| E hene, 01.04.2013, 03:50 PM |
MASKARALLEKU…, SI TRASHËGIM?
- Asnjihere nuk kam pranue ta luej rrolin e "PLAKUT" injorant që i thotë vetit PAJTIMTAR, sepse nuk dua ti jap reputacion menyrave të tilla primitive të pajtimeve e ujdive mes familjeve në shtetin ma verior të Europës ku ka ligje, ku ka rregulla dhe ku ka siguri shtetnore-
Nga Selim M. Nëngurra
Secili njeri ka
menyrat e veta të veprimeve e të gjithçkafit që ai ban. Pa dyshim se edhe
secili popull, secila kulturë e fe ka poashtu adetet, zakonet e ligjet e veta.
Historia na mëson se shumë nga zakonet që në të kaluemen e largët, edhe në të
afermen që i
Fatkeqësisht, me sap o doket, vetem neve shqiptarët nuk shohim se sa shpejt
koha ik, dhe nuk ecim në hap me kohen. Në vend se me formue ligjet dhe
Kushtetuten e shtetit ku jemi shtetas apo edhe shtetit Atdhe ku kemi lind, neve
i anashkalojmë Kushtetutë e ligje dhe nxjerrim ligje “krye në veti”, ligje me
të cilat e shkatrrojmë vetveten dhe shkatrrojmë edhe të tjeret njerëz pa pik
faji.
Mergimtarët shqiptarë të shperndam gjithandej globit
Vet zhvillimi i teknologjisë njerzore sot na mundëson shkumjen
në Atdhe per vetem disa orë sado larg qofshim neve, na mundëson kontaktin
me të dashtunit tonë atje jo ma vetem me telefon, por edhe tue u pa e tue ba
llafe mes veti permes ekranit të kompjuterit apo edhe të telefonave. Dhe
mergimtari me mallin per dheun e vet ku ka lind, per varret e të parve shkon
secilin vit nga disa here në Atdhe. Jam i mendimit se Atdheu , njerzit e ti po
ikun nga mergimtaret secilen ditë e ma shumë dhe kot neve vrapojmë pas tyne.
Njerzit e Atdheut tonë janë ba si ushujza, janë ba të parespektueshem, janë ba
xheloz të smur dhe neve per ta jemi , jo rrallë,” TË JASHTEM, BUDALLË,
SHACA”, e sa e sa nofka tjera që ata na i
Mirpo njeriut po i bika fat të thej edhe principet e veta dhe ta shkel edhe
fjalen që e thotë dhe kjo më ndodhi mue para nja dhJetë ditëve. Kam nji mik të
shkelqyeshem këtu ku jetoj dhe me të e familjen e ti unë e familja ime jemi
shumë të aferm si me qenë vëllazen. Kryefamiljari i kësaj familje asht njeri i
arsimuem dhe shumë i urt e bujar. Të tillë i ka edhe bashkshorten e femijët. Ka
perjetue odisejadë të dhimshme me vite tue provue të vendoset diku me femijet
nga shteti në shtet dhe ma në fund pasi nuk i kishin lejue qendrimin
as azilin në Suedi, Gjermani, arrin të kalon ilegalisht me 5 femijë
kufinjet e Gjermanisë e Danimarkes, pastaj të Danimarkes e të Suedisë dhe vjen
nga këtu në Norvegji ku edhe merr lejen e qendrimit. Ka tri vajza së pari e dy djem pastaj që
janë të ri nxanësa në shkolla të mesme. Vajzat i studjojne dhe janë të
gjithë të mrekullueshem.
