato anë. Andaj jo rastësisht Baci edhe nuk mbledh
këngë
kreshnike nga ai. Folkloristi atë e çmonte shumë edhe nga fakti
se ai
bënte jetë askete mu si heronjtë e tij.
Dragonjtë
Dragonjtë
sipas mitologjisë ilire shqiptare, lindin me pendla (fletë)
në krahë.
Pendlat e tyre, veç nënës, s’guxon t’ua shohë asnjë njeri. Po
sipas
kësaj mitologjisë sonë ata janë luftëtarë të fuqishëm dhe të pathyeshëm.
Karakteristikë
e tyre ishe që sa herë bie shi dhe vetëtin,
drangoi
bie në tokë dhe fuqia e tij magjike lufton kundër vetëtimës që
është
zjarri i dhëmbëve të kuçedrës. Me këto qenie mitike letërsia jonë
popullore
është mjaft e pasur, mjaft e studiuar. Studiuesit e ndryshëm
kanë
shpjegime të ndryshme. Më këtë problem janë marrë edhe disa
studiues
tanë. 77
Para se
të hyjnë në letërsinë tonë artistike dragonjtë i hasim rëndom
në
folklorin tonë, sidomos në këngët epike. Ndërkaq në letërsi tonë
këta
shfaqen në mënyurë bindëse sidomos në epin “Lahutën…” e Gj.
Fishtës
etj. Tash së voni këta arqetipe a qenie mitike i hasim edhe në
77 Dr.
Eqrem Çabej: “Studime gjuhësore“, Vepra e V., botoi “Rilindja”, Prishtinë
1975.,
faqe 318,
shkruan: “Drangua, (Drangue), figurë e bestytnisë dhe e përallës shqiptare.
Emri i
tij rrjedh prej lat. Draconem “kulshedër”, porse shënon të kundërtën dmth,
luftëtarin
kundër kulshedrës, që në Shqipëri quhet kulshedër, kuqedër dhe parafytyrohet
si një
hidër, një përbindsh shtatëkrerësh. Dragonjtë lindin nga njerëz të rëndomtë,
por me
fletë, dhe u janë të njohur vetëm nënave të tyre, duhet të jenë të papashëm
për
njerëz të tjerë, sepse drangoi vdes patjetër, në qoftë se e sheh tjetërkush.
Natyrisht
fshehtësia
del jo rrallë në shesh.”
PROZA E
CAMAJT
277
veprat e
Martin Camajt, të krijuara në prozë, por edhe në poezi. Dragonjtë
i gjejmë
edhe në disa romane që shfaqen në trajta të ndryshme;
kanë
aftësi magjike që të paarritshmen e bëjnë të arritshme.
Kështu,
në romanin “Rrathë”, Delmari është njëri nga heronjtë që
ka tipare
dragoi. Ai është bari që ka dhuntinë e të kënduarit të këngës
kreshnike,
ka zë “larg-ushtues”, por të njerëzishëm, qe një bërbjek djalë,
kur këndon
zërin e ngre si në formë kushtrimi. Meloditë fillimisht i
këndon
thjesht dy-tri- notashe që i ngjanin cicërrimës së zogut. Këndon
dy-tri
fjalë e mandej pushon dhe e dëgjon për të shijuar jehonën e
tyre. Ai
gjykon me pjekuri. Bisedon pastër sikur të qe i arsimuar. Vishej
si bari,
për nga mosha dukej si të ishte rreth moshës njëzetvjeçare. Ballin
e kishte
të rrudhur nga një djegie e vjetër. Dukej i formuar.
Delmari
në sytë e Bacit është njeri i jashtëzakonshëm, ngaqë s’përfillte
realitetin
e ripasve; kur banorët presnin traktorët ai shikonte
punët e
veta, por edhe ato të Cubit. Ai di të heshten me mjeshtëri.
Vetëm
njerëzit e fuqishëm e të formuar si Delmari, mund të kundërshtojnë
çdokë që
në pamje të parë i ngjanin atij, kurse në parzmë të tij
fshihej
diç si trill, për art me prirje gjeniu. Kurse për të mos i rënë në
sy
cilësitë e tij, para botës, qëllimisht shtirej si njeri i rëndomtë. Por më
vonë duke
parë “ligshtinë, shkretninën e dheut” ai tmerrohej e trishtohej
për
gjendjen e mjerueshme të njerëzve. Shikonte pa iu trembur
syri çdo
fytyrë e çdo send, vëren me vëmendje i thadron në trurin e
vet, për
të mos i harruar derisa të jetë jeta. Ai ka më tepër uri për dije,
sesa për
ushqime. Kishte të folurit shpotitës që shprehej më parë se
çdokush.
Në kuvende burrash të malësisë mbante qëndrim mosinteresues.
Ishte i
vendosur dhe kurrë nuk e humbte durimin. Edhe kur ishte
i uritur,
ai hante duke grimcuar bukën e gjellërat, dhe s’harronte kokën
Yrjet
Berisha
278
në
synimet e tij madhore e intime që e preokupojnë, atë berbjek djalë
që kishte
tiparet e dragoit. Ai është pajambajtës i Cubit, ashtu sikundër
është
edhe Baci, që atë e kishte njohur herët. Delmarin e shqetëson
fakti se:
“(…) burrin e botës në vendin e vet e ka harrue vdekja!.. Ashtu
asht! Me
urti po flet! – pohoi Folkloristi tue dyshue se nën dukjen e Delmarit
mund
fshihej edhe Mordja. – Njeriu në vendin e vet, ndoshta, nuk
vdes
kurrë!” Baci donte ta zbuste Delmarin apo shpirtin e tij: bakeq. Ai
s’dinte
të dëgjonte për mëshirë. Ai jetonte nga shqetësimet e ripasve.
S’çan
kokën për festë traktorësh. Dikur kur mendon më thellë rreth
sjelljeve
të tij, Folkloristi pohon: “Asht drangue, tha me vete tue i ra ballit
shuplakë!
Ka lindë me këmishë e me dy pupula nënsjetull. Drangue!
Si më
paskan ra trutë në qafë ashtu e të mos më kujtohet se ky qenka
drangue”!
Vetëm kur
i kujtohet ky fakt, Baci bëhet dashamirës me të, sepse
si dragua
që ishte, ai nuk bënte kurrfarë të liga. Madje atij i bie ndërmend
se ai
mbase vjen për ta parë Folkloristin që mblidhte lëndë të
çmueshme
për dragonj e kuçedra. Baci e sheh si njeri të posaçëm. Fyelli
i tij i
drurit mbas krahut ishte shenjë e dragoit. Pastaj ai kishte kokrrën
e
rrufesë, me të cilën e çante shkëmbin dhe e shkretonte një botë nëse e
kërkonte
puna. Dragoi i lindur si i tillë, duhej të bartte mjetet e dragoit
e jo
vegla muzikore. Delmari kur sheh Sosen e dhunuar merr pamjen
e flakës,
në duar lëviz diçka të padukshme për sytë e njerëzve të rëndomtë.
Arma e
tij si e dragoit në dorë, s’shihej kur lufton. Kur Delmari
duhej
luftuar merrte qëndrime krenarie, me shpatën e përgjakur në
dorë:
ndërronte vend mbi rrasa guri; dukej i veshur me petka të bardha
të
engjëllit që shëmbëllenin si nëpër legjenda pafajësie ose dënimi.
Por
kishte çaste kur Delmari shndërrohej në dritën e diellit, në kohë të
PROZA E
CAMAJT
279
ndryshme
të ditës. Ndërkaq, të ecurit e vet e bënte i veshur me rroba të
bardha,
nën shkëlqimin e dritës, mbi ujëra e livadhe pa i prekur këmba
mbi
gjësende. Ai është i gatshëm të ndihmojë e të shikojë drejtësinë me
masë.
Delmari është i zgjuar, i mprehtë në bisedë dhe i mirëpritur në
mjedisin
e vet.
Kali i
pashoq në romanin realfantstik “Karpa” është një dragua i
fshehtë,
i cili në shikim e takim të parë duket si qenie mitike. Për këtë
dallesë
të tij, për qenësinë e tij, së pari dyshoi dhe e hetoi Voni, kur
takohet
me të, mbas qafës së malit që ishte në shoqëri me Borën. Ai
ishte një
kalë, një frymor bartës njerëzish, krye vogël picigjatë, këmbët
e
përparme i kishte të holla si të një dhie; këmbët e prapme si të
një qeni
gjuetar të racës së zgjedhur. Qymja e kalit i shndëriste sipas
dritës.
Nëse ishte vezullues, kur zbehej dielli në perëndim, kalonte në
ngjyrë
ari, ndonjherë gështenj kur pushonte ose ecte nën hije. Sytë e
tij
shpërthenin zgjuarësi dhe jepnin sinjale shprehëse ndjesish të syve
njerëzor.
Bora nuk i rri afër kalit dhe skajohej afër Vonit, sepse duke
qëndruar
ashtu ndjehet si të ishte mes dy zjarresh. Me Vonin flet me zë
të ulët,
të mos e dëgjoi kali!
Kali
kishte veshë të lehtë, dëgjonte e nuk dëgjonte. Shikonte në anën
e kundërt
e në largësi, mbase për të mos i përfillur Vonin e Borën që
pas qafës
së malit, ajo quhej Judita. Mirëpo, ajo do të mbetej e tillë,
sikur
takoheshin sërish në agime, por jo në prani të kalit inteligjent që
dukej se
po të hapte gojën do të kishte folur. Në këtë çast fytyra e Borës
kishte
mbresa e ndjenja irinimi të përziera me dhimbje të thellë, mbase
pas kësaj
shfaqeshin shenjat e dashurisë së kryer. Kurse kali dukej kryelartë
e
qafëhollë, ngadhënjyes dhe shquhej për kreni. Kjo gjendje e
tillë qe
e paduruar, për Vonin.
Yrjet
Berisha
280
Voni kur
sheh kalin e pashoq dhe Borën, i zgjohet ndjenja kundërshtuese,
andaj
edhe tallet për gjendjen e tyre absurde, që në jetën e tyre
u përzihet
dikush. Judita acarohet për këtë vërejtje. Ndërkaq, edhe kali
kishte
reagimet e veta origjinale; i kërcente shtati nga ngazëllimi ashtu
sikundër
edhe Juditës. “Shtazë e ndieshme!”, e tall Voni që ta kuptojë
kali. Pas
këtij momenti provokues, Bora shikon me krenari gjogun e
pashoq
dhe me shpejtësi rrufeje i kërcen në shpinë dhe asaj i bie një
hije
madhështore që dukej sikur të mos ishte Bora e dikurshme. E ngritur
lart asaj
i dridhej kurmi i saj, si i kalit të shqetësuar që ngritej në
vrap dhe
këmbët e tij i nxjerrnin shkëndija nëpër gurë zjarri të qafës
së malit.
Nëpër hundë shfrynte frymë shtrëngate; me hidhërim e duke
u larguar
me thundra të përgjakur, por edhe duke shikuar hijen e vet
nëpër
rrasa në anën e sipërme të rrugës. Voni e ndjen se zemra e kalit
në hijen
e vet shihte shembrin, një njeri të huaj që sipas tij, kishte qëllime
rrëmbyese
të ardhur nga fundi i botës. Edhe ndaj kalorses kishte
shqetësim
që i manifestonte duke hedhur shqelma pas thumbimit të
mizave në
vende të ndieshme; si në legjenda popullore, shqelmonte
vetëm në
pjesën e trupit të ndjeshëm. Kali mendonte se hija e vrarë
e shtruar
për dhé e ndiqte atë si mallkim, andaj shpëtonte hapin me
Juditën
për krah, derisa hija i bie në perspektivë dhe zvogëlohej si një
brez i zi
për toke.
Në këtë
çast paraqitet një garë rivaliteti për shembrit që pretendonin
të
rrëmbenin zemrën e Borës. Dhe kështu, në këto faqe romani
ka ironi,
sa edhe fantazi për të nxjerrë në shesh shpirtin e ndjenjat e
trazuara
të frymorit të jashtëzakonshëm në njërën anë, por edhe të
Vonit që
e ndjen se ai s’ishte kalë i rëndomtë, por ishte kundërshtar
i tij në
emocione, në dashuri që se paku kështu kuptohej, kur hetohej
PROZA E
CAMAJT
281
disponimi
i tij në trekëndëshin Juditë-kalë-Von. Kali i pashoq në Katund
s’kthehet
me Juditën. Ajo shqetësohet. Ishte e pikëlluar dhe me sy
të enjtur
nga vaji për të. Ka edhe rroba të shkyeme. Bërtet me histeri
dhe
rrëfen me tension se si i qe rrëzuar kali i pashoq nga shkëmbi dhe
kisthe
thyer qafën; kali që mbahej krenaria e fisit.
Kjo
tragjedi shqetësoi burra e gra në Katund, që në bisedën e atyre
ditëve e
kualifikojnë “Humbja e shekullit”. Këtë shqetësim ka Katallani
edhe
Ajka. Edhe Voni vajton (me ironi) pa u shprehur ngushëllime të
rëndomta
as protokollare askujt. Veprimi i tillë i acaron edhe më tepër
ata. Ai
shtirej se i dhimbej kali, pa ia ditur vlerën as domethënien e
bukurisë,
as mirësinë e syve të tij. Me arrogancën që ka ndaj tij humb
konsideratën
e Juditës. Ai nuk e vajton kalin kryelartë, antipatik, por
qan
popullatën që më vonë e kuptojnë se ai tallej. Për rastin tragjik
të kalit,
Këshilli i Katundit shpall tri ditë zi. Amviset e viseve malore,
vishen me
rrobe të zeza. Por edhe ato, gjatë kësaj “zie” më tepër shtiren.
Legjenda
e kalit të pashoq qarkullonte në tërë katundin, për të lehtësuar
atmosferën
e trishtueshme. Judita tregon vendin e sakët se ku
ishte
rrëzuar kali. Barinjtë e kërkojnë atë nëpër humnera të maleve e
bjeshkës,
por nuk ia zbulojnë gjurmët se ku e kishte thyer qafën kali i
pashoq.
Pas humbjes së kalit, Judita heq rrobet e vajznisë dhe vishet në
të zi,
dhe kështu merr pamjen e një të veje. Veprimi i saj në ndërrimin
rrobave
qe dëshmi e mjaftueshme për Vonin, që të dyshojë se kali
s’ishte i
tillë, por diç më tepër; drangua!
Pas
gjurmimeve të shumta që bënë shmirjakët, rreth eshtrave të frymorit
të
posaçëm, ata nuk zbulojnë asgjë. Më në fund rasti u mbyll, me
shpjegimin
se mishi i kalit qe stërpikur nëpër shkëmbinj ose e kishin
hëngër
korbat e malit. Rreth kësaj tragjedie u trilluan shumë rrethana e
Yrjet
Berisha
282
shkaqe
dhe u bënë analiza mbi psikikën e vajzës së priviligjuar e të llastuar
nga të
gjithë, por edhe nga kali që e kishte bartur flutur në shpinë
nëpër
shkëmbinj, ku edhe rrezikon veten për të dëshmuar se Juditës, i
shërbente
me përkushtim të jashtëzakonshëm. Por në këtë rast duhet
pohuar se
ajo i kishte shtuar kërkesat e saja çdo ditë e më shumë, derisa
frymori i
jashtëzakonshëm flijohet.
Ishte vështirë
të çëmtohej psikologjia e dy të dashuruarve që ndryshonin
nga
natyra, gjë që ky fakt shpiente në shkatërrimin e ndonjërit
prej
tyre. Dhe, natyrisht, frymori i jashtëzakonshëm si personazh
metafizik
që ishte edhe zhduket së pari nga skena, por në shpiritn e
Juditës
mbetet një vrragë e pashlyeshme për të. Ç’ironi therëse vjehrra,
para
Vonit, ka simpati më të madhe për kalin! Kështu edhe kur ata dy
(Judita e
Voni) ecnin nëpër Katund, ecja e tyre bëhej nën hijen e kalit!
Ndërkaq,
barinjtë përhapnin fjalë se hija e frymorit të jashtëzakonshëm
kishte
pas mbetur në bjeshkë dhe sillej andej, pa ndonjë qëllim nëpër
plangje
dhe gjoja merr pjesë në çdo kuvend, sidomos aty ku zhvillonte
bisedime
Judita.
Në
kuadrin e dytë dhe kapitullin e fundit të romanit “Karpa”, kali
i pashoq
përsëri shfaqet në dasmën e Vonit e Borës, i cili në gëzimin
familjar
vjen i ringjallur, por në këtë rast merr trajtën tjetër, ishte mushk
që e
drejton Lejda, një vashë e bukur, që kur vjen në mjedis të dasmës
pohon se
s’është i saj. Dhëndri e vështron me habi shfaqjen e mushkut.
Bora e
acaruar në atë rast merr një thupër dhe i bie dy-tri herë dhe
kështu e
tremb dhe e dërgon malit përpjetë, në një djerrinë. Veprimin
e Borës,
Lejda e gjykon ashpër, dhe ka frikë se nëpër atë vend djerrine
mund të
ketë gjarpinj të helmuar që mund ta mbysin kafshën e saj.
PROZA E
CAMAJT
283
Kështu
mbyllet rrëfimi i jashtëzakonshëm, në mënyrë jo të rëndomtë,
për një
frymor që zgjon ndjenjat sublime, por edhe xhelozinë e
të
rinjve. Për të mohuar të kaluarën e saj Bora, që kishte pasur me kalin
e pashoq,
ajo me mushkun vepron ashpër dhe e kamgjikos, mbase pse
ai dikur
i qe zhdukur paritmas, por edhe më vonë shfaqet në trajtën e
mushkut
që i Juditës i kthehet në kohën më të ndjeshme për t’ia prishur
dasmën.
Mitologjia jonë është e pasur me këso qenie mitike, që ne i
njohim e
nuk i njohim, që janë shkruara e të pashkruara. Ka gjasa që
ato të
mbesin në pluhur të harresës. Adhuruesit e miteve tona besojnë
dhe pohojnë,
se kanë ekzistuar këto mite. Por a janë të kësaj kohe, a
s’janë,
nuk dihet saktësisht. Gjyshet tona i kanë rrëfyer këto, brez pas
brezi.
Mu për
këtë problem, në përfundim të këtij problemi me interes
në
rreshtat e më poshtëm po sjellim sërish thënien e një esteti bashkëkohor,
i cili
mes tjerash shkruan: “Do të bëhej gabim të përmbyllej
mendimi
se me punimet paleopsikotagjike flitet mbi paranjeriun ose
mbi
njerëz parahistorik. Këtu bëhet fjalë mbi njeriun e sotëm. Njeriu
bashkëkohor
ka në shpirt instikte dhe nevojat ose ‘dhuratat e fisit të vet’.
Ai kurrë
nuk do të shlirohet nga tmerret në radhë të parë do të ketë
frikë nga
vdekja, prandaj nuk do të mund të jetojë pa magji dhe mite.”78
Është më
se e vërtetë se këto mite kanë ndikuar në zhvillimin e imagjinatës.
Kanë
ndihmuar në vetëdijësimin e njeriut të mos i nënshtrohet
askujt
dhe kështu janë krijuar heronjtë mitikë dhe veprat artistike.
Kështu,
mu për këtë problem ne për herë të fundit do t’i referohemi
edhe
njëherë atij estetit: “Objekti estetik parahistorik, pra është fetishe
(idole,
adhurim). Ai nuk u krijua nga ata kohë për nevoja të pakup-
78
Vlladisllav Paniq: “Gjurmime psikologjike të krijimtarisë letrare”, botoi
“Nauçna knjiga”,
Beograd
1989, faqe 23.
Yrjet
Berisha
284
timta
estetike, por nga nevoja e njeriut të frikësuar që disi të mbrohet.
Ndërkaq,
njeriu i sotëm, këto objekte i ka degraduar si eksponente
muzeu që
për ne, në vend se t’i respektojmë thellë, ato bëhen përjetim
i
këndshëm estetik. Dhe kështu ishte rruga më e gjatë nga të pushtuarit
e
demoneve, por edhe nga përjetimi i halucinoneve deri te inspirimi që
nënkuptohet
si një proces psikologjik.”79
79 Vepra
e cituar, faqe 27.
