| E marte, 02.04.2013, 09:54 AM |
RIZA LAHI
1100 KM/ NË ORË, DHEJTË METRO MBI PLAZHIN E DURRËSIT ME MIG 21
" Në
shpirt, asnjë fije të thinjur unë s'kam
As
ëmbëlsi prej plaku të tharë
Duke
shurdhuar botën me zërin këmbanë
Shkoj
udhëve, i bukur, njëzetedy vjeçarë…"
(Majakovski,
nga "Obllaka v shtanah" nën shqipërimin e I. Kadaresë)
Në
fokusin tonë tani është nga më të dashurit prej shokëve të mi të ajrit, që nga
rinia e parë dhe tër jetës. Në disa raste na kanë ngatërruar nga të pamët duke
iu drejtuar atij me emrin tim dhe mua
me emrin e tij, megjithëse Musa Kame fluturoi në të gjitha tipat e reaktivëve
shqiptarë duke i kapërcyer ata me të shpejtë deri te MIG 21, fluturoi
njëmbëdhjetë vjet dhe në të parën linjë ndërkombëtare të aviacionit civil
shqiptar, kurse unë, ja, e fillova dhe e ngrysa jetën time të oficerit
fluturues vetëm me avionin AN 2.
Ja CV e
tij në formën më të përmbledhur të mundëshme.
Më pas do
të kalojmë me të shpejtë nëpër jetën e tij , për t'u të ndalur te një fluturim
tmerrësisht mjeshtëror por dhe egërsisht të rrezikshëm, duke shkelur me të
katër këmbët rregullat; që përfundoi me sukses spektakolar, megjithë dajakët që
hëngri plotëisisht me të drejtë për një vit rresht nëpër mbledhjet e repartit
të tij, ku, më vonë, do të bëhej zëvëndës komandant…
"Musa
Kame i përket asaj kategorie që, si hedhin sytë prej shqiponje diku, si
llogarisin me kujdes gjithëçka, vërsulen pastaj atje me të tëra forcat dhe pa i
shkuar në mënd për t'u kthyer më pas. Njerëz si ai, gabojnë vetëm një herë, si
një kërcimtar kaluçi. Çdo mëndjemadh i kalibrave më ekstreme, do të ndjehej i
pafuqishëm para krenarisë së tij dhe syhapur deri në çmënduri para modestisë së
tij ndaj të gjithëve, modesti që shpeshehrë i përngjet asaj të një gjeniu shahu
para trajnerit të vet. Musa Kame ka fluturuar me të gjithë tipet që ka
Shqipëria, nuk ka përjetuar asnjë katastrofë dhe nuk ka gabuar asnjeherë. Siç
nuk gabon kurrë shqiponja që sulet që nga thellësitë e qiellit në prenë që ka
zgjedhur mbi tokë , pa i shkuar mëndja qoftë edhe një herë të vetme te
vdekja"
(
"Ylli që sheh mbi sheshin "Skënderbej" Fq 198 )
HEROI I
POPULLIT RËNË NË FUENTE DEL EBRO
Musa Kame
ka një emër të trashëguar, së paku dy herë. Një stërgjysh i tij, Musa Kame,
është plagosur me shpatë në dorë duke luftuar në Bosnjë. Kur dhe në cilat
rrethana, kjo nuk dihet ende, por dihet, që ka qënë një luftëtar, siç qe më pas
edhe biri i tij , Ali Kame.
Në
respekt të kujtimit të të atit, Ali Kame, nga fshati Fratar i Përmetit, një
burrë i kamur , me toka dhe bagëti, që qe diplomuar në të njëjtin vënd ku kish
studiuar Naim Frashëri - në gjimnazin "Zosimea"dhe që kishte një
pallat prej tre katesh mu në mes të fshatit të tij të lindjes;që vishej kreko
me kostum e kollare, ia trashëgoi emrin
birit të tij të parë duke e quajtur
Musa.
Musa Kame
u bë i njohur me mbiemrin fshatit të tij. Heroi i Popullit shqiptar dhe
spanjoll, Musa Fratari, është xhaxhai i pilotit tonë, që e ka adhuruar atë tër
jetën për të dy motivet e marra me mënd nga të gjithë.
të
vëllait të tij më të vogël, Fadilit.
Buli –
siç e thërisnin të gjithë në Berat gjimnastin e mrekullueshëm dhe që pikturonte
aq bukur, Musa Kame, e ka pas adhullin e tij njeriun, emrin e të cilit e kishte
si dhuratë të shtrënjtë, internacionalistin shqiptar që ra duke ndihmuar një
popull tjetër; të antifashistitn pasionant të letërsisë, gjuhëvetë huaja dhe
artit ushtarak, Musa Fratarit.
