| E enjte, 21.03.2013, 08:40 PM |
POEZIA
BASHKËKOHËSE POLAKE
MAREK WAWRZKIEWICZ
( POLONI )
KOHË E
TRISHTË
( Zgjodhi
dhje përktheu nga polonishtja :
Mazllum Saneja )
NATËN NË
SPITAL
Natën
spitali shndërrohet në zbrazëtirë
Fashiten
frymëmarrjet dhe shpirtrat
Ëndrra e
trishtë bie nga retë e zymta
Bëhën
pyetje për të nesërmen
A thua
nesë do të ndodh
Natën
vdiset
Në
vetminë më të madhe
Nëna ime
merr frymë
Askurrë
ketë nuk e vështrova
Duart i
ka të ngrohta
Nuk
mendova për këtë
Ti
qëndron prapa shpinës sime
Megjithatë
unë e di praninë tënde
Nuk ka
nevojë ta provoj me prekje.
Më fal që
me aq zemërgjërësi
E ndaj
dhembjen përgjysmë me ty
Nëntor,
2002
x x x
Nënës
Pesë muaj
më dridhet dora
Pranë
telefonit
Dhjetë
herë isha
Nnë
varrin tënd
Dhe asnjëherë nuk besova
Telëfoni
hesht e unë diç them
Në zbrazëtirën e telefonit
Dhe kurrë
nuk ishte ashtu
Kurrë Nuk
e kuptoj këtë fjalë
Maj, 2003
x x x
Fotografia
gënjen. Nëna ime
Askurrë
nuk ishte ashtu e moshuar
Që kur
kapërceva të dyzetat
Më kaloj
Mezi për
ca muaj –
Sikur të
mos i numëroja
Mirësitë
dhe mençuritë
Sot kur
jam afër të shtatëdhjetave –
E
vështroj nënën time të re
Më e
moshuar se unë
Vetëm për
një vdekje
Maj, 2006
NUK DI
Në
kafenenë e kështjellës në bodrumin e errët
Në
tavolinë ndeza qiriun
Flaka
shkatërron
Po
nganjëherë fekondon
Një erë e
lehtë godet gjuhën e flakës
Me
vezullim ngre nga gjysmë-errësira
Murin e
gurtë karriga të hekurta
Dërrasa
të vjetëruara dysheme
Këtu më
shumë errësirë se sa dritë
Ndoshta
për këtë befas vësahtrova
Pllakën e
varrit të cilin e vizitoj
Tashmë
tetëmbëdhjetë vite
Sa bukur
qëndron mbishkrimi mbi pllakë
Qirinjt
dhe lulet të cilat fishken më shpëejt
Me siguri
Nuk
dëshirojnë të jetojnë mbi të vdekurit
Një orë
më parë të qafova
Pa
ndjenja se të tradhëtoj tashmë tetëmbëdhjetë vite
Derisa
tani ndeza qiriun
Dhe nuk
di as vetë
Gusht,
2003
x x x
Pëllëmbë
të duarve të shtrira
Dhe nuk
ka pëllëmbë të tjera
Të duarve
Errësirë.
Dhe buzëqeshja në errësirë
Dhe nuk
kthjellohet
Era. Nga
muri në mur
Zemra.