PROZA E
CAMAJT
285
V. ABC-ja
e stilit
Çdo
kritik që i ka lexuar veprat në prozë të Martin Camajt, e ka
të
formuar shijen estetike e artistike për abëcënë e stilit të tij në
prozë, që
s’dallon shumë nga stili i tij në gjini të ndryshme, që është
produkt i
edukimit në shtratin dhe traditën e eposit tonë popullor. Në
këtë
traditë autori ka lindur dhe është rritur me jehonën e tingullit e
shqiptimin
e dridhur të rrëfimit, të këngës së lashtë shqiptare, që nuk
ka qenë
edhe aq e lehtë për t’u shmangur nga toni klasik dhe jehona
arkaike e
të shqiptuarit me notën rrëfyese popullore. Herë-herë arti i
tij del
si teksti i një metode të realizimit kritik, fantastik, si edhe me
shqiptim
e stil modern, postmodern në strukturimin e prozës së re,
sipas
përvojës së shkollave të artit europian.
Lidhur me
punën dhe krijmtarinë e tij romanësore të M. Camajt,
këtu më
poshtë do të lexojmë një intervistë: ”Në vjetet ’60, (të shek.
XX,
shënim i ynë) kur nisa të merrem intenzivisht me prozë, rashë
nën
ndikimin e strukturalizmit të aplikuar në linguistë. Në teknikën e
novelës
ose të romanit nuk lot ma rol stofi landa e tregueme në përmasa
rrethues
të ngjarjeve për të lanë pamend lexuesin e djegun për senzacione.
Përkundra
ngjarjet ose tregim i tyne në punësi si mejt për të
shpjegue
relacionet mes botës së mbrendshme e të jashtme. Ndërlidhjet,
relacionet,
që mund të jenë të natyrave të ndryshme gjenikojnë
strukturat
apo rrathët e ndryshëm në roman “Rrathë”. Me fjalë të tjera
Yrjet
Berisha
286
autori i
bishtnon kërkesës së lexuesit që lyp përshkrim ngjarjesh në
sipërfaqe
(action) e jo shpjegim të fenomenit në thellësi. Kjo quhet
shpesh
letërsi e vështirë!”80
Arti i
ligjërimit në prozat e tij i jep krahë të shtrihet dhe të marrë
veçori,
dhe kështu komponimi artistik depërton nëpër rrafshe të nduardurshme.
Mbase do
të ishte e kotë këtu të mos mbështetemi edhe në
mendimin
e një linguisti bashkëkohor si R. Katiçiq, që mbi këtë problem
shkruan
kështu: “...Struktura e përmbajtjes gjuhësore, por edhe
stuktura
e botës së brendshme e veprës letrare nuk janë me struktura të
njëjta,
por mbesin objekte të ndryshme, edhe pse realizohen nga disa
materiale
të njëjta gjuhësore. Duke hulumtuar njërën, nuk do të sqaronim
tjetrën.
Andaj mu për këtë çështje, primare janë ato mendime
mbi bazën
e atyre linguistëve që ishin të privuar të besojnë se përmes
mësimeve
të hollësishëm, ku mundësitë shprehëse të strukturës së
përmbajtjes
gjuhësore mund të shfaqen edhe me elemente të stukturës
së
brendshme që përbëjnë skeletin artistik të veprave letrare.” 81
Ndërkaq,
disi ndryshe nga ky, një stilist e gjuhëtar yni, disa vite
më pas
(Xhevat Lloshi) shkruan: “Për veprat letrare, analiza stilistike
përfshihet
në analizën tërësore, e cila përfundimisht jep një paraqitje
tjetër të
tekstit origjinal, në të cilën dalin të shpjeguara domethëniet e
përmbyllura
në origjinal, struktura që i bart ato dhe puna e bërë nga
autori
për të thënë në një tekst aq shumë gjëra të tjera, madje të thëna
aq bukur,
me forcë shprehëse emocionuese. Ky është një lexim tjetër i
tekstit.”
82
80
Intervistë e autorit, që zhvilloi A. Berisha dhe e botoi në revistën: “Fjala”
(fletore e
veçantë)
nr. 13, korrik 1990, faqe 48.
81
Radosllav Katiçiq: “Jezikoslovni ogledi”, Zagreb 1971, faqe 202.
82 Xhevat
LLoshi: “Stilistika dhe pragmatika”, botoi ShB “Toena”, Tiranë 1999, faqe 19.
PROZA E
CAMAJT
287
Martin
Camajn lexuesi e njeh më 1953, por nga viti 1958, njihet
edhe si
romansier i ekskomunikuar që mu për këtë çështje edhe veprat
e tij
letrare bëhen më të kërkuara për t’u lexuar në Disaporën shqiptare
dhe në
Kosovë. Është e udhës të themi se në kohën kur u prezentua si
prozator,
letërsia jonë ishte me dhimbje të rrufeshme të shtatzënisë, që
më shpesh
detyrohej të dështonte, meqë duhej të shkruhej sipas porosisë
së
censoruesit shtetëror ose ndryshe qe e dënuar të dështonte.
Shkrimtari
krijoi në heshtje dhe s’përfilli aspak klishetë e artit të dirigjiuar
nga lart.
Ai iu referua poetikës së traditës sonë.
Kritiku e
esteti E. Koliqi jep vlerësimin e tij mbi artin e Camajt:
”Djella e
Camaj-t, tue iu shmangë guximtarisht çdo konvencionalizmi
shtinjarak
e tue na vizatue me pendë mjeshtrore bukurit e shembtimet
e një
pjese së gjallë të botës shqiptare, ka me xanë menjiherë nji vend të
shquem në
letërsi t’onë”.83 Parë në këtë konteskt, autori vlerëson punën
e
shkrimtarit të mbështetur në art modern perëndimor, por edhe në
gurrën e
pashtershme autentike të përfshirë në strukturën e veprës, që
krijohet
duke u përpëlitur të ndërtojë e orientojë drejt elementet artistike
e
estetike, pa iu shmangur jetës malësore të Veriut a të Mbi Shkodrës.
Pikërisht
kjo dallesë e rëndësishme për shkrimtarin është më se
e
domosdoshme, për të mbajtur baraspeshën e nismësinë e poetikës
origjinale,
që kështu edhe i vë pikëtakimet kodike më të fuqishme e të
reflektueshme
edhe në shtresa të ndryshme, motive e nivele kompozicionale
të
veprave të mëvonshme.
Në prozën
e Martin Camajt vërehet pasqyrimi i motiveve rurale në
frymë
pastorale, me vrulle idilike. Këto elemente janë strukturim i ar-
83 E.
Koliqi: “Arti i Martin Camaj-t”, botoi “Jeta e re” nr. 1, Prishtinë 1996.
Yrjet
Berisha
288
tit,
shqiptim klasik, romantik, realist kritik, por edhe moderne; krijimtri
popullore.
Shtritja
e këtillë e artit të këtij autori është funksionale e kapshme,
e
vlefshme, e njohur, e dashur, e afërt dhe e kuptueshme me gjuhën e
thjeshtë
e të zhdërvjellët për lexuesit e brezave të ndryshëm. Tekstet letrare
lëndën e
parë e kanë marrë nga tradita jonë, duke mbështetur në
modele të
ndrushme të metodave të letërsisë moderne, kështu që veprat
brumosen
me përmasa estetike, me përsiatje në formë monologu,
të
përshkruara në formën e peisazhit ose të nivelit kompozicional në
formë
idile dhe kështu i rikthehet a rikrijon tekstin letrar neoromantik,
pa u ikur
dromcave rrëfyese që i japin hapësirë artit (montues) postmodernist.
Menjëherë
pas Gjergj Fishtës, Ernest Koliqit, shkrimtari Martin
Camaj
është i veçantë e i rrallë në letërsinë tonë që në opusin e tij letrar
solli
shqiptimin e gjallë e tejet origjinal të së folmes së gjuhës veriore,
që ka
bukuri të veçantë në të shprehurit e fuqishëm me plot nuanca
jetëdhënëse,
zhdërvjelltësi shqiptuese, tingëllimë e jehonë lashtësie e
krenarie
nga rrënjët e hershme ilire. Ka raste kur autori iu shmanget
këtyre
elementeve, por kur e bën këtë, mbështet në burimin e kthjellët,
dhe
kështu shihet se krijimtaria e tij ka patur një sistem konstruktues
të
menduar mirë.
Shkrimtari
në prozë zbaton figurshmërinë e fjalës (që teoria e letërsisë
e njeh si
metonimi), me një ndërtim të fjalisë së veçantë gjuhësore
që marrin
nuanca a finesa të reja stilistike të ngjeshura me variacione që
mund të
hasen vetëm te stilistët e rrallë të letërsisë sonë e asaj botërore.
Suprizë e
veçantë e gjuhës së këtij autori është shkallëzimi gjuhësor,
në
shtratin e të cilit e gjejmë në të folmen lokale që mëton të bëhet
PROZA E
CAMAJT
289
gjuhë e
shkruar letrare; ose edhe gjuha e një visi (provinciale vendlindja
Telum-Temal
të Dukagjinit) që shpie nga gjuha e normuar (e cila
edhe
duhet të pasurohet me këtë variant gjuhësor), nga gjuha arkaike
deri te
ajo e gjallë, që me nuanca të pasur nëndialektore flet Djella,
Curri nga
romani “Djella”, Lena e Nika te novela e gjatë “Pishtarët e
natës”,
Baci e Rapsodi te romani “Rrathë” etj.
Gjuha e
prozës së Martin Camajt fillim e mbarim është variant letrar
i veriut
me variante të gjuhës standarde, por edhe variantin letrar
mbi bazën
e së folmes së arbëreshëve, pa harruar ndikimin nga gjuha e
Buzukut,
me studimin e së cilës autori merr gradë shkencore në Romë.
Thjesht,
në veprat e tij diskursi zbaton gjuhën camjane, që letërsia e
gjuhësia
jonë merr edhe një formë a variant të harruar, por shumë të
pasur e
funksionale.
Kështu,
ngjyrimi i posaçëm gjuhësor camjan sa është shkollë e
hershme
është mjet shprehës me anë të së cilës përmbushen zbrazëtitë
e
shqiptimit të përhershëm me meditim e me funksion latues të diskursit
gjuhësor
që lind si krijim i peshës strukturore, si qenësi e lëvizjeve të
tipit
dramatizues, si identitet mitologjik malësor, si rrënjë e hershme e
antropologjisë
ilire, si ndjenjë e menduar me përmbajtje të shqiptimit
të
rrjedhshëm që kështu përmbush palcën e tekstit romanësor, pastaj
ky
diskurs gjuhësor ka tingujt e lashtë epikë që vetëm teli i lahutës di
t’i
nxjerrë. Ka aty edhe një nivel të veçantë të një natyre psikologjike. I
pëlqyeshëm
është edhe heroi i romanit që është ndërtuar në frymën e
arqetipit
të atyre mitik shqiptar.
Gjuha
camjane e zbatuar në veprat e tij s’është pritur me mirë nga
gjuhëtarët
e kritikët zyrtarë të shtetit. Pikërisht rreth këtij problemi M.
Camaj
shkruan: “E kam thënë botërisht dhe askush s’i ka kundërshtue
Yrjet
Berisha
290
der me
sot, as Tirana, as arbëreshët, nuk kishte me qenë keq të vehet
në jetë
parimi i para ’68, të lehet e lirë varianta gege në sende letrare,
sidomos
në lirikë. Nuk e fsheh se kjo më shkon fort për shtat.”84 Autori
shkroi me
këtë gjuhë, sepse kështu e pat nisur krijimtarinë e tij
që më
vonë e plotësoi me dialekte të tjera. Ç’është e vërteta autori me
këtë
gjuhë edhe qe edukuar e arsimuar në Shkodër. Me këtë timber të
veçantë
të poetit vazhdoi të shkruan e boton. Me këtë gjuhë u bë i njohur
edhe si
shkencëtar (gjuhëtar), nëpër gazeta të diasporës shqiptare,
kësaj
disidencës intelektuale që s’pajtohen me sistemin shoqëror, por
as edhe
me gjuhën e recetave të politizuar. Kështu, krahas metaforës
e
elementeve të tjera letrare, gjuha u bë edhe një beden edhe një ledh
ndarës i
absurdit ideologjik me paradoksin gjuhësor e kulturor.
Gjuha
camjane për një çast zbulon rrënjët e fjalëve origjinale e të
sakta
shqipe. Dhe me këtë kuptim, kjo variantë gjuhësore, hap horizontet
e
ndjenjave e të gjuhës së menduar thellë, gjë që vetëm në këtë
mënyrë
përmbushen kuotat estetike, që kanë patur bazament të fortë
në
sisteme të ndryshme gjuhësore me funksionim e kriteriume të njohura,
ashtu si
edhe është ruajtur nga tradita jonë letrare e gjuhësore.
Ndonjë
notë arti mund (duhet, thonë estetët bashkëkohorë) të devijojë,
mbase për
të provokuar kritikët, por edhe për të kënaqur ndjenjat
dhe
kënaqësitë e krijuesit, përmes së cilës edhe artisti ka dëshirë të
eksperimentojë
me artin
estetikën, filozofinë, lexuesin, kritikën, metodat
letrare,
pse jo edhe me rregullat e normës letrare që autori e ka bërë me
shumë
sukses dhe pa u turbulluar fare, se a do t’i pëlqejë skotës së diktaturës
politike,
kulturore e gjuhësore! Të gjitha këto elemente e këto
sprova
dijesh të ndryshme autori i ngrit, i zbatoi, i realizoi thjesht duke
84 M.
Camaj: “Dy letra”, rev., let., “Jeta e re” nr. 1, Prishtinë 1996, faqe 153.
PROZA E
CAMAJT
291
u
mbështetur në themelet e artit, kulturës, gjuhës dhe kështu duke kryer
shqipshkrmin
e tij origjinal, pa ua vënë veshin rregullave të hartuara
e të
ushtruara me dekrete të ideologjizuara. Gjuha, arti, shkenca,
s’duhet
t’i përfill këto paragrafe që nuk përkojnë me natyrën e parimet
e tyre.
Angazhimi
sjell formën e ndryshme të romaneve që theu akullin
e prozës
eksperimentuese, pa nënçmuar formën neorealiste ose edhe
poetikën
e romanit të përroit të ndërgjegjjes, gjë që në të gjitha këto
mënyra
shkrimi kanë bërë ndërtimimin e tekstit me rregulla e forma
dinamike
që ia hap shtigjet tekstit letar të bëhet model a simbol arti
që ka
narracion shqiptues. Tërë këto sprova poetikash të ndryshme
në artin
camjan s’ndodhin rastësisht. Arti i ligjërimit ka patur njohuri
të thellë
nga shkollat e ndryshme letrare që rrezatojnë në veprat e
ndryshme
të autorit.
Veçanti
tjetër është gjuha e veprave të tij, që ndërtohet ndryshe;
jashtë
normave të njohura të sistemit gramatikor standard dhe kështu
në këto
vepra ndërtoi gjuhën e stilin e veçantë që është ëndërr e çdo
shkrimtari.
Këto rregulla a norma të thurjes gjuhësore i krijoi sipas
shkollës
letrare shkodrane. Sprova a kërkesa e tillë kreative është e nuancuar
me dije
të ndryshme, që veprave letrare t’iu mundësohet një
hapësirë
e re që i jep kolorit gjuhës që sikur bën garën e fundme, të
gatshme,
komunikuese; shtohet pasuria e përbuzur gjuhësore, shtohet
fjalësia
e gjuhës se papërdorur, hap shtigje në segmente të shtrira në
nivele
stereotipizuese që nxjerrin në pah visarët e lashtë.
Në këto
çështje stilistike hetohet se ka edhe ndonjë lëshim a përsëritje
temash,
që autori mbase qëllimshëm e bën, për të sforcuar bindjen,
por edhe
për të realizuar një përvojë ose një periudhë kohore që ringYrjet
Berisha
292
jall dhe
jep elemente të bollshme të strukturës gjuhësore e artistike.
Gjuha e
veprave të Martin Camajt ka shumë fjalësi të rralla për lexuesin
tonë.
Gjatë leximit të këtyre veprave lexuesi do të hasë fjalë të hershme
që i
përgjigjen ambientit dhe hapësirës së një visi karakteristik, që në
shumë
mjedise nuk përdoren as nuk dëgjohen, por në periudha e epoka
të
mëparshme kanë qenë të pranishme.
Në
shqiptimin stilistik shkrimtari përdor thekse në romanin “Djella”,
si p.
sh., kur shkruante emrat: grá, ose foljet: bâ, âshtë, numërorin
një.
Autori përdor dyzanorshin: -ue, p. sh., ; grue, por edhe fjalët e emrat
e rrallë,
si: bulk (bujk), bunim, (burim), por edhe me bashkimin e
dyfajlësisë,
si: bjerraditës. Habit fakti se ka edhe ndonjë sllavizëm, si;
konop
(litar) Vila (zana) etj.
Te novela
“Shkundullima” hasim edhe fjalë arbëreshe, si emri pëllasë
(pallat,
shtëpi), folja: shurbesa (dashuria), këqyrnje (shikone).
Por edhe:
asgjamangu, njëmendësia (e vërteta), emri; kriaturë (fëmijë),
kacinë
(hallke), katundës (katundar). Në romanin e vëllimshëm
“Rrathë”
shkruan emrin: dit (e jo; dit: ë - a), por edhe numrërorin tridhjetë
(sipas
formës së normuar), magu (hua), por edhe foljen asht
(është)
etj. Romani “Karpa” ka disa specifika të dukshme gjuhësore, p.
sh.
paskajorja: për të (si Buzuku), që është shumë e diskutueshme për
gjuhëtarët
tanë dhe ka gjetur hapësirë përdorimi në këtë roman, ashtu
si edhe
formën tjetër të konies së Veriut: me. Po në këtë roman e gjejmë
edhe
variantin e foljes: ashtë etj.
Ka edhe
ndonjë fjalë tjetër, por detyra jonë s’është të bëjmë radhitjen
e tyre,
por vetëm të paraqesim disa nga specifikat kryesore të gjuhës së
autorit
që i kanë shërbyer për të tipizuar shenjat e veta në komponimin
e veprave
letrare. Duke lexuar këto veçanti lexuesi do të kuptojë përPROZA
E CAMAJT
293
katësinë
fisnore, zejtare, arsimore, fusharake, malësore, kreshnike,
gjinitë:
femër, mashkull etj., të gjitha këto të folme e këto botëkuptime
janë
interesante. Kur flet malësori i tij, ai është: i matur, i sjellshëm,
para se
t’i flasë fjalët, i mat dy-tri herë e pastaj i shqipton zëshëm. Bota e
këtyre
personazheve është e vëmendshme. Çmohen fjalët e malësorëve,
fusharakët
s’dinë të flasin. Gjuha e Martin Camajt është ironike, sarkastike,
alegorike,
por më rrallë hetohet toni komik në këto vepra.
Të
rëndësisë së veçantë janë fjalësitë e formuara qysh herët e që ai
i ka
marrë nga goja e popullit i ka futur në përdorim edhe në veprat e
veta. Për
rëndësinë e tyre kanë shkruar shumë pena të shquara, të cilat
mbrojnë
tezën, se: veprat e përkryera bëhen kur farkohet gjuha në art
që në
mënyrë të shtresuar lidhen. Gjuha e këtij shkrimtari do të ketë
ndikim të
madh në epokën e re (XXI). Mbase këtë më mirë e ilustron
një estet
frëng kur thotë: “Ç’është e vërteta, letërsia është e pashoqe dhe
më e
gjërë sesa shihet nga kuptimi i ngushtë i strukturës letrare. Nuk
mund të
ndërpritet llojllojshmëria e prirjeve, që të mos shpiejnë nga
njëra të
tjetra, por edhe të mos shfaqen me numër të madh.”85
Gjuha e
stili i këtij shkrimtari nuk ka ngjashmëri a ndikim të madh
nga
ndonjë autor i veçantë i traditës sonë. Megjithatë, do thënë se në
veprat e
tij ndikim ka lënë E. Koliqi. Sikundër që ky ndikim duket edhe
nga
metoda realiste kritike, moderne, strukturaliste. Do të ishte absurd
i kohës
të refuzohej kjo gjuhë e ky stil nga filologjia e linguistika
jonë,
sepse në këtë mënyrë, s’flaket ky autor e veprat e tij të shumta, por
përbuzet
shkrimi e gjuha e librit të parë shqip, me të cilin edhe ai mori
gradën më
të lartë shkencore.
