| E hene, 01.04.2013, 02:49 PM |
Karakteri
dhe rëndësia e demonstratave të vitit 1981 sipas Mr. Ukshin Hotit që ende nuk
dihet për fatin e tij.
Nga Avdi Gjata
Në muajin
prill të këtij viti (2013), bëhen plotë, tridhjetë e dy vjet, kur nacionalizmi,
shovinizmi dhe irredentizmi shqiptar ishin armiqtë më të njohur të socializmit,
vetëqeverisjes dhe të vëllazërimit e
bashkimit jugosllav të trasuar nga Titoja.
e thotë fadil Hoxha përpara udhëheqjes së atëhershme të Kosovës.
Tashmë,
gati të gjithë ne e dimë se demonstratat janë manifestim që bëhen për të
shprehur kërkesa politike, ekonomike e shoqërore, po në të njëjtën kohë, janë
edhe kërkesa kombëtare nëpër ato shtete ku iu është mohuar e shkelur e drejta
kombëtare e një populli për vetëvendosje apo bashkim kombëtar i cili është
ndarë me dhunë e pa vullnetin e tij, nga shteti amë. Demonstratat po edhe
protestat, kanë për qëllim të tregojnë forcën e saj kombëtare e politike të
popullit dhe organizatorëve të saj.
Rreth
këtyre ngjarjeve të vitit 1981,vlerësimi zyrtar ishte se ato ishin
‘kundërrevolucionare’ mirëpo sot është koha dëshmitare e asaj se një mendim dhe
vlerësim i tillë, ishte një gabim i tejkaluar dhe i takon së kaluarës. Rreth
këtij problemi, janë shprehur një numër i madh i intelektualëve shqiptar, serb
e jugosllav të cilët janë munduar që këto mendime të ia përshtatin interesave
të politikës ditore dhe interesave të tyre shtetërore. Rreth kësaj çështje të
ndjeshme politike me kohë është shprehur edhe intelektuali shqiptar dhe njohësi
më i mirë i këtij problemi Mr. Ukshin Hoti i cili dënohet me shtatë vjet burg
dhe që as sot e kësaj dite nuk dihet për zhdukjen e tij nga ushtria e policia
serbe. Sipas Ukshin Hotit, fjala kundërrevolucion definohet si aksion i
organizuar politik i drejtuar kundër sistemit shoqëror të krijuar me
revolucion, kundër fryteve të revolucionare të shoqërisë. Si dukuri shoqërore e
kundërt me revolucionin, kontrarevolucioni shënon ndryshimin pozitiv të një
gjendjeje shoqërore ose sistemi në drejtim të restaurimit të raporteve të
lëkundura dhe të mënjanuara politike dhe ekonomike(prodhimit) thot prof. Hoti.
Shqiptarët
gjatë demonstratave shtruan kërkesa për çlirim kombëtare, liri e pavarësi nga
shteti i Serbisë i cili e kishte robëruar dhe i kishte pushtuar tokat e tyre
nga viti 1913 e që me të drejtë kërkohej çlirimi i tyre i cili merr karakter
krejtësisht tjetër e të kundërt me kërkesat e demonstruesve, po edhe me
vlerësimet zyrtare të qeverisë.
Ndonëse
me kërkesën Republikë nuk synohej as shkëputja e as përmbysja e raporteve
shoqërore në Jugosllavi, prapëseprapë u theksuan këto shpjegime sipas prof.
Hotit:
1. Se republika do të shfrytëzonte të
drejtën për vetëvendosje dhe do ti bashkëngjitet Shqipërisë.
2. Se republika provokonte luftën qytetare
dhe përmbysjen e rendit shoqëror të Jugosllavisë dhe se:
3. Ajo do të provokonte revidimin e
kufijve në Ballkan dhe më gjerë në Evropë.
Nëse
ngjarjet e vitit 1981 janë vlerësuar si kundërrevolucion, atëherë ne, këto
forca progresive duhet ti vlerësojmë si revolucionare, pasi që nuk është e
logjikshme që forcat kundërrevolucionare t’i kundërviheshin qëllimeve kundërrevolucionare.
Andaj, për këtë arsye, lirisht e pa as një frikë, mund të deklarojmë se forcat
‘revolucionare’(klasa politike) angazhoheshin dhe punonin për ruajtjen e njërës
nga frytet e revolucionit, Rregullimin Federativ të jugosllavisë.
Në
vazhdim prof. Hoti deklaron se: Për këtë shkak, kërkesa Republikë do të thotë:
vetëm vënie e raporteve kualitativishtë të reja, evitimin e ndikimeve negative
të huaja dhe shpërthimin e lindjen e energjive të reja për popullin shqiptar po
edhe për at serb.