Në një
nga relikët e familjes është një urdhër i shkruajtur gegërisht ,i firmosur dhe
vulosur nga Ministri i Luftës i Ahmet Zogut, Xhemal Aranitasi, ku shkruhet
tekstualisht: " Ndalohet ardhja e Musa Fratarit në Tiranë për me evitue
ndonji gjakmarrje". Kjo shkresë është shoqëruar me internimin për dy vjet
të të sapodiplomuarit oficer në Modeno të Italisë. Heroi përmetar, qe spiunuar
nga një shok i tij albanez; qe spiunuar në administratën fashiste se lexonte
romane të ndaluara, si "Nëna" e Gorkit apo libra "të
rrezikshëm", si "Manifesti i Partisë Komuniste". Administrata e
akademisë ushtarake menjëherë e kish
flakur në rrugë dhe djaloshi, si e mendoi mirë punën, mbushi pistoletën me 7
plumba me të cilët, nuk arriti t'ia merrte shpirtin spiunit nga Gjirokastra,
por vetëm se sa e plagosi. Pas një gjyqi spektakolar, ku erdhi edhe Ali Kame të
dëgjonte si do të mbrohej i biri, si edhe verdiktin e gjykatës, atentatori u
dënua 8 muaj pas të cilave, e mori që e mori diplomën e oficerit.
Në
internim….Heroi i Bulit tonë, po e bënte atë të shkretë dënim pas asaj
urdhërese të turpëshme të firmosur nga një ministër, në fshatin e lindjes. Babi
e këshillonte që të merrej tanimë me menaxhimin e tokës dhe gjësë së gjallë por vëllai i tij i
vogël, Fadili zemërbardhë dhe i dhëmbshur, që aq shumë e donte "laken e
madh", nuk e linte që të kapte punë me dorë. Oh, ai rrinte gjithë ditën
pas librave, lajmeve të radios… le të punonin të tjerët, ja, punonte ai dhe për
të…Mos prek gjë me dorë, Musa, se i bën Fadili yt të gjitha…Ja, ik e lexo atje
dhe më trego pastaj ndonjë gjë nga libri, a ç'thotë radioja…
Më së
fundi, një ditë nga ditët, njeriu i internuar, që e kish parë se çfar ndyrësire
ishte fashizmi, që e kish parë mu në strofullën e tij që kutërbonte, u largua
nga shtëpia. I tha nënës , babait Ali dhe Fadilit, se po ikte në Francë për të
gjetur një punë që i kishin ofruar.Babai i dha 2 – 3 napolona flori t'i prishte rrugës.
Musa
Fratari që e shëtiti emrin e fshatit të tij qënga anëmbanë trojeve shqiptare,
edhe në ato të Spanjës, kishte disa kohë që qe fejuar; ende nuk qe këputur dita
e dasmës.
Pas disa
kohësh…në fshat, si një re stërnadhe dhe krejt e zezë, erdh një lajm i
tmerrshëm.
Kishte
lidhje me familjen e Ali Kames, që po ia fshihnin të gjithë…
Ç'ishte
ajo turmë burrash që po vinte?
Burrë e
grua dollën në shkallë.
Fadili ,
plot kureshtje pas tyre.
Njëri nga
burrat e fshatit mundi të fliste : "Musai….Djali ynë…Ra në të zezën
Spanjë, ra duke luftuar kundër fashizmit..Luftoi si luan, djali juaj. Na ka
rënë dëshmor Musa Fratari!"
Pas kësaj
bombe Aliu, mundi të shqiptonte me zë të lartë:
"Ali
Kame nuk ia bëra dot dasmën djalit…Unë, me këtë të shkretën, nuk e gëzuam dot
dasmën e Musait…Sa i kish mbushur njëzeteshtatë… Le të jetë dita e tij e dasmës
kjo e sotmja! Asnjë të mos më largohet! Nusja e djalit tim, paska qënë
Spanja!"
ALI BEJ
KËLCYRA DHE ALI KAME BALLAFAQOHEN PARA BURRAVE …
Luftëtari
që kishte marrë pjesë në çetën e Spiro Bellkamenit, që kish qënë në grupin e
posaçëm të sulmit mbi kalanë e Përmetit, Ali Kame e mbante veten për
mrekulli.Me trupin e drejtë dhe ballin lart, ai vazhdonte të ecte serioz, i
përmbajtur dhe i heshtur si një bust.
