| E enjte, 21.03.2013, 07:14 PM |
Taksa
Progresive – nje lajthitje e Programit të Socialistëve
Nga Pirro Prifti
Duke
analizuar problemin e taksës progresive të
përfshirë në programin e partisë socialiste dalin disa probleme të
rëndësishme se kush , se me cfarë, me si, dhe përse, kërkohet të realizohet taksa progresive në Shqipëri nga të majtët.
Në rradhë
të parë idea e taksës progresive është vërtetë një ide e majtë, dhe unë nuk po
merrem me atë që lexoi Berisha në Manifestin e
Karl Marksit për taksimin e rëndë të
pasanikëve, por argumenti qëndron se përse papritur socialistët fusin në
programin e tyre idenë e taksës
progresive tani në 2013, kur kishin kohë ta përfshinin në programin e tyre edhe
në tetë vjecari, socialist 1997-2005. E habitshme është se as marksisti i
vjetër S.Pëllumbi dhe as klasa e xhaketave të vjetra (të kuqe), nuk e përmëndi
ndonjëherë këtë tip takse megjithëse e kishin të moralshme ta hidhnin si ide,
kurse në programin socialist kjo taksë, mesa duket është boshti
ekonomiko-financiar i një qeverie të mundshme socialiste pas 23 qershorit,
bosht i cili do të dëmtonte rëndë sistemin e taksimit në Shqipëri dhe do të
krijonte pengesa si në zhvillimin ekonomik, si në punësimin, ashtu dhe nga ana
juridike, sepse do të shkaktonte një shkelje të lirive dhe të drejtave dhe
lirive të njeriut.
Sipas
ekonomistëve (http://en.wikipedia.org/wiki/), Taksimi progresiv pakëson në
mënyrë absolute pabarazinë e të ardhurave
sepse Taksa progresive tenton të
pakësojë incidencën e pagimit të taksës (tax incidence –është analiza e efektit
të një takse të vecantë në shpërndarjen e mirëqënies ekonomike) nga njerëzit me
mundësi të pakët për të paguar, ndërsa
ndryshon incidencën në drejtim të rritjes së pagesës së kësaj takse tek ata që
kanë mundësi të paguajnë.
Në një
studim të vitit 2011, i cili përfshin të
dhëna nga 54 vënde, autorët
paraqitën se taksimi progresiv ishte pozitivisht i shoqëruar me
`mirëqënien subjektive` të kombeve,
dhe se ka lidhje midis taksimit progresiv dhe niveleve më të
larta të mirëqënies subjektive, sepse kwshtu
ndërmjetësonte kënaqësinw e qytetarëve- me të mirat publike (si edukimi
dhe transporti publik).
Në
përgjithësi në shtetet e zhvilluara kapitaliste egzistojnë një tip taksimi
taksimi progresiv nga 10% deri në 35% si p.sh., në SHBA (në SHBA egzistojnë 5
tip taksimi progresiv të tipit `tax brackets`
apo taksa mbështetëse), ose në Zelandën e Re, po kështu Franca, Hollanda, priren të kenë taksim progresiv por të thjeshtë duke taksuar
vetëm të ardhura të larta p.sh., të
ardhura mbi 1 milion dollarë me 35% -
50%, kurse në të ardhura deri në 999.999 dollarë nuk taksohen. Taksimet që ka
SHBA me 5 tipe taksimesh janë më efikase bazuar në luhatjen e të ardhurave
individuale.
Argumentet
kundër taksimit progresiv janë tw shumta dhe tw reale:
-sepse frenon punësimin,
-sepse
burimi i të ardhrave kombëtare (revenue), nuk shtohet me anë të taksimit
progresiv,
-sepse
pakëson ritmet e kursimit, dhe se ata që fitojnë shumë kanë një mesatare të
ulut konsumi,
-sepse
ndryshon prodhimin ekonomik total të shoqërisë nga investimet kapitale
(pajisje, infrastrukturë, trainime,
kërkime shkencore) drejt konsumimit të të mirave.
Teoria e
Adam Smithit dhe e neoklasikëve thotë se, shpenzimet e tepërta në drejtim
të të mirave e konsumit dhe më pak në
të mirat kapitale- do të ngadalsojnë rritjen e standarteve të jetesës, madje do
t`i pakësojnë ato, sepse të mirat
kapitale rrisin mundësitë e prodhimit në
të ardhmen.