85 Serzh
Dubrovski: “Përse duhet kritika e re”, botoi “KN Novog Sada”, Novi Sad 1989,
faqe 56.
Yrjet Berisha
294
Martin
Camaj është shkrimtar i rrallë që profesionin e tij të parë e
kishte
gjuhën dhe që është marrë me probleme të ndryshme të gjuhësisë
sonë, të
hershme e te re, të cilën edhe e ka ligjëruar në München.
Pastaj ka
shkruar edhe punime të ndryshme për gjuhën shqipe në tri
të folme:
gegënisht, toskërisht, arbërisht. Të gjitha këto probleme në
studimet
e tij të ndurduershme ai i ka qëmtuar mirë e mirë në shumë
studime
të lexuara (në simpoziume e kongrese shkencore) e të botuara
në gjuhë
revista të ndryshme. Këto probleme ai i ka njohur hollësisht.
S’duhet
harruar, se romani “Karpa”, si tekst letrar është shkruar me tri
të folme,
por megjithatë mbisundon dialekti i konies së Veriu, edhe në
këtë
vepër letrare.
Edhe pak
për stilin
Thurja e
rrëfimit në prozë te Martin Camaj nis me lehtësi, në mënyrë
të
kuptueshme, të thjeshtë, të lehtë, shpesh s’ndalet në përshkrime të
mëdha të
ngjarjeve. Ky parim thelbor është pronë e artit të strukturalistëve
që
shkrimtari e shpjegon në një intervistë. Por në këtë rast, duhet
shtuar se
në këtë formë vepron edhe rrëfyesi ynë popullor, në stilin:
“Ishte
ç’na ishte.”, por edhe “Ishte konë.” Rrëfimi ka materiale të lashta.
Prozat e
tij kanë natyrën dhe brendësinë e kompozicionit të njohur
me ngjyrë
e dallesë të rrëfimit të pasur popullor. Autori në këtë plan ka
gusto të
hollë në paraqitjen e botës së brendshme, por ndodh që kur e
bën këtë
e bën edhe të kundërtën, duke vënë në veprim strumbullarin
e
konflikteve me intenzitet të ulët që shkojnë paralel me të mëdhatë e
që kështu
për një çast nivelizohen ose shkallëzohen dhe marrin formë
univerzale
ngjarjet a problemet kyçe.
PROZA E
CAMAJT
295
Edhe kur
shkruan për ideologjinë, autori e shqipton në mënyrë artistike,
në formë
të zhdervjellët. Kështu vepron edhe kur u qaset problemeve
të
etnikumit. Tërë këtë ai e arrin duke e përdorur gjuhën, të
cilën e
mat dhe e çmat; të mos i del e paformuar.
Romanin
“Djella” autori e ka shkruar në një stil të posaçem (“Ulisi”,
i Xh.
Xhojsit, ka prozë, poezi, dramë), që në nivelin sipërfaqësor ka ide
të ndryra
të trembshme që shqiptohen me një rrëfim të shlirshëm që
buron nga
shpirti i një poeti, që bën pikturimin dhe sprovon korpusin86
e hidhur
të matematikës gjuhësore e jetësore të mbërthyer brenda
ligjeve
të ngurta të fizikës e të biologjisë që e ka të ndaluar eksperimentimin
me
ndjenja njerëzish.
Martin
Camaj, edhe brenda një teksti të një proze është i prirur të
ndërrojë
mënyrën e rrëfimit, kështu ndodh edhe në romanin “Djella”.
Këtë çështje
e hasim edhe në romanet “Rrathë”, “Karpa” etj. Kështu në
romanin
“Djella”, narracioni nis me veten e tretë; ai, dhe më vonë kalon
në veten
e parë: unë. Diskursi kështu vepron edhe në romanin “Rrathë”,
gjë që
për ta ilustruar këtë më mirë, ne, po paraqesim një model të
shkurtë:
“Treguesi po e ndërpren rrëfimin mbi Zogën dhe po e len në
dritën e
një mëngjesi të ri përballë Ripës…”87
Ja
ç’eksperiment është në gjendje ta bëjë autori, që ishte nxënës
besnik i
poetikës strukturaliste dhe i shkollës letrare shkodrane, që nuk
i
largohet formës së rregullt të traditës epike, duke iu rrekur një bote
provokuese
episodike dhe në planin e përgjithshëm. Brenda këtyre teksteve
reflekton
një kompozicion i shkathtë e i paprovuar më parë. Poetika
e tillë
sikur ua mbyll shtigjet zërave të kritikës mohuese, por edhe
është
sprovë për çdo studiues jo tendencioz, i cili problemet letrare
86 Korpus
= syzhe = kompozicion.
87 Martin
Camaj: “Rrathë”, roman, botim privat i autorit, Mynih 1978, faqe 223.
Yrjet
Berisha
296
duhet t’i
inertpretojë sipas parimeve të teorive e metodave të ndryshme
kritike,
që duan të mirren në mënyrë kreative me artin e veprave të
këtij
autori.
Shkrimtari
bën pak përshkrime, ai më fort rrëmon në shpirtin e
brendshëm
të botës dalluese (karakteristike) të personazheve; sikundër
veprojnë,
shkrimtarët modernë të rrjedhës së përroit a të ndërgjegjes.
Po bëmë
një vështrim të drerjtpërdrejtë në formën alkimiste të artit të
tij, do
të vërejmë koloritin e shtresave të ndryshme që janë të dukshme
e të
padukshme. Kundruar në kuptimin shoqëror, do vërehen notat
përshkruese,
do të zbulohen mendësi të llojllojshme që gjëllojnë në
mjedise
malësorësh, edhe pse as pa një rrabe tokë, por edhe nëse e
kishin,
s’jipte rendimente të mjaftueshme për ta. Katundësit jetojnë në
disa
shtëpi të vogla me shumë anëtarë të familjes që rëndom ishin të
varfër.
Gjendje më të mirë s’kishin as qytetarët që banonin në dhoma
të
huazuara.
Parë në
kuptimin mendor-psikologjik, personazhet e tij janë të fuqishme,
opozitarë
të diktaturës, por edhe të çfarëdo sistemi që vinte nga
fusha,
qoftë i huaj a yni! Në një pikë kritike qenë vënë intelektualët, të
pasurit,
të diturit, që ndiqeshin dhe qenë bërë objekt i trysnive, izolohen
vetëm pse
janë antipartiakë dhe pse s’bëhen shërbetorë të tyre,
s’mund të
jetojnë e punojnë si duan, përherë me sy të ashpër ndëshkues
i
vështronte vëllai i madh orvelian!
Çështja
historike, në këto romane qëmtohet duke u bazuar nga
njëmendësia
dhe përmasa e konkrete se: qe mëkat lufta që të parët tanë
bënë për
të tjerët. Këtë problem letërsia jonë e ka të theksuar edhe te
Marash
Uci, i poemës sonë madhore: “Lahuta e Malcis”, e Gj. Fishta,
që shkon
të luftojë në Arabi. Ndërkaq, personazhet klounë të mëvPROZA
E CAMAJT
297
onshëm që
mbronin sistemin në fuqi, bënin luftë qytetare. Si duket
të parët
tanë kanë patur për detyrë të ruajnë gjallë familjet e tyre dhe
duke
mbrojtur atë kanë ruajtur identitetin kombëtar. Në shumë faqe
të këtyre
teksteve letrare autori trajton çështje nga mitologjia, antropologjia,
folklori
shqiptar, etj., ka këtu edhe: bestytni, burrëri, menquri
që
aty-këtu i kemi ilustruar e interpretuar.
Shumë
proza të këtij autori janë shkruar duke u mbështetur në elemente
autobiografike
dhe këto shtresa arti kuptohen, kur kemi parasysh
profesionet
e personazheve të ndryshme që janë gdhendur bukur.
Këto
personazhe duken të jenë pasive, por parë nga gjakftohtësia e
mençuria
e tyre, ata janë në gjendje që urës t’ia hanë rërën edhe atëherë
kur nuk
pritet, ta përmbysin e t’ia humbin gjurmët në valët e rrëmbyeshme
e të
turbullta, sikur të mos kishin qenë kurrë.
Përshkrimi
i heronjve nga mitologjia ilire-shqiptare është një punë e
vlefshme.
Heronjtë e këtyre romaneve e novelave dalin ekzemplarë në
vete.
Kështu kreshnikët, dragonjtë, zanat, të lumët, etj., janë pjesë dominuese
por edhe
më të ndritura të teksteve letrare në prozat e Camajt.
Shalgani
është arqetip i kreshnikut. Sosja është arqetipe e zanës, për të
cilën
thuhej se kishte filluar të mirrte frymë falë ndihmës së Të Lumeve
, por
edhe jetonte e punonte sikurse ato. Kurse bukuria e saj ishte e
jashtëzakonshme,
andaj edhe ajo u bë viktimë e sulmeve të meshkujve.
Vetëm kur
lind, ajo shndërrohet grua e rëndomtë dhe i ati i fëmijës së
saj nuk
zbulohet tërësisht, por autori ia zbulon disa tipare trashëguese;
zërin dhe
prirjen për art. Këto çështje të rëndësishme trashëguese u
mjaftojnë
gjenetistëve që të konstatojnë se djali baba e kishte Novelistin,
i pëlqeu
kjo çështje Blegës, a jo.
Yrjet
Berisha
298
Në
romanin “Karpa” pasqyrohet çasti rrëqethës kur Ajka e Katallani
mundohen
ta shfrytëzojnë rastin për t’i përkulur të gjithë kundërshtarët,
me një
sulm të bëftë e të pakuptimtë që për të hipur në fron,
helmojnë
Gjyshin e plakat. Fajtorë kujdestarë kishin Shkribën e Vonin,
gjë që të
parin e flijojnë-ekzekutojnë me paramendim etj. Ka këtu
edhe
elemente të rrëfimit të logjikshëm me domethënie psikologjike.
Banorët e
saj qenë të mbyllur në një kafaz, në një ambient të varfër
që nuk i
kishin as kushtet më specifike për jetë. Ndërkaq, shmirjakët
trajtohen
si gladiatorë të lashtë e si mercenarë bashkëkohorë. Pushteti
udhëhiqej
nga disa njerëz të dyshimtë, që kishin shpirt të trazuar e të
shkatërruar.
Ç’është e
vërteta kjo metodë është e lidhur me hulumtimin psikologjik
të
shkrimtarit, sidomos me karakterin e veçantë, që sheshohen proceset
analitike,
psikologjike e parimet e tjera artistike e estetike që e
përbëjnë
a komopojnë një vepër letrare. Këtë çështje kyçe e shpejgon
edhe S.
Frojd,88 i cili problemin e artit e kupton si një proces i lidhur me
probleme
e gjëra të njohura që shkrimtari i di më mirë, ashtu si edhe
pse ia
ofron lexuesit. Çështje tjetër është se si e lexon ai. Dhe problem
tjetër
është se si e vlerësojnë kritikët e estetët i kuptojnë, i interpretojnë,
këto
elemente. Sistemi i vlerave në art s’është i qëndrueshëm prore.
Derisa
lexuesit tanë (por edhe studiuesit) ditë përditë ballafaqohen
dhe kanë
në dorë tekste me teknikë klasike, Perëndimi në këto
fusha po
bënë mrekulli; falë zbulimit, avnasimit, zhvillimit të artit e të
88 Z.
Kalleziq – S. Kalleziq: “Citanka”, (IV), botimi i dytë ZUNS, Podgorica 2000,
faqe 23.:
“Në një
fazë të re të zhvillimit të metodës psikoanalitike janë zhvilluar me studimet
e Sigmund
Frojdit (psikoanaliza e tij mirënjohur). Frojdi gjatë zhvillimit të teorisë e
përcaktoi
në tri shkallë psikiken jetësore, kurse aktin e krijimtarisë artistike e kuptoi
si
zgjedhje konfliktesh të brendshëm mes ndërdijes dhe vetëdijes. Në këtë kontekst
vështroi,
sqaroi në mënyrë të veçantë çështjen e katarzës.”
PROZA E
CAMAJT
299
shkencës
së re, këto çështje janë “pronë” e studiuesve amerikanë, kanadezë
etj.,
sepse kanë ekonomi, industri të zhvilluar, por edhe stabilitet
politik.
Ndërkaq, në këtë plan Europa ka mbetur shkollë klasike e artit
dhe e
shkencës, pa të cilën edhe s’bën të kalohet në artin bashkëkohor
botëror.
Autori
paraqet intriga të shumta në këto vepra. Por në këtë rast duhet
t’i
rikujtojmë disa sekuenca që janë më karakteristike. Nën maskën e
ardhjes
së traktorëve në Ripë, te romani “Rrathë” mblidhen banorët, në
mënyrë që
falanga vrastare e shtytur nga Bardhi të kryejë me besnikëri
qeni
vrasjen e Cubit në mal! Duke qenë mes ripasve ata shpërlajnë duart
e krimit
të organizuar! Por në këtë mënyrë paralajmërojnë edhe
kundërshtrarët
e tjerë se me pompë dasme do t’i heqnin qafësh! Veprimi
i tillë i
pushkëtarëve e pushtetarëve ishte metodë e stërprovuar,
por
malësorët e dinë shumë mirë nga e kaluara se: ujku në mjegull
sulmon!
Ripasit kishin përvojë të hidhur nga çdo ardhje e Bardhit; sa
herë
shkilte këmba e tij në Ripë sillte gjak e lotë.
Intrigat
e autoriteteve ishin të pafundta, andaj ironia e Bacit edhe
s’durohej
nga ata, ai ka egon e artistit të pamposhtur edhe kur i mirret
dhunshëm
muzeu arkelogjik, ai gjen forcë për të mbledhur këngë
kreshnike,
por në çastin kur nga mali jehojnë krismat e pushkëve,
ndryshon
gjendja e tij shëndetësore. Krismat gjakatare marrin në
shenjë
trupin e njeriut, që ishte shpresa e fundit e ripasve. Këtu edhe
merr fund
ëndrra surealiste e malësorëve.
Kur vdes
Baci, arti i ligjërimit bën një përshkrim të fuqishëm me stil
të
ndjeshëm e ekspresiv. Vdekja e tij është e fshehtë dhe e pashpejegueshme,
edhe pse
fundi i tij qe paralajmëruar qysh herët. Ai vdes bashkë
me
jehonën e krismave të malit që ia shuajnë atij jetën dhe shpresën.
Yrjet
Berisha
300
Momentet
e këndelljes së Agonit në romanin ”Rrathë”, ndikojnë që
t’i flakë
urdhërat partiake dhe t’i gëzohet jetës me një zanë si Blega.
Rrëqethës
është fundi i dy të dashuruarve (Daku e Jera), të cilët mbesin
si trung
i tharë, në novelën “Rrungaja në mars”, ku edhe vdekja e njërit
dhe
vuajtja e tjetrës, i ngjan sosjes së jetës së kreshnikëve në shoqëri me
ujq dhe
shuarjes së zanave të mbetura vetëm. Takimet e Lenës e Nikës,
shpifën,
përfolën shumë. Ky shqiptim stili ndërtohet sipas madheshtisë
së
idilave klasike kreshnike, por edhe me elemente neoromantike. Zgjimi
i
krenarisë së vonë për origjinën e Gj. Gazullit është mbresëlënës.
Në këtë
plan hyn edhe shoqëria pas njëzet vjetshe dhe bashkëjetesa
transcendentale
e Shtriganit me Ntonien, nga novela “Katundi…”. Pasatj
edhe
shfajësimet e vona të kryeheroit në “Djella”, paraqet përvojën
e hidhur
të njeriut të zhgënjyer nga puritanizmi.
Natyrisht
se këto përshkrime e motive funksionale edhe mund të
mos jenë
të përzgjedhura në mënyrë të përkryer, por sidoqofë, këto
janë të
paharrueshme, kur kujtohen edhe vetvetiu krijohet veçantia e
një stili
e një gjuhe, e një kohe e një bote, e një hapësire të ndryshme.
Nisur nga
fakti se këto sekuenca janë pjesë e kulmit të nivelit artistik
dhe të
shtrirjes së teknikës klasike e moderne të thurjes së prozës që
në këto
shtresa fshihet e vërteta e hidhur para së cilës, njeriu i thjeshtë
jo
gjithmonë mund t’i bëjë ballë ose edhe të mbetet aktor e statist i
përkryer
i teatrit absurd që për fat të keq, qe jeta nën kthetrat e diktaturës.
Martin
Camaj mbetet arkitekt i përkryer i psikologjisë së njeriut
tonë.
Jeta e pasqyruar në këto vepra zbulon shpesh të paarritshmen që
e
realizon sipas planit e kërkesave të natyrshme të shoqërisë së re që
frymonte
shlirshëm në metropole europjane. Autori për çdo element
PROZA E
CAMAJT
301
artistik
angazhohet, por pak vend; e aspak rëndësi nuk i ka kushtuar
shakasë.
Çastet komike i gjejmë fshehtas pas dhëmbëve të përgjakur,
por jo
edhe gaz i rëndomtë, që më shpesh mbetet i thënë me ironi dhe
në këtë
mënyrë edhe kryen funksion të shumëfishtë në një ambient të
zymtë, në
një sistem shoqëror që i kishin hipur kalit së prapthi. Ironia
nganjëherë
di të jetë monotone dhe e stërpërsëritur.
Në
shtresa të shumta narrative s’pushojnë së nxjerri kokë edhe xixëthat
e hollë
buzëqeshëse, marrëzitë, naivitetët, plogështitë, paqëndrueshmëria
e
karaktereve, manipulimi i ndjenjave, humbja e kokës
pas
karrierës. Kështu me gjuhën e alegorisë përshkruhet akti dashuror
i Vonit,
i cili së pari “e ushtron” me Borën në gjimnastikën e mëngjesit
në
pishinë e mal. Ai këtë akt e bën në kundërshtim me ligjet e Karpës.
Gjimnastikën
ua ushtron edhe shmirjakëve në Katund, dhe mu për
këtë Voni
fiton simpatinë e nderin e tyre dhe në çastet e vështira i
ndihmojnë.
Prozat e
Martin Camajt thuajse tërësisht trajtojnë jetën e malësorëve.
Ka raste
kur lexuesi i këtij teksti artistik, ballafaqohet me aktet e dhunës
seksulale,
ose me akte të bëfta puritane, pa lënë anash edhe aktet jashtë
kurorës
që disa punëtore malësore i lënë meshkujt të bëjnë punën e
tyre! Por
ka raste kur vë në shënjestër ligësitë e një vashe e cila betohet
se do
çmojë doket; “shndërrohet mashkull” dhe në katin përdhes të
shtëpisë,
fshehtas “i strehon” burrat e huaj! Dashuria e Jerës venitet
njëherë e
përgjithmonë. Ka këtu edhe dashuri platonike, fleët transcdental.
Dialogu
në poetikën e romaneve të Martin Camajt ka shtrirje të
gjerë
gjuhësore. Ai është shumë funksional, i matur, që del me përmasa
margaritarësh
dhe kështu edhe mëton të përkryhet në nivelin
Yrjet
Berisha
302
kompozicional,
të afërt me traditën e folur popullore; pak më tepër
e gjejmë
këtë model në poetikën e përrallave tona, ku japin shenjat e
shkallëzimit
të dialogut të përsëritur.