Por
natën, shkrehej. E shoqja ia gjente jastëkun në mëngjes të bërë qullë nga
lotët.Një ditë ia plasi të qarës ndërsa hante bukë. Nuk e kish parë askush,
asnjëherë , të shkrehur nervash ashtu atë burrë…
Nisi
lufta. Kame dërgoi për luftën e popullit kundër fashizmit, djalin që i kish
mbetur, Fadilin…
Ndërkohë
qe bërë polarizimi i partizanëve nga njëra anë dhe ballsitëve nga ana tjetër.
Të dy
Alinjtë, dikur miq të ngushtë, kishin marrë rrugë të ndryshme.
Ende nuk
ia kishin vënë pushkën njëritjetrit këta grupime shqiptare. Balli ishte në
fazën që po demaskohej para popullit; po demaskohej, përmes debateve publike
duke u ndeshur, përfaqësuesit e Frontit Nacional – Çlirimtar dhe atyre të
Ballit Kombëtar.
Një ditë
para popullit të mbledhur, erdhi radha të ndesheshin të dy miqtë e vjetër, të
dy Alinjtë, Këlcyra dhe Kame. Njëri me titullin "Bej", tjetri që
mbahej si bej.Ja si si arriti kulmi i debatit të tyre:
Ali Bej
Këlcyra: " Ali Kame!Yt bir, atë kokë pat, atë feste mori; desh të luftonte
fashizmin dhe përfundoi atje ku s'i dihet vorri!"
Ali Kame:
"Ti Ali Bej Këlcyra, ke agjëruar tridhjetë ditët e Ramazanit por ke
prishur ditën e bajramit me mut. Ti erdhe në vëndin që të ka bërë kokën me
vaporrët e Duçes, me 7 prill!"
MUSAI I
RI NIS JETËN NË USHTRI
Kishte
ardhur që tre vjeç në qytetin që e kishte burrëruar….
Sapo
kishte mbaruar shkollën e mesme me rezultate të larta; I gjithë gjimnazi ia
njihte prirjet për pikturë dhe e kishte parë duke ekzekutuar ushtrime
spektakolare në hekur dhe paralele. Ai recitonte shumë bukur dhe ndiqte me
shumë pasion ecjen përpara në shkollën e lartë për aktor të të vëllait në
shkollë, Gëzimit.
Ishte
viti 1968 dhe babai i tij, oficer me potencë të lartë në Berat, për më tepër,
vëllai i Heroit të Ebros, nuk bëri asnjë ndërhyrje që biri i tij të mos shkonte
në shkollën e oficerëve, ku atë vit po kërkoheshin thuajse me urdhër, me
gjithfarë presionesh, të shkonin maturantë nga qytetet.
Fadil
Kame kishte dhënë prova ndershmërie tër jetën. Mosndërhyrja për djalin e tij shëndosh si molla, por që duhej të
shkonte për oficer, ishte treguesi i rradhës i ndershmërisë dhe ballëlartësisë
së tij.
Musa
Kame, testet për pilot i kaloi me të shpejtë dhe me rezultate të shkëlqyera,
duke zënë vënd në njërën nga bangat e të dy kurseve për pilotë; të njërit nga
grupet më të mëdhej që nxori shkolla e aviacionit.
Isntruktori
i TIP 61 ishte piloti Maliq Xhafa, që sapo kishte mbaruar shkollën me rezultate
të larta.
Kame
vdiste nga qejfi të provonte mbingarkesat. Kishte raste, kur nisi të fluturonte
vetëm, që e linte të rritej shpejtësinë në ngritje dhe, mandej, e tërhiqte
aroplanin lart me të shpejtëpër të arritur në lartësinë e kërkuar, gjë që e
kenaqte pa masë. Kështu bënte edhe gjatë kthesave në fluturimet e thjeshta në
rreth. Në vënd që të kthehej butë dhe ëmbël, këtë e bënte fort duke u kënaqur
sërish dhe, duke mos i bërë vërejtje askush.
Ishte
normale që ky gjimnast dhe që truri i punonte me të shpejtë, të kalonte për
pilot gjuajtës, në kohën kur u bë seleksionimi , sipas të cilit, gjysma e këtij
grupi të përbërë në pjesën dërmuese nga djalëri qyteti, duhej të dërgohej për
"helikë" – helikopter dhe AN 2.
