Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim Llojdia: Poeti Miliano Stefa

| E marte, 02.04.2013, 09:32 AM |


MILIANO STEFA –POETI VETEPERJASHTOHET NE VITET '80 NGA LIDHJA E SHKRIMTAREVE

NGA GËZIM LLOJDIA

Miliano Stefa, një zë i bekuar në poezinë tonë, aty nga fillimi i viteve ‘80 u zhduk nga radhët e librarive.  Orët për Miliano Stefën u ngurosën pa pasur më parë një dekret shtetëror ose të fshehtë Njeriu i mësuar me gjuhën e poezive, me fjalët e bukurisë hyjnore e parandjeu se orët e territ do të binin në dyert e shtëpisë së vetme botuese, nga shenjat paralajmëruese që solli koha dhe poezia e tij nuk do të gjente më vend. Miliano tanim është banor i parajësë. Banesa e tij fundme është në fshatin e tij të lindjes në Zvërnec.

Intervista e bere me Miliano Stefa disa vite më parë:Kam lindur në Varosh.  Në një ditë të shënuar 16 gusht 1933.  Në Manastrine Zvërnceit kjo ditë është e ngjarje që shënohet në çdo kalendar, të çdo stine vere.  Banesa ku unë linda , ishte dy kate e lartë, ishte banesë e Irfan Shukes.  N jë banesë që ndonëse kohët I kanë perënduar vajtueshëm ende qëndron.  Tek vendi që sot është kapelja ishte shtëpia jonë dy kate me gurë, me moshë 250 vjeçare.  Në katin e parë ishin dyqanët.  Një dyqan ishte rrobaqepësi, tjetri fotograf dhe I fundit pastiçeri.  Prindërit kujtoj tim atë që ishte shkolluar tek gjimnazi “Zosimea” tek mësuan edhe frashëllinjtë.  Imë më kishte bërë shkollë italiane.  Në këtë ngrehinë qëndruam gjatë periudhës nga vitet 1933-44.  Një ditë aty mbritën me dy makina të zeza motrat e Zogut, Sanie, mexhide dhe Rukie të veshura ushtarake.  Ato I priti poeti dhe kryetari i bashkisë Ali Asllani.  Ndaluan tek sheshi i Flamurit.  Imë atë Panajoti kishte miqësi me Ali Asllanin, Harilla Kucullin, Jani Mingën, Xhevdet Kofinën.  Tri klasat e para i bëra italisht aty në Muradie tek Banka di Napoli. Me ndihmën e Jaai Mingës dhe Mustafa Lucit babai mësoi shqip dhe nëna madje punoi edhe si mësuese . Imë atë ka qenë fanolist.  Por çfarë dua të them.  Imë atë luftonte në manastirin e Ardenicës, vëllai tjetër I tij ishte në krahun e Zogut, kur u takuan e pyetën njeri-tjetrin ku ishe ti tek manastiri, po ti edhe unë ndonëse kundërshtarë dhe njeri godiste me mitraloz e tjetri hidhte ujë për tu ftohur mitralozi.

Si ratë në kontakt me poezinë dhe më qartësisht përse zgjodhët të futeshit në letrat shqipe?Qyteti ynë detar ka emra të në fushën e letrave.  Gjurmë të thellë, ndoshta një brazdë më kishte hapur në thellësi Petro Marko.  Imë atë kishte mik.  Ai njeri i jashtëzakonshëm,  shkrimtar I madh më thërriste poet për çudi për mua ndonëse unë botoja në vitet 50 në të gjitha gazetat që kishte koha.  Petro Markon e zbulova kur shkova poemën:”Një ngjarje në gjimnaz”.

-Cfarë do të thotë pikërisht kjo ngjarje ne qytetin e Gjirokastrës?

Përpara ardhjes së mëngjesit të shifruar të ëndërrës për shkollim, I hipa një autobuzi të vjetër. Në dorë mbaja një valixhe druri. Veshur luks. Kur mbrita në dyertë e konviktit një afrë A. V më pa shtrembër. Unë kam ardhur për studime.

Mesazhi i tij :”Ke ardhur si nje cjap i lëpirë”. Ke këpucë me shollë, këtu ka me opinga.