Demonstratat
e popullit shqiptar të Kosovës të v1, 2 e 3 prillit të vitit 1981, si edhe atij
Llapjan, kërkesat i kishte të drejta dhe të mbështetura në të drejtën
ndërkombëtare, pasi që vetëvendosja nënkupton parimin se të gjithë popujt kanë
të drejtën për vetë përcaktim, të drejtën për shtetin e vet dhe për bashkim me
shtetin amë. Këtë të drejtë duhet ta realizoj edhe populli shqiptar në
Jugosllavi pasi që pa drejtësisht është aneksuar nga Jugosllavia e Titos dhe
Fuqitë e Mëdha. Mirëpo, shumë shtete të drejtën për vetëvendosje, gjatë
historisë për qëllime koloniale e ‘rezervuan vetëm për veten e tyre’, duke ia
mohuar popujve të tjerë këtë të drejtë, pikërisht siç veproj, gati për një qind
vjet rresht, Serbia me Kosovën dhe shqiptarët tjerë në Jugosllavi, e siç
vazhdon e mundohet edhe sot e kësaj dite të kontestojë pavarësinë e Kosovës me
gjithë shpalljen e pavarësisë së Kosovës të cilën e kanë njohur më shumë se
nënë-dhjetë shtete.
Demonstratat
së pari filluan në Prishtinë me 11 mars të vitit 1981, e që shumë shpejtë u përhapën
edhe në rajonin legjendar të Shaban Shalës, Adem Demaçit, Afrim Zhitisë, Ali
Ajetit, Zahir Pajazitit, e shokëve të tjerë, ku qendra kryesore ishte Besiana e
cila është qendra e vetme administrative e që kishte mbi 25 mijë banorë. Vetëm
pesë ditë më vonë se 26 marsi i vitit 1981, me 1, 2 e 3 prill demonstrata
filloj edhe në qytetin e Besianës e që është argumenti më i mirë e bindës se
grupet dhe organizatat ilegale kombëtare, vepronin e kishin vepruar pa
ndërprerë, qysh nga viti 1945 e deri më 1981. Pas masave që kishte marrë
sigurimi shtetëror Jugosllav në bashkëpunim me atë të Kosovës për burgosjen e
organizatave ilegale në Llap e veçanërisht organizatës së Shaban Shalës e Adem
Demaçit gjatë vitit 1974-1975, ‘veprimtaria armiqësore shqiptare’, filloj të
forcohej edhe më shumë dhe veçanërisht gjatë viteve 1979-1981.
Edhe
gjatë viteve 1979-1980 në Llap u zbulua organizata tjetër ilegale nën drejtimin
e Rifat Jupollit i cili është nga fshati Shajkovc i Besianës dhe Avdyl E. Lahut
nga fshati Gllamnik( Vendenis), që ishte daja i Adem Demaçit dhe referent i
shkollës së Lartë Pedagogjike të Prishtinës.
Organizatat
e grupet ilegale shqiptare në Llap, gjatë viteve 1980-1990 luajtën një rol
shumë të rëndësishëm në organizimin e demonstratave. Numri i këtyre organizatave
dhe i organizatorëve ishte i madh, që në
këtë shkrim timin do t’i përmendim vetëm disa: Organizatat ilegale dhe Lëvizja
Kombëtare në Llap nuk do të kishte asnjë kuptim pa: Shaban Shalën, Sabit
Kapitin, Adem Demaçin, Mulla Ramë Govorin, Ibrahim Demollin, Xhafer Metën,
Xheladin Rekaliun, Ilaz Pirevën, Salih Salihun, Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun,
Hasan Ramadanin, Ali Ajetin, Gjyla Krasniqin, Zahir Pajazitin, Agron Rrahmanin,
Jetullah Islamin, Mustafë Llapashticën, Avdi Gjatën, Avdi LAtifin, Bahri Fazliun,
Ilir Konushevcin, e shumë e shumë atdhetar të tjerë.
Gjatë
kësaj periudhe të lavdishme historike,
normalisht ekzistonte edhe një pjesë jo e vogël e inteligjencies dhe e njerëzve
të tjerë, në kuadër të të cilëve kishte edhe të atillë që nuk u mungonte
‘sinqeriteti’ që mendonin se demonstratat kishin rrezikuar edhe ‘Lirinë’ e
Kosovës dhe nuk ishte koha për rezistencë në formën e demonstratave, ngase më
parë është dashur të pritet edhe disa vite, pasi që serbët patën me e lëshua
vetë Kosovën, e që për çdo qytetar që ka vetëm pak logjik kjo ishte vetëm një
iluzion i zbukuruar me falsifikime. Në të njëjtën kohë rreth këtyre ngjarjeve
dhe demonstratave kishte mendime dhe
deklarata edhe nga vetë klasa politike e Kosovës që deklaroheshin se; Kosova
ishte e barabartë me republikat tjera të Jugosllavisë dhe se fajin e kishim
vetë ne populli shqiptar, pasi që nuk
ditëm t’i shfrytëzojmë mundësitë që na i kishte afruar kushtetuta.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për Lirinë e Kosovës.