"Unë
ruaj kujtimet më të mira edhe për instruktorin tim të parë MaliqXhafën, por
edhe për instruktorin tim të reaktivit, Nazmi Dautin. Ai ishte shumë i dashur
me ne, korrekt, me shpirt të madh dhe
dashuronte me pastërti fëminore gjithëçka që kishte lidhje me aviacionin…Hahaha
, ai u krenohet të tjerëve se ka nxjerrë tre pilotë MIG 21 – Kujtim Kryekurtin,
Andrea Gjikdhimën …dhe mua" – thotë Musai buzë liqenit artificial të
Tiranës, ndërsa nga jashtë lokalit ku po rrijmë, shiu i rrëmbyer po lag
biçikletën time përjashta, me gjith shalën dhe frenat.
Musa Kame,
përpara se të fillonte fluturimet me AD AIR, ka fluturuar në Rinas nga viti
1971 deri më 1976, në Gjadër nga viti 1976 deri më 1981 deri në cilësinë e
zëvëndës komandantit të skuadriljes MIG 21; ka kryer detyrën e zëvëndës
komandantit të regjimentit për fluturime në Rinas nga viti 1981 deri më 1989
dhe, mandej, për 3 vjet gati, erdhi në repartin e AN 2 ve me detyrën e zëvëndës
komandantit për fluturimet.
Këtë
radhë ishte fare pranë miqve të tij të shtrenjtë të rinisë së parë, si Vladimir
Treska, Ylli Sina, Thanas Kura, Filip Çuço …edhe Xakes.
Gjatë tër
kësaj karriere, Kame ka kryer detyra gjithfarëshe, që nga qitje bombardimet
gjithplanëshe e deri parakalimet ndër parade; ka fluturuar në gjithfarë
kushtesh metereollogjike, është ngritur kushedi sa herë në alarme, ka kryer
plot detyra taktike por, që të gjitha këta, ai i lë që të kalojnë duke thënë
vetëm se "punët kanë shkuar mirë…a, po, kam bërë skemat e metodikës së të
mësuarit, si në Gjadër e në Rinas e… njëlloj si shokët…", thotë ai dhe ne nuk duam ta ngacmojmë më tej.
Thjeshtë
që libri ynë të mos bëhet monoton.
"
OPOPO, KËSHTU PSE MË VINI PËRPARA SYVE PAPUSHIM
O VITE TË
DJALËRISË, O MOJ KOHËZ E TË RITË TIM"
NAIM
FRASHËRI
Ja , të
ndalemi në një trill të rinisë së Musa Kames; te ai që i kemi vënë titullin
edhe tregimit tonë…
Nuk
kishte as një javë që kishte nisur fluturimet me MIG 21, sigurisht duke kaluar
me përpikmëri dhe vetëm me rezultate të larta aeroplanin bazë të mbrotjes
kombëtare, MIG 19. Kishte bërë gjithsej vetëm 5 rrathë të vegjël dhe 2 të
mëdhej gjithsej me këtë avion që përbente krenarinë tonë ajrore.
Edhe pak,
me 24 korrik do të mbushte njëzetedy vjetët.
Vëllai i
tij, me të cilin shkonin si dy binjakë, sapo qe martuar dhe po bënte muajin e
mjaltit në Durrës.
Ditën e
dasmës, miku i tyre i përbashkët, Rexhep Keçi, si kishte pirë e qe bërë
çakërrqejf, si guzhinjer i mbaruar që e mbanin, i ftoi të dy vëllezërit për një
drekë në Durrës.
" E
ku kisha vënë raki në gojë unë, ore? Por atë ditë, me Xhepin e Gëzimin, piva jo
një, por dy dopio raki…Jojo, nuk më zë mua rakia, nuk më ka zënë kurrë, por,
meqë më pyte, po të tregoj se sa kisha pirë."
Ndërkohë,
Xhepit, që nuk i mbushej mëndja, duket, që ky çunak e ngiste aeroplanin, i tha:
"
More, Buli, si nuk të kam parë asnjëherë më avion"
"Nuk
më ke parë? Mirë, mos u mërzit. Pasnesër më ke këtu!"
"Unë
do të marr një çarçaf të bardhë …që të më gjesh .Më gjen dot me çarçaf?"
" Po
lëre, ore Xhepi, mos e ngatërro. Ç'i thua? Kushedi se nga e ka detyrën ai…O
Xheeepiiiiii…Piloti nuk fluturon nga të dojë, por si e ka detyra" –
dhëndërri i ri pa nga vëllai.
"Jojo,
bëra shaka. Mos hajde, Buli, t'u bëftë Xhepi, mos hajde!"
….