Dialogun
autori e ndërton në mënyra të ndryshme. Ky mjet artistik
rrjedh si
edhe rrëfimi, ai nuk bëhet sipas rregullave të gjuhësisë, por
nganjëherë
duket se është monoton, por edhe i paqëlluar; sidoqoftë,
dialogu
shqiptohet sipas bindjeve e vullnetit të vet. Dialogu refleksiv
shpesh
shtohet përmes intensitetit të bazës së fuqishme me elemente të
transponueshme
që shpiejnë drejt kompozicionit përbërës, të dialogut
dramatik,
i cili edhe ka shtresa filozofike.
Kapitull
në vete është rrëfimi i dialogizuar, ku sipas parimeve strukturaliste,
diskursi
i drejtohet lexuesit, në stilin: “Këtu po e lëmë rrëfimin
për …”.
Ose edhe kur fjalitë ndërtohen në mënyrë të çrregullt, hetohet
qartë se
autori ka ndikim nga arsimimi e edukimi nëpër shkolla të
ndryshme
të metropoleve europiane, por edhe ka ndikim nga e folmja
veriore e
malësorëve..
Camaj ka
raste kur dialogun e shkruan të ndarë, disa herë, më shpesh
përdor
paranteza të përcjella me shenja pikësimi: pikë (.), presje (,),
vizë (-),
thonjëza (“ “) etj. Ndërkaq, pas këtyre specifikave të shenjave
të
pikëzimit, riprodhon dialogun e stërtreguar nga narratori. Rrëfimi
i prozës
së tij bëhet në vetën e parë: unë, por edhe në vetën e tretë: ai.
Sidoqoftë,
dialogu i tij është specifik në letërsi. Në këtë rast të rikujtojmë
dialogun
karakteristik kur në rastin kritik Sosja përdhunuesit i
thotë:
“Rrehesh! Ia kthen të madhe.”
Dialogu i
këtij shkrimtari është i ndërtuar nga forma tipike e traditës
sonë të
të folurit. Ai është i kuptueshëm, i gjallë, i afërt për receptorin.
Dialogu
është i fuqishëm dhe në këtë mënyrë edhe bën ndërlidhPROZA
E CAMAJT
303
je të
mirë me nivelin kompozicional që, tek e fundit, edhe kështu bëhet
formësimi
origjinal i stilit të prozës së Camajt. Në këtë rast kujtojmë
mençurinë
e të folurit të Folkloristit, pastaj pjekuria e të folmes së Delmarit,
aftësitë
medituese të Soses, fjalët alegorike të Cubit gjatë takimit
me
Agonin, frika e Agonit kur përballet me Cubin; që tjetër mendon
dhe krejt
tjetër flet, ironia e Vonit që në shikim të parë duket naiv. Dialogët
filozofikë
të estetit shpjegojnë fenomene antropologjike, estetike
e
filozofike, s’duhet harruar dialogët tendosës të Agonit me Drejtorin
e ri,
shumë provokues është dailogu i treshës: Agon-Sose-I biri i saj;
ku në
dialog me atë, ai njeh timbrin e zërit të vet, kurse ajo e mohon
këtë
dhunti padrejtësisht. Fjalët me peshë të vëllezërve Nika- Kola që
në fillim
grinden, por më vonë janë të vëmendshëm. Lena i edukon
mirë
bijtë dhe i nxit të punojnë duke përdorur autoritetin e zotshtëpisë.
Mençuria
dhe retorika e Gjon Gazullit me elukencë filozofike provokuese,
shqiptimi
transcdental i Shtriganit me Florën pas njëzet vite
njohuri
kanë jehonën e katarsisit emocional. Agoni mes banorëve të
ndryshëm,
komplekset, provokimet, dyshmet, ndjekjet nga të dy polët,
që me
njërën anë janë njerëzit e partisë dhe në anën tjetër ripasit. Ai
vetëdijësohet
kur fillon të kuptojë jetën. Ai merr leksion nga një teknik
që flet
vetëm atë që mendon, andaj edhe qe damkosur; kundërshtar i
sistemit.
Mëson nga përvoja e Bacit pa patur arsye të bisedojë me të. Në
këtë
korelacion dialogu Agoni ka shtytje psikike, me prirje imponuese,
është
surrealist deri në çastin kur nuk e kupon realitetin tragjik ripas,
jeton në
botën e të përbuzurve, që njerëzit me logjikë të arsyeshme
duhet
vlerësuar e jo të pësojnë, izolohen e dënohen. Parë në këtë kontekst,
teksti
letrar i këtij autori arrin sukses dhe ia shton peshën artit
me shtesa
estetike.
Yrjet
Berisha
304
Monologu
është formë narrative e stilit të ri në letërsinë artistike.
Estetët
këtë element të ri artistik të zbatuar në prozës thonë se është
huazuar
nga gjinia e dramës., p.sh., monologu i Shekspirit: “Të jesh a
të mos
jesh! Kjo është çështje.” Një estet tjetër anglez shkruan: “ (…)
Xhojsi e
dallon Eduard Dizharden, si nismtar të monologut të brendshëm.”
89
Definicion më të përmbledhur për monologun e jep ky studius
kur
shkruan: “ Termi ‘monologu i brendshëm’ sipas të gjitha gjasave,
mbetet
padyshim term i vlefshëm për disa proza artistike, me subjektivitet
të
përcjellë në mënyrë konsekuence, që janë të shkruara nga një
pikëvrojtim
i veçantë. Në këtë kontekst shkrimtari kufizon rrjedhën e
ndërdijes,
kurse ne (lexuesit shën., i ynë) futemi tërësisht në ‘mjedis’
të
mendimeve të protagonistit – në ato mjedise, në të cilat ideja më
shpesh
ndërtohet me fjalë, sesa me figura.”90
Veprat e
Martin Camajt në prozë janë të komponuara me shumë
monologë.
Monologu i tillë shfaqet që në faqen e parë të romanit “Djella”,
kur heroi
i saj hamendet se ç’të bëjë. Forma e tillë e rrëfimit është e
afërt për
lexuesin që në çdo çast të përcjellë rrëfimin e kujdeshëm dhe
me këtë
nivel kompozicional zbulohet shpirti, vërshimi i dilemave, hallet,
raportet,
shtigjet e shpëtimit, humnerat, pellgu i pafund i botës së
brendshme
të personazheve. Këtë element e ka vërejtur edhe një studius
gjerman,
që mes tjerash shkruan: “Qëndrimi autokton i të rrëfyerit
është
realizuar me monologje të shumta.”91
Edhe
veprat tjera kanë monologje. Në këtë rast dallojmë monologët
kompleksivë
të Gjon Gazullit, nga novela me të njëjtin titull. Mono-
89 Leon
Edel: “Romani psikologjik”, botoi “Kultura”, Beograd 1962, faqe 45.
90 Vepra
e cituar, faqe 47.
91 E. Gl:
botuar “Kindlers Neues Literatur Lexikon”, (Leksioni i ri i letërsisë së
Kindlerit),
Band 3 Bp
– Ck (Vëllimi i tretë Bp Ck) botoi Shtëpia Botuese Kindler GmbH, Mynih
1989,
faqe 535. Ky citim bëhet rreth romanit “Rrathë”, 1979, të autorit M. Camaj.
PROZA E
CAMAJT
305
logu
shfajësues i Bardhit (nga romani “Djella”) nga gabimet që i bën
me
prindërit, rrethinën, Djellën, Sosen, Shpresën dhe me vetveten.
S’janë të
papeshë edhe monologët e Nikës nga “Pishtarët…”. Romani
i
parabollës, ka shumë segmente stili me elemntin e monologut të
veçantë
të Vonit, i cili mallkon veten që shkel në Karpë, me gjuhën e
mallkimit
kujton çastin e fejesës në djep, keq e ndjen veten kur e kupton
se humb
lirinë, shoqërohej kur duhet e kur s’duhet, në të kundërtën
do ta
humbte kokën. Monologët e zbatuar janë të lidhur dhe ia shtojnë
kuptimin
artit e kulturës sonë. Monologun si mjet i ri artistik në letërsi
e hasim
edhe në romanin “Rrathë”, që është vepër “klasike”, e shqiptuar
me
rrathët e inflacionit të sistemit. Monologu në këtë vepër edhe e bën
tekstin e
saj të marrë epitetin e romanit psikologjik, që letërsisë sonë i
ka
munguar.
Shkrimtari
ynë ka edukim e arsimim të shkallës së lartë shkencore;
njeh
letërsinë popullore, veçmas epikën veriore shqiptare. Protagonistët
mitikë të
letërsisë gojore kanë ndikuar në brumosjen e heronjve
të tij.
Letërsia popullore ia dha të gatshme autorit; shqiptimin konstruktues
që e bëri
të përsosur artin e tij të shqiptuar me mjeshtëri stili,
thurjen e
një skeleti me variante të paparë në letrësinë tonë. Suksesi i
këtyre
teksteve të artit është se autori ka energji e forcë që në mënyrën
e tij,
ndërron shqiptimin e stilit nga njëra vepër në tjetrën. Stili i tillë
ia shton
namin edhe nivelit kompozicional të harmonishëm me artin e
ligjërimit
të posaçëm dhe kështu s’bëhet monoton për lexuesit.
Arti i
krijimtarisë popullore ka ndikuar te ky autor. Poetika e letërsisë
popullore
bën që veprat e tij të mbështeten në shqiptimin tradicional
dhe
kështu bëhet lustrimi i heronjve me tipare të njohura. Autori
kështu
veproi me Nikën, Bacin, Rapsodin, Sosen, Vonin etj., që kanë
Yrjet
Berisha
306
dallesa,
kanë pamje karakteristike në planin fizik, psikologjik, filozofik
etj. Ata
janë të mençur, të qëndrueshëm, të pathyeshëm, janë krenarë,
të drejtë
në veprime. Dhe kështu farkon protagonistet dhe krijon prototipe
që në
hapat e parë i kanë bazat e shëndosha, të cilat me kalimin e
kohës,
formojnë egon, personalitin kompleks të heronjve që u zgjojnë
emocione
lexuesit, dhe neveri.
Autori në
shumë vepra figurën e femrës e trajton me ndjeshmëri,
me
figurën e femrës si në letërsinë popullore. Ajo është bashkëshorte e
ndershme,
nënë e përkushtuar si Lena, tiparet e së cilës janë besnikëria
bashkëshortore,
nënë e vuajtur që rrit shumë fëmijë dhe ka vështirësi
për t’u
kujdesur për ta, një herë mendon se për të gjitha këto probleme
fajtor
është burri, që më vonë e kupton të kundërtën. Në këtë gjendje
është
edhe kunata e saj që është mjaft e kujdsshme me fëmijët, është
simbol i
nënëlokeve të menqura që gjërat problemore mundohet t’i
shpjegojë
me gjuhën e astrologjisë e magjisë; hënës dhe yjve, të cilët
gjoja
ndikojnë në fazën e (jo) plleshmërisë së gruas etj.
Sosja në
rrethana të paqarta Agonit ia mohon atësinë e të birit,
mbase si
ndëshkim për shkak të dhunimit. Por duke e rritur fëmijën në
qytet
vuan shumë, punon e jeton në teatër, tok me fëmijën. Sosja më
vonë e
kupton arsyen dhe qëllimin e Agonit, që deshi ta rregullojë jetën
e vet në
rrethana të vështira të mos mbetet në rrugë.
Kapitull
në vete janë femrat puritane, të cilat herë pas here janë
pasqyruar
në prozën e Martin Camajt që janë qenie të lëna pasdore nga
mjedisi i
tyre. Kështu ndodh me Sosen nga romani “Djella”, ndërkaq
edhe
Djella në sy të Zojës (mikes) është femër imorale, gjë që edhe për
shkak të
saj ndodh fatkeqësia mes dy ish-miqve. Zoga, nga romani
“Rrathë”,
është një personazh kompleks që pasqyrohet bindshëm dhe
PROZA E
CAMAJT
307
që hapur
zhvillon akte imorale, në kundërshtim me moralin malësor,
shkel
doket e moralin familjar fisnor, zhytet në rrugën e gabueshme pët
t’iu
hakmarrë sistemit dhe dokeve të lashta të Malësisë. Aspak më të
mira
s’janë as Bora Sirena e Lejda nga romani “Karpa”, që bëjnë aventura
të
panumërta, etj.
Element i
rëndësishëm i stilit të këtij autori, është shqiptimi i rrëfimit
në veten
e parë, në veten e dytë, kur rrëfimi merr kah të ndryshëm
ose kur u
drejtohet personazheve, por edhe lexuesve, ashtu siç e preferon
a zbatohet
nivelei kompozicional i poetikës së shkollës strukturaliste
europjane.
Ka raste kur forma e këtij stili zbatohet edhe në letërsi
popullore,
që estetët e mëhershëm e kanë klasifukuar si formë vulgare,
formë
arkaike që i thyen ligjet e një shqiptimi gjentik e një formë estetike,
që është
identifikuar me formën e vrazhdë. Por, u desh të nxjerrë
kokë
metoda e re letrare, siç qe strukturalizmi në Europë dhe shkenca
e njeriu
ynë të ndërrojë bindjet për artin dhe në veçanti për stilin e
autorit.
Forma e tillë mëton të thyejë klisheun tradicionalist të stilit të
lustruar
në kufij marramendës të gërshëtuar me ngjyrë farëfariste dhe
që s’janë
larg origjaniletit, por më afër formalizmit a pozës dekoruese.
Stili i
tij ka elemente të tekstit me natyrën e gjuhës moralizuese që
më shpesh
del nga goja e njerëzve të pushtetit, të cilët qëllim kryesor
kishin
intrumetalizimin e të tjerëve. Në këto kurthe bien Agoni, Voni,
të cilët
në çastet e fundit shpëtojnë pa u flijuar, edhe pse vuajnë për së
tepërmi.
Në stilin
e tij të pasur zë vend të rëndësishëm edhe epiteti, i cili
është i
shtrirë, thuajse në tërë prozën e Camajt, që si gjithmonë është
model i
veçantë i të folurit të pasur popullor, i figurshëm dhe i përdorur
me
vëmendje. Brenda kësaj shtrese ka logjikë dhe i përgjigjen
Yrjet
Berisha
308
gjendjes
momentale. Epitetet e tilla kanë kontraste të fuqishme, të përshatshme
në
segmente të ndryshme të tekstit. Ka raste kur në romanet
e tij
shfaqen edhe paradokse që janë formë e stilit të posaçëm dhe që në
këso
raste edhe vërshojnë momente absurde që janë të përputhura me
doket e
filozofinë tradicionale që e gjejmë edhe në letërsinë popullore.
Forma e
tillë e stilit e cyt artin t’u përmbahet parimeve të njohura të
ingranazheve
rrëfyese që janë të përafërta me heronjtë e mitologjisë
sonë,
edhe pse ata duken se janë njerëz të rëndomtë, por megjithatë
kanë
specifikat e veta që i hasim mjaft në përralla popullore me elemente
fantastike
që kanë gjetur vend edhe në stilin e këtij autori.
Metafora,
kjo figurë stilistike, rëndom është e pranishme në tekstin
lirik,
por ja që ajo shpeshherë zë vend të rëndësishëm edhe në novelat
e romanet
e Martin Camajt. Ky element estetik mpreh stilin narrativ
të
poetikës së këtij autori. Gjatë përdorimit të saj metafora e prozës
shndërrohet
simbol ose edhe merr elemente të rrëfimit tradicioanl, por
që
sendërtohet krahas nivelit të artit të komponuar sipas poetikës së
romanit
të përroit të ndërdijes.
Thënë
qartë, folklori ka ndikim të madh në veprat e këtij autori
që këtë e
kanë vërejtur edhe kritikët si: E. Koliqi, A. Pipa, A. Berisha,
A. Klosi
etj. Tek e fundit, duhet për të shtuar se suksesi më i madh
i
letërsisë hispoamarikane (gjatë njëzet-tridhjetë viteve të fundit të
shekulli
njëzet) është “hibridizimi” i letërsisë moderne europjane me
atë
popullore të etnikumit të lashtë të Amerikës Jugore. Në disa pika
më të
hollësishme rreth kësaj çështjeje do të shkruajmë në kaptinën e
mëposhtme,
por përfundimisht duhet pohuar se folklori s’është karakteristikë
vetëm në
stil, por edhe në kompozicion, në tematikë, në ide,
personazhe
etj.
PROZA E
CAMAJT
309
Letërsia
popullore në prozën e Camajt
Letërsia
popullore a gojore ka një periudhë krijimi, shumë më të
lashtë
sesa mendohet. Këto krijime janë kënduar a rrëfyera brez pas
brezi.
Këtë traditë të hershme të letërsisë gojore më së miri e dëshmon
epika e
Shqipërisë Veriore. Në radhë të parë janë përrallat, këngët
kreshnike
që fqinjët smirëzinj i kanë trajtuar rrejshëm, se gjoja ishin
të tyre,
por e vërteta është se këto këngë kreshinke kanë jehonë më të
lashtë që
i afrohen periudhës së epeve homerike, por mund të kenë
dalë edhe
variante a motërzime të krijmtarisë folklorike. Ndryshe nga
këto
ndodh me krijimtarinë artistike; veprat e tilla kanë autorin e vet
që i
shkruan dhe i bën të lexueshme për shumë lexues dhe jo vetëm
për një
numër të pakët dëgjuesish siç u referohej këngëtari a tregimtari
i
letësisë popullore.
Krijmitaria
popullore ka qenë prore objekt frymëzimi për shumë
autorë
tanë, andaj kësaj gurre të lashtë, shumë të pasur s’ka mundur t’i
shmanget
as Martin Camaj, por ai është me fat që është rritur me këngë
epike, ka
patur fatin që edukimin e parë ta merr nga përrallat e gjyshes
dhe
këngët e rapsodëve të njohur me ep të lashtë të trashëguar, nga të
parët e
urtë e të mençur. Autori nuk e ka pasur vështirë t’u referohet
motiveve
antologjike të kësaj krijimtarie që shpreh mençurinë dhe filozofinë
e një
kohe, të një hapësire të gjerë kombëtare (malësi-arbëresh)
që
ndikonin në komponimin artistik të këtyre teksteve letrare që marrin
konturat
e arsyeshme estetike të përafërta me natyrën dhe kuptimin
fiktiv
artistik, siç e zbaton autori në kornizat e një ngrehine arti.
Trashëgimia
e letërsisë gojore s’duhet kuptuar si vrap i rrejshëm pas
modeleve
letrare a modës momentale, por as si truk shkrimtarësh, por
as si
prozë artificiale e artit romanesk, as si kopje e zbehtë e fluide dhe
Yrjet
Berisha
310
e pashije
e një ringjalljeje sterile të ndjenjave të shpërlara popullore,
por thjesht,
orientimi i autorit është më tepër se kaq: është botëkuptim
i
natyrshëm i autorit për njeriun tonë në të kaluarën, është formimi
antropologjik,
filozofik, filologjik, linguistikë, artistik etj.
Në prozën
e Martin Camajt hasen elementet e krijimtarisë mitologjike
e
folklorike ilire-shqiptare, të cilat falë njohjes së traditë së lashtë,
shkrimtari
në diskursin artistik i sjellë me të gjitha format, mjetet e
funksionet
për shqiptimin e tërësisë së ndonjë karakter ose në tipizimin
e
protagonisteve, me përmbajtje, ide të ndërlidhura me kohën e
hapësirën
që mëtojnë të sqarojnë a vënë në lëvizje problemet mitike e
folkloristike
që aludojnë në aktualitet.