Unë do të bëjë terbiet, më tha.  Në qytetin e gurit zhvilloheshin zgjedhjet. Javën e parë nuk më kapën, por javën e dytë nxënësit që kishin ardhur nga mali mbanin ende pistoletat në brezë. U bë një mbledhje, ata thërrisnin:”kriminelët në litar…”Një shoku im N. Kokalari më tha:”Këta do të të shqyejnë, por pas teje është një dericëk, dil prej andej dhe valixhen e ke tek sopati i Qadhimajve. Ika në të vërtetë kjo ikje shprehte kohë ndryshimin tim.  Atje në atë gjimnaz njoha Kadarenë, sepse Agolli pritej të nisej jashtë.  Njohja me Kadarenë më ka befasuar.  Ismaili ishte njohur sapo kishte botuar”Frymëzime djaloshare”. Ai ishte diku në vitin e dytë, unë në maturë.  Isha në parvaz kur pashë Ismailin duke lexuar një libër kimie.  I thashë :”

Çfarë po mëson ?Ai ma ktheu:Ja këto formulat e shpifura.  Po ti kush je më pyeti?I tregova emrin dhe më tha se më kishte lexuar. Me Kadaren kemi folur për letërsinë e rilindjes.  Ai e njihte mirë.  Flisnin për letërsinë e viteve ‘30, ai e njihte mirë , por nuk kishte ndonjë konsideratë.  Na lindi pikërisht një ide për të bërë letërsi të re moderne. Kadare vishej pastër.  Mbante një xhaketë , këpucë të bukura.  Nuk mbante kollare, unë mbaja.  Ishte mospërfillës kundër të gjithëve.  Kur pimë një herë kafe në Gjirokastër ai më tha:”Shënoje në ditarin ëndë, se ke pirë një kafe me njeriun më të madh të kombit”. Kadare e ndjente se ishte absolute . Mësuesit e donin shumë.  Shokët e ngacmonin se ishte i dobët dhe i shëmtuar.  Flokët nuk i krihte asnjëherë.  Ismaili buronte poezi.  Ai shoqërohej me Agim Shehun, Bekim Harxhin.  Por më tepër qëndronte I vetmuar.  Kur ishte I vogël kishte bërë një mulli, për të bluar kallëzat e grurit.  Në oborrin e shtëpisë, një pjesë e miellit e merrnin, ata që sillnin miell, dy pjesë, kuptohet thotë me të qeshur :”millonai”, këtu besoj se lindën edhe këngët e millonait dhe poema “Ëndërrime”.

Këtu poeti Stefa mbyll një kapitull nga guaska e rëndë e harresës nga qyteti u gurtë kur iku mëngjesin e parë që e përgjonin me një kamion qymyri deri në Memaliaj ndërsa shoferi nuk i morri parat por i tha :”ik lahu se je bërë arap.  Dhe priti sa erdhi korriera për të zbritur në qytetin e tij buzë detit.

-Shkuat në universitet por atëherë, çfarë ndodhi me poetin ?

Shkova në Universitetet për veterinari.  Universiteti gjendej diku aty në Laprak,  ku ka qenë shkolla e partisë deri në vitet ’90.  Atje gjeta njeriun e mirë A.  Xoxa, vëllai i shkrimtarit Jakov Xoxes.  Jakovi u kthye nga Bullgaria dhe u vendos tek fleta letrare.  Në vitin 1959 botova poemën “Ushtarët”. Për këtë poemë mora medaljen e artë N. Frashëri klasi i parë dhënë nga Qendra e Ushtrisë.  Ndonëse kisha shkuar në veterinari në vitin e tretë, fillova vitin e parë për letërsi.  Me financat,  që më dhanë nga poema bleva kostum, këpucë, kollare, dhe latat e tre muajve.  Rreth fillimit të viteve 60 përfundova shkollën.

RASTËSISHT NË KONFERENCËN E TIRANËS

Në konferencën e Tiranë, hyra rastësisht si korrespodent i jashtëm i “Luftëtarit”Aty dëgjova çfarë ishte kulti i individit . Nga figurat,  që tash njihen më shfaqet përpara Xhemal Broja, drejtori i teatrit të shtetit, që u ngrit kundër . Kur erdhi E. Hoxha gojët u kyçën, u ndje një lloj mpirje.  Të gjithë u tulatën.

