| E enjte, 21.03.2013, 10:34 PM |
VEPRA
“NDIZ DRITËN MAGJIKE”
Shtëpia e
botuese “L’Harmattan” në
Ky botim
prej 142 faqesh, i ndarë në 9 cikle me gjithsej 102 poezi, u përfshi në kolonën
e njohur të kësaj shtëpie botuese, në të cilën përfaqësohen “poetë nga pesë
kontinente” dhe, gjithsesi, është një afirmim i poetit Bashota në gjuhën
frënge, por edhe i vlerave të letërsisë shqipe.
Botimi i
librit në frëngjisht është bazuar në botimin shqip të Shtëpisë botuese “Rozafa” të Prishtinës, e cila në vitin 2002
i botoi këto poezi të Sali Bashotës, sipas përzgjedhjes dhe parathënies së Ali Podrimjes.
Në
pasthënien e librit në frëngjisht, ndër të tjera, thuhet se: “Vepra ‘Ndiz
dritën magjike’ prezanton poezi të shkruara midis viteve 1986-1999, në
periudhën e turbullt në Kosovë. Në këto poezi
është e pranishme vuajtja e një populli para një konflikti vdekjeprurës
(…). Më tutje thuhet se “aluzionet që
dalin nga mitologjia dhe heronjtë shqiptarë e bëjnë poetin dëshmitar të një
faqe të historisë së vendit të tij, i cili nuk kalon pa u evokuar te lexuesi…”
Shtëpia
botuese “L’Harmattan”, e cila i ka
libraritë e saja në shumë vende të botës e ofron këtë libër me parapagim për
lexuesit edhe në versionin elektronik, ndërsa ky është prezantimi i dytë i
veprës së këtij poeti në gjuhën frënge. Në vitin 2010 Shtëpia botuese “Xanthippe” në Zvicër e botoi librin e Sali
Bashotës me titullin “Beauté maudite”
(“Bukuri e nëmur”), po ashtu, me përkthim të Frédérique Duversin dhe me
parathënie të Ivonne Denise Kochli.
Kohëve të
fundit këtij poeti iu iu botua vepra në gjuhën bullgare “?????????? ???????”
(“Bukuri e nëmur”), përkthyer nga Denica Veleva dhe me parathënie të Rusana
Bejlerit, pastaj vepra në gjuhën suedeze “När himlen tystnar” (“Kur hesht
qielli”), përkthyer nga Gunnar Barkenhammar dhe me parathënien e përkthyesit, si dhe në Bukuresht u botua në dy gjuhë
rumunisht-shqip vepra me studime letrare për këtë autor, me titullin” Sali
Bashota pre?uit de scriitorii români”/Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët
rumunë”, përkthyer nga Baki Ymeri dhe me parathënie të Luan Topçiut.
Sali
Bashota është autor i afër tridhjetë librave me poezi, prozë poetike, studime
për letërsinë dhe kritikë letrare. Gjithashtu, është njëri ndër poetët më të
përkthyer të Kosovës në gjuhë të ndryshme të botës dhe i përfaqësuar në shumë
antologji brenda dhe jashtë vendit. Poezia e tij është përkthyer në anglisht,
frëngjisht, gjermanisht, rumanisht, polonisht, italisht, turqisht, suedisht,
hungarisht, arabisht, bullgarisht, maqedonisht etj., ndërkaq veprat e tij me poezi janë promovuar në
Bukuresht, Basel, Paris, si dhe në festivale të ndryshme ndërkombëtare të
poezisë.
Është
nderuar me çmime të larta letrare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, siç janë:
“Pjetër Bogdani” (1999), “Pena e Artë”(1990 dhe 2000), “Menada”(2004) Çmimi i Mitingut të Poezisë në Gjakovë (2006
dhe 2012), “Serembe” (2010), Çmimi i Ministrisë së Kulturës(2012) etj.
(A. Voka)