-sepse
taksimi progresiv i të ardhurave të
korporatave mund të rrisi përdorimin e teknikave të copëtimit të të ardhurave, pra kjo do të
krijonte që biznesi i madh të copëtonte
biznesin e tij në bisqeve më të vegjël , e për pasojë biznesi do të behej më
pak eficient dhe për pasojë taksimi do të dështonte.
-sepse do
të shkaktonte probleme juridike të
mëdha, në një kohë kur 5% e popullsisë
të cilët janë të pasur -paguajnë rreth 50% e sasisë së taksave të
mbledhura- por kanë gjithashtu vetëm 5%
të peshës së votave,
-sepse
politikanët (politikë bërësit) janë nën presion nga klasat e varfra dhe të
mesme për të mbajtur taksimin progresiv me qëllim që të limitojnë të ardhurat e personave të pasur,
-sepse
disa ekonomistë debatojnë kundër
`mospëlqimit ndaj pabarazisë`. Sipas Gregory Mankiw i cili thotë `n.q.se qëllimi primar i politikës
është...prosperiteti ekonomik për të gjithë, ata (d.m.th., politika) duhet të
shmangin fokusimin mbi politikën e zilisë`.
Sipas Dr.
Burton W. Folsom , `taksimi progresiv mbi të ardhurat lejon politikanët që të
mbrojnë miqtë, të ndëshkojnë armiqtë, dhe të taksojnë disa grupe për t`u
dhënë beneficie grupeve të tjera
(http://www.educationreport.org/article.aspx?ID=1706).
Volumi
dhe kompleksiteti i taksës progresive mbi të ardhurat, përhapja e saj,
ndjeshmëria ndaj saj ndaj manipulimeve
politike, e bën këtë taksë një nga ndryshimet më dramatike politike dhe
ekonomike që kanë ndodhur në shekullin e XX
por dhe të shekullit XXI.
Vetë
politikanët e SHBA, qoftë republikanët, qoftë demokratët janë shprehur për
barazinë e taksave- sepse edhe të drejtat dhe liritë e njeriut janë të
barabarta për të gjithë,- qoftë të pasur, qoftë të varfër.
Kjo ka
shkaktuar që edhe në vendet e zhvilluara kapitaliste nuk ka një
taksim të mirëfilltë progresiv
mbi të ardhurat, por grupime taksimesh.
Duke i
dhënë të drejtë Maxhorancës (sipas realitetit shqiptar) për vendosjen e taksës së sheshtë të realizuar me
sukses mendoj se taksimi progresiv mbi të ardhurat do të ketë efekte negative mbi ekonominë dhe individin në Shqipëri.
Në një
intervistë të Gerard Depardieu, artistit
të famshëm kinematografik francez të
publikuar më 17 mars 2013 në një televizion belg lokal – Notele, ka folur
midis të tjerash për taksën progresive dhe përse ai mori qytetari ruse pikërisht për të shmangur këtë taksë ndaj
njerëzve të pasur, taksë që aplikon qeveria socialiste franceze , si dhe
qeverisja e majtë holandeze ku ai ka qëndruar disa kohë. `
Megjithse
Gerard Departieu përmendi se Taksa nuk ishte shkaku i Largimit nga Franca e
`trishtë`, ai përmëndi se edhe qeveria
socialisteë holandeze është përgatitur të vendosë taksa 75% për të ardhurat mbi 1 milion Euro; kurse në
Belgjikë – tha ai-unë jam taksuar me 50%.
Prandaj
marrja e shtetësisë ruse ishte një nga mënyrat për evazionin e taksës
progresive të qeverisë socialiste franceze
e cila sipas tij .. qeveria franceze nuk di ta bëjë punën e saj...
Në
përfundim mendoj se partia socialiste
nuk duhet të insistojë mbi taksën
progresive dhe nuk duhet të propozojë alternativa demode që do të kenë efekte të rënda mbi ekonominë dhe individin duke na kujtuar paranojat e dikurshme t ë
Diktatorit i cili propozonte dhe zbatonte të kundërtën e atyre që deklaronin
`armiqtë `.
Sigurisht Programi socialist do të ketë edhe lajthitje të tjera, për të cilat njerëzit duhet të jenë të rezervuar në pranimin pa kushte të servirjes së tij, sepse programi elektoral do të kthehet në një program anti-social dhe anti-ekonomik në të ardhmen.