| E diele, 24.03.2013, 07:25 PM |
SKËNDER
R. HOXHA
JETËN E
RRITA NË KËNGËT E MIA
1.
Jam
udhëtar i palodhur –
Kam
mposhtur dyert e llahtarisë
Shigjetat
i thyeja me një dorë…
2.
Me gjithë
baticat dhe zbaticat
Jetën e
rrita në këngët e mia –
Unë e Ti
të jemi bashkë.
3.
Edhe
fshatin e strukur n’bungishtë
Edhe
qytetin e zhurmshëm –
Në lirikë
dashurie i mbaj…
4.
Në
zinxhirët e jetës
Ëndrra
ime merr frymë –
Në parzmen e Takimit të Parë…