E
pasnesërmja erdhi me të shpejtë. Në orën dhjetë fiks, ndodheshin 5 aeroplanë
MIG 21 në ajër.
Musa Kame
ndodhej mbi Elasan, në lartësinë 7 mijë metro dhe po plotësonte të parën
"zonë" me MIG 21. "Zona" përmbante rrotullime horizontale
me mënjanime të cekta dhe të thella, kthesa luftarake…
"
Nga fundi i detyrës, u kujtova për fjalën që i kisha dhënë Xhep Keçit. Ai ishte
në plazhë tashti, me siguri; Xhepi dilte që herët. Dhe, pa e bërë të gjatë, një
të humbur lartësi me të shpejtë dhe, kur po i afrohesha Shkëmbit të
Kavajës, ende pa shkuar mbi Golëm, pashë
shpejt nga vëndi ku duhej të ishte Xhepi
dhe e shtrova plotësisht".
" A
ta merrte mëndja se do të të bënin për ujë të ftohtë në repart, po ta merrnin
vesh?"
"
Nuk do t'i tregoja njeriu, ore, por, llogarita, edhe po më panë, ja, ndonjë
kritikë e do të kalonte; epo, punë e madhe!"
Shpejtësia
e MIG ut ishte njëmijë e njëqind kilometro në orë – gati ajo e zërit. Trupi
prej duralumini në formën e germës "delta" tanimë po kalonte më
shpejt se një rrufe dhjetë a pesëmbëdhjetë metro mbi vijën e plazhit.
Te
"Xhepi", djaloshi bëri…dy "boçka".
"Bëre
dy "boçka" dhjetë metro mbi tokë?"
"Ehë!?"
"U
çmënde?"
"Boçka"
është fjalë ruse që përkthehet në shqip "vozë, kadushkë". Është një
rrotullim 360 gradësh në boshtin horizontal dhe, një lëvizje sa pak e pa
koordinuar, mund të bëjë të humbasësh a të marësh lartësi disa metro. Humbja e
lartesisë sado pak prej moskoordinimit, donte të thoshte vdekje me katastrofë,
gjë e cila asqë i shkonte në mëndje nipit 22 vjeçar të Musa Fratarit.
"Ja,
bre Xake. E ngrë paksa hundën, ja, vetëm 5 gradë dhe fiu, sikur shpon me
turjelë..fët e fët!!!"
Në të
vërtetë, ky demonstrim që bëri atë ditë me sukses djaloshi Kame, bën pjesë në
kategorinë e fluturimeve që quhen "pilotazh në lartësi shumë të
ulët". Në të gjitha rastet, këta lloj fluturimesh, bëhen nga pilotë me
shumë përvojë. Një nga këta mjeshtra ka qënë, ta zëmë, Fari Bubësi, që, pasi
ngrihej në fluturimin e parë për të kontrolluar kohën, kur kthehej, para se të
kalonte te detyra e ditës, "udhëheqës fluturimi", para syve të regjimentit të tij në Kuçovë,
bënte pilotazh në lartësi të ulët, sidomos "boçka"duke marrë lartësi.
Në luftën e dytë botëore, një pilot 18 vjeçar, vetëm me një kurs fluturimi 6 mujor, pat rrëzuar
4avionë nazistë. Kur e intervistuan, ai pat dhënë këtë spiegim: " Si i kam
rrëzuar? Ja, e fut aeroplanin armik në këtë
rrathin këtu në kabinë, e mbaj mirë atje, e shtyp këtë butonin tjetër
këtu, dhe zhdukem me të shpejtë, ndërsa tjetri bie drejt tokës mbuluar në
flakë".
Kaq
thjeshtë e spiegon atë fluturim spektakolar edhe Kame duke buzëqeshur me
trishtim e duke thënë "eh, kalamallëqe të rinisë!".
Fluturimi
kositës - nja
Andej
nga, pas hapsirave blu të detit dhe të qiellit, ndodhej gadishulli Apenin i shtetit Italian…
Ndërsa po
vinte për ulje në Rinas, kur sapo kryente kthesën e fundit, Musa Kame dëgjoi në
radio bashkëbisedimin e mëposhtëm:
V. K.
Qëndrore : "Një avion i juaji, MIG 21 ka kaluar mbi plazh!"
Mahmut
Hysa ( Udhëheqësi i fluturimeve) : "Nuk ka mundësi, jo!"
VK.
Qëdore: "Ka kaluar dhejtë metro mbi plazh. Në orën dhjetë!"