Nga brinja në brinjë
Zbrazëtira.Nga
tavolina
Deri në
pafundësi
Edhe
njëherë
Më kot të
zgjohesh
Dhe të
mos bësh
Asnjë
pyetje
Pyetje të
marrë
Korrik,
2003
NGJYRAT
Më
pikturo pyllin e mështeknave në pranverë
Dhe barin
e shkëlqyer dhe zogjtë e artë
Prapa
këtij pylli le të jetë muri i lisave
Të blertë
në të zez
Sikur të
ktheheshin pardje
Nga
përjetësia
Dhe
shikoje imazhin
E asaj
jete
Qëndro i
mbështetur
Për
trungun e drurit
Dhe
qëndro e tillë çfarë je në të vërtetë
E kaltër
e shkëlqyer
Maj, 2003
x x
x
Nga çdo
anë
Poezi të
shkapërderdhura për ty
Fillimet
apo thelbet
Fillimet
e vijëzuara
Dhe fundi
i supozuar
Koha nuk
mbaron
Ndonëse
neve nuk na përket
Natën e
mirë, kohë
Dhe ti,
dashuria ime e parealizuar
Prill,
2003
ZBRAZËTIRA
Hapësira
tash aq vlen sa zbrazëtira
Zbrazëtira
tashmë përmbush vendet
Pas
paisjeve të shkatërruara ndjenjave të dikurshme
Dhe
shpresave te kota
Megjithatë
zbrazëtira është një pafuqi
Asgjë nuk
mund të bësh me të
Nuk varet
nga vullneti ynë dhe
Aktet
qesharake
Nuk
dëgjon lutjet tona të pasigurta
Dhe
kërcënimet e të dobtëve
Vetëm
mund ta vështrosh
Ajo ka
forcën e pazëshme të heshtur
Të
bindjes
Gjithnjë
më tepër kam diç të përbashkët me të
Dhe
gjithnjë më pak atë nuk e dëshiroj
E pranoj
këtë, ndonëse pa dëshirë
Me siguri
këtë e meritova
Mos mendo
për këtë. Nuk mendoj për këtë
Edhe
ashtu zbrazëtira ikën vjedhurazi
Natën e
mirë, botë
Nesë të
tjerë të presin të përshëndesin
Para tyre
gjithnjë mëpak
Para tyre
akoma më shumnë
Zbrazëtirë
Nëntor,
2008
DIEJ TË
HERSHËM
Kujtimit
të Jaros?aw Iwaszkiewicz-it
Pashë
prapë diej të hershëm
Të
ngrohtë të butë dhe të dashur
Ata që
rrjedhën përmes gështenjave
Dhe
panjët në një Wola polake
Diej
përmbi Logjin dhe Varshavën
Përmbi
Petersburgun dhe Nankin
Diç të
reflektuar në tallaze të vogla
Liqej të
mazurëve dhe të Suwalkit
Diej të
viteve të shkuara pa kthim
Ata që
nuk u shëruan nga plagët
Ata diej
të frishkur, ndonëse gjithnjë
Që
ndriçojnë errësirën e kujtesës
Jo ata
diej që plaguan sytë
Në
shtigjet kah Stawiska
Mars,
2008
( Zgjodhi
dhe përktheu nga polonishtja:
MAZLLUM SANEJA)
SHËNIME
PËR AUTORIN: Marek Vavzhkjeviç (Marek
Wawrzkiewicz) u lind në Varshavë më 1937
. Kreu historinë në Universitetin e Logjit në Poloni. Poet, prozator, kritik
letrar dhe përkthyes i njohur i gjuhes dhe letërsisë ruse. Është autor i 40
librave - vëllime poetike, romane, libra me ese, antologji dhe një sërë libra të
përkthyera, para së gjithash nga gjuha ruse. Në mes tjerash botoi këto libra :
„Kujtesa” – Poetëve të St. Petersburgut”(2003), Pastaj vëllime popetike :
„Pasdite e vonë”(2001), „Çdo lumë quhet Styks”(2002,2003), „Eliada dhe poezi të
tjera”(2003), „Peri gjithnjë më i hollë”(2005), „Dymbëdhjetë letra”2005),
„Fund”(2006), „Drita”(2007). Që nga viti 2003 është kryetar i Lidhjes së
Shkrimtarëve të Polonisë.
Marek
Vavzhkjevic është poet i kursyer në fjalë, i papërsëritur në sintaksën poetike:
ai në poezinë moderne polake solli një ndjeshmëri dhe intonacion të ri poetik.
(M.S.)