| E shtune, 23.03.2013, 01:57 PM |
XHAVIT
GASA
PA DIELLË
DHE HËNË
Nuk
urrej,
Askënd,
Nga ata,
Që i
thurën lavde,
Asaj
nate.....
Se natën,
E errët,
Të
gjithë,
Janë të
verbër.....
Urrej
ata,
Që këtë,
Natë na
sollën,
Dhe
diellin,
E hënën
na vodhën...
Urrej,
Fatin,
Tim të
keq,
Që linda,
Pa diellë
dhe hënë......
DJE DHE
SOT
Dje.
Ç'kuptim,
Kishte ai
vrapim,
Pa
pushim?
Të
rrethuar,
Nga tela
me gjemba,
Lodhur,
Nga puna
raskapitëse,
Kur
dielli,
Perendonte,
Më para
se të lindte?
Sot
Ç'kuptim,
Kanë këto
Duartrokitje,
Mitingje
në,
Salla e
sheshe.
Kur në
krye,
Janë po
ata,
Që na
rrethuan,
Me tela
me gjemba,
Dhe
diellin na e ndaluan,
Me vite
të tëra..
NË KRAHË
Në krahë,
Të
pëllumbit
Dua të
jemë.
Paqen e
bekuar,
Të çoj
ndër njerëz!
Në
krahët,
E
flururës,
Dua të
jemë,
Të gjitha
luleve,
T'ju marr
erë!
Në krahë.
Të
shqiponjës,
Dua të
jemë,
Në çdo
cep të mbroj,
Kufijtë e atdheut!...
ÇIFTELIA
Mbi ato,
Dy tela çiftelie,
Nën trokitjen,
E gishtave
Është kënduar,
Me nota muzike,
Kur Moxarti a Behtoveni
Çiftelinë nuk e njihnin,
Dhe se çiftelia,
Para tyre kishte lindur!!!
Mbi ato,
Tela çiftelie,
Nën troktijen,
E gishtave,
Janë kënduar,
Këngë dashurie,
Trishtimi dhe gëzimi,
Lufte dhe trimërie,
Mbi ato,
Dy tela,
Që ka çiftelia,
Është shkruar,
Gjithë historia!!!!!
LAHUTA
Lahuta,
Stërgjyshe,
E violinës,
Foleja e bilbilit,
Shtëpi e kanarinës,
Zemra e trimit,
Doktoreshë e dhimbjes!!!