Pupuuuu,
mendoi piloti i ri. Më paskan diktuar. Manovra e tij për t'ia therur kaçakçe
drejt perëndimit, që njerëzit të kujtonin se kish qënë avjon italian, kishte
dështuar krejt. E mblodhi veten me kujdes dhe u ul tëpkë me "21" shin
mëkatar.
Kishin
qënë 5 MIG 21 në ajër.
Që të
gjithë agregatët në bazë! Fluturimet ndërpriten për sot!
Mbledhje
urgjente.të gjithë pilotët – në klasë!….
Miky ynë
nuk e dha fare veten. Serbez, me kokën lart, sikur nuk kishte ndodhur gjë, u
fut në mbledhje, ku ishin që të gjithë pilotët që fluturonin me MIG 21; ishin që të gjithë më të mëdhej se ai që do
të festonte ditlindjen pas disa ditëve, me 27 korrik.
Zuri vënd
në një karrige, andej nga fundi. Komandanti i regjimentit, Mahmut Hysa, bëri pyetjen e drejtpërdrejtë
- kush kishte qënë mbi plazhin e
Durrësit nga 5 MIG ët që kishin qënë në ajër ora dhjetë?
Pilotët
në fillim panë nga njëritjetri dhe mandej, shumica, mbanin kokën ulur e kushedi
se çfar bluanin…
Hysa
ngriti në këmbë Dhimitraq Robon, pilotin që e kishte patur detyrën afër
plazhit. A? Nuk paske qënë ti, Taqo? Hmmmm!!!Urdhëro! Urdhëro shkmbësin , ja ku
e ke dhe dërrasën e zezë! Pa, na e bëj tër itnerarin tënd. Dil këtu!
Taqua
dolli me të shpejtë dhe vizatoi gjithëçka me saktësi.
Hmmm…Mos
ke qënë ti, Kujtim? Ë?
Kujtim
Kryekurtin e mbanin ca si liberal. Ai sakën se qethej "palluboks" dhe
as që kishte dëshirë të urdhëronte me të egër njeri. Kur bënin kontrolle
rrshtore, vetëm atëherë e mbërthente kopsën e xhaketës, dhe e zbërthente prap,
mundësisht edhe një kopsë të xhaketës së oficerit. Sigurisht që ishte një djalë
i shkathët dhe inteligjent
Hysa po e
shihte me ngulm. I dukej se e kishte kapur lepurin.
"Unë?
Po kam qënë në Burrel, ore! Pse, nga Burreli erdha mbi plazh?". Kujtimi e
dinte që dyshonin te ai, si "liberal", de, po këtë radhë kish qënë
tjetër kush, jo ai. Ai nuk iu drejtua me "shoku komandant", por me
"ore". Hysa bëri sikur nuk e vuri re. Kujtim Kryekurti, që sikur e
kishte të shkruajtur te flokët që i qethte me gërshërë "liberal"-
nofkë që e pranonte me kënaqësi - ishte shëmbëll i skatësisë dhe ndershëmrisë
në fluturim, ku gjithëçka e kryente pastër dhe bukur. Ama, këtë radhë, ja, mër,
nga kish qënë!
"Tironsi"
mori shkmbësin dhe vijoi me kujdes dhe pastër, itinerarin e tij deri sa kish
takuar me rrota në pistë.
Erdhi
radha te Luto Sadiku. Ai , burrë katërqind derhemësh, kur i thonë, nuk denjoi
të dilte në dërrasë të zezë e as të merrte shkumbësin por, që nga vëndi,
foli:" Ndoshta ka qënë ndonjë avion grek, por jo Luto Sadiku!".
Dukeshin qartë notat e nevrikosjes. Mesazhi i tij ishte i qartë. Po të kish
qënë ai, nuk do t'i mbante shkokët në mbledhje, por do ta pranonte menjëherë,
pa u munduar të fshihte asgjë, siç e njihnin të gjithë.
Kishin
mbetur edhe dy pilotë për t'u pyetur. Ja ku po rrinte ne fund Musa Kame, i urtë
si qëngj. Pa, eja ti Musa, ja shkumbësin ku e ke!
"Unë
mora shkumbësin, bëra ca vija mbi Elbasan dhe, që andej, shkmbësi rrëshqiti me
të shpejtë mbi plazhin e Durrësit. Atje e ndala dorën dhe pashë nga
klasa."
Ahaaaaaaaaaaaaaa…ti
Musa paske qënë?
Mbledhja
u ndërpre menjëherë. Urgjentisht me gazin e komandës që priste përjashta,
komandanti i regjimentit të Rinasit Mahmut Hysa tok me sebeçiun, u nisën për në
Durrës; pa shkëmbyer as edhe një të vetme.