Karakteristikë
e kësaj proze është ruajtja e stilit të huazuar nga letërsia
popullore,
ku në këtë kontrast kontekstual ballafaqohet me rrëfim
mitologjik-folklorik,
shprehje të rralla, proverba, fjalë me rrotlla, lojë
fjalësh,
formula magjike, aforizma, anekoda, urime, mallkime, nëmë,
shpifje,
fyerje, sharje, fabula fantastike, legjenda, lutje, traditë, antropologji,
besime,
flijime, rapsodi, dragonj, zana, të lume, shenjtër, melodi,
vallëzime
burrash e grash, rrëmbimi i vashës si në lashtësi, besimi
në
gjarpër, besim në diell, në qiell, në perëndi, në natyrë etj. Të gjitha
këto
karakteristika të mitologjisë a folklorit, autori i ka vendosur në
shtresa
të fuqishme në stilin e diskursit të këtyre veprave. Këto elemente
të
sipërshënuara janë në funksionin e zbulimit të karakterit,
simbolizmit,
a arqitip të së kaluarës që në thelb bartin psikologjinë,
etikën,
etnologjinë, antropologjinë etj.
Tërë ky
brumë është i kohës së mëhershëm që për fat të keq është
përbuzur
dhe nënçmuar deri në paskajshmëri absurde. Me këtë çështje
është
marrë edhe njëri nga albanologët tanë më në zë i shekullit XX:
PROZA E
CAMAJT
311
Prof. Dr.
Eqrem Çabej92 dhe më vonë edhe A. Uçi i trajton konkretisht
këto
probleme të lashtësisë sonë.93
Martin
Camaj është përqëndruar të bëjë pasqyrimin e veçantë të
fenomeneve,
dukurive komplekse të jetës së dokeve në Malësinë e
Dukagjinit
që rrënjësisht janë të lidhura me filozofinë, botëkuptimet,
burrërinë,
etj., ashtu sikundër i parashohin kanunet e maleve, që janë
trashëgimi
e rrallë e të qenmes sonë ilire-shqiptare, për të cilët është
shkruar
shumë për eposin e pasur, që edhe Camaj i kthehet me kënqësi
të
posaçme.
Protagonistet
e prozës së këtij autori shpesh janë marrë nga provienca
e
mitologjisë dhe e folklorit tonë. Ka personazh të ndërtuar nga
legjendat,
por edhe heronj të këngëve kreshnike siç ndodh me romanet
“Karpa”,
“Rrathë”, që janë heronj arqetipi; si janë Lejda, Bora, Sosja,
Rapsodi,
Delamri, që janë kopje besnike të heronjve të mitologjisë e
folklorit
tonë të pasur. Në raste të ndryshme janë egoistë, por dijnë t’i
mbrojnë
visarët e rralla të etnisë sonë, me aq sa munden, sa dinë me
forcë
intelekuale, se janë në stadin e lartë të mbizotërimit, janë më të
zgjuar se
të tjerët, ashtu si ndodh me Delmarin që me pjekurinë e tij e
mahnitë
edhe Agonin.
Delmari
është i zhdërvjellët në gjuhë e i shkathët në mendje, ai është
më i
zgjuar se malësorët e tjerë, madje me këtë dhunti arrin t’i befasojë
92 Dr.
Eqrem Çabej: “Studime gjuhësore” vepra e V, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë
1975,
faqe 154
– 154, ku mes tjrash shkruan për disa heronj të miteve ilire: Dianën ose
Zanën,
Dedalin, Katallanin etj.
93 Alfred
Uçi: “Mitologjia, folklori, letërsia”, botoi ShB “N. Frashëri”, Tiranë 1982,
faqe
158,
shkruan: “(Mitologjia, folklori, shën. ynë)... janë pjesët më të lashta dhe më
origjinale
të
trashëgimisë sonë kulturore, mitologjia popullore paraqet iteres të shumanshëm
shklencor
historik, etnografik, estetik, linguistik dhe kulturor (...) Autorë grekë
dhe
romakë të lashtësisë kanë përmendur se fiset ilire, krahas gjuhës së veçantë,
kanë
pasur
edhe mitologjinë e tyre dhe një sistem të tërë besimesh, ritesh kultesh
origjinale.”
Yrjet
Berisha
312
edhe
parinë e Ripës të mbledhur në banketën e traktorëve. Ka tipare
tinzare,
tjetër flet e krejt tjetër mendon. Është i drejtë, i ndjeshëm, i
egër ashtu
si ishin kreshnikët. Tiparet e tij e befasojnë Bacin, kur sheh
mprehtësinë
e zgjuarsinë e tij, megjithëse ishte ndërmetësues i Cubit e
i Bacit,
të cilët kishin kontakte të fshehta përmes Soses, Rapsodit, etj.
Edhe pse
autori jetoi larg atdheut, për të mos harruar përaktësinë e
tij, iu
kthye me kënaqësi mitologjisë ilire, folklorit shqiptar, këto visare
të
trashëguara. Gjatë gjithë kohës së krijimtarisë Camajn e shoqëronte
imazhi i
Dantes. Parë në këtë kontekst mitologjia e folklori ynë kanë
qenë dhe
janë elemente me rëndësi për artin tonë që vetëdijësojnë lexuesin,
me të
kaluarën tonë, në mënyrë që brezat e ardhem mund të
kenë
botëkuptime tjera, ngaqë kanë televizion, kompjuter, internet etj.
Kurse
trashëgimia po harrohet ose po mbyllet nëpër muze, bibiloteka
etj., për
të mos thënë se po zhduken qëllimishëm duke u shitur jashtë
vendit.
Një
komponente tjetër me rëndësi është fakti se në vitet kur autori
i shkroi
dy romanet e vëllimshme (në fund të viteve ’70 dhe në fund të
viteve
80) “Rrathë”, e “Karpa”, në Europën letrare, por edhe në mbarë
botën,
patën vërshuar romansierët e letërsisë së Amerikës Latine: H. L.
Borhes,
G. G. Markes, Kartasar, E. Sabato (me origjinë arbëreshe) etj.
Që opusi
i tyre letrar qe ngjizur me mitologji e folklor të fisnikëruar
me
derivate artistike të romaneve modern europjan. Këtë më së miri e
pohon
studiuesi i kësaj lagjeje të letërsisë: Luis Hars. Besojmë se jehona
e këtyre
romaneve ka ndikuar sadopak edhe në romanet e Martin
Camajt.
PROZA E
CAMAJT
313
VI.
Përfundimi
Martin
Camaj është shkrimtar disident shqiptar që tërë kohën
artistike
e jetoi duke punuar, krijuar e botuar jashtë atdheut.
Jeta e
veprat e tij kanë ngjashmëri me kompleksin dantesk, ku diktatura
e la pa atdhe.
Veprat e tij stigamtozojnë kohën dhe kundërshtarët:
(fjorotinas-komunistët).
Kështu, Camaj si mjeshtër i fjalës e si filozof
i të
menduarit, mençurisht përdor ironinë, alegorinë, sarkazmin, etj.,
dhe
kështu ua nxin fytyrën kundërshtarëve të tij.
Ndjekja,
vetmia, disidenca, mallkimi, përvlimi për atdhe, nuk fillon
as
s’mbaron me M. Camajn. Ai ishte njëri nga penat e shquara, brilante,
që patëm
jo vetëm në Diasporën shqiptare, por është vështirë t’i gjindet
ndonjë
autor në Shqipërinë e rrudhur dhe në Kosovën e shkatërruar,
që ka
shkruar prozë të mirëfilltë e të ngjeshur me art e shtresa të pasura
estetike.
Camaj është autor i parë i letërsisë sonë që bëri hapat e
parë edhe
në letërsinë europjane e amerikane, përmes përkthimeve në
Itali,
Gjermani, ShBA. Të qenit i pari shkrimtar shqiptar bashkëkohor
i
përkthyer, s’ishte çështje e thjeshtë, përkundrazi është mirënjohje e
veçantë.
Kështu, duke qenë i parë në një sprove kaq delikate, në qarq
të larta
letrare e shkencore atij iu hapen dyert dhe për të shkruajnë
edhe
revistat më prestigjioze amarikane për letërsi, gazetat gjermane,
Leksikoni
i letërsisë së ish-Republikës Federale të Gjermanisë, , disa
Yrjet
Berisha
314
revista
të tjera, por edhe botime të librave të veçanta që çdo shkrimtar
do t’ia
kishin lakmi.
Të
jetuarit e autorit jashtë atdheut nxori në shesh disa shkrimtarë
disidentë,
në mesin të cilëve qe Martin Camaj, i shoqëruar me penat e
njohura
si E. Koloqi, A. Pipa, etj., të cilët krijuan art të mirëfilltë të shtytur
në të
shumtën e rasteve, nga vullneti i çeliktë, për kulturën e artin
tonë,
dashurinë, për atdheun që u dëbuan, u përbuzën, u poshtëruan,
nga
vatrat e veta dhe atdheu i tyre bëhet i huaj. Këtë sprovë e përjtetoi
edhe
Martin Camaj, që brodhi shumë nëpër metropole europjane, por
më në
fund u vendos të jetoi, punoi e krijoi në Bavari të Gjermanisë,
ku edhe
ai vend iu bë atdhe i dytë. Autori shkriu djersën e shkrimtarit e
shkencëtarit,
përjeton gëzimin e pedagogut të lartë universitar, aty botoi
veprat e
vëllimshme, aty formoi identitetin e shkrimtarit zulmadh.
Camaj nuk
ka shkruar aq shumë vepra, por ato që i ka botuar janë
të
përkryera, të gdhendura artistikisht, në planin estetik, në komopzicion,
motive,
stil. Fillimisht krijimtarinë letrare ky autor e nis me libra
me poezi,
novela, romane, dramë, studime gjuhësore (ku edhe nga kjo
fushë
edhe mbrojti doktornatrurën dhe habiltoi) letrare, shkencore,
publicitike
etj.
Toponimet,
(a emrat e vendeve) në prozë, kryesisht janë fiktive. Të
tilla
janë: Ndërsana, Gurra-Fundina, Ripa, Karpa, etj. Në anën tjetër
tek-tuk,
autori përmend edhe disa emra real: Shkodër, Ulqin, Prizren,
Raguzë,Venedik,
Padovë etj. Është paradoksale, por emrin e vendlindjes
së tij
nuk e gjejmë askund. Atë autori e identifikon si Malësi,
rrethi i
Drinit etj. Në kohën e hapësirën e autorit ndodhin shthurje:
historike,
shoqërore, politike, filozofike, antropologjike, etj., që u bënë
PROZA E
CAMAJT
315
objekt
temash, motivesh, kompozicionesh, personazhesh, stilesh, etj.,
që gjejnë
vend në opusin letrar të këtij shkrimtari.
Për të
shkruar e krijuar letërsi artistike s’mjaftojnë vetëm njohuritë,
as
përgatitjet arsimore, por rol vendimtar luan edhe përvoja jetësore
duke iu
shmangur objekteve, gjërave konkrete e abstrakete të dukshme
e të
padukshme. Kështu nisur nga këto rrethana e në këtë hapësirë të
diskursit
të tij nuk sillet indiferent, nuk përçmon fenomene e dukuri,
por atyre
iu futet në brendësinë e tyre. Në këtë mënyrë shquhet si
shkrimtar
i sinqertë e tepër serioz që depërton në botën e shpirtin e
personazheve;
meshkuj a femra. Ai, ç’është e vërteta, kishte nisur shkollim
të bëhej
”bari i grigjës”, por këtë profesion e ndërroi dhe duket se në
letërsi
është më i mire. Iku nga jeta e zymtë e e vështirë nën diktaturë
dhe jetoi
jetën e mërgimtarit, jetën e vetmisë, i përmalluar për atdhe.
Martin
Camaj me kujdes përshkruan botën, shpirtin e personazheve,
karakteret
e ndryshëm, i shkruante me pedantëri. Ai qe vrojtues mendjemprehtë
me tipare
medituese, dashamir i hapësirës së kohës që ndërtoi
e krijoi
duke qenë: “larg atyre që flasin si unë!”. Dukuria dhe absurdi
“i
largësisë”, ndikoi që autori të pasqyrojë “një copë Iliri”.
Në kohën
kur ishte i qetë ai ka shkruar shkrime të natyrës së gjuhësisë
e të
letërsisë, mbase kur e rëndonin ëndrrat e shumta marramendëse
ka
shkruar prozë. Kur shpirtin ia kaplonte dashuria për atdheun ai ka
shkruar
poezi. Dhe kur malli nuk i hiqej ka hedhur e përpunuar dialogë
e
monologë drame që kanë natyrën e shkrimeve me një fije të hollë
medituese
të shqyrtimit filozofik.
Këto
ndjenja, këto përshtypje fitohen sapo lexojmë laryshinë a fletët
e para
ideore të prozës së tij në kontura të ngjeshura me art të shtresuar
e
ndërtuar sipas parimeve të ndjeshme të menduara mirë. Kjo formë
Yrjet
Berisha
316
shkrimi
vështrohet në kënde të ndryshme, që është çështje shijesh ndjenjë
parimesh,
probleme filozofësh, të mendojë, të gjykojë, si ia do
shpirti.
Por thënë shkurt; vepra e Camajt ka art, ka vlera që s’duhen
nënçmuar,
këto ngrehina letrare hyjnë në opusin e kryeveprave të letërsisë
sonë edhe
pse janë krijuar në Diasporën shqiptare; edhe pse s’janë
shkruar
me gjuhën standarde, ato kanë qenë, janë dhe do të mbesin
vepra e
kryevepra munumentale, siç ishin veprat e kreshnikëve, të cilët
i
ringjalli Martin Camaj.
Këto
vepra kanë rëndësi të posaçme, sepse s’janë krijime artistike
që
pasqyrojnë një kohë e një hapësirë të kufizuar, ato janë me vulë dhe
emër e
mbiemër të një populli, ku shkrimtari ka prekur në pulsin e
damarëve,
ashtu si nuk i ka shkuar më parë mendja ndonjë shkrimtari.
Sistemi i
botës së protaganistëve në shikim të parë s’duket gjithaq i
formuar e
i qëlluar, por me vonë kuptohet e vërteta kur shfaqen ndjenjat
vetiake e
komplekse. Bukur e paraqet portretin e një heroi përtac e
grindavec
që shndërrohet punëtor i jashtëzakonshëm e i mençur me
përmasa
kreshniku. Qytetit a sistemit në pushtet autori ia vë opozitën
në male,
që për të parët është armik, për malësorët është hero e kreshnik!
Sistemi i
vlerave s’është absolut. Autori sendërton motive të shumta
në formë
mozaiku, që në këtë mënyrë edhe mundësohet vënia në
veprim e
ingranazheve të një shoqërie e cila ka paradokse, dukuri që
gjejnë
hapësirë në jetë.
Në
kuptimin antropologjik kemi doket e trashëgimisë sonë, të
paraqitura
tok me të mirat e tyre materiale. Hapësira etnografike e
këtyre
trevave, haset në portretin e hershëm ilir. Në fushën e historisë
njeriu
s’mposhtet, nuk u nënshrohet njerëzve që kanë duar të përlyera
me gjak
të vëllezërve. Në botën epike kemi kreshnikët, zanat, dragonPROZA
E CAMAJT
317
jtë, sa
të mirë edhe të rreptë. Në kuptimin filozofik, malësorët e mençur
duhet të
kenë qenë pinjojë të filozofëve ilirë, sepse paten njohuri të
hershme
mijavjeçare, të zhdukur nga barbarët. Bindjen tonë këtu e
sforcon
edhe një citat i sipërshkëkutur: ilirët paten mitet e tyre, gjuhën,
emrat e
heronjve mitik etj.
Personazhet
e tij kanë natyrë origjinale malësore. Gjuha e tyre është
e matur.
Malësorët me tipare kreshnikësh, dy herë i peshonin fjalët e
pastaj i
jepnin udhë në veshin e botës. Gjuha dhe pamja e heronjve të
tij
s’vuajnë nga ideolatria tinzare dhe e rrezikshme. Bota e këtyre personazheve
(me
përjashtime) dallon dhe si e tillë është shembullore. Aty
gjejmë
gjendjen sublime, akte humane, pandan atyre bizare, tragjike
që i
shkaktojnë kalorësit e apokalipsës. Në këta binarë autori vrojton
komponetet
nacionale; në njërën anë jep dritën, në anën tjetër errësirën,
ashtu si
qe instaluar në kohën e hapësirën tonë kombëtare; nën
diktaturë.
Veprat
letrare të Martin Camajt, në masë të konsiderueshme kanë
kulturë
gjuhësore me nuancë të pasur nga folklori që autori si mjeshtër
ka ditur
t’iu gjejë vend e t’i shqiptojë edhe në artin e prozës me kode
origjinale.
Suksesi i tij është i shënueshëm dhe i bazuar në njohjen e
mirë të
zhanreve të ndryshme, si në: epikë, legjendë, përrallë, mite,
doke
etj., që ia ka arritur t’i ndërlidhë me metoda të ndryshme të
shqiptimit
modern letrar, sipas poetikës strukturaliste, e postmoderne.
Autori
këtë korpus (kompozicioni) arti e krijon falë njohjes së folklorit,
por që në
këtë rast duhet veçuar se ai dallon nga shkrimtarët tjerë; së
pari,
ngase ka gjuhën e veçantë, me elemente të bollshme semantike,
morfologjike
e sintaktike dhe në kuadër të të gjitha këtyre sistemeve
Yrjet
Berisha
318
gjuhësore,
ka drejtshkrimin e vet origjinal që dallohet nga njëri roman
tek
tjetri.
Gjuha e
veprave të Camajt është ekzemplar i rrallë që gjuhësia e
letërsia
jonë deri me tash e ka injoruar. Mirëpo, brenda ngjyrës së saj
lexuesi
ndjen bukurinë, tingullin, madhështinë e shqiptimit të hershëm
që me
vite të tëra gjallnojë nëpër gjenet e të parëve tanë. Kjo
gjuhë
është e mbretërve të lashtë ilirë. Kjo gjuhë si e tillë ishte gjuhë e
kreshnikëve,
në panteonin i të cilëve rreshtohet edhe shkrimtari Martin
Camaj.
Përkundër
kompleksit eskilian, dantesk, etj., autori qe ai i cili me
asht e
lëkurë u lidh me mëmëdheun, pikërisht me botimin e vprave
të veta
letrare në metropole të ndryshme (Prishtinë, Romë, Münich)
sepse ai
krijoi vepra arti jo vetëm për këtë mjedis, por edhe për lexues
të
gjuhëve të ndryshme.
Protagonistët
që gëzojnë kujdesin e nderin e autorit janë intelekualët,
kreshnikët,
dragonjtë, rapsodët etj., të cilët s’janë të pakët me prozën e
Martin
Camajt. Ndërkaq, në ylberësinë e vajzave ideale nis me Zojën
e romanit
“Djella”, që është e formuar e mprehtë, e vendosur të luftojë
imoralitetin
e mikeshes, për të depërtuar te Lena që është nënë e bashkëshorte
e
devotshme, pa harruar Sosen a Blegën, e zonja për çfarëdo
punë dhe
arqeitip e një zane, ajo është e bukur, e mençur, por fatkeqe.
Në këtë
rast s’duhet harruar Zogën epshndezur, që me maninë e saj
mundohet
t’i kundërvihet rendit shoqëror, por edhe dokeve të lashta,
që më në
fund edhe bëhet pre e tyre.
Shkrimtari
nuk përbuz hapësirën që e rrethoi dikur, nuk e nënçmon
as
injoron as botën e heronjve që shfaqen në prozën e tij kanë botën
e vet.
Veprat e këtij autori janë të pasura me ide, motive, stile të llojlPROZA
E CAMAJT
319
lojshme
që pena jonë këtu, qëllim parësor ka pasur të bëj ndriçimin
e vlerave
të artit të këtyre ngrehinave letrare. Veç kësaj, angazhimi e
interesimi
ynë modest ka qenë të përqendrohemi në veçantitë e artit
të tij,
interpretuam strukturën tematike, ideore, kompozicionale, personazhet,
dhe mjetet
e ndryshme artistike e estetike etj., pa harruar të
vështruarit
e analizës vlerësuese të letërsisë, në kufij formalë, në mënyrë
krahasuese,
duke iu nënshtuar kështu formës, radhës e metodës së logjikshme
e
analitike, herë-herë duke u ndalur në radhitjen eksplicite dhe
duke u
mbështetur në tekstin letrar, prore pa i harruar shtresat mitologjike,
antropologjike
të një logosi të përqëndruar e të meditueshëm
të
veprave letrare të këtij autori që ky korpus i veprave të vlerësohet e
vrojtohet
në kontekst të shkencës së re të letërsisë.
