| E merkure, 20.03.2013, 08:20 PM |
Cikël me
poezi? nga Shahin Ibrahimi
Lotët e
nënës time
Dy sy si
diamantë ndrinin në faqet e saj
Ata ishin
lotë, lotë nëne në kujtim
Që
tregonin mankthin e zemrës vrarë
Loti me
rënkim,dhuratë është shpërblim.
E qetë me
shikimin zhbirues,por në pritje
I bënte
jetës së saj autopsinë në breza
Dy eksode
të ndarë,shpirti nuk ja priste
Me
ç`melhem zemrën,ja ka ushqyer shpresa.
Nga dhuna
e genocidit vendlindjen lanë
Oh sa
tmerre e plagë ,ka ajo kujtesë
Për jet
më të mir,hypën në anjet fantazmë
Gjashtë
muaj pritje pa haber,oh ç`strsë
Dhe
zgavrat e syve,këto strese tregojnë
Perdet e
kohës nuk i fshehin këta lotë
Lumenjtë
dalin shtratesh,kur zemrat vajtojnë
Kujtesën
e saj të hidhur,ne ta mbajmë ngrohtë.
Nga sytë
e ngujuar,prej nesh fjalë priste
Mushkritë
e fëminisë jeta s`ja kthen dot
Sa shumë
drejt vend lindjes do donte të ngiste
Por
pritja shpërblimin,ja ktheu veç me lot.
Dy sy si
diamante ndriçojnë faqet e saj
Si
pikturë dhëmshurie nga mjeshtër pikturuar
Sa shumë
do të doja,pranë saj të qaj
Të
risillja kujtimet e shkuar.
Qanë kandili
Ndalën
gjethet e vjeshtës për ty
Djegur
nga dielli i mallit
Pena
dridhet në ethe për çdo shtëpi
Loti në
sy mban të fshehur hallin.
Pranvera
pret sythe të reja
Në shtëpi
ska më sofra blerimi
Shakave
të vjetra iu shua hareja
Ulliri
ska kokrra,e mposhti vajtimi.
Kandilat
ndezur flakërojnë dhimbje
Qanë
zemra si grua pa burrë
Fëmijët
oborrit nuk ndjejë më zbavitje
Na la
ajo, që derën se mbylli kurrë
Zogjtë
lanë folenë u larguan
E
përlotur qëndron sot shtëpia
Miqtë që
vinin shpesh u rralluan
Ajo që na
mblidhte nuk është më
Oxhaku
nuk ka më prush në vatër
Vajtimi
se ktheu,ajo po na lë
Mallin e
gjyshes s`ma mbush asgjë tjetër.
Sytë e
mëkatit
Sdi,pse
sytë tu venitën
Nuk
e kanë dritën e parë
Në një
det lotësh u mbytën
Si dy
zogj me krahë të vrarë.
Flatra e
verbër e shikimit
Mankthin
tim mori në krahë
Fluturon
në krahë pendimi
Në një
qiell kur diell s`ka.
Dhe sytë
të duken, mëkatarë
Shmangen
në shikime përballë
Ata
s`janë më lajkatarë
Nuk
qeshnin më,siç qeshnin më parë.
Kur u
mbyt Titaniku, mos e pe vallë
Të tilla
hatara, ti mund të kesh parë
Që tu
venitën, të ëmblat shikime.
Sytë e tu
tani, lotë imitojnë
Ata janë
bërë, pa shkëlqim
Falju
ngjyrave ylberit, të ndihmojnë
Të
ndjejsh po atë vezullim.
Kujtimi
mes dallgëve
Loti njom
lulet që hedh në det
Me lot
shkruaj këngën e vajtimit
Loti
shpreh çdo ndjenjë që troket
Me lot
dua të shpreh dhe pendimin.
Shikimin
tonë e përpin kripa e detit
Më të
ëmbël shijen ju a servir
Në kërkim
tuaj djersë prej sikletit
Humbët,për
një jetë më të mirë.
Sa herë
që ka det, dal unë në breg
Mos
dallga pendohet të kthen pranë meje
Nga
pritja e gjatë kjo zemër është djeg
Lapidarëve
ju ngrin gjaku në deje.
Dielli vë
perde nga shikimi ynë
Pendimi
vjen dhe nga thellësitë
Amanetin
e fundit duam të dimë
Humbët
për një jetë më të mirë.
Sa të më
rrahë zemra,të shoh nga sytë
S`ta fal
o det krimin që ke bërë
Shpresën
me lot do sjell këtu për ditë
Ndoshta jetojnë,në një jet më të mirë.