| E enjte, 21.03.2013, 09:58 PM |
Mars ’97
- Vargje të lira
Atë muaj
të mbrapshtë kur u shkrehën armët 24 orë rresht
e u
tremben edhe vetë engjëjt mbrojtës të vatanit.
Nga Fotaq
Andrea
Vrasje e
dëlirësisë foshnjore atë ag mëngjesor...
Lehtë-lehtë
foshnjën mori
Puhizë e
dashurisë,
Engjëll i
lumturisë,
Lehtë-lehtë
me krahë e pështolli.
E zu ta
përkundë,
Ta
ninullojë,
Me një
këngëz plot ëmbëlsi,
Tek varte
në ajri
Nota
cicërime,
Fëshfërime,
Gurgullime.
E mori.
Përpjetë
e çoi,
Përtej
perdeve të mëndafshta jashtë e nxori.
Përreth,
Gjithçka
ish mëngjesore, agullore, e trëndafiltë,
Nën
lodrën e rrezeve të para diellore.
Tek-tuk
ndonjë fluturz,
Tek-tuk
ndonjë zogth,
Gazmohej,
Harbohej.
Përmbi
lëndinë të luleve,
Përmbi
bar të vesuar,
Aty e
shpuri puhizë e mirësisë,
Vetë
engjëll i Perëndisë.
Njëmijë
kundërmime, vezullime, tingëllime
Ajrin
mbushën,
E u drodh
e frikur
Kjo nuse
mjegullore e mëngjesit,
Mbi kokë,
kurorë diellore praruar,
Në trup,
fustan mjegullinë palë-palë,
Dhe rendi.
Rendi
këmbëzbathur lëndinës së blertë,
Me gjurmë
vesimi mbi petalet qumështore.
Kërcitën
kërcejtë e brishtë,
Valëzoi
bar i bleruar,
Flladi
faqeve e puthi,
Përshëndetje
i dha.
Doçkat e
foshnjës lëvizje morën,
Këmbkat
ajrin rrahën,
U çel
botë e tërë,
Lulëzoi,
Gëzoi.
Foshnja
po i buzëqeshte engjëllit,
Në
parajsë të gjumit po kuvendonte me të.
Dhe befas
në qiell,
atë hop,
një
breshëri kallashi ia dha,
gjithë
hata:
K r r r a
a, k r r r a a u u………………!!!!!!!
U
drodh
nëpër
gjumë
foshnja.
Dhe
mua
m’u
drodhën
m
i
sh
t
ë.
Kallash,
o tmerr i njerëzisë...................... !!!!!!!
Fotaq
Andrea, gur i pikturuar, akrilik, 2001.
Adami
thërret për qamet,
E qan,
qan, Evë e shkretë.
Rekuiem
për tërë ata që e gjetën nga s’e pandehën…
Pusetë e
politikës shqiptare – Real-absurditet
Ai ra.
Po, po,
ra,
Ecte dhe
ra,
Ra dhe u
vra,
U vra tek
ra,
Klithi e
qeshura ha, ha, ha!
Pshahu
rënkimi ah,ah, ah!
U vra,
Shumë u
vra,
Në pusetë
tek ra,
Në pusetë
tek mbetë,
Tek mbetë
plak i shkretë,
Që ra u dërrmua,
E u
sakatua.
Dhe djali
qesh,
Qesh me
ha, ha,
Qesh me
hi, hi,
Dhe plaku
qan,
Qan me
oi,
Me oi,
oi, oi.
I gjori
njeri,
Si njeri
dhe tjetri,
Si plaku
dhe djali.
Dhe
gojëshqyera pusetë
Aty rri,
Aty,
Mespërmes
trotuarit.
Ajo ra,
Po, po,
ra.
Ecte me
biçikletë dhe ra,
Në mes të
udhës u shemb, u vra.
Rënkoi
vajza ah, ah, ah!
Qeshi
djali ha, ha, ha!
Qeshi,
thirri,
Duart
trokiti.
Vajzë
këmbëpërpjetë.
Djalë që
duartroket,
Spektakël
i vërtetë.
Kurse
ajo, ish aty,
Gojëshqyera
pusetë,
Aty,
mespërmes udhës.
Ata ranë.
Po, po,
ranë,
Ranë dhe
u vranë,
U vranë
shumë u vranë,
Tek ranë:
Një grua
shtatzënë.
Një vajzë
e lënë.
Një djalë
i ri,
Gjithë
mërzi.
Që endet
qytetit,
Qytetit
pa gojë,
Pa gojë,
pa veshë,
Pa veshë,
pa sy,
Pa sy, pa
frymë,
Qytet i
shkretë,
Që s’bën
gjumë të qetë,
Vaj, vaj
medet!
Ai endet,
Ajo
endet,
Gjithkush
endet,
Andej-këndej,
Këndej-andej,
Tutje,
përtej.
Enden të
hallakatë,
Njerëz të
ngratë,
Ç’më
gjet,
Ç’na
gjetë,
Me
shpresë,
Pa
shpresë,
Pres që
të rroj,
S’di ku
të shkoj,
Pres që
të vdes,
Dheu mos
më tresë,
Qeni të
më dhjesë!
Ai lëviz.
Lëviz,
lëviz, lëviz,
Me vizë,
Pa vizë,
Mendja i
lëviz !
Nxiton,
Vrapon,
Vrapon,
Pushon,
Në vend
qëndron,
Me jetën
lufton,
Vdekjen
sfidon.
Lufton.
Sfidon.
Shan
E
mallkon.
Gjëmon!
Ne ramë.
Po, po,
ramë,
Ramë dhe
u vramë,
Shumë e
shumë u vramë,
Rrugës së
gjatë,
Ditën pa
dritë,
Natën
plot natë,
Natën pus
të zezë,
Në terr
të vërtetë,
Rrugës
gjithë pusetë,
Gojëshqyerat
pusetë,
Që
s’mbajnë… as jashtëqitjen e vet!
Ne ramë.
Ramë dhe
u vramë,
Ku e
bëmë, ramë,
Në vrimë
të zezë,
Të zeztë,
moj të zeztë!
Mars
1997.