Novelat e
romanet e këtij autori i karakterizon forma, përmbajtja
me
koncepte e shtylla kryesore të ngrehinës së prozës që janë formuar
si krijme
të komponimit të nivelit artistik me orbitë logjike, por
që
shquhen sipas strukturës gjuhësore ku autori tematikën a idenë e
përsërit
ose e pasqyron në mënyrë eksplicite dhe mu për këtë arsye
kemi qenë
të detyruar t’i qëmtojmë këto çështje nga disa herë, duke
i
kundruar ato sipas çastit, fenomeneve a dukurive të ndryshme në
formë
niçeane. Ka raste kur u desh të zbusim penën, por ja që penën
tonë e
kemi ngjyer e ndrydhur pa u dridhur dora e djathtë. Disa herë i
jemi
shmangur botëkuptimeve me ideolatri estetike që shkojnë rrugës
së pafund
të piedestalit a modelimit të rrejshëm estetik, etik, me komponente
tjera të
këtij lloji, duke i vënë detyrë vetes të cilësojmë vetëm
krijimet
artistike.
Historia
e letërsisë sonë, veprave të këtij autori duhet t’ua hapë dyert
në
katedra letërsie, shtëpi botuese, në duar të lexuesve. Ky autor u bë
Yrjet
Berisha
320
i njohur
duke iu rrekur çështjeve të ndjeshme të artit e të shkencës së
nënqiellit
tonë. Ai punoi me përkushtim, pa harruar gjakun e të parëve,
pa
harruar kohën e hapësirën e atdheut të largët, pa harruar drejtpeshimin
njerëzor
e intelektual, pa harruar pamjen tërehqëse estetike në
art e
shkencë, pa nëpërkëmbur e zemëruar heronjtë mitik e të folklorit
të
lashtësisë ilire, pa përbuzur bukurinë e stilit të trashëguar nga rapsodët.
Dhe mbi të
gjitha, ai bëri këtë duke patur nderin e kujdesin për
lexuesin
që atëbotë kur i shkroi i mungoi.
Martin
Camaj ka shënuar risi në letërsinë tonë duke e pasuruar atë,
me vepra
gjinish të ndryshme letrare në korpusin e gjërë të letërsisë
shqiptare,
kanë art të mirëfilltë. Heroi i këtyre veprave kundrohet në
kuptimin
fizik, psikologjik, antropologjik që e vë në drejtpeshim me
arqitipe
të mjedisit konkret që e përballon ose e përkrahen me shtresa
të qarta
ndërtimi që realizon me kreacione dhe kështu e ndihmon zhvillimin
e
letërsisë sonë.
S’do mend
se në prozën e tij hetohet tematika mitologjike e folklori,
që kanë
narracionin e anekdodave të fjalëve të urta me karakter
meditues,
kronikë e tekste të tjera. Kështu tërë këtë korpus e këtë material
mitologjik
e folklorik e gjejmë të pranishëm në shtresat e artit që
zbatohen
a shkruhen brenda nivelit kompozicional të veprës letrare
artistike,
duke u shtrirë edhe më gjerë në kontekstin estetik; por mbi
të
gjitha, pa nëpërkëmbur formën e parë: origjinën, rrënjët që hedhin
shtat në
një ngrehinë të re e të madhe me artitekturën e fortë, me
themele
edhe më të qëndrueshëm që e përbëjnë prozën artistike ngrehinë
arti.
Autori në
këto vepra u mbështet në elementet e së qenmes së shkuar
shqiptare
të pasur, e bën me pasion të madh. Shpesh duket se lodhet,
PROZA E
CAMAJT
321
mërzitet,
mbase pse nganjëherë edhe i përsërit gjërat, por ai vepron
kështu,
sepse e çmon dhe e njeh trashëgiminë mitike e folklorike, që
është
kulturë, dije, botë e studiuar, e menduar që gjërat e njohura e të
panjohura,
përmes tyre i analizon e i zbulon, por edhe i kujton legjendat,
përrallat,
ëndrrat e rinisë së atdheut që e kishte larg. Nisur nga ky
faktion
autori ia ka arritur qëllimit që në mënyrë të përsosur të bëjë
një
shqiptim të veçantë e të stërholluar, që kështu të pasqyrojë botën,
shqetësimet
e veta me botëkuptim e analitik të ekspertit, duke patur
kujdes në
përdorimin me vend të elementeve artistike; ai ka dialog të
qartë,
psikoanalizë, alegori fjalësh, nota humori, ironi të hidhur, përshkrim
laryshyes
me ngjyra e ton autokton, duke mos iu shmangur gustos
emocionale
dhe shtresave të gamës racionale. Autori është mjeshtër
i nisjes
a fillimit të prozës artistike dhe mbi të gjitha edhe di të përmbyll
atë
bukur.
Deri tash
veprat e Martin Camajt, në atdhe, fatkeqësisht, janë injoruar
dhe pak
janë vlerësuar nga kritika jonë. Shpresojmë se kur të
botohen
veprat e tëra të shkrimtarit, do të zënë vend të rëndësishëm
në letrat
tona dhe do të kenë trajtim të kujdesshëm, meqë me këto
faqe
vërshojnë si tekste artistike e estetike me art alkimik, mprehtësi,
përsosmëri
epike e folklorike, kanë harmoni në kohë – hapësirë etj.
Shkrimtari
fizikishit është i vdekur, por veprat e tij do të mbeten monumete
të çmuara
për artin e letërsinë tonë.
Yrjet
Berisha
322
VII.
Martin Camaj
(Shënime
biografike)
Martin
Camaj u lind më 21 korrik 1925, në Temal të Dukagjinit,
në një
familje të njohur bujare. Për arsimimin e edukimin e tij
nga mosha
e hershme, janë kujdesur etërit jezuitë të Shkodrës, ku edhe
kreu
Kolegjin Saverjan të Shkodrës, i njohur ndryshe si kolegj italian.
Kur hipi
në pushtet regjimi komunist, mbylli shkollat fetare dhe tempujt
e saj.
Martin Camaj në këtë kohë detyrohet të punojë mësues, pa u
pajtuar me
sistemin në fuqi. I vetëdishëm për rrethanat e reja, i shpëtoi
përndjekjeve,
burgut, torturave, andaj më 1948, strehohet në mal. Nga
kjo jetë
e padurueshme, atë vit kaloi kufirin shqiptar fshehtas emigroi
në
ish-Jugosllavi (në Malin e Zi). Disa muaj i kaloi në një llogor, afër
Podgoricës,
pas kësaj periudhe punësohet mësues në shkollën shqipe
në
katundin Tuz, afër Podgoricës së Malit të Zi.
Në
shatorin e vitit 1949, regjistrohet në Universitetin e Beogradit
ku
studioi sllavistikë, romanistikë e balkanologji. Gjatë studimeve të
kryera në
këtë instutucion të njohur u njoh me shumë studentë shqiptarë
nga
Kosova dhe mori pjesë në aktivitet e tyre kulturore e letrare.
Një kohë
edhe filloi bashkëpunimin e rregullt me revistat letrare “Jeta
e re”,
“Pionieri”, që botoheshin në Prishtinë, ku edhe në letërsinë shqiptare
u paraqit
në fillim të viteve pesëdhejtë. Vjershat e para i botoi, më
PROZA E
CAMAJT
323
1951, në
revistën letrare “Jeta e re”. Janë këto ato krijime që do të shohin
dritën:
“Mësuesit të ri”, dhe “Kroni” (1952). Fill pas tyre, më 1953,
Shtëpia
Botuese “Mustafa Bakija”, ia botoi vëllimin e parë poetikë me
titull:
“Nji fyell ndër male”. Më 1954, botoi edhe vëllimin e dytë poetik
titulluar:
“Kanga e vërrinit”. Këto vëllime poetike janë vepra të para të
Camajt,
botuar nga një autor shqiptar në ish-Jugosllavi.
Në
punimin e temës së diplomës që e punoi nga dija e albanologjisë
atë e
udhëheqi profesori i famshëm Henrik Bariq, albanolog, i njohur
e i
nderuar në Faklutetin e Filologjisë, në Universitetit të Beogradit
(Serbi).
Martin Camaj u diplomua më 1955. Qëndrimi i tij në Beograd,
por edhe
bashkëpunimi me revista dhe pjesëmarrja në jetën kulturore
në Kosovë
i bie në sy për të keq Sigurimit Shtetëror jugosllav
famëkeq i
njohur në popull me shkurtesën jugosllave UDB-a, të cilët e
kushtëzojnë
ose të bëhej bashkëpunëtor i tyre ose duhej të kthehej në
Shqipëri
dhe t’u dorëzohej komunistëve të atjeshëm. Kërcënimet e tilla
e
detyrojnë Martin Camajn, të largohet edhe nga ish-Jugosllavia dhe
më 1956,
kaloi të jetojë në Romë të Italisë, ku edhe vazhdoi studimet
për gradë
shkencore në Fakultetin e Letësisë dhe të Filozofisë. Në atë
fakultet
përcjellë me përkushtim edhe ligjëratat e një poeti hermetikë
G.
Ungarett-it, ku edhe njihet më për së afërmi me poezinë e tij.
Në Romë
më 1958, e botoi romanin e parë të shoqëruar me vargje
“Djella”.
Po në Romë, më 15 mars 1960, në Fakultetin e Letërsisë e të
Filozofisë,
mbron tezën e doktoranturës mbi “Mesharin”, e Gjon Buzukut,
(Il
Mesale di Gjon Buzuku) para një komisioni të përbërë nga 11
profesorë,
kryetar i komisionit qe prof. Angelo Monteverdi, dekan i
Fakultetit.
Teza e tij u miratua njëzëri nga të gjithë anëtarët e komisionit.
Aty
mirrte pjesë edhe prof. Ernest Koliqi, titullar i Katedrës së gjuhës
Yrjet
Berisha
324
dhe letërsisë
shqiptare. Tok me Ernest Koliqin, në Romë të Italisë bashkëthemeloi
revistën
letrare shkencore “Shejzat”, kryeredaktor i së cilës
ishte ai,
që nga numri i parë. Revista në fjalë qe me ndikim të madh në
Disaporën
shqiptare, sidomos u ndihmoi shumë arbëreshëve të Italisë.
Gjatë
disa viteve Martin Camaj, kreu punën e lektorit në Institutin
e
studimeve shqiptare në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë, në
Romë dhe
në të njëtën kohë filloi të mirrej në mënyrë profesionale
edhe me
studime gjuhësore, sidomos me gjuhën e arbëresheve të Italisë,
punë që i
mori një pjesë të madhe të jetës. Në vitin 1961, kaloi në
Universitetin
e Mynihut (Gjermani). Më 9 dhjetor të vitit 1964, ai e
mbroiti
habilitacionin “Fjalëformimi në gjuhën shqipe” (“Albanische
Wortbildung.
Die Bildungsweise der älteren Nomia”), në drejtimin e
indogjermanistit
të shquar Prof. Wissmann (anëtarë Komisioni qenë:
prof. A.
Achmaus, Prof. G. Stadtmüller). Më 1971 merr titullin e profesorit
universitar.
Në Mynih e në Lenggries-ë, ku edhe e kishte shtëpinë,
gjatë
tridhjetë viteve, ai krijoi veprat e tij më të rëndësishme në fushën
e
letërsisë dhe të gjuhësisë, duke filluar nga romani “Rrathë”, (1978)
“Albanian
Grammar”, (1984), e deri te përmbledhja e fundit me poezi
“Palimpsest”,
(1991). Falë punës së tij të palodhshme dhe zotimit të tij
Katedra e
Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare në Universitetin e Mynihut,
u ngrit
në rangun më të lartë, ku studentët e kanadidatët e ndryshëm,
mund t’i
merrenin të gjitha titujt pedagogjik-shkencorë nga kjo fushë.
Martin
Camaj, mori pjesë në shumë takime e tubime shkencore me
karkter
ndërkombëtar dhe kurdoherë e prezentoi në mënyrë të denjë
albanologjinë.
Falë ndihmës së tij një numër shqiptarësh, nga Kosova,
fituan
bursa studimore në Gjermani. Camaj pati letërkëmbime me një
numër të
madh intelektualësh në Europë dhe në Amerikë. Shtëpia e
PROZA E
CAMAJT
325
tij
familjare në Lenggries-ë, ishte shndërruar në një qendër të madhe
shkencore
albanologjike.
Në muajin
gusht të vitit 1991, pas tridhjetë e gjashtë vitesh kthehet
në
Prishtinë, ku mori pjesë në Seminarin e Kulturës Shqiptare dhe në
atë rast,
u shpall anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Pas kësaj
vizite, në Prishtinë atij iu botuan edhe dy vepra: “Pishtarët
e natës”,
(1991), (ku u përfshi edhe novela tjetër “Rrungaja në mars”)
“Djella”
1994 dhe libri me poezi: “Në hijen e gjarpnit”, (1991), me ç’rast
edhe iu
rikthye përsëri veprimtarisë letrare në Kosovë, ku edhe i nisi
hapat e
parë. Në Shqipëri së pari iu ribotua libri me vjersha titulluar:
“Lirika
mes dy moteve”, që e botoi Shtëpia Botuese “Hylli i Dritës”,
(1995),
me lejen e bashkëshortes së autorit z. Erika Camaj. Martin
Camaj,
vdiq në Lenggries-ë, më 12 mars 1992. Në varrimin e tij morën
pjesë
shumë shqiptarë, miq, shokë, nga shumë shtete të Europës, nga
Amerika
si dhe kolegë nga Universiteti i Mynihut.
Më 1993,
në Lenggries-ë, u themelua Shoqata “Martin Camaj”,
nëpërmjet
së cilës do të vazhdohet puna në fushën e albanologjisë,
nisur nga
ai, sidomas në afirmimin dhe njohjen e letërsisë shqiptare
në qarqe
botërore. Shoqatën në fjalë e udhëheq gruaja e tij: Dr. Erika
Camaj, e
cila në forma të ndryshme po bën afirmimin e kulturës sonë.
Në vitin
1996, Shtëpia Botuese “Apollonia”, në Tiranë ia botoi kompletin
e përbërë
nga pesë vëllime në poezi, novela, e dy drama. Tash së
voni
Shtëpia Botuese “Camaj – Pipa”, në Shkodër, ribotoi për herë të
parë në
Shqipëri romani “Rrathë”, shoqëruar me një fjalorth të fjalëve
të
përdorura në roman. Po në këtë vit, Shtëpia Botuese “Dakagjin”, nga
Peja, ia
botoi tërë opusin e tij me poezi titulluar: “Lirika”, (2001).
326
Kronologjia
e veprave letrare
të Martin
Camajt
1953
1. “Nji
fyell nder male”, botoi ShB “Mustafa Bakija”, Prishtinë.
1954
2. “Kanga
e vërrinit”, botoi “Mustafa Bakija”, Prishtinë.
1958
“Djella”,
botoi “Shejzât”, Roma.
1964
4.
“Legjenda”, botoi “Shejzât”, Roma.
1967
5.
“Lirika mes dy moteve”, botim i autorit, Müchen.
1978
6.
“Rrathë”, botim i autorit, München.
7.
“Njeriu më vete e me tjerë”, botim i autorit, Müchen.
1981
8.
“Dranja”, botim i autorit, München.
9.
“Shkundullima”, botim i autorit, Müchen.
10.
“Poezi (153 – 1967)”, botim i autorit, München.
327
1984
11.
“Albanian Grammar”, with Exercises, Chrestomathy and Glosseries.
Collborated
on and translated by Leonard Fox “Oto Harrassowitz”,
Wiesbanden,
1984. (“Gramatika shqipe”, me ushtrime, krestomati
dhe
fjalor”.
1985
12.
“Poesie”, Trans. Francesco Solano. Ediprint, Palermo– Siracua.
1987
13.
“Karpa”, botim i autorit, München
1990
14.
“Selected Poetry”, Trans. Leonard Fox. New York University
Press,
New York – London, 1990.
1991
15.
“Pishtarët e natës”, botoi NB “Gjon Buzuku”, Prishtinë.
16. “Në
hijen e gjarpnit”, NSHR “Jeta e re”, Prishtinë.
17.
“Gedichte”, Übersetz. Hans – Joachim Lanksch. Kyrill & Method
Verlag,
München.
18.
“Palimpsest”, Trans. Leonard Fox. München.
1994
19.
“Djella”, botoi NB “Gjon Buzuku”, Prishtinë.
1995
20.
“Lirika mes dy moteve”, botoi, SHB “Hylli i dritës”, Tiranë.
328
1996
21- 25.
“Vepra 1 –5”, botoi SHB “Apollonia”, Tiranë
1999
26.
“Pendlat e korbit / Wieser”, Klagenfurt.
2001
27.
“Lirika”, botoi SHB “Dukagjin”, Pejë
28.
“Rrathë”, botoi SHB “Camaj – Pipa”, Shkodër.
329
Bibliografia
e veprave letrare të Martin
Camajt
a)
Romanet:
1. Martin
Camaj, Djella, Romë, 1958.
2. Martin
Camaj, Djella, NB “Gjon Buzuku”, Pirshtin, 1994.
3. Martin
Camaj, Djella, ShB “Apollonia”, Tiranë,1996.
4. Martin
Camaj, Rrathë, botim i autorit, München, 1978.
5. Martin
Camaj, Rrathë, ShB “Camaj – Pipa”, Shkodër, 2001 .
6. Martin
Camaj, Karpa, botim i autorit, München, 1987.
b)
Novelat:
7. Martin
Camaj, Shkundullima, botim i autorit, München, 1981.
8. Martin
Camaj, Shkundullma, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.
9. Martin
Camaj, Pishtarët e natës, NB “Gjon Buzuku”, Rishtinë,
1991.
10.
Martin Camaj, Pishtarët e natës, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.
11.
Martin Camaj, Rrungaja në mars, NB “Gjon Buzuku”, Prishtinë,
1991.
12.
Martin Camaj, Rrungaja në mars, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.
13.
Martin Camaj, Katundi me gjuhë të fshehtë, ShB “Apollonia”, Tiranë,
1996.
14.
Martin Camaj, Gjon Gazulli, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.
c)
Dramat:
15.
Martin Camaj, Kandili argjandit, botim privat, Kozencë, 1993.
16.
Martin Camaj, Kandili argjendit, SHB“Apollonia”, Tiranë, 1996.
330
17.
Martin Camaj, Loja e mabsdarkës, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.
ç) Proza
poetike:
18.
Martin Camaj, Dranja, botim i autorit, München. 1981.
19.
Martin Camaj, Dranja, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.
d)
Poezitë:
20.
Martin Camaj, Nji fyell nder male, ShB “Mustafa Bakija”, Prishtinë,
1953.
21.
Martin Camaj, Kanga e vërrinit, “Mustafa Bakija”, Prishtinë,
1954.
22.
Martin Camaj, Legjenda, botoi, Romë, 1964.
23.
Martin Camaj, Legjenda, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.
24.
Martin Camaj, Lirika mes dy moteve, botim i autorit, München,
1967.
25.
Martin Camaj, Lirika mes dy moteve, ShB “Hylli i dritëse”, Tiranë,
1995.
26.
Martin Camaj, Lirika mes dy moteve, ShB “Apollonia”, Tiranë,
1996.
27.
Martin Camaj, Njeriu me vete e me tjerë, botim i autorit, München,
1978.
28.
Martin Camaj, Njeriu me vete e me tjerë, ShB “Apollonia”, Tiranë,
1996.
29.
Martin Camaj, Poezi (1953 – 1967), botim i autorit, München,
1981.
30.
Martin Camaj, Në hijen e gjarpnit, NShR “Jeta e re”, Prishtinë,
1991.
331
31.
Martin Camaj, Vargje të shperndame, ShB “Apollonia”, Tiranë,
1996,
32.
Martin Camaj, Nema, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.