Jetuen dy vite bashk, dhe per tanë atë kohë ai as tri ditë të tana bashk nuk i
ban me nusen e pran nuses. Naten puna në fabrikë, mengjesi në gjum e pasditja
deri te koha me shkue në punë neper qytet me shokë e miq apo me vizita te
vëllau në nji qytet të afert këtu. Pakënaqësia e gatshme per vajzen dhe kjo
shef se ka gabue dhe mallkon fatin që ka takue këte njeri. Provon per të pa se
mos puna rregullohet, por kot, tash ma në fund kjo u lodhe dhe i thotë se mes
tyne nuk ka ma bashkjetesë dhe se ajo do e prish martesen dhe kunorzimin. Shkon
te prindet e vetë dhe ju tregon per rastin. Baba si i arsimuem në fillim nuk e
merr aq tragjike këte dhe i thotë asaj se nese vertetë ka vendos le të kerkon
ndihmen e organeve të shtetit dhe me ligje të zgjidhet ky problem. Mirëpo ai
burri menjihere merr ligjerata per metoden se si duhet me veprue, Ligjeratat i
merr nga vëllau ma i madh, nga baba që jeton atje diku në Atdhe, nga secili
shqiptarë (per mue shqipfolës) që e njef dhe permes mesazheve të celularit
kerrcnon vajzen se ajo duhet me veprue sipas kushteve e kerkesave që i shtron
ai, perndryshe do ja vret vëllaznit (mos o Zot ). Kjo trembet keq dhe mbyllet
në vetveten tue qa per ditë, në mjerim e angth vazhdon jeta edhe e nanës e
motrave të kësaj të shkrete. Baba mbahet ama asht i brengosun. Më thirri dhe më
informoj per rastin. Biseduem gjatë dhe perhirë të faktit se i njof mirë dhe i
respektoj shumë dhe më respektojnë ,vendosa të bahem edhe unë PLAK INJORANT per
me nda këte pleqni të këti problemi. Thirra edhe disa miq të tjerë dhe vuna
kontaktin me vëllaun e dhandrrit të mikut tim. U takuem disa here radhazi që në
diten e parë dhe patem edhe shumë takime ditve tjera ama asesi nuk muj
merreshim vesh me këta njerëz që thonë se kerkojnë HAKUN e vetë, kerkojnë ROBIN
e vetë, (rob edhe sot e kësaj dite i thotë shqipfolësi i Kosovës femnes,
antarit të familjës ) dhe nese ajo nuk rrin urt, por lajmron te organet
prishjen e kunorzimit , dhe kjo do sjell deri te largimi i ati
nga Norvegjia, atëhere familja e vajzës duhet me i pague këti nji martesë, dhe
duhet me ja lan si të veten banesen që kjo vajza ka ble para se me u njoft
me te në nji qytet të Dardanisë. Perndyshe do bahet gjaku. Jipte shenja se edhe
haraqi per martesen do sillej diku nga 20 deri në 30 mijë eurove.
Mjerisht as këta që ishin ndihmësa të mi nuk e shifnin rastin ashtu si e shof
unë, edhe këta thoshin se martesa i takon. I vetmuem nuk kisha se si baj
drejtësinë, dhe drejtësia per mendjen time këtu asht që askush mos me
u perzie, me i lan të qetë që ata të dy ta zgjidhin problemin vetë permes
organeve dhe ligjeve të Norvegjisë ku vajza asht rrit dhe asht shtetase.
Kisha disa takime me njerëz të profileve të ndryshme per rastin dhe jo vetem
burrat (mashkujt nese mund ti quen njeriu mashkuj se per mue janë mushka), por
edhe grat thoshin , “jo valla i paska dal ajo dhe nese nuk i këthehet duhet me
ja pague nji martesë”. Shpirti më dhemb nga kjo gjendje e mjer që asht populli
i Kosovës , dhe quditem se si askush, as qoftë edhe vetem nji grue nuk thotë;
po kerkoni kush asht i damtuemi këte rast, me doren në zemer e damtueme asht
VAJZA sepse djali perseri do gjen nji tjeter vajzë të re, dhe perseri do ketë
shansin të filloj jeten, ama vajza shkaku i mentalitetit së pari asht damtue
emocionalisht se asaj ju ka marr vajzënija , tash ajo po humb edhe ardhmeninë
sepse shkaku i mentalitetit do e ketë shumë të veshtirë të martohet me nji
djalë shqiptarë , sepse kjo asht grue e ndame, vejushkë, e braktisun, e plus sa
e sa fjalët do i ngjiten nga rrethi, andaj ardhmenia e saj asht e shkatrrueme.
Jo askush nuk çan kryet per këte të mjeren , per viktimen , por të gjithë
çirren e perqyrraven per mashtruesin, per dhunuesin, per njeriun e lig e idiot.