Shkolla në Zagorë ishte fillor, më vonë më transferuan mësues gjimnazi në Patos.  Jepja letërsi në vitin e parë të gjimnazit të sapo krijuar.  Atje në atë qytet që ende thirret Patos vinin ende gazetat ruse si”Kosmolja pravda”, ”Pravda”, Literaturnaja gazetë”, ”Ogonjen”, nëpërmjet këtij shtypu mësuam idetë e Hurshovit.  Sekeretar i naftës ishte djali i Riza Cerrovës, një ditë më kujtohet kur më tha, ”Mos e mpreh kalemin se do të veshë në të satëme”, nuk ishte ekstremist më dha dhomë , radio, kolltukë, shkruaja nëpër gazetat e Tiranës.  E priti mëma te birin, mund te quhet kthimi pas dy vitesh ne qytetin tim, pas një mërgimi nëpër shkollime dhe punësime nga veriu ne qendrën e naftës.  Më kanë pyetur se më dinin dramaturgun teatrit, asnjëherë nuk kam punuar si rrogëtar.  Mësues ishte punësimi dhe dalja në pension te shkolla:”Jani Minga”.

KONFLIKTI ME KRITIKËT E POEZISË

Në hapësirat që lejonin , poezia nuk mund të ecte.  Në një kuptim më të qartësuar , vështirë e kisha të çaja.  Kisha ndihmën e një njeriu brilant si Jakov Xoxe, por konfliktohesha përherë me Razi Brahimin.  Në vitin 1960 isha anëtar i lidhjes me një kontribut 3 libra në poezi dhe një dramë.  Gradualisht po më viheshin në skenën teatrove profesionist, dramat në Vlorë, Fier,  Durrës, Korçë , Elbasan, . Me një bilanc të këtillë 16 drama në teatrot profesionistë.  Dhjetëra drama të tjera u shkruan dhe u vunë në skenat e teatrove amatore, të tillë kishte çdo ndërmarrje.  Si lindi konflikti.  Ftohtësi e akullt e këshillit artistik, aspak profesionist, por mediokër dhe jashtë çdo profesionizmi .  Asnjëherë dhe asgjë nuk i lidhte me dramën dhe artin e të shkruarit dramaturgji.  Në Vlorë, këshilli artistik që u jepte udhë dramave dhe pjesëve që viheshin në skenë përbëhej nga :”1 punëtor i fabrikës së çimentos”, marangozi i teatrit A. P(anëtar partie). kryetari i BP i teatrit(këpucar). Drejtori i teatrit teatrit A. P(anëtar partie.  Sekretari i partisë(llogaritar), ardhur si aktor nga lëvizja amatore.  Konfliktet plasën kur dramën “Vëllezërit”ma quajtën me gabime ideore.  Këtë dramë e shpura në teatrin e Elbasanit të cilët e vunë menjëherë në skenë dhe çuditërisht suksese të madh, ndërkohë Ministria e Arsimit e bllokoi dhe pas një muaji u rilejua me një kalavar historish tepër qesharake, ndalime e lejime, më në fund edhe teatri i Vlorës e vuri në skenë.  Në vitin 1980, libri :”Nëse gdhend varg”u ndalua në shtypshkronjë , përmbante rreth 200 faqe poezi.  Në këtë kohë kërkova divorcin me autoritete e regjimit komunist, në një farë mënyre një vetë përjashtim, kisha lënë pas copëra mendimesh, copëra mashtrimi, zhgënjimin pa masë, në shpirtin tim gjithshka në copëra.  Shkova në Lidhjen e shkrimtarëve.  Në katin e parë ishim ulur Dritëroi,  Dana Shapllo, Endri Keko. Dritëroi në prani të tyre i thashë:”Me dëshirën time largohem nga Lidhja e Shkrimtarëve, duke i dorëzuar triskën, lejet krijuese etj ndërhyri Dalani po dale ta shikojmë këtë punë, ndërsa Endri tha:’Do të iki le të iki në punë të vetë”. Humba të gjitha lidhjet, ngriva të gjitha marrëdhëniet.  Nga viti 1980 deri në vitin 2008 nuk botova asnjë germë.  Në vitin 2008 gjithë prurjen time , malin me poezi dhe krejt krijimtarinë time e botova në 12 vëllime . Kolana quhet “Shtrati i prokursit”10. 000 vargje poezie.  Duke më pyetur a u ndëshkuat për vetë-përjashtimin tim, sigurisht që jo, ndonëse poezinë time e fshehëm mirë për të mos gjetur deri në vitet 90.