33.
Martin Camaj, Palimpsest, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.
34.
Martin Camaj, Pendlat e korbit të bardhë / Wieser, Klagenfurt,
1999.
35.
Martin Camaj, Lirika, ShB “Dukagjin”, Pejë, 2001.
a.a)
Veprat letrare të përkthyera në gjuhë të huaja:
1.
Poesie. Present. Antonino Guzzetta, trans. Francesco Solano.
Ediprint,
Palermo-Siracusa, 1985.
2.
Selected Poetry, Trans. Leonard Fox, New York University Press.
New York
- London, 1990.
3.
Gedichte. Übersetz. Hans-Joachim Lanksch. Kyrill & Method
Verlag,
München, 1991.
4.
Palimpsest, Trans. Leonard Fox, München – New York, 1991.
5.
Pendlat e korbit / Wieser, Klagenfurt, 1999.
a.b)
Monografitë
1. Il
“Missale” di Gjon Buzuku. Contributi lingustici allo studio della
genesi,
Shejzat, Roma, 1961.
2.
Albanische Wortbildung. Die Bildungsweise der älteren Nomina,
Wiesbaden
1966.
3.
Lehrbuch der albanischen Sprache, Harrassowitz, Wiesbaden,
1969.
4. La
parlata albanese di Greci in provincia di Avellino, Leo Olschki,
Firenze,
1971.
332
5.
Racconti popolari di Greci (Katundi) in provincia di Avellino e di
Barile
(Barili) in provincia di Potenza, “Studi Albanesi”, pubblicati
dall’Istuto
di Lingua e Letteratura Albanese dell’Universita di
Roma,
Vol. III, Roma, 1972.
6.
Albanische Märchen ( në bashkëpunim me Uta Schier-Oberdorfer),
Diedrichs,
Köln-Düsseldorf, 1974.
7. Die
albanische Mundart von Falconara Albanese in der Provinz
Cosenza,
Albanische Forschubgen 16, Dr. Rudolf Trofenik,
München,
1977.
8. Cuneus
Prophetarum a Petro Bogadano, Patavii, MDCLXXXV
(Mit
einem Beitrag von Giuseppe Valentini und Martin Camaj),
München,
1977.
9. Albanian
Grammar with Exercises, Chrestomathy ang Glossaries
(Collab.
On and translated by Leonard Fox), Otto Harrassowitz,
Wiesbaden,
1984.
10. La
parlata arbëreshe di San Costantino Albanese in provincia di
Potenza,
Centro Editoriale e Librario dell’Universita dell Calabria,
Rende,
1991.
a. c.
Studimet:
1.
“Prilog poznavanje grafije Gjon Buzukua”, në Godišnjak Balkanološkog
Instituta,
1956, pp. 203-11.
2. “Il
problema dello studio dei testi antichi albanesi in rapporto coi
dialetti,”
in Communications et rapprts du I Congres International
de
Dialectologie générale, Louvain, 1964.
333
3. “Zur
Entwicjlunga der Nasalvokale der Slavischen Lehnwörter im
Albanischen,“
in Die Kultur Südosteuropas, ihre Geschuchte ubd
ihre
Ausdrucjsform, München-Wiesbaden 1964, pp. 18-25.
4.
“Sull’elemento fei canti popolari nell rapsodie si Giuseppe Schiro,”
in
Annuario Dell’Universita di Palermo – anno accademico 1965
–66, pp.
261-67.
5. “Ich
bin’ und ‘ich habe’ im Albanschen,” in Beiträge zur Südosteuropa-
Forschung,
Trofenik, München, 1966, pp. 41-47.
6. “Drei
Briefe von Demetrio Camarda am Gustav Meyer,” in Beiträge
zur
Südosteuropa- Forschung, Trofenik, München 1966, pp.
465-72.
7.
“Lautliche Parallelentwicklungen in montenegrinische und nordalbanischen
Mundarten,”
in Die Welt der Slaven, München, 1966.
8. “Die
albanischen Benennubgen für den Kern der Baunfrüchte,” in
Münchner
Studien zur Sprchwiss., München, pp. 68-75.
9.
“Jeronim De Radas ‘Scanderbeccu i pa-fan’ (Der glücklose Skanderbeg)”,
in Studia
albanica Monacensia, München, pp. 68-75.
10.
“Osservazioni sullo sviluppo storico parlata dell Matja,” in Atti del
V
Convegno internazionale di studi albanesi, Palermo, 1968, pp.
1o7-15.
11.
“Jotierung des albanischen gj und q ( Zur Schichtung der
lateinischen
Lehnwörter im Alnaischen),” in Actes balk., Sofia,
Editions
de l’Académie Bulgare des Sciences, 1968, pp. 837-40.
12. “Ein
italo-albanisches Lied aus dem Skanderbeg-Yuklus” (in collabrazione
con Alois
Schmaus), in Beiträge zur Südosteroropa-
Forschungen,
Mümchen 1970, pp. 43-56.
334
13. “Zur
albanischen Mundart von Barile in der Provinz Potenza,” in
Dissertationes
Albanicae inhoonrem J. Valentini et E. Koliqi,
Band XI,
Trofenik, München 1971, pp. 104-11.
14. “Der
Niederschlag des Kanuns von Lekë Dukagjin in der albanischen
Volksepik,”
in Serta Slavica (in memoriam Alois Schmaus),
München
1971, pp 104—11.
15. “Ein
albanischer Staz aus dem Jahre 1483” (in collaborazione con
L.
Braun), in KZ 86, Vandenhooeck & Ruprecht, Göttingen 1972,
pp. 1-6.
16. “I
poeti albanesi della nuova letteratura della Kosova,” in Atti del
VI
Convegno internazionale di studi albanesi, Palerom 1973, pp.
73-80.
17. “Il
bilinh]guismo nelle oasi linguistiche albanesi dell’Italia meridionale,”
in
Bilinguismo e diglossia in Italia, Atti del Convegno del
Centro
Studi per la Dialettologia italiana, Pacini, Pisa 1974, pp.
5-13.
18.
“Sprachresten der albanischen Mundart von Villa Badessa in der
Provinz
Pescara,” in Südosteuropa unter von Halbmond, Trofenik,
München
1975, pp. 37-34.
19. “Ein
Brief in albanischer Sprache aus Gash vom Jahre 1689,” 1977,
pp.
23-33.
20. “Vier
Briefe von Holger Pedersen an Gustav Meyer – Beiträge zur
Geschichte
der Albanologie,” in Münchner Zeischrift für Balkankunde,
Trofenik,
München 1978, pp. 71- 79.
21.
“Fjalët bashkë dhe vërri,” in Serta Balcanica-Orintalia Monacensia
in
honorem Rudlphi Trofenik, München 1981, pp. 241-44.
335
22.
“Indirizzi di studi albanesi in Italia,” in Scritti linguistici in onore
di Giovan
Battista Pellegrini, Pacini, Pisa 1983, pp. 1315-19.
23. “Per
una tipologia dell’arbëresh,” in Etnia albaese e minoranze
linguistiche
in Italia (a cura di Antonio Guzzetta). Atti del IX
Congresso
Internazionale di Studi Albanesi, Palermo 1983, pp.
150-58.
24. “On
the Typologyof the Dialects of Kosova,” in Studies on Kosova,
East
European Monographs by Columbia Universty Press, New
York,
1984, pp. 55-62.
25. “La
letteratura arbëreshe nel quadro generale della letteratura albanese”,
in Le
minoranze etniche e linguistiche. Atti del 10 Congresso
Internazionale,
Paleromo, 1985, pp. 201-09.
26.
“Bibligrafia ragionata dell opre di Francesco Solano”, in Quaderni
del
Dipartimento di Linguistica dell’Universita della Calabria,
No. 3,
Cosenza 1986, pp. 15-20.
27.
“Forword of the code of Lekë Dukagjini” – Alnaian Text Collected
and
Arrewnged by Shtjefën Gjeçovi. Translated, with an Introduction,
by
Leonard Fox, Gjonlekaj Publishing Comapany, New
York,
1989.
28.
“Letërsia arbëreshe në kontekstin evropian”, në Seminari Ndërkombëtar
për
gjuhën dhe kulturën shqiptare, XVI, Prishtinë,
1990. (në
shtyp).
29.
“Pjetër Bogdani, mjeshtër i gjuhës e i stilit”, në Albanica, No. 1,
Winter
1990, pp 80-89.
30.
“Çështje te pazgjedhuna të shqipes”, në Alabica, No. 1, Winter
1990, pp.
80-89.
336
31.
“Shndërrime e përpunimi i thânjeve popullore në ‘Lahutën e Malcís’
”, në
Jeta e re, 11-12 (1990), Prishtinë, pp. 1476-88 (rielaborazione
dell’articolo
apparso su Shejzât, V, 1961, pp 477-85),
32.
“Palimpsest”, in Albanica, No. 1, Winter 1990, pp. 90-93.
33. “Gli
aspetti romantici nell’opera del De Rada”, in Atti del XVI
Congresso
Internazionale Di studi albanesi, Palermo, 1991.
35.
“Kotinuittät von altererbten Motiven und Formen in der Arbëresh-
Literatur”,
in Atti del Congresso Internazionale di Studi
sulla
Lingua, la Storia e la Cultura degli Albanesi d’Italia (Mannheim,
25-26
giugno 1987(, Celuc, Rende 1991, pp. 67-73.
a.ç.
Kontributi e bashkëpunimi në revistën “Shejzat”:
1.
“Kuvend poezije shqiptare”, I (1957), p. 30.
2. “Dy
pushkë që ranë te ‘Ara e Gegës’,” I (1957), pp. 123-25.
3. “Nëpër
fletët e ‘Nëntorit’ “, nr. 8, Tiranë, 1957,” II (1958), pp. 102-
05.
4. “Nji
shikim poezís së vjetit 1957 në Shqipní”, II (1958), pp. 406-07.
5.
“Kremtimi i 28 Nândorit në Romë”, II (1958), pp. 406-07.
6. “Për
vokalin nasal te Buzukut”, III (1959), pp. 163-73.
7. “Ndër
katundet arbëreshe në Kalabrí (Përshtypje), “ III (1959), pp.
281-83.
8.
“Festimet e Ungrës”, III (1959), pp. 332-34.
9.
“Ligjerata e Prof. Franz Babinger mbi Konstantin Arianit Komneni”,
(1960),
pp. 75-80.
10. “I
pari kongres ndërkombtar i dialektologjís së përgjithshme”, (në
bashkëpunim
me Ernest Koliqin), IV (1960), pp. 219-22.
11.
“Rreth prozës së sotshme në Shqipní”, IV (1960), pp291-99.
337
12.
“Udhëtim veruer nepër Arbreshët të Kalabrís”, V (1961), pp. 254-
56.
13.
“Shndërrimi e përpunimi i thânjeve popullore në ‘Lahitën e Malcís
“,
V(1961), pp.477-85.
14.
“Ferri – e para kantikë e ‘Komedis Hyjnore’ në gjuhën shqipe”, VI
(962),
pp. 149-57.
15.
“Konferencë e Koliqit në München”, VI (1962), pp. 202-03.
16.
“Vepra e fundit e Ivan Popoviqit dhe dhe çështja e prejardhjes së
Shqiptarvet”,
VI (1962), pp. 236-39.
17.
“Mbledhje e balkanologve në München”, VI (1963), pp. 365-69.
18. Nji
konferencë e profesor Schmaus mbi epikën popullore shqiptare
n’Universitetin
e Romës”, VII (1963), VII (163), pp. 77-79.
19. “Në
rasën e gjashtëdhjetëvjetorit të lindjes s’Ernest Koliqit”, VII
(1963(,
pp. 116-18.
20. “Nji
paraqitje e tansishme e poetit arbrsh Francesco Crispi Glavino”,
VII
(1964), pp. 116-18.
21.
“Jeronim De Rada për gjuhësinë shqipe”, VIII (1964), pp. 332-36.
22.
“Vendi që i përngjante nji zgjoni bletësh”, VIII (1964), pp. 451-
52.
23. “Nji
trim që këndohej ndër kangë popullore”, IX (1965), pp. 97-
104.
24.
“Udhtari maje mushkut”. IX (1965), pp. 156-60.
25.
“Romani i Eshtnave”, IX (1965), pp. 156-60.
26.
“Sull’elemento dei canti popolari nelle rapsodie dello Schiro”, IX
(1965),
pp. 396-98.
27 .
“Arka e Noheit apo friga”, X (1966), pp. 93-97.
338
28.
“Mbyllja e kremtimeve të 100 – vjetorit të datëlindjes së Poetit
Zef
Schiroi në Napull”, X (1966), pp. 134-35.
29.
“Njiqindvjetori i lindjes së Ndre Mjedjes (1899-1966) “, X (1966),
pp.
180-98.
30.
“Kongresi i balkanologvet në Sofje””, X (1966), pp 289-90.
31.
“Pjetër Budi në rasën e katërqindvjetorit të lindjes”, X (1966), pp.
494-96.
32.
“Mendime rreth zhvillimit të letërsisë së mbasluftës në Shqipní”,
X (1966),
pp. 511-14.
33.
“Shfaqje kulturore e shoqnore në prak të prendverës. Nji ligjeratë
e Prof.
Dr. Georg Stadtmüller në Universitetin e Romës”, XI
(1967).
Pp. 117-18.
34.
“Pikpamje rreth periodizimit të letërsisë shqipe”, pp. 265-72.
35. “Disa
letra të poetit Ndre Mjedja”, XI (1967), pp. 326-28.
36.
“Konferncë e profesor Zef Valentinit në Universitetin e Münchenit”,
XII
(1968), pp. 83-86.
37.
“Gjurmë të popullsisë shqiptare në Provincën e Piaçnzës”, XII
(1969),
pp. 31719.
38.
“Kremtimet e Gjashtëdhjetëvjetorit të ‘Diellit’ në New York”, XII
(1969),
pp. 404-10.
39.
“Humbja e Prof. Alois Schaus (nekrolog)”, XIV (1970), pp. 239-
40.
“Sprovë për gjetjen e kriterave në analizën e emnave të vendbanimeve”,
XIV
(1971), pp. 351-55.
41.
“Kuvendi dialektologjik në Bressanone (14-16 shtatuer 1971)”,
XV
(1971), pp. 215-17.
42.
“Vëllim syzimesh albanologjike në nder të atë Prof. Zef Valentinit
dhe Prof.
Ernest Koliqit”, XV (1971), pp. 329-31.
339
43.
“Shënime kanunave të Mirditës (marrë nga goja e Gjon Marka
Gjonit)”,
XVII (173), pp. 58-61.
44. “Nji
humbje e randë (nekrolog për Ernest Koliqin)”, XVIII
(1974),
pp. 7-9.
a. d.
Kontributi dhe bashkëpunimi në revistën “Zjarri”
1. “Una
frase in arbëresh dell’anno 1483”, XI (1979), 26, pp. 22-24.
2. “Eqrem
Çabej (1908 – 1980) “, XII (1980), Nr. 27, pp. 5-7.
3. “In
memoriam: Gerhard Rohlfs (1892 – 1986)”, XVIII (1986),
pp.
41-42.
4.
“Aspetti del plurilinguismo presso gli arbëresh d’America – prima
parte”,
(XVIII (1986), pp. 18-20)
5.
“Aspetti del plurilinguismo presso gli arbëresh d’America – seconda
parte”,
(XX (1989), pp. 136-47).
a. dh.).
Recensionet e botuara në “Shejzat”
1. Vasil
D. Alarupri, Dasmë në shtëpi të Vançit, (I, 1957, p. 95).
2. Stavro
Skendi, Mendimi politik dhe veprimtaria kryenngitëse
shqiptare
(1881 – 1912), (III, 1959), p. 199).
3. Arshi
Pipa, Libri i burgut, (IV, 1960, p. 52).
4. Idriz
Ajeti, Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim
të
shekullit XIX, “Rilindja”, Prishtinë, 19660, (V, 1969, pp.
270-72).
5. Mbi do
shprehje të pamatuna (IV, 1960, pp. 268).
6. Vaclav
Polak, Les origines de la differnciation en albanie, da Orbis,
No. 2,
1963, (VII, 1964, p. 138).
340
7. Vaclav
Polak, Balkanische Zusammenhänge und etymologische
Forschungen
des Albanischen, da Zeitschrift für Balkanologie,
1-2,
1963, (VIII, 1964, p. 138).
8. Vepër
postume e Jokl-it: Die Verwandtschaftsverhältnnisse des
Albanischen
zu den übrigen indogermanischen Sprachen, da
Zeitschrift
für Sprachwissenschaft, Bd. IX, 2 Haft, 1963, (VII,
1964, p.
139).
9. Nji
vepër me randësi e dialektologjisë shqipe: Idriz Ajeti, Istorijski
razvitak
govora arbanasa kod Zadra, Sarajevo, 1961, (VIII,
1964, pp.
69-70).
10. Tajar
Zavalani, The P.E.N. in Exile: Albanians, da Arena, 3/6,
1964,
(VIII, 1964, pp. 452-55).
11. Mesha
e Shën Gojartit, përkthye shqip nga E.m Pal Schiroit, Palermo,
1964,
(VIII, 1964, p. 454).
12. Ndre
Mjedja, Juvenilia e vepra tjera. Mbledhë e redaktue, nga
Mark
Gurakuqi, Tiranë, 1964, (IX, 1965, p. 68).
13. Studime
historike, viti XVIII. (II ), 3/1963, (IX, 1965, p. 142).
14.
Zeitschrift für Balkanologie, 1, 1963, (IX, 1965, pp. 286-87).
15. Carlo
Tagliavini, Gli ‘etnici’ dei paesi albanesi d’Italia, në Atti
dell’Istituto
di Scienze, Lettere ed Arti, anno accademico 1963/64,
(IX,
1965), pp. 429-3o).
16.
Cllaus Haebler, Grammatik der albanischen Mundart von Salamis,
Otto
Harrassowitz, Wisbaden, 1965, (IX, 1965), pp. 430-42).
17.
Beitträge zur Südosteuropa-Forschung. Anlässlich des I. Internationalen
Kongresses
in Sofia, München, 1966, (XI, 1967, pp.
163-64).
341
18.
Dhimitër Xhuvani, Midis dy netëve, (novelë), Tiranë, 1965, (XI,
1967, p.
315).
19.
Dasma, roman i Ismail Kadaresë, në Nëntori, nr. 8, 1967, (Xi,
1967, pp.
469-72).
20. Karl
Gurakuqi, Grammatica albanese dell’uso moderno, Palermo,
1967,
(XII,1968,pp.124-24).
21. Fadil
Paçrami, Ngjarja në fabrikë (dramë në dy pjesë), në Nëntori,
nr.4,
1968, (XII, 1968, pp. 256-57)).
22. Jakup
Ceraja, Djersa dhe gjak - vjersha. “Rilindja”, Prishtinë,
1968,
(XII, 1968, p. 257).
23.
Gjurmime albanologjike, 1. 1968, Prishtinë, (XIII, 1969, pp. 124-
25).
24. Peter
Bartl, Die albanischen Mulime zur Zeit der nationalen
unabhänglickeit
(1878 – 1912), Otto Harrassowitz, Wisbaden,
1968,
(XIII, 1969, pp. 125-26).
25. Arshi
Pipa, Rusha, München, 1968, (XIII, 1969, pp. 126-27).
26. A. V.
Desnickaja, Albanskiji jazyk i evo dialekty, Leningrad, 1968,
(XIII,
1968, p. 386).
27. M. A.
Gabinski, Vozniknovenije infinitiva kak vtorinyj balkanskij
jazykovoj
proces. Na materiale albanskovo jazika, Leningrad,
1967,
(XIII, 1969, pp. 28687).
28. Tahir
Kolgjini, Shpalime rreth ‘Lahutës’, Istanbul, 1969, (XIX,
1970, p.
95).
29. Il
‘Missale’ di Gjon Buzuku (1555), botim kritikë nga Eqrem
Çabej,
Vëll. 1-2, Tiranë, 1968, (Xvi, 1972, pp. 284-85).
