| E hene, 01.04.2013, 02:55 PM |
ENGJËLLI
POEZI NGA
QAZIM SHEHU
Në
pasditen e vonë kur do vinte muzgu,
Ne pritëm
engjëllin, ai vononte,
Dëshirat
strukeshin, dhe ajri dihaste,
Ne pritëm
engjëllin të na shpëtonte.
Një
nyjëtim sendesh në dhomë,
Ca krisje
qelqesh nëpër xhama,
Lëviznin
atje ku dot nuk shkojnë
Qëllimet
e rëndomta.
Ish një
kulmin ,një pritje e begatë,
Një
gazmim çasti frymëzues,
Diçka që
dridhej e dot s`e masje,
Si
thellësinë në pus.
Dhe prit
e prit, engjëlli s`po vinte,
Të
qetësonte pritjen që ethtonte rëndë,
Kapaku i
kokës si disk hidhej,
Në
hapësira ku kush nuk shkon.
Pastaj
kuptuam se qe krejt marrëzi,
Një
befje, një tentativë,
Ne
djallin kishim në shtëpi,
Dhe si
nuk e kishim ditur…
STINA E
VETMISË
Stina e
vetmisë është një tejstinë,
Ajo
mbushet me lule të errta,
Në prehër
të saj ato rrinë,
Me pamje
të gënjeshtra.
Stinë e
vetmisë u përket njerëzve,
Kur nuk
bëjnë asgjë,
Dalin
vetëtimat dhe lodhen netëve,
Pa
bubullima, pa zë.
Si
tejstinë, të katër stinëve,
Ajo u
injekton tenjën në bark,
Veçanërisht
kur hyjnë në sinoret e njëra tjetrës,
Dhe
tërhiqen me dëmin që s`është pak…
KËNGA QË
UNË KËNDOJ
Kënga që
unë këndoj më përket vetëm mua,
Duke
harruar: dikush para meje e ka kënduar,
Si vala
që harron valën e s`kthen kokën pas,
Kur ikën
kot, e tërbuar.
E PLOTË
E plotë
si lule me hijen e saj,
Si kurora
që do vihet pas një beteje,
Ti vjensi
natyra në maj,
Bredhërinë
me hap sorkadhje brenda meje.
E plotë
dhe unë nuk e di çfarë të mungon,
Çfarë
syrin tënd tërheq tek unë,
Ndoshta
Rafaeli të përgjon,
Për një
model madone moderne.
Dhe zemra
dridhet e s`ka fuqi,
Të rrahë
siç duhet për ty,
E qan pa
zë,
Nëse do
ishte dy zemra, apo tri,
Ndoshta
ti do futeshe në të…
POETI
Poetin e
përkufizojnë me vuajtjen,
Vuajtja,
thonë i jep frymëzim,
Dhe nuk
ia dinë lutjen, që bën për ta
Për
shpëtim.
Poetin e
ndajnë nga njeriu,
Sikur të
ishte me dy koka si kulçedër,
Gjithë
shpikësit e fjalëve të pështira,
Që nga
kohë e vjetër.
Ata
harrojnë se është njeri,
Njësoj si
ta, diçka më shumë ,
Atëhere
pse e duan në varfëri,
Se
vargjet e tij u prishin punë….
Kur ato
qëllojnë si shigjeta,
Në
padrejtësitë që i bëjnë njerëzimit,
Fjala
është për poetët e vërtetë,
Jo për
sahanlëpirësit….