"
Ende isha i qetë. Po mendoja se, qëni qepën ta hante, e kisha shtruar njëherë
mbi plazh dhe Xhepi më kishte parë. Edhe Xhepi edhe Gëzimi….ia vlente ky qejf
para ndonjë dacke që, do të kalonte. Mirëpo, kur pashë te "Ura e
Dajlanit" parullën e shkruajtur me të madhe "Ndalohet përdorimi i
borieve nga shoferët", u frikësova. Pupuuu, ç'paskam bërë. Paskam tmerruar
tër plazhin me zhurmë, kur nuk duhet dëgjuar as një borie makine.Pupupu
!!!".
Të dy
pilotët hynë në sallën e madhe të kovalishencës. Komandanti përpara, piloti që
kishte bërë tër atë gurgule, pas. Në krye, atje, ja fizionomia e gjatë dhe e
plotë e Edip Ohrit, komandantit të aviacionit.
"
Oooooo, shih, dreqi…ti more Musa paske qënë?"
"Edip
Ohri më përqafoi me të dyja duart. Ai më donte shumë, mua dhe Kesin (Klement
Alikon). Kishim qënë një vit në Kinë me `të. Si i dha dorën edhe komandant
Mahmutit, e mori mënjanë atë dhe…nëne – nëneee!!!. Nisi t' thërriste. Puh, çfar
të bërtituri. Komandant Mahmuti i shkretë, ka qënë burrë shumë i mirë, vetëm
thoshte "si urdhëron" ose nuk
fliste asgjë. Edipi e futi shtatë pash nën dhe …I shkreti Mahmut! Ç'po hiqte
për proçkën që kisha bërë unë…Kaq më dhimbsej. Me zi po duroja. Sa po bëhesha
t'u shkoja që të dyve atje e t'i thoja komandant Edipit, që e ç'i bërtet atij a
derëzi, e ku ka faj ai, unë e kam fajin, e ç'ke me `të, kur…"Më lejoni të
largohem!" "Largohu"…Edipi u kthye ku po rrija unë. Dhe…më
përqafoi përsëri. "Ik e fluturo"! Kaq më kënaqi kjo e përqafuar
sa…"Më lejoni të largohem!" "Ikë, të fala shokëve!"…Kur kisha
bërë disa hapa, dëgjova sërish zërin e
tij " Dhe mos më eja më kështu, more vesh, Musa?"
" Po
, gjatë kthimit në Rinas, a të tha gjë komandant Mahmuti?"
" As
edhe një fjalë…Sa burrë i mirë ka qënë, i shkreti!".
"Pastaj?"
"Pastaj?
Eh, çkam hequr pastaj! Një vit rrjesht, në çdo mbledhje, vetëm emrin tim
lakonin të gjithë…Xake, ajo që bëra mbi plazh ishte një aventurë rinie që nuk
duhet ta bëjë askush. Ka qënë vërtetë një thyerje shumë e rëndë"
Përse
Edip Ohri nuk e bëri qepaze njëzetedy vjeçarin? Pse ia zbrazi gjithëka
komandantit të repartit, por jo atij?
Ohri ka
qënë një psikolog i mrekullueshëm dhe është ruajtur që të mos e thyente
djaloshin në krenarinë dhe dinjitetin e pilotit. Nga ana tjetër,
"dreçi", vërtetë që kishte bërë goxha proçkë, por kishte manifestuar
një art pilotimi të përsosur, habitsëmrisht të tillë dhe Ohri, ky pasionant i
përjetshëm i fluturimeve, dorëzohej i tëri para artistëve të fluturimit.
Nga ana
tjetër, më vonë kemi marrë edhe këtë informacion. Kryeministri Mehmet Shehu, si
kish thërritur Edip Ohrin , si i kish thënë atij që t'ia hiqnin veshin mirë
atij pilotit, kishte shtuar nga fundi i bisedës " Do që edhe një çikë mirë
ka bërë ai djali. U tregoi popullit e turistëve të huaj, se çfar avionësh ka
Shqipëria, por, edhe çfar pilotësh!"
Ja, pra,
cilat kanë qënë ëndërrat, ambiciet, mburrjet dhe psikollogjia e brezit të
pilotëve të viteve 70 në Shqipëri, njëri prej të cilëve, ja, ky djalë qyteti që adhuronte heroin e Lufts
së Spanjës, pikturonte dhe merrej me sport, dhe që fluturoi me avionin më të
rrezkishëm që kishte atdheu i tij, në moshën 22 vjeçare…tër jetën.