30.
Ernest Koliqi, Saggi di letteratura albanese, Leo S. Olschki, Firenze,
1972,
(XVII, 1973, pp.138-40).
342
31.
Francesko Solano, Manuale di lingua albanese, Corigliano C.
1972,
(XVII, 1973, pp. 140-40).
32.
Novellistica italo-albanese, Leo S. Olschki, Firenze, 1970, (XVII,
1973, pp.
392-93).
33.
Cronaca dei Tacco di Cefalonia di anonimo. Prolegomeni, testo
critico e
traduzione a cura di Giuseppe Schiro, Accademia Nazionale
dei
Lincei, Roma, 1975, [XVII, (1974), pp. 365-67].
34. Peter
Bartl, Der Westbalkan zwischen spanischer Monarchia
und
osmanischen Reich, Otto Harrassowitz, Wiesbaden, 1974,
[XVIII
(1974), p. 367].
35. Peter
Bartl, Quellen und Materialen zur albanischen Geschichete
im 17.
und 18. Jahrhundert. Aus dem Briefwechsel des Erzbischofs
Vincenz
Zmajvic, Otto Harrassowitz, Wiesbaden, 1975,
[XVIII,
(1974), p.368].
a. e.)
Recensione të botuara në “Südost – Forschubgen”
1. P.
Gjergj Fishta, Il liuto delle Montangne (Lahuta e Malcis), Fasc.
I.II.
Perifrazione, commento, traduzione e note di papas Ignazio
Parrino,
Palermo, 1968/70, [Bd. 29/1970].
2. Binard
Bilota, Shpata e Skënderbeut ndë Dibrët Poshtë. Redakuar e
hyrja nga
P. Emanuil Jordani, Tiranë, 1967 [Bd. 29/1970].
3.
Tregime e këngë popullore për Skënderbeun, Tiranë,1967, [Bd.
29/1970].
4.
Novellistica Italo-Alabanese. Testi orali raccolti dal prof. Luca Perrone.
Leo S.
Olschki, Firenze, 1970, [Bd. 28/1969].
5. Këngë
popullore, Tiranë, 1968, [Bd. 29/8/1969].
343
6.
Novellistica Italo-Albanese. Racconti popolari di S. Sofia d’Epiro,
S.
Demetrio Corone, Macchia Alb., S. Cosmo Alb., Vaccarizzio
Alb., S.
Giorgio Alb. – Leo S. Olschki, Firenze, 1970, [Bd. 28/1969].
7. Gjergj
Hasanja, Malësori këndon. Këngë popullore mga shqiptarët
në RS të
Malit të Zi, Cetnjë, 1971, [Bd. 28/1969].
8.
Giovanni Laviola, Pietro Camodeca, Aversa 1969, [Bd. 31/1972].
9.
Heiddrun Kellner, Die alansche Minderheit in Sizilien, Otto
Harrassowitz,
Wiesbaden, 1972, [Bd. 32/1973].
10.
Antonino Guzzeta, Tracce della lingua albanese del secolo XV nella
documentazione
veneta dell’epoca, parte prima, 1968; parte seconda
1973,
Palermo, [Bd. 33/1974].
11.
Francesco, Manuale di lingua albanese, Corigliano Calabro, 1972,
[Bd.
34/1975].
12.
Matteo Giorgio Di Lena, Gli albanese di Montecilfone, Compobasso,
1972,
[Bd. 35/1976]
13. Petar
Skok, Etimologijski rej?nik hrvatskog ili srpskog jezika, Knj.
I/IV,
Jugoslovenska Akademija Znanosti i Umjetnosti, Zagreb,
1971-1974,
[Bd. 37/1978].
14. Arshi
Pipa, Albanian Folk Verse: Stucture and Genere; idem, Hieronymus
de Rada;
Albanian Literature: Social Pespectives, Trofenik,
München,
1978, [Bd. 38/1979].
15. Arhiv
za arbanasku satrinu, jezik i etnologije. (Ured. H. Bari?), Albanološki
Institut në
Prishtinë, Prishtinë, 1969, [Bd. 39/1980].
16. Armin
Hetzer ( a cura di), Das dreiprachige Wörtervrzeichnis von
Anastasiu
Kavallitois aus Moschopolis, gedruckt 1770, in Venedig.
Helmut
Buske Verlag, Hamburg, 1981, [Bd. 41/1982].
344
17.
Francesco Altimari, Studi sulla letteratura della “Rilindja”, Grottaferrta,
1984,
[Bd. 43/1984].
18.
Francesco Altimari – Mario Bologneri – Paolo Carrozza, L’esilio
della
parola. La minoranza linguistica albanese in Italia, Pacini,
Pisa,
1986, [Bd. 46/ 1987].
19.
Ibrahim Rugova, Kahe dhe premisa të ktitikës letrare shqiptare
1504 –
1983. Insitituti Albanologjik, Prishtinë, 1986, [Bd. 46/1987].
ë)
Recensione të tjera
1. Doris
Stockmam - Wilfried Fidler - Erich Stockmann, Albanische
Volksmusik,
Bd, I: Gesäange der Çamen, Akademie – Verlag,
Berlin,
1965, [in Dutsche Literaturezeitung, Jahrgang 89, Heft 7,
Juli
1968].
2.
Norbert Boretzky, Der türkische Einfluss auf Albanische. Teil 1:
Phonologie
und Morphologie der albanischen Turzismen, 1975;
Teil 2:
Wörterbuche der alnabischen Turzismne, 1976; Otto Harrassowitz,
Verlag,
Wiesbaden [in Kartylos, Jahrgang 1978].
3. Matteo
Sciambra, La “Dottrina Cristiana” Albanese di Luca Matranga,
Biblioteca
postolica Vaticana, Roma, 1964, [in Obris, Blletin
international
de documentation linguistique. Tome XV, No. 1,
1966].
4.
Jeronim de Rada, Vepra, Vëll. 1-5, “Rilindja”, Prishtinë, 1980 –
1983, [në
Zjarri, XVII, (1985), nr. 29, pp. 90-91].
5. Armin
Hetzer, Geschichte des Buchandels in Albanian, Otto
Harrassowitz.
Wiesbaden, 1985, [në Zjarri, VII, (1985), nr. 29, pp.
91-92].
345
6. Manlio
Corellazzo, Avviamento critico allo stidio della dialettologia
italiana,
Vol. I, (1969), Vol. II, (1972), Pacini, Pisa, [në Zjarri,
XVII,
(1985), nr. 29, pp. 95-93].
*)
Shënimet bibliografike nga pika: a. a., deri në fund: a. ë., u moren
nga
revista “Albanica”, nr.2, New York, 1991, faqe 13 – 22.
Intervista
1. Martin
Camaj; Indiviualiteti ynë shprehet në letërsinë e në artin
tonë,
botoi, “Fjala”, nr. 13 korrik 1990, Prishtinë, 1990.
Letra
1. Letër
Mustafa Krujës, shkëputur në internet..
346
Literatura
I
1. Martin
Camaj, “Djella”, botoi NB “Gjon Buzuku”, Prishtinë, 1994.
2. Martin
Camaj, “Pishtarët e natës”, botoi NB “Gjon Buzuku”, Prishtinë,
1991.
3. Martin
Camaj, “Vepra letrare 1 - 5”, botoi, ShB “Apollinia”, Tiranë,
1996.
4. Martin
Camaj, “Rrathë”, botim i autorit, München, 1978, (Gjermani)
5. Martin
Camaj, “Karpa”, botim i autorit, München, 1987, (Gjermani)
6. Anton
Berisha, “Vepra letrare e Martin Camajt”, botim privat,
Kozencë,
1994, (Itali)
7. Ardian
Klosi, “Takim me M. Camajn” parath., “Vepra 1, fq.7-47,
SHB
“Apollonia, Tiranë, 1996.
8. Koçi
Petriti, “Në poetikën e Martin Camajt”, bot. i aut., Tiranë,
1997.
9. Ymer
Çiraku, “Në zbatim të kodeve letrare”, ShB “Toena”, Tiranë,
1998.
347
10.
“Albanica”, (numër tematikë, kushtuar M. Camajt) nr. 2, spring
(pranverë)
1991, NewYork, USA.
11. “Jeta
e re”, (numër tematikë, kushtuar M. Camajt) nr.1, viti XLVII,
janar – shkurt,
Prishtinë, 1996.
12. Sabri
Hamiti, “Letra shqipe - sprova për një poetikë 5”, botoi SHB
“Dukagjin”,
Pejë, 1996.
II
1.
Aristoteli, “Poetika”, botoi, RB “Rilindja”, Prishtinë, 1984.
2. Aliu
Ali, “Teoria e letërsisë” ,botoi RB “Rilindja”, “EMMM”, KSAK,
Prishtinë,
1984.
3. Bahtin
Mihaill, “ O romanu”, botoi, “Nolit”, Beograd, 1989.
4. Bahtin
Mihail, “Autor i junak u estetskoj aktivnosti”, botoi “Svetovi”,
Novi Sad,
1991.
5. Bart
Rolan, “Aventura semiologjike”, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë,
1987.
6. Bellançiq
Millorad, “Strategija tumaçenja”, botoi “Svetovi”, N. Sad,
1991.
7. Biti
Vlladimir, “Interes pripovjedanon teksta”, botoi “SNL”, Zagreb,
1987.
8.
“Çështje të romanit”, botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, 1980.
9. Dado
Floresha, “Teoria e veprës letrare Poetika”, botoi SHB “LU”,
Tiranë,1999.
10.
Damjanoviq Millan, “Estetika i stavaralaštvo”, botoi “V. Maslesha”,
Sarajevo,
1988.
11.
Diltaj Vilhelm, “P. Imagincija - elem. za jednu poetiku”, i “IKZS”
Sremski
Karlovac, 1989.
348
12.
Dubovski Serzh, “Zashto nova kritika”, botoi “Knjizevna Zadruga”,
Novi Sad,
1989.
13. D.
Osvald, - T. Cvetan, “Fjalor enciklopedik...”, bot. Redaksia e Botimeve
“Rilindja”,
Prishtinë, 1984.
14. Çabej
Prof. Dr. Eqrem, “Studime gjuhësore V”, botoi RB “Rilindja”,
1975.
15.
Eaglton Terry, “Knjizhevna teorija”, botoi “SNL”, Zagreb, 1987.
16. Eco
Umberto, “Si bëhet një punim diplome”, botoi “Përpjekja”, Tiranë,
1997.
17. Edel
Leon, “Psiholoshki roman”, botoi “Kultura”, Beograd, 1962.
18.
Ignjatoviq Miodrag D. - Rakonjac - Pavloviq Verica, - Jovanoviq
Mirjana,
- Cuturilo Jasna, “Knjizhevna kritika i savremena teorije
tumaçenje
knjizhevnog dela”, botoi “Struçna knjiga”, Beorgrad,
1992.
19.
Ingarten Roman, “ O saznavaju knjizhevnog umtniçkog dela”, botoi
“SKZ”, Beograd,
1971.
20.
Jerkov Aleksandar, “Od modernizma do postmodernizma”, botoi
“Jedinstvo”
Prishtinë, “Deçije novine”, Gornj Milanovac, 1991.
21.
Haçion Linda, “Poetika postmodernizma”, botoi “Svetovi”, Novi
Sad,
1996.
22.
Hamiti Sabri, “Vetëdija letrare”, botoi, RB “Rilindja”, Prishtinë,
1989.
23.
Hamiti Sabri, “Tema shqiptare”, botoi, “Rilindja”, Prishtinë, 1993.
24. Hars
Luis, “ Pukovnik igra shkolike”, botoi “BIKZ”, Beograd, 1980.
25.
Hrstiq Jovan, “Oblici moderne knjzhevnosti”, botoi “Nolit”, Beograd,
1968.
26.
Hrstiq Jovan, “Profesor matematike”, botoi “Znanje”, Zagreg, 1988.
349
27. Hrsh
E. D., “Naçela tumaçenja”, botoi “Nolit”, Beograd,1983.
28. Feher
Fernec, “Pesnik antinomija”, botoi “Nolit”, Beograd, 1987.
29.
Fjalor i kritikës moderne, përgatiti: Durim Toçe, botoi “Toena”, Tiranë,
2000.
30.
Flaker Aleksandar, “Poetika osporovanja”, botoi “ Shkolska knjiga”,
Zagreb,
1984.
31.
Flaker Aleksandar, “Stilske formacije”, botoi “SN Liber”, Zagreb,
1983.
32.
Flaker Aleksandar, “Proza u trapericama”, botoi “SNL”, Zagreb,
1983.
33. Fraj
Northrop, “Anatomia e kritikës”, botoi “Rilindja”, Prishtinë,
1990.
34.
Frejdenberg Olga Mihajlovna, “Slika i pojam”, botoi “NZMH”, Zagreb,
1986.
35. Lodge
David, “Naçini modernog pisanja”, botoi “Globus / Stvarnost”,
Zagreb, 1988.
36.
Lloshi Xhevat, “Stilistika dhe pragmatika”, botoi, “Toena”, Tiranë,
1990.
37. Kaler
Xhonaton, “Strukturalistçka poetika”, botoi “Srpska Knjizhevna
Zadruga”,
Beograd, 1990.
38.
Kindlers Neues Literatur Lexikon, botoi “Kindler GmbH”,
München.
1989.
39. Kovaq
Zvonko, “Interpretacijski kontekst”, botoi “Nolit”, Beograd,
1975.
40.
Krasniqi Bajram, “Kode të ligjërimit letrar”, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë,
1988.
41.
Kriger Mari, “Teorija kritike”, botoi “Nolit”, Beograd, 1982.
350
42. Man
Pol De, “Problemi moderne kritike”, botoi, “Nolit”, Beograd,
1975.
43.
Macherg Pierre, “Teorija knjizhevne proizvodnje”, botoi “Shkolska
knjiga”,
Zagreb, 1976.
44.
Makjeviq Henrik, “Nauka o knjizhevnosti”, botoi, “Nolit”, Beograd,
1974.
45.
Millosavlleviq Petar, “Metodologija prouçovanja knjizhevnosti”,
botoi
“KZNS”, Novi Sad,1985.
46.
Millosavlleviq Petar, “Teorija beletristike”, botoi “Prosveta”, Nish,
1993.
47.
Millosheviq Nikolla, “Heroi negativ”, botoi “Rilindja”, Prishtinë,
1982.
48.
Maksimoviq Vojsllav, “Motivi i forme”, botoi “Oslobo?enje – ID”,
Sarajevë,
1987.
49.
Sollar Millivoj, “Ideja i priça”, botoi “Liber”, Zagreb, 1974.
50.
Sollar Millivoj, “Teoria e letërsisë”, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë,
1978.
51.
Sollar Millivoj, “Smrt Sancha Panze”, botoi “NZH”, Zagreb, 1981.
52.
Sollar Millivoj, “Teorija proze”, botoi “SNL”, Zagreb, 1989.
53.
Strouss Claude Levi, “Struktura antropologije 2”, botoi, “ShK”, Zagreb,
1988.
54.
Stamaq Ante, “Kritika ili teorija”, botoi “IC – Revija”, Osijek, 1983.
55.
Pallavestra Predrag, “Knjizhevnost – kritika ideologije”, botoi
“”SKZ”,
Beograd, 1991.
56. Paniq
Vlladisllav, “Psiholoshko istra. umjetniçkog stvaralashtva”,
botoi
“NK”,Beograd, 1989.
57. Prela
I. Nikë, “Fjalor biblik”, botoi “Drita”, Ferizaj, 1994.
351
58.
Radoviq Miodrag, “Aksiologjia letrare”, botoi “Bratsvo Jedinstvo”,
Novi Sad,
1987.
59. Grup
autorësh: “Fajalori i termasve letrare”, botoi Nolit”, Beograd,
1986.
60.
Rugova Ibrahim - Hamiti Sabri, ”Kritika letrare”, botoi, RB “Rilindja”,
Prishtinë,
1979.
61.
Rugova Ibrahim, “Strategjia e kuptimit”, botoi, RB “Rilindja”, Prishtinë,
1980.
62.
Rugova Ibrahim, “Refuzimi estetik”, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë,
1987.
63.
Rrahmani Zejnullah, “Nga teoria e letërsisë”, botoi RB “Rilindja”,
Prishtinë,
1986.
64.
Rrahmani Dr. Zejnullah, “Teoria e letërsisë”, botoi “Fakulteti
Filologjik”,
Prishtinë, 1996.
65.
Shafranek Ingrid,- Donat Branimir, “ Temelji modernog romana”,
botoi
“ShK”, Zagreb. 1971.
66.
Shijakoviq Miodrag B., “Uvoxhenje u savremenu knjizhevnost”,
botoi
“Novela”,Beograd, 1984.
67.
Shkreb Zdenko, - Stamaq Ante, “Uvod u knjizhevnosti”, botoi
“Globus”,
Zagreb, 1986.
68.
Shkreb Zdenko, “Knjizhevnost i povijseni svjet”, botoi “ShK”, Zagreb,
1981.
69.
Teorijska misao o knjzhevnosti, zgjodhi, Petar Millosavlleviq, botoi
“Svetovi”,
N. Sad, 1991.
70.
Todorov Cvetan, “Poetika”, botoi “Filip Vishnjiq”, Beograd, 1980.
71. Vidan
Ivo, “Roman struje svijsti”, botoi “ShK”; Zagreb, 1971.
352
72.
Uellek Rene – Uoren Ostin: “Teoria e letërsisë”, botoi “Shtëpia
Botues
Enciklopedike”, Tiranë, 1993.
73. Uçi
Alfred, “Mitologjia folklori letërsia”, botoi “Naim Frashëri”, Tiranë,
1982.
74.
Zhenet Zherar, “Figura”, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë, 1985.
75.
Zhenet Zherar, “Umetniçka delo”, botoi “Svetovi”, Novi Sad. 1998.
76.
Zhmegaq Viktor, “Tezhiste knjizhevnosti”, botoi “SNL”, Zagreb,
1988.
Revista
1.
Albanica, nr. 2, spring ( pranverë), Nju Jork, 1991,USA.
2. Bujku,
gazetë e përditshme, Prishtinë, 1991, Kosovë.
3. Delo,
rev. let. nr. 11-12, botoi “Nolit”, Beograd, 1988.
4.
Dielli, 28 prill, 1989. Boston, Mass. USA.
5. Jeta e
re, rev. let. nr. Viti XLVI, Prishtinë, 1995, Kosovë.
6. Fjala,
rev. let. nr. 13. korrik, 1990, Prishtinë, Kosovë.
7.
Frankfurte Allgemeine Zeitung, Frankfurt, Gjermani.
8. Koha
... , 2, gazetë e përditshme, dhjetor, 1999, Prishtinë 1999,
Kosovë.
9.
Knjizhevna kritika, revist për kritikë, estetikë, nr. 1, botoi IRO
“ad”,
Beograd, 1995.
10.
Knjizhevna smotra, revistë për letërsinë botërore, nr. 40, botoi
“Liber”,
Zagreb, 1980, Kroaci.
11. Reç,
rev. let. nr. 9, botoi “Radio B92”, Beograd, 1995, Serbi.
12.
Shqiptari i lirë, 30. IV- 31. V. 1959, Boston, Mass. USA.
13. World
Literature Tody, revistë letrare e Universiteti të Oklahomës,
USA.
353
Shënime
për autorin
Yrjet
Berisha, studioi, magjistroi dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës.
Ka botuar
këto libra: “Anatomia e vetmisë”, poezi, më 1994.
“Vetë”,
poezi, më 1994, ”Edhe rastësi”, poezi, më 2000, “Ora”, dramë,
më 2000
dhe romanin “Ulkiani”, më 2004.
Poezitë e
tij i botoi në gjuhën kroate, suedeze, rumune, ruse kur
edhe
përfaqësohet në librin “Antologjia e letërsisë shqptare e shek. XX”,
botuar në
Saktpetrsburg, ( Rusi ), më 1999.
9 789951
641371
ISBN
978-9951-641-37-1