Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Elegji për Enriko Veizin

| E hene, 01.04.2013, 11:29 PM |


Elegji për Enriko Veizin*

 

Nga Përparim Hysi

 

Me trupin vigan

Të lartë si një lis

Por zëmrën oqean

Të butë si qiparis.

 

Buzëqeshjen njerëzore

Ti qeshje me zëmër

O kohë aq mizore

Si vrave ti një ëngjëll ?!

 

Diktatura e pistë

Në pranga të vuri

Durove si një Krisht

Se tek ti ishte Burri.

 

Një fjalë nuk fole

Kur dole i lirë

Për kohën mizore

Mbushur vampirë.

 

Ike, u fale

Siç falet kandili

Si buzëqeshje e madhe

E një martiri.

 

Dhe vjen e më shfaqe

I qeshur si dikur

Për ty këto vargje

Që qe Dioskur.

 

* Një nga specialistët më cilësor që u akuzua si "puçist" me grupin e naftës.

Veç igjinier gjeolog,qe shkrimtar-piktor dheanëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Ia shkulën dhëmbët me darë kovaçi,por mezalla se u dha. Ka vdekur në maj 1993.

Tiranë, 1 prill 2013