ADA AIR…
Kanë qënë
tre pilotët që hapën linjat ndërkombëtare të fluturimeve – Musa Kame, Myzafer
Zaho dhe Budion Tollkuçi. Kame ka qënë që në fillim "shef pilot" i
kësaj kompanie shqiptare private, që gjithsesi ka hyrë tanimë në historinë tonë
kombëtare të flutrimeve.
Tollkuçi
na ka njohur rreth kësaj teme në vëllimin
e parë të "Dinosaurët e
fundit". Edhe Zaho, i ftuari në këtë libër.
Musai…nuk
ka dëshirë të zgjatet shumë. Ai na njeh me një gjë që e mbush plot krenari
botën ajorore të burrave shqiptarë të ajrit.
"Në
Bari thonin jo rrallë: "Pyesni a ka ardhur ADA sot? Po ka ardhur Al
ITALIA, si të mos vijë ADA ?"Kështu thonin edhe për
AIR FRANCE ".
Nganjëherë
na merrnin gjysëm të çmëndur…Askush nuk të thotë mos vazhdo por kthehu nga
erdhe, ore. Por, kur të t'i përsërit 5 – 6 herë konditat e motit, kjo don të
thotë, "ku vete, o budalla, do vritesh?". Por ne nuk jemi kthyer
mbrapsht asnjëherë. Që të njëmbëdhjetë vjetët që fluturuam jashtë vëndit ditën
e natën e në të gjitha kushtet! Po pse? Sepse ne vinim nga fluturimet me
gjuajtës, shpejtësi të mëdha dhe lëvizje shumë më të ndërlikuara në ajër se sa
me atë dhe, nga ana tjetër, ne kishim plotësuar të gjitha detyrat nëpër reparte
me aparaturë më të prapambetur se sa kishin avionët modernë të transportit.
Megjithëse,
nëse është për të shënuar patjetër ndonjë mbresë, Kame mendon atë me pronarin
grek të një "simulatori" në Athinë. Ai quhej Spiro Panos, i cili, për
më tepër ishte pilot transporti i linjave kontinentale; bënte rregullisht vijën
Athinë – Nju Jork.
Provat në
atë simulator i kalonin pilotë transporti nga thuajse tër Evropa – ishin
kontrolle kompiuterike të nja 3 – 4 orëve në "fluturim". Gjithëçka
dokumentohej e printuar në kompiuter. Kontrollet ishin nga më të përzgjedhurat.
"
Për një ditë ju kanë sjellë këtu? Kot …krejt kot! Ç'far provash t'u bëj?"
"Bëjua
ata që ua bën grekëve!"
Aparatura
e simulatorit kishte mjaft ndryshim nga aparatura e kabinës së brazilianit
"Bandeirarande" e prodhimit 1978, por burrat nga Shqipëria që do të
kontrolloheshin, Musai dhe Budioni kësaj radhe - herën tjetër dy të tjerët -
"kishin qëndisur me dorë e jo me makinë qepëse". Fluturimet me
avionët relativisht jo më modernë – MIG ët e shpejtë , dhe në kushtet
gjithfarëshe të vëndit të tyre, patjetër edhe përvoja e gjatë e akrobacirave
ajrore në atdhe, e treguan veten.
"Kur
dollëm nga smulatori, si pa edhe materialin e printuar, greku Spiro Panosos
nxitoi e solli një arkë plot me birra. Si na ftoi për drekë, na tha ndërsa
pinim : " Këtu vijnë pilotë BOINGU me nga 20 mijë orë e bëhen bythë. Kurse
ju, piloti allvanikos…kallo levendi…". Ai na bëri një karakteristikë plot
superlativa ndërsa drejtoresha jonë franceze na pyeste më pas me të qeshur:
" More, ç'i keni bërë Spiros që e keni çmëndur krejt?".Kishte raste
kur, ndërsa fluturonte mbi oqean, shoku ynë grek ndryshonte frekuencën e
fluturimit , futej në valën tonë dhe, veçse kur vinte në kufje: "Jassu
file mu! Kalla i se, more levendi? Tekanis? Egho Spiro!".
Dhe vazhdonim disa minuta duke folur anglisht, ndërsa BOINGU i tij fluturonte 11 mijë metro mbi Atlantik, kurse " "Bandeirarande" mbi valët blu të Adriatikut"
RIZA LAHI
Nga
vëllimi në proces "DINOSAURËT E FUNDIT" (Vell..2)