Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ali Podrimja: Lamtumirë, President i Dardanisë!

| E premte, 22.03.2013, 08:27 PM |


Lamtumirë, President i Dardanisë!

-Shkruar nga Ali Podrimja-

 

Pa na kallëzuar ëndrrën deri në fund

... për Dardanin

ike mik i dashur

Ja vjen koha jote

dhiareve ballkanike dëgjon

frymëmarrjen e marathonomakut

E zeza nuk është krejt e zezë

ka diçka të bardhë ku një popull

kërkon fatin

Në thue shpesh zura në Ty

më tmerronte qetësia jote

ku fshihej Kepi i Pikëllimës

Lamtumirë President i Dardanisë

perënditë tek bredhin tokave të zjarrta

do takohemi njëherë

Yll i këputur nga Grigja

-Ulpianë, 24. 1. 2006-

(Per ribotim ne ZSh, nga Mustafë Rugova, Mars 2013)