Nuk po kuptojë se si ka mundësi të kemi këte mentalitet? Si ka mundësi të
jetojmë vitin 2013 dhe ate në shtetet e civilizimit kulmor në Europë e mendjen
ta kemi mija vjet në parahistori, në kohen e njerzve të shpellave.
Vetem në regjionin ku unë jetojë këtu në Østfold ka në dhet vitet e fundit mbi
20 raste që martesa mes femijve të mergimtarve dhe atyne të Atdheut ka deshtue.
Dhe që të gjitha rastet janë denue vajzat dhe familjet e tyne e asnjihere djali
apo familja e ti. Mjerim shpirtnor , mungesë e kuptimit të njerzores, injorancë
e shpirt krimineli po deshmojmë se ka shqipfolsi i Kosovës. Edhe kur mendojme
se po ecim me perpara, shohim se na e ka zane deren maskaralleku…si nje
trashegim shume i keq.
Andaj apeloj tek të gjithë rinia e mergimtarve, larg nga rinia e Atdheut tonë,
mos u lidhni me ta sidomos me nderhyrje te te tretëve sepse dallimi mes tyne e
juve asht dallim aq i madh sa kurr nuk do baheni me bashkshort të deshires së
andrrave. Do keni dhe do ju percjellin problemet tan jeten. Ky rasti që e
pershkrova bukur si gjansishtë këtu deshmonë këte që po e them sepse, asht
normale mes bashkshortve të ketë edhe perplasje, ama ky djali në këte rast ,
sikur të kishte pas sado edhe vetem nji fije ndjenje të dashnisë e respektit
per vajzen tash kur ajo asht largue nga ai, ai do kerkonte miq të saj, të
familjes së saj dhe do i luste ata ta ndihmojnë e mos të largohet ajo. Jo ky
gjuetar rrugaç (dhe të tillë janë shumica e djemve të Atdheut tone, fatkeqësishtë)
ashiqare po deshmonë se qellimi i ti ka qenë VIZA, dhe jeta pastaj ma e mirë
dhe ma luksoze se në Atdhe, po deshmon se asnjihere nuk tha se e due greun
time, por i due letrat dhe vizen, e due banesen dhe pasuninë e nese jo, do ju
vras. Njof nji mik timin që kishte nji rast veren e kalueme ku u prish fejesa e
djalit të ti per të vetmin shkak se Norvegjia ka ashpersue shumë dhanjen e
letrave edhe me martesa dhe shqyrtimin e landeve per bashkim familjar e
zgjat me vite. Isha aty kur edhe ati i doli shumë problem, kishte kercnime per
vrasje dhe i kerkoheshin para dhe djali i ti i rritun qe nga kur ishte 3 muej
bebe në Norvegji, nuk mund ta kuptonte fare këte menyrë të reagimeve andaj
ashtu i pa djallzuem dhe me shumë sinqeritet i tha babës së vet; babë i
dashtun, tash shoh se na paske pas marr në qaf me atë edukaten tande per Atdhe
e popullin e ti, per histori e kulturen e shqiptarve! A kulturë i thue ti kësaj
që na gjeti neve tash, po të kisha ken i fejuem me nji shkinë nga Beogradi, dhe
tash kur nuk do i leshonte Norvegjia letrat me ardh këtu ajo do më thoshte, idi
i piçku mater ( shko në të sames ) dhe asnji telashe nuk do e kishim.
Pra kisha me deshrue që këte shkrim ta lexojnë sa ma shumë të ri mergimtarë dhe
ta marrin si busullë per veprimet e tyne në lidhje me fejesa e martesa. Le të
martohen mes veti aty ku janë sepse sot pothuej në secilin vend të botes ka
shumë shqiptarë. Martesa mes nji mergimtari shqiptarë dhe nji shqiptari nga
Atdheu asht edhe ma e rrezikshme per të deshtue se sa mes shqiptarit e të
tjerve kombe ku neve jetojmë. Së paku edhe nese vjen deri te prishja e
martesave ndamja do bahet me ligje dha pa kerrcnime e vrasje, pa shantazhe e